Tag: gjykatave

  • BIRN: PS rikthen propozimet për ndryshime në Reformën në Drejtësi, çfarë parashikojnë 2 amendamentet e mazhorancës

    BIRN: PS rikthen propozimet për ndryshime në Reformën në Drejtësi, çfarë parashikojnë 2 amendamentet e mazhorancës

    Mazhoranca i rikthehet nismës së hershme për ndryshime në ligjet e sistemit të drejtësisë me dy projektligje që mbajnë si propozues deputetin Olsi Komici.
    Blerina Gjoka | BIRN
    Amendamentet e Komicit propozojnë ndryshime në dy ligje; “Për statusin e prokurorëve dhe gjyqtarëve” dhe “Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.
    Ndryshimet vijnë si rezultat i kërkesave të depozituara nga vetë organet e drejtësisë në Kuvend prej disa vitesh dhe prekin kryesisht ‘vetingun’ e përzgjedhjes së kandidatëve për Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor, duke synuar ‘trupërzimin e normave dhe praktikave” të procesit për vetingun e figurës së të zgjedhurëve jomagjistratë nga radhët e avokatisë, shoqëria civile apo bota akademike.
    Në këtë kontekst ashpërsohen kriteret e verifikimit të pasurisë dhe integritetit të figurës së kandidatëve që në procesin e verifikimit të tyre nga Avokati i Popullit si institucion që zhvillon fazën e parë të verifikimit të dokumenteve. Dispozitat e reja kërkojnë që ky proces të mbledhë informacione nga për kandidatët nga të gjitha organet hetimore, tatimore, etj..
    Propozimet po ashtu plotësojnë një kërkesë të Prokurorit të Përgjithshëm për një rol më aktiv në procesin e përzgjedhjes së drejtuesve të prokurorive dhe shtimin e kritereve për vetingun e kandidatëve në këto detyra.
    “Në rastin e përzgjedhjes së kryetarit të prokurorisë konsiderohet edhe opinioni i Prokurorit të Përgjithshëm për kandidatin,” thuhet në njërën prej dispozitave.
    Për magjistratët që kërkojnë të zgjidhen në krye të zyrave të prokurorive apo gjykatave përveç vetingut të pasurisë dhe integritetit profesional shtohet dhe “masa disiplinore në fuqi” si kriter përjashtues nga gara.
    Në relacionin shoqërues të projektligjeve theksohet se formulimet kanë ardhur si pasojë e një procesi të gjatë konsultativ mes grupit të punës të ngritur në Komisionin e Ligjeve që në vitin 2022 dhe reflektojnë komentet e ekspertëve të misioneve ndërkombëtare që asistojnë zbatimin e reformës në drejtësi si Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe OPDAT.
    Dispozitat e reja synojnë po ashtu t’i japin zgjidhje shqetësimeve të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për mungesën e interesit të magjistratëve për të aplikuar për inspektorë.
    Në relacion thuhet se magjistratët do të nxiten drejt ILD-së nëpërmjet ndryshimeve ligjore që parashikojnë zgjatjen e periudhës së komandimit në një periudhë më të gjatë prej 7 vjetësh dhe lejimi i magjistratëve të qëndrojnë të deleguar edhe pas përfundimit të mandatit të përgjithshëm 10 vjeçar, deri në 15 vite. “Kjo do t’u mundësonte magjistratëve që janë afër daljes në pension, por që tashmë kanë arritur limitin dhjetëvjeçar, të zgjasin delegimin e tyre në përputhje me rrethanat,” argumenton propozuesi.
    Në projektligj parashikohet dhe një “dispozitë kalimtare’ lidhur me caktimin e kryetarëve të gjykatave apo prokurorive për një periudhë tranzitore nga hyrja në fuqi e këtij ligji dhe deri më 31 dhjetor 2028.
    Sipas kësaj dispozite, të gjithë magjistratët që ushtrojnë detyrën si kryetarë gjykate në gjykatat e juridiksionit të përgjithshëm dhe administrative, si dhe drejtues të prokurorive pranë gjykatave me juridiksion të përgjithshëm të shkallës së parë dhe të prokurorive pranë gjykatave me juridiksion të përgjithshëm të apelit, konsiderohen ‘ipso lege’ kryetarë dhe drejtues të emëruar.
    Kriteret që të emërohen automatikisht me këtë ligj lidhen me kalimin e procedit të vetingut dhe përmbushjen e detyrave me administrimin e institucionit.
    Ndryshimet në transparencën e vendimmarrjes së Këshillave synon të adresojë shqetësimin e mediave dhe shoqërisë civile në lidhje me mënyrën e publikimit të anonimizuar të vendimeve që lidhen me vlerësimin profesional, pasi njoftimet me anonizim të emrave I bënin të pakuptueshme këto vendime.
    Në relacionin shoqërues Komici pretendon se përmbajtja e ndryshimeve bazohet në vetë propozimet e institucioneve dhe reflekton qëndrimet e fundit të ekspertëve ndërkombëtarë të misionit të Bashkimit Europian EU-Just dhe atij amerikan OPDAT.

