Policia e Lezhës ka nisur një hetim ndaj kandidatit për deputet të PD-së në këtë qark, Gjin Gjoni.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë ka njoftuar se është referuar në Prokurori një kallëzim penal ndaj 55-vjeçarit.
Sipas uniformave blu, kallëzimi është bërë nga shtetasi V. K., 66 vjeç, gjithashtu banues në Lezhë, i cili pretendon se Gjoni i ka shkuar në banesë dhe i ka kërkuar votën.
Pas këtij veprimi specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Lezhës kanë kryer veprimet hetimore procedurale dhe materialet janë referuar tashmë pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për vijimin e hetimeve sipas ligjit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë kanë kryer veprimet hetimore procedurale dhe referuar materialet hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë,– Në ngarkim të shtetasit Gj. Gj. 55 vjeç, banues në Lezhë ( kandidat për deputet i subjektit politik “Partia Demokratike”, pasi ndaj tij është bërë kallzim nga shtetasi V. K., 66 vjeç, banues në Lezhë, se i ka shkuar te banesa duke i kërkuar votën”, njofton policia.
Tag: gjoni
-

Qytetari në Lezhë kallëzon kandidatin e PD, Gjin Gjoni: Më erdhi në banesë për votën
-

“Më erdhi në banesë për votën”, qytetari kallëzon në polici kandidatin e PD, Gjin Gjoni!
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë ka njoftuar se është referuar në Prokurori një kallëzim penal ndaj shtetasit Gjin Gjoni, 55 vjeç, banues në Lezhë dhe kandidat për deputet i subjektit politik “Partia Dekomokratike”.
Sipas njoftimit zyrtar, kallëzimi është bërë nga shtetasi V. K., 66 vjeç, gjithashtu banues në Lezhë, i cili pretendon se Gjoni i ka shkuar në banesë dhe i ka kërkuar votën, veprim që përbën shkelje të Kodit Zgjedhor dhe mund të konsiderohet presion elektoral.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Lezhës kanë kryer veprimet hetimore procedurale dhe materialet janë referuar tashmë pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për vijimin e hetimeve sipas ligjit.
“Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë kanë kryer veprimet hetimore procedurale dhe referuar materialet hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë,
Në ngarkim të shtetasit Gj. Gj. 55 vjeç, banues në Lezhë ( kandidat për deputet i subjektit politik “Partia Demokratike”, pasi ndaj tij është bërë kallëzim nga shtetasi V. K., 66 vjeç, banues në Lezhë, se i ka shkuar te banesa duke i kërkuar votën”, njofton policia. -

‘Berisha mund të udhëtojë në SHBA’ Gjin Gjoni: Non Grata ra, porositësi të bëhet gati të shkojë tek McGonigal
Kandidati i PD-së në qarkun e Lezhës, Gjin Gjoni reagoi pas publikimit të mesazhit të gazetarit amerikan që kishte pyetur DASH dhe se kishte marrë një përgjigje të qartë se Sali Berisha mund të udhëtojë në SHBA.
‘Non Grata ra, porositësi të bëhet gati të shkojë tek McGonigal’ shkruan Gjoni në një postim në facebook
Ai nënvizon se shpallja Non Grata nuk kishte objektiv vetëm Sali Berishën, por kishte qëllim asgjësimin e pluralizmit në Shqipëri prandaj i bën thirrje shqiptarëve që më 11 maj të votojnë për të mbrojtur pluralizmin.
“Non Grata ka rënë zyrtarisht dhe drejtësia po vendoset në vend falë vendosmërisë së Sali Berishës dhe besimit të tij të palëkundur tek e vërteta.
Edi Rama porositësi i shpalljes “Non Grata” të Sali Berishës duhet të bëhet gati për të dhënë llogari për aferën korruptive që u financua me paratë e taksapaguesëve shqiptare.
Shpallja Non Grata nuk kishte objektiv vetëm Sali Berishën, por kishte qëllim asgjësimin e pluralizmit në Shqipëri.
Në 11 Maj shqiptarët nuk do votojnë për zgjedhjet e radhës por do votojnë për dekadën e së ardhmes.
Në 11 Maj shqiptarët do votojnë për të mbrojtur pluralizmin”
-

