Një vajzë e mitur rezulton e zhdukur pa gjurmë që prej një jave. Ka qenë nëna e saj e cila i është drejtuar policisë për ndihmë duke bërë denoncim për humbjen e së bijës. Burime zyrtare të policisë bënë sot me dije se ngjarja ka ndodhur në Lushnjë dhe e humbura është një vajzë 15-vjeçe, që është larguar nga banesa prej datës 31 gusht dhe nuk është kthyer më.
“Dje, në Komisariatin e Policisë Lushnjë, kallëzoi shtetasja M. V., banuese në Kolonjë, se më datë 31 gusht 2025, është larguar nga banesa vajza e saj 15 vjeçe”, njoftoi policia.
Pas denoncimit kanë nisur kërkimet dhe po punohet për gjetjen e 15-vjeçares, nëpërmjet kontakteve me shoqërinë e saj, të afërmit, telefonit apo rrjeteve sociale, me qëllim lokalizimin. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Tag: gjurmë
-

Zhduket pa lënë gjurmë 15-vjeçarja nga Lushnja, nëna alarmon policinë: Ju lutem ma gjeni vajzën
-

Zbulohen gjurmët e përplasjeve në planetin Mars
Zbulohen në thellësitë e planetit Mars gjurmë të impakteve të forta të ndodhura rreth 4.5 miliardë vite më parë. Vrojtimi i tyre është realizuar falë sondës InSight e të analizuar në studimin e drejtuar nga Imperial College I Londrës, studim I publikuar në revistën ndërkombëtare Science.
Eskpertët shpjegojnë se gjatë periudhës së krijimit, planetët e sistemit diellor patën një fazë mjaft problematike të shoqëruar me përplasje të dhunshme me asteroid e kometa, që ndikuan në plazmimin e sipërfaqes së planetëve, duke gjeneruar oqeanet dhe magmën që u ngurtësua gradualisht.
Zbulimi është i rëndësishëm, pasi është tregues që ende arrijmë të gjejmë gjurmë të lëna 4.5 miliardë vite më parë, çka tregon sa i ngadaltë është procesi i ripërtëritjes së thellësive të planetit Mars.
Zbulimi është realizuar falë të dhënave të regjistruara nga valët sizmike të cilat janë vëzhguar dhe studiuar imtësisht.
I njëjti fenomen nuk ndodh me Tokën, pasi ndryshe nga Marsi, këtu ka ende aktiv veprimtarinë e brendshme me lëvizjet e mantelit që riciklojnë vazhdimisht koren e planetit, duke eliminuar gjurmët e së kaluarës./KultPlus.com
-

Maks Velo, artisti që la gjurmë të pashlyeshme në emanicipimin dhe zhvillimin e artit shqiptar
Maks Velo lindi në Paris, më 31 gusht të vitit 1935. Pas lindjes së tij, familja Velo u kthye përsëri në Shqipëri, në qytetin e Korçës, ku Maksi ka kaluar edhe fëmijërinë.
Vendi i origjinës së prindërve ishte Dardha. Pasi mbaron gjimnazin, ai vazhdon studimet pranë Institutit Politeknik, në degën e Inxhinierisë së Ndërtimit. Më pas specializohet për arkitekturë dhe në vitin 1960 merr pjesë në projektimin e parë që u bë në Tiranë.
Ka punuar më tej pranë byrosë së projektimit të Tiranës. Pastaj, vitet ’78-’79 përkojnë edhe me periudhën më të vështirë të jetës së tij, pasi gjatë kësaj kohe, ai arrestohet dhe dënohet me dhjetë vjet burg.
Maks Velo është autor i një sërë botimesh si: “Kokëqethja”, “Palltoja e burgut”, “Thesi i burgut”, “Paralele për arkitekturën”, “Kohë antishenjë”, “Jeta ime në figura ” etj.
Si artist, ai krijoi në disa gjini të artit: pikturë, prozë, poezi, publicistikë sikundër ishte i angazhuar në çështje të aktualitetit shqiptar.
Ai la një gjurmë të pashlyeshme në emanicipimin dhe zhvillimin e artit shqiptar. / KultPlus.com
-

