Tag: gjormë

  • Aksident në Gjormë, dy persona të plagosur dërgohen me urgjencë në spital (Emrat)

    Aksident në Gjormë, dy persona të plagosur dërgohen me urgjencë në spital (Emrat)

    Një aksident rrugor u regjistrua këtë të shtunë, më 22 nëntor 2025, rreth orës 15:10, në aksin Kuç–Vlorë, në vendin e quajtur “Gjorm”. Mjeti tip Volkswagen me targa AB173GF, që drejtohej nga Merko Tushi, rreth 50 vjeç, dhe në të cilin udhëtonte si pasagjer Dorjan Tushi, 33 vjeç, doli nga rruga duke përfunduar në kanalin kullues.
    Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se humbja e kontrollit të automjetit ka ardhur si pasojë e lagështirës në rrugë. Të dy të plagosurit u transportuan me urgjencë me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

  • Vrasja e 36-vjeçarit në Gjormë nga kushëriri, flasin banorët: Nuk dëgjuam armë! Autorin se kemi parë në fshat nga 2015

    Vrasja e 36-vjeçarit në Gjormë nga kushëriri, flasin banorët: Nuk dëgjuam armë! Autorin se kemi parë në fshat nga 2015

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në fshatin Gjormë të Vlorës. 36-vjeçari Dallan Aliaj mbeti i vdekur pasi u qëllua me 5 plumba nga kushëriri i tij, Bertil Alliaj 32 vjeç. 
    Ngjarja ka ndodhur në rrugën përballë shtëpisë së këtij të fundit rreth orës 20:00 të mbrëmjes. 
    Për Report Tv, kanë folur banorët e zonës, të cilët thonë se lajmin e kanë marrë vesh nga televizori dhe se nuk kanë dëgjuar të shtëna. Ndër të tjera ata thonë se nuk dihet arsyeja e konfliktit ndërsa autori ishte larguar nga fshati që prej vitit 2015 dhe që atëherë nuk ishte parë më në zonë. 
    “E morëm vesh nga televizori. Ka pasur kohë që nuk dukej në fshat. Ka qenë i larguar, punët e tij, hallet e tij. Nuk dihet arsyeja. 
    Ky që humbi jetën është kushëriri im. U në me të atij e tij jam kushëri i dytë. Njeri i shkolluar. Këtë djalin tjetër e njihnim, këtu ka lindur. Ka vite që nga 1015 që nuk është dukur më këtu. E morëm vesh nga televizori se nuk dëgjuam armë. 
    Nuk dimë të kenë pasur konflikte. Viktima nuk e njihja se ai rrinte të Levan. Autori ka qenë me probleme me shtetin. U habitëm si kishte mundësi që kishte ardhur. Ndoshta ka ardhur se ishte i ati sëmurë”, thanë banorët e fshatit Gjormë. 
     

  • U vra me armë në Gjormë të Selenicës, momenti kur viktima 35-vjeçar mbërrin në spitalin e Vlorës (Foto)

    U vra me armë në Gjormë të Selenicës, momenti kur viktima 35-vjeçar mbërrin në spitalin e Vlorës (Foto)

    Viktima 35-vjeçar Dalan Allija, që u vra sonte me armë zjarri në fshatin Gjormë të Selenicës.

    Viktima ishte për vizitë te xhaxhai i tij pasi jetonte në Levan të Fierit. Një person i erdhi nga prapa teksa po futej në derën e shtëpisë dhe e qëlloi për vdekje. Allija kishte një biznes pike këmbimi për automjetet.

    Djali i xhaxhait të tij ka qenë pjesë e masakrës së Çoles në Vlorë. Vrasja dyshohet për qëllime hakmarrjeje, por nuk dihet nëse Dalan Allijan ka qenë shënjestra e atentatit.

  • VIDEO-EMRI/ Identifikohet i vrari në Gjormë të Vlorës

    VIDEO-EMRI/ Identifikohet i vrari në Gjormë të Vlorës

    Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e rëndë të ndodhur në fshatin Gjormë të Vlorës.

    Burime nga policia kanë bërë të ditur se viktima është identifikuar si Dajlan Gjolek Alliaj, me orgjinë nga Gjormi i Vlorës, por që jetonte në fshatin Levan të Fierit.

    Ndërkohë policia ka dhënë detajet e para zyrtare nga ngjarja e rëndë.

    Vlorë/ Informacion paraprak

    Sot, në fshatin Gjorm, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij, shtetasi D. A., 36 vjeç, banues në Fier. Nga veprimet paraprake, gjatë këqyrjes së trupit, i janë konstatuar plagë të dyshuara të shkaktuara me armë zjarri.

    Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.