Ndërsa në Kuvend u debatua për pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra, kryeministri Edi Rama iu përgjigjet në distancë.
Kreu i qeverisë thotë se nuk po ndërhyn në punën e gjykatësit, por për shkak të pezullimit janë bllokuar punët publike. Janë 36 akte tha kryeministri në pritje të firmës së Ballukut.
“U bë sebep një mik për të bërë këtë komunikim, kur më shkruan e kuptoj shqetësimin tënd lidhur me precedentin e rrezikshëm që krijon pezullimi i ministrit se nesër bëhet rrugë dhe prokurorët e gjykatësit të heqin kë të duan nga qeveria, ajo linjë ajrore me Kandanë mu duk pak e tepërt. Mbase nuk është pak e tepërt, por shembuj që sjell i sjell për të thënë sa i tepërt është pezullimi i një ministri. Ndryshe nga çdo funksionar publik që mund të pezullohet, ministri jo vetëm nuk firmos dot vetë asgjë por bën që askush tjetër të mos marrë vendim dhe të firmosë gjësendi ne emër të dikasterit. Kushtetua ia jep ministrit autoritet ekskluziv. Pezullimi është bllokim i zinxhirit të vendimmarrjes për sektorët që ministri mbulon. Për gjërat janë bllokuar është edhe marrëveshja me kandanë për fluturimet ajrore, po mundohemi mos e zgjidhim me ministrinë e jashtme. Po me 35 vendime të tjera të qeverisë si do ja bëjmë? po me lejet e ndërtimit për investimet në infrastrukturë, godina publike, që kanë kaluar në KKT dhe nuk zbardhen dot pa firmën e pezulluar. Si do ja bëjmë,. këto janë punë të bllokuara që di shtohen çdo ditë, prandaj kam shkuar në kushtetuese. Nuk ndërhyj në punë e gjykatësit në fjalë”, tha Rama.
Tag: gjykatësit
-

Pezullimi i Ballukut, Rama: Janë bllokuar punët publike
-

Strasburgu godet vetingun: Shkarkimi i gjykatësit Shkëlzen Selimi, në shkelje të Konventës Europiane
Gjykata e Strasburgut godet sërish procesin e vetingut në Shqipëri.
Kjo gjykatë e ka konsideruar si të padrejtë shkarkimin e ish-gjykatësit të Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi.
Në vendim thuhet se shkarkimi i tij është në shkelje të Kushtetutës dhe të nenit 6 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut.
“Gjykata në mënyrë unanime:
Vendos se ka pasur shkelje të nenit 6 § 1 të Konventës;
Vendos se nuk ka nevojë të shqyrtohet ankesa sipas Nenit 8 të Konventës;
Vendos se konstatimi i një shkeljeje përbën në vetvete një shpërblim të drejtë të mjaftueshëm për çdo dëm jo-material të pësuar nga aplikanti;
Vendos:
(a) që shteti i paditur duhet t’i paguajë aplikantit, brenda tre muajve nga data në të cilën vendimi bëhet i formës së prerë në përputhje me Nenin 44 § 2 të Konventës, 6,500 euro (gjashtë mijë e pesëqind euro), plus çdo taksë që mund t’i ngarkohet aplikantit, në lidhje me kostot dhe shpenzimet, të cilat duhet të konvertohen në monedhën e Shtetit të paditur me kursin e zbatueshëm në datën e pagesës;
(b) që nga skadimi i tre muajve të lartpërmendur deri në shlyerje, interesi i thjeshtë do të paguhet mbi shumën e mësipërme me një normë të barabartë me normën marxhinale të huadhënies së Bankës Qendrore Evropiane gjatë periudhës së mospagesës, plus tre pikë përqindjeje;
Rrëzon pjesën tjetër të kërkesës së aplikantit për shpërblim të drejtë,” thuhet në vendim.
Kujtojmë se Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë vendosi më 7 korrik, deklarimin e pafajshëm të ish-anëtarit të Gjykatës së Lartë për akuzën e fshehjes së pasurisë – një çështje e ngritur nga SPAK rreth tre vjet më parë.
Vetingu është goditur nga Gjykata e Strasburgut edhe në rastin e ish-prokurores Antoneta Sevdari dhe gjykatësit Admir Thanza. -

Kush ishin gjykatësit Kushtetues që votuan pro dhe kundër Veliajt
Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona
-

