Deri më tani, SPAK ka marrë në pyetje si deklarues 72 shtetas për rrjedhjen e të dhënave të hakeruara nga tre email-e prokurorësh dhe që i dyshuari Arnold Rrokaj ia shpërndau të arrestuarit tjetër, Zambak Gjoni, një ish-zyrtar i burgjeve në vend.
Teksa të dy janë lënë në burg, Apeli pritet të shqyrtojë më 22 prill kërkesën e tyre, në një proces me dyer të mbyllura, ku sërish pritet të shqyrtohet urdhri i SPAK për mos publikim të të dhënave.
Të dy kërkojnë të lirohen, sepse thonë që vepra nuk është e rrezikshme dhe, po ashtu, ata nuk kanë rrezikshmëri. Diçka e tillë hidhet poshtë nga SPAK.
Top Channel disponon të dhëna se cilat janë informacionet e tërhequra nga email-et e tre prokurorëve, që dyshohet se nuk e kishin rinovuar password-in e email-eve, ndërkohë që kjo kleçkë është shfrytëzuar nga Rrokaj, një specialist pranë IMT, që besohet se mes të tjerash ka tërhequr edhe një dosje për evazion fiskal ndaj shtetasit Klodjan Allajbeu dhe dy të tjera ndaj dy ish-funksionarëve, nën hetim për korrupsion dhe shpërdorim detyre.
Menjëherë sapo i ka përftuar këto të dhëna, Rrokaj ia ka përcjellë Gjonit duke i thënë “shiko çfarë gjeta”, ndërsa kur janë pyetur nga grupi i hetimit, Rrokaj ka këmbëngulur se hakeroi email-et nga kurioziteti. Kurse Zambak Gjoni ka insistuar se nuk e dinte rëndësinë e materialeve hetimore, një version që është hedhur poshtë nga SPAK, për sa kohë Gjoni është jurist dhe mban licencën e avokatit.
Kur hetimet po zhvillohen për tre vepra si: zbulimi i akteve sekrete dhe ndërhyrje në sistemin kompjuterik, secili nga dy të dyshuarit është shfaqur i penduar para gjykatës. Nuk dihet ende nëse ata do të flasin më tej.
SPAK po heton edhe për grup kriminal, për të zbuluar kush gjendet pas dy të arrestuarve.
Tag: gjoni
-

“Shiko çfarë gjeta!!”/ Kush e hakeroi SPAK-un? Merren në pyetje 72 persona, dy lihen në burg. Detaji që ndihmoi në sulmin ndaj e-maileve të prokurorëve
-

Gjin Gjoni: 5 vite pa taksa për emigrantët që investojnë në Lezhë, koha për kthim dhe zhvillim
Gjin Gjoni: 5 vite pa taksa për emigrantët që investojnë në Lezhë, koha për kthim dhe zhvillim
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, thotë se do të ketë amnisti totale nga taksat për 5 vite, për çdo emigrant që kthehet dhe investon në vendlindje.
Në postimin e bërë në Facebook, Gjoni thekson se Lezha dhe Shëngjini janë ndërtuar mbi sakrificat dhe kontributin e mërgimtarëve, ndaj është koha që politika të tregojë mirënjohje konkrete.
“Kjo nuk është një favor, por një detyrim i vonuar ndaj jush që për 34 vite keni mbajtur në këmbë ekonominë familjare me remitancat tuaja”, shkruan Gjoni
Ai nënvizoi se në 10 vitet e fundit Lezha ka humbur rreth 36 mijë banorë, dhe pas 11 majit, rikthimi i të larguarve dhe nxitja e sipërmarrjes do të jenë në qendër të vizionit të tij politik.
Gjoni premton gjithashtu një klimë të favorshme për biznesin, duke e konsideruar sipërmarrjen si motori i zhvillimit të rajonit dhe vendit në tërësi.
Postimi i kandidatit për deputet të PD, Gjin Gjoni:
5 VITE ZERO TAKSA për emigrantët që kthehen për të investuar në Lezhë!
Lezha dhe Shëngjini janë modeli më i mirë i qyteteve, ku shtëpitë dhe sipërmarrjet kanë në themele gjakun dhe djersën e mërgimtarëve tanë, që prej 34-vitesh e kanë parë vendlindjen me sytë e zemrës.
