Tag: gjurmët

  • Numër rekord gjurmësh të fosilizuara të dinozaurëve në Bolivi

    Numër rekord gjurmësh të fosilizuara të dinozaurëve në Bolivi

     Paleontologët kanë identifikuar një numër rekord gjurmësh të fosilizuara dinozaurësh përgjatë një bregdeti të lashtë bolivian, sipas një studimi të botuar në revistën shkencore “PLOS One”.

    Hulumtuesit e udhëhequr nga Raul Esperante i Institutit të Kërkimeve të Gjeoshkencës në Kaliforni, dokumentuan rreth 16,000 gjurmë të fosilizuara të dinozaurëve teropodë me tre gishta, në nëntë vende studimi, në vendin e gjurmëve “Carreras Pampas” në Parkun Kombëtar Torotoro, në Bolivinë Qendrore.

    Studiuesit analizuan të dhënat e mbledhura nga 1275 shtigje – duke krijuar një pamje të detajuar të shpërndarjes të madhësisë dhe sjelljes të dinozaurëve që përfshinin kthesat, zvarritjen e bishtit dhe notin.

    “Numri i madh i shtigjeve lejon karakterizimin e popullatave që lanë gjurmët e tyre në një sipërfaqe të vetme shtrati – gjatë fazës së fundit të periudhës Kretake – rreth 72 milionë deri në 66 milionë vjet më parë”, thanë studiuesit.

    Gjurmët variojnë nga nën 10 centimetra në mbi 30 centimetra. Sipas autorëve, diapazoni i madhësive të gjurmëve dhe diversiteti i morfotipeve sugjerojnë se një grup i larmishëm organizmash lanë gjurmët në vend.

    “Ky vend është një dritare mahnitëse në të kaluarën e kësaj zone. Jo vetëm se sa dinozaurë mund të kenë lëvizur nëpër këtë zonë, por edhe çfarë bënin ndërsa lëviznin”, thanë autorët në një njoftim për shtyp.

    “Është e mahnitshme të punosh në këtë vend, pasi kudo që shikon, toka është e mbuluar me gjurmë dinozaurësh”, thanë ata.

  • Idriz Balani: “Gjurmët” me veprat e 50 autorëve, po rikthehet tradita e ekspozitës së fundviti

    Idriz Balani: “Gjurmët” me veprat e 50 autorëve, po rikthehet tradita e ekspozitës së fundviti

