Tag: gjuajtje

  • Shqipëria pa “shënjestër”, shifrat e repartit të avancuar

    Shqipëria pa “shënjestër”, shifrat e repartit të avancuar

    Kombëtarja shqiptare e futbollit bëhet gati për ndeshjen e kualifikueseve të Botërorit ndaj Letonisë e ndërgjegjshme se për të mbajtur gjallë ëndrrën për kualifikim, i duhet të përmirësojë shumë gjëra dhe me kryesorja, shënjestrën para portës.
    Jo vetëm me golat e shënuar, 5 të tillë në 5 ndeshjet e luajtura në këtë vit, përfshirë edhe miqësoren me Gjibraltarin. Por specifikisht me gjuajtjet në katërkëndorin e portës. Statistikat e publikuara nga UEFA për ndeshjet e këtij viti, tregojë se Shqipëria lë shumë për të dëshiruar sa u përket tentativave brenda katërkëndorit të portës kundërshtare.

    Rekordi negativ i këtij viti është ai i ndeshjes me Anglinë, ku Shqipëria nuk ka shënuar asnjë gjuajtje në portën kundërshtare. Keq ka bërë edhe me Letoninë në ndeshjen e parë, me vetëm dy tentativa në katërkëndor, ku njëra duhet theksuar se përfundoi në rrjetë. Më pas është sfida me Gjibraltarin, ku u regjistruan tre, ndërsa me Serbinë janë 4 tentativa në portë. Ndeshja me më shumë gjuajtje në portë është ajo me Andorrën, e fituar 3-0, ku u regjistruan 7 të tilla.
    Në total janë 16 gjuajtje në 5 ndeshje të luajtura këtë vit, shumë pak për një ekip që ka ambicie që një ditë të luajë në Botëror dhe padyshim gjëja e parë që duhet rregulluar në rrugëtimin e saj.
    GJUAJTJET NË PORTËAngli-Shqipëri 0Shqipëri-Andorra 7Shqipëri-Serbi 4Letoni-Shqipëri 2Gjibraltar – Shqipëri 3

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Erjon Bogdani kritik me Kombëtaren: Pa dëshirë dhe ritëm, prisja më shumë

    Erjon Bogdani kritik me Kombëtaren: Pa dëshirë dhe ritëm, prisja më shumë

    Erjon Bogdani, ish-sulmuesi që mban numrin më të lartë me 18 gola të shënuar për Kombëtaren, s’i ka kursyer kritikat për ekipin kuqezi pas fitores minimale 0-1 kundër Gjibraltarit. Penalltia e Jasir Asanit shmangu turpin për tanët.
    “Për mendimin tim ishte një ndeshje ku e mira ishte që shumë të rinj bënë praninë e parë në Kombëtare. Por pas kësaj ishte një ndeshje pa ritëm, qarkullim topi, ngadalë, pa gjuajtje në portë, pa dëshirë dhe nuk e di.
    Ishte një ndeshje për t’u bërë, nuk është se shërbeu shumë për ndeshjen e ardhshme, mendoj se e ardhmja duhet të jetë komplet ndryshe. Se nëse nuk vendos dëshirën në fushë, qarkullimin e shpejtë, pasi vertikal apo sulmues e mesfushorë që sulmojnë portën.
    Ishte ndeshje komplet pa ritëm. Lojtari që tregoi veten në pjesën e parë ishte Berisha me ato dy gjuajtje, me një ekip kaq larg në renditje. Prisja më shumë aksione, gjuajtje në portë, edhe gola e performancë më të mirë”, tha Bogdani për TV Klan pas ndeshjes.

  • Astrit Hafizi: Sylvinho duhet të largohet. Shqipëria nuk bën një gjuajtje në portë

    Astrit Hafizi: Sylvinho duhet të largohet. Shqipëria nuk bën një gjuajtje në portë

