TIRANË- ‘Po më arrestojnë!’ Ky ishte mesazhi i Daniel Shimës, ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) që alarmoi edhe një herë autoritet shqiptare. Një skenar i përdor gjerësisht për rrëmbim apo pengmarrje!
Fatmirësisht Shima rezultoi i zhdukur vetëm për disa orë dhe u rikthye sërish pranë familjes, por zhdukja pa gjurmë e një zyrtari të lartë të shtetit, i cili posedon informacion të dorës së parë për korrupsionin e zyrtarëve të lartë, nuk është rasti i parë. Shumë të tjerë nuk janë kthyer më pas, ndërsa familjarët presin me vite për një shenjë jete! Fati i të zhdukurve ende s’dihet!
Me rastin ‘Shima’ ZËRI sjell në vëmendje zhdukjet dhe rrëmbimet ndër vitet e fundit që tronditën opinionin publik në Shqipëri, disa me kërcënime për të mbyllur gojën, disa për t’u hequr qafe e disa me pengmarrje që në shumë raste janë të pakthyeshme, pa një varr për ta…
Eduart Belegu, këshilltari i dy ish-ministrave të Ekonomisë Genc Ruli dhe Dritan Prifti, njëherësh dhe ish-administratori i kompanisë së minierave “Darfo”, u shpall zyrtarisht i zhdukur prej dates në 24 Mars të vitit 2010. Në komisariatin numër 1 në Tiranë paraqitet bashkëshortja e Eduard Belegut, Ilirjana, e cila denoncon zhdukjen e partnerit të saj. Për herë të fundit, ka qenë i vëllai i tij Gëzimi që ka marrë një sms nga telefoni i Eduardit.
“Po me merzisin prap për ate çeshtjen e vjeter. Do te largohem per disa dite. Atyre thuaju qe jam jashte Tiranës. Kujdes nga shtëpia, do të telefonoj vetë”…më pas dy telefonat e tij u fikën.
Për herë të fundit ai është parë në zonën e pallatit të sportit “Asllan Rusi”, pranë ish-fushës së Aviacionit, Tiranë. Një takim me tre persona ende të paidentifikuar edhe pas 16 vitesh dhe 8 topa me dollarë në shumën 79 mijë dollar, këto janë të vetmet detaje nga zhdukja e tij. Thanas Gjinopulli ose siç njihet ndryshe “Nasho” i ka dhënë biznesmenit shumën e lekëve në ambjentet e kompanisë “Tirana Market”, më pas e ka parë Belegun të takohet me tre personat e dyshimtë, të cilët e futën me forcë në një automjet dhe më pas u larguan me shpejtësi.
Në atë kohë, ka reaguar ashpër edhe i ndjeri Dritan Prifti. Ai akzuoi rëndë policinë se po i shmangej të vërtetës dhe veprimeve hetimore që të çonin tek zbardhja e ngjarjes. Nga hetimet nuk u zbulua asgjë, dhe sot pas shumë vitesh dosja e zhdukjes së Eduard Belegut është pa autor dhe qëndron e pezulluar në zyrat e Policisë së Shtetit. Në maj të 2019 zyrtarisht është shpallur i vdekur.
Në 8 shkurt të 2015, qyteti i Fushë Krujës do të tronditej nga rrëmbimi i Enver Stafukës vetëm 100 metra larg Komisariatit të Policisë. Asakohe Stafuka ishte me precedentë penalë dhe u akuzua edhe për vjedhjen e mjetit që u përdor në vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt në Tiranë. Por gjykata e shpalli të pafajshëm, pasi nuk gjeti prova të implikimit të tij. Mëngjesin e 8 shkurtit Stafuka u lajmërua në telefon nga njëri prej shokëve të tij më të afërt, i cili i kërkoi të dilte të pinin një kafe në qendër të qytetit të Fushë-Krujës. Por me të mbërritur në vendin ku kishin vendosur të takoheshin, tre persona të veshur si policë zbritën nga makina dhe pasi i vunë prangat, e futën me forcë në makinë. Më pas ata u larguan me shpejtësi në drejtim të paditur. Dyshimet e familjarëve për rrëmbimin dhe zhdukjen e tij bien mbi shokët e tij me të cilët ai shoqërohej vitet e fundit. Kjo për shkak se ai mund të tregonte krimet që kishin kryer miqtë e tij. Stafuka dyshohej se ishte pjesë e grupit të Durim Bamit dhe dyshohet të jetë rrëmbyer pikërisht për t’i mbyllur gojën, me qëllim të mos fliste, pasi bëhej fjalë për krime të rënda. Por edhe në këtë rast, nuk ka asnjë autor apo një shenjë prej tij.
Jani Prenga u rrëmbye në Janar të vitit 2020 mes qindra njerëzve dhe në qendrën e Kamzës, vetëm pak metra larg një Komisariati Policie. Mjeti, që u fiksua edhe nga kamerat në rrugë, ishte një “Range Rover”. Në mjet ishin katër rrëmbyes, tre zbriten në tokë, ndërsa drejtuesi i mjetit nuk lëvizi momentin kur Jan Prenga do të merrej me forcë, për t’u vrarë dhe zhdukur pa gjurmë sot e asaj dite.