  • Veting më i ashpër për KLP dhe KLGJ, PS propozon ndryshime në reformën në drejtësi

    Veting më i ashpër për KLP dhe KLGJ, PS propozon ndryshime në reformën në drejtësi

    Amendamentet e Komicit propozojnë ndryshime në dy ligje; “Për statusin e prokurorëve dhe gjyqtarëve” dhe “Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.
    Ndryshimet vijnë si rezultat i kërkesave të depozituara nga vetë organet e drejtësisë në Kuvend prej disa vitesh dhe prekin kryesisht ‘vetingun’ e përzgjedhjes së kandidatëve për Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor, duke synuar ‘trupërzimin e normave dhe praktikave” të procesit për vetingun e figurës së të zgjedhurëve jomagjistratë nga radhët e avokatisë, shoqëria civile apo bota akademike.
    Në këtë kontekst ashpërsohen kriteret e verifikimit të pasurisë dhe integritetit të figurës së kandidatëve që në procesin e verifikimit të tyre nga Avokati I Popullit si institucion që zhvillon fazën e parë të verifikimit të dokumenteve. Dispozitat e reja kërkojnë që ky proces të mbledhë informacione nga për kandidatët nga të gjitha organet hetimore, tatimore, etj..
    Propozimet po ashtu plotësojnë një kërkesë të Prokurorit të Përgjithshëm për një rol më aktiv në procesin e përzgjedhjes së drejtuesve të prokurorive dhe shtimin e kritereve për vetingun e kandidatëve në këto detyra.
    “Në rastin e përzgjedhjes së kryetarit të prokurorisë konsiderohet edhe opinioni i Prokurorit të Përgjithshëm për kandidatin,” thuhet në njërën prej dispozitave.
    Për magjistratët që kërkojnë të zgjidhen në krye të zyrave të prokurorive apo gjykatave përveç vetingut të pasurisë dhe integritetit profesional shtohet dhe “masa disiplinore në fuqi” si kriter përjashtues nga gara.
    Në relacionin shoqërues të projektligjeve theksohet se formulimet kanë ardhur si pasojë e një procesi të gjatë konsultativ mes grupit të punës të ngritur në Komisionin e Ligjeve që në vitin 2022 dhe reflektojnë komentet e ekspertëve të misioneve ndërkombëtare që asistojnë zbatimin e reformës në drejtësi si Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe OPDAT.
    Dispozitat e reja synojnë po ashtu t’i japin zgjidhje shqetësimeve të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për mungesën e interesit të magjistratëve për të aplikuar për inspektorë.
    Në relacion thuhet se magjistratët do të nxiten drejt ILD-së nëpërmjet ndryshimeve ligjore që parashikojnë zgjatjen e periudhës së komandimit në një periudhë më të gjatë prej 7 vjetësh dhe lejimi i magjistratëve të qëndrojnë të deleguar edhe pas përfundimit të mandatit të përgjithshëm 10 vjeçar, deri në 15 vite. “Kjo do t’u mundësonte magjistratëve që janë afër daljes në pension, por që tashmë kanë arritur limitin dhjetëvjeçar, të zgjasin delegimin e tyre në përputhje me rrethanat,” argumenton propozuesi.
    Në projektligj parashikohet dhe një “dispozitë kalimtare’ lidhur me caktimin e kryetarëve të gjykatave apo prokurorive për një periudhë tranzitore nga hyrja në fuqi e këtij ligji dhe deri më 31 dhjetor 2028.
    Sipas kësaj dispozite, të gjithë magjistratët që ushtrojnë detyrën si kryetarë gjykate në gjykatat e juridiksionit të përgjithshëm dhe administrative, si dhe drejtues të prokurorive pranë gjykatave me juridiksion të përgjithshëm të shkallës së parë dhe të prokurorive pranë gjykatave me juridiksion të përgjithshëm të apelit, konsiderohen ‘ipso lege’ kryetarë dhe drejtues të emëruar.
    Kriteret që të emërohen automatikisht me këtë ligj lidhen me kalimin e procedit të vetingut dhe përmbushjen e detyrave me administrimin e institucionit.
    Ndryshimet në transparencën e vendimmarrjes së Këshillave synon të adresojë shqetësimin e mediave dhe shoqërisë civile në lidhje me mënyrën e publikimit të anonimizuar të vendimeve që lidhen me vlerësimin profesional, pasi njoftimet me anonizim të emrave I bënin të pakuptueshme këto vendime.
    Në relacionin shoqërues Komici pretendon se përmbajtja e ndryshimeve bazohet në vetë propozimet e institucioneve dhe reflekton qëndrimet e fundit të ekspertëve ndërkombëtarë të misionit të Bashkimit Europian EU-Just dhe atij amerikan OPDAT./ BIRN

