Sara Gjordeni ka reaguar me tone të forta mbrëmjen e sotme pas komenteve të shumta që i urojnë shtatzëni dhe “bebin numër 2”. Në një postim të drejtpërdrejtë në Instagram, ajo ka hedhur poshtë të gjitha aludimet, duke e bërë të qartë se lajmet nuk kanë asnjë bazë.
“NUK jam shtatzënë, e as kam deklaruar diku se jam në pritje të ëmbël,” shkruan Sara, e cila duket se është lodhur nga komentet që, sipas saj, po krijojnë presion të panevojshëm dhe po ushqejnë thashetheme të pabazuara.
Ajo shprehet se nuk kupton arsyen pse njerëzit nxitojnë të bëjnë komente të tilla, duke lënë të nënkuptohet se komentet mbi shtatzëninë lidhen me vërejtje mbi peshën e saj aktuale. “Nëse është një mënyrë për të evidentuar me ligësi se s’jam në peshën time të zakonshme, atëherë s’jeni në rregull,” thekson ajo, duke mos kursyer kritikat për ndjekësit që, sipas saj, tejkalojnë kufijtë e respektit.
Reagimi i saj publik shihet si një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj spekulimeve që prej ditësh qarkullojnë në rrjet, pavarësisht se Sara nuk ka dhënë asnjë sinjal që mund të nënkuptojë shtatzëni. Ajo e ka theksuar qartë se aktualisht nuk është në pritje të fëmijës së dytë dhe nuk ka asnjë arsye që dikush të mendojë të kundërtën.
Në fund të reagimit të saj, Sara e mbyll sqarimin me të njëjtin mesazh të prerë: “NUK jam shtatzënë,” duke kërkuar indirekt që komentet dhe insinuatat të ndalojnë njëherë e mirë.
Tag: gjordeni
-

Reagim i fortë nga Sara Gjordeni: Mos më uroni për shtatzëni që s’ekziston
-

Sara Gjordeni flet për periudhën ‘post-partum’: Kisha lëkundje emocionale, nuk duroja zhurmat
Sara Gjordeni, ka folur për herë të parë pas lindjen së vajzës së saj dhe pas një periudhe të gjatë shkëputje nga ekrani. E ftuar në ‘Goca dhe Gra’ ajo tregoi se shkak i kësaj shkëputje u bë periudha e pas lindjes, ose ndryshe ‘post-partum’, të cilën ajo e ka kaluar me shumë luhatje humori dhe një gjendje emocionale jo shumë të mirë.
“Për shumë gjëra duke nisur që nga shëndeti shpirtëror, ngarkohemi, ardhja në jetë e një fëmije ta ngarkon edhe rutinën. Mu desh një shkëputje dhe besoj që më ka bërë shumë mirë. Njoha disa nga simptomat e post-partum. Unë i kam ndjerë këto simptoma 8 muaj pas lindjes dhe nuk e dija që ishin ato. Kisha lëkundje emocionale dhe isha e mërzitur. Pastaj nga informacionet e kuptova. U konsultova me mjeken dhe më tha të marr kohë për veten. Kisha një mërzi që nuk e dija se nga më erdhën. Më bezdisnin më shumë gjëra seç duhej. Shenja e parë ishte që nuk duroja dot shumë zhurma, kur mbivendoseshin gjërat. Kam një partner shumë suportues që ka luajtur një rol shumë të madh, e kam kuptuar që kam bërë zgjedhjen e duhur. Jam shumë me fat për të. U largova nga gjithçka”, tregoi Sara.
Sara është shprehur se partneri i saj, me të cili ajo krijoj një romancë brenda shtëpisë së Big Brother, ka qenë një mbështetje e madhe për të kaluar të gjithë situatën e krijuar pas lindjes së vajzës, Nea.
“Nea ka ndihmuar shumë, është shumë klishe të flasësh për fëmijën por vetëm ideja që ke një palë sy që të shohin të mbush me shpresë dhe thua që unë duhet të jem shembull për të, të jep goxha forcë. Jam përpjekur ta shohë shumë pozitivisisht dhe si një proces transformues në prind. Edhe për të ka qenë e vështirë. Artistët janë shumë të ndjeshëm i përjetojnë shumë intensivisht. Ka pasur moment që i është dukur pak e vështirë por e ka menaxhuar në një mënyrë të jashtëzakonshme. Jam shumë krenare”, u shpreh Sara. -