Në 10 vitet e fundit Lezha ka humbur rreth 36 mijë banorë dhe prioriteti ynë pas 11-‘majit do jetë rikthimi i banorëve të larguar në trevën tonë.
Për këtë cilido mërgimtar që vendos të investojë në Shqipëri duke hapur një sipërmarrje do ketë 5 vite amnisti nga taksat dhe kjo nuk është dhuratë për ju, por detyrim se keni 34-vite që me remitancat tuaja keni mbajtur ekonominë e familjeve në Lezhë, Mirditë e Kurbin.
Përveç taksave, do krijojmë një klime të mirë për sipërmarrjen, që ne e konsiderojmë motor të zhvillimit të vendit.
Vëllezër mërgimtar, ejani të bëhemi së bashku për ndryshimin e madh për Lezhën tonë dhe Shqipërinë.
-

Akuzat për korrupsion, Gjin Gjoni: Deklarata politike, jam hetuar dhe kam dalë i pastër
Mes të tjerave ai foli edhe për kohën kur ishte gjyqtar, kur targetohej gjerësisht në media si simbol i korrupsionit.
Pyetjes së moderatores Dardha nëse kjo e penalizonte ai iu përgjigj:
“Jo, të them të drejtën kjo nuk më dëmton për një arsye shumë të thjeshtë, sepse dihet që të gjitha deklarimet e deritanishme kanë qenë deklarimet mediatike dhe propagandistike dhe që kanë ardhur nga kryeministri i Shqipërisë dhe padyshim me momentin që vjen nga kryeministri i Shqipërisë kanë edhe konotacion politik.
Por ajo që duhet sqaroj edhe teleshikuesit e Top Neës, por edhe gjithë shqiptarët them që kjo është sqaruar njëherë e mirë dhe çdo hamendësim dhe çdo propagandë dhe çdo përbaltje e personalitetit tim është zgjidhur me dy vendime gjyqësore, të cilat kanë kaluar në sitë. Pas dorëheqjes sime rezulton që ka pas hetime të thelluara në vitin 2002 2003 për gjithë pasurinë time dhe konkluzioni ka qenë që Gjin Gjoni nuk ka në mënyrë absolute asnjë pasuri të pajustifikuar dhe pasuri e cila është vendosur në mënyrë të paligjshme.
Kështu që gjithçka që është thënë është e lidhur vetëm me një propagandë, e cila normalisht që ka patur efekte negative në kohën që kam qenë si gjyqtar, por qytetarët e Lezhës dhe qarkun e Lezhës, por njëkohësisht edhe votuesit e partisë demokratike kanë kuptuar që është një luftë e mirëfilltë politike”.
Gjoni u ndal edhe te komentimi i kandidatëve të PS në qarkun e Lezhës ku përsa i përket drejtuesit politik të PS në këtë qark, ministrin Ulsi Manja ai tha se nuk e njeh qarkun:
“Pa dyshim që zoti Manja është dhe drejtuesi politik i qarkut, por të them të drejtën nuk ka asnjë lidhje me qarkun e Lezhës. Kjo është edhe për shkak të qenies si ministër, sepse edhe origjina e zotit Manja, por edhe aktiviteti politikë vetëm vitet e fundit është shfaqur në Lezhë. Të them të drejtën nuk ka sjellë ndonjë risi”. -

Betohet Gjin Gjoni: Do ta ribëjmë reformën në drejtësi! Njerëzit duan që të ikë Rama dhe të vijmë ne
Kandidati për deputet i opozitës, Gjin Gjoni deklaroi se “Off the Record” me Andrea Dangllin se kur të marrë drejtimin e vendit qeveria e re e drejtuar nga aleanca AMSH do ta ribëjë reformën në drejtësi me partnerë të tjerë ndërkombëtare, pasi ajo është realizuar nga Soros.