  • Konferenca e Gjykatave të Larta të BE, Sadushi: Integriteti i gjyqësorit, vlerë e përbashkët

    Konferenca e Gjykatave të Larta të BE, Sadushi: Integriteti i gjyqësorit, vlerë e përbashkët

    Kryetari i Gjykatës së Lartë në Konferencën e Presidentëve të Gjykatave të Larta të Bashkimit Evropian – Hagë, Holandë 13-15 nëntor 2025 

    Kryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi po merr pjesë në Konferencën e Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Bashkimit Evropian, ku Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë është anëtare me statusin e vëzhguesit. 

    Në fjalën e saj, Kryetarja e Gjykatës së Lartë të Holandës Dineke de Groot, si dhe Kryetari i Parë i Gjykatës së Lartë të Kasacionit të Francës Christophe Soulard, midis të tjerave, shprehën edhe një herë ngushëllimet për vrasjen tragjike të gjyqtarit Astrit Kalaja, duke vlerësuar dhe mbështetur deklaratën e Kryetarit Sadushi, se drejtësia nuk do të përkulet përballë dhunës. 

    Kryetari Sadushi, në qëndrimin e tij të paraqitur përpara rrjetit të Kryetarëve të Gjykatave të Larta të BE-së, falenderoi të gjithë anëtarët e tij për mesazhet e solidaritetit të mbërritura gjatë kësaj periudhe, duke nënvizuar se: “Mbështetja e gjyqësorit evropian është një kujtesë e fuqishme se integriteti i gjyqësorit është një vlerë e përbashkët. Qëndresa dhe integriteti ynë janë përgjigjja më e denjë ndaj një akti dhune në sallën e gjyqit, si sulm ndaj shtetit të së drejtës.” 

    Gjithashtu, Kryetari Sadushi, në Sesionin II që iu kushtua rolit të mediave sociale në pavarësinë gjyqësore, në diskutimin e tij përmendi sfidat për të garantuar pavarësinë dhe paanshmërinë e gjyqësorit në epokën dixhitale, ndikimin e dezinformimit dhe gjuhës së urrejtjes në procesin vendimmarrës, si dhe domosdoshmërinë që drejtësia të ndërtojë një zë dixhital të besueshëm, të qetë dhe kurajoz në mbrojtje të integritetit institucional dhe rritjes së besimit të publikut te drejtësia. 

  • Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, në Konferencën e Presidentëve të Gjykatave të Larta të Bashkimit Evropian, në Hagë

    Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, në Konferencën e Presidentëve të Gjykatave të Larta të Bashkimit Evropian, në Hagë

    Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ka marrë pjesë në Konferencën e Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Bashkimit Evropian, ku Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë është anëtare me statusin e vëzhguesit.
    Në fjalën e saj, Kryetarja e Gjykatës së Lartë të Holandës Dineke de Groot, si dhe Kryetari i Parë i Gjykatës së Lartë të Kasacionit të Francës Christophe Soulard, midis të tjerave, shprehën edhe një herë ngushëllimet për vrasjen tragjike të gjyqtarit Astrit Kalaja, duke vlerësuar dhe mbështetur deklaratën e Kryetarit Sadushi, se drejtësia nuk do të përkulet përballë dhunës.

    Kryetari Sadushi, në qëndrimin e tij të paraqitur përpara rrjetit të Kryetarëve të Gjykatave të Larta të BE-së, falenderoi të gjithë anëtarët e tij për mesazhet e solidaritetit të mbërritura gjatë kësaj periudhe, duke nënvizuar se: “Mbështetja e gjyqësorit evropian është një kujtesë e fuqishme se integriteti i gjyqësorit është një vlerë e përbashkët. Qëndresa dhe integriteti ynë janë përgjigjja më e denjë ndaj një akti dhune në sallën e gjyqit, si sulm ndaj shtetit të së drejtës.”

    Gjithashtu, Kryetari Sadushi, në Sesionin II që iu kushtua rolit të mediave sociale në pavarësinë gjyqësore, në diskutimin e tij përmendi sfidat për të garantuar pavarësinë dhe paanshmërinë e gjyqësorit në epokën dixhitale, ndikimin e dezinformimit dhe gjuhës së urrejtjes në procesin vendimmarrës, si dhe domosdoshmërinë që drejtësia të ndërtojë një zë dixhital të besueshëm, të qetë dhe kurajoz në mbrojtje të integritetit institucional dhe rritjes së besimit të publikut te drejtësia.

  • “Persona kriminal lëvizin të lirë, rrezik i lartë”/Vrasja e gjyqtarit nxjerr zbuluar plagët e sistemit, deputeti Mziu..

    “Persona kriminal lëvizin të lirë, rrezik i lartë”/Vrasja e gjyqtarit nxjerr zbuluar plagët e sistemit, deputeti Mziu..

    Ngjarja e rëndë e vrasjes së një gjyqtari ka rihapur debatin mbi sigurinë dhe funksionimin e sistemit të drejtësisë në vend. Gjatë fjalës në Kuvend, deputeti Xhelal Mziu ka analizuar pasigurinë me të cilën përballet ky sistem, duke e ndarë problematikën në tre drejtime kryesore.
    Së pari, ai ka theksuar ekspozimin e sistemit të drejtësisë ndaj presionit politik nga mazhoranca. Sipas Mziut, jo pak herë sistemi është targetuar nga kryeministri, duke sjellë si shembull edhe ekspozimin dhe kërcënimet ndaj prokurorëve të veçantë, siç është rasti i Dritan Prençit.
    Një tjetër rrezik i madh, sipas deputetit, është ekspozimi i prokurorisë dhe gjyqësorit ndaj grupeve kriminale dhe trafikantëve të drogës. Ai ka shprehur shqetësimin se këta persona lëvizin të lirë, duke përbërë një rrezik të vazhdueshëm për prokurorët dhe gjyqtarët që hetojnë apo gjykojnë çështjet e tyre.
    Së treti, Mziu ka kritikuar centralizimin e gjykatave dhe prokurorive nëpër rrethe. Ky riorganizim, sipas tij, i ka vendosur qytetarët në një situatë kritike, pasi zgjidhja e çështjeve hetimore dhe gjyqësore kërkon një kohë të pafundme. Kjo situatë krijon një presion të madh mbi sistemin dhe nuk lejon që gjyqtarët dhe prokurorët të punojnë në kushte normale.
    Xhelal Mziu:
    Pyetja ime konsistonte në fakt duke marrë shkas dhe nga ngjarja e fundit, vrasjes së një gjyqtari, dhe ndërkohë pasigurinë e këtij sistemi që vjen në këndvështrimin tim në tre drejtime. Së pari, ka të bëjë në lidhje me ekspozimin e sistemit të drejtësisë ndaj mazhorancës, ku jo pak herë është targetuar, po themi nga kryeministri, dhe jo vetëm aq, por edhe ekspozimi që i bëhet prokurorëve në veçanti, ku një ndër to është dhe Dritan Prençi që kërcënohet ose përdorin elementë për shkak të detyrës që kanë ndaj një prokurori.
    Së dyti, ka të bëjë po prapë me ekspozimin e prokurorisë, por dhe sistemit gjyqësor, ndaj grupeve kriminale, apo personave të cilët merren me trafikun e drogës, të cilët sot lëvizin të lirë në Tiranë dhe është një tjetër element risku për prokurorinë dhe për gjykatat. Dhe së treti, ka të bëjë me sistemin që është ndërtuar, i cili për shkak të centralizimit të gjykatave dhe të prokurorive nëpër rrethe, i ka vendosur qytetarët në një situatë kritike ku për zgjidhjen e çështjeve qoftë ato hetimore, apo edhe të gjykatave, ju duhen një periudhë e pafundme, ku edhe kjo është një tjetër arsye në të cilën i ka vendosur sistemin e drejtësisë në kushte presioni edhe se gjyqtarët apo prokurorët mund të jenë në kushte normale. Kështu që këto gjëra nuk është se marrin zgjidhje dhe zgjidhja e tyre duhet të jetë jo vetëm larg apo krijimi i pavarësisë, por edhe rikthimi i numrit apo i prokurorive dhe gjykatave në çdo rreth.