    Paraqitja e fundit e kombëtares me barazimin në Riga të Letonisë ka hapur sërish një diskutim rreth kombëtares dhe ka rikthyer sindromën e dikurshme, që ndaj ekipeve që konsiderohen me një nivel poshtë nesh në letër dhe që ne duhet të komandojmë dominojmë dhe fitojmë, atëherë gabojmë.
    Astri Hafizi, ish trajner i kombëtares në një intervistë për Top Channel analizon paraqitjet e fundit të kuqezinjtë.
    Astrit Hafizi, ish-trajner i kombëtares: Ne nuk krijojmë raste dhe të flasim për Serbinë përpara se të shkojmë tek letonia. Përveç rastit të penalltisë dhe një gjuajtje jashtë porte pa rëndësi, këto ishin dy momentet tona, në pjesën e dytë një goditje e Bajramit me të brendshmen, ku ishin rastet që mund të fitohet ndeshja. Pra janë disa konkluzione që mua më jep të kuptoj që ti nuk reagon nga ajo që ke paraqit në ndeshje, kjo u pa edhe me Letoninë. Pjesa parë tha trajneri luajtëm dobët, po përse të luajmë dobët, për çfarë arsye?
    Ti the që vjen nga një paraqitje e mirë, ose më thua jemi në rritje, ku është rritja? Nuk bëmë asnjë rast, dy gjuajtjet e Asllanit, një jashtë dhe një tek portiere, një gjuajtje me të brendshme e Manajt. Një sulmues i joni asnjë gjuajtje në portë me statistika, as Broja as Manaj as Hoxha, atëherë ku janë rastet që duhet ta fitonim ndeshjen. Kur shikoj që ti nuk reagon, nuk vepron, se gabime trajnerët bëjnë të gjithë, atëherë më lë të dyshoj që formimi yt profesional ka të meta.
    A mendoni se nuk mund të përballemi ndryshme me këdo kundërshtar?
    Astrit Hafizi, ish-trajner i kombëtares: Shkojmë në Angli as sulmojmë fare, asnjë gjuajtje në portë dhe gjithmonë duke thënë; “po ne luajtëm me Anglinë“. Po si mendon Sylvinho që ne nuk kemi luajtur me Gjermaninë kampionen e botës?! Sa herë kemi luajtur? Sa të duash! Pse nuk e denim ne kush është Gjermania, po të ishte ashtu nuk shkonim fare me lujt se e dinim kush ishte Gjermania. Ka lujt Bajko para meje, Zhega pas meje. 2-1 kemi dalë, 4-3 me rezultate të ngushta apo 3-2. Po të mendonim që është gjermania kampionia e botës ne nuk shkonim të luanim fare. Ti nuk tenton, ti nuk guxon. Ti thua mund hanim 5 gola si mund të jesh trajner e të thuash këto gjëra!
    Po si e mendon vazhdimësinë, i duhet dhënë sërish shans Sylvinhos?
    Astrit Hafizi, ish-trajner i kombëtares: Nëse duhet të mendojmë le të zhvillojmë këto ndeshje dhe ndoshta i leverdis federatës ana financiare mos paguaj shumë trajnera, atëherë kjo është tjetër gjë, por që duhet të rrijë, unë mendoj që jo. Provat janë dhënë, një herë dy herë tre herë katër herë.

  • Pjesa e parë Shqipëri-Serbi, Hysaj fiton penallti, Manaj nuk shënon nga pika e bardhë

    Pjesa e parë Shqipëri-Serbi, Hysaj fiton penallti, Manaj nuk shënon nga pika e bardhë

    Shqipëria përballet me Serbinë në stadiumin “Arena Kombëtare”, në ndeshje më të rëndësishme për rrugëtimin e kuqezinjve drejt Botërorit 2026.Ekipi i Sylvinhos vjen pas një fitore 3-0 ndaj Andorrës në mars dhe do të kërkojë të shfrytëzojnë avantazhin e fushës dhe mbështetjen e tifozëve për të marrë pikët e plota.Sfidën do të keni mundësinë ta ndiqni drejtpërsëdrejti në DigitAlb.
    Mbyllet pjesa e parë.

