Autoritetet duket se janë shumë afër identifikimit të personit që e vendosi pajisjen shpërthyese në Drosia të Greqisë. Në pajisjen shpërthyese raportohet se janë gjetur gjurmë gishtash që i përkisin një shqiptari me të kaluar kriminale, shkruan protothema.gr.
Pajisja shpërthyese e improvizuar u vu re nga një qytetar të martën e kaluar ndërsa ecte në një zonë të Drosias dhe menjëherë njoftoi autoritetet. Mekanizmi përbëhej nga dy cilindra gazi, të vendosur pranë njëri-tjetrit, me nga një shishe benzine midis tyre. Një qiri i vogël ishte vendosur gjithashtu.
Tag: gjurmë
-

U gjet në rrugë, në pajisjen shpërthyese gjenden gjurmë gishtash të një krimineli shqiptar
-

Studiuesit zbuluan një gjurmë dore mbi baltë, 4000-vjeçare
Studiuesit britanikë kanë gjetur pranë një varri në Egjipt, një gjurmë të rallë dore njeriu. Gjurma mbi 4000 vjeçare mbi qeramikën e kuqe do të dërgohet në muze në Kembrixh, ku pritet të mbahet edhe një ekspozitë sa i përket zanateve të lashta egjiptiane.
Një gjurmë dore mbi 4,000-vjeçare është gjetur mbi një varr të lashtë egjiptian. Zbulimi u bë nga studiuesit e Universitetit të Kembrixhit, të cilët besojnë se gjurma është lënë nga dikush para sesa balta e kuqe të thahej plotësisht.
“Ne kemi vërejtur gjurmë gishtash të lëna në llak të lagësht ose në një arkivol në dekorim, por është e rrallë dhe emocionuese të gjesh një gjurmë të plotë dore poshtë kësaj shtëpie shpirtërore. Kjo u la nga krijuesi i cili e preku atë para se balta të thahej. Nuk kam parë kurrë më parë një gjurmë dore kaq të plotë në një objekt egjiptian”, – deklaroi Kuratorja e muzeut britanik, Helen Strudwick.
ObserverKult
Lexo edhe:
Historia e dhimbshme e Ashton dhe Michael Kutcher
-

U nis me jaht luksoz për në Mykonos, por u zhduk! Asnjë gjurmë për biznesmenin e njohur! Mesazhi emocionues i aktores turke
Vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit për Halit Yukay, një biznesmen 43-vjeçar, i cili rezulton i zhdukur pasi varka me të cilën ishte nisur drejt Bozcaadas u gjet e dëmtuar dhe gjysmë e fundosur.
Ngjarja ndodhi pak ditë më parë, ndërsa Yukay kishte dalë në det nga qyteti bregdetar Yalova, por nuk arriti kurrë në destinacionin e tij. Autoritetet detare kanë intensifikuar kërkimet, por deri më tani nuk ka ende asnjë gjurmë të tij.
Ndërkohë, aktorja e njohur turke, Seda Bakan, ka shprehur dhimbjen dhe shqetësimin e saj për mikun e saj të afërt përmes një postimi në rrjetet sociale. Ajo publikoi një foto ku shfaqet me bashkëshortin e saj Ali Erel, Halit Yukay dhe miq të tjerë, duke shkruar:
“Ju lutem, le të ndodhë një mrekulli.”
Bakan i ka bërë gjithashtu thirrje ndjekësve të saj që të tregojnë mbështetje dhe të përhapin informacionin për të ndihmuar në kërkimet për Yukay. -

Familja fisnike arbëror Bokali familje që la gjurmë brenda oborreve mbretërore
NGA: GJON KEKA
Historinë e Arbërisë e kanë zbukuruar më së tepërmi familjet fisnike si ajo e Kastriotëve ,Dukagjinëve ,Spanëve dhe kjo për të cilën po shkruaj pra e Bokalëve si dhe shumë familje fisnike tjera që lanë gjurmë përgjatë epokave e proceseve vendimtare duke qenë kontributor e frytdhënës të atyre epokave historike.
Edhe familja fisnike Bokali me prejardhje nga Arbëria e cila pas pushtimit otoman emigroi në Vendik. Një nga fisnikët e kësaj familje i quajtur Konstantin Bokali mbante kurorën e shën Mikaelit nga Françesku i I-rë mbreti i frankëve.
