Tag: gjumë

  • “Rregulli 100 sekonda”, truku që u vjen në ndihmë prindërve për fëmijët

    “Rregulli 100 sekonda”, truku që u vjen në ndihmë prindërve për fëmijët

    Ndodh shpesh që prindërit mendojnë se fëmija i tyre po fle gjumë, por befas dëgjojnë të qara, duke i detyruar ata të kthehen sërish për ta kontrolluar. Mirëpo, duket se këto “probleme”, mund të zgjidhen fare thjesht dhe përmes një teknike të sugjeruar nga pediatre konsulente për gjumin, e cila propozon trukun e quajtur “rregulli 100 sekonda”.
    Siç shpjegon ajo, ekziston një metodë efikase që mund të ndihmojë fëmijën të kthehet përsëri në gjumë. Në një video të shpërndarë në rrjetin social TikTok ajo ndan dhe detajet:
    “Prindër, nëse fëmija juaj është zgjuar dhe nuk ka fjetur shumë gjatë, ju duhet të bëni vetëm një gjë. Ju premtoj që do të shihni diferenca të mëdha, që ata të qetësohen dhe të flenë pa qenë e nevojshme për t’i vënë në gjumë sërish nga e para. Shihni nga monitori dhe numëroni deri në 100. Mos reagoni menjëherë për t’iu drejtuar dhomës, por shikoni dhe përgjigjuni kundrejt reagimit. Është shumë normale që fëmijët të zgjohen. Thjesht duan të marrin kohën e tyre për ta vënë veten sërish në gjumë në mënyrë të pavarur prej jush. Mjafton t’u jepni 100 sekonda kohë dhe do të shihni diferencën”, tha konsulentja.
    Videoja u prit shumë mirë nga ndjekësit e saj, kryesisht prindër, të cilët e falenderuan për këshillën e çmuar. I tillë është dhe reagimi i një prej komentuesve, “truku” për të cilin ka funksionuar.
    “Ne e bëmë këtë me djalin tonë dhe diferenca ishte shumë e madhe. Funksionoi.”, shkruan komentuesi.

  • Pa gjumë që nga viti 1963, fermeri rrëfen se si i kalon netët

    Pa gjumë që nga viti 1963, fermeri rrëfen se si i kalon netët

    Thai Ngoc, një fermer vietnamez që nuk ka fjetur për që nga viti 1963 tregon se si është të jetosh pa fjetur gjumë.
    Ngoc, i cili është rreth të 80-ave, thotë se mezi ka fjetur që nga fillimi i viteve 1960 pasi kaloi një temperaturë të lartë.
    As recetat mjekësore që iu dhanë nuk e ndihmuan dhe as spitali që vizitoi nuk mund t’i jepte një shpjegim për gjendjen e tij shëndetësore shumë të rrallë.
    “Është zhgënjyese. Çfarë sëmundje e çuditshme. Kur shoh të tjerët duke fjetur bëhem xheloz. Netët me hënë, zakonisht dal jashtë për të pastruar barërat e këqija dhe për të punuar tokën, sepse të rrish ulur dhe të mos bësh asgjë është e padurueshme”, tha ai.
    Ndërsa gjendja e tij vazhdon të shqetësojë familjen e tij, disa thonë se pagjumësia e tij e vazhdueshme është e lidhur me një rast të pazakontë të stresit post-traumatik nga Lufta e Vietnamit, e cila zgjati nga viti 1955 deri në vitin 1975.
    YouTuberi, Drew Binsky shkoi në Vietnam në vitin 2023 për të mësuar rreth gjendjes së tij.
    “Unë udhëtova dy ditë nga Arizona në një fshat të vogël në Vietnamin e Jugor për ta gjetur atë, qëndrova me të gjithë natën dhe të shihja nëse ishte e vërtetë që ai nuk flinte” tha Binsky.
    ‘Me siguri po pyesni se çfarë bën gjatë gjithë kësaj kohe që nuk fle, me punën time në fushë unë përgatis verë gjatë natës”, shton Ngoc.
    “Kur ai pi disa gota verë, lodhet pak, por jo aq sa për ta bërë të flejë. Megjithatë, një përkthyes tha se kur ai pi shumë, ai fle pak, ndoshta një orë ose dy. Por shumicën e kohës, rreth orës 4 të mëngjesit ai shkon të shtrihet në shtratin e tij, por nuk fle sepse mendja e tij ende punon sikur të jetë akoma zgjuar”, shtoi Binsky.
    Ndërsa shumica prej nesh kanë vështirësi me jetën e përditshme, veterani thotë se ai ende mund të mbajë 50 kg pleh katër kilometra nga shtëpia e tij deri në fushë pa ndjerë lodhje.