Tag: gjoni

  • “Kishte më shumë njerëz Salianji se ju”, Qafoku debat me Gjin Gjonin: Lëvizja e tij jashtë strukturave të PD

    “Kishte më shumë njerëz Salianji se ju”, Qafoku debat me Gjin Gjonin: Lëvizja e tij jashtë strukturave të PD

    Gazetari Roland Qafoku dhe deputeti demokrat Gjin Gjoni debatuan në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, mbi lëvizjen e Ervin Salianjit brenda Partisë Demokratike.
    “Ne po fillojmë riorganizimin e strukturave të Partisë Demokratike”, tha Gjoni, para se të ndërpritej nga Qafoku, i cili iu kthye: “Kë? Këtë të Salianjit?”.
    Gjoni iu përgjigj: “Salianji është jashtë. Është anëtar i Kryesisë dhe mund të vijë në Kryesi për të diskutuar, siç diskutoj edhe unë”.
    “Kishte më shumë njerëz në Durrës sesa këtu, te Foltorja, zoti Gjoni”, tha Qafoku.
    Gjoni theksoi se “patjetër që kërkohet një riorganizim, hapje e PD-së”.
    “Duhet një sërë masash dhe analize, pavarësisht farsës zgjedhore. Duhet analizë dhe reflektim. OSBE- ODIHR ka dhënë atë definicion që është shkrirë partia me shtetin, që kemi vjedhje të votës, që kemi pjesëmarrje të krimit të organizuar, që kemi 4500 aktivitete në fushatë elektorale të Partisë Socialiste dhe kemi shtatë rezoluta nga partitë më të mëdha botërore. Nuk ka ndodhur kurrë të trajtohet çështja e Shqipërisë njëlloj me çështjen e Ukrainës. Tani, të jemi realistë”, tha Gjoni.
    Qafoku ndërhyri duke i thënë se duhet dhe një analizë brenda PD-së: “Problemi është se fjala analizë do të thotë që ju të nxirrni ndonjë gjë për vete se nuk quhet analizë. Pastaj quhet raporti i OSBE/ODIHR-it. Deri tani s’kemi dëgjuar ne për analizë. Zgjedhjet janë bërë në 11 maj zoti Gjoni. Analizën duhet ta kishit bërë. Këtu ka dështuar qeverisja, por këtu ka dështuar edhe opozita. Ju nuk jeni më alternativë”.

  • Gjin Gjoni: Endri Shabani nuk është kandidaturë e PD, deputeti ka të drejtë të tërheqë firmën

    Gjin Gjoni: Endri Shabani nuk është kandidaturë e PD, deputeti ka të drejtë të tërheqë firmën

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • Gjoni: Analiza e brendshme në PD, shërben si një mekanizëm për riorganizimin dhe konsolidimin e partisë

    Gjoni: Analiza e brendshme në PD, shërben si një mekanizëm për riorganizimin dhe konsolidimin e partisë

    Partia Demokratike ka nisur një proces të thelluar analize për rezultatin zgjedhor, shtatë muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve. Ky proces, po zhvillohet në një klimë të tensionuar politike, të rënduar nga skandalet e korrupsionit qeveritar.

    Vonesa e analizës lidhet drejtpërdrejt me publikimin me një vonesë të jashtëzakonshme të raportit të OSBE/ODIHR, i cili konsiderohet një dokument kyç që vë në pah parregullsitë e procesit zgjedhor. Sipas përfaqësuesve të PD-së, situata aktuale politike, përfshirë çështje si dosja “Balluku” dhe afera të tjera korruptive, e bëjnë këtë analizë edhe më të nevojshme për të kuptuar kontekstin e plotë të humbjes.

    Deputeti i Partisë Demokratike Gjin Gjoni I ftura në emisionin e mëngjejsit Kafe Shqeto në Syri tv th ase, “procesi është i strukturuar dhe bazohet në një vendim të Kryesisë së Partisë, duke caktuar koordinatorë të posaçëm që raportojnë direkt te kryetari i partisë për ecurinë në çdo grup-seksion”.