    Nga Julia Vrapi
    Piktura, skulptura dhe arti multimedial këtë dhjetor te “Gjurmët”.  Ekspozita pasuron dhe kalendarin kulturor të qytetit të Durrësit, ndërsa prezanton një krijimtari të 50 autorëve. Ekspozita “Gjurmët” në galerinë e artit “Nikolet Vasia”, një ngjarje që sjell në një hapësirë artistë të talentuar. Ky edicion prezanton punët e 50 krijuesve, dhe përmban punë nga fondi i galerisë “Nikolet Vasia” dhe artistë bashkëkohorë të qytetit, të cilët sollën interpretime unike përmes pikturës, skulpturës dhe artit multimedial. Skulptori i njohur Idriz Balani merr pjesë në këtë ekspozitë me një bocet për “Artistin e Popullit” Nikolin Xhoja në rolin e Xha Beqos, nga filmi “Kapedani”. Pjesëmarrës në këtë ekspozitë, skulptori Balani e vlerëson zhvillimin e saj, duke sjellë në vëmendje se “Gjurmët” me punët e 50 krijuesve u hap në kudër të festave të nëntorit në Durrës. “Është një aktivitet i iniciuar nga galeria e arteve pamore “Nikolet Vasia”. Janë paraqitur me veprat e tyre 50 autorë, nga të cilët 15 artistë me veprat e tyre janë nga fondi i galerisë dhe 35 janë autorë të karrierës dhe të rinj. Ekspozita u hap në kuadër të festave të nëntorit. Tematika e ekspozitës “Gjurmët” është lirë, koncepte e teknika të ndryshme dhe vepra me nivel”, shprehet skulptori Idriz Balani. Ekspozita “Gjurmët” tashmë duket se është bërë një traditë e bukur, ku në këtë ekspozitë secili autor prezantohet me një punë. Por skulptori Idriz Balani thotë se përgjatë gjithë këtij muaji publiku mund të njihet me veprat që janë ekspozuar. “ Kjo ekspozitë është edicioni i parë i iniciuar nga institucioni i galerisë dhe që mendohet se do të jetë i përvitshëm, sepse po rikthehet tradita e ekspozitës së fundviti, ku marrin pjesë sipas dëshirës të gjithë autorët durrsakë. Janë hapur këto vitet e fundit tre herë, organizuar nga Klubi dhe Shtëpia e Shkrimtarëve e Artistëve të Qytetit”, tregon skulptori Balani. Idriz Balani një nga skulptorët e vlerësuar në vend i njohur për krijimet e tij, që lidhin traditën me frymën bashkëkohore. Veprat e tij, reflektojnë sensin e thellë artistik, stilin unik dhe aftësinë për të transmetuar emocione, duke e vendosur emrin e tij në radhët e artistëve të rëndësishëm të skulpturës shqiptare. Një nga artistët që ka prezantuar krijimtarinë e tij brenda Shqipërisë, por dhe jashtë, skulptori Idriz Balani e prezanton për herë të parë bocetin për artistin Nikolin Xhoja në rolin e Xha Beqos, nga filmi “Kapedani”, një punë e krijuar gjatë këtij viti.
    “Gjurmët” në galeri
    Ekspozita “Gjurmët” një ngjarje që tashmë është bërë traditë vjetore për qytetin, ku çdo vepër tregon një perspektivë unike, duke reflektuar përvojat, emocionet dhe idetë e artistëve të qytetit. “Gjurmët” nuk është vetëm një ekspozitë, por edhe një hapësirë për dialog midis artistëve dhe publikut, ku shikuesi mund të ndjejë energjinë krijuese dhe të përjetojë artin në çdo detaj. Ekspozita “Gjurmët” që u hap në galerinë e Durrësit është në vijim dhe të atyre më parë që janë hapur për publikun. Në galerinë e arteve figurative “Nikolet Vasia” në Durrës më parë u çel ekspozita më e re e piktorit Arben Kristani, “Gjurmë Penelatash”. Galeria në Durrës u hap këtë vit, pasi më parë iu nënshtrua një procesi rikonstruksioni.

  • Krim i rëndë/ Nusja masakron për vdekje vjehrrën! Inçizimi dhe gjurmët e tradhtuan, si e reja shkoi ta grabiste për të shlyer borxhet e kumarit

    Krim i rëndë/ Nusja masakron për vdekje vjehrrën! Inçizimi dhe gjurmët e tradhtuan, si e reja shkoi ta grabiste për të shlyer borxhet e kumarit