Tensionet e fushatës në Lezhë/ Nënkryetari i Bashkisë publikon videon kur Gjin Gjoni i bllokon rrugën
Një strukturë e paligjshme e ngritur nga kandidati i PD-së, ish-gjyqtari Gjin Gjoni, e ka kthyer Lezhën në vatër të nxehtë elektorale, në këtë prag 11 maji. Persona të angazhuar nga strukturat e PD-së dalin në terren, kryesisht gjatë natës, për të frenuar sipas tyre blerjen e votës. PS nga ana tjetër akuzon se këto grupe janë edhe të armatosur.
Lidhur me incidentin e një nate më parë, ku kandidati i Koalicionit Euroatlantik, Eduard Ndocaj, bllokoi një automjet të nënkryetarit të bashkisë së Lezhës, Fatjon Zefi, bashkë me kreun e PS-së në fshatin Kolsh, me pretendimin se po blinin vota, ka dalë edhe një tjetër video ku është përfshirë edhe kandidati i Berishës, Gjin Gjoni. Është vetë Zefi që ka ndarë një video ku dallohet që i kanë bllokuar makinën dhe pranë ia afrohet Gjin Gjoni, duke e pyetur, ‘Ç’po bën? Ku po shkon?’, ndërsa i thotë edhe ‘Po të kontrolloj’.
Zefi ka bërë thirrje për reagim të organeve të drejtësisë dhe ka njoftuar se pas kallëzimit në Komisariatin e Lezhës, do t’i dorëzohen materialet filmike dhe do të depozitohet kallëzim në SPAK për ‘bandën me persona të inkriminuar’ të PD-së që, sipas tij, po ushtrojnë presion në qytet.
“Fytyra e vërtetë e bandave të ‘Shqipërisë Madhështore’, ku kandidatët për deputet të cilët kanë punuar në sistemin e drejtësisë dhe i dinë më mirë ligjet dhe të drejtat e njeriut, ushtrojnë terror me zë dhe figurë në çdo cep të Shqipërisë në justifikim të humbjes që i pret më 11 Maj. Presioni dhe shantazhi nuk ndal të drejtën, përkundrazi, pas kallëzimit në komisariatin e policisë Lezhë, do dorëzohen të gjitha materialet filmike dhe do pasojë kallëzimi në SPAK për gjithë bandën me persona të inkriminuar, kallëzim për shkelje të të drejtave, ushtrimin e presionit dhe shpifjes. Peshën më të madhe do ta marrë në kallëzim edhe Kaubojsi që mbrëmë na u prezantua si deputet,” shkruan Zefi në postimin e tij.Për rastin, nënkryetari i bashkisë së Lezhës bëri kallëzim në polici se një 38-vjeçar, banor i Kolshit, për motive që lidhen me fushatën elektorale, i bllokoi rrugën me automjetin e tij. Policia njoftoi se nisi hetim në gjendje të lirë për 38-vjeçarin për prishje të qetësisë publike, pengim të qarkullimit dhe kanosje.
Në postimin në Facebook, Zefi thotë se për rastin do t’i drejtohen edhe SPAK me kallëzim. -

Gjin Gjoni: PS mban njerëz të armatosur, SPAK t’i përgjojë
Kandidati i PD-së në qarkun e Lezhës, Gjin Gjoni akuzon zyrtarë të Partisë Socialiste, duke thënë se po përpiqen me të gjitha mjetet për të intimiduar votuesit apo edhe për të blerë vota për zgjedhjet e 11 majit. Në lidhje me incidentin ku u përfshinë nënkryetari i Bashkisë së Lezhës, kreu i OSHEE, ai dhe kandidati Ndreca, Gjoni u shpreh se me ta në makinë ishte dhe një personazh me precedentë të theksuar kriminalë dhe i armatosur.
“Problemi është në orët e vona nga drejtues vendorë dhe qendrore apo drejtorë që drejtojnë drejtori rajonale. Natën, punonjës të bashkësi, nënkryetari me një makinë me targa të huaja, me një person të dalë nga burgu me armatim që arriti të largohej, ishte në banesat e qytetarëve në Kolsh. Njerëzit në terren janë në vëzhgim për lëvizjet e dyshimta.Nuk është normale që nënkryetari i bashkisë të jetë në orën 23:00 me makinë me targa të huaja. Ai nuk mund të shoqërohet me persona me precedentë penalë. Ne kemi foto të personave që dalin natën. Tani kanë ndryshuar strategji dhe ka dalë një makinë me targa gjermane, me drejtues të tatimeve në Gjadër.
Nuk e kuptoj që drejtues të arrijnë të dalin me makina të huaja, kur kanë makinat personale. Këta persona që ne kemi identifikuar duhet të vendosen në përgjim. Ne na vijnë informacione çdo ditë”, tha Gjin Gjoni në ”A2cnn”. -

