Tag: gjurmë

  • E mitura zhduket pa gjurmë, nëna denoncon rastin në polici

    E mitura zhduket pa gjurmë, nëna denoncon rastin në polici

    Një 13-vjeçare është larguar pa asnjë gjurmë nga banesa e saj.
    Ka qenë nëna e të miturës ajo që ka bërë kallëzimin në një nga Komisariatet e kryeqytetit një ditë më parë.
    Policia po punon për gjetjen e vajzës.
    “Më datë 30.11.2025, shtetasja A. M. kallëzoi se i është larguar nga banesa vajza e saj e mitur, 13 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj”, njoftoi sot policia.
    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

  • Octavio Paz: Më dëgjo siç dëgjohet shiu

    Octavio Paz: Më dëgjo siç dëgjohet shiu

    Poezi nga Octavio Paz

    Më dëgjo ashtu siç dëgjohet shiuas me vëmendje por as me shpërqëndrim,gjurmë të lehta, rigim i hollë,ujë që është ajri vetë dhe ajër që është vetë kohadita është akoma e gjallënata ende s’ka lindurtrajta të mjegulluaranë kthesën pas qoshestrajtat e kohësnë lakimin e heshtjes,dëgjomë, ashtu siç dëgjohet shiupa më dëgjuar vër-vesh në atë që themme sytë të hapur për së brëndshmi, në gjumëme të pesta shqisat zgjuar,po bie shi, gjurmë të lehta, mërmërimë bashkëtingëlloresh,ajër dhe ujë, fjalë pa rëndesë:që jemi dhe që janë,ditët dhe vitet, ky momentkohë e papeshë dhimbje që rëndon,më dëgjo ashtu siç dëgjohet shiu,asfalti i lagur shkëlqen,avulli ngrihet dhe ikën larg,nata shpaloset dhe hedh vështrimin tek unë,ti je ti dhe trupi yt prej avulli,ti dhe fytyra jote e natësti dhe flokët e tua rrufe të ngeshmeti kapërcen udhën dhe futesh në ballin tim,gjurmë uji përballë syve të mi,dëgjomë, siç dëgjohet shiu,asfalti është i lagur dhe ti kapërcen rrugënnë mjegull, përhumbur në natën,në këtë natën që flen në shtratin tënd,është dallga që fryhet në frymën tëndegishtërinjtë e tu prej uji më njomin ballin,gishtërinjtë e tu prej zjarri më djegin sytëgishtërinjtë e tu prej ajri hapin qepallat e kohësnjë ujëvarë pamjesh dhe ringjalljeshdëgjomë, siç dëgjohet shiuvitet ikin tutje momentet vijnë tëhúi dëgjon gjurmët në dhomën tjetër?nuk janë këtu, as atje: ti i dëgjonprej një tjetër kohë e cila ndodh tashtidëgjoi gjurmët e kohëskrijueses së vendeve të papesha, të pandodhshmedëgjoje shiun si vrapon mbi taracënata ështe tani e errët natë varri,shkrepëtimat flenë në foletë mes gjetheve,një kopsht i paqetë bredh në mëshirë të fatithija jote mbulon këtë faqe libri.

    Shqipëroi: Merita Paparisto

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    BUQETË ME POEZI NGA OCTAVIO PAZ: ME TY…

  • Iku në punë dhe nuk u kthye më! Asnjë gjurmë nga Floresha, familjarët ‘me sytë’ nga autoritetet italiane: Nuk u largua me dëshirë

    Iku në punë dhe nuk u kthye më! Asnjë gjurmë nga Floresha, familjarët ‘me sytë’ nga autoritetet italiane: Nuk u largua me dëshirë