Përvjetori i martesës, Sara Gjordeni: Një vit i plotë që mbaj mbiemrin e djalit më të mirë në botë!
Sara Gjordeni ka ndarë një postim emocionues në Instastory, duke i kushtuar disa fjalë të ndjera partnerit të saj, këngëtarit Bardhi. Në tekstin që ka bërë publik, Sara shkruan:
“Një vit i plotë që mbaj mbiemrin e djalit më të mirë në botë! Faleminderit që më mbron, më drejton, më mbush me forcë dhe ambicie. Copeza ime e fundit e puzzle-t të lumturisë! Lutem të zgjasë përjetë ëndrra që po jetojmë.”Postimi i plotë:
Në vit i plotë që mbaj mbiemrin e djalit më të mirë në botë! Faleminderit që je me mua, që ndalesh dhe shikon tek unë atë që realisht ISHA dhe JAM. Faleminderit që më mbron, më drejton, më gëzon, më mëson, më mban gjallë me ambicie e forcë. Copëza ime e fundit e puzzle-t të lumturisë! Lutem të zgjasë përgjithmonë ëndrrat që po jetojmë, vetëm ne të dy, larg botës, larg fjalëve. Të dua çdo ditë e më shumë! 11/11
Çifti u njoh gjatë qëndrimit të tyre në “Big Brother VIP Albania”, ku lidhja e tyre nisi para syve të publikut dhe vazhdoi edhe pas përfundimit të spektaklit. Sot, Sara dhe Bardhi janë prindër të një vajze dhe shpesh ndajnë me ndjekësit momente nga jeta e tyre familjare.
Ky postim vjen më 11 nëntor, një datë që duket se ka kuptim të veçantë për ta, si përvjetor i marteses. Reagimet nga ndjekësit nuk kanë munguar, duke e cilësuar shkrimin si një prej mesazheve më të sinqerta që Sara ka ndarë deri më tani. -

Sara Gjordeni:Fitimet e mia pas Big Brother-it janë disa herë më të mëdha se çmimi i madh
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Sara Gjordeni, ka bërë një deklaratë të fortë në rrjetet sociale, duke zbuluar se fitimet e saj pas daljes nga shtëpia kanë qenë shumë më të mëdha se vetë çmimi i madh i reality show-t.
Në një reagim ndaj një ndjekësi që i përmendi ish-rivalen Françeska Murati dhe faktin që ajo nuk arriti në finale, Sara dha një përgjigje të prerë:
“Për çfarë më duhej finalja mua? Unë e nxora 2-3 herë çmimin e madh vetëm me kontrata Instagrami,” shkroi ajo në një koment.Deklarata e saj nënkupton se reklamat dhe bashkëpunimet që ka siguruar pas daljes nga programi i kanë sjellë të ardhura shumëfish më të larta se 100 mijë eurot e çmimit të madh.
Gjordeni shtoi gjithashtu se arritjet e saj më të mëdha nuk janë vetëm materiale, por edhe personale. “U martova me një nga djemtë më të mirë e më të suksesshëm shqiptar, kam një vajzë si drita të bukur, të shëndetshme dhe të zgjuar,” shkroi ajo.
Pas “Big Brother VIP”, Sara është kthyer në një nga figurat më të ndjekura në rrjete sociale, me bashkëpunime të shumta.
Me këtë deklaratë, Sara duket se i ka dhënë fund çdo debati për mungesën e saj në finale, duke treguar se suksesi i saj nuk matet me trofe, por me jetën që ka ndërtuar pas spektaklit. -

Sara Gjordeni nxjerr zbuluar VIP-at shqiptarë: Më ofendojnë me llogari false
Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA -

Sara Gjordeni: Për views preknin nonstop vende ku më dhimbte
Showbiz E Enjte, 11 Shtator 2025 16:29
Sara Gjordeni ka ndarë një reflektim mbi rrugëtimin e saj personal dhe profesional. Ajo rrëfen se pamjet e së kaluarës e shtyjnë të mendojë ndryshe për mënyrën si është paraqitur në publik. ”Kur shoh fotot e mia të vjetra, përveçse inspirohem të kthehem sërish fizikisht e njëjta, kam vetëm një pishman. Më mungon ajo, pa butësinë e të qenurit një nënë. Për asgjë më shumë sesa të mos kisha qarë nëpër intervista”,-shkruan ajo.
Gjordeni ndalet sidomos te momentet kur ndiente presion për të dhënë përgjigje ndaj pyetjeve të përsëritura e të ndjeshme. ”Sara e vjetër do i kishte ‘marrë me shpulla’ të gjithë ata që për views preknin nonstop vende ku më dhimbte dhe isha ‘e detyruar’ të ktheja përgjigje”,-vazhdon ajo, duke theksuar se sot do të kishte marrë vendime të tjera.“Besoj se disa intervista s’do i kisha dhënë kurrë. Paskam lotuar boll dhe s’është as në natyrën time. I failed her dhe parimet e mia,” shton Gjordeni, duke e mbyllur rrëfimin me humor të lehtë: “Anyway a di njeri të fshijë video nga YouTube? Hahahah”.
-

Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij
Një aksident i rëndë rrugor në Berat i ka marrë jetën Ornel Caushajt, një të riu që la pas dhimbje të madhe te familjarët, shoqëria dhe komuniteti. Ngjarja tronditëse ka prekur edhe opinionin publik, duke sjellë reagime të shumta, mes tyre edhe nga figura të njohura.
Një nga to është Sara Gjordeni, ish-banore e Big Brother VIP Albania, njëkohësisht influencere dhe bashkëshortja e këngëtarit Bardhi. Ajo ndau me ndjekësit e saj dhimbjen e madhe që po kalon për humbjen e shokut të fëmijërisë.
Një lidhje që nisi në bankat e shkollë.
Sara tregoi se Orneli dhe bashkëshortja e tij, Sindi Salaj, ishin të dashuruar që në moshë shumë të re. Ata nuk ishin ndarë kurrë dhe dashurinë e tyre e kurorëzuan me lindjen e një vajze, që sot është vetëm dy vjeçe. “Ishte lumturia e tyre më e madhe” – shkruan Sara, duke kujtuar sesi qysh fëmijë e kishte parë admirimin dhe forcën e lidhjes së tyre.Me fjalë prekëse, ajo rrëfen tronditjen:
“Vetem pardje më ra të flisja për ta me dikë. Sindi ka shpëtuar, Orneli jo! Do doja sot të kisha qenë në vendin e saj, por kurrë në vendin e tij…” – shprehet Sara, duke treguar se humbja e mikut të saj është e pabesueshme dhe e papranueshme.
Në postimin e saj, Gjordeni u ndal edhe te kritikat për ata që paragjykojnë ngjarje të tilla si pasojë e shpejtësisë së shoferëve. Ajo theksoi se Orneli dhe Sindi nuk ishin njerëz të papërgjegjshëm, por përkundrazi, ishin prindër të kujdesshëm që jetonin për vajzën e tyre të vogël. Sara shtoi se kjo tragjedi është një thirrje për të vlerësuar më shumë çdo moment pranë të dashurve tanë.
Ngushëllime të thella familjes Caushaj, Sindit dhe të gjithë miqve të prekur nga kjo fatkeqësi. -

“12 herë kampione në Berat”, Sara Gjordeni zbulon talentin e saj të fshehur
Pak e dinin që përveç ekranit, Sara Gjordeni ka shkëlqyer edhe në një tjetër fushë krejt ndryshe: atë të shahut.
Përmes një fotografie të vajzës së saj të vogël pranë një tavoline shahu, Sara ndau me ndjekësit një fakt surprizues për të kaluarën e saj.“A e dini se mami i Neas ka qenë 12 herë kampione për të rinjtë në rrethin e Beratit, brenda 6 viteve?”, shkruan ajo, duke treguar se pasioni për lojën e mendjes ka qenë një pjesë e rëndësishme e rinisë së saj.