    Një vrasje ka ndodhur në Greqi ditë më parë dhe u zbulua sot. Mësohet se nusja ka masakruar për vdekje vjehrrën e saj 75-vjeçare për shkak të borxheve të kumarit që autorja kishte dhe teksa u zbulua kur shkoi të grabiste paratë e familjes për t’i shlyer. Mediat greke bëjnë me dije gjithashtu se një video incizim 35-minutësh i fjalëve të fundit të gruas 75-vjeçare që u vra nga nusja e saj në Salaminë është në zotërim të autoriteteve.
    Në të, dëgjohen kërcënimet e gruas 46-vjeçare dhe lutjet e 75-vjeçares për të ndaluar së godituri. Nga dialogët, mund të konkludohet se gruaja nuk e kuptoi se ishte nusja e saj, ndërsa foli duke supozuar se personi që e godiste ishte një burrë. Në fund, dëgjohet gruaja fatkeqe duke thënë “Ati ynë”, një lutje para frymës së fundit.
    Sipas imazhit që autoritetet kanë deri më tani të 46-vjeçares, autorit të rrëfyer të vrasjes, varësia e saj nga kumari, kamerat e sigurisë dhe gjurmët e gjakut të gjetura në makinën e saj ishin provat që e tradhtuan atë. Skuadra e vrasjeve e kishte vënë në shënjestër 46-vjeçaren që në fillim, si për shkak të profilit të saj (ata kishin mësuar se ajo kishte tendencë të luante bixhoz), ashtu edhe për shkak të kamerave në zonë që e tregonin atë duke mbërritur dhe duke dalë nga shtëpia e viktimës, informon “Protothema”.
    Çfarë i tha 46-vjeçarja policisë?
    Autorja e krimit, duke folur në polici, deklaroi se arsyeja pse hyri në shtëpinë e 75-vjeçares ishte për të marrë para, konkretisht 1100 euro, por situata doli nga shinat kur siç tha ajo mendoi se viktima e kuptoi. Në veçanti, ajo pretendoi se 75-vjeçarja i kishte dhënë më parë djalit të saj dhe burrit 10,000 euro për t’i mbajtur për të. Megjithatë, paratë humbën.
    Dikush i mori (ende nuk është sqaruar se kush), duke rezultuar në pendim të burrit për paratë e nënës së tij. Kështu që vendosi t’ia kthente asaj. Ai mblodhi 8,000 euro dhe ia dha asaj me premtimin se do t’i kthente së shpejti 2,000 të mbetura. Më në fund, ai arriti të mblidhte edhe 1,100 euro të tjera dhe po përgatitej t’ia jepte edhe asaj.
    Një natë, megjithatë, gruaja e tij, e cila dyshohet se është e varur nga bixhozi, mori këto 1,100 euro, luajti me to dhe i humbi. Pastaj, për të mos u kapur nga burri i saj, ajo vendosi të hynte fshehurazi në shtëpinë e vjehrrës së saj, të merrte 1,100 euro dhe t’i kthente ato në vendin ku i kishte lënë burri i saj. Dhe kështu ndodhi, duke pasur akses në kamerat e sigurisë, ajo ndryshoi drejtimin e tyre në mënyrë që ata të mos e filmonin, vuri një maskë dhe doreza, mori një çekiç dhe u nis për në shtëpinë e saj.
    Ajo theu xhamin e një dritareje, hyri me forcë në vend dhe filloi ta kërcënonte gruan dhe t’i kërkonte para. Ajo reagoi dhe më pas autorja mori një shishe dhe, duke besuar siç tha ajo se e kishte kuptuar, e goditi në kokë, duke bërë që gruaja të binte në dysheme. Pastaj, në gjendje shoku siç tha ajo, mori një thikë nga vendi i ngjarjes dhe e theri. Pas krimit , ajo u kthye në shtëpinë e saj, lau rrobat që kishte veshur dhe i hodhi në një kosh plehrash.
    Fillimisht, hetimet u kthyen në të gjitha drejtimet dhe oficerët e policisë së vrasjeve u përpoqën, nëpërmjet deklaratave të të afërmve të saj dhe personave që kishin akses në shtëpinë në rrugën Ikarou, t’i çonin në gjurmët e autorëve. Më në fund, pas një hetimi të plotë, ata arritën në gjurmët e gruas e cila më në fund u dorëzua dhe rrëfeu.

  • Real në gjurmët e Szoboszlait, hungarezit i ofrohet rinovimi te Reds

    Real në gjurmët e Szoboszlait, hungarezit i ofrohet rinovimi te Reds

    El Chiringuito, media e njohur spanjolle evidenton se emri i radhës i presdientit të Real Madrid Florentino Perez është Dominik Szoboszlai.

    Mesfushori hungarez figuron një lojtar vendimtar te Reds, aq sa klubi i Liverpul është gati t’i ofrojë zgjatjen e kontratës. Në fakt, ajo aktualja vlen deri në 2028 mirpo parë rolin e 25 vjeçarit, kërkesat eventuale ndaj tij të kuqtë duan ta blindjonë.

    Nëdrkaq më herët nga Liverpul te Real është bashkuar Trent Aleksandër- Arnold. Në plan të Los Blancos edhe talenti argjentias Niko Paz. talenti është në radarët e Skalonit për t’ dërguar një ftesë për fazën finale të Kupës së Botës me Argjentinën.