    Florsha Prengu

    ITALI-Floresha Prengu, 35 vjeçe, doli nga banesa e saj në mëngjesin e 22 tetorit për të shkuar në punë, por nuk u kthye më në shtëpi, ku e prisnin bashkëshorti dhe dy vajzat e saj të vogla. Më shumë se dy javë nga zhdukja e shqiptares në Itali, ende nuk ka snjë gjurmë.
    Familja, që jeton mes Italisë, Shqipërisë dhe Greqisë, është në pritje të një përgjigjeje nga autoritetet. Ata kërkojnë një kronologji të saktë e situatës dhe ngjarjeve. Sipas tyre Prengu nuk është larguar me dëshirë dhe telefoni i saj vijon të jetë i fikur.
    “Si familje, kërkojmë që të na konfirmohet një kronologji e saktë e situatës dhe ngjarjeve. Flora meriton të gjendet, ajo meriton të vërtetën,”-shprehen të afërmit e Floreshës.
    Një detaj që mund të ndihmojë në identifikimin e saj, sipas familjarëve, është fakti që Floresha ka sy blu të ndritshëm, por njëra qepallë është pak më e mbyllur se tjetra, një veçori që mund të jetë e rëndësishme për hetuesit. Floresha jetonte në Trento prej tre vitesh dhe punonte si pastruese në pallate banimi. Sipas të afërmve, ajo ishte shumë e lidhur me vajzat e saj dhe kishte përjetuar një periudhë të vështirë pas vdekjes së babait, por nuk dihet nëse kjo lidhet me zhdukjen e saj.

    Karabinierët e Trentos kanë aktivizuar planin provincial të kërkimit, ndërsa njoftimi për zhdukjen është shpërndarë në të gjitha prefekturat e Italisë, pasi ekziston mundësia që ajo të jetë larguar nga rajoni i Trentos./ZËRI

  • Mister në Përmet: 66-vjeçari zhduket pa gjurmë, në të njëjtën rrugë kanë humbur edhe dy persona të tjerë

    Mister në Përmet: 66-vjeçari zhduket pa gjurmë, në të njëjtën rrugë kanë humbur edhe dy persona të tjerë

    Një kamer në fshatin Leshicë të Përmetit mundi të fiksojë për herë të fundit 66-vjeçarin Agron Çumani, para se të humbte çdo kontakt me familjen dhe të zhdukej përfundimisht pasditen e 4 nëntorit.
    Policia dhe familja kanë nisur kërkimet vullnetare, deri në kufi me Greqinë por pa rezultat. Disa banorë të fshatit Lëshicë tregojnë se e kanë parë 66-vjeçarin të ecë i qetë me një thes në duar, ashtu si në këto pamje.
    Bashkëshortja e tij, Florida Çunami sqaroi se ditën e martë Agroni ka dalë për të kryer disa analiza dhe që nga ajo ditë nuk është kthyer më.
    Çfarë e bën më tronditëse këtë ngjarje janë rrëfimet e banorëve, të cilët tregojnë për Top Channel se vite më parë në të njëjtën zonë, në segmentin e vjetër të rrugës Përmet-Lëshicë janë zhdukur pa lënë gjurmë edhe dy persona të tjerë.
    Banorët hedhin poshtë edhe mundësinë e mbytjes së këtyre personave në lumin Vjosë, pasi deri më tani nuk është gjetur asnjë shenjë.
    gijotina.com/

  • SYRI TV/ Zhduket pa gjurmë 66-vjeçari Agron Çumani, familjarët: Shkoi të merrte përgjigjen e analizave

    SYRI TV/ Zhduket pa gjurmë 66-vjeçari Agron Çumani, familjarët: Shkoi të merrte përgjigjen e analizave

    Një 66-vjeçar është zhdukur pa gjurmë në Përmet, ndërsa familja dhe qytetarët shprehin alarmin. Afërsisht në të njëjtin vend kanë humbur kontaktet edhe 3 persona të tjerë në të shkuarën, ndërsa në qytet përflitet mungesa e një hetimi të thelluar deri te teoritë konspirative që dikush mund të ketë gisht. Familjarët folën për Syri Televizion për rrethanat e zhdukjes së Agron Çumanit.

    SYRI TV

    Agron Çumani, 66 vjeç, ka humbur çdo kontakt me familjen e tij që jeton në Përmet, teksa ngjarja ka ngritur alarmin në këtë zonë për shkak se historia brenda pak vitesh përsëritet në 4 episode të ndryshme në mënyrë të ngjashme. Çumani është parë për herë të fundit para 3 ditësh në segmentin e vjetër të rrugës Përmet-Leshicë dhe prej atëherë asgjë nuk dihet për fatin e tij.

