Tag: gjumë

  • Si të veproni kur ju del gjumi në mes të natës dhe nuk mund të flini më?

    Si të veproni kur ju del gjumi në mes të natës dhe nuk mund të flini më?

    Nëse zgjoheni në mes të natës dhe nuk mund të flini më, ja disa veprime praktike dhe të thjeshta që mund të ndihmojnë

    E ktheni shikimi nga dritarja duke pritur t’i shihni disa rreze dielli, por e kuptoni se ende është gjysma e natës; jeni zgjuar nga gjumi në 4:00 të natës kur duhet të zgjoheni në 8:00 të mëngjesit, dhe normalisht se duhet të riktheheni prapë në gjumë.

    Por, si të ktheheni prapë në gjumë?

    Qëndroni të qetë dhe mos shikoni orën

    Shikimi i orës vetëm rrit ankthin dhe presionin për të fjetur. Qëndroni shtrirë dhe përqendrohuni te frymëmarrja.

    Meditoni

    Nëse nuk ia keni arritur të riktheheni në gjumë brenda disa minutave, atëherë mundohuni të provoni teknika të relaksimit si frymëmarrjet e thella apo meditimi. Ka shumë aplikacione për celular që ofrojnë udhëzime për meditim.

    Futeni kokën në ujë të ftohët

    Sipas ‘Huffington Post’, nëse jeni duke pasur probleme me gjumë, futeni kokën për 30 sekonda në ujë të ftohët dhe rikthehuni në gjumë.

    Ushtrimi 4-7-8
    Ushtrimi i mëposhtëm, i përpiluar nga Dr. Andrew Weil, mundëson që më shumë oksigjen të rrjedhë në enët tuaja të gjakut.

    ▪ Vendoseni majën e gjuhës në pjesën e epërme prapa dhëmbëve të përparmë dhe mbajeni aty deri në fund të ushtrimeve
    ▪ Merrni frymë me hundë për katër sekonda
    ▪ Mbajeni frymën për shtatë sekonda
    ▪ Lirojeni frymën për tetë sekonda dhe përsëriteni tri herë procesin.

    Dilni nga krevati nëse nuk flini pas 20–30 minutash

    Nëse nuk arrini të bini në gjumë, ngrihuni dhe bëni një aktivitet të qetë deri sa të ndjeni përgjumje. Krevati duhet të lidhet me gjumin, jo me frustrimin.

    Nëse zgjoheni shpesh gjatë natës, mund të jetë sinjal i stresit, ankthit, apo problemeve të gjumit si apneja – në këtë rast, një vlerësim mjekësor është i dobishëm. 

  • Efektet që jep në shëndet një gjumë i mirë

    Efektet që jep në shëndet një gjumë i mirë

    Një studim i publikuar së fundmi në revistën Nature Mental Health ka sjellë një zbulim mbresëlënës: të fjeturit 7 deri në 9 orë në natë mund të ulë rrezikun e depresionit me rreth 22%.
    Studiues nga Universiteti i Kembrixhit në Britani dhe Universiteti Fudan në Kinë analizuan të dhënat e gati 290,000 pjesëmarrësve nga UK Biobank dhe arritën në përfundimin se gjumi cilësor është zakoni më i fuqishëm për mirëqenien mendore madje më i rëndësishëm se faktorët gjenetikë.
    Por efekti pozitiv nuk ndalet vetëm tek gjumi. Kur ai shoqërohet me zakone të tjera të shëndetshme si:

    aktivitet fizik i rregullt,
    ushqyerje e balancuar,
    konsum i moderuar i alkoolit,
    shmangia e duhanit,
    ulje e qëndrimit të gjatë ulur,
    dhe ndërtimi i marrëdhënieve të qëndrueshme shoqërore, atëherë rreziku për depresion ulej deri në 57%, thekson studimi.

    Në një kohë kur çrregullimet emocionale janë gjithnjë e më të shpeshta, kjo është një arsye më shumë për të bërë gjumin prioritet.