    Përfaqësuesit demokratë mbrojnë këtë qasje, duke argumentuar se interesi nga ana e koordinatorëve është maksimal. Ata po kontaktojnë çdo anëtar, edhe ata që mungojnë në mbledhje, për të kuptuar arsyet e tyre dhe për të mbledhur informacion të plotë mbi funksionimin e strukturave.

    Gjatë bisedës me moderatorin e emisionit Flavio Qarri, deputeti demokrat vlerësoi se ky angazhim i detajuar shihet si një shenjë pozitive për të ardhmen e partisë.

    Analiza e brendshme, përtej rezultateve, duket se po shërben edhe si një mekanizëm për riorganizimin dhe konsolidimin e radhëve brenda Partisë Demokratike.

    Gjin Gjoni: Ke një lloj të drejte në këtë, pasi për publikun tingëllon pak jo mirë për shkak sepse situata e cila sot ndodhet Shqipëria edhe për shkak të nivelit të korrupsionit dhe për shkak edhe të dosjes Balluku, por edhe dosjeve të tjera të cilët janë bërë publike nga ana e Partisë Demokratike, por edhe nga media, të futemi në një proces analize. Por, unë them, është pak e vonuar kjo analizë, për një arsye shumë të thjeshtë, sepse shtatë muaj pas zgjedhjeve, kjo analizë duhet të ishte bërë më përpara. Por, për shkak të daljes së raportit për herë të parë me vonesë

    Flavio Qarri: Të hatashme.

    Gjin Gjoni: Po, të jashtëzakonshme, sepse s’ka ndodhur asnjëherë që raporti të dalë në një periudhë kohore i OSBE-ODIHR-it, në një vonesë kaq të madhe. Ka ndodhur vetëm një herë në 35 vjet që nuk është paraqitur raport fare, por gjithmonë raportet përfundimtare janë paraqitur diçka rreth një muaj pas zgjedhjeve.

    Flavio Qarri: Në gusht ishte maksimumi që pritej.

    Gjin Gjoni: Absolutisht. Por, duke qenë se raporti i OSBE-ODIHR-it është një raport i cili duhet vlerësuar sepse ka vënë pikat mbi i në lidhje me procesin e zgjedhjeve dhe farsën elektorale. Nuk ishte e lehtë pasi presioni nga ana e qeverisë dhe institucioneve të cilët kanë komunikimin me faktorët e jashtëm, padyshim që ka qenë një presion i madh, por nuk është arritur që të ndryshohet. Tjetra e cila duhet të përmend dhe që është një ogur i mirë për Partinë Demokratike dhe mbështetës po i këtij raporti, janë edhe shtatë rezolutat të cilët, në pikëpamjen tonë, janë rezoluta të cilët përfshihen të gjitha partitë konservatore dhe partitë e djathta dhe të qendrës së djathtë, të cilët përsëri i japin definicione të cilët janë përcaktuar në raportin e OSBE-ODIHR-it.

    Flavio Qarri: Megjithatë, të bëjmë një hap pas zoti Gjoni. A mendoni se analiza juaj po bëhet më “Big Brother” se ç’duhet dhe nuk është se, në këndvështrimin tim si gazetar, besoj edhe Partia Socialiste ka bërë nja 10 analiza deri tani, por larg dritave të kamerave, larg këtij spektakli të panevojshëm?

    Gjin Gjoni: Tani, kemi dy momente. Duhet të ndajmë analizën nga foltorja.

    Flavio Qarri: Jo, nuk po flas për foltoren, po flas vetëm për analizën.

    Gjin Gjoni: Vetëm për analizën. Tani, analiza në vetvete bëhet jashtë kamerave. Dhe normalisht…

    Flavio Qarri: Më në fund!

    Gjin Gjoni: Po. Jashtë kamerave, për një arsye shumë të thjeshtë, sepse analiza është me…

    Flavio Qarri: Është teknike, e mërzitshme, është e brendshme.

    Gjin Gjoni: …teknike, e mërzitshme,  mund të ketë debate, mund të ketë kritika, ka informacione delikate të cilët nuk kanë funksionuar situata mirë. Por analiza është…

    Flavio Qarri: Keni emrat e atyre që ju ka blerë Rama.