Gjergj Luca pas homazheve në Akademinë e Arteve: “Lamtumirë i dashur Artur, le gjurmë në këtë jetë dhe kjo është e rëndësishme!”
Pas homazheve në Akademinë e Arteve, Gjergj Luca u shfaq i tronditur nga ndarja me mikun e fëmijërisë dhe të rinisë, intelektualin e shquar Artur Zheji. Me një video të ndarë në rrjetet sociale, ai e përjetësoi dhimbjen e tij, duke shfaqur një revoltë të brendshme dhe një pikëllim të thellë për humbjen e një figure të pazëvendësueshme të mendimit publik shqiptar.Në fjalët e tij u përplasën dy gjendje të shpirtit: vajtimi për mikun e shtrenjtë dhe ulërima ndaj hipokrizisë, që shpesh shoqëron ndarjet e mëdha.
“Të qaj apo të ulëras për vdekjen e Artur Zhejit? – pyeti Luca. – Më mirë po ulëras për llumin e hipokrizisë që ca njerëz, ata që dje e baltosën dhe e plagosën, sot shfaqen me një aktrim amator të dhembshurisë, të cilës nuk i gjen dot vend.”Në këtë mesazh, Luca nuk u kufizua vetëm te pikëllimi personal. Ai nxori në pah atë që ishte më thelbësore tek Arturi: forca e mendimit të trashëguar nga një familje e mendjes dhe e penës, formimi i tij akademik dhe roli i tij si një zë i lirë dhe kritik në median shqiptare. Për Lucën, Artur Zheji nuk ishte thjesht një shok i fëmijërisë dhe i Akademisë, por një mendje e lirë që la gjurmë të pashlyeshme në kulturën dhe jetën publike të vendit.Mesazhi i tij u mbyll me një lamtumirë që ngërthen dhimbjen, respektin dhe kujtimin e përjetshëm:“Lamtumirë i dashur Artur, le gjurmë në këtë jetë dhe kjo është e rëndësishme!”
AV -

Vidhet kasaforta e tyrbes në Ersekë, asnjë gjurmë nga autori
Mbrëmjen e 23 gushtit është vjedhur kasaforta e tyrbes në fshatin Gjonç. Pasi kanë marrë kasafortën, autori/ët janë larguar pa lënë asnjë gjurmë.
Policia po punon për identifikimin dhe arrestimin.
“Më datën 23.08.2025, ka kallëzuar shtetasi N. B., 67 vjeç, se gjatë natës është vjedhur kasaforta e tyrbes në fshatin Gjonç, ku ky shtetas shërben. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, informoi Policia. -

“Kam folur me Modric, do të lërë gjurmë në Serie A. I lumtur që Milani zgjodhi Allegrin”
23 Gusht 2025
8:56
Alfred Lleshi
Carlo Ancelotti ka dy arsye këtë sezon për ta mbështetur Milanin. E para lidhet natyrshëm me të kaluarën e tij te klubi kuqezi, ndërsa tjetra me Luka Modric, lojtarin me të cilin ka një lidhje të veçantë dhe e ka trajnuar gjatë shumë viteve te Real Madrid.
Në një intervistë për “Il Giornale”, Ancelotti e komentoi kështu transferimin e kroatit në Itali:“Kam folur me të, do t’i argëtojë tifozët dhe do të lërë gjurmë në Serie A. Është një profesionist shembullor, nuk ka munguar asnjë stërvitje sezonin e kaluar”.
Cili është mendimi juaj për Milanin e ri dhe rikthimin e Massimiliano Allegrit te kuqezinjtë?Jam i lumtur që klubi i është besuar atij, nevojitej një figurë e tillë. Serie A ka trajnerë të tjerë me nivel të lartë; Sarri, Conte, Gasperini.
Tani ju jeni trajner i Brazilit, por çfarë planesh keni për më pas?Do të qëndroj këtu, po kërkoj diçka interesante, ose ndoshta do të ndalem për pak kohë.
A keni nostalgji për Italinë? Çfarë ju mungon më shumë?Mu mungojnë tortellinat e motrës sime, Angela.
-