Jan Prenga u rrëmbye si pjesë e një pazari kokaine, ndërkohë u vra dhe u zhduk, teksa familja e tij kreu detyrimin ndaj krerëve të grupeve kriminale që e rrëmbyen në pabesi. Konkretisht vrasja e Jani Prengës erdhi pas vjedhjes së 260 kg kokainë nga vëllai i viktimës në Portin e Portsmuthit. Kokaina u vodh nga Astrit Prenga, Gëzim Shullani, Xhuliano nga Shkodra dhe një rumun. Pronarët morën hakun në Shqipëri! Fillimisht u vu në pranga tetë persona, kryesisht anëtarë të familjes Hajri, por ata u liruan një e nga një. Për gjykim u dërguan: Dritan Rexhepi, Gentjan Funiqi, Martin Bleta e Korado Kështeja. Gjithashtu të pandehur janë marrë Artan Doçaj, Aldo Majnishta dhe Geraldo Martini, SPAK pretendon se Dritan Rexhepi dhe Gentjan Funiqi (Doçaj) kanë urdhëruar rrëmbimin, ndërsa organizimi është kryer nga të pandehurit Martin Bleta e Korado Keshteja. Rrëmbimi është bërë në Shqipëri në datën 17.01.2020, nga të pandehurit Artan Doçaj, Aldo Majnishta, Geraldo Martini dhe një person tjetër i paidentifikuar. Edhe sot, trupi i Jani Prengës nuk është gjendur akoma…ajo që ka mbetur janë vetëm disa pamje në oborrin e resortit luksoz “Golden” në Shijak nga ku u nxor trupi i tij.
8 gusht 2022 ishte data e fundit kur dikush pa dhe foli me Ervis Martinajn. Që nga ajo ditë, për fatin e bossin e lojrave të fatit ka pasur shumë aludime. Gazetarët dhe jo vetëm janë të ndarë në disa grupe; disa mendojnë se ai është rrëmbyer dhe është vrarë, ndërsa të tjerë besojnë se janë ai është ende gjallë, por i fshehur, larg shtetit dhe armiqve të tij. Edhe pse nuk dihet asgjë për fatin e tij, emri i Martinajt do të vazhdojë të dëgjohet për vrasje, plane “diabolike” dhe skemat që i luante kundërshtarëve të tij për t’i marrë pushtetin që dikur e kishte një nga personat më të fuqishëm në Shqipëri.
Martianj ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, tha se i kishte ofruar një ‘çek të bardhë’ në këmbim të ‘kokës’ së Indrit Dokles. Sot prokuroria po heton për rrëmbim personi dhe inskenim.
Rreth orës 18:30 të pasdites së 8 gushtit 2022, Martinaj ka dalë nga ambjentet e këtij pallati që ndodhet pas një qëndre tregtare në zonën e “Zogut të Zi” dhe më pas ka hipur në makinën tip “Audi A8” dhe është larguar në drejtim të zonën së pallatit të Sportit “Asllan Rusi”, duke dalë në rrugën “Dritan Hoxha”. Dy njerëzit e fundit që kanë shoqëruar Ervis Martinaj në datën 7 dhe 8 Gusht 2022, kanë qënë punonjësi i policisë Jeton Lami dhe një vajzë. Prokuroria ka dalë në përfundimin se i shumëkërkuari Ervis Martinaj është ‘shitur’ nga një vajzë dhe më pas është ekzekutuar, por zyrtarisht nuk ka ende asnjë version.
Leonard Thodhori, njohur si ‘Koçole’ dhe miku i tij Fatmir Sulovari, u zhdukën pa gjurmë më datë 6 prill në afërsi të Kanalit të Çukës, në Sarandë. E para që iu drejtua komisiariatit të policisë Sarandë, për humbjen e djalit të saj, ishte nëna e 46 vjeçarit, Leonard Thodhori. Ajo tha për grupin hetues, se takimi i fundit me të birin kishte qenë paraditen e datës 6 prill, kur ajo e kishte lënë djalin e saj në gjumë, në banesë, bashkë me një shokun e tij të quajtur Miri, i cili kishte bujtur në shtëpinë e tyre një natë më parë.
Dyshimet kryesore janë se “Koçolja” dhe Sulovari janë vrarë e groposur në fshatin Vrinë. Thodhori ka shitur një tokë tek persona me precedentë penalë, dhe pas kësaj mes tyre ka lindur mosmarrëveshje lidhur me pronësinë dhe pagesat. Kështu që Thodhori rezulton të jetë thirrur në mirëbesim në qytetin e Sarandës për të kontaktuar me persona me të cilët ka kryer marrëveshjen, por që nuk banojnë në qytet. Për këtë mund të jenë përdorur si karrem duke shfrytëzuar njohjen dhe mirëbesimin, persona që kanë arritur ta marrin pa forcë Thodhorin dhe shokun e tij Sulovari në automjetin “Mercedes-Benz” në orët e para të 7 prillit. Pasi janë futur në automjet, dy 46-vjeçarët mendohet se kanë rënë pre e planit të rrëmbyesve të cilët me pas i kanë çuar drejt fshatit Vrinë për t’i ekzekutuar e groposur. Tashmë policia është vënë në kërkim të trupave. Ngjarja është lidhur edhe me trafikun e drogës, por teksa vitet kalojnë ende nuk ka asnjë gjurmë, veç familjarëve dhe deshmive që lidhin ngjarjet krimiale…
Shqipëria po “tretet” teksa vendi po përjeton krimin e frikshëm, atë të zhdukjeve të njerëzve. Para droge, prostitucion, bixhoz, vrasje por edhe gjoba, krimi shton pasigurinë për jetën…teksa familjarët e të zhdukurve pa gjurmë i druhen fundit tragjik…
Tag: gjurmë
-