    Gjin Gjoni: Po, edhe patjetër, edhe ata janë. Por është, analiza është e ndërtuar mbi bazën e një vendimi të kryesisë së Partisë Demokratike, e cila duhet të zbatohet pikë për pikë dhe ka një koordinator të posaçëm i cili i raporton këtë kryetarit të partisë. Dhe koordinatori i posaçëm, ne kishim rastin të bënim një mbledhje në kryesinë e Partisë Demokratike të Lezhës dhe aty u diskutuan të gjitha çështjet dhe problemet dhe të fillojë analiza sipas grup-seksioneve. Por unë shoh edhe një interesim më të madh nga ana e koordinatorëve në këtë pikëpamje, për një arsye shumë të thjeshtë, sepse edhe ata të cilët nuk ishin prezent, koordinatorët kanë shkuar deri aty sa i kanë marrë në telefon, janë ulur, kanë komunikuar, cila ishte arsyeja e mungesës, cila është arsyeja që nuk keni ardhur në mbledhje, çfarë keni për të thënë në lidhje me mënyrën e funksionimit dhe të organizimit. Detaje të cilët i bëjnë mirë Partisë Demokratike.

    Flavio Qarri: A është kjo arsyeja, dhe këtu më duhet ta bëj këtë pyetje për të qenë edhe koherent me veten, a është kjo arsyeja pse lëvizja e Salianjit u shkri? Se nisi në fakt si një kritikë ndaj mosbërjes së analizës, po ndërkohë që kishte filluar bërja e analizës. Ishte në fakt pak i çuditshëm dhe ai qëndrimi, se…

    Gjin Gjoni: Tani, ashtu siç e kanë deklaruar dhe strukturat e larta dhe kryetari i Partisë Demokratike, Partia Demokratike dje për shembull, në grupin parlamentar ne kemi bërë tre orë, tre orë e gjysmë, katër orë…

  • EMRI – Zbulohet identiteti i personit të dyshuar të përfshirë në ekzekutimin e biznesmenit me 2 emra…

    EMRI – Zbulohet identiteti i personit të dyshuar të përfshirë në ekzekutimin e biznesmenit me 2 emra…

    Një person me inicialet Naldo Gjoni, me banim në Lezhë, është shoqëruar mbrëmjen e sotme në Policinë e Elbasanit, pasi dyshohet se ka përdorur ditët e fundit automjetin tip Audi, i cili u përdor në vrasjen e biznesmenit Mondi Mehalla.
    Sipas burimeve, Naldo Gjoni është fiksuar nga kamerat e sigurisë në Rrugën e Kombit, teksa kryente pagesën në traut e autostradës, duke përdorur të njëjtin automjet që më pas u identifikua si pjesë e skemës së krimit.
    Aktualisht, policia po ushtron kontroll në banesën e tij në Lezhë, në kërkim të provave apo gjurmëve që mund të ndihmojnë hetimin për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Hetimet vijojnë.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • “Neglizhencë dhe mosveprim”/ Situata problematike në Lezhë, reagon deputeti Gjoni: Prokuroria të hetojë urgjentisht

    “Neglizhencë dhe mosveprim”/ Situata problematike në Lezhë, reagon deputeti Gjoni: Prokuroria të hetojë urgjentisht

    Argjinatura e lagunës së Vainit në Lezhë është çarë përsëri pranë zonës së Talës, duke rrezikuar sërish përmbytje në disa zona.
    Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, pas takimeve me banorët, tha se kjo situatë nuk është fatkeqësi natyrore, por pasojë e neglizhencës dhe mosveprimit të institucioneve përgjegjëse.
    Ai akuzoi autoritetet për bllokimin e kanalit natyror që lidh lagunën me detin, duke shkaktuar dëme për qindra banorë në Shënkoll, Zejmen dhe Kolsh. Gjoni i kërkoi Prokurorisë së Lezhës të hetojë urgjentisht dhe të vërë përgjegjësit përpara drejtësisë për këtë katastrofë të shkaktuar.

