Tag: gjykata

  • Gjykata e Bosnjës kërkon që INTERPOL-i të lëshojë fletarrestime për Dodik dhe Stevandiç

    Gjykata e Bosnjës kërkon që INTERPOL-i të lëshojë fletarrestime për Dodik dhe Stevandiç

    Gjykata e Bosnjë e Hercegovinës ka kërkuar që të lëshohen fletarrestime ndërkombëtare, përmes INTEPOL-it, për presidentin e Republikës Sërpska (RS), Millorad Dodik, dhe kryetarin e Kuvendit Popullor të këtij entiteti serb, Nenad Stevandiç.
    “Shpallja e fletarrestimit është në kompetencë të Zyrës Qendrore Kombëtare të INTERPOL-it”, u konfirmua për Radion Evropa e Lirë më 27 mars nga Gjykata e Bosnjës.Lexo edhe :Related Posts
    INTERPOL-i tha se nuk lëshon fletarrestime, por “me kërkesë të shteteve anëtare dhe pas kontrolleve të përputhshmërisë, INTERPOL-i lëshon njoftime ndërkombëtare për të kërkuarit që njihej si ‘njoftime të kuqe’”.

    “Njoftimi i kuq” i alarmon policitë në gjithë botën për të arratisurit që kërkohen ndërkombëtarisht dhe ndihmon në sjelljen e tyre para drejtësisë. Megjithatë, është në kompetencën e vendeve anëtare të INTERPOL-it për të vendosur nëse do të arrestojnë një person ose jo.
    Nga Gjykata e Bosnje e Hercegovinës është bërë e ditur se fletarrestimet ndërkombëtare janë kërkuar më 26 mars nga Prokuroria e Bosnjë e Hercegovinës, e cila i ngarkon Dodikun dhe Stevandiç, bashkë me kryeministrin e RS-së, Radovan Vishkoviq, dhe “persona të tjerë”, për sulm ndaj rendit kushtetues të Bosnjë e Hercegovinës.
    Si bazë për lëshimin e fletarrestimeve, Prokuroria e Bosnjës ka deklaruar se Dodik dhe Stevandiç, “duke shfrytëzuar pozitat e tyre të larta në entitetin Republika Sërpska, duke shmangur procedurat ligjore të kontrollit kufitar, kanë kaluar kufirin shtetëror dhe kanë lëshuar territorin e Bosnjë e Hercegovinës”.
    Gjykata e Bosnje e Hercegovinës ka deklaruar se Dodik aktualisht ndodhet në Izrael, ndërsa i Stevandiç, duke shmangur kontrollet ligjore, është kthyer nga Serbia në Bosnje më 18 mars.
    “Të gjitha rrethanat tregojnë se ka gjasa që Dodik dhe Stevandiçnë çdo moment të ndodhen jashtë vendit”, është thënë nga Gjykata e Bosnje e Hercegovinës.
    Dodik, Vishkoviq dhe Stevandiçjanë të dyshuar për sulm ndaj rendit kushtetues dhe ndaj tyre janë lëshuar fletarrestime qendrore brenda Bosnje e Hercegovinës, siç është konfirmuar për REL-in më 17 mars. Çdo agjenci policore, nga 16 sa janë në Bosnjë e Hercegovinë, duhet t’i arrestojë ata.
    Ku ndodhet Millorad Dodik?
    Dodik ndodhet në Izrael, ku po merr pjesë në një konferencë për antisemitizmin në Jerusalem, ndërkohë që ndaj tij është lëshuar fletarrestim në Bosnjë e Hercegovinë.
    Dodik kishte udhëtuar për në Izrael të martën, me avionin e Qeverisë së RS-së, të nisur nga Beogradi.
    Një ditë para kësaj, në rrethana ende të paqarta, ai kishte kaluar kufirin mes Bosnjës dhe Serbisë, kur kishte udhëtuar në Batajnicë, afër Beogradit, për të marrë pjesë në përkujtimin e përvjetorit të bombardimeve të NATO-s.
    Policia kufitare e Bosnjës ka njoftuar se po zhvillon hetime lidhur me kalimin e kufirit nga Dodiku, duke theksuar se në pikën kufitare ndërkombëtare Raça mes Bosnjës dhe Serbisë nuk ka barriera kufitare.
    Çfarë i parapriu kërkesës për fletarrestim?
    Kërkesa për arrestimin e zyrtarëve më të lartë të RS-së vjen në një periudhë të trazuar që pasoi pasi më 26 shkurt Dodik u dënua në shkallë të parë nga Gjykata e Bosnjës me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalim për të mbajtur funksione publike, për shkak të mosrespektimit të vendimeve të përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar në Bosnje.
    Një ditë pas aktgjykimit, Kuvendi Popullor i RS-së miratoi ligje jokushtetuese me të cilat, në territorin e entitetit, u përpoq që të ndalojë punën e Gjykatës dhe Prokurorisë së Bosnjës, Agjencisë Shtetërore për Hetim dhe Mbrojtje (SIPA), si dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial.
    Gjykata Kushtetuese e Bosnje e Hercegovinës më 7 mars vendosi masë të përkohshme dhe ndaloi zbatimin e ligjeve të miratuara nga Parlamenti i entitetit.
    Pas kësaj, autoritetet e RS-së vazhduan me veprime jokushtetuese, përfshirë shqyrtimin e një Kushtetute të re të entitetit në një seancë të Kuvendit më 12 mars, e cila parashikon që RS-ja të jetë “shtet”, themelimin e ushtrisë entitetit dhe shfuqizimin e Këshillit të Popullit të RS-së./rel