    Familjarët kanë bërë kallëzim të enjten në komisariatin e Përmetit, teksa bashkëshortja e tij ka pohuar për Syri Televizion se kohët e fundit 66-vjeçari kishte probleme me kujtesën. Rruga në fshatin Leshicë të çon afër lumit të Vjosës, ku nuk përjashtohet mundësia që Çumani mund të jetë mbytur. Nga ana e policisë kanë nisur kërkimet anës lumit, edhe me qen policie për të gjurmuar lëvizjet, por deri tani pa rezultat.

    “Burri ka pasur pak probleme me kujtesën, nuk ka shfaqur shqetësime, prej një viti ka dalë në pension. Doli për të marrë përgjigjen e analizave dhe nuk u kthye më, laboratorin e kishim pas shtëpisë ku banojmë në qytetin e Përmetit. U zhduk, ne po kërkojmë të gjithë si familjarë, u zhduk në orën 10:40 para 4 ditësh. Dy ngjarjet e tjera kanë ndodhur shumë larg prej aty, nuk është i njëjti vend. Nuk kishte telefon me vete.” – u shpreh gruaja e tij.

    Bashkia e Përmetit ndau një njoftim në rrjetet sociale, ku shprehet se Agroni është parë për herë të fundit të martën në orën 17:00 në afërsi të fshatit Gjinkar. Afërsisht në të njëjtën zonë, dy persona të tjerë, Niko Dhimitri dhe Filip Kristidhi, kanë humbur kontaktet prej dy vitesh, pa u gjetur asnjë gjurmë. Kjo situatë ka ngritur shumë pyetje te banorët e zonës se përse nuk po kryhen hetime të thelluara në këtë vend, deri te konspiracioni se ndonjë person me probleme të shëndetit mendor mund të ketë përfshirje në këto episode.

  • 17 ditë pa asnjë gjurmë të Florjan Tabakut, familja në ankth: Kërkimet janë ndërprerë!

    17 ditë pa asnjë gjurmë të Florjan Tabakut, familja në ankth: Kërkimet janë ndërprerë!

    Kanë kaluar plot 17 ditë nga zhdukja e 26-vjeçarit Florjan Tabaku, por ende asnjë gjurmë e tij. I riu nga Tropoja, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe është me aftësi të kufizuara, humbi kontaktet me familjen më 21 tetor, ndërsa ndodhej në zonën Qafë-Morinë–Gjakovë për të mbledhur gështenja.
    Që prej asaj dite, familja e tij jeton në ankth, duke kërkuar çdo mundësi për ta gjetur. Kërkimet, të zhvilluara fillimisht në të dy anët e kufirit Shqipëri–Kosovë, janë ndërprerë prej ditësh, megjithëse ende nuk ka prova që Florjani të mos jetë në zonën malore.
    “Në mal janë ndërprerë kërkimet, edhe pse nuk na kanë siguruar që nuk është në mal,” – tha vëllai i tij.
    “Kanë kërkuar në të dyja anët, por më shumë mundësi është në territorin e Kosovës. Vetëm rajonet e policisë janë të njoftuara, nëse e shohin të lajmërohet. Me sa dimë, nuk po bëjnë kërkime të tjera,” – shtoi ai me dhimbje.
    Familja apelon për ndihmë nga qytetarët në të dyja anët e kufirit, që nëse dikush e ka parë ose ka ndonjë informacion.
    Florjani është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë dhe çdo ditë që kalon, shpresa e familjes për ta gjetur të gjallë po venitet, ndërsa ata luten që ai të kthehet shëndoshë e mirë në shtëpi.
     