Një i rikthyer dhe shumë të zhdukur ‘pa nam e nishan’! Nga Stafuka te Martinaj rëmbimet që tronditën vendin
-

Zbulohen gjurmë të një qyteti antik ilir në Bushat, Rama: Shkodra pasurohet me një sit të ri arkeologjik
Gjurmë të një qyteti antik ilir janë zbuluar në Bushat të Shkodrës, duke e pasuruar këtë qytet me një sit të ri arkeologjik. Lajmin e bën me dije kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale, ku ka publikuar edhe foto nga gërmimet arkeologjike që po kryhen. Qyteti antik ilir daton në shek. IV p.e.s.
Kryeministri bën me dije se, përmes në bashkëpunimi institucional, po hartohet edhe zonifikimi arkeologjik për administrimin e këtij siti.
“Qarku i Shkodrës pasurohet me një sit të ri arkeologjik në Bushat, ku gërmimet shqiptaro–polake kanë zbuluar gjurmë të qytetit antik ilir të shek. IV p.e.s. Falë bashkëpunimit ndërinstitucional po hartohet edhe Zonifikimi Arkeologjik për administrimin e kësaj pasurie të çmuar kulturore”, shkruan Rama.
Gërmimet arkeologjike kanë nisur që në vitin 2018, nga misioni kërkimor shqiptaro-polak drejtuar nga Piotr Dyczek dhe Saimir Shpuza. Ato po nxjerrin në dritë të tjera gjurmë dhe të dhëna për qytetin ilir në Bushat.
Arkeologët kanë zbuluar dy porta hyrëse, shtrirjen e qytetit dhe elementë të organizimit urban, që sipas datimeve paraprake i përkasin gjysmës së shekullit IV p.e.s. Gërmimet e fundit janë fokusuar në qytetin e sipërm, duke hedhur dritë mbi urbanistikën dhe zhvillimin e tij.
-