  • “Ditë të gjata, netë pa gjumë, emocione të forta…”, flet Tërmet Peçi

    “Ditë të gjata, netë pa gjumë, emocione të forta…”, flet Tërmet Peçi

    Nga Tërmet Peçi
    Në pritje dhe respekt të shprehjes së vullnetit të vëllezërve dhe motrave të diasporës, të çdo bindje politike…
    Të dashur qytetarë, miq, bashkëpunëtorë,
    Procesi zgjedhor ka përfunduar. Votimet u mbyllën, numërimet mbaruan – dhe bashkë me to, edhe një kapitull i jashtëzakonshëm i përpjekjes sonë të përbashkët.
    Fjalët nuk mjaftojnë për të përshkruar gjithë këtë rrugëtim: ditë të gjata, net pa gjumë, emocione të forta, përballje, shpresë, lodhje – por mbi të gjitha, dinjitet dhe vendosmëri.
    Dua të falënderoj nga zemra çdo qytetar që besoi, çdo djalë e vajzë që kontribuoi, çdo mik që qëndroi pranë deri në fund. Nuk ishit thjesht mbështetje – ishit shtylla e një angazhimi që shkoi përtej fushatës: një angazhim për ndryshim, për përfaqësim të denjë, për zë të vërtetë.
    Rezultati është një moment. Besimi që ndërtuam është një vlerë që mbetet.
    Sot nuk kemi thjesht një përfundim votimesh – kemi një fillim të ri përgjegjësie, përkushtimi dhe reflektimi. Çdo votë është një amanet. Dhe unë këtë amanet do ta mbaj me dinjitet dhe ndershmëri.

  • “Bëja opozitë, të tjerët kanë fjetur gjumë”/ Sula zbulon prapaskenat e largimit nga PD: Thanë mos t’ia dëgjojmë emrin

    “Bëja opozitë, të tjerët kanë fjetur gjumë”/ Sula zbulon prapaskenat e largimit nga PD: Thanë mos t’ia dëgjojmë emrin

    Dash Sula: Ka tre vjet kam bërë opozitë, të tjerët kanë fjetur gjumë. Disa prej tyre janë në lista të mbyllura. Unë kam kërkuar. Nuk mbahet burri ose gruaja me zor. Mos ia dëgjoj më emrin e Dash Sulës, këtë ka thënë. Nuk është urrejtje është e vërtetë.
    Andi Mustafaj: Dashi me të drejtë i përmendi,. Do të nisë edhe unë listën tani. Mund t’i ikë ambicia personale, në një moment… Unë të PS si kam përmendur emrat gjatë këtij emisioni,. Unë kam folur për fenomene dhe gjëra që janë problematike. Ju thoni që e kemi zhgënjyer por koha do të tregojë të vetën.
    Dash Sula: Ata nuk më thirrën, nuk më konsideruan fare. Të gjithë i thirri mua jo. Është thënë aty brenda, mos t’ia dëgjojmë emrin. Ia kam kërkuar Berishës një javë rresht, përpara se të vendoseshin listat. Kërkesa e parë ka qenë me 7 mars, kërkova të takoja Berishën.
     

    Top Channel

  • Sali Berisha: Edi Rama për një kohë të gjatë do të mbetet pa gjumë

    Sali Berisha: Edi Rama për një kohë të gjatë do të mbetet pa gjumë

    Sali Berisha nga Partia Demokratike u shpreh i ashpër me gazetarin Baton Haxhiu, pasi exit polli i tij nxori PD-në në vendin e dytë me 54 mandate, teksa Haxhiu u shpreh edhe publikisht i bindur se këto zgjedhje i ka fituar PS.
    Berisha para gazetarëve, Exit Pollin e Haxhiut e quajti të prentenduar, ndërsa vetë gazetarin si gënjeshtar të gatshëm.
    “Lidhur me një exit poll të pretenduar nga gënjeshtari i gatshëm Baton Stanishiqi është gënjeshtar i gatshëm që s’bën asgjë tjetër veçse pa bërë asnjë exit poll konveroi në poll memorandumin e kuqit”, tha Berisha, transmeton Express