  • ‘Mirëmbrëma pallosh i gjatë’/ Qytetari akuzon qeverinë: Pensionistët po varfërohen, jemi në dorë të një komunisti

    ‘Mirëmbrëma pallosh i gjatë’/ Qytetari akuzon qeverinë: Pensionistët po varfërohen, jemi në dorë të një komunisti

    Qytetari nga Mirdita, Zef Gjoni, duke folur në ‘Foltoren-Kuvendi i qytetarëve dhe deputetëve’, ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë dhe politikave të saj ekonomike. Gjoni shprehu shqetësimin e thellë për rënien vlerës së euros, të cilën ai e interpreton si një proces të qëllimshëm në funksion të interesave të pushtetarëve. Ai solli në vëmendje vështirësitë e mëdha ekonomike me të cilat përballen pensionistët dhe qytetarët me të ardhura të ulëta, duke bërë një krahasim të zymtë mes periudhës së socializmit dhe tranzicionit demokratik, ku, sipas tij, shtresa e thjeshtë vazhdon të mbajë peshën e politikave të gabuara dhe të abuzimeve të elitave.
    Me tone të ashpra dhe të drejtpërdrejta, Gjoni akuzoi qeverinë për kapjen e institucioneve, padrejtësi sociale dhe mungesë të kujdesit ndaj njerëzve në nevojë, duke e përshkruar situatën aktuale si një periudhë të ‘katrahurës’ ekonomike dhe morale për vendin.
    Pjesë nga fjala e qytetit, Zef Gjoni:
    Na keni lënë në dorë të një qeverie, në dorë të një komunisti, që nuk dinë gjë tjetër vetëm të tradhtojë, të mashtrojë, të gënjejë, të rrëmbejë votë, të rrëmbejë njerëz, të vrasë, të presë, të bëjë gjithë të zezat mbi troje shqiptare.
    Ne na takoi të punojmë në dy sisteme: në sistemin socialist dhe në sistemin kapitalist. Ndërtuam sistemin socialist për 30, për 40 vjet, punuam. Ndërtuam diga, ndërtuam hidrocentrale, ndërtuam metalurgji, çfarë s’ndërtuam. Po ku e dinim ne se paskemi qenë duke ndërtuar tanë jetën për bllokmen, të cilët furnizimet tona shkoshin atje, dilshin nëpër, nëpër, nëpër Europë, nëpër botë dhe fshatari i shkretë kënaqej me një copë bukë misri.
    Edhe atë e kishte të thatë, hante bukë me bukë sepse ushqimet ishin të pakta. Si tani në kohën e demokracisë ne po ndërtojmë sistemin kapitalist. Përsëri në sistemin kapitalist ne pensionistët ndërtuam sistemin kapitalist, por përsëri po punojmë dhe po kontribuojmë për këta, sepse janë të bijtë e bllokmenëve, janë nipat, janë mbesat, janë fëmijët, janë të gjithë ata që ishin atëherë, që janë edhe sot.
    Më ka takuar shpeshherë të jetoj me pensionistë. Qahen pafund nga halli se si t’ia dalin me një pension 100 deri 200 euro. Më thoni ju si mund të jetojë një pensionist me kaq kur ilaçet i shkojnë 200,000 lekë ose 200 euro. Se tani ka shkuar euro, leku ka shkuar aty, aty bile.
    Me shkue diku për të shëndosh me 50 euro ta, nuk ta dinë për gjë fare sepse ka ra poshtë 50,000 lekëshit. Kështu që, shihni çfarë na kanë bërë. Edhe euron e kanë zhvlerësuar.
    Pse është zhvlerësuar euro? Dihet ajo punë.
    Linda Rama, siç është ajo te banka, mbledh euron, sa më poshtë që të sigurojë brez pas brezi, të sigurojë jetën e lumtur të fëmijëve, të, çfarë do të lindnin pas, pas tij që e ka me zotin Rama.
    Më ka takuar të flas edhe me pensionista që janë shumë socialistë dhe që nuk vijnë këtu sepse kanë një fëmijë në administratë, kanë një nip, një mbesë, diku që punon. Dhe janë tmerrësisht, janë tmerrësisht të trembur, të irrituar sepse nuk ia dalin dot ta përballojnë këtë lloj, këtë lloj katrahure që kemi në drejtimin e shtetit tonë.