  • Dosja për gjykim, flet shoku i Martin Canit: Jam i gatshëm të dëshmoj në gjyq

    Dosja për gjykim, flet shoku i Martin Canit: Jam i gatshëm të dëshmoj në gjyq

    Gjykata e Tiranës ka kaluar për gjykim çështjen e të miturit Mario Përlleshaj, i akuzuar për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij, Martin Cani.
    Pas përfundimit të seancës ndaj Përlleshajt, 14-vjeçari Luis Meçe i cili mbeti i plagosur me thikë në tragjedinë e 18 Nëntorit të vitit të kaluar, në afërsi të shkollës “Fan Noli”, ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat.

    14-vjeçari tha se seanca gjyqësore ishte e vështirë ndërsa shtoi se është i gatshëm të dëshmojë në gjyq.
    “Nuk e kam përjetuar mirë seancën, por dua të them se kërkojmë drejtësi. Jam gjithnjë i gatshëm të dëshmoj në gjyq nëse më kërkohet”, tha Meçe.
    Gjithashtu gjykata ka refuzuar kërkesën e avokatit të të miturit Përlleshaj për të përfituar gjykim të shkurtuar, duke vijuar kështu një proces të rregullt gjyqësor.

  • Vrasja e Martin Canit/ Gjykata rrëzon kërkesën e Mario Përlleshit për gjykim të shkurtuar

    Vrasja e Martin Canit/ Gjykata rrëzon kërkesën e Mario Përlleshit për gjykim të shkurtuar

    Luis Meçe dhe prindërit e Martin Canit

    TIRANË- Gjykata e Tiranës ka vendosur të kalojë për gjykim dosjen e 14-vjeçarit Mario Përlleshi, i cili vrau me thikë bashkëmoshatrin, Martin Cani në shkollën “Fan Noli”. Përlleshi do të gjykohet nga Gjykata e Tiranës me akuzën “vrasje në rrethana të tjera cilësuese’ ndaj një të mituri.
    Në seancën e sotme morën pjesë edhe prindërit e viktimës, Ëngjëll dhe Florina Cani. Në seancë është paraqitur edhe shoku i tij, Luis Meçe i cili mbeti i plagosur gjatë konfliktit. Seanca gjyqësore u zhvillua me dyer të mbyllura, edhe pse në seancën e kaluar nëna e të ndjerit kërkoi që të zhvillohej me dyer të hapura.
    Jashtë ambienteve të Gjykatës, Luis Meçe, i cili mbeti i plagosur u shpreh se është gati të dëshmojë në gjyq, nëse i kërkohet. 
    “Nuk e kam përjetuar mirë seancën, por dua të them se kërkojmë drejtësi. Jam gjithnjë i gatshëm të dëshmoj në gjyq nëse më kërkohet”, tha ai.

