Detaje të reja dalin lidhur me përplasjen fizike mes mbështetësve demokratë dhe socialistë mbrëmjen e së shtunës në fshatin Pilafe, njësia Administrative Tomin, Dibër.
Në përplasjen mes grupeve partiake të PS dhe PD, ku këta të fundit kanë denoncuar se në fshatin Pilafe, ndaluan një shtetas që dyshohej se shpërndante para në këmbim të votave.
Lidhur me këtë ngjarje mësohet se ka rënë në pranga Esat Gjura, oficer policie.
Burime për News 24 bëjnë me dije se Esat Gjura është babai u kandidatit për deputet të PS, Daniel Gjura.
Esat Gjura sipas PD qëlloi me arme në fshatin Pilafe mbrëmë. Sipas PD ai po tentonte blerjen e votave.
Tag: gjura
-

Përplasja mes partive në Dibër! Arrestohet polici, baba i kandidatit socialist, PD pretendon se qëlloi me armë
-

Përplasja me Xhemal Gjunkshin në Dibër, shoqërohet në polici Esat Gjura
Pamje nga Dibra
DIBËR- Esat Gjura, babai i kandidatit të Partisë Socialiste, Daniel Gjura, është shoqëruar në polici pas përplasjes që pati me kandidatin e Partisë Demokratike në Dibër, Xhemal Gjunkshi dhe ekipin e tij.
ZËRI ka siguruar pamjet nga momenti i shoqërimit të Gjurës.ZËRI raportoi këtë mbrëmje përplasjen e ndodhur në Dibër. Ekipi i PD-së me në krye Gjunkshin ndaluan Gjurën që po udhëtonte me mjetin e Policisë Bashkiake, pas dyshimeve se po sbpërndante para për blerje votash. Gjunlshi, në një prononcim për ZËRI pohoi se ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri gjatë përplasjes.
Nga incidenti nuk ka persona të lënduar, ndërkohë në automjetin e Gjurës bëhet me dije se është gjetur edhe portofoli i kandidatit të PS-së, Daniel Gjura bashkë me mjetet e tij të identifikimit./ZËRI/ -

EMRAT/ Të shtënat me armë në Peshkopi, shpallet në kërkim polici, babai i kandidatit të PS
Një incident është regjistruar pak momente më parë në një fshat në Peshkopi.
Është identifikuar dhe shpallur në kërkim polici, Esat Gjura, i cili ka qëlluar me armë zjarri. Po ashtu në kërkim është dhe një person tjetër. Sakaq mësohet se Gjura është babai i kandidatit të PS, Daniel Gjura.
Gazetari i TCH, Endi Tufa, raporton se forcat e FNSH-së ndodhen në vendin e ngjarjes. Forcat policore ushtruan kontroll dhe morën automjetin e Gjurës.
Sipas uniformave blu, denoncimi është bërë nga Xhemal Gjunkshi, kandidat për deputet i PD, i cili pretendon se efektivi i policisë shpërndante para në këmbim të votave.Top Channel
-

Qëlloi me armë zjarri, arrestohet polici Esat Gjura, u denoncua nga kandidati për deputet i PD
Është arrestuar polici, Esat Gjura i cili qëlloi me armë zjarri në ajër.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotëm në fshatin Pilafe në Peshkopi.
Gazetari i TCH, Endi Tufa, raporton se polici është babai i kandidatit të PS, Daniel Gjura.
Sipas uniformave blu, denoncimi është bërë nga Xhemal Gjunkshi, kandidat për deputet i PD, i cili pretendon se efektivi i policisë shpërndante para në këmbim të votave.Top Channel
-

Qëlloi me armë zjarri, arrestohet babai i kandidatit socalist për deputet
Babai i kandidatit socialist Daniel Gjura, Esat Gjura i cili qëlloi me armë zjarri në ajër mbrëmjen e sotme në Peshkopi është arrestuar nga policia.
Dyshohet se Gjura ka qëlluar me armë, pasi kandidatët për deputetë të PD-së Xhelal Mziu dhe Xhemal Gjunkshi së bashku me simpatizantët e PD-së, i kanë bllokuar makinën, për dyshime për shit-blerje votash.
Gjura së bashku me një person tjetër u shpallën në kërkim nga policia, por pas disa orësh është vënë në pranga.
-

