Tag: gjushi

  • “Asfalt për votë”/ Berisha akuza ndaj Sakos: Gjushi me fustan nuk pyet për ligjin

    “Asfalt për votë”/ Berisha akuza ndaj Sakos: Gjushi me fustan nuk pyet për ligjin

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar një rast në rrjetet sociale për kryebashkiaken e Durrësit, Emiriana Sako. Denoncimi i tij ka të bëjë në lidhje me zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ku sipas Berishës, Sako është duke shtruar rrugët me asfalt elektoral në qytetin bregdetar.
    Kreu i opozitës ka hedhur akuza ndaj kryebashkiakes, duke thënë se ajo është duke shkelur ligjin dhe shoreh se Sako dhe bashkëpunëtorët e saj do të mbajnë përgjegjësi njësoj si ish-zyrtarët e tjerë të denoncuar për terror elektoral.
    Postimi i plotë:
    Asfalt për Votë! Kriminelja elektorale Sako (Gjushi me fustan) nuk pyet për ligjin dhe vazhdon me krimin: Asfalt për votë! Dënoj me forcën më të madhe krimin elektoral të saj për të cilin e siguroj se pas 11 majt do trajtohet njëlloj si Gjushi, Visi i Pojës, Hajri dhe Agasi, terrorist elektoral!
    Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. Zoti Berisha partia socialiste bashkia e Durrësit, filluan asfaltin electoral në ShënVlash Durrës per vota, po bejn çdo gjë për te fitura po këtë rradhe do humbin si kurrë më parë, rroftë partia Demokratike.

  • “Gjushi me fustan”, Berisha denoncon kryebashkiaken e Durrësit: Po përdor fonde publike për të blerë vota

    “Gjushi me fustan”, Berisha denoncon kryebashkiaken e Durrësit: Po përdor fonde publike për të blerë vota

    Kreu i PD-së Sali Berisha, ka denoncuar kryebashkiaken e Durrësit, Emiriana Sako, se po hedh asfalt elektoral në qytetin bregdetar.
    Berisha në një postim në rrjetet sociale akuzon Sakon se në shkelje të hapur të ligjit, ka nisur asfaltimin elektoral në Shënavlash të Durrësit, duke në prag të zgjedhjeve të 11 majit.
    Ai garanton qytetarët se pas zgjedhjeve, Sako dhe bashkëpunëtorët e saj do të mbajnë përgjegjësi njësoj si ish-zyrtarët e tjerë të denoncuar për terror elektoral.
    Postimi i plotë:
    Asfalt për Votë!
    Kriminelja elektorale Sako (Gjushi me fustan) nuk pyet për ligjin dhe vazhdon me krimin: Asfalt për votë!
    Dënoj me forcën më të madhe krimin elektoral të saj për të cilin e siguroj se pas 11 majt do trajtohet njëlloj si Gjushi, Visi i Pojës, Hajri dhe Agasi, terrorist elektoral!
    Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital.
    Zoti Berisha partia socialiste bashkia e Durrësit, filluan asfaltin electoral në ShënVlash Durrës per vota, po bejn çdo gjë për te fitura po këtë rradhe do humbin si kurrë më parë, rroftë partia Demokratike.

  • ‘Gjushi me fustan mblidhet me bandat si hiena’, Berisha: Suel Çela dhe Vis Poja mos guxoni të kërcënoni qytetarët

    ‘Gjushi me fustan mblidhet me bandat si hiena’, Berisha: Suel Çela dhe Vis Poja mos guxoni të kërcënoni qytetarët

