Tag: gjokutaj

  • PD drejt shpërbërjes, krahu luftarak i Sali Berishës fillon sulmet ndaj Flamur Nokës, Ilir Alimehmetit dhe Ervin…

    PD drejt shpërbërjes, krahu luftarak i Sali Berishës fillon sulmet ndaj Flamur Nokës, Ilir Alimehmetit dhe Ervin…

    Partia Demokratike duket se po shkon drejt shpërbërjes, teksa krahu luftarak i kreut të PD, Sali Berisha ka nisur sulmet ndaj Flamur Nokës, Ervin Salianjit dhe Ilir Alimehmetit. Noka që aktualisht mban postin e sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demorkatike dhe dyshja Salinji-Alimehmeti që kanë nisur një tur takimesh me bazën demokrate shihen nga z. Berisha dhe besnikët e tij si “armiq”. Për këtë arsye Berisha ka hedhur në veprim planin B, duke nxjerrë grupin e ri armiqësor, të cilin e ka linçuar publikisht përmes dy njerëzve të tij më besnik dyshes Peka-Gjokutaj. Kështu i pari që ka reaguar ka qenë gazetari dhe drejtuesi i televizionit të Sali Berishës, Çim Peka, i njohur si krahu i djathtë i kreut të PD-së. Përmes një shënimi në rrjetet sociale, ai ka sulmuar Salianjin, Nokën dhe Alimehmetin. Sipas tij, “Djemtë e Mulit” dhe “Djemtë e Grida-s” nuk po luftojnë për karrige, por secila palë është e bindur se po vepron për të mirën e PD-së.
    Ai madje ironizon edhe “doktorët” e Nokës e Alimehmetit, duke i krahasuar me avokatin Ngjela, ndërsa vë në shënjestër përpjekjen e Salianjit për t’u paraqitur si Arbnori. Për Pekën, PD-ja e sotme nuk ka më disidentët, intelektualët dhe figurat e vërteta të viteve ’90, sepse siç thekson ai, ata janë larguar. “Berisha përballë apo krah “Matildizimit”! “Djemtë e Mulit” dhe “Djemtë e Grida-s” nuk po luftojnë njëri-tjetrin për karrige. Të dyja palët me të vërtetë besojnë se po e bëjnë për PD-në: njëra anë mendon se po e shpëton, ndërsa tjetra se po e ringre. Mbështetësit e “Doktor Nokës” nga njëra anë dhe adhuruesit e “Doktor Alimehmetit” nga ana tjetër janë përballë për të mirën e PD-së, dhe më besoni që kështu e mendojnë. Ashtu siç besojnë me shpirt se janë “doktorë”.
    Alimehmeti dhe Noka janë po aq doktorë sa është Ngjela avokat. Pastaj kemi dhe Salianjin, të cilit i ka nisur t’i duket vetja si Arbnori. Por Pjetri hyri në burg sepse krijoi parti politike në komunizëm dhe doli prej andej si disident; ndërsa Ervini hyri në burg për një denoncim ndaj një trafikanti droge dhe doli—dyshoj, me gjithë respektin për atë lloj rruge—me respektin e atyre që kishte pranë në burgun e Fierit, jo me status disidenti. Arbnori në Burrel kishte disidentë të tjerë përkrah. Uroj që Ervini të ketë hyrë si i burgosur politik e të mos ketë dalë si i burgosur ordiner. Kur Sali Berisha udhëhiqte PD-në në vitet e para, në krah kishte vërtet “doktorë”, “studiues”, “historianë”, “ekonomistë”, “juristë”, “disidentë” e të tjerë. Të tillë sot mezi i gjen në Shqipëri, e jo më në PD. Kanë ikur…”, shkroi Peka në rrjetet sociale.
    Reagimi Gjokutaj
    Ndërkohë avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj, ka publikuar listat me firmat e deputetëve demokratë që pretendohet se kanë shprehur mbështetje për kandidaturën e Endrit Shabanit për postin e Avokatit të Popullit. Dokumentet, ku shfaqen emrat dhe firmat e një grupi deputetësh të opozitës, nga Ina Zhupa te Elda Hoti, janë bërë publike në një moment kur Berisha ka akuzuar hapur se Shabani është në një linjë me kryeministrin Edi Rama dhe se ky i fundit po lobon që ai të marrë postin.
    Në llogarinë e tij në “Facebook”, Gjokutaj krah dy listave i ka bërë thirrje personave që shfaqen në te duke i ftuar që të konfirmojnë nëse kanë firmosur vërtet për Shabanin, apo nëse bëhet fjalë për një manipulim. “Personat që shohin emrin në këto lista janë të ftuar të konfirmojnë nëse kanë firmosur vërtetë apo kjo është një lojë! Jo për gjë por ikja e Edi Ramës do të marrë me vete jo vetëm PS por edhe agjentët e tij jashtë PS! Ndjesë atyre që nuk kanë firmosur apo kanë firmosur pa mendje dhe gjenden aksidentalisht në këtë liste të mallkuar!  Kjo thirrje bëhet nga unë Genci Gjokutaj personalisht dhe i pa autorizuar apo i shtyrë nga askush! Me përgjegjësi ligjore dhe morale”, shkruan Gjokutaj.