“Reformën në drejtësi nuk e bëri PS, por 140 deputetët. Ligjet që kaluan më vonë sollën dhe pasojat që po përjetojmë. Reforma në drejtësi nuk është vetëm SPAK. PD do punojë me institucionet ndërkombëtare për të vënë në vend drejtësinë dhe për të shkuar drejt një drejtësie të pavarur. Reforma u bë nga Soros, ne do e bëjmë nga Opdat. Sot drejtësia është e kapur. Sot kemi 100 mijë dosje të bllokuara. E gjithë reforma në drejtësi do të bëhet pas një site të legjislacioni. Do ta ribëjmë. Nuk bëhet ajo pa ndryshimet kushtetuese”, tha kandidati i opozitës në qarkun e Lezhës, në Off the Record me Andrea Dangllin.
Në lidhje me fushatën elektorale, Gjoni u shpreh se opozita ka një program të qartë, teksa Rama ka dështuar në qeverisje dhe ka gjysmën e ministrave në burg për korrupsion.
“Unë them që me të vërtetë PD prezantoi hapjen e fushatës. Në themel të dy programeve ka ndryshim rrënjësor. E panatyrshme që pas 12 vjetësh PS nuk ka një program. Ajo ka qenë një dështim total në qeverisjen e vendit. Gjysma e qeverisë është në burg për shkak të korrupsionit. PS sot flet vetëm për pasaportë, që nuk realizohet tani por pas 2 mandatesh. Ne ofrojmë programin më të mirë në 35 vite. Njerëzit duan që qeveria Rama të ikë një orë e më parë. Programi ynë ngjall shpresë. Programi ynë i jep prioritet individit. Nuk do ketë pension nën 200 mijë lekë”, tha Gjin Gjoni. -

Sherri me Ramën, Gjin Gjoni: Reforma u bë për mua! Po ta kisha ditur, do shpëtoja shokët të paktën
Ish-gjyqtari Gjin Gjoni, i ftuar në emisionin Dekalog në DritareTV, ka komentuar përmendjen e emrit të tij nga kryeministrit Edi Rama lidhur me reformën në drejtësi.
Gjoni ka theksuar se, megjithëse reforma në drejtësi ishte një nevojë urgjente për Shqipërinë, ai ishte i gatshëm të largohej vetëm që të mos prekej pjesa tjetër e drejtësisë.
“Emrin tim, Edi Rama e lidhi me reformën në drejtësi. Po, nëse reforma në drejtësi do të bëhej për mua, unë isha i gatshëm të largohesha, që të paktën mos të prekej pjesa tjetër e drejtësisë.
Edhe pse drejtësia në atë kohë kishte shumë defekte, unë e shikoja atë si një sistem që kishte nevojë për përmirësim,” tha Gjoni.
Ai shtoi se lufta e tij më e madhe nisi kur u zgjodh anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Ish-gjyqtari e cilësoi veten si një figurë të parimeve të forta, duke theksuar se ai nuk e ka lidhur kurrë vendimmarrjen e tij me politikën.
“Isha me bindje të djathta, por kurrë nuk i kam manifestuar ato në vendimet e mia. Nëse pyetni, ka personazhe të Partisë Socialiste që kanë qenë shumë të kënaqur nga vendimmarrjet e mia.
Simboli i reformës në drejtësi u bë sepse isha unë në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Kisha parime dhe mbaja fjalën, isha një zë i fuqishëm”, u shpreh ai.
“Reforma në drejtësi duhet të bëhej, kjo nuk diskutohet. Edhe atëherë e kam thënë që rreth 35% e gjyqësorit duhej të kalonin në sitën e vetingut. Kishte elemente të lehta për t’u identifikuar që ishin të përfshirë në korrupsion,” shtoi ai.
Ai kritikoi mënyrën se si reforma u miratua dhe theksoi se shumë nga politikanët, nuk kishin lexuar fare përmbajtjen e saj.
“Kur PD dhe PS bashkuan votat për reformën në drejtësi, shumica prej tyre nuk e kishin lexuar fare çfarë përmbante reforma,” theksoi Gjoni
Në fund, ai e konsideroi reformën në drejtësi si një proces selektiv dhe u shpreh se kishte persona që u larguan nga sistemi i drejtësisë me urdhër të partive politike.
“Për mua, reforma në drejtësi ishte një reformë selektive. Kishte persona që duhet të hiqeshin me urdhër të partisë,” përfundoi Gjoni.
Gjin Gjoni: Pse u vra Azem Hajdari!