    “I them Edi Ramës se me pilula të tilla do të mbetesh shumë shpejtë për një kohë të gjatë pa gjumë. Janë realisht orët e fundit të tij në pushtet, prandaj mos përdor gënjeshtar të gatshëm, papagaj të cilët janë të aftë të deklarojnë çdo gjë kundrejt pagesave”, tha Berisha në një paraqitje para gazetarëve.
    “Autori është gënjëshetari që është shumë i afërt me Edi Ramën që i shërbën në çdo çështje”, e tha edhe në anglisht Berisha, pasi iu kërkua përkthim nga gazetari i Reutersit.
    “Të gjithë treguesit janë për një dominim të qartë elektoral të Aleancës sonë”, u përgjigj ai, kur u pyet se kush i ka fituar zgjedhjet.
    Ai shtoi se nuk flet me shifra, derisa të dalin rezultatet.
    “Ai merr Batonin si gënjështar në gatishmëri, unë nuk bëj ashtu, unë pres sovranin”, u përgjigj Berisha kur u pyet për përqindjen e fitores.

  • Si e mbron zemrën vaji i ullirit

    Si e mbron zemrën vaji i ullirit

    Kur njeriu ushqehet, në gjakun e tij rritet niveli i një proteine që njihet si apolipoprotein A-IV, e cila luan një rol të rëndësishëm në parandalimin e atakut në zemër dhe ishemisë.
    Rritja e nivelit të kësaj proteine ndodh kryesisht kur njeriu konsumon vaj ulliri ose ushqime me yndyrna të pangopura.
    Së fundmi, studimet kanë zbuluar se kjo proteinë parandalon edhe bllokimin e enëve të gjakut.

    Një gjë e tillë mund të shkaktojë atak në zemër, ishemi ose vdekje të parakohshme.
    Artereoskleroza dhet romboza
    Në shumicën e rasteve, ataku në zemër dhe ishemia shkaktohen si pasojë e artereosklerozës.
    Kjo është një sëmundje që ka të bëjë me bllokimin e enëve të gjakut nga pllakat artereosklerotike të cilat mbivendosen në arterie dhe pengojnë qarkullimin.
    Këto pllaka përbëhen nga yndyra, kolesteroli, kalçiumi dhe substanca të tjera.
    Proteina apolipoprotein A-IV pengon bllokimin e enëve të gjakut, duke ndryshuar formën e pllakave që mbivendosen dhe pengojnë qarkullimin.
    Kjo proteinë ngadalëson artereosklerozën dhe shmang trombozën.
    Nivelet e saj janë të larta kur njeriu konsumon yndyrna të pangopura, siç është vaji i ullirit.
    Të Mbrojtur Edhe Në Gjumë
    Përveç lidhjes së kësaj proteine me shëndetin e zemrës, shmangien e atakut në zemër apo ishemisë, shkencëtarët zbuluan diçka tjetër interesante.
    Intensiteti i kësaj proteine në gjak është më i lartë kur njeriu është në gjumë dhe më i ulët kur ai është zgjuar.
    Kjo sipas studimeve do të thotë që njeriu është i mbrojtur kur është në gjumë. Gjasat e një problemi kardiovaskular janë më të mëdha në mëngjes.
    Ngrënia e ushqimeve të pasura me yndyrna të pangopura bashkë me një gjumë cilësor, krijojnë kushtet perfekte për uljen e rrezikut të atakut në zemër dhe ishemisë.

  • “Vendosini në gjumë burrat që duan të votojnë kënetën”/ Rama ‘këshillon’ vajzat të testojnë partnerët: Nëse janë çyrykë…

    “Vendosini në gjumë burrat që duan të votojnë kënetën”/ Rama ‘këshillon’ vajzat të testojnë partnerët: Nëse janë çyrykë…

    Nga takimi me vajzat dhe gratë në Durrës, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, iu drejtua demokratëve.

    Duke e cilësuar Partinë Demokratike “të sëmurë”, Rama tha se shërimi i kësaj force politike nis “duke mos e votuar”.
    “Këtu në Durrës keni demokrat boll. Ju mund ta shëroni atë parti duke lënë që të thahet ajo kënetë dhe të rilindë diçka”, tha Rama.
    Kryesocialisti shprehu besimin se gratë mund të marrin vendimet e duhura, ndërsa i këshilloi “t’i venë burrat në gjumë nëse kanë ndërmend të votojnë opozitën”. Një këshillë e kishte dhe për vajzat, që në këto zgjedhjet të testojnë partnerët e tyre.
    “Unë nuk u them ndahuni, po them ky është testi. Keni mundësinë t’i testoni, çfarë janë këta, mos janë çyryk. Kujdes edhe kunatat”, tha Rama.