Krim i rëndë në Greqi, shqiptari vret gruan dhe zhduket pa gjurmë
Një ngjarje makabre ka përfshirë qytetin e Volosit në Greqi, ku një burrë dyshohet se i ka marrë jetën bashkëshortes së tij dhe më pas është zhdukur pa lënë gjurmë.
Sipas mediave greke, krimi ka ndodhur në rrugën “Konstanta”, midis kryqëzimeve me rrugët “Gatsou” dhe
“Gladstonos”. Autori i dyshuar, një shtetas shqiptar, e kreu aktin brenda banesës së çiftit, përpara se të dilte me vrap nga apartamenti dhe të largohej në drejtim të rrugës “Gladstonos”.
Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur një operacion të gjerë për kapjen e tij. Në vendngjarje ka mbërritur mjeku ligjor, ndërsa hetuesit po punojnë për zbardhjen e plotë të krimit. -

Motra denoncon humbjen pa gjurmë të 44-vjeçarit në Fier, për herë të fundit u pa duke dalë nga banesa e saj tre ditë më parë
Një 44-vjeçar është zhdukur pa gjurmë prej tre ditësh në qytetin e Fierit.
Denoncimin në Komisariat e ka bërë ditën e djeshme motra e tij, e cila ka deklaruar se që prej datës 19 gusht ka humbur kontaktet me F.Gj., për të cilin kërkoi ndihmë në gjetjen.
Policia nuk jep detaje mbi rrethanat e mundshme dhe shkaqet, por konfirmon nisjen e kërkimeve. Por bëhet me dije se 44-vjeçari ka dalë për herë të fundit nga banesa e motrës dhe nuk është parë më.
“Kallëzoi shtetasja A. Gj., se më datë 19 gusht 2025, është larguar nga banesa, vëllai i saj, shtetasi F. Gj., 44 vjeç. Punohet për gjetjen e tij”, thanë burime zyrtare.
Po bëhen kërkime nëpërmjet kontakteve telefonike, të njohurve, qelizave të celularit dhe rrjeteve sociale. Kurse materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme. -