    Nga Durrësi, ku po vijon fushata elektorale e Partisë Demokratike, Sali Berisha lëshoi një paralajmërim të fortë ndaj krerëve të bandave, duke i akuzuar për përfshirje në intimidimin e votuesve dhe manipulimin e votës.
    Berisha përmendi me emra disa figura të njohura si pjesë e grupeve kriminale dhe i paralajmëroi se çdo votë e prekur do të sjellë pasoja të rënda ligjore.
    “I them Visit të Pojës, Suel Çelës, Shytëve: për çdo votë do të keni 1 vit më shumë dënim. Mos prekni votën e shqiptarëve. Ushtarë të të keqes së Edi Ramës, guxoni dhe kërcënoni qytetarët”, deklaroi Berisha.
    Ai theksoi se në qytete të ndryshme të vendit, kandidatët e mazhorancës janë, sipas tij, të lidhur me struktura kriminale që ushtrojnë presion mbi votuesit.
    “Shkoj në Lushnjë, më del kandidatja e bandës, në Elbasan më del Sara Mile. Bandat aty u thonë qytetarëve: puna jote do matet me votat që merr Sara. Këtu në Durrës, Gjushi me fustan dhe Poja, çdo natë mblidhen si hiena për të bërë plane për të vjedhur votat e qytetarëve të Durrësit”.
    Në fund, Berisha tha se do të ketë ndëshkime të ashpra për ata që përpiqen të manipulojnë zgjedhjet dhe përmendi edhe një emër konkret si dëshmitar.
    “Nuk do të ketë dënime më të rënda në Shqipëri se për vjedhjen e votave. Ergys Agasi, dëshmitari më i keq për ju”, përfundoi ai.

  • “Vangjush Dako nga biruca po ndërton vilë në tokë shtetërore”/ Nga Durrësi, Berisha akuza edhe kryebashkiakes: Sako është Gjushi me pantallona

    “Vangjush Dako nga biruca po ndërton vilë në tokë shtetërore”/ Nga Durrësi, Berisha akuza edhe kryebashkiakes: Sako është Gjushi me pantallona

    Nga Durrësi, kryedemokrati Sali Berisha hodhi akuza drejt kyebashkiakes Emirjana Sako dhe ish-kryebashkiakut, Vangjush Dako, i dënuar për ‘shpërdorim detyre’.

    Teksa pa nga afër një shtëpi të dëmtuar nga tërmeti i vitit 2019 dhe dëgjoi banorët të thonë se ende nuk janë kompensuar, Berisha akuzoi Sakon për korrupsion.
    “Të gjitha këto pse vjedh Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, dhe ai e quan vjedhjen, hanë dardha dhe molla të prishura. Hanë dardha dhe molla të prishura se shohin Edi Ramën ata. Kur kreu i organizatës vjedh, ata lëshohen si lukuni për të vjedhur. Gjithë problemi është se po të bësh një analizë të thellë, vjedhja që u bëhet shqiptarëve është nëna e të gjithë problemeve të tyre. Ja si i thonë këtij, ia kemi dhënë paratë, ata me siguri po të shkosh aty gjen një emër që ka firmosur në emër të zotërisë, ka ndarë paratë me Sakon dhe nuk e paraqesin dot në gjykatë se do zbulohen”.
    Madje, Berisha hodhi pretendimin se Vangjush Dako po ndërton një vilë në zonën e kavalishencës në Durrës, pronë shtetërore.
    “Të gjitha pasuritë këta i kthejnë në vila, në hotele, i çojnë në banka offshore. Kjo sepse vjedhin, vjedhin dhe vetëm vjedhin taksat e qytetarëve dhe i mbajnë rrogat e ulëta. Pardje po më thoshte një mik i imi se Gjushi ka ndërtuar vilë në truallin publik të konvaleshencës. 900 metër! E sheh se mafia është e fshehtë. Mafia është në fshehtësi, ka kodin e heshtjes. Ai më tha se unë e kam parë me sytë e mi dhe do të sjell dokumentet. Imagjinoni ju, Gjushi nga biruca, nga qelia, ndërton vilën 2-3 katëshe në territor të konvaleshencës së ushtrisë ku drejtor është një njeri i përlyer në të gjitha llojet e krimit”.

    Top Channel

  • Berisha: Gjushi nga biruca ka ndërtuar vilë 900 metra në truallin publik të konvaleshencës

    Berisha: Gjushi nga biruca ka ndërtuar vilë 900 metra në truallin publik të konvaleshencës

    Kryedemokrati Sali Berisha, nga takimi në Durrës me familjet e prekura nga tërmeti i 2019-ës, ka denoncuar një tjetër rast të korrupsionit dhe abuzimit me pronat publike, duke akuzuar ish kryebashkiakun Vangjush Dako për ndërtimin e një vile 900 metra katrorë në truallin e konvaleshencës së Ushtrisë.