  • Siguria në Gjykata, kreu i gardës inspektim në GJKKO dhe SPAK

    Siguria në Gjykata, kreu i gardës inspektim në GJKKO dhe SPAK

    kreu i gardes ne gjkko

    TIRANË- Kreu i komanduar i Gardës së Republikës, Simon Zereci, ka shkuar sot në ambientet e Gjykatës së Posaçme dhe SPAK, për të parë kushtet e sigurisë për personelin dhe stafin e drejtësisë. Së bashku me kreun e Gjykatës së Posaçme, Erjon Bani, kreu i Gardës do të inspektojë në lidhje me kushtet e sigurisë, në të cilat gjykatësit janë të detyruar që të japin vendimet e tyre. Ishte vetë Bani ai që kërkoi në mbledhjen e djeshme të të gjithë gjyqtarëve të Shqipërisë, kushte më të larta sigurie për magjistratët, ndërsa tha se shpesh njerëzit e drejtësisë shihen si armiq të qytetarëve.
    Çfarë kërkuan dje gjyqtarët
    – Krijimi i një Grupi Ndërinstitucional me përfaqësim nga KLGJ, KLP, MD, MB, Polica e Shtetit dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese për organizimin e një Forumi Kombëtar për Sigurinë Gjyqësore.
    – Hartimi i një Platforme Kombëtare për Sigurinë e Gjyqtarëve dhe Gjykatave.
    – Vendosja e një force të posaçme sigurie në gjykata dhe ndërtimi i protokolleve të reagimit ndaj incidenteve.
    -Hartimi dhe zbatimi i një Platforme Kombëtare për Sigurinë Gjyqësore.
    -Miratimi dhe zbatimi i menjëhershëm i masave konkrete për garantimin e sigurisë fizike në gjykatë dhe kushteve të ushtrimit të funksionit gjyqësor.
    Ndërhyrje të menjëhershme në ligjet ose aktet nënligjore që rregullojnë sistemin gjyqësor për të garantuar siguri fizike, jetësore, shëndetësore dhe pasurore për gjyqtarët dhe stafin e gjykatave.
    -Miratimin e një strategjie kombëtare për ndërtimin e godinave të gjykatave në të gjithë territorin e RSH.
    -Inspektim kombëtar i gjykatave për siguri, akses dhe kushte pune. Standardizim i procedurave të sigurisë dhe trajnime për menaxhimin e krizave. Pajisja e të gjitha gjykatave me skaner dhe dedektor për garantimin e sigurisë në gjykata./ZËRI