“Dalin natën, me makina të huaja”, Gjin Gjoni: PS mban njerëz të armatosur, SPAK t’i verë në përgjim
Kandidati i Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës, Gjin Gjoni ishte i ftuar në Ditarin e mbrëmjes në A2 CNN me Loneta Progni ku akuzoi zyrtarë të Partisë Socialiste se po përpiqen me të gjitha mjetet për të intimiduar votuesit apo edhe për të blerë vota për zgjedhjet e 11 majit.
Në lidhje me incidentin e mbrëmjes së kaluar, ku u përfshinë nënkryetari i Bashkisë së Lezhës, kreu i OSHEE, ai dhe kandidati Ndreca, Gjoni u shpreh se me ta në makinë ishte dhe një personazh me precedentë të theksuar kriminalë dhe i armatosur.
Ish-gjyqtari kishte dhe një thirrje për institucionet e drejtësisë që të vendosin në përgjim personat e denoncuar prej tij apo demokratëve të tjerë për shkelje të kodit zgjedhor.
“Problemi është në orët e vona nga drejtues vendorë dhe qendrore apo drejtorë që drejtojnë drejtori rajonale. Natën, punonjës të bashkësi, nënkryetari me një makinë me targa të huaja, me një person të dalë nga burgu me armatim që arriti të largohej, ishte në banesat e qytetarëve në Kolsh. Njerëzit në terren janë në vëzhgim për lëvizjet e dyshimta.
Nuk është normale që nënkryetari i bashkisë të jetë në orën 23:00 me makinë me targa të huaja. Ai nuk mund të shoqërohet me persona me precedentë penalë. Ne kemi foto të personave që dalin natën. Tani kanë ndryshuar strategji dhe ka dalë një makinë me targa gjermane, me drejtues të tatimeve në Gjadër.
Nuk e kuptoj që drejtues të arrijnë të dalin me makina të huaja, kur kanë makinat personale. Këta persona që ne kemi identifikuar duhet të vendosen në përgjim. Ne na vijnë informacione çdo ditë”, tha Gjin Gjoni. -