Nikollë Bokali pas emigrimit në Venedik shërbeu në ushtrinë e atij vendi për një kohë të gjatë,ai u martua me Katarinën të bijën e Arianit Komnenit të cilën u bekuan me dy fëmijë: Manolin dhe Konstantin, ky i fundit u dha në një moshë të re në shërbim tek Konstantin Komnenin i cili ishte kapiten gjeneral i Selisë së Shenjtë.Më pas u dërgua tek oborri i Françeskut të I-rë i cili udhëhoqi ushtrinë dhe veshi petkun brenda shërbimit të oborrit Mbretëror.Ndërsa Manoli u dërgua në shërbim tek oborri i perandorit Maksimilian dhe aty shërbeu një kohë të gjatë. (H.B.,Du Cange,1680)Duke patur pakë të dhënë për këtë familje që kanë lënë gjurmë dhe kanë kontribuar aty ku kanë vepruar e jetuar duke u bërë kështu emra të famshëm e udhëheqës brenda oborrëve mbretëore për nga talentet dhe afëtësit e vizionin e tyre.
Shembulli i famlijes fisnike Bokali si dhe i shumë familjeve tjera arbërore tregon që arbërorë kudo jashtë atdheut të tyre që shërbyen ishin frytëdhënëse dhe me talentet e urtësinë e tyre drejtuan ushtri,universitete ,akademi kolegje ,drejtues brenda oborreve mbretërore etj.„Simboli apo stema e familjes fisnike arbërore të Bokalëve janë dy luanë përballë njëri-tjetrit, duke mbajtur një shpatë së bashku.”[Gjon Keka]
-

Mbresëlënëse!!! Qyteti ilir i argjendit që kërkojnë anglezët, serbët, gjermanët.. (video)
Programi “Gjurmë Shqiptare” përfshin një audience të të gjitha moshave. Përfshirja e temave historike, zbulimi i zonave të ndryshme, brenda dhe jashtë Shqipërisë, promovimi i pjesëve të fjetura, shpalosja e kulturës, trashëgimisë, ndërthurur me të sotmen bën që audienca e përthithur të jetë e konsiderueshme dhe gjithëpërfshirëse.
Një pjesë e temave historike apo edhe e zonave që trajtohen në Gjurmë Shqiptare nuk njihen ose janë trajtuar përciptazi në historiografinë shqiptare.
-

Gjendet gjurma e këmbës së njeriut 8200 vjeçare
Një gjurmë e këmbëve të njeriut ka dalë në dritë në bregdetin veriperëndimor të Anglisë.
“Është rreth 8,200 vjet e vjetër,” thotë Dr Alison Burns, duke treguar gjurmën njerëzore të ruajtur në mënyrë perfekte të shtypur në baltën e lashtë në Formby Beach.
Është një nga qindra gjurmët e lashta të sapo zbuluara këtu.
Shtrirja ranore e bregdetit veriperëndimor të Anglisë dihet tashmë se është shtëpia e një prej koleksioneve më të mëdha të gjurmëve të kafshëve parahistorike në Tokë.
Përveç shtimit të këtij koleksioni, studiuesit zbuluan se gjurmët më të vjetra ishin formuar shumë më herët sesa mendohej.
Të parët datojnë pothuajse 9000 vjet më parë dhe më të rejat janë mesjetare – rreth 1000 vjet të vjetra, shkruan BBC.
Këto gjetje, të publikuara në revistën Nature Ecology and Evolution, tregojnë historinë e një mjedisi bregdetar që u transformua gjatë mijëra viteve, ndërsa nivelet e detit u rritën me shpejtësi dhe njerëzit u vendosën përgjithmonë pranë ujit.
Madhësia dhe forma e gjurmës njerëzore mendohet se i përkiste një të riu – ndoshta një adoleshent.
Këto gjurmë, kur njerëzit ecnin në baltën e baticës, u thanë në diell dhe u varrosën për mijëvjeçarë.
“Më të vjetrat datojnë në një kohë kur vija bregdetare ishte 30 km larg dhe balta e baticës këtu ishte e mbushur me kafshë – aurochs, tufa drerësh të kuq, kaprollë dhe gjithashtu grabitqarë si ujqërit dhe rrëqebulli që tani janë zhdukur në Britani,” shpjegon. Prof Jamie Woodward nga Universiteti i Mançesterit.