Humbja e kontaktit të Daniel Shimës me familjen riktheu hijet e zhdukura ndër vite, historia e Belegut, Stafukës e Martinajt
personat e zhdukur
TIRANË- ‘Po më arrestojnë!’ Ky ishte mesazhi i Daniel Shimës, ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) që alarmoi edhe një herë autoritet shqiptare. Një skenar i përdorur gjerësisht për rrëmbim apo pengmarrje!
Fatmirësisht Shima rezultoi se kishte humbur kontaktet vetëm për disa orë dhe u rikthye sërish pranë familjes, por orët pa kontakt rikthyen në opinionin publik hijet e disa viteve më parë, të të tjerë emrave të zhdukur në vend.
Zhdukja pa gjurmë e një zyrtari të lartë të shtetit, i cili posedon informacion të dorës së parë për korrupsionin e zyrtarëve të lartë, nuk është rasti i parë. Shumë të tjerë nuk janë kthyer më pas, ndërsa familjarët presin me vite për një shenjë jete! Fati i të zhdukurve ende s’dihet!
Me rastin ‘Shima’ ZËRI sjell në vëmendje zhdukjet dhe rrëmbimet ndër vitet e fundit që tronditën opinionin publik në Shqipëri, disa me kërcënime për të mbyllur gojën, disa për t’u hequr qafe e disa me pengmarrje që në shumë raste janë të pakthyeshme, pa një varr për ta…
Eduart Belegu, këshilltari i dy ish-ministrave të Ekonomisë Genc Ruli dhe Dritan Prifti, njëherësh dhe ish-administratori i kompanisë së minierave “Darfo”, u shpall zyrtarisht i zhdukur prej dates në 24 mars të vitit 2010. Në komisariatin numër 1 në Tiranë paraqitet bashkëshortja e Eduard Belegut, Ilirjana, e cila denoncon zhdukjen e partnerit të saj. Për herë të fundit, ka qenë i vëllai i tij Gëzimi që ka marrë një sms nga telefoni i Eduardit.
“Po më mërzisin prap për atë çështjen e vjetër. Do të largohem për disa ditë. Atyre thuaju që jam jashtë Tiranës. Kujdes nga shtëpia, do të telefonoj vetë”…më pas dy telefonat e tij u fikën.
Për herë të fundit ai është parë në zonën e pallatit të sportit “Asllan Rusi”, pranë ish-fushës së Aviacionit, Tiranë. Një takim me tre persona ende të paidentifikuar edhe pas 16 vitesh dhe 8 topa me dollarë në shumën 79 mijë dollar, këto janë të vetmet detaje nga zhdukja e tij. Thanas Gjinopulli ose siç njihet ndryshe “Nasho” i ka dhënë biznesmenit shumën e lekëve në ambientet e kompanisë “Tirana Market”, më pas e ka parë Belegun të takohet me tre personat e dyshimtë, të cilët e futën me forcë në një automjet dhe më pas u larguan me shpejtësi.
Në atë kohë, ka reaguar ashpër edhe i ndjeri Dritan Prifti. Ai akuzoi rëndë policinë se po i shmangej të vërtetës dhe veprimeve hetimore që të çonin tek zbardhja e ngjarjes. Nga hetimet nuk u zbulua asgjë, dhe sot pas shumë vitesh dosja e zhdukjes së Eduard Belegut është pa autor dhe qëndron e pezulluar në zyrat e Policisë së Shtetit. Në maj të 2019 zyrtarisht është shpallur i vdekur.
Në 8 shkurt të 2015, qyteti i Fushë Krujës do të tronditej nga rrëmbimi i Enver Stafukës vetëm 100 metra larg Komisariatit të Policisë. Asokohe Stafuka ishte me precedentë penalë dhe u akuzua edhe për vjedhjen e mjetit që u përdor në vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt në Tiranë. Por gjykata e shpalli të pafajshëm, pasi nuk gjeti prova të implikimit të tij. Mëngjesin e 8 shkurtit, Stafuka u lajmërua në telefon nga njëri prej shokëve të tij më të afërt, i cili i kërkoi të dilte të pinin një kafe në qendër të qytetit të Fushë-Krujës. Por me të mbërritur në vendin ku kishin vendosur të takoheshin, tre persona të veshur si policë zbritën nga makina dhe pasi i vunë prangat, e futën me forcë në makinë. Më pas ata u larguan me shpejtësi në drejtim të paditur. Dyshimet e familjarëve për rrëmbimin dhe zhdukjen e tij bien mbi shokët e tij me të cilët ai shoqërohej vitet e fundit. Kjo për shkak se ai mund të tregonte krimet që kishin kryer miqtë e tij. Stafuka dyshohej se ishte pjesë e grupit të Durim Bamit dhe dyshohet të jetë rrëmbyer pikërisht për t’i mbyllur gojën, me qëllim të mos fliste, pasi bëhej fjalë për krime të rënda. Por edhe në këtë rast, nuk ka asnjë autor apo një shenjë prej tij.
Jan Prenga u rrëmbye në janar të vitit 2020 mes qindra njerëzve dhe në qendrën e Kamzës, vetëm pak metra larg një Komisariati Policie. Mjeti, që u fiksua edhe nga kamerat në rrugë, ishte një “Range Rover”. Në mjet ishin katër rrëmbyes, tre zbritën në tokë, ndërsa drejtuesi i mjetit nuk lëvizi momentin kur Jan Prenga do të merrej me forcë, për t’u vrarë dhe zhdukur pa gjurmë sot e asaj dite.