    Ndaj Mario Përlleshit rëndon akuza për kryerjen e veprës penale ‘Vrasje në rrethana cilësuese’ ndaj një të mituri dhe kundër dy ose më shumë personave, në dëm të Martin Canit dhe Luis Meçja. Përlleshi prej nëntorit të 2024, mbahet në instuticionin e të miturve në Kavajë, pasi u arrestua pas vrasjes së bashkëmoshatarit tij në shkollën 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë. 
    Si ndodhi krimi?
    Martin Cani humbi jetën mesditën e 18 nëntorit pasi u qëllua me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj. Sherri mes të miturve kishte nisur që të premten. Të hënën ishin riparë dhe ishin zënë gjatë orarit të pushimit të gjatë në oborrin e shkollës. Pas përfundimit të mësimit, të dy kishin mbledhur shokët për t’u përballur, por situata ka agravuar në përdorimin e thikës. Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës.
    Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital. Ndërsa shoku i tij, Luis Meçe, mori 4 goditje me thikë, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Autori gjithashtu mbeti i plagosur në dorë, por kjo nuk e pengoi që pak çaste pas krimit të rëndë autori të pozonte për “Snapchat”. Sipas Policisë, fotoja i është bërë nga një shok i papërfshirë në përplasje teksa ishin duke shkuar me taksi për në spital. Pas ngjarjes, pasi mori mjekimin në një spital privat, 14-vjeçari u shoqërua në institucionin për të miturit në Kavajë, në pritje të verdiktit për dënimin e tij./ZËRI

  • Vr*sja e Martinit, kalon për gjykim çështja ndaj autorit

    Vr*sja e Martinit, kalon për gjykim çështja ndaj autorit

    Gjykata e Tiranës kalon për gjykim çështjen ndaj 14-vjeçarit Mario Përlleshaj, i akuzuar për vrasjen e Martin Canit.
    Gjyqtarja Migena Laska pranoi kërkesën e prokurorisë për dërgimin në gjyq të të miturit për “vrasje në rrethana cilësuese”. Në të njëjtën seancë gjykata ka refuzuar kërkesën për gjykim të shkurtuar të bërë nga i akuzuari.

    Psikologia Lindita Hoxha ka shprehur dakordësi për vijimin procesit me gjykim të zakonshëm për shqyrtim me të detajuar të çështjes në themel.
    Ngjarja ndodhi më 18 nëntor 2024, në Tiranë, rreth 200 metra larg shkollës ”Fan Noli”.

  • Vrau bashkëmoshatarin Martin Cani, gjykata rrëzoi kërkesën për gjykim të shkurtuar të 14 vjeçarit

    Vrau bashkëmoshatarin Martin Cani, gjykata rrëzoi kërkesën për gjykim të shkurtuar të 14 vjeçarit

    Gjykata e Tiranës ka kaluar për gjykim dosjen në ngarkim të Mario Përlleshaj, autorit të dyshuar të vrasjes së Martin Canit pranë shkollës “Fan Noli” më 18 nëntor të vitit të kaluar. Përlleshaj akuzohet për veprën penale vrasje në rrethana të tjera cilësuese.
    Mbrojtja e Përlleshajt kërkoi gjykim të shkurtuar por gjyqtarja Migena Laska e rrëzoi kërkesën.
    Si pasojë e përleshjes mes të miturve mbeti i plagosur edhe vetë autori i dyshuar si dhe Luis Meçaj. Ky i fundit, mori pjesë në seancën e sotme bashkë me familjarët e Martin Canit si viktima të veprës penale.

    Ngjarja e rëndë mes adoleshentëve, mbetet ende me pikëpyetje të mëdha për mënyrën se si ndodhi por edhe neglizhencën e shkollës dhe strukturave të rendit. Këto të fundit, reaguan disa herë duke krijuar polemika rreth zbardhjes së dinamikës së ngjarjes, sa të mitur u përfshinë në konflikt dhe si ndodhi vrasja.

    Vetëm disa ditë para krimit, adoleshentët ishin konfrontuar me njëri-tjetrin, dhe shkolla pretendoi se i kishte ballafaquar të miturit dhe pas kësaj ishin pajtuar, por në fakt, konflikti vijoi disa ditë më pas sapo fëmijët lanë ambientin e shkollës, ku u regjistruar disa metra larg saj edhe ngjarja e rëndë.