Berisha: Vrasja e gjykatësit është vrasje shtetërore! Ky parlament po zgjon urrejtje shumë të madhe në popull
Duke folur për gazetarët jashtë sallës së parlamentit, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi qeverinë se nuk ka marrë masat e duhura për të mbrojtur gjykatësit dhe prokurorët.
Berisha tha se vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit në Gjyatën e Apelit është vrasje shtetërore.
Sali Berisha: Absolutisht kanë 100 përqind të drejtë dhe them dhe njëherë, vrasja e gjykatësit të apelit, në kuptimin e mungesës ekstreme të masave të sigurisë është një vrasje shtetërore.Kjo është e vërteta. Por këta… ky kërkonte dorëheqjen, ai thoshte rroftë Koçiu, rroftë ministrja.
Këta nuk kanë përgjegjësi. Këta të tjerët e duartrokisnin si turmë, si në fermën e Oruellit. Ky parlament po zgjon urrejtje shumë të madhe në popull. -

Vrasja e gjykatësit Kalaja, Gjon Shkambi në gjyq: Nuk kisha dijeni për veprimin e nipit
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Elvis Shkambin, autorin e vrasjes së gjykatësit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit pasi komunikoi verdiktin për një çështje pronësie në Shkodër.
E njëjta masë sigurie i është komunikuar edhe xhaxhait të tij, Gjon Shkambi dhe rojës së sigurisë në Gjykatën e Apelit, Banush Koxhaj. Seanca është zhvilluar nën drejtimin e gjyqtares Marinela Osmani.
Elvis Shkambi ka kërkuar falje publike ndaj familjes së gjyqtarit Kalaja, duke u shprehur se vrasjen e ka kryer në kushtet e tronditjes psikike nga kalvari i gjatë i gjyqeve. -

“Një birbo pa din e pa iman”, Rama denoncon vendimin gjykatësit për kthimin në punë të drejtorit të pushuar: Boshku i kërkon shtetit të rimarrë birbon në krahët e vet
Kryeministri Edi Rama ka denoncuar publikisht një tjetër gjyqtar, Marko Boshku, i cili sipas tij, ka dhënë vendim për kthimin në detyrë një drejtues rajonal i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, i cili ishte pushuar nga detyra pasi ishte kapur duke ndërtuar pa leje në Ksamil dhe për mashtrim me dokumentacionet e legalizimit.
“Një tjetër sport tradicional i gjykatësve pa flamur e pa atdhe të Drejtësisë së Vjetër, fatkeqësisht vazhdon të ushtrohet edhe nga gjykatës më të rinj, të cilët duhet të mbajnë lart flamurin e Drejtësisë së Re me pavarësinë, profesionalizmin e integritetin e tyre.
Pa asnjë gajle fare, gjykatësi Boshku, ka vendosur të kthejë fishek në detyrë një shkelës brutal të ligjit dhe mashtrues të kapur me presh në duar, e për pasojë edhe të larguar nga detyra e të çuar në prokurori!
Rasti është i ububushëm!
Si drejtues rajonal i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore – pra i trupës që ligji ngarkon për të kontrolluar veprimet dhe garantuar integritetin e Policisë së Shtetit – një birbo pa din e pa iman, jo vetëm kishte marrë pjesë në një ndërtim pa leje në Ksamil (i denoncuar nga njerëzit e zonës), po edhe kishte mashtruar me shkrim, duke pretenduar legalizimin e ndërtimit, me gënjeshtrën se ndërtimi ishte bërë në 2018-ën”, shkruan Rama.
Rama vijon më tej me rastin, duke thënë se “fotot satelitore nxorrën bishtin e gjatë të gënjeshtrës, duke provuar se ndërtimi është bërë shumë kohë pas vitit 2020; vit që sipas ligjit është edhe viti i fundit për marrjen në shqyrtim të kërkesave për legalizim. Pra birboja kishte ndërtuar pa leje duke qenë edhe drejtor i një institucioni ligjzbatues, gjë që çoi në largimin e tij nga AMP-ja dhe dorëzimin e rastit të tij në Prokurorinë e Sarandës”.
“Mirëpo, ka ligj ka edhe Maliq i thonë kësaj, sepse ndërkohë që shteti, përmes Policisë kërkon nga drejtësia në Sarandë ndëshkimin ligjor të birbos, drejtësia në Tiranë, përmes gjykatësit Boshku, kërkon nga shteti të rimarrë birbon në krahët e vet. Madje ta përqafojë dhe ta ulë përsëri në karrigen e drejtorit!
Ministria e Drejtësisë, do t’ia përcjellë keqbërjen e gjykatësit Boshku organeve të vetëqeverisjes së gjyqësorit (KLGJ – ILD), ndërsa me birbon uroj të merret seriozisht drejtësia”, shkruan Rama.
Kreu i qeverisë e mbyll reagimin me një mesazh.
“Por me këtë rast, dua t’u përcjell një mesazh të qartë edhe gjykatësve si ky Boshku, që pa parë fare dosjet, pa thirrur fare, hiç, shtetin si palë e dëmtuar, urdhërojnë kthimin në punë të të larguarve nga detyra për paudhësira, si puna ulëritëse e këtij ujkut me mëlçi në qafë të AMP-së së Vlorës; madje vendosin pa pikë turp si detyrime të shtetit, kaq e aq paga dëmshpërblim për tipa të tillë.
Kush tallet me interesat e shtetit dhe përqesh ligjin, duke e përdorur pavarësinë e drejtësisë si pavarësi nga vetë drejtësia, e duke dhënë vendime haptazi të paligjshme në dëm të interesit publik, do të përballet me keqbërjen e vet jo vetëm në organet e lartpërmendura të vetëqeverisjes së gjyqësorit, po edhe në sytë e opinionit publik”, shkruan ai.
Top Channel
-