    Top Channel

  • Rama: “Palo” partia do marrë rezultatin më të keq pas 1997! Gratë të vënë në gjumë burrat demokratë, vajzat të shpëtojnë djemtë e kënetës

    Rama: “Palo” partia do marrë rezultatin më të keq pas 1997! Gratë të vënë në gjumë burrat demokratë, vajzat të shpëtojnë djemtë e kënetës

    Kryesocialisti Edi Rama lajmëroi sot nga Durrësi se do e përsërisi ritualin politik si projeksionist zgjedhjesh që bëri në Kuç të Vlorës në vitin 2021 dhe ku ‘qëlloi në shenjë’.
    Ai tha se do e shënonte përsëri dhe këtë herë PS dhe Shqipëria do merrnin një “fitore me notën 10”, kurse kundërshtari do dilte “më keq edhe se më 1997”.
    Ai gjithashtu përsëriti thirrjen ndaj kundërshtarëve, se nëse “nuk duan komunistat e PS”, le të votojnë për kandidatet femra të socialistëve, që nuk kanë asnjë lidhje me komunizmin,
    “Do shkoj në Kuç dhe do e shënoj rezultatin. Por them këtë, do marrim fitoren e dhjetë, do jetë me notën 10 për ne dhe ata do marrin rezultatin më të keq, më të keq se atë të 1997. Por puna nuk është sesa keq do dalin ata, por sa do marrim me shpresën për të ardhmen dhe sa ju dhe kush ju ka ju ka edhe burra, dhe sa nga ju me fqinje, shoqe, mike, deri edhe demokrate, t’i tërhiqni.
    Dhe në rastin më të keq ta vërë në gjumë burrin atë ditë. Nuk e di sesi ta vënë në gjumë, por ta vënë. Nuk na duhen, bindini, që të mos dalin fare atë ditë. Nuk voton dot për komunistat? Atëherë voto për kandidatet tona, ja ku është Klodi, jepja asaj e mos ia jep PS dhe me spond i shërben të ardhmes së Shqipërisë. Ja edhe Milva ku është, që s’i ka shërbyer as komunizmit, ja anëtarja e këshillit bashkiak aty ku është, ja kandidatët tanë”, u shpreh kreu i mazhorancës drejt fundit të fjalës së tij.
    Kurse kritikave të kundërshtarëve dhe komenteve se ai po u thotë vajzave socialiste që të ndahen nga djemtë demokratë, iu përgjigj duke përsëritur apelin se “djem që shkojnë në kënetë dhe nuk zgjedhin Shqipërinë për BE më 2030” nuk kanë ç’i duhen vajzave durrsake”.
    Dhe për ta përforcuar, ai tha se “Durrësi ka djem plot”.
    “Se thonë ky Edi Rama i thotë vajzave që ndahuni nga djemtë demokratë. Po normal, pse ça muhabeti është ky, unë s’i them ndahuni, i them shpëtojini, merrini me vete, mos i lini në kënetë. Ka Durrësi djem plotë, nëse di do të iki në kënetë, se s’e lë babi, lërë le të zhytet në kënetë ai. O me kënetën, ose me ne dhe në BE. Jam i sigurt se më 11 maj do marrim 9 mandate në Durrës”.

  • Tragjedi në Itali, 16-vjeçari shqiptar ndërron jetë në gjumë

    Tragjedi në Itali, 16-vjeçari shqiptar ndërron jetë në gjumë

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Firence të Italisë. Të enjten pasdite, më 17 prill, një djalë shqiptar 16-vjeçar, u gjet pa shenja jete në shtratin e tij në banesën ku jetonte me familjen.
    Ishte nëna e tij ajo që bëri zbulimin tronditës rreth orës 15:30, kur u kthye nga puna dhe nuk e gjeti të birin as në dhomën e ndenjes dhe as nuk mori përgjigje kur e thirri.
    Duke menduar se ai ishte ende në gjumë, pasi shkolla ishte e mbyllur për pushimet e Pashkëve, ajo shkoi në dhomën e tij për ta zgjuar. Por aty pa se djali ishte i palëvizshëm dhe pa ndjenja.