  • Vrasja e Martin Canit, kalon për gjykim çështja ndaj Mario Përlleshajt

    Vrasja e Martin Canit, kalon për gjykim çështja ndaj Mario Përlleshajt

    Gjykata e Tiranës ka vendosur që të kalojë për gjykim çështjen në ngarkim të të miturit Mario Përlleshaj.
    Ai akuzohet për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij Martin Cani ngjarje e ndodhur në 18 Nëntor të vitit të shkuar në afërsi të shkollës Fan Noli.
    Gjyqtarja Migena Laska ka pranuar kërkesën e prokurorisë për gjykim të dosjes penale. 14 vjeçari Përlleshaj do të gjykohet për veprën penale vrasje në rrethana cilësuese ndaj dy ose më shumë personave. Gjykata rrëzoi kërkesën për gjykim të shkurtuar të bërë nga 14 vjeçari.
    Në sallë psikologia Lindita Hoxha është shprehur se është dakord që të vijojë gjykimi i zakonshëm për shqyrtim me të detajuar të çështjes në themel, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Ho

  • U dënua me 1 vit burg, Gjykata e Bosnjës kërkon që INTERPOL-i të lëshojë fletë arresti për Dodik

    U dënua me 1 vit burg, Gjykata e Bosnjës kërkon që INTERPOL-i të lëshojë fletë arresti për Dodik