    Sipas Berishës, ky veprim është bërë në territorin e administruar nga një drejtues që ka lidhje me grupe të dyshimta kriminale dhe është i njohur për lidhjet e tij me krimin. Po ashtu, Berisha ka theksuar se ky rast është një shembull i qartë i shkeljeve të ligjit dhe abuzimeve, duke e lidhur ngjarjen me lidhjet politike të personave të përfshirë, duke përmendur gjithashtu një lidhje familjare me Taulant Ballën.

    Për më tepër, ai ka bërë thirrje që të ndërmerren hapa konkretë për të përmirësuar situatën, duke garantuar se urbanizimi i zonave të reja do të jetë një prioritet i qeverisë së re, por gjithmonë duke respektuar ligjin dhe duke eliminuar praktikat e dëmshme të legalizimit të paautorizuar.

    Pjesë nga fjala e kreut të PD:

    Pardje po më thoshte një mik i imi se Gjushi ka ndërtuar vilë në truallin publik të konvaleshencës.

    900 metër!

    E sheh se mafia është e fshehtë.

    Mafia është në fshehtësi, ka kodin e heshtjes.

    Ai më tha se unë e kam parë me sytë e mi dhe do të sjell dokumentet.

    Imagjinoni ju, Gjushi nga biruca, nga qelia, ndërton vilën 2-3 katëshe në territor të konvaleshencës së ushtrisë ku drejtor është një njeri i përlyer në të gjitha llojet e krimit. Ka vetëm një meritë, që është daja i Taulant Ballës.

    Po këto me 11 maj marrin fund…

    Banorët e Kënetës e dinë se ne ndërmorrëm projekte të mëdha për urbanizimin.

    Unë i garantoj këta se urbanizimi i zonave të reja urbane do jetë përparësi absolute e qeverisë.

    Sikundër të informoni çdo qytetar të këtyre zonave se për PD nuk do ketë kurrë urbanizim para legalizimit.

    Do ketë legalizim të menjëhershëm me leje legalizimi dhe pastaj urbanizim sipas rastit.

    Sepse asnjë njeri nuk pengon ndërtimin e rrugës kur sheh se ajo i shërben komunitetit.

    Por në këtë rast, shteti dëmshpërblen me çmimin e tregut dhe jo siç bëjnë këta që hajt se ndërtove pa leje, po ta prish dhe nuk të jap asgjë. Kjo merr fund si praktikë.

  • “Sako mëkatare sa vetë Gjushi”/ Sali Berisha akuzon Kryebashkiaken e Durrësit: Simbol i korrupsionit

    “Sako mëkatare sa vetë Gjushi”/ Sali Berisha akuzon Kryebashkiaken e Durrësit: Simbol i korrupsionit

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzon Kryebashkiaken e Durrësit, Emirjana Sakon, “simbol i korrupsionit”. Ne zhvillimin e takimeve me familjet e prekura nga tërmeti në Durrës, Berisha u shpreh se Kryebashkiakja Sako, “nuk u ka dhënë familjeve bonusin e qirasë prej 1 viti e gjysmë”.
    Sali Berisha:Korrupsion edhe në fatkeqësitë natyrore. Diskriminim politik i egër në stilin e një narkodiktature. Është demokrat, dhe i grabisin, shuma që i takon, ka fituar edhe gjyqin. Por këtu mafia është mbi gjykatën dhe nuk pyet për gjykatën. Ndërsa të tjerët, i kanë rrafshuar dhe i kanë ngritur nga e para pa pasur asnjë dëmtim nga tërmeti sepse janë të sojit që ndajnë paratë me ta. Këtyre ua grabisin pa ua dhanë. Dhe i thonë i ka marrë dikush tjetër. Por gjykata gjersa e shqyrtoi, ky i ka faktuar gjykatës se nuk i ka marrë.
    Po ai dikush tjetër, ai është një sekser i Sakos sepse Sako është një Gjush me pantallona.Sako është një Gjush me pantallona, Sako është Gjushi biss me pantallona, asgjë tjetër, madje edhe më mëkatare se vetë Gjushi.
    Ndaj 11 Maji është përgjigja. Sako nuk njeh asnjë limit në kodin etik të zyrtarit, është simbol i korrupsionit m shumë se Gjushi, nuk u ka dhënë familjeve bonusin e qirasë prej 1 viti e gjysmë.