Rama denoncon vendimin gjykatësit për kthimin në punë të drejtorit të pushuar: Një birbo pa din e pa iman

Rama: KLGJ po mbron zaptuesit. Vendime skandaloze që dëmtojnë interesin publik
Kryeministri Edi Rama ka ritheksuar edhe njëherë se gjykatësit nuk mund të bëjnë ç’të duan me ligjin në emër të pavarësisë.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Rama nëpërmjet një reagimin në platformën X i është përgjigjur reagimeve zyrtare të KLGJ, duke theksuar roli i saj themelor është të shqetësohet për cilësinë e drejtësisë dhe të garantojë publikun se vendimet që merren nga gjykatësit në dëm të tij. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”
Reagimi i plotë i kryeministrit Edi Rama:Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
Lexova reagimin e KLGJ, organi më i lartë i vetëqeverisjes së gjyqësorit, lidhur me çka unë kam ndarë me publikun për disa vendime skandalozisht brutale në mbrojtje të zaptuesve të hapësirës publike dhe në dëm të rendit ligjor, interesit publik si edhe komuniteteve të cënuara drejtpërdrejt nga këto vendime. KLGJ i ka rënë shumë gjatë, duke harruar se roli i saj themelor është të shqetësohet për cilësinë e drejtësisë, si edhe të garantojë publikun se vendimet që merren nga gjykatësit në dëm të tij, nuk kalojnë pa u analizuar dhe gjykatësit nuk janë maliqër që bëjnë ç’të duan me ligjin në emër të pavarësisë. KLGJ ka harruar gjithashtu se si instanca më e lartë e vetëqeverisjes së gjyqësorit, ka jo vetëm të drejtën po edhe detyrën të marrë seriozisht shqetësimet e palëve të cënuara nga vendime qorre të gjykatësve, të cilat në këtë rast janë të ububushme për nga mungesa e ndjeshmërisë ndaj interesit publik. KLGJ ka harruar edhe të tjera gjëra më shumë rëndësi, por të paktën ka thënë një të vërtetë që më gjen shumë dakord, duke nënvizuar se “çdo ankesë apo pretendim në lidhje me sjelljen apo integritetin e një gjyqtari duhet të drejtohet pranë institucioneve përkatëse”, gjë për të cilën e kam informuar në çdonjërin nga rastet publikun, se do të bëjmë duke iu drejtuar pikërisht KLGJ dhe ILD si “institucionet përkatëse”. Duke e mbyllur me kaq për sot, u them anëtarëve të KLGJ të mos harxhojnë kohën e tyre për të gjykuar se si e bëj unë punën për të cilën më ka votuar populli shqiptar – gjykatësi im i përditshëm të cilit unë nuk kam se si të mos ia shpjegoj hapur pse nuk largohen njësoj si të tjerat ca ngrehina të paligjshme në mes të rrugës, që marrin mbrojtjen e pajustifikueshme të ca gjykatësve të pandjeshëm ndaj interesit publik – po të përqëndrohet tek puna e vet, që gjermësot le shumë për të dëshiruar në funksion të Shqipërisë 2030 në BE.Reklama në FieriWeb – “REKLAMO KËTU”
-