    Gjykata e Bosnjë e Hercegovinës ka kërkuar që të lëshohen fletarrestime ndërkombëtare, përmes INTEPOL-it, për presidentin e Republikës Sërpska (RS), Millorad Dodik, dhe kryetarin e Kuvendit Popullor të këtij entiteti serb, Nenad Stevandiç.
    “Shpallja e fletarrestimit është në kompetencë të Zyrës Qendrore Kombëtare të INTERPOL-it”, u konfirmua për Radion Evropa e Lirë më 27 mars nga Gjykata e Bosnjës.
    Në një përgjigje të mëhershme për Radion Evropa e Lirë, për një rast tjetër, INTERPOL-i tha se nuk lëshon fletarrestime, por “me kërkesë të shteteve anëtare dhe pas kontrolleve të përputhshmërisë, INTERPOL-i lëshon njoftime ndërkombëtare për të kërkuarit që njihej si ‘njoftime të kuqe’”.
    “Njoftimi i kuq” i alarmon policitë në gjithë botën për të arratisurit që kërkohen ndërkombëtarisht dhe ndihmon në sjelljen e tyre para drejtësisë. Megjithatë, është në kompetencën e vendeve anëtare të INTERPOL-it për të vendosur nëse do të arrestojnë një person ose jo.
    Nga Gjykata e Bosnje e Hercegovinës është bërë e ditur se fletarrestimet ndërkombëtare janë kërkuar më 26 mars nga Prokuroria e Bosnjë e Hercegovinës, e cila i ngarkon Dodikun dhe Stevandiçin, bashkë me kryeministrin e RS-së, Radovan Vishkoviq, dhe “persona të tjerë”, për sulm ndaj rendit kushtetues të Bosnjë e Hercegovinës.
    Si bazë për lëshimin e fletarrestimeve, Prokuroria e Bosnjës ka deklaruar se Dodik dhe Stevandiq, “duke shfrytëzuar pozitat e tyre të larta në entitetin Republika Sërpska, duke shmangur procedurat ligjore të kontrollit kufitar, kanë kaluar kufirin shtetëror dhe kanë lëshuar territorin e Bosnjë e Hercegovinës”.
    Gjykata e Bosnje e Hercegovinës ka deklaruar se Dodik aktualisht ndodhet në Izrael, ndërsa i Stevandiç, duke shmangur kontrollet ligjore, është kthyer nga Serbia në Bosnje më 18 mars.
    “Të gjitha rrethanat tregojnë se ka gjasa që Dodik dhe Stevandiç në çdo moment të ndodhen jashtë vendit”, është thënë nga Gjykata e Bosnje e Hercegovinës.
    Dodik, Vishkoviq dhe Stevandiq janë të dyshuar për sulm ndaj rendit kushtetues dhe ndaj tyre janë lëshuar fletarrestime qendrore brenda Bosnje e Hercegovinës, siç është konfirmuar për REL-in më 17 mars. Çdo agjenci policore, nga 16 sa janë në Bosnjë e Hercegovinë, duhet t’i arrestojë ata.
    Ku ndodhet Millorad Dodik?
    Dodik ndodhet në Izrael, ku po merr pjesë në një konferencë për antisemitizmin në Jerusalem, ndërkohë që ndaj tij është lëshuar fletarrestim në Bosnjë e Hercegovinë. Dodik kishte udhëtuar për në Izrael të martën, me avionin e Qeverisë së RS-së, të nisur nga Beogradi.
    Një ditë para kësaj, në rrethana ende të paqarta, ai kishte kaluar kufirin mes Bosnjës dhe Serbisë, kur kishte udhëtuar në Batajnicë, afër Beogradit, për të marrë pjesë në përkujtimin e përvjetorit të bombardimeve të NATO-s.
    Policia kufitare e Bosnjës ka njoftuar se po zhvillon hetime lidhur me kalimin e kufirit nga Dodiku, duke theksuar se në pikën kufitare ndërkombëtare Raça mes Bosnjës dhe Serbisë nuk ka barriera kufitare.
    Çfarë i parapriu kërkesës për fletarrestim?
    Kërkesa për arrestimin e zyrtarëve më të lartë të RS-së vjen në një periudhë të trazuar që pasoi pasi më 26 shkurt Dodik u dënua në shkallë të parë nga Gjykata e Bosnjës me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalim për të mbajtur funksione publike, për shkak të mosrespektimit të vendimeve të përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar në Bosnje.
    Një ditë pas aktgjykimit, Kuvendi Popullor i RS-së miratoi ligje jokushtetuese me të cilat, në territorin e entitetit, u përpoq që të ndalojë punën e Gjykatës dhe Prokurorisë së Bosnjës, Agjencisë Shtetërore për Hetim dhe Mbrojtje (SIPA), si dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial.
    Gjykata Kushtetuese e Bosnje e Hercegovinës më 7 mars vendosi masë të përkohshme dhe ndaloi zbatimin e ligjeve të miratuara nga Parlamenti i entitetit.
    Pas kësaj, autoritetet e RS-së vazhduan me veprime jokushtetuese, përfshirë shqyrtimin e një Kushtetute të re të entitetit në një seancë të Kuvendit më 12 mars, e cila parashikon që RS-ja të jetë “shtet”, themelimin e ushtrisë entitetit dhe shfuqizimin e Këshillit të Popullit të RS-së./REL
    Dodik gjithashtu është i shpallur non grata nga SHBA njëjtë si Sali Berisha. Ai është futur dy herë në listën e zezë amerikane për shkak të aktiviteteve të tij kundër Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit të arritur më 1995.

  • Kushtetuesja shtyn seancën për Gerd Hoxhën, thirret si palë e tretë edhe KLGJ

    Kushtetuesja shtyn seancën për Gerd Hoxhën, thirret si palë e tretë edhe KLGJ

    Gjykata Kushtetuese

    TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka shtyrë për në datë 23 prill vendimin për organizimin dhe funksionimin e institucioneve kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, SPAK dhe GJKKO. Në seancën e sotme, trupa gjykuese e Kushtetueses pritej që të merrte vendimin lidhur me rasin e gjyqtarit Gerd Hoxha. Po sot, u vendos që Gjykata Kushtetuese të thërrasë si palë të tretë edhe Këshillin e Lartë të Gjyqësorit.
    Kushtetuesja u vu në lëvizje nga Gjykata Administrative që të vendoste lidhur me rastin e gjyqtarit Hoxha, i cili u skualifikua nga gara për një vend si gjyqtar në Gjykatën e Posaçme për shkak të një fotoje që kishte me kryebashkiakun tashmë të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj. Edhe pse fotoja ishte shkrepur në një event të ambasadës britanike në Shqipëri, sërish është marrë si provë për të skualifikuar nga gara Hoxhën, i cili më pas bëri edhe ankimimin. 
    Gerd Hoxha pretendon se u skualifikua dhe nuk u emërua vetëm për një foto rastësore me kryebashkiakun e arrestuar, ndaj edhe vendosi që çështjen e tij ta ndjekë të në gjitha hallkat ligjore. 