  • Gjyqtarët në deklaratë: Kalaja të shpallet ‘Dëshmor i Atdheut’! Forcë të posaçme sigurie në gjykata

    Gjyqtarët në deklaratë: Kalaja të shpallet ‘Dëshmor i Atdheut’! Forcë të posaçme sigurie në gjykata

    PAMJE NGA MBLEDHJA

    TIRANË-263 gjyqtarë të Shqipërisë u mblodhën sot pas vrasjes së Astrit Kalasë, duke e cilësuar rastin si një goditje e rëndë për të gjithë sistemin. Në përfundim të mbledhjes gjyqtarët në një deklaratë të përbashkët kërkuan që gjqqtari Asrtit Kalaja të shpallet ‘Dëshmor i Atdheut’. 
    Figurat e drejtësisë duke marrë shkas nga ngjaraj e rëndë kërkuan hartimi i një Platforme Kombëtare për Sigurinë e Gjyqtarëve dhe Gjykatave dhe vendosjen e një force të posaçme sigurie në gjykata. Gjyqtarët u ndalën edh enë dy pika të tjera sa i përket organizimit të brendshëm, si dhe kërkuan që Kuvendi dhe Qeveria të marrin masa konkrete për përmirësimin e kushteve të punës në gjykata.
    DEKLARATA:
    Në këtë ditë të rëndë për drejtësinë shqiptare, gjyqtarët e Republikës, të bashkuar në një zë, shprehin dhimbjen e thellë, tronditjen njerëzore dhe indinjatën institucionale për ngjarjen tragjike që i mori jetën kolegut tonë, gjyqtarit Astrit Kalaja.
    Kjo nuk është vetëm humbja e një njeriu të drejtësisë — është një plagë për gjithë sistemin, një goditje ndaj shtetit të së drejtës dhe një sulm ndaj pavarësisë së gjyqësorit. Vrasja e një gjyqtari në sallen e gjykimit është kufiri i fundit i cenimit të sigurisë dhe dinjitetit të drejtësisë. Në këtë moment dhimbjeje e reflektimi, ne deklarojmë me vendosmëri: Drejtësia nuk do të përkulet.
    Asnjë akt dhune, kërcënimi apo fushatë urrejtjeje nuk do ta ndalë gjyqtarin shqiptar nga përmbushja e detyrës së tij kushtetuese. Pavarësia e gjyqësorit nuk është privilegj, por garanci për çdo qytetar që kërkon mbrojtje përmes ligjit. Ngjarja e rëndë është pasojë e një klime të helmuar fyerjesh dhe kërcënimesh ndaj gjyqtarëve, e ushqyer nga gjuha e urrejtjes dhe ndërhyrjet e papërgjegjshme që kanë minuar besimin publik. Kjo klimë duhet të marrë fund.
    Ne, gjyqtarët e Republikës, nuk do të lejojmë më që heshtja të interpretohet si dobësi. Do të reagojmë me dinjitet dhe përgjegjësi. Nuk kërkojmë privilegje — kërkojmë siguri, respekt dhe kushte për ushtrimin e ndershëm të detyrës. Kjo ngjarje është një thirrje për veprim institucional. Sistemi gjyqësor po përballet me mungesë sigurie, godina të amortizuara, ngarkesë të papërballueshme pune dhe mungesë mbështetjeje. Drejtësia ka nevojë për forcim, për kushte të sigurta dhe për institucione që veprojnë, jo që heshtin. Këshilli i Lartë Gjyqësor duhet të reagojë me forcë, përgjegjësi dhe guxim institucional. Kjo nuk është thirrje për konflikt, por për përgjegjësi.
    Po kështu, pushteti ekzekutiv dhe legjislativ duhet të marrin përgjegjësinë për gjendjen ku ndodhet sot drejtësia. Shteti nuk mund të kërkojë drejtësi të pavarur, nëse nuk garanton kushtet minimale për ushtrimin e saj. Siguria në gjykata është kusht për ekzistencën e shtetit të së drejtës. Në këtë frymë reflektimi dhe uniteti Mbledhja e Gjyqtareve të RSH shpreh vullentin e qartë mbi këto angazhime:
