Tag: gjurmë

  • Vrasja e Ilaria Sulës, hetuesit: Gjurmë gjaku në çdo dhomë, e pastruan disa persona

    Vrasja e Ilaria Sulës, hetuesit: Gjurmë gjaku në çdo dhomë, e pastruan disa persona

    Mark Antony Samson dyshohet se e vrau Ilaria Sulën me thikë, duke e goditur disa herë dhe duke bërë që gjaku të derdhej në çdo dhomë. Njolla gjaku janë identifikuar në të gjithë murin e korridorit të banesës në via Homs 8 në Romë, në lagjen afrikane ku ndodhi krimi. Kështu del nga raportet e inspektimit të policisë mjeko-ligjore të parë nga agjencia LaPresse.

    Lidhur me orarin, hetuesit supozojnë se vrasja ka ndodhur mbrëmjen e 25 marsit dhe jo mëngjesin e datës 26 siç deklaroi krimineli i rrëfyer. Trupi i studentes 22-vjeçare u gjet më vonë natën e 2 prillit në një shpat të malit Guadagnolo, në komunën Capranica Prenestina, shkruan TGCOM.

    Policia mjeko-ligjore gjeti sasi të mëdha gjaku, duke përdorur pishtarë luminant, në dyshemenë e dushit dhe në lavamanët në banjë dhe kuzhinë. Gjurmë të tjera të dukshme gjaku ishin gjithashtu në shkopinjtë dhe dorezat e furçave të dyshemesë.

    Një tjetër gjurmë u izolua nga hetuesit në një kuti kartoni në majë të një dollapi, ndërsa një njollë e madhe gjaku ishte në dorezën e brendshme të derës së përparme të majtë të makinës së Samsonit. Gjurmë janë gjetur edhe në disa doreza lateksi.

    Gjurmët e gjakut mbetën me gjithë pastrimin e plotë të vendit të ngjarjes që u bë më 26 mars, datë në të cilën u blenë produktet e pastrimit në një dyqan mallrash shtëpiake dhe detergjentesh. Në konfirmim të kësaj, policia sekuestroi një faturë të lëshuar nga një dyqan jo larg shtëpisë ku ndodhi femicidi. Sipas hetuesve, disa persona kanë ndërhyrë për të hequr gjakun.

     

  • Gjurmë gjaku në mure e tualet, ekspertiza zbardh detaje tronditëse nga vrasja e 22-vjeçares shqiptare në Itali

    Gjurmë gjaku në mure e tualet, ekspertiza zbardh detaje tronditëse nga vrasja e 22-vjeçares shqiptare në Itali

    Mark Samson dyshohet se e vrau Ilaria Sulën me thikë, duke e goditur disa herë dhe njollat e gjakut janë identifikuar nëpër dhomat e shtëpisë.

    Disa njolla gjaku janë parë në të muret e korridorit të banesës në ‘Via Homs 8’ në Romë, në lagjen afrikane ku ndodhi krimi. Kështu thotë raporti i ekspertizës mjeko-ligjore. Sipas hetimit, vrasja ka ndodhur mbrëmjen e 25 marsit dhe jo mëngjesin e datës 26, siç deklaroi autori i dyshuar. Trupi i studentes 22-vjeçare u gjet më vonë natën e 2 prillit në një shpat të malit Guadagnolo, në komunën Capranica Prenestina.

    Policia mjeko-ligjore gjeti sasi të madhe gjaku në dush dhe në lavamanët e tualetit dhe kuzhinës. Gjurmë gjaku janë gjetur edhe te furçat e dyshemesë, te disa doreza apo te doreza e derës së përparme të makinës së Samsonit.

    Në 26 mars, Mark Samson bleu produkte pastrimi në një dyqan mallrash shtëpiake dhe detergjentesh dhe këtë e konfirmon një faturë e lëshuar nga dyqani që është afër shtëpisë, raporton TGCOM. Por, pavarëisht pastrimit të vendit të ngjarjes, shenjat e gjakut mbetën në disa vende, ndërkohë që sipas hetuesve, disa persona kanë ndërhyrë për të hequr gjakun.