  • “Rikthehen reshjet e shiut, do të vijojnë deri…”/ Paralajmëron meteorologia: Do të rriten prurjet e lumenjve

    “Rikthehen reshjet e shiut, do të vijojnë deri…”/ Paralajmëron meteorologia: Do të rriten prurjet e lumenjve

    Prej më shumë se një jave vendi ynë është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut, të cilat kanë shkaktuar daljen e disa lumenjeve nga shtrati dhe përmbytjen e qindra hektarë tokë bujqësore.
    Po si parashikohet moti në ditët në vijim?
    Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave e ftuar në një studio televizive tha se gjatë mbrëmjes së sotme do të kemi rikthimin e reshjeve të shiut
    “Nga mbrëmja e sotme presim rikthimin e reshjeve me intensitet të shtuar. Në qarkun e Vlorës dhe Gjirokastrës reshjet do të jenë shumë intensive. Në qarkun e Kukësit, Shkodrës, Elbasanit dhe Dibërs reshjet do të jenë intensive, teksa në qarqet e tjera do të jenë në nivel mesatar”, tha Gjoni teksa shtoi se reshjet do të jenë të shoqqruar me shtrëngata.
    Gjoni nënvizoi se ky rikthim i reshjeve do të shtojnë edhe prurjet në lumenj.
    “Reshjet që do bien sot do të risjellin prurje të lumenjëve Shkumbin, Seman dhe Vjosë. Reshjet do të vijojnë deri në fund të muajit” tha ajo.
    Ndërkohë në zonat malore kryesisht në veri dhe lindje mbi nivelin 1000 metër do të kemi reshje dëbore. Sa i përket zonave bregdetare problematikë paraqitet era e fortë.

  • “Kryebashkiaku i Lezhës arrogant, nuk bie…”/ Deputeti Gjoni, akuza të ashpra: Shteti është narko-diktaturë

    “Kryebashkiaku i Lezhës arrogant, nuk bie…”/ Deputeti Gjoni, akuza të ashpra: Shteti është narko-diktaturë

    Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryetarit të Bashkisë së Lezhës, duke e cilësuar mënyrën e tij të komunikimit si një “batak” dhe “llum kënete”, në të cilin refuzon të përfshihet.
    Gjatë intervistës televizive, Gjoni deklaroi se nuk ka asgjë të përbashkët intelektualisht me kryebashkiakun dhe se misioni i tij nuk është të krijojë debate me drejtuesit e institucioneve, por të jetë pranë qytetarëve që e kanë zgjedhur.
    Sipas deputetit, sjellja e pretenduar arrogante dhe prepotente e kryetarit të bashkisë nuk shfaqet vetëm ndaj kundërshtarëve politikë, por është një model i qëndrueshëm komunikimi edhe me qytetarët, sipërmarrësit dhe vetë punonjësit e administratës së tij. “Ka një dozë të shtuar të arrogancës dhe prepotencës në raport me njerëzit,” theksoi Gjoni, duke shtuar se ai nuk do të bjerë pre e provokimeve.
    Ai listoi një sërë problematikash me të cilat përballen banorët e Lezhës dhe për të cilat ai do të jetë zëri i tyre, duke përfshirë çështjen e përmbytjeve, problemet me energjinë elektrike, infrastrukturën, diskriminimin, procesin e legalizimeve, pastrimin e parave në bregdet përmes ndërtimeve, si dhe ndërhyrjet me ndërtime pa leje apo me leje false.
    Nga përplasja lokale, deputeti Gjoni kaloi në një akuzë edhe më të rëndë në nivel kombëtar, duke komentuar një rezolutë të fundit të Internacionales Demokrate Centriste (CDI-IDC). Ai e cilësoi këtë rezolutë si “më të fortën që është dhënë ndonjëherë”, pasi, sipas tij, ajo vjen nga partitë e djathta dhe konservatore evropiane dhe e etiketon Shqipërinë si një “narko-diktaturë”.
    “Nuk ka ndodhur në asnjë raport të mëparshëm,” pohoi Gjoni, duke e lidhur këtë vlerësim të ashpër ndërkombëtar me gjetjet e raporteve të mëparshme të OSBE/ODIHR-it. Kjo deklaratë e tij e vendos konfliktin politik në një dimension ndërkombëtar, duke pretenduar se qeverisja aktuale po e dëmton imazhin e vendit në arenën botërore.