-

Gjurmë ilire në Gadishullin Ilirik pas shkatërrimit të qytetrimit antik
Çfarë ndodhi me popullsinë e paromanizuar gjatë shekujve të gjatë të antikitetit të vonshëm dhe të Mesjetës së hershme vështirë që do të mësojmë ndonjëherë. Përveç kësaj deri vonë, shkenca nuk është interesuar aq shumë që në kulturën materiale dhe shpirtërore të qytetërimeve të mëvonshme të Ballkanit të zbulojë gjurmët e kulturës së ilirëve parahistorikë dhe të epokës romake. Vetëm kohëve të fundit u bënë përpjekjet e para serioze, të vazhdueshme që me anën e kombinimeve të burimeve historike dhe të rezultateve të arkeologjisë, të etnologjisë dhe të linguistikës për të zbuluar elemente të kulturës ilire në kulturat e sotme në Ballkan dhe në bazë të kësaj të sqarohet roli që ka pasur substrati i paromanizuar, vendas ilir, në etnogjenezën e popujve të sotëm ballkanikë. Në të vërtetë fakti se shkenca bashkëkohore erdhi në përfundim se popujt e sotëm në Ballkanin Perëndimor (dikur Illyricum (Roman province)Ilírico (província romana))kanë qenë – disa më shumë, disa më pak, por gjithsesi më shumë se sa është menduar deri vonë – të përfshirë jo vetëm elemente kulturore të popullsisë së vjetër vendase, por edhe ata vetë,97 qe vendimtar që edhe çështja e fatit të mëtejshëm të ilirëve të paromanizuar mbas shkatërrimit të botës antike dhe të ardhjes së përhershme të sllavëve në Ballkan të shikohet shumë më seriozisht se më parë.
Çështja e marrëdhënieve të ilirëve me sllavët në Ballkan është paraqitur, shumë herët, bile qysh në Mesjetë, mandej më vonë në kohën e Rilindjes Popullore Kroate, mirëpo mënyra se si paraqitej atëherë ky problem nuk mundi t’u qëndrojë kritereve rigoroze të hsitoriografisë pozitiviste nga fundi i shek. XIX dhe XX. U desh mjaft kohë që problemi i gjurmëve ilire në kulturat sllave në Ballkan të vihet në themele solide shkencore.
Gjithashtu shkenca vetëm kohëve të fundit është në gjendje që t’i përgjigjet edhe një pyetjeje tjetër që ka rëndësi të madhe për çështjen që po e paraqesim këtu – marrëdhëniet e ilirëve të vjetër me të shqiptarëve të sotëm.
Shumë ekspertë mendojnë se shqiptarët janë i vetmi popull ballkanik, i cili origjinën e ka direkt prej ilirëve të yjetër. Të mbrojtur nga malet e larta dhe të pakalueshme dhe jashtë rrugëve nëpër të cilat kaluan popujt barbarë, në kohën e dyndjeve të mëdha të popujve, këto pjesë të fundit të ilirëve ruajtën shumë elemente të kulturës materiale dhe shpirtërore të paraardhësve të tyre të largët.
Tezën se shqiptarët janë pasardhës të ilirëve e gjejmë për herë të parë të formuluar qartë te historiani gjerman Johannes Thunmann në shekullin XVIII.98 Duke pohuar se historikisht nuk mund të dëshmohej kurrfarë imigrimi etnik në rajonet e Shqipërisë së sotme prej antikitetit e deri sot Thunmanni përfundon se për këtë shkak, populli i cili jeton sot atje, jetonte në këtë hapësirë edhe në kohën parahistorike.