Të shtënat me armë në Dibër/ Shpallet në kërkim polici, babai i kandidatit të PS
Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Pilafe të Peshkopisë, ku një efektiv policie qëlloi me armë zjarri në ajër.
Bëhet fjalë për efektivin Esat Gjura, i cili është shpallur në kërkim. Mësohet se Esat Gjura është babai i kandidatit të PS-së për Qarkun e Dibrës, Danjel Gjura.
Gjithashtu, mësohet se në kërkim është shpallur edhe një person tjetër, identiteti i të cilit ende nuk dihet. Dyshohet se të shtënat me armë kanë ardhur pas një konflikt për çështjen e zgjedhjeve. Demokratët akuzojnjë socialistjët pjër blerje votash.
Policia e Dibrës ka dalë me një komunikatë të shkurtër për mediat në lidhje me përplasjen e regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Pilafe, të njësisë administrative Tomin.
Ngjarja
Një grup simpatizantësh të PD-së bashkë me dy kandidatët Xhemal Gjunkshi dhe Xhelal Mziu kanë bllokuar një automjet, duke pretenduar se brenda ndodheshin persona që do të shpërndanin para dhe tollona nafte në zonat e thella të Dibrës në këmbim të votave për PS-në.
Blutë e Dibrës thonë se kanë ngritur një grup të posaçëm me SPAK-un për të hetuar rastin, teksa thonë se Xhemal Gjunkshi pretendon se një prej personave kur ka ikur ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Pra, personat e dyshuar për blerje votash kanë mundur të arratisen, teksa burime bëjnë me dije se personi i cili ka qëlluar me armë zjarri në ajër është efektifvi i Policisë, Esat Gjura, i cili është babai i kandidatit të PS-së për Qarkun e Dibrës, Danjel Gjura. Mësohet se konflikti mes dy grupimeve ka degraduar deri në përplasje fizike.
Edhe pse Policia nuk i përmend as inicialet, burime bëjnë me dije se Esat Gjura së bashku me një person tjetër janë shpallur në kërkim nga Policia, teksa makina është sekuestruar për verifikim dhe kontroll.
“Rreth orës 20.25 shtetasi Xh.Gj., (kanditat për deputet i subjektit politik Partia Demokratike), ka telefonuar në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, i cili pretendonte se në fshatin Pilafe, njësia Administrative Tomin, kanë ndaluar një shtetas që dyshohej se shpërndante para në këmbim të votave. Gjithashtu shtetasi Xh.Gj., paraprakisht ka pretenduar se një person teksa është larguar ka qëlluar njëherë me armë zjarri në ajër. Menjëherë është ngritur grupi hetimor i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe nën drejtimin e SPAK dhe të Prokurorisë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër po kryejnë hetimet për zbardhjen e rastit”, njoftoi policia. -

Të shtëna me armë zjarri në Peshkopi
Një incident është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune, një natë para zgjedhjeve, në një fshat në Peshkopi.
Është identifikuar dhe shpallur në kërkim polici Esat Gjura, babai i kandidatit Danjel Gjura. Vizion Plus mëson se Gjura dyshohet se qëlloi me armë zjarri.
Gjithashtu bëhet me dije se është shpallur në kërkim është dhe një person tjetër.Ndërkohë denoncimi është bërë nga kandidati Xhemal Gjunkshi.
/vizionplus.tv
-

Të shtënat me armë në Peshkopi, shpallet në kërkim polici, babai i kandidatit të PS
Një incident është regjistruar pak momente më parë në një fshat në Peshkopi.
Është identifikuar dhe shpallur në kërkim polici, Esat Gjura, i cili ka qëlluar me armë zjarri. Po ashtu në kërkim është dhe një person tjetër. Sakaq mësohet se Gjura është babai i një kandidati të PS.
Gazetari i TCH, Endi Tufa, raporton se forcat e FNSH-së ndodhen në vendin e ngjarjes. Forcat policore ushtruan kontroll dhe morën automjetin e Gjurës.
Sipas uniformave blu, denoncimi është bërë nga Xhemal Gjunkshi, kandidat për deputet i PD, i cili pretendon se efektivi i policisë shpërndante para në këmbim të votave.
Kujtojmë se Esat Gjura është babai i kandidatit për deputet të Partisë Socialiste.Top Channel
-