    Ndërkaq ish-kryeministri Sali Berisha njoftoi se opozita nuk do të marrë pjesë në procesin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit, duke e cilësuar atë si një lojë të turpshme të “narko-mazhorancës”. Berisha theksoi se opozita ka tërhequr firmat për të gjitha kandidaturat e tjera, duke lënë vetëm emrat e propozuar nga vetë opozita, ndër të cilët Besim Ndregjoni, Adriana Kalaja, Jola Hysaj, Aranita Brahaj, Haluci dhe Dardan Mustafa.
    “Ne kemi kandidatura të cilave u besojmë dhe që plotësojnë të gjitha kriteret, por nuk do të marrim pjesë në një votim farsë. Është një akt primitiv dhe i ulët i qeverisë që tregon tolerancën e saj zero,” tha Berisha, duke e cilësuar vendimin e Edi Ramës si një mënyrë për të vendosur një person që nuk ka lidhje me opozitën, i cili, sipas tij është Endrit Shabani. Komisioni i Ligjeve u mblodh këtë të martë, ku kryetari Ulsi Manja bëri të ditur se gjashtë kandidatë kanë plotësuar kriterin ligjor të sigurimit të të paktën 28 firmave të deputetëve. Bëhet fjalë për Adriana Kalanë, e cila ka marrë 44 firma; Aranita Brahajn me 35 firma; Besim Ndregjonin me 34 firma; Endrit Shabanin me 35 firma; Skënder Halucin me 30 firma dhe Tartar Bazajn me 28 firma, të cilët u vendos që të votohen në seancën plenare të sotme.

  • “Ja agjentët e Ramës që firmosën për Shabanin”, Gjokutaj nxjerr emrat e deputetëve demokratë që dhanë firmat

    “Ja agjentët e Ramës që firmosën për Shabanin”, Gjokutaj nxjerr emrat e deputetëve demokratë që dhanë firmat

    Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj, ka publikuar listat me firmat e deputetëve demokratë që pretendohet se kanë shprehur mbështetje për kandidaturën e Endrit Shabanit për postin e Avokatit të Popullit.
    Dokumentet, ku shfaqen emrat dhe firmat e një grupi deputetësh të opozitës, nga Ina Zhupa te Elda Hoti, janë bërë publike në një moment kur Berisha ka akuzuar hapur se Shabani është në një linjë me kryeministrin Edi Rama dhe se ky i fundit po lobon që ai të marrë postin.
    Në llogarinë e tij në “Facebook”, Gjokutaj krah dy listave i ka bërë thirrje personave që shfaqen në te duke i ftuar që të konfirmojnë nëse kanë firmosur vërtet për Shabanin, apo nëse bëhet fjalë për një manipulim.
    Për Shabanin kane firmosur 35 nga 50 deputetet e PD dhe PL bashke.
    “Personat që shohin emrin në këto lista janë të ftuar të konfirmojnë nëse kanë firmosur vërtetë apo kjo është një lojë! Jo për gjë por ikja e Edi Ramës do të marrë me vete jo vetëm PS por edhe agjentët e tij jashtë PS!
    Ndjesë atyre që nuk kanë firmosur apo kanë firmosur pa mendje dhe gjenden aksidentalisht në këtë liste të mallkuar! Kjo thirrje bëhet nga unë Genci Gjokutaj personalisht dhe i pa autorizuar apo i shtyrë nga askush! Me përgjegjësi ligjore dhe morale”, shkruan Gjokutaj.
    Një ditë më parë, ish-kryeministri Sali Berisha njoftoi se opozita nuk do të marrë pjesë në procesin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit, duke e cilësuar atë si një lojë të turpshme të “narko-mazhorancës”.
    Berisha theksoi se opozita ka tërhequr firmat për të gjitha kandidaturat e tjera, duke lënë vetëm emrat e propozuar nga vetë opozita, ndër të cilët Besim Ndregjoni, Adriana Kalaja, Jola Hysaj, Aranita Brahaj, Haluci dhe Dardan Mustafa.
    “Ne kemi kandidatura të cilave u besojmë dhe që plotësojnë të gjitha kriteret, por nuk do të marrim pjesë në një votim farsë. Është një akt primitiv dhe i ulët i qeverisë që tregon tolerancën e saj zero,” tha Berisha, duke e cilësuar vendimin e Edi Ramës si një mënyrë për të vendosur një person që nuk ka lidhje me opozitën i cili sipas tij është Endrit Shabani.
    Komisioni i Ligjeve u mblodh ditën e djeshme ku kryetari