“Delja e zezë e hartës elektorale”, Gjoni denoncon lidhje të dyshimta në Bashkinë e Lezhës: U kap në makinë me një…
Kandidati për deputet i PD në qarkun e Lezhës, Gjin Gjoni, në intervistën e dhënë në edicionin e lajmeve të mesditës në SYRI TV, dha detaje mbi situatën elektorale në qarkun ku ai kandidon.
Sipas Gjonit, Lezha është ‘delja e zezë’ e fushatave elektorale, ndërsa së fundmi kanë denoncuar edhe një rast, ku nënkryetari i Bashkisë është konstatuar në makinë me një person të inkriminuar dhe të sapo liruar nga burgu, në kërkim të votës tek qytetarët.
Ndërkohë, Gjoni foli edhe për procedimin penal që policia ka nisur ndaj tij për veprën e shpifjes.
Gjin Gjoni:Pa dyshim që është qesharake, sepse të them të drejtën edhe diçka për tu çuditur për një fakt jashtëzakonisht shumë problematikën që është në Lezhë. Në lidhje me problematikat që kanë në çdo fushatë zgjedhore, sidomos, Lezha është ‘delja e zezë’ e fushatave elektorale në hartën elektorale. Të them të drejtën, është një non-sens juridik në lidhje me këtë, sepse ata nuk e kuptojnë që policia nuk fillon procedime penale.
Domethënë, është një flluskë e parë edhe në aspektin juridik sepse niveli profesional i atyre të cilët ju kanë rekomanduar këtë qasje ose këtë deklaratë…
Shpifja sipas nenit 120 të Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 59 të Kodit të procedurës Penale shkon drejtpërdrejtë në prokurori, ose në Gjykatë. Ose në rastin konkret shkon në Gjykatë dhe nuk ka hetim as nga ana e Policisë dhe as nga ana e prokurorisë për një element të kësaj natyre. Kështu që, në rastin konkret zotërinjtë në fjalë duhet me patjetër të depozitonin në lidhje me këtë. Është kompetencë e organit të policisë, por njëkohësisht edhe prokurorisë sepse në rastin konkret ajo që pretendojnë ata, është shpifja. Dhe shpifja ndiqet nga i dëmtuari akuzues dhe nuk mundet policia të bëjë hetime në lidhje me shpifje e të dalë me deklarata dhe kjo është e panatyrshme dhe nuk ka sens juridik.
Personat të cilët sot janë persona vullnetar të cilët lëvizin, evidentojnë dhe verifikojnë të gjithë informacionet që vijnë. Ne jemi në terren deri në orët e para të mëngjesit aty ku situata është problematike për shkak edhe të konfliktit të brendshëm që ka shpërthyer në PS për shkak të kandidaturave, sepse secili prej tyre kërkon që të jetë deputet në Parlamentin e ardhshme.
Problemi është që ne mbrëmjen e djeshme kemi arritur të identifikojmë nënkryetarin e Bashkisë dhe drejtorin e OSHEE me persona të inkriminuar në makinë të cilët kanë arritur që të largohen në mënyrë të rrufeshme dhe policia nuk arriti që ta kapë në momentin që kemi lajmëruar. Ky person sapo ishte liruar nga burgu. Ndërsa pjesa tjetër janë shoqëruar dhe janë marrë për verifikim, përfshirë edhe nënkryetarin e Bashkisë. -

“Tejnxehet” fushata në Lezhë/ Incidente, ndjekje me makinë, padi penale dhe akuza për blerje votash
Policia e Lezhës ka proceduar në gjendje të lirë Gjin Gjonin, kandidat i Partisë Demokratike në Lezhë.
Gjoni akuzohet për shpifje, pasi në rrjetin e tij social Facebook ka publikuar një postim ku pretendon se pesë përfaqësues dhe simpatizantë të subjektit politik “Partia Socialiste” janë të implikuar në blerje votash dhe intimidim zgjedhësish.
Tensione ka pasur sërish edhe gjatë mbrëmjes të së hënës mes përfaqësuesve të Partisë Socialiste, Partisë Demokratike dhe Aleancës Euroatlantike.
Në qendër të incidentit kanë qenë nënkryetari i Bashkisë Lezhë, Fatjon Zefi, drejtori i OSHEE-së në Lezhë, Andi Marku (të dy nga PS), Gjin Gjoni nga PD dhe Eduart Ndocaj nga Aleanca Euroatlantike.
Sipas përfaqësuesve të PS-së, rruga u është bllokuar qëllimisht nga Ndocaj dhe Gjoni, duke shkaktuar tension mes grupeve. Ndërkohë, Gjoni dhe Ndocaj pretendojnë se eksponentët e PS-së kanë tentuar të blejnë vota.
Policia ndërhyri menjëherë dhe shoqëroi të gjithë të përfshirët për të dhënë deklarimet e tyre në komisariat. Një 38-vjeçar u procedua në gjendje të lirë për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.
Kjo ngjarje ndodh vetëm një ditë pas denoncimit publik nga familjarët e kandidates së PS-së për Lezhën, Klotilda Ndreca, të cilët akuzuan Gjin Gjonin se persona të urdhëruar prej tij i kanë kërcënuar me armë pranë banesës së tyre.Top Channel
-