Të shtënat me armë në Peshkopi/ Shpallet në kërkim polici, babai i kandidatit të PS
Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Pilafe të Peshkopisë, ku një efektiv policie qëlloi me armë zjarri në ajër.
Bëhet fjalë për efektivin Esat Gjura, i cili është shpallur në kërkim. Mësohet se Esat Gjura është babai i kandidatit të PS-së për Qarkun e Dibrës, Danjel Gjura.
Gjithashtu, mësohet se në kërkim është shpallur edhe një person tjetër, identiteti i të cilit ende nuk dihet. Dyshohet se të shtënat me armë kanë ardhur pas një konflikt për çështjen e zgjedhjeve.
Forcat e Policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për kapjen e personave të shpallur në kërkim.
LEXO EDHE Përplasje në Dibër/ Automjeti i dyshuar për shpërndarje parash nga PS, bllokohet nga simpatizantët e PD
-

Përplasje në Dibër, babai i kandidatit të PS qëllon me armë zjarri në ajër, shpallet në kërkim polici (EMRI)
Pamje nga vendi i ngjarjes
DIBËR- Tensione para zgjedhjeve parlamentare në Dibër. Kandidatët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike kanë bllokuar sërish automjete me pretendimin se janë mbështetës të Partisë Socialiste dhe po blejnë vota. Sipas të dhënave paraprake, një grup simpatizantë të Partisë Demokratike, të shoqëruar nga kandidatët për deputetë Xhelal Mziu dhe Xhelal Gjunkshi kanë ndaluar një makinë që mendohet se po shkonte drejt zonave të thella. PD thotë se dyshon që njerëz pranë PS, mes tyre edhe babai i kandidatit Danjel Gjura, Esat Gjura, po shpërndanin para dhe tollona nafte.
ZËRI ka kontaktuar edhe me Xhemal Gjunkshin, kandidatin demokrat për deputet, i cili ka bërë me dije se ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri, por ende nuk dihen detaje të tjera dhe nuk ka asnjë konfirmim nga Policia e Shtetit.
PAMJET NGA VENDI I NGJARJES:“Po ka pasur të shtëna me armë zjarri. Jemi fshatin Pilafe në Peshkopi,”-tha kandidati për deputet për ZËRI-n. Sipas të dhënave të deritanishme, raportohet se nga Policia e Dibrës është identifikuar dhe shpallur në kërkim efektivi i Policisë, Esat Gjura, i cili ka qëlluar me armë zjarri. Esat Gjura është babai i kandidatit të Partisë Socialiste në listën e hapur për Dibrës, Danjel Gjura. Efektivi i Policisë u denoncua dje me emër dhe mbiemër nga Gjunkshi si një nga personat që po blen vota për socialistët në Dibër.
“Deklaratë urgjente! Terrorizëm elektoral në Dibër! Informacionet që më vijnë nga terreni janë alaramante. Vetëm dy ditë para 11 majit, terroristët elektoralë kanë nisur blerjen e votës, e kërcënimet ndaj votuesve. Ata janë: Bekim Krashi, Arben Keshi, Jeton Dani, Gerald Kosiqi, Esat Gjura, Danjel Gjura dhe të gjithë soji dhe sorrollopi i rilindjes me në krye Drejtuesin e Partisë Socialiste në Dibër Blendi Klosi. I bëj thirrje SPAK, të ndërhyjë e të mbajë nën mbikqyrje persinat e mësipërm, të cilët janë duke terroirzuar dibranët. Policia e Shtetit, është kthyer në Policinë e Pushtetit. Nuk ndërhyjnë, nuk veprojnë në respektim të ligjit dhe lejojnë terroristët elektoralë të kërcënojnë, intimidojnë votuesit. Paralajmërim çdo terroristi elektoral. Të mos guxojnë të kërcënojnë banorët e Dibrës. Edhe nëse ata nuk shqetësohen nga Policia e Pushtetit, ne jemi aty, për të mbrojtur votën e çdo qytetari,”-denonconte Gjunkshi.
Lidhur me rastin, Policia e Dibrës ka shkuar në vendngjarje dhe njofton se hetimet po ashtu po kryen me ndihmë të hetuesëve të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Dibër/Informacion paraprak
Rreth orës 20.25 shtetasi Xh.Gj., (kanditat për deputet i subjektit politik Partia Demokratike), ka telefonuar në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, i cili pretendonte se në fshatin Pilafe, njësia Administrative Tomin, kanë ndaluar një shtetas që dyshohej se shpërndante para në këmbim të votave. Gjithashtu shtetasi Xh.Gj., paraprakisht ka pretenduar se një person teksa është larguar ka qëlluar njëherë me armë zjarri në ajër. Menjëherë është ngritur grupi hetimor i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe nën drejtimin e Spak dhe të Prokurorisë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër po kryejnë hetimet për zbardhjen e rastit./ZËRI