    Në datën 27 mars, Kushtetuesja e vënë në lëvizje prej Gjykatës administrative të Tiranës dhe me palë të interesuar Kuvendin e Shqipërisë pranoi kërkesën për të vendosur lidhur me ligjin për institucionet e posaçme SPAK dhe GJKKO. Neni 6 është diskutuar nga gjyqtari Hoxha, pasi më 24 korrik të vitit të shkuar ai u skualifikua nga gara për t’u bërë pjesë e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit. Zëvendëskryetari i gjykatës së Tiranës e vlerëson si antikushtetues vendimmarrjen e komisionit që në përbërje ka hetues, dhe që është filtri i fundit përpara se kandidatët të shqyrtohen nga KLP dhe KLGJ./ZËRI

  • Dënohet me 1 vit e 9 muaj burg menaxheri i grupit famëkeq “Albkings”

    Dënohet me 1 vit e 9 muaj burg menaxheri i grupit famëkeq “Albkings”

    FOTO ILUSTRUESE

    KOSOVË-Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 21 muaj burg dhe 5 mijë euro gjobë Florent Poroshticën, njërin nga të akuzuarit për krijimin dhe menaxhimin e grupit famëkeq, “Albkings” në Telegram, ku bëhej shpërndarja e fotografive dhe videove të ndryshme intime të vajzave.
    Ndërkohë Gjykata e Prishtinës ka veçuar rastin për administratorin e grupit ‘AlbKings’, Edin Nevzatin, i cili ka ikur në Serbi. Gjykatësi Adnan Kamberi, ka thënë se do të marrë masat e duhura që Nevzati të sillet para drejtësisë. Ndaj të pandehurve rëndojnë veprat penale “Vjedhja e identitetit dhe kredencialeve në bashkëkryerje”, “Shantazhi” dhe “Shtrëngimi”.
    Seanca ishte vendosur të mbahej më 30 janar, por u shtye. Kjo për faktin se të dyshuarit nuk ishin prezentë. Edin Nevzatin e kishte njoftuar avokatin në momentin e fundit se nuk do të paraqitet në seancë, ndërsa është konstatuar se i njëjti ka ikur në një fshat në Serbi.

    “Albkings”, promovonte dhe reklamonte foto e video nudo të vajzave të ndryshme shqiptare në Kosovë dhe në Shqipëri. Grupe të tilla janë denoncuar dhe nga ZËRI, por policia në Shqipëri nuk ka bërë hapa konkretë në vënien përpara drejtësisë të personave që fshihen pas tyre./ZËRI

  • Abuzoi me të miturën/ Ngjarja që tronditi Vlorën, Gjykata lë në burg Rinald Rakipajn

    Abuzoi me të miturën/ Ngjarja që tronditi Vlorën, Gjykata lë në burg Rinald Rakipajn

    Gjykata e Vlorës

    VLORË- Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për 40-vjecarin Rinald Rakipaj, i cili u vendos në pranga 2 ditë më parë. 40-vjeçari akuzohet për “marrëdhënie seksuale me të mitur “si dhe për “nxitje për përdorimin e drogës”. Ndaj edhe në seancën e sotme, gjyqtari Bevil Beqiraj pranoi kërkesën e Prokurorisë së Vlorës, duke e lënë në burg Rakipajn.
    Ngjarja e rëndë ndodhi 22 mars, ku Rakipaj, bashkë me një tjetër person për të cilin ka nisur procedimi penal kanë nxitur 15-vjeçaren dhe dy shoqet e saj, po ashtu të mitura që të shkojnë me to në hotel.

    Atje kanë konsumuar lëndë nakortike të llojit kokainë dhe më pas, 40-vjeçari ka kryer marrëdhënie me të miturën. Në dëshminë e dhënë para hetuesve, dy adoleshentet e tjera kanë pohuar që kanë pirë lëndë narkotike me 33-vjeçarin, teksa kanë mohuar që të kenë kryer marrëdhënie seksuale./ZËRI