  • “Shok i orëve të vështira”, Ali Ahmeti për Fatos Nanon: La gjurmë të pashlyeshme në historinë moderne të Shqipërisë

    “Shok i orëve të vështira”, Ali Ahmeti për Fatos Nanon: La gjurmë të pashlyeshme në historinë moderne të Shqipërisë

    “Na lidhte miqësia, bashkëpunimi dhe respekti i ndërsjellë që lindi në kohëra sfidash, kur idealet për liri, demokraci dhe zhvillim ishin udhërrëfyesit tanë të përbashkët,” -kështu shkruan në një postim në rrjetet sociale ku ndër të tjera shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos, kreu i BDI Ali Ahmeti. Ahmeti e quan Fatos Nanon, njeri me vizion, guxim dhe urtësi politike, një personalitet që la gjurmë të pashlyeshme në historinë moderne të Shqipërisë.
    Postimi i plotë:
    Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tim të vjetër, shokut tim të orëve të vështira, Fatos Nano.
    Na lidhte miqësia, bashkëpunimi dhe respekti i ndërsjellë që lindi në kohëra sfidash, kur idealet për liri, demokraci dhe zhvillim ishin udhërrëfyesit tanë të përbashkët.
    Fatosi ishte njeri me vizion, guxim dhe urtësi politike, një personalitet që la gjurmë të pashlyeshme në historinë moderne të Shqipërisë.
    Në këto çaste dhimbjeje, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe gjithë ata që e deshën e e vlerësuan.
    U prehtë në paqe miku im, Fatos Nano. Kujtimi i tij do të mbetet i gjallë gjithmonë.

  • Grabitja e Muzeut të Luvrit, dy të arrestuarit: Ishim pjesë e vjedhjes së bizhuterive

    Grabitja e Muzeut të Luvrit, dy të arrestuarit: Ishim pjesë e vjedhjes së bizhuterive

    Dy personat e arrestuar për grabitjen e Muzeut të Luvrit kanë pranuar përfshirjen e tyre në vjedhjen e sendeve me vlerë.
    Kjo gjë është bërë e ditur nga prokurorja e çështjes Laure Beccuau, e cila në një konferencë për mediat bëri me dije se të dyshuarit dp përballen me akuza për vjedhje të kryer nga një bandë e organizuar dhe konspiracion kriminal. Bizhuteritë, të cilat vlejnë më shumë se 88 milionë euro, shtoi prokuroria, nuk janë rikuperuar ende.
    Dhjetëra detektivë kanë qenë në gjurmët e katër hajdutëve që përdorën një kamion dhe pajisje prerëse për të hyrë me forcë në një galeri në katin e parë të muzeut me famë botërore mëngjesin e 19 tetorit.

    Javën e kaluar, Beccuau u tha mediave lokale se detektivët po hetonin 150 mostra ADN-je, gjurmë gishtash dhe gjurmë të tjera.
    Ajo tha se kamerat publike dhe private të sigurisë u kishin lejuar detektivëve të gjurmonin hajdutët në Paris dhe në rajonet përreth.
    Hajdutët hodhën një kurorë të zbukuruar me diamante dhe smeralde ndërsa iknin, dhe policia gjeti një jelek të verdhë disa metra larg, që ata besojnë se i përkiste njërit prej hajdutëve.
    Vjedhja e Muzeut të Luvrit bëri bujë në të gjithë botën. Kjo ka shkaktuar gjithashtu një debat në Francë në lidhje me sigurinë e institucioneve kulturore./vizionplus.tv

  • Vjedhja në Muzeun e Luvrit, ADN-ja ‘zhbllokoi’ hetimet dhe zbuloi autorët e grabitjes

    Vjedhja në Muzeun e Luvrit, ADN-ja ‘zhbllokoi’ hetimet dhe zbuloi autorët e grabitjes

    Një gjurmë ADN-je ishte ajo që “zhbllokoi” hetimet dhe çoi në identifikimin e autorëve të grabitjes së ndodhur në Muzeun e Luvrit, duke përfunduar me arrestimin e dy personave të shtunën në mbrëmje.