Zbulohen gjurmë të qytetit antik ilir në Shkodër, e konfirmon kryeministri Rama
Qarku i Shkodrës është pasuruar me një sit të ri arkeologjik në Bushat, pasi gërmimet shqiptaro-polake kanë zbuluar gjurmë të qytetit antik ilir të shekullit të katërt para Erës së Re.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë edhe fotografi nga zbulimi.Rama shkruan se gjatë kësaj kohe po hartohet edhe Zonifikimi Arkeologjik për administrimin e kësaj pasurie kulturore..
Postimi i Ramës:
Qarku i Shkodrës pasurohet me një sit të ri arkeologjik në Bushat, ku gërmimet shqiptaro–polake kanë zbuluar gjurmë të qytetit antik ilir të shek. IV p.e.s.
Falë bashkëpunimit ndërinstitucional po hartohet edhe Zonifikimi Arkeologjik për administrimin e kësaj pasurie të çmuar kulturore -

Shkodra me një sit të ri arkeologjik/ Rama: Zbulohen gjurmë të qytetit antik ilir
Qarku i Shkodrës pasurohet me një sit të ri arkeologjik në Bushat. Lajmi është dhënë nga kryeministri Rama përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ku ndër të tjera shkruan se nga gërmimet shqiptaro–polake janë zbuluar gjurmë të qytetit antik ilir të shek. IV p.e.s.
Sipas kryministrit, falë bashkëpunimit ndërinstitucional po hartohet edhe Zonifikimi Arkeologjik për administrimin e kësaj pasurie të çmuar kulturore.
“Qarku i Shkodrës pasurohet me një sit të ri arkeologjik në Bushat, ku gërmimet shqiptaro–polake kanë zbuluar gjurmë të qytetit antik ilir të shek. IV p.e.s.
Falë bashkëpunimit ndërinstitucional po hartohet edhe Zonifikimi Arkeologjik për administrimin e kësaj pasurie të çmuar kulturore”, shkruan Rama. -

Rama ndan pamjet: Qarku i Shkodrës pasurohet me një sit të ri arkeologjik në Bushat! Gërmimet shqiptaro-polake kanë zbuluar gjurmë të qytetit antik ilir
Kërkimet arkeologjike kanë zbuluar gjurmë të qytetit antik ilir të shek. IV para erës sonë në Bushat të Shkodrës.
Lajmi u bë publik nga kryeministri Edi Rama, i cili ka ndarë pamje në rrjetin e tij social “Facebook”.
Rama shkruan se po hartohet edhe Zonifikimi Arkeologjik për administrimin e kësaj pasurie të çmuar kulturore“Qarku i Shkodrës pasurohet me një sit të ri arkeologjik në Bushat, ku gërmimet shqiptaro–polake kanë zbuluar gjurmë të qytetit antik ilir të shek. IV p.e.s. Falë bashkëpunimit ndërinstitucional po hartohet edhe Zonifikimi Arkeologjik për administrimin e kësaj pasurie të çmuar kulturore”, shkruan Rama.
/vizionplus.tv
-

Fotolajm/ Rama ndan pamjet: Shkodra pasurohet me një sit të ri arkeologjik! Gërmimet shqiptaro-polake kanë zbuluar gjurmë të qytetit antik ilir
Kryemnistri Edi Rama ka ndarë pamje nga siti i ri arkeologjik në Bushat.
Krahas fotove, kreu i qeverisë shkruan se gërmimet shqiptaro-polake zbuluan gjurmë të qytetit antik ilir të shekullit të IV p.e.s.
Ndër të tjera ai shprehet se falë bashkëpunimit ndërinstitucional po hartohet edhe Zonifikimi Arkeologjik për administrimin e kësaj pasurie të çmuar kulturore.
“Qarku i Shkodrës pasurohet me një sit të ri arkeologjik në Bushat, ku gërmimet shqiptaro–polake kanë zbuluar gjurmë të qytetit antik ilir të shek. IV p.e.s.
Falë bashkëpunimit ndërinstitucional po hartohet edhe Zonifikimi Arkeologjik për administrimin e kësaj pasurie të çmuar kulturore“, shkruan Rama.Top Channel
-