    E dëshpëruar, ajo thirri menjëherë shërbimin e urgjencës dhe tentoi ta zgjonte, por përpjekjet e saj dhe ato të mjekëve që mbërritën më pas, fatkeqësisht, nuk dhanë rezultat. Vdekja e tij u konfirmua në vendngjarje.
    Sipas të dhënave paraprake, vdekja dyshohet se ka ndodhur për shkaqe natyrale. Në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.
    Megjithatë, prokurori i çështjes ka urdhëruar kryerjen e autopsisë për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes./vizionplus.tv

  • Ja çfarë duhet të konsumoni që të bëni gjumë të thellë

    Ja çfarë duhet të konsumoni që të bëni gjumë të thellë

    Në botën moderne, shumë njerëz po përballen me probleme të gjumit që ndikojnë seriozisht në jetën e tyre të përditshme dhe shëndetin në përgjithësi.

    Stresi, ankthi, problemet mendore dhe ato shëndetësore janë disa nga arsyet kryesore që shkaktojnë shqetësime gjatë natës. Mungesa e gjumit të mirë ndikon drejtpërdrejt në energjinë, produktivitetin dhe mirëqenien tonë. Si mund të përmirësojmë këtë situatë?

    Ekspertët sugjerojnë një gamë të gjerë të opsioneve, duke përfshirë përdorimin e kamomilit, teknikat e relaksimit dhe disa mjete natyrale që mund të ndihmojnë. Një nga këto mundësi janë farat e kungujve, të cilat, siç raporton Healthline.com, mund të kontribuojnë ndjeshëm në përmirësimin e gjumit dhe shëndetit të përgjithshëm.

    Farat e kungujve janë të pasura me përbërës që mbështesin prodhimin e dy hormoneve kyçe për një gjumë të shëndetshëm: serotoninën dhe melatoninën. Këto substanca janë thelbësore për rregullimin e ciklit të gjumit dhe përmirësimin e cilësisë së pushimit të natës.

    Konsumimi i rregullt i farave të kungujve mund të ofrojë përfitime të mëdha. Ato ndihmojnë në stabilizimin e ciklit cirkadian, duke promovuar një gjumë më të thellë dhe më të qëndrueshëm.

    Magnezi dhe zinku që gjenden në farat e kungujve janë të njohur për rolin e tyre në qetësimin e sistemit nervor dhe reduktimin e niveleve të stresit dhe ankthit, që shpesh pengojnë gjumin e natës. Për më tepër, triptofani që gjendet tek këto fara favorizon prodhimin natyral të melatoninës, hormoni që nxit gjumin, duke parandaluar kështu pagjumësinë.

    Përveç ndikimit të drejtpërdrejtë në gjumë, farat e kungujve ofrojnë edhe përfitime të tjera shëndetësore. Ato janë të pasura me fibra, të cilat ndihmojnë në përmirësimin e sistemit tretës dhe parandalimin e kapsllëkut. Kombinimi i fibrave dhe acideve yndyrore të pangopura ndihmon në uljen e kolesterolit LDL dhe promovon një shëndet më të mirë të zemrës. Zinku që gjendet në farat e kungujve forcon mbrojtjen natyrale të trupit ndaj infeksioneve. Për më tepër, farat e kungujve përmbajnë përbërës që mbrojnë qelizat nga stresi oksidativ, duke zvogëluar kështu rrezikun e sëmundjeve kronike.

    Nëse jeni duke kërkuar mënyra natyrale për të përmirësuar gjumin dhe shëndetin tuaj të përgjithshëm, farat e kungujve janë një opsion i shkëlqyer. Duke pasur efekte pozitive në rregullimin e gjumit, reduktimin e stresit dhe forcimin e sistemit imunitar, këto fara mund të jenë një shtesë e thjeshtë dhe efektive në rutinën tuaj të përditshme. Syri.net-iefimerida