Duke mos mohuar origjinën e vjetër ballkanike të shqiptarëve, shumë historianë dhe gjuhëtarë në shek. XIX dhe XX propozuan zgjidhje të tjera të çështjes së origjinës së shqiptarëve. Sipas disave shqiptarët rrjedhin nga thrakasit (KarlPauli, Gustav Weigand, Dimitar Decev)^ sipas të tjerëve prej dakomezëve (Vladimir Georgiev) etj. Rezultatet në të cilat kanë arritur disiplina të ndryshme shkencore në kohë të fundit, sidomos në dhjetë vjetët e fundit, i hoqën shumë dyshime të vjetra për këtë çështje të rëndësishme të paleoballkanistikës. Këto hulumtime në të vërtetë, me një varg argumentesh pohuan tezë Për çështjen e origjinës së shqiptarëve gjuhëtarët u pajtuan më me vështirësi, si në të kaluarën, e pjesërisht ashtu bëjnë edhe sot. Sot gjuhëtarët kryesisht pajtohen se në të vërtetë nuk mund të vërtetohet me siguri se gjuha shqipe është pasardhëse e gjuhës ilire, sepse gjuha ilire është fare pak e njohur që të mund të bëhen krahasime gramatikore dhe leksikografike midis tyre, mirëpo anaiizat e lëndës onomastike dhe toponomastike kanë dhënë dëshmi të mjaftueshme, të cilat tezën për origjinën direkte të gjuhës shqipe prej asaj ilire e bëjnë më të pranueshme. Këto argumente përveç kësaj, gjithsesi përjashtojnë mundësinë që gjuha shqipe ka mundur të zhvillohet nga ndonjë gjuhë tjetër paleoballkanike.
Disiplinat e tjera shkencore kohëve të fundit kanë kontribuar shumë në çështjen e kontinuitetit midis ilirëve dhe shqiptarëve. Kështu arkeologët, duke studiuar kulturën materiale të Mesjetës së hershme në Shqipëri, vërtetuan se nuk ekziston ndërprerje në zhvillimin e kësaj kulture nga koha parahistorike e deri në Mesjetën e hershme dhe se shumë objekte të zbuluara nëpër nekropole të shekullit VII-VIII (Kalaja e Dalmaçes, Kruja etj.) në mënyrëtipologjike lidhen drejtpërdrejt me kulturën materialen të cilën para dy shekujsh e kishte paraqitur Thunmanni.
Ilire të kohës parahistorike. Etnologët, duke studiuar materialin etnografik shumë të pasur dhe ende të panjohur sa duhet shqiptar, gjetën në të një varg elementesh, të cilat burojnë drejtpërdrejt nga pasuria ilire parahistorike. Janë të pasura veçanërisht gjurmët ilire në veshjet popullore të sotëm, mandej në ornomentikë dhe në simbolikën religjioze,103 në vallet popullore, në muzikë, në antroponomi dhe në toponime etj.
Ndërsa përpjekjet e ekspertëve të cilët merren me çështjen e marrëdhënieve ilire- shqiptare, janë të orientuara në identifikimin e një numri sa më të madh të fakteve, të cilat vërtetojnë kontinuitetin midis ilirishtes dhe shqipes, ndërkaq për pjesët e tjera të Siujdhesës Ballkanike të banuara nga sllavët problemi qëndron në caktimin e rolit të popullsisë së vjetër vendase, të paromanizuar ose gjysmë të romanizuar në formimin e popujve të sotëm sllavë, gjegjësisht në formimin e kulturave të tyre. Sot disponojmë një varg të tërë faktesh të sigurta të cilat e sqarojnë këtë rol, mirëpo ende jemi shumë larg prej studimeve të tërësishme për këtë çështje.
Fatkeqësisht, arkeologjia deri tani, arriti të identifikojë fare pak materiale që i përkasin popullsisë së paromanizuar të antikitetit të vonë dhe fillimit të mesjetës. Gjithashtu, fare pak dimë për kulturën më të hershme materiale sllave dhe për pikat e takimit të kësaj kulture me atë të vjetër vendase. Tash për tash na mungon liallka më e rëndësishme në zinxhirin, i cili lidh këto dy kultura. Analiza e kulturës materiale sllave nga kohët e mëvonshme ka dëshmuar, megjithatë, se këto kontakte direkte kanë ekzistuar dhe se sllavët, pas ardhjes së tyre në Ballkan, shumë gjëra i mësuan nga popullsia e vjetër vendase, ilire.
Një nga doket të cilën sllavët e morën prej tyre është varrimi i të vdekurve në varre të rrethuara me gurë – mënyrë mjaft e vjetër dhe shumë e përhapur në Ballkan në epokën parahistorike. Gjithashtu mund të konsiderohet si shumë e sigurt teza se sllavët nga popullsia vendase morën zakonin e thyerjes rituale të enëve të qeramikës mbi varreza.
Në kulturën sllave të Ballkanit është e mundshme të vërtetohen një varg i tërë elementesh të tjera me origjinë ilire. Mate Suic, për shembull, zbuloi një koincidencë shumë interesante ilire-sllave e cila kurrsesi nuk mund të jetë e rastit. Sipas pohimit të Strabonit, dalmatët ilirë, çdo të tetin vit ndanin tokën, që ishte në pronë si të përbashkët, dhe një zakon i tillë – ndarja e kullotave çdo të tetin vit – është ruajtur në ujdhesën Pag.