    Siguria gjyqësore- Krijimi i një Grupi Ndërinstitucional me përfaqësim nga KLGJ, KLP, MD, MB, Polica e Shtetit dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese për organizimin e një Forumi Kombëtar për Sigurinë Gjyqësore.
    – Hartimi i një Platforme Kombëtare për Sigurinë e Gjyqtarëve dhe Gjykatave.
    – Vendosja e një force të posaçme sigurie në gjykata dhe ndërtimi i protokolleve të reagimit ndaj incidenteve.
    -Hartimi dhe zbatimi i një Platforme Kombëtare për Sigurinë Gjyqësore.
    -Miratimi dhe zbatimi i menjëhershëm i masave konkrete për garantimin e sigurisë fizike në gjykatë dhe kushteve të ushtrimit të funksionit gjyqësor.
    Ndërhyrje të menjëhershme në ligjet ose aktet nënligjore që rregullojnë sistemin gjyqësor për të garantuar siguri fizike, jetësore, shëndetësore dhe pasurore për gjyqtarët dhe stafin e gjykatave.
    -Miratimin e një strategjie kombëtare për ndërtimin e godinave të gjykatave në të gjithë territorin e RSH.
    -Inspektim kombëtar i gjykatave për siguri, akses dhe kushte pune. Standardizim i procedurave të sigurisë dhe trajnime për menaxhimin e krizave. Pajisja e të gjitha gjykatave me skaner dhe dedektor për garantimin e sigurisë në gjykata.
    2. Përfaqësimi institucional dhe organizimi i brendshëm- Krijimi i dy grupeve të përhershme pune pranë Këshilit të Lartë Gjyqësor për ideimin e nismës për ndryshime të akteve ligjore dhe nënligjore në lidhje me statusin e magjistratëve dhe për organizimin e sistemit gjyqësor.
    –  Ndërgjegjësimi publik dhe bashkëpunimi me median
    – Promovim i një komunikimi profesional që shmang gjuhën denigruese. Refuzim i gjuhës së urrejtjes, fyerjeve dhe kërcënimeve si normalitet në diskursin publik dhe politik ndaj gjyqtarëve.
    – Përgjegjësi dhe veprim institucional
    – Nxitje për KLGJ që të ushtrojë me forcë mandatin kushtetues.
    – Kërkesë që Kuvendi dhe Qeveria të marrin masa konkrete për përmirësimin e kushteve të punës në gjykata.
    – Angazhime morale e profesionale të gjyqtarëve
    – Përkushtim për gjykim në kohë, vendime të arsyetuara dhe qëndrueshmëri në jurisprudencë.
    – Pranim i përgjegjësisë për forcimin e brendshëm të sistemit si themel i autoritetit moral të drejtësisë.
    3.  Në kujtim të gjytarit të rënë në krye të detyrës, Astrit Kalaja
    -Njohja e statusit “ Dëshmor i Atdheut” gjyqtarit Astrit Kalaja.
    -Salla e Mbledhjeve të Gjyqtarëve pranë godinës së KLGJ të marrë emrin e të ndjerit gjyqtar Astrit Kalaja.
    Ngjarja e 6 Tetori nuk duhet të mbetet kujtesë e dhimbshme, por moment zgjimi kombëtar për drejtësinë shqiptare.
    Ne nuk kërkojmë keqardhje — kërkojmë veprim
    Sepse një gjyqtar i pambrojtur është një drejtësi e pambrojtur, dhe një drejtësi e pambrojtur është një qytetar pa shpresë. Ne angazhohemi solemnish që, pavarësisht tronditjes, të vijojmë të gjykojmë me paanshmëri, ndershmëri dhe kurajë. Drejtësia shqiptare nuk dorëzohet — ajo ringrihet.
    Drejtësia nuk do të ndalet. Ajo do të vazhdojë të veprojë me guxim, për të mbrojtur lirinë, të drejtat dhe dinjitetin e çdo qytetari shqiptar.