    Vazhdo leximin

  • “Hapi sytë e zezë”, këngë e paharruar e interpretuar nga grupi i njohur “Gjurmët” (Teksti dhe video)

    “Hapi sytë e zezë”, këngë e paharruar e interpretuar nga grupi i njohur “Gjurmët” (Teksti dhe video)

    Ju ftojmë ta ndiqni këngën ‘Hapi sytë e zezë’ e kënduar nga grupi “Gjurmët”:Hapi sytë e zezë o mojO hap, o hapi sytë e zezë…

    Hap o hapi sytë e zezë o mojTë moj të na çel behar

    Hap o hapi sytë e zezë o mojHap o hapi sytë e zezë

    Rrezët kthehen syve tuE ma ndrisin shpresën mua

    Rrezët kthehen n’sytë tuE ma kallin datën mua

    Rrezët në sytë e tu të zezë

    Rrezët kthehen n’sytë tuE ma tregojnë diellin mua

    Rrezët kthehen n’sytë tuE më bëjnë të të dua

    Rrezët në sytë e tu të zezë

    Hapi sytë e zezëO së të paskan hije

    Rrezët kthehen në sytë e tyO në sytë e zi

    Hapi sytë e zezëO se të paskan hije

    Rrezët kthehen në sytë e tuO në sytë e zi…

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    “ERA”, KËNGË E PAHARRUAR NGA GRUPI I MIRËNJOHUR, “GJURMËT (TEKSTI DHE VIDEO)

    Gjurmët janë grup i njohur nga Kosova i muzikës rock. Grupi është formuar në vitin 1981 ne Prishtinë dhe ka qenë aktiv deri në vitin 1988. Grupi kishte pesë anëtarë. Vokalisti i grupit ishte Migjen Kelmendi, tani gazetar dhe publicist i njohur.

    Në vitin 1984, Gjurmet publikojnë albumin “Gjurmët”.

    Në vitin 1988, Gjurmët publikojnë albumin “Gjurmet 1982-1988”.

    Në vitin 2002, Gjurmët publikojnë albumin “Lp”, një përmbledhje e këngëve të tyre me incizim të lartë dhe shkrime retrospektive të Kelmendit për kohën e funksionimit të grupit.Në fund të vitit 2015, ata patën një rikthim tjetër të madh si grup, me një gala-mbrëmje të mbajtur në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

    Më datë 28 dhjetor 2015, Mc Kresha publikon videoklipin “Era”, në bashkëpunim me Gjurmët. Me këtë këngë, Mc Kresha u paraqit në këto festivale: Netët E Klipit Shqiptar 15 (2016), Top Music Awards 2016 (2016)

    Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • Rregullat e reja të udhëtimit në BE hyjnë në fuqi javën e ardhshme, ja çfarë duhet të dini

    Rregullat e reja të udhëtimit në BE hyjnë në fuqi javën e ardhshme, ja çfarë duhet të dini

    Në fund të javës së ardhshme, qytetarët që nuk janë pjesë e vendeve të BE-së, do të duhet të skanojnë pasaportën e tyre, të japin gjurmët e gishtërinjve dhe të fotografohen për të hyrë në shumicën e vendeve evropiane.
    Skema e re e hyrje-daljeve e BE-së, e njohur si EES, po prezantohet për të zëvendësuar vulosjen e pasaportave për të gjithë qytetarët jo pjesë e BE-së. Rregullat e reja do të zbatohen në zonën Shengen, e cila përfshin 29 vende, por jo Irlandën ose Qipron. Vendet e BE-së do të fillojnë të prezantojnë Sistemin EES për shtetasit jo të BE-së që udhëtojnë për një qëndrim të shkurtër.
    Kjo procedurë e re do t’u kërkojë vizitorëve të regjistrohen në kufi duke skanuar pasaportën e tyre dhe duke kryer “kontrolle biometrike”, pra, duke dhënë gjurmët e gishtërinjve dhe duke u fotografuar. Kjo zakonisht do të bëhet në një kioskë automatike ose nga një oficer kufitar. Pasi ta keni përfunduar këtë proces regjistrimi në një vend, do t’ju duhet vetëm të skanoni pasaportën tuaj dhe të jepni gjurmët e gishtërinjve ose një fotografi për të hyrë ose dalë nga ndonjë nga vendet e listuara. Fëmijëve nën 12 vjeç nuk do t’u merren gjurmët e gishtërinjve, por do të fotografohen sipas rregullave të reja.
    Çfarë ndodh me të dhënat tuaja?
    Komisioni Evropian thotë se të dhënat që mblidhen kur përdorni EES janë:
    Informacioni i listuar në dokumentin/dokumentet tuaja të udhëtimit (p.sh. emri i plotë, data e lindjes, etj.)
    Data dhe vendi i çdo hyrjeje dhe daljeje
    Imazhi i fytyrës dhe gjurmët e gishtërinjve
    Nëse ju është refuzuar hyrja
    Këto të dhëna do të ruhen në sistem dhe nuk mund të transferohen te palët e treta, përveç rasteve specifike. Të dhënat tuaja do të përdoren nga vendet për disa arsye, duke përfshirë identifikimin e udhëtarëve që nuk lejohen të hyjnë, gjetjen e atyre që përdorin identitete të rreme dhe ndihmën në parandalimin dhe hetimin e krimeve të rënda. Nëse refuzoni të jepni të dhënat tuaja biometrike, do t’ju refuzohet hyrja.