Me origjinë ilire është edhe çerepi për pjekjen e bukës, i cili në Ballkan haset në një numër të madh prej epokës së vjetër të hekurit të cilin sllavët e njohën në kohën kur u shpëmgulën në këto vise,106 e gjithashtu edhe e ashtuquajtura kapelë e Likës me rese, prototipin e përkrenares të cilën e mbanin japodët po në atë rajon në të cilin edhe sot mbahet kapela e Likës. Në Likë dhe në rajone të tjera të Ballkanit Perëndimor është ruajtur zakoni i tatuazhit, që gjithashtu mund të merret si gjurmë nga kohët ilire (shih më tutje në fq. 89), dhe me origjinë ilire sipas mendimit të Ciro Truhelkës është edhe festa e shtëpisë.
Kultet ilire kanë lënë gjurmë më tepër në besimet religjioze dhe te magjit e sllavëve të Ballkanit. Eshtë e sigurt për shembull se kulti shumë i përhapur i hyjneshës së pyjeve dhe gjahut, që te ilirët paraqitet me emrin Thana, ka lënë gjurmë në formë të Nënës Jana në besimin popullor serb. Mundemi përveç kësaj të supozojmë së edhe kulti shumë i përhapur i gjarpërit te ilirët parahistorikë të ketë lënë shumë gjurmë në manifestimet e shumta të këtij kulti në mitologjinë sllave.
Dëshmitë shumë interesante mbi gjurmët e emrave ilirë në onomastikën kroate të Mesjetës i vërtetoi Duje Rendic-Miocevic; duke analizuar dokumentet mesjetare të shekullit XII zbuloi në to disa emra origjina ilire e të cilëve nuk mund të dyshohet. Fjala është për emrat Licca, Batoca, Pletto e të tjerë, të cilët i njohim fare lehtë emrat fare mirë të njohur ilirë, Licco (Liccavus, Liccana e të tjerë), Baton, Pletor etj.
Këta survivalë në Dalmaci mund të kenë domethënie shumë më të thellë se sa kanë survivalët nga sfera e kulturës materiale. Kjo dukuri, në të vërtetë, më tepër se çdo tjetër dëshmon mbi përzierjen e banorëve të lashtë vendas me ardhësit sllavë dhe për atë se për një kohë mjaft të gjatë ata e ruajtën vetëdijen, identitetin e vet josllav.
Një fakt të cilin e gjejmë te Toma Arhigjakoni sikur vërteton praninë e kësaj popullsie ende të pasllavizuar plotësisht bile edhe në shek. XIII, kur ai shkruan për këtë. Toma, në veprën e vet “Historia Salonitana”, duke folur për fisin kroat Svaçiq (Snaçiq) e karakterizon si “coloni regionis montuosae”, ndërsa për Svaçiqët janë paraqitur dëshmi që flasin se ata, ndoshta, janë me origjinë parasllave ilire.”
Gjurmët ilire në kulturën popullore, në arkitekturë dhe në urbanizëm, në mënyrën e varrosjes së të vdekurve, në simbolikën fetare, në motivet ornamentale, në veshmbathjet popullore, në stolitë, në muzikë dhe vallëzim, në gjuhë, në organizimin shoqëror-politik etj., mjaftojnë që qysh tani të përfundojmë se sllavët duke ardhur në këto vise në shek. VI e VII, në viset perëndimore të Ballkanit gjetën një popullsi mjaft të madhe të vjetër vendase, të pa romanizuar dhe gjysmë të romanizuar. Sllavët, gjatë shekujve, u asimiluan me ta dhe kështu në entitetin e tyre popullor ruajtën gjurmë të ilirëve. Këto gjurmë janë më të shumta veçanërisht në disa vise të largëta të Bosnjes, Hercegovinës, Zagorës Dalmatine, Malit të Zi e të tjera, dhe na duket se nuk është larg së vërtetës pohimi se elementi i vjetër vendas ilir kishte rol shumë të rëndësishëm në formimin e veçorive kulturore, trupore dhe psikike të popullsisë sllave që jeton sot në ato vise. /usalbanianmediagroup
Illyricum (Roman province)Ilírico (província romana) – Gadishulli IlirikDalmacia dhe gjysma jugperëndimore e Panonisë ( Panonia e ulët )1886
Harta antropomorfe e Evropës e viteve 1580 nga Heinrich Bünting
-

Ja ku ndodhet vendi që banorët e quajnë “Varri i Pellazgut” e ato të ilirëve ? Marin Mema prezanton
Programi “Gjurmë Shqiptare” përfshin një audience të të gjitha moshave.