Ish-gjyqtari Gjin Gjoni, i ftuar në emisionin Dekalog në DritareTV, ka folur për rolin e tij gjatë Lëvizjes Studentore dhe marrëdhënien me Azem Hajdarin.
Gjoni ka kujtuarfigurën e Azem Hajdarit dhe ka shprehur trishtimin e tij për humbjen e tij duke theksuar se vrasja e tij ishte një akt politik.
“Kam pasur një marrëdhënie shumë të mirë me Azem Hajdarin. Ai ishte një natyrë çapkëne dhe vrasjen e tij e kam përjetuar me shumë trishtim. Ishte e rëndë dhe e trishtuar, pasi ai ishte lideri i parë i një force politike,” tha Gjoni.
Ai shtoi se, megjithëse nuk ishte pjesë e hetimeve të dosjes së Hajdarit, beson se vrasja e tij nuk kishte lidhje me konflikte të tjera.
“Nuk isha pjesë e dosjes së tij, ndaj nuk mund të ngre hamendësime, por, duke u nisur nga gojëdhënat, mund të them që nuk ishte një vrasje konfliktuale. Po, duke qenë i lidhur ngushtë me politikën, pa dyshim ishte një vrasje politike,” u shpreh Gjoni.
Ish-gjyqtari gjithashtu vlerësoi se ngjarja e vrasjes së Hajdarit u përdor për të krijuar më shumë spekulime rreth konflikteve dhe përfshirjes së elementëve kriminale, por ai mbeti i bindur që motivi ishte politik.
“Ngjarja u fry pak për çështje konflikti dhe elemente kriminale, por pa dyshim ishte një vrasje politike”, përfundoi Gjoni. -

Prilli rikthen dimrin/ Meterologia Gjoni bën parashikimin: Ja çfarë pritet të ndodhë gjatë javës
Meterologia Anira Gjoni thotë se gjatë kësaj jave, në territorin e vendit do të ketë rënie të temperaturave. Në një emsionin, Gjoni u shpreh se të premten do të rikthehen reshjet e shiut.
“Temperaturat e ulta do të na shoqërojnë gjatë gjithë javës, e premtja do bëjë kthesën. Nga dita e martë, zonat e ulta temepraturat minmale do jenë 2 gradë celcius, ndërsa në zonat malore -5 gradë celcius. Do ketë rritje prej dy gradësh, të mërkurën dhe të enjten. E premtja do të ketë përmirësim. Kjo javë pritej, e kishim parashikuar që do të ishte e ftohtë.
Nuk do të ketë reshje dëbore ditën e sotme dhe në vazhdim. Ditën e sotme pritet të ketë reshje lokale të dobëta. Në bregdet nuk presim të kemi problematika përsa i përket kushteve të motit. Të premten presim reshje shiu, por jo me intensitet të shtuar”, theksoi ajo. -

Asfalti elektoral në Lezhë/ Gjoni: E papranueshme! Paratë e shqiptarëve përdoren për fushatë, Task-Forca të hetojë…
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Lezhë, Gjin Gjoni, ka reaguar ndaj investimeve të Qeverisë në infrastrukturën e Lezhës, duke i cilësuar ato si “asfalt elektoral” dhe duke theksuar se janë të fokusuar në fushatën zgjedhore, e jo në zhvillimin afatgjatë të qytetit.
Në një postim të bërë në rrjetin social Facebook, Gjoni ka bërë apel që këto investime, që përfshijnë disa segmente rrugore të Lezhës dhe Kurbinit, të mos shihen si një manovër për të fituar vota, por si projekte të nevojshme për qytetarët dhe taksapaguesit e zonës.
Ai gjithashtu ka paralajmëruar se do të paraqesë një dosje në SPAK për të hetuar përdorimin e asfalit elektoral në këto zona.
Postimi në FB:
Zotërinj të SPAK asfalti elektoral i Manualit 5D në Lezhë nuk është krim intelektual!
Ndonëse në 12 vite Rilindja e ka diskriminuar Lezhën sa i përket investimeve madhore në infrastrukturë, kur vjen puna tek asfalti elektoral në këmbim të votës qeveria tregohet dorëlëshuar edhe me Lezhën.