    Sipas BFMTV, që citon një burim pranë hetimit, njëri nga të dyshuarit u identifikua falë një “gjurme vendimtare ADN-je” të gjetur në vendngjarje.
    Që pas “grabitjes së shekullit”, policia mjeko-ligjore ka qenë në kërkim të çdo prove të mundshme. Prokurorja e Parisit, Laure Beccuau, deklaroi të enjten se nga vendi i ngjarjes janë mbledhur mbi 150 mostra ADN-je, gjurmë gishtash dhe elementë të tjerë provues.
    Shefja e policisë mjeko-ligjore, Perrine Rogiez-Thubert, shpjegoi për BFMTV se hetuesit kanë punuar me gjurmë “të pasura”, si gjak, pështymë ose spermë, por edhe me gjurmë “të dobëta”, të lëna në objekte që autorët mund të kenë prekur.
    Në vendngjarje janë gjetur disa sende që mund të përmbajnë ADN, si një helmetë, një radio dore, një jelek i verdhë dhe dy rrota prerëse metalesh. Pas mbledhjes, mostrat janë analizuar në laborator për të ndërtuar profilin gjenetik të personave të përfshirë.
    Hetimi mori përshpejtim pasi njëri nga të dyshuarit tentoi të arratisej. Ai u identifikua gjatë testimeve të ADN-së dhe më pas u arrestua.
    Të dy burrat e arrestuar janë rreth 30 vjeç dhe banorë të Aubervilliers, një periferi veriore e Parisit, në departamentin Saint-Denis, e njohur për popullsinë e saj të dendur dhe shumëkulturore. Roli i tyre i saktë në grabitje ende nuk është përcaktuar, por ata konsiderohen “të dyshuarit kryesorë”.
    Sipas gazetës franceze “Le Monde”, njëri prej tyre ka shtetësi franceze dhe algjeriane dhe u arrestua në aeroportin Roissy–Charles de Gaulle, teksa përgatitej të udhëtonte drejt Algjerisë. I dyshuari tjetër është shtetas francez.
    Ndërkohë, policia po vijon hetimet për të zbuluar bashkëpunëtorët dhe plaçkën e grabitur, e cila vazhdoi të mbetet e pagjetur.

    Top Channel

  • Grabitja e shekullit në Louvre, ADN-ja që zbuloi autorët! Ishin nën shënjestër të policisë, por tentativa e njërit për t’u arratisur…

    Grabitja e shekullit në Louvre, ADN-ja që zbuloi autorët! Ishin nën shënjestër të policisë, por tentativa e njërit për t’u arratisur…

    Një gjurmë ADN-je ishte ajo që “zhbllokoi” hetimet dhe çoi te autorët e grabitjes në Luvër, duke rezultuar në arrestimin e dy prej tyre të shtunën në mbrëmje.

    Sipas BFMTV, duke cituar një burim pranë grupit hetimor, njëri nga dy të dyshuarit u identifikua falë një gjurme ADN-je  në vendin e grabitjes.

    Që kur përfundoi “grabitja e shekullit”, policia mjeko-ligjore ka qenë duke kërkuar në zonë për çdo të dhënë të mundshme.

    Prokurorja e Parisit, Laure Beccuau, tha të enjten se nga vendi i ngjarjes ishin mbledhur më shumë se 150 mostra ADN-je, gjurmë gishtash dhe gjurmë të tjera.

    Në muzeun e Luvrit , autorët lanë pas disa sende që mund të përmbajnë gjurmë, si një helmetë, radio dore, jelek të verdhë dhe prerëse metalesh.

    Paa testeve të ADN-së, njëri nga dy të dyshuarit u identifikua dhe më pas u arrestua.

    Dy të arrestuarit janë rreth 30 vjeç dhe vijnë nga Aubervilliers. Roli i tyre në grabitje nuk dihet ende, por konsiderohen “të dyshuarit kryesorë”.

    Njëri nga dy të dyshuarit, i cili sipas gazetës franceze “Le Monde” ka shtetësi franceze dhe algjeriane, u arrestua në aeroportin Roissy-Charles de Gaulle ndërsa po përgatitej të nisej për në Algjeri. Personi tjetër i arrestuar ka shtetësi franceze.

    Policia ishte vendosur në ndjekje të dy të rinjve për të shkuar në gjurmët e bizhuterive të vjedhura dhe bashkëpunëtorëve të tyre.

    Megjithatë, operacioni u përshpejtua kur ata kuptuan se njëri prej të dyve kishte ndërmend të arratisej. Prandaj, bizhuteritë me vlerë 88 milionë euro ende s’janë gjetur.