    46’- Mundësi e shpërdoruar. Penalltia e Rey Manajt pritet nga portieri Petrovic.
    45’- Penallti për Shqipërinë. Një depërtim i shkëlqyer nga Hysaj, i cili pason në zonë dhe në tentativën e dytë merr një goditje të gabuar në zonë dhe fiton 11 metërsh. Mundësi e artë për Shqipërinë.
    43’– Provon Arlind Ajeti me një gjuajtje me kokë, e cila nuk sjell asnjë rrezik për portën kundërshtare.
    36’- Krosim i Hoxhës nga e djathta, për Manajn në zonë. Gjuajtja e sulmuesit me kokë shkon jashtë.
    34’- Tentativë e Laçit nga jashtë zone, topi shkon në duart e Petrovic.
    33’- Vjen e para goditje këndi për Shqipërinë. Hoxha provon nga e majta, por topi devijohet në këndore.
    30’- Shpërthim i Brojës nga krahu i djathtë. Dy ndërhyrje ndaj sulmuesit, i cili rrëzohet, por arbitri nuk akordon faull.
    23’- Faull i fituar nga Kristjan Asllani në afërsi të zonës së Serbisë.
    21’- Mundësi e mirë për Serbinë, por Vlahovic gabon gjithçka me gjuajtjen në momentin e fundit.
    19’- Ndëshkohet me karton te verdhë edhe Berat Gjimshiti. Ndërhyrja ndaj Vlahovic në afërsi të zonës, i kushton kartonin mbrojtësit shqiptar.
    15’- Vjen karton i verdhë. Pavlovic ndal Brojën në mënyrë të parregullt dhe ndëshkohet.
    11’- Vjen shkëndija e parë nga Shqipëria. Mitaj lëshon një gjuajtje të fortë nga jashtë zone, por grushton portieri Petrovic. Minuta të mira për kuqezinjtë.
    10’- Pretendime nga serbët, pas një këndore. Lukic pretendon se është goditur nga tifozët, Gjimshiti kërkon vetëpërmbajtje.
    8’- Provojnë serbët të kalojnë nga e majta, por Asllani me zgjuarsi e lejon topin në dalë në fundore, pa rrezik.
    6’- Zivkovic provon me një gjuajtje nga jashtë zone, Strakosha e devijon në këndore.
    4’- Provon Rey Manaj të shtyjë përpara, por i rrëmbehet topi në mesfushë. Sulmuesi kërkon faull, por arbitri lejon vazhdimin e lojës.
    1’- Shqipëria merr iniciativën e para. Shehu provon me një gjuajtje nga jashtë zone, por topi shkon larg portës.
    0′- Starton dueli Shqipëri-Serbi. Luhet vetëm për fitore.
    – Drithërima në stadiumin “Air Albania”. Këndohen himnet kombëtare. Oshëtin stadiumi, kur vendoset ai i Shqipërisë.

  • Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

    Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

    Shqipëria përballet sot me Serbinë në një ndeshje shumë të rëndësishme në Grupin K të kualifikuesve të Botërorit 2026.
    Në minutat e para këto kanë qenë zhvillimet e ndeshjes, ku vihet re një se janë vendosur dy kartona të verdha për dy lojëtarë të secilës skuadër.
    Po ashtu ka pasur tentativë drejt portës së serbëve nga Mitaj, por e pasuksesshme:
    1’- Shqipëria merr iniciativën e para. Shehu provon me një gjuajtje nga jashtë zone, por topi shkon larg portës.
    4’- Provon Rey Manaj të shtyjë përpara, por i rrëmbehet topi në mesfushë. Sulmuesi kërkon faull, por arbitri lejon vazhdimin e lojës.
    6’- Zivkovic provon me një gjuajtje nga jashtë zone, Strakosha e devijon në këndore.
    8’- Provojnë serbët të kalojnë nga e majta, por Asllani me zgjuarsi e lejon topin në dalë në fundore, pa rrezik.
    10’- Pretendime nga serbët, pas një këndore. Lukic pretendon se është goditur nga tifozët, Gjimshiti kërkon vetëpërmbajtje.
    Vjen shkëndija e parë nga Shqipëria. Mitaj lëshon një gjuajtje të fortë nga jashtë zone, por grushton portieri Petrovic. Minuta të mira për kuqezinjtë.
    15’- Vjen karton i verdhë. Pavlovic ndal Brojën në mënyrë të parregullt dhe ndëshkohet.
    19’- Ndëshkohet me karton te verdhë edhe Berat Gjimshiti. Ndërhyrja ndaj Vlahovic në afërsi të zonës, i kushton kartonin mbrojtësit shqiptar.

  • “Sot bëmë 40 gjuajtje”, Flik mbështet Ançelotin: Nuk është e mirë kjo që po i ndodh

    “Sot bëmë 40 gjuajtje”, Flik mbështet Ançelotin: Nuk është e mirë kjo që po i ndodh

    Barcelona ka marrë 3 pikët e radhës në La Liga dhe tani ka hedhur vështrimin te Kupa e Mbretit, atje ku e pret Reali i Madridit. Hansi Fliku ka komentuar pas ndeshjes së sotme edhe situaën e homologut të tij. Sipas tij kritikat dhe trajtimi karshi Ançelotit nuk i përshtaten profilit që ka ndërtuar me sukseset e arritura ndër vite.
    “Mendoj se ishin 40 gjuajtje. Sot luajmë një futboll vërtetë shumë të mirë. Humbëm shumë shanse, por po largohemi me rrjetën e paprekur. Ançeloti? Nuk është mirë ajo që po i ndodh Ançelotit. Ai ka fitiar gjithçka dhe unë kam respektin më të madh për të. Nuk e dimë nëse është diçka e mirë fakti që Madridi ka një ditë më pak për të pushuar përpara finales së Kupës. Ata kanë një skuadër të shkëlqyer dhe një nga trajnerët më të mirë në botë”, është shprehur Hansi Fliku./Sport Ekspresl