Në shumë zona të Lezhës e Kurbinit është prezent asfalti elektoral i standardit 5D, ku vetëm në muajin Mars është investuar në asfalt elektoral në segmentet Tresh-Superstradë, Zejmen- Superstradë dhe tek rruga e varrezave në Bërzanë.
Banorët e këtyre lagjeve në Lezhë, nuk janë qytetarë të dorës së tretë, janë taksapagues të Lezhës, që me mund e djersë kanë ndërtuar vila e shtëpi, që do ti kishte zili çdo lagje në Evropë.
Ndaj investimet e institucione në këto zona, nuk duhet të jenë provizore për një grusht votash, por duhet të jenë rrugë me standarde, me ndriçim pasi këto rrugë nuk po ndërtohen më fonde bamirësie por po ndërtohen me paratë e taksapaguesve të Lezhës.
Ne po bëjmë gati dosjen për SPAK për asfaltin elektoral që po hidhet në Lezhë dhe i bëjmë apel Task Forcës së ngritur për krimet zgjedhore të mos qëndrojë indiferente përballë këtyre zhvillimeve.
-

EMRAT- Kush janë 2 personat e arrestuar për hakerimin në SPAK
Zambak Gjoni
TIRANË- Zambak Gjoni dhe bashkëpunëtori i tij Arnold Rrokaj, të dy të arrestuar nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pasi akuzohen se kanë ndërhyrë në emailet e disa prokurorëve kanë arritur që të futen dhe të marrin disa informacione. Edhe pse SPAK në deklaratën zyrtare nuk e ka zbuluar identitetin e personave të vendosur në pranga, sërish është zbuluar. Nën arrest janë vendosur Zambak Gjoni është një ish-zyrtar i Drejtorisë së Burgjeve, ndërsa Arnold Rrokaj ka punuar në Inspektoriatin e Mbrojtjes së Mjedisit.
Të dy janë arrestuar sapo SPAK ka mësuar për ndërhyrjen në emailet e disa prokurorëve. Kanë tentuar që të hakerojnë edhe emailin e kreut të institucionit, Altin Dumanit, por nuk ia kanë dalë. Po ashtu, SPAK-u njoftoi se sistemi i përgjithshëm i IT-së nuk është cënuar dhe dosjet hetimore nuk janë prekur. Por janë marrë disa informacione që më pas i janë shpërndarë palëve të treta.
Lajmi për arrestimin e Gjonit u dha më datë 12 mars, por nga ana e SPAK nuk kishte një urdhër zyrtar. Ndërsa 8 ditë më pas, dy “fletë-arresti” të reja u prenë nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Një masë e re i është komunikuar në burg ish-drejtuesit të IKMT-së, Zambak Gjonit, ndërsa me SPAK u përball edhe ish-drejtuesi tjetër i IMT-së, Arnold Rrokaj./ZËRI -

Luhatjet drastike të motit, Anira Gjoni: I gjithë prilli do të dominohet nga…
Edhe pse jemi zyrtarisht në pranverë, reshjet e shiut vijojnë të jenë ende prezente në vendin tonë. Për Report Tv, Anira Gjoni, specialistja nga Instituti i Gjeoshkencave thotë se shiu do të të na shoqërojë gjatë gjithë muajit prill.
“I gjithë muaji prill do ketë prezencë të shiut. Gjatë këtij muaji mos i hiqni çadrat. Në qarkun e Kukësit reshjet do të jenë me intensitet mesatar deri në formën e shtrëngatave. Në qarqet e tjera reshjet do të jenë më të dobëta”, tha Gjoni ndërsa theksoi se nuk presim reshje me intensitet si në Greqi.
Gjoni tha se java që vjen do të jetë e ftohtë pasi që prej kësaj jave do të kemi një ulje graduale të temperaturave.
“Temperaturat do të ulen me 1-2 gradë. Të premten në veri të vendit, kryesisht në Alpe do të kemi reshje të dëborës”, nënvizoi Gjoni.