  • Vrasja në gjykatë/ Qeveria ndryshon vendimin zgjat mbrojtjen për prokurorët e SPAK-ut, gjyqtarët e GJKKO-së dhe kreun e BKH-së

    Vrasja në gjykatë/ Qeveria ndryshon vendimin zgjat mbrojtjen për prokurorët e SPAK-ut, gjyqtarët e GJKKO-së dhe kreun e BKH-së

    Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave miratoi ndryshime në vendimin nr.478, datë 10.07.2019, lidhur me procedurat e sigurisë për gjyqtarët e gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, prokurorët e Prokurorisë së Posaçme dhe drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit.
    Sipas ndryshimit në Pikën 3 të këtij vendimi, garantimi i mbrojtjes personale për kryetarët e gjykatave dhe drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit do të bëhet përmes shoqërimit me truprojë të nivelit bazë dhe të nivelit të mesëm gjatë kohëzgjatjes së mandatit dhe për një periudhë që nuk do të kalojë dy vjet pas përfundimit të mandatit.
    Njoftimi:
    Ndërkohë, mbrojtja personale e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme do të sigurohet me truprojë të nivelit bazë dhe të nivelit të mesëm gjatë mandatit dhe për një afat deri në tre vjet pas përfundimit të tij.
    Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e sotme miratoi një sërë vendimesh:
    -Ndryshim në vendimin nr.478, datë 10.7.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për procedurën e sigurisë së gjyqtarëve të gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme dhe drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit”.
    Në Pikën 3 te vendimit “Për procedurën e sigurisë së gjyqtarëve të gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme dhe drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit”, ndryshohet, si më poshtë vijon: “3. Garantimi i mbrojtjes personale të kryetarëve të gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit bëhet nëpërmjet shoqërimit me truprojë të nivelit bazë dhe truprojë të nivelit të mesëm gjatë kohëzgjatjes së mandatit dhe për një afat jo më shumë se 2 (dy) vjet pas përfundimit të tij. Garantimi i mbrojtjes personale të drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme bëhet nëpërmjet shoqërimit me truprojë të nivelit bazë dhe truprojë të nivelit të mesëm gjatë kohëzgjatjes së mandatit dhe për një afat jo më shumë se 3 (tre) vjet pas përfundimit të tij.”.

  • Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, zv.kryetari i GJKKO Erjon Bani: Pa siguri të gjykatave, s’mund të ketë pavarësi në dhënien e vendimit

    Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, zv.kryetari i GJKKO Erjon Bani: Pa siguri të gjykatave, s’mund të ketë pavarësi në dhënien e vendimit

    Zv.Kryetari i GJKKO, Erjon Bani, gjatë homazheve në nderim të gjyqtarit kalaja, tha se 99% të gjykatave nuk i plotësojnë kushtet e sigurisë.

    Në një deklaratë për mediat, ai tha se duhen ndërtuar godinat e reja. Nëse nuk ekziston sigura në gjykatë tha Bani, edhe qytetari më i thjeshtë ndihet i rrezikuar.
    “Pothuajse 99% të gjykatave nuk plotësohen kushtet e sigurisë. Asnjë gjykatë, nuk i plotëson kushtet e sigurisë pasi duhen ndërtuar nga fillimi. Të kuptojmë se pa siguri të gjykatave nuk mund të ketë pavarësi të gjyqtarit në dhënien e vendimit, pasi një gjyqtar nëse nuk është i qetë në marrjen e vendimit, nuk mund të jepet drejtësi.
    Kur flitet për sigurinë e gjykatave, nuk flitet vetëm për sigurinë e gjyqtarit, por është prokurori, avokat, i poandehuri, gazetari që merr pjesë në seancë, paditësi etj. Është moment reflektimi për të gjithë që nëse nuk ekziston siguria në gjykatë, edhe qytetari më i thjeshtë ndihet i rrezikuar me jetën e tij”, u shpreh Bani.

    Top Channel

  • Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, zv.kryetari i GJKKO Erjon Bani: Duhen godina të reja që të garantohet siguria në gjykata

    Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, zv.kryetari i GJKKO Erjon Bani: Duhen godina të reja që të garantohet siguria në gjykata