Përfshirja e temave historike, zbulimi i zonave të ndryshme, brenda dhe jashtë Shqipërisë, promovimi i pjesëve të fjetura, shpalosja e kulturës, trashëgimisë, ndërthurur me të sotmen bën që audienca e përthithur të jetë e konsiderueshme dhe gjithëpërfshirëse.
Një pjesë e temave historike apo edhe e zonave që trajtohen në Gjurmë Shqiptare nuk njihen ose janë trajtuar përciptazi në historiografinë shqiptare. Shiko videon me poshtë:
-

Prehistoria: Si jetonin fëmijët në antikitet?
Në shoqëritë moderne perëndimore, fëmijët mbrohen nga i ftohti, nga rreziqet dhe nga gabimet e tyre: si ia dolën ata në kohët parahistorike, në mungesë të lojërave, YouTube dhe TV? Një studim i vitit 2018 nga Universiteti Bournemouth (Britania e Madhe), i publikuar në Scientific Reports, përpiqet t’i përgjigjet kësaj pyetjeje duke u nisur nga provat intriguese fosile: gjurmët e këmbëve të fëmijëve të gjetura në Etiopi, që datojnë 700 mijë vjet më parë – pra më e vjetër se çdo dokument i shkruar (parahistoria, në fakt).
Gjurmët u gjetën në vendin e Melka Kunture (në luginën e sipërme Awash, Etiopi) gjatë një fushate gërmimi të kryer nga Universiteti La Sapienza (Romë). Ata u përkasin të rriturve dhe fëmijëve të Homo heidelbergensis (një specie e zhdukur hominidësh) dhe gjenden pranë shumë gjurmëve të kafshëve (thundrathë, gjitarë të tjerë dhe zogj) të mbledhur rreth një liqeni balte. Në vend u gjetën gjithashtu vegla guri dhe mbetjet e një hipopotami të therur. E gjithë skena ishte e mbuluar dhe është ruajtur deri më tani nga një shtresë hiri vullkanik që u depozitua në gjurmët 700 milionë vjet më parë, menjëherë pas kalimit të njerëzve dhe kafshëve.
Disa gjurmë i përkasin fëmijëve një ose dy vjeç, me këmbët e tyre në baltë, ndërsa të rriturit merreshin me aktivitete të tjera: të vegjlit nga Melka Kunture nuk “liheshin në shtëpi”, por i shoqëronin të rriturit në aktivitetet e tyre të ditës. , më parë si spektatorë dhe – progresivisht – si ndihmës. Modeli i referencës është ai i disa shoqërive moderne të gjuetarëve-mbledhësve, në të cilat fëmijët kontribuojnë në aktivitetet e bariut ose ndihmojnë nënën në kujdesin për të vegjlit.
Pozicioni i gjurmëve sugjeron gjithashtu se fëmijët lejoheshin të familjarizoheshin me veglat prej guri, duke u praktikuar në copa më të vogla të kufomave të kafshëve, duke qëndruar mënjanë ndërsa të rriturit, pak më larg, ishin të zënë me aktivitete mbijetese. Shkolla e mbijetesës filloi herët dhe kishte pak kohë për të qenë fëmijë në kuptimin modern dhe perëndimor.
Gjërat mbetën të tilla për një kohë të gjatë. Siç kujton The Conversation, vendi i malit Hermoso, në Argjentinë, ku ka gjurmë fosile të grave dhe fëmijëve të ruajtura në sedimentet bregdetare, duket se tregon se të vegjlit kishin një rol të rëndësishëm në grumbullimin e ushqimeve të detit dhe burimeve të tjera ushqimore në vijën bregdetare.
Ndërsa disa gjurmë të lëna në shpellën Tuc d’Audoubert në Francë, 15 mijë vjet më parë, sugjerojnë se fëmijët kanë qenë të pranishëm në kohën e krijimit të pikturave dhe gdhendjeve në shkëmb.