Gjurmë të reja nga qyteti ilir në Bushat
Harta arkeologjike e rajonit të Shkodrës do të plotësohet shumë shpejt edhe me një sit arkeologjik, zonifikim të qartë dhe rregullore administrimi të zonës A.
Bëhet fjalë për qytetin antik në Bushat, ku gërmimet arkeologjike që kanë nisur që në vitin 2018, nga misioni kërkimor shqiptaro-polak drejtuar nga Piotr Dyczek dhe Saimir Shpuza po nxjerrin në dritë të tjera gjurmë dhe të dhëna për qytetin ilir në Bushat.
Gjatë këtyre fushatave kërkimore u zbuluan dy porta hyrëse të qytetit dhe u kuptua shtrirja e tij. Ndërsa gërmimet e fundit janë përqendruar në qytetin e sipërm dhe kanë për qëllim zbulimin e organizimit të brendshëm dhe urbanistikës së këtij qyteti.
Misioni kërkimor po nxjerr në dritë se kjo pjesë e qytetit të sipërm ka qenë e ndërtuar masivisht që në gjysmën e shek. IV para Krishtit, sipas datimeve paraprake.
Tashmë falë bashkëpunimit me IKTK, DRTK Shkodër dhe ndihmën e pakursyer të misionit arkeologjik me të dhënat shkencore dhe rezultatet e arritura u krye në terren rilevimi dhe përcaktimi qartë i zonifikimit të nevojshëm për ruajtjen dhe administrimin e këtij territori me potencial të lartë arkeologjik referuar dhe kuadrit ligjor për këtë qëllim./atsh/KultPlus.com
-

“U vra, mos e kërkoni”/ Zhduket pa gjurmë në Spanjë Miklovan Danaj, zbardhet mesazhi që mori familja
Miklovan Danaj është zhdukur në Spanjë pa asnjë gjurmë prej datës 11 Maj. I zhdukur është babai i një fëmije të mitur dhe sipas gazetares Klodiana Lala, personi i fundit që ka takuar është bashkëshortja e tij.
Ka qenë e shoqja e Miklovan Danajt që ka bërë denoncimin në Spanjë për humbjen e kontakteve me bashkëshortin, ndërsa kallëzim është bërë edhe në policinë e Shkodrës.
Pas zhdukjes së tij një person ka shkuar tek familja e tij dhe u ka thënë që “Miklovani është vrarë, mos e kërkoni”.
Miklovan Danaj ka qenë në burg në Itali për 3 muaj. Familjarët kanë dyshime se ai është vrarë dhe kërkojnë zbardhjen e ngjarjes./Balkanweb -

Doli për të kërkuar qenin… Ende asnjë gjurmë nga 56-vjeçari në Elbasan, gjendet kafsha por jo ai
Ende asnjë gjurmë nuk ka nga 56-vjeçari, i cili u zhduk në Elbasan, teksa kishte dalë për të kërkuar qenin që i ruante bagëtitë.
Pas disa orësh kërkime në terren në fshatin Pashtresh, qeni është gjetur, por jo Pëllumb Toçi, personi i zhdukur.
Pëllumb Toçi 56 vjeç shkoi të kërkonte qenin që ruan bagëtitë i cili kishte humbur në mal.
Dyshohet se 56-vjeçari mund të ketë rënë në greminë në kanionet e Valëshit ndërsa banorë të zonës, policia dhe ekipi i Kërkim Shpëtimit Malor po vijojnë kërkimet për gjetjen e tij.
-

EMRI/ Doli për të kërkuar qenin, zhduket pa gjurmë 56-vjeçari në Elbasan
Një 56-vjeçar nga fshati Pashtresh në Elbasan është zhdukur pa gjurmë.
Bëhet me diej se prej disa orësh vijon kërkimi për Pëllumb Toçin, 56 vjeç, banor i fshatit Pashtresh, në Njësinë Administrative Gjinar, i cili është zhdukur në rrethana ende të paqarta.
Sipas të afërmve, Toçi është larguar nga banesa për të kërkuar një qen, por nuk është kthyer më.Dyshohet se ai mund të ketë rënë në një nga kanionet e zonës, të njohur për terrenin e vështirë dhe thellësinë e madhe.