Tag: gjuzin

  • Sherri fizik me Kujtim Gjuzin, reagon Ilir Demaliaj: Situata u tensionua kur më tha…

    Sherri fizik me Kujtim Gjuzin, reagon Ilir Demaliaj: Situata u tensionua kur më tha…

    Aktivisti dhe publicisti i njohur, Ilir Demaliaj dhe ish-deputeti Kujtim Gjuzi janë përfshirë në një përplasje fizike me njëri-tjetrin.

    Ngjarja ka ndodhur në një nga hotelet e kryeqytetit. Sikurse duket në një video të publikuar në rrjetet sociale, Demaliaj tenton të godasë Gjuzin.
    Një grua është përpjekur t’i ndajë, duke hyrë mes tyre, por është shtyrë dhe për pasojë ka rënë në tokë.

    Për incidentin, reagoi sot Ilir Demaliaj, përmes një interviste në “Shqipëria Live”.
    “Nuk është ndonjë video për t’u krenuar. Ai ka shkruar disa statuse në llogarinë e tij në “Facebook”, unë nuk i jam përgjigjur se s’kisha pse. E pashë rastësisht aty, më tha ‘ulu këtu’, i thashë ‘unë të ulem me ty që nuk ke lënë gjë pa shkruar?’ U acaruar biseda, tani nuk dua ta diskutoj më.
    Pishman se pse të vihem unë të atë pozitë. Unë jam kundër dhunës, nuk kishte mirë, nuk kemi pasur më komunikim. Kam marrë shumë telefonata më pas, më shkruan, por dua ta mbyll atë muhabet”.

  • “Çfarë s’ka shkruar për mua”/ Sherri me Kujtim Gjuzin, reagon Ilir Demaliaj: Situata u tensionua kur më tha…

    “Çfarë s’ka shkruar për mua”/ Sherri me Kujtim Gjuzin, reagon Ilir Demaliaj: Situata u tensionua kur më tha…

    Aktivisti dhe publicisti i njohur, Ilir Demaliaj dhe ish-deputeti Kujtim Gjuzi janë përfshirë në një përplasje fizike me njëri-tjetrin.

    Ngjarja ka ndodhur në një nga hotelet e kryeqytetit. Sikurse duket në një video të publikuar në rrjetet sociale, Demaliaj tenton të godasë Gjuzin.
    Mimoza Hajdarmataj, kandidate e Partisë Demokratike në listën e hapur të Tiranës është përpjekur t’i ndajë, duke hyrë mes tyre, por është shtyrë dhe për pasojë ka rënë në tokë.

    Për incidentin, reagoi sot Ilir Demaliaj, përmes një interviste në “Shqipëria Live”.
    “Nuk është ndonjë video për t’u krenuar. Ai ka shkruar disa statuse në llogarinë e tij në “Facebook”, unë nuk i jam përgjigjur se s’kisha pse. E pashë rastësisht aty, më tha ‘ulu këtu’, i thashë ‘unë të ulem me ty që nuk ke lënë gjë pa shkruar?’ U acaruar biseda, tani nuk dua ta diskutoj më.
    Pishman se pse të vihem unë të atë pozitë. Unë jam kundër dhunës, nuk kishte mirë, nuk kemi pasur më komunikim. Kam marrë shumë telefonata më pas, më shkruan, por dua ta mbyll atë muhabet”.

    Top Channel

  • Sherr në Tiranë, Ilir Demaliaj godet me shqelm Kujtim Gjuzin! (Video)

    Sherr në Tiranë, Ilir Demaliaj godet me shqelm Kujtim Gjuzin! (Video)

    Një sherr është regjistruar në ambientet e hollit të një hoteli të Tiranës, ku protagonist të sherrit kanë qenë dy personazhe të njohur për publikun.
    Bëhet fjalë për Ilir Demaliajn dhe Kujtim Gjuzin. Siç shihet në videon që po qarkullon në rrjet, Demaliaj i lëshohet Kujtim Gjuzit dhe shkelmë, teksa ky i fundit fillimisht tenton t’i ikë.
    Krah Ilir Demaliajt shfaqet dhe një grua, e cila mundohet të parandalojë sherrin, por ai e shtyn dhe e rrëzon përtok. Ende nuk dihet se cili ka qenë motivi i sherrit mes tyre.
    Ilir Demaliaj kohët e fundit është kthyer në një mbrojtës të Edi Ramës në studiot televizive, ku ka thënë se është dhe kushëri me Linda Ramën, ndërsa ish-deputeti Kujtim Gjuzi është aleat i Sali Berishës në zgjedhjet e 11 Majit.