“Mos u shqetëso se si e bëj unë punën …”, Rama i përgjigjet KLGJ-së: Gjyqtarët nuk janë “maliqër” që bëjnë ç’të duan me ligjin
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së KLGJ, e cila e konsideronte të papranueshme sulmet ndaj gjyqtarëve dhe cënim të pavarësisë së gjyqësorit, akuzat e bëra nga kryeministri lidhur me vendimet e dhëna në dëm të shtetit dhe qytetarëve.
Me anë të një reagimi në “X”, Rama thekson se KLGJ i ka rënë shumë gjatë, duke harruar se roli i saj themelor është të shqetësohet për cilësinë e drejtësisë, si edhe të garantojë publikun se vendimet që merren nga gjykatësit në dëm të tij, nuk kalojnë pa u analizuar dhe gjykatësit nuk janë maliqër që bëjnë ç’të duan me ligjin në emër të pavarësisë.Lexo edhe :Related Posts
Sipas Ramës, KLGJ nuik duhet të shqetësohet se si një kryeminsitër e bën punën për të cilën është votuar nga qytetarët, por të përqëndrohet tek puna e vet, që gjermësot le shumë për të dëshiruar në funksion të Shqipërisë 2030 në BE.Lexova reagimin e KLGJ, organi më i lartë i vetëqeverisjes së gjyqësorit, lidhur me çka unë kam ndarë me publikun për disa vendime skandalozisht brutale gjykatësish, të cilët u kanë dalë në mbrojtje të zaptuesve të hapësirës publike, në dëm të rendit ligjor, interesit publik si… pic.twitter.com/9d7hoiPMNI
— Edi Rama (@ediramaal) August 29, 2025
Reagimi i Ramës:
Lexova reagimin e KLGJ, organi më i lartë i vetëqeverisjes së gjyqësorit, lidhur me çka unë kam ndarë me publikun për disa vendime skandalozisht brutale në mbrojtje të zaptuesve të hapësirës publike dhe në dëm të rendit ligjor, interesit publik si edhe komuniteteve të cënuara drejtëpërdrejt nga këto vendime.
KLGJ i ka rënë shumë gjatë, duke harruar se roli i saj themelor është të shqetësohet për cilësinë e drejtësisë, si edhe të garantojë publikun se vendimet që merren nga gjykatësit në dëm të tij, nuk kalojnë pa u analizuar dhe gjykatësit nuk janë maliqër që bëjnë ç’të duan me ligjin në emër të pavarësisë.
KLGJ ka harruar gjithashtu se si instanca më e lartë e vetëqeverisjes së gjyqësorit, ka jo vetëm të drejtën po edhe detyrën të marrë seriozisht shqetësimet e palëve të cënuara nga vendime qorre të gjykatësve, të cilat në këtë rast janë të ububushme për nga mungesa e ndjeshmërisë ndaj interesit publik.
KLGJ ka harruar edhe të tjera gjëra më shumë rëndësi, por të paktën ka thënë një të vërtetë që më gjen shumë dakord, duke nënvizuar se “çdo ankesë apo pretendim në lidhje me sjelljen apo integritetin e një gjyqtari duhet të drejtohet pranë institucioneve përkatëse”, gjë për të cilën e kam informuar në çdonjërin nga rastet publikun, se do të bëjmë duke iu drejtuar pikërisht KLGJ dhe ILD si “institucionet përkatëse”.
Duke e mbyllur me kaq për sot, u them anëtarëve të KLGJ të mos harxhojnë kohën e tyre për të gjykuar se si e bëj unë punën për të cilën më ka votuar populli shqiptar – gjykatësi im i përditshëm të cilit unë nuk kam se si të mos ia shpjegoj hapur pse nuk largohen njësoj si të tjerat ca ngrehina të paligjshme në mes të rrugës, që marrin mbrojtjen e pajustifikueshme të ca gjykatësve të pandjeshëm ndaj interesit publik – po të përqëndrohet tek puna e vet, që gjermësot le shumë për të dëshiruar në funksion të Shqipërisë 2030 në BE🇦🇱🖐️🇪🇺