  • Deputeti i PD, Gjin Gjoni publikon pamjet e përmbytjeve: Situata kritike, qytetarët janë braktisur nga pushteti vendor

    Deputeti i PD, Gjin Gjoni publikon pamjet e përmbytjeve: Situata kritike, qytetarët janë braktisur nga pushteti vendor

    Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, ka publikuar një video nga zonat e përmbytura në Lezhë, ku thekson se situata mbetet kritike pavarësisht mbylljes së argjinaturës së Lagunës së Vainit.
    Sipas deputetit, qindra banorë në Barbulloje, Rrilë, Mylte, Tale, Spiten dhe Tresh janë të izoluar prej katër ditësh për shkak të nivelit të lartë të ujit.
    Gjoni falënderoi kompanitë private që u angazhuan në operacionin për mbylljen e argjinaturës, por nënvizoi se dëmet në bujqësi dhe blegtori janë të mëdha, ndërsa urgjente mbetet sigurimi i bazës ushqimore për bagëtinë dhe krijimi i mundësive të lëvizjes për banorët.
    Ai akuzoi Bashkinë e Lezhës dhe institucionet vendore për mungesë veprimi në terren, duke deklaruar se “zgjodhën propagandën në komente dhe statuse, në vend që të ishin pranë banorëve në momente të vështira”.
    Deputeti ritheksoi se, përmbytjet nuk janë pasojë vetëm e reshjeve, por e “mungesës së vëmendjes dhe keqmenaxhimit në zonën e mbrojtur të Vainit”.
    Sipas Gjonit, situata mund dhe duhej të ishte shmangur, ndërsa “pasojat po i paguajnë sot qytetarët e Lezhë

  • Kur do pushojë shiu? Meteorologia bën parashikimin për javën që vjen: Nesër reshje në të gjitha qarqet

    Kur do pushojë shiu? Meteorologia bën parashikimin për javën që vjen: Nesër reshje në të gjitha qarqet

    Reshjet e rëna gjatë ditëve të fundit kanë krijuar një situatë problematike në disa qarqe në vend, ku janë çarë argjinatura, janë përmbytur banesa dhe janë evakuar banorë.
    Anira Gjoni, nga Instituti i Gjeoshkencave e ftuar në një studio televizive tha se reshjet do të vijojnë edhe gjatë ditës së nesërme në të gjitha qarqet, ndërsa intensive do të jenë në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër.
    Gjoni nënvizoi se në këto qarqe mund të ketë edhe shtim të nivelit të ujit në lumenjë.
    ‘Reshjet do të jenë intensive në Qarkun e Vlorës dhe të Gjirokastrës dhe mund të shfaqen problematika sa i takon shtimit të nivelit të lumenjëve që kalojnë në këto zona. Nesër do të ketë reshje mesatare të shiut në qarqet Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Elbasan dhe do të jenë në formën e shtrëngatave, ndërsa në pjesën tjetër të qarqeve do të jenë mesatare’, tha Gjoni.
    Gjoni bëri me dije edhe se cilët janë lumenjtë ku prurjet janë në pikë kritike.
    ‘Problematika sa i takon rritjes së prurjeve në lumenjë janë në lumin Shkumbin, Seman, Mat dhe Vjosë, situata mbetet kritike në këto lumenjë, pasi do të ketë rritje për shkak të vazhdimit të reshjeve në këto zona’, tha ajo.
    Teksa tha se reshjet do të vijojnë edhe gjatë fundjavës, Gjoni informoi se më pas do të ketë një ndërprerje për të rinisuar nisin javën tjetër, por me një intensitet më të ulët.
    ‘Reshjet do të vijojnë deri në datën 23 pastaj do të ketë ndërprerje dhe më pas do të nisin javën tjetër por jo me këtë intensitet që kanë qenë këto ditë’, tha Gjoni.