Akuzoi socialistët për blerje votash, nis hetimi për shpifje për kandidatin e Berishës në Lezhë, Gjin Gjoni
Policia e Lezhës ka proceduar në gjendje të lirë kandidatin e PD, Gjin Gjoni në këtë qark. Hetimi nisi pas kallëzimit të PS, ndërsa Gjoni akuzohet për veprën penale “Shpifja”.
“Nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpifja”, për shtetasin Gjin Gjoni, 55 vjeç, banues në Lezhë, kandidat për deputet i subjektit politik “Partia Demokratike”, pasi kanë kallëzuar shtetasit Denis Pervathi, Emirjan Lazri, Eraldo Smaçi, Paulin Gjergji dhe Rigels Nicaj (përfaqësues dhe simpatizantë të subjektit politik “Partia Socialiste”), se 55-vjeçari ka publikuar në rrjetin social “Facebook”, një postim, nëpërmjet të cilit shpif se 5 shtetasit janë të implikuar në blerje votash dhe intimidim zgjedhësish”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.
Gjin Gjoni, përmes një postimi në Facebook, më 4 maj, pretendoi se persona të lidhur me PS, kanë tentuar të blejnë vota.Postimi i Gjin Gjonit
Denoncim publik: Kriminelët elektoral janë aktivizuar – Drejtësia të veprojë me urgjence!
Me afrimin e datës së zgjedhjeve, po shfaqen gjithnjë e më hapur elementë që po përpiqen të deformojnë vullnetin e qytetarëve përmes blerjes së votës. I bëj thirrje publike SPAK dhe organeve të drejtësisë të veprojnë menjëherë ndaj këtyre personave, për të shmangur përplasjet dhe tensionet që mund të lindin. Ne nuk do të lejojmë që demokracia të nëpërkëmbet – kushdo që do tentojë të prekë votën e lirë do të na ketë përballë!
Njerez nga vetë Partia Socialiste me informojnë se këta janë disa prej emrave që janë pjesë e përpjekjeve për blerje votash dhe intimidim të qytetareve:Denis Pervathi – Drejtor i Tatimeve në Bashkinë Lezhë po vepron në Kolsh
Eraldo Smaçi – Drejtor i IVMT në Bashkinë Lezhë po vepron në Zejmen
Paulin Gjergji – Drejtor i Emergjencave në Bashkinë Lezhë po vepron në Balldre
Rigels Nicaj – Zyrtar i Partisë Socialiste po vepron në Ishull-Lezhë
Fred Pervathi – Shofer ambulance po vepron në Manati
Agim Prendi – Zyrtar i PS po vepron në Zejmen
Emirjan Lazri – Drejtor i Inspektoriatit Shëndetësor po vepron në DajçKëta individë dhe të tjerë që do ti denoncojmë me zë dhe figure më ditet në vijim duhet të hetohen pa vonesë dhe të vihen para drejtësisë, pasi ne jemi të vendosur që vullneti i qytetareve të mos tjetersohet siç ka ndodhur në zgjedhjet e shkuara.#GG#.
/vizionplus.tv
-

Procedohet kandidati i PD në Lezhë, Gjin Gjoni!
Policia e Lezhës ka proceduar në gjendje të lirë, Gjin Gjonin, kandidat i Partisë Demokratike në Lezhë.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpifja”, për shtetasin Gj. Gj., 55 vjeç, banues në Lezhë, kandidat për deputet i subjektit politik “Partia Demokratike”, pasi kanë kallëzuar shtetasit D. P., E. L., E. S., P. Gj. dhe R. N. (përfaqësues dhe simpatizantë të subjektit politik “Partia Socialiste”), se 55-vjeçari ka publikuar në rrjetin social “Facebook”, një postim, nëpërmjet të cilit shpif se 5 shtetasit janë të implikuar në blerje votash dhe intimidim zgjedhësish”, njofon policia.
Rasti u denoncua nga kreu i PS në Lezhë Ermal Pacaj, teksa bëri me dije se gjatë fushatës elektorale, Gjoni ka përhapur akuza të pabazuara ndaj drejtuesve të PS në zona të ndryshme, përfshirë disa drejtues shtabesh, duke i akuzuar ata për blerje votash.
Pacaj theksoi se përmes këtyre deklaratave dhe veprimeve, kandidati i PD po përpiqet të intimidojë qytetarët dhe të përhapë një frymë tensioni në komunitetin e Lezhës.Top Channel