Tag: gjurmon

  • ‘Po më arrestojnë’/ Policia po gjurmon valët e celularit të ish-zv/drejtorit të AKSHI-t

    ‘Po më arrestojnë’/ Policia po gjurmon valët e celularit të ish-zv/drejtorit të AKSHI-t

     

    Familjarët kanë denoncuar si person të humbur Daniel Shima, ish-zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të AKSHI-t.

    Mësohet se kontaktin e fundit me familjen ish-zv/drejtori i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit e ka pasur mesditën e kësaj të mërkure teksa u ka pohuar se po e ndalonte policia.

    Ka qenë mamaja e Shimës, ajo e cila ëma ka bërë denoncimin, ndërkohë që bashkëjetuesja e tij ka treguar mesazhin nga i mbërritur në adresë të saj nga numri i bashkëshortit ‘po më arrestojnë’.

    Ndërkaq, telefoni nga ai moment ka dalë i fikur. Policia nga ana tjetër po gjurmon valët telefonike të Shimës, bën të ditur gazetari i SYRI TV, Fatjon Gjinaj.

    Policia nga ana e saj, thotë se nuk e ka në sistem emrin e Shimës, si person të arrestuar.

    ‘Më datë 20.08.2025, rreth orës 17:00, në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasja M. Sh., e cila ka kallëzuar se ditën e sotme ka humbur kontaktet me djalin e saj, shtetasin D. Sh., 34 vjeç. Shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe për gjetjen e tij’, informon policia e Tiranës.

    Lexo dhe: ‘U kërcënua…’ Çfarë deklaroi Ahmetaj një vit më parë në Syri Tv për Daniel Shimën