  • Zbulim i madh: gjurmë këmbësh njerëzore 7,000-vjeçare

    Zbulim i madh: gjurmë këmbësh njerëzore 7,000-vjeçare

    Ministri turk i Kulturës dhe Turizmit, Mehmet Nuri Ersoy, njoftoi të martën se pesë gjurmë këmbësh njerëzore që datojnë që nga viti 5,200 para Krishtit u zbuluan gjatë gërmimeve arkeologjike në Hatay, Turqinë juglindore.
    “Gjurmët e bëra 7,000 vjet më parë në Anadoll janë përsëri në qendër të vëmendjes. Ne bëmë një zbulim shumë të rrallë gjatë gërmimeve në Tell Kurdu Hoyuk në lagjen Reyhanli Karahuyuk,” tha Ersoy në një deklaratë në platformën turke të mediave sociale Nsosyal.
    Gjurmët e këmbëve u zbuluan në shtresa arkeologjike nga periudha Ubaid, të datuara në vitin 5200 para Krishtit. Ersoy tha se ato ishin lënë nga njerëz që ecnin mbi baltën e lagur nga shiu, duke ofruar një dëshmi unike për të kaluarën.

    “Me projektin tonë ‘Trashëgimia për të Ardhmen’, ne vazhdojmë të mbajmë gjurmët e së kaluarës në të ardhmen, të ruajmë, eksplorojmë dhe paraqesim trashëgiminë historike të Turqisë në botë, të vendosur për të arritur në katër vjet atë që dikur duheshin 60 vjet”, shtoi Ersoy.
    Ministri tha gjithashtu se gjurmët e këmbëve u zbuluan më 21 gusht 2025 në shtresën argjilore të parkut arkeologjik.
    Ky zbulim ofron një pasqyrë të rëndësishme të jetës shoqërore dhe kulturore të asaj periudhe, dhe studiuesit vazhdojnë të kërkojnë të dhëna të reja nga e kaluara e largët. /tesheshi.com/

  • Pornografi me të mitur! Pranga 24-vjeçarit në Lushnjë

    Pornografi me të mitur! Pranga 24-vjeçarit në Lushnjë

    FOTO ILUSTRUESE

    LUSHNJË-Një 24-vjeçar është arrestuar në Lushnjë për veprën penale “Pornografia me të mitur”. I riu u kap në kuad♪7r të operacionit “Gjurmët Digjitale”, ku në banesë iu gjetën pajisje elektronike në të cilat mbanet materiale me përmbajtje pornografike ku përfshiheshin të mitur.
    Njoftimi i policisë:
    Vijon intensivisht puna për parandalimin dhe goditjen e rasteve të abuzimit online ndaj fëmijëve.
    Finalizohet operacioni i koduar “Gjurmët Digjitale”.
    Identifikohet, kapet dhe ndalohet një shtetas, për pornografi me të mitur.
    Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Gjurmët Digjitale”, si pjesë e punës së pandërprerë për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale që cenojnë të miturit në hapësirën digjitale.
    Në kuadër të hetimeve të kryera, u bë i mundur identifikimi i një shtetasi të përfshirë në qarkullimin e materialeve të ndaluara, dhe si rezultat u ndalua shtetasi I. M., 24 vjeç, banues në Lushnjë, i dyshuar për veprën penale “Pornografi me të mitur”.
    Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, u gjetën dhe u sekuestruan pajisje elektronike, në të cilat u gjetën materiale me përmbajtje pornografike ku përfshiheshin të mitur.
    Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë./ZËRI

  • Vrasja makabre e Ilaria Sulës nga ish i dashuri i saj / E ndihmoi të fshihte gjurmët, ja sa vite burg kërkon prokuroria për nënën e autorit

    Vrasja makabre e Ilaria Sulës nga ish i dashuri i saj / E ndihmoi të fshihte gjurmët, ja sa vite burg kërkon prokuroria për nënën e autorit

    Hetimet mbi vrasjen e Ilaria Sulës, 22-vjeçares e vrarë më 26 mars në Romë, vazhdojnë, teksa Prokuroria kërkon dënim me dy vite burg për nënën e të dyshuarit, Mark Samson, 23 vjeç.