Jan Prenga u rrëmbye si pjesë e një pazari kokaine, ndërkohë u vra dhe u zhduk, teksa familja e tij kreu detyrimin ndaj krerëve të grupeve kriminale që e rrëmbyen në pabesi. Konkretisht vrasja e Jani Prengës erdhi pas vjedhjes së 260 kg kokainë nga vëllai i viktimës në Portin e Portsmuthit. Kokaina u vodh nga Astrit Prenga, Gëzim Shullani, Xhuliano nga Shkodra dhe një rumun. Pronarët morën hakun në Shqipëri! Fillimisht u vu në pranga tetë persona, kryesisht anëtarë të familjes Hajri, por ata u liruan një e nga një. Për gjykim u dërguan: Dritan Rexhepi, Gentjan Funiqi, Martin Bleta e Korado Kështeja. Gjithashtu të pandehur janë marrë Artan Doçaj, Aldo Majnishta dhe Geraldo Martini, SPAK pretendon se Dritan Rexhepi dhe Gentjan Funiqi (Doçaj) kanë urdhëruar rrëmbimin, ndërsa organizimi është kryer nga të pandehurit Martin Bleta e Korado Keshteja.
Rrëmbimi është bërë në Shqipëri në datën 17.01.2020, nga të pandehurit Artan Doçaj, Aldo Majnishta, Geraldo Martini dhe një person tjetër i paidentifikuar. Edhe sot, trupi i Jani Prengës nuk është gjendur akoma…ajo që ka mbetur janë vetëm disa pamje në oborrin e resortit luksoz “Golden” në Shijak nga ku u nxor trupi i tij.
8 gusht 2022 ishte data e fundit kur dikush pa dhe foli me Ervis Martinajn. Që nga ajo ditë, për fatin e bosit të lojërave të fatit ka pasur shumë aludime. Gazetarët dhe jo vetëm janë të ndarë në disa grupe; disa mendojnë se ai është rrëmbyer dhe është vrarë, ndërsa të tjerë besojnë se janë ai është ende gjallë, por i fshehur, larg shtetit dhe armiqve të tij. Edhe pse nuk dihet asgjë për fatin e tij, emri i Martinajt do të vazhdojë të dëgjohet për vrasje, plane “diabolike” dhe skemat që i luante kundërshtarëve të tij për t’i marrë pushtetin që dikur e kishte një nga personat më të fuqishëm në Shqipëri.
Martinaj ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, tha se i kishte ofruar një ‘çek të bardhë’ në këmbim të ‘kokës’ së Indrit Dokles. Sot prokuroria po heton për rrëmbim personi dhe inskenim.
Rreth orës 18:30 të pasdites së 8 gushtit 2022, Martinaj ka dalë nga ambjentet e këtij pallati që ndodhet pas një qëndre tregtare në zonën e “Zogut të Zi” dhe më pas ka hipur në makinën tip “Audi A8” dhe është larguar në drejtim të zonën së pallatit të Sportit “Asllan Rusi”, duke dalë në rrugën “Dritan Hoxha”. Dy njerëzit e fundit që kanë shoqëruar Ervis Martinaj në datën 7 dhe 8 Gusht 2022, kanë qënë punonjësi i policisë Jeton Lami dhe një vajzë. Prokuroria ka dalë në përfundimin se i shumëkërkuari Ervis Martinaj është ‘shitur’ nga një vajzë dhe më pas është ekzekutuar, por zyrtarisht nuk ka ende asnjë version.
Leonard Thodhori, njohur si ‘Koçole’ dhe miku i tij Fatmir Sulovari, u zhdukën pa gjurmë më datë 6 prill në afërsi të Kanalit të Çukës, në Sarandë. E para që iu drejtua komisiariatit të policisë Sarandë, për humbjen e djalit të saj, ishte nëna e 46 vjeçarit, Leonard Thodhori. Ajo tha për grupin hetues, se takimi i fundit me të birin kishte qenë paraditen e datës 6 prill, kur ajo e kishte lënë djalin e saj në gjumë, në banesë, bashkë me një shokun e tij të quajtur Miri, i cili kishte bujtur në shtëpinë e tyre një natë më parë.
Dyshimet kryesore janë se “Koçolja” dhe Sulovari janë vrarë e groposur në fshatin Vrinë. Thodhori ka shitur një tokë tek persona me precedentë penalë, dhe pas kësaj mes tyre ka lindur mosmarrëveshje lidhur me pronësinë dhe pagesat. Kështu që Thodhori rezulton të jetë thirrur në mirëbesim në qytetin e Sarandës për të kontaktuar me persona me të cilët ka kryer marrëveshjen, por që nuk banojnë në qytet. Për këtë mund të jenë përdorur si karrem duke shfrytëzuar njohjen dhe mirëbesimin, persona që kanë arritur ta marrin pa forcë Thodhorin dhe shokun e tij Sulovari në automjetin “Mercedes-Benz” në orët e para të 7 prillit. Pasi janë futur në automjet, dy 46-vjeçarët mendohet se kanë rënë pre e planit të rrëmbyesve të cilët me pas i kanë çuar drejt fshatit Vrinë për t’i ekzekutuar e groposur. Tashmë policia është vënë në kërkim të trupave. Ngjarja është lidhur edhe me trafikun e drogës, por teksa vitet kalojnë ende nuk ka asnjë gjurmë, veç familjarëve dhe deshmive që lidhin ngjarjet krimiale…
Shqipëria po “tretet” teksa vendi po përjeton krimin e frikshëm, atë të zhdukjeve të njerëzve. Para droge, prostitucion, bixhoz, vrasje por edhe gjoba, krimi shton pasigurinë për jetën…teksa familjarët e të zhdukurve pa gjurmë i druhen fundit tragjik…/ZËRI