Në fund Gjoni shtoi se edhe gjatë këtij muaji do të ketë ditë më diell, por do të ketë më shumë reshje se prilli i vitit të kaluar. -

Gjekmarkaj prezanton kandidatët Gjin Gjoni dhe Lindita Metaliaj: Lezha ka nevojë për një udhëheqje të re
Drejtuesi politik i PD-së i qarkut Lezhë, Agron Gjekmarkaj këtë të premte ka prezantuar në Lezhë dy kandidatët e PD-së në këtë qark Gjin Gjoni dhe Lindita Metaliaj. Ai tha se Lezha ka nevojë për një udhëheqje të re, një frymë të re dhe një angazhim të pakushtëzuar për të ardhmen e saj. ”Lezha është e mbytur nga trafiku, kaos në rrugët nacionale dhe asnjë investim në rrugët turistike. E po aq tallëse rruga Milot-Balldren. Lezha nuk ka më kohë për humbje”,-tha Gjekmarkaj.
Postimi i plotëPo shoh disa pankarta që flasin për një fabrikë që jua ka bërë jeten të vështirë qytetarve të Lezhës! Aty shkruhet “Kancer”, po e tillë është. Me PD në pushtet ai problem do të zgjidhet, ua japë fjalën për këtë. Lezha ka nevojë për një udhëheqje të re, një frymë të re dhe një angazhim të pakushtëzuar për të ardhmen e saj. Partia Demokratike, me listen e saj, me dy kandidatët e saj të angazhuar, znj. Lindita Metaliaj dhe z. Gjin Gjoni, është e gatshme të rikthejë shpresën dhe të sjellë drejtësi për qytetin tonë.
Pas 12 viteve të qeverisjes së Rilindjes, Lezha ka mbetur në hije, pa ndihmën që meriton. Politikat diskriminuese dhe dështimi i një qeverie që ka privilegjuar interesat e grupeve të ngushta mbi të mirën e qytetarëve, e kanë lënë Lezhën pa zhillimin e merituar. Bujqësia është shkatërruar, ekonomia ka rënë, shëndetësia është në kolaps dhe arsimi po shkatërrohet çdo ditë e më shumë. Kjo nuk është qeverisje,është një dështim i madh!
Sot, ne kemi një program të qartë dhe të vendosur, një plan emergjent që do ta nxjerrë Lezhën nga ky kolaps. Nuk mund të pranojmë më fasada të shndritshme dhe premtime të pambajtura! As lyerje fasadash pas tërmetit, as manipulime për vota! Lezha ka qytetarë që kërkojnë realitetin, jo mashtrime! Qytetarët që vuajtën nga tërmeti ende presin kompensimet dhe mbështetjen e munguar, ndërsa bashkia dhe qeveria i kanë lënë të vetëm, pa asnjë shpjegim të qartë.
Lezha është e mbytur nga trafiku, kaos në rrugët nacionale dhe asnjë investim në rrugët turistike. E po aq tallëse rruga Milot-Balldren. Lezha nuk ka më kohë për humbje! Ne e dimë se qytetarët janë të lodhur nga dështimet dhe indiferenca e pushtetit. Ky qytet ka humbur mundësinë të zhvillohet dhe të ecë përpara gjatë këtyre 12 viteve. Ata që pyesin së kë do votonte Fishta, e dëshmojnë fort mirë seriozitetin e shqetësimeve.
Po për çfarë qeverisje mund të flasim për rilindjen? Për një qeverisje që shikon vetëm interesat e ngushta dhe qëllimet e veta, duke lënë pas çdo mundësi zhvillimi për qytetarët e thjeshtë! Dy fjalë Ulsiut për Fishtë se më ka cituar! Po të isha përfaqësues i asaj partie do skuqesha ta permendja Fishtën e madh! Unë jam rritur me librat e tij, lexuar e rilexuar, për shije njerzore e profesionale! Ati im shpirtëror At Zef Pllumi, nxënësi i tij i zgjedhur, më ka bindur që ai ishte Patrioti më i madh i ketij Kombi.
Partia e Ulsiut i hoqi eshtrat nga varri dhe ja gjuajti në lumë, i ndaloi veprën, e shpalli armik! Duhet pak skuqje e turp për t’ja zënë emrin me gojë! E duan Fishtën patronazhist! Nuk e bëjnë dot. Nga atje i përqesh se as të “Gomari i Babatasit” nuk u gjen vend!