    Sipas autoriteteve, gruaja dyshohet se pastroi dhomën ku ndodhi krimi, duke hequr gjurmët e gjakut me lecka dhe detergjent, për të mbuluar gjurmët e vrasjes.
    Il Messaggero raporton se, sipas Zyrës së Prokurorit, Nors Manlapaz u angazhua për të fshirë çdo gjurmë të abuzimit, pa denoncuar kurrë të birin. Për këtë arsye, Prokurorja Publike Maria Perna ka rekomanduar një dënim prej dy vjetësh burg për gruan, pavarësisht të dhënave të saj të pastra penale, duke përfituar edhe nga marrëveshja për pranimin e fajësisë që parashikon një ulje të një të tretës së dënimit.
    Seanca për këtë çështje është caktuar për 10 nëntor, ku gjyqtari do të vendosë për pranimin e marrëveshjes dhe dënimin e mundshëm me kusht.
    Ndërkohë, gjyqi i Mark Samson do të fillojë më 12 nëntor, ku ai akuzohet për vrasje të qëllimshme me paramendim, motive të kota, lidhje emocionale dhe fshehje të kufomës.
    Hetuesit zbuluan mesazhe shqetësuese që tregojnë impulsin vrasës të të riut, i nxitur nga xhelozia dhe pamundësia për të pranuar fundin e marrëdhënies. Më 26 mars, në shtëpinë familjare në Via Homs, në lagjen Africano të Romës, ai dyshohet se e rrahu fillimisht Ilarian, dhe më pas e goditi tre herë në qafë me një thikë buke.
    Pas krimit, Mark Samson dyshohet se transportoi trupin e viktimës në një shkëmb pranë Capranica Prenestina, ku e hodhi.
    Pamjet e kamerave të makinës konfirmuan se ai udhëtoi vetëm, ndërsa gjyqtarja hetuese Antonella Minunni e përshkroi sjelljen e tij si “të qartë dhe të kontrolluar”, duke vënë në dukje ftohtësinë dhe kontrollin e sjelljes edhe pas aktit makabër.

    Top Channel

  • Kim s’i beson as mikut, stafi zhduk gjurmët e ADN-së nga dhoma pas takimit me Putin

    Kim s’i beson as mikut, stafi zhduk gjurmët e ADN-së nga dhoma pas takimit me Putin

    Bota E Mërkurë, 3 Shtator 2025 19:22
    Presidenti rus Vladimir Putin ndodhet në Pekin, aty ku u takua me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un dhe e falënderoi atë për guximin e ushtarëve të tij në luftën kundër forcave ukrainase, ndërsa Kim i tha se ishte gati të bënte gjithçka që mundet për të ndihmuar Rusinë.
    Ajo që ndodhi pas tij tërhoqi vëmendjen e mediave ruse. Ata raportuan se stafi i diktatorit të Koresë së Veriut zhduku menjëherë të gjitha gjurmët e pranisë së Kim në dhomën ku u zhvillua takimi me Putinin. Një video e postuar në Telegram tregon një punëtor që fshin karrigen e Kim-it, duke u kujdesur të pastrojë si krahët prej druri të saj ashtu edhe tavolinën pranë tyre.

    Një punonjës tjetër i stafit të sigurisë heq gotën nga e cila piu Kim, që ndodhej në një tabaka. Nuk është e qartë nëse Kim e urdhëroi këtë nga frika e shërbimeve sekrete të Putinit apo nga kinezët, por diktatori i Phenianit nuk është i vetmi udhëheqës botëror i shqetësuar për mbrojtjen e ADN-së së tij. Truprojat e Putinit thuhet se mbledhin urinën dhe jashtëqitjet e tij në qese të mbyllura kur ai është jashtë vendit dhe i dërgojnë ato në Moskë në valixhe të posaçme.