  • Vrasja e 22-vjeçares Ilaria Sula/ Zbulohen gjurmë ADN-je të një burri në valixhen ku u gjet e reja, ndryshojnë hetimet

    Vrasja e 22-vjeçares Ilaria Sula/ Zbulohen gjurmë ADN-je të një burri në valixhen ku u gjet e reja, ndryshojnë hetimet

    Detaje të reja janë zbular nga hetuesit që po vijojnë kërkimet për vrasjen e 22-vjeçares shqiptare, Ilaria Sula. Në praga është vënë autori 23-vjeçar, Mark Samson por autoritetet kanë dyshime për bashkëpunëtorë të tjerë. Dhe këto dyshime janë rritur akoma më shumë pasi gjurmë ADN-je të një burri janë gjetur në valixhen ku u fut trupi i shqiptares i cili më pas u hodh në një zonë pyjore jashtë Romës.
    Vëmendja e magjistratëve të prokurorisë së Romës tashmë është përqendruar te babai i Mark Antony Samson, ish-të dashurit të viktimës. Ai nuk është momentalisht nën hetim pasi sipas dëshmisë së nënës së autorit, bashkëshorti i saj nuk ndodhej në shtëpi kur Mark vrau Ilarian dhe më pas ajo e ndihmoi të fshihte gjurmët e gjakut. Por tashmë pritet që babai i vrasësit të merret sërish në pyetje dhe t’i kryhen analizat nëse ADN-ja e tij përputhet me atë që u gjet në valixhe.

  • Zbulohen gjurmë ADN-je të një burri në valixhen ku u gjet Ilaria Sula, marrin kthesë hetimet, rriten dyshimet për babain e Mark Samson

    Zbulohen gjurmë ADN-je të një burri në valixhen ku u gjet Ilaria Sula, marrin kthesë hetimet, rriten dyshimet për babain e Mark Samson

     Detaje të reja janë zbular nga hetuesit që po vijojnë kërkimet për vrasjen e 22-vjeçares shqiptare, Ilaria Sula. Në praga është vënë autori 23-vjeçar, Mark Samson por autoritetet kanë dyshime për bashkëpunëtorë të tjerë. Dhe këto dyshime janë rritur akoma më shumë pasi gjurmë ADN-je të një burri janë gjetur në valixhen ku u fut trupi i shqiptares i cili më pas u hodh në një zonë pyjore jashtë Romës.

    Vëmendja e magjistratëve të prokurorisë së Romës tashmë është përqendruar te babai i Mark Antony Samson, ish-të dashurit të viktimës. Ai nuk është momentalisht nën hetim pasi sipas dëshmisë së nënës së autorit, bashkëshorti i saj nuk ndodhej në shtëpi kur Mark vrau Ilarian dhe më pas ajo e ndihmoi të fshihte gjurmët e gjakut. Por tashmë pritet që babai i vrasësit të merret sërish në pyetje dhe t’i kryhen analizat nëse ADN-ja e tij përputhet me atë që u gjet në valixhe.

  • Shkoi për të prerë dru në pyll dhe nuk u kthye më,  zhduket pa asnjë gjurmë 27-vjeçari në Has

    Shkoi për të prerë dru në pyll dhe nuk u kthye më,  zhduket pa asnjë gjurmë 27-vjeçari në Has

    Një 27-vjeçar nga fshati Kishaj rezulton i zhdukur që prej ditës së djeshme (6 prill). Sipas njoftimit të policisë i riu ishte larguar nga banesa që prej mëngjesit për të prerë dru në pyll.
    27-vjeçari gjatë mesnatës ka telefonuar për ndihmë familjarët dhe më pas nuk ka më gjurmë prej tij.
    Për shkak të motit të keq dhe terrenit të vështirë terreni i vështirë të afërmit nuk kanë arritur të gjejnë të riun.

    Ndërkohë Polica e Hasit dhe Emergjencat civile po punojnë për gjetjen e 27-vjeçarit.

    Njoftimi i policisë
    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Has, mbrëmjen e djeshme, janë njoftuar nga familjarë të shtetasit A. Ll., 27 vjeç, banues në fshatin Kishaj, se rreth orës 17:00 kishin humbur kontaktet me 27-vjeçarin, i cili ishte larguar nga banesa në mëngjes, për të prerë dru, në pyll. 
    Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë nisur kërkimet në zonë, në bashkëpunim me Emergjencat Civile dhe banorë të fshatit, për gjetjen e shtetasit A. Ll., por ende nuk është bërë e mundur gjetja e tij.
    Vijojnë kërkimet për gjetjen e shtetasit A. Ll.
    Për çdo informacion në lidhje me vendndodhjen e këtij shtetasi, qytetarët mund të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

  • Vijon gjyqi i Maradonës, dalin rezultatet e autopsisë: Asnjë gjurmë dr*ge apo alkooli në trup

    Vijon gjyqi i Maradonës, dalin rezultatet e autopsisë: Asnjë gjurmë dr*ge apo alkooli në trup

    Nuk kishte gjurmë droge apo alkooli në gjakun e Diego Armando Maradonës në momentin e vdekjes së tij, në moshën 60-vjeçare, më 25 nëntor 2020. Këtë e kanë konfirmuar ekspertët që kryen autopsinë dhe analizat mbi trupin e legjendës argjentinase të futbollit, gjatë seancës së fundit të procesit gjyqësor, ku është i akuzuar i gjithë stafi mjekësor që ishte përgjegjës për kujdesin ndaj tij.“Asnjëra nga katër mostrat nuk ka zbuluar gjurmë të alkoolit, kokainës, marihuanës, MDMA-së, ekstazisë apo amfetaminës”, – ka deklaruar biokimisti Ezequiel Ventosi.
    Eksperti tjetër, Alejandro Ezequiel Vega, ka bërë të ditur në gjykatë se zemra e Maradonës ishte e “zmadhuar” dhe peshonte rreth 503 gramë, ndërsa pesha mesatare zakonisht varion midis 250 dhe 300 gramëve. Vega shpjegoi gjithashtu se ekzaminimi i zemrës së tij tregoi se ish-kampioni vuante nga “ishemia e gjatë në kohë”, e cila kishte shkaktuar mungesë të rrjedhës së gjakut dhe oksigjenit.
    Në analizat e gjakut të tij u zbuluan pesë substanca të lidhura me antidepresivë, antiepileptikë, antipsikotikë dhe ilaçe kundër të përzierave. Ndërkohë, patologia Silvana de Piero raportoi se mëlçia e Maradonës tregonte shenja ceroze, ndërsa u zbuluan gjithashtu shenja të pamjaftueshmërisë renale, kardiake dhe pulmonare.
    Autopsia ka dalë në përfundimin se Maradona ndërroi jetë për shkak të një edeme pulmonare akute, e cila ishte pasojë e insuficiencës kardiake. Legjenda argjentinase e futbollit ndërroi jetë në një shtëpi në periferi të Buenos Airesit, vetëm disa ditë pasi ishte operuar për një hematomë të formuar midis kafkës dhe trurit.
    Sipas prokurorisë, 7 profesionistët mjekësorë të akuzuar në këtë çështje, mes të cilëve një neurokirurg, psikiatër, psikolog, mjekë dhe infermierë, nuk i kishin ofruar kujdesin e duhur Maradonës, çka mund të ketë ndikuar në vdekjen e tij.

  • “Për 12 vite PS s’ka lënë asnjë gjurmë pozitive”, PD prezanton kandidatët për qarkun Lezhë, Gjekmarkaj: Programi jonë..

    “Për 12 vite PS s’ka lënë asnjë gjurmë pozitive”, PD prezanton kandidatët për qarkun Lezhë, Gjekmarkaj: Programi jonë..

    Mbrëmjen e sotme para banorëve të Kolshit, PD prezantoi kandidatët fitues, Lindita Metaliaj dhe Gjin Gjoni të cilët do të garojnë në zgjedhjet e 11 majit.
    Në një postim të bërë në rrjetet sociale, drejtuesit i qarkut të Lezhës për PD, evidentoi problemet që hasen në fshatrat e vendit, që sipas tij janë lënë pas dore.
    “Si shumë fshatra të Shqipërisë edhe në këtë njësi, shumë zona janë lënë pas dore, pa investime dhe mbështetje. Edhe aty ku janë bërë investime, mungesa e cilësisë është e dukshme, si rasti i Lalmit, ku shtyllat elektrike ndodhen në mes të asfaltit, duke rrezikuar jetën e banorëve dhe drejtuesve të mjeteve.
    Fshati po humb rolin e tij në zhvillimin e vendit për shkak të keqqeverisjes, e cila ka shkatërruar bujqësinë, blegtorinë dhe sektorët jetikë. Arsimi ka pësuar rënie të ndjeshme në cilësi, me klasa kolektive që reflektojnë degradimin e sistemit.
    Nuk mund të qëndrojmë duarkryq! Për 12 vite nuk kanë lënë asnjë gjurmë pozitive dhe tani përdorin premtime boshe për vota. Shqiptarët nuk mashtrohen më”, shprehet ai.
    Ndërkohë Gjekmarkaj është ndalur edhe te vota e emigrantëve, të ciën e ka cilësuar jetike.
    “Vota e emigrantëve është jetike. Ata janë larguar nga padrejtësitë e këtij pushteti dhe duhet të angazhohen për të sjellë ndryshimin. Ky regjim, për të mbajtur pushtetin, ka përdorur dhunë, korrupsion dhe manipulime zgjedhore.
    Programi emergjent i PD-së garanton zhvillim të barabartë për të gjithë:
    Pension minimal 200 euro
    Minimum jetik 200 euro
    Rrogë minimale 500 euro
    Rrogë mesatare 1200 euro
    160 milionë euro mbështetje për bujqësinë
    Rrogat më të larta në rajon për mësuesit, pedagogët dhe mjekët
    Rrotacion! Ndryshim!
    Luftë korrupsionit dhe kriminalitetit!
    Ne mundemi! Ne do t’ia dalim! Fitore!”, përfundon Gjekmarkaj.

  • “Për 12 vite PS s’ka lënë asnjë gjurmë pozitive”, PD prezanton kandidatët për qarkun Lezhë, Gjekmarkaj: Programi jonë fitues, do t’ia dalim

    “Për 12 vite PS s’ka lënë asnjë gjurmë pozitive”, PD prezanton kandidatët për qarkun Lezhë, Gjekmarkaj: Programi jonë fitues, do t’ia dalim

    Mbrëmjen e sotme para banorëve të Kolshit, PD prezantoi kandidatët fitues, Lindita Metaliaj dhe Gjin Gjoni të cilët do të garojnë në zgjedhjet e 11 majit.

    Në një postim të bërë në rrjetet sociale, drejtuesit i qarkut të Lezhës për PD, evidentoi problemet që hasen në fshatrat e vendit, që sipas tij janë lënë pas dore.
    “Si shumë fshatra të Shqipërisë edhe në këtë njësi, shumë zona janë lënë pas dore, pa investime dhe mbështetje. Edhe aty ku janë bërë investime, mungesa e cilësisë është e dukshme, si rasti i Lalmit, ku shtyllat elektrike ndodhen në mes të asfaltit, duke rrezikuar jetën e banorëve dhe drejtuesve të mjeteve.
    Fshati po humb rolin e tij në zhvillimin e vendit për shkak të keqqeverisjes, e cila ka shkatërruar bujqësinë, blegtorinë dhe sektorët jetikë. Arsimi ka pësuar rënie të ndjeshme në cilësi, me klasa kolektive që reflektojnë degradimin e sistemit.
    Nuk mund të qëndrojmë duarkryq! Për 12 vite nuk kanë lënë asnjë gjurmë pozitive dhe tani përdorin premtime boshe për vota. Shqiptarët nuk mashtrohen më”, shprehet ai.
    Ndërkohë Gjekmarkaj është ndalur edhe te vota e emigrantëve, të ciën e ka cilësuar jetike.
    “Vota e emigrantëve është jetike. Ata janë larguar nga padrejtësitë e këtij pushteti dhe duhet të angazhohen për të sjellë ndryshimin. Ky regjim, për të mbajtur pushtetin, ka përdorur dhunë, korrupsion dhe manipulime zgjedhore.
    Programi emergjent i PD-së garanton zhvillim të barabartë për të gjithë:
    Pension minimal 200 euro
    Minimum jetik 200 euro
    Rrogë minimale 500 euro
    Rrogë mesatare 1200 euro
    160 milionë euro mbështetje për bujqësinë
    Rrogat më të larta në rajon për mësuesit, pedagogët dhe mjekët
    Rrotacion! Ndryshim!
    Luftë korrupsionit dhe kriminalitetit!
    Ne mundemi! Ne do t’ia dalim! Fitore!”, përfundon Gjekmarkaj.

    Top Channel

  • Qendër memoriale për At Gjergj Fishtën, por pa ‘gjurmë’ të tij

    Qendër memoriale për At Gjergj Fishtën, por pa ‘gjurmë’ të tij

    Rruga që përshkon kodrat e fshatit Fishtë në Lezhë rizgjohet herë-pas-here nga tabelat informuese, që të kujtojnë gjurmët e rilindasit At Gjergj Fishta.

    Në këtë itinerar historik, shtëpia, muzeu dhe më pas një kullë e gurtë, e ftohtë, shfaqen si pika referimi, me memorialin e sapopëruruar të poetit kombëtar në qendër.

    E konceptuar si një udhëtim në shtigjet e Fishtës – ku ai lindi, jetoi dhe dha kontributin e tij – të martën kulla u bë ndalesë jo vetëm për të interesuarit mbi itinerarin fishtian, por edhe për përfaqësues të institucioneve qendrore e vendore, sikurse dhe dhjetëra banorëve.

    Përurimi i memorialit që synon të shërbejë si hapësirë kulturore për zonën u krye dy vite pas përfundimit të punimeve.

    “Një hapësirë, e cila do t’i shërbejë kulturës së këtij rajoni, por edhe autorëve të rinj shqiptarë, që do ta kenë si rezidencë për t’u frymëzuar, për të shkruar krijimet e tyre dhe për të vijuar rrugën e bukur të shkrimit shqip të nisur nga Fishta dhe rilindasit tanë,” u shpreh Alda Bardhyli, drejtore e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit.

    Për Fano Kullin, studiuesin dhe botuesin e entit “Gjergj Fishta” janë disa pika pelegrinazhi që përbëjnë të gjithë korpusin e projektit gjurmë fishtiane.

    Tabelat orientuese gjatë rrugës për në Fishtë

    “Kur e pashë për herë të parë këtë projekt të realizuar, ndjeva një emocion të veçantë dhe bindjen e plotë se është një nga ndërhyrjet më të çmuara për figurën fundamentale të kulturës sonë kombëtare, poetin tonë kombëtar, Gjergj Fishtën,” tha Kulli.

    Ndërkohë, kryeministri Edi Rama e konsideroi memorialin si një prej ndalesave të itinerarit fishtian, që përshkon një rrugë prej tre kilometrash.

    Megjithatë, përtej përurimit, memoriali dhe hapësira e dedikuar për krijimtarinë dhe artistët nuk mbartin asnjë gjurmë të shtëpisë së lindjes së Fishtës, përveç emrit të tij.

    Studiuesi dhe prifti katolik Dom Nik Ukgjini e sheh projektin si një transformim që nuk pasqyron identitetin historik të zonës. Ai shprehet se atje ku ndodheshin themelet e shtëpisë së lindjes së poetit, dikur i shënuar me një kyç si simbol përkujtimor, sot nuk ka asgjë që e lidh këtë truall me figurën e Fishtës.

    “Mendoj se duhet të kërkohet përgjegjësi se kush e rrënoi atë natyrë të bukur. Kush i hodhi ata gurë të themelit, ato pragje të shtëpisë, sado pak të kenë qenë, ato duhet të ruheshin, të kultivoheshin, ka forma të ndryshme dhe të bëhej tip muzeu me ato gurë të themeleve të asaj kulle dy katëshe, ekzistojnë fotografitë dhe ka mundur që të krijohet një ide dhe të rikthehet kulla e asaj periudhe”, u shpreh Dom Nik Ukgjini për Citizens.al.

    Sipas Dom Nik Ukgjinit, projekti fillestar ka ndryshuar kah, duke u transformuar gjatë rrugës.

    “Këtu rrinë grupet e interesit pas monumenteve të kulturës që kjo është për mua një gjë shumë e rendë, kur në emër të përfitimeve të disa biznesmenëve atje shkatërrohen monumente që nuk mund të rikthehen më asnjëherë”.

    Dom Ukgjini rrëfen s shqetësimin e tij e ka shprehur edhe gjatë kohës që po kryheshin punimet, mirëpo nuk ka gjetur reflektim, duke përfunduar kësisoj në një ndërtim që ai e quan “tip bunkeri”.

    “I kam shkruar edhe kryeministrit duke i dërguar edhe fotografitë se çfarë ndodh, kjo është një tallje me At Gjergj Fishtën, ku dikush në një prapaskenë tjetër, ndonjë interes fshihet aty, gjoja në emër të Fishtës, duke rrënuar themelet e një shtëpie po themi historike të një personi pa të cilin nuk mund të imagjinohet as kombi shqiptar fundi fundit pa At Gjergj Fishtën”, u shpreh Ukgjini.

    Qendra memoriale është financuar nga buxheti i shtetit, ndërsa është zbatuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit duke kushtuar 950 mijë euro.

    Punimet nisën në dhjetor 2022, ndërsa priteshin të përfundonin në fund të 2023, mirëpo deri në inaugurimin e qendrës u deshën edhe dy vite të tjera.

    Hapësira do të shërbejë si rezidencë artistike, sesionesh krijimtarie dhe ekspozita të artistëve vendas dhe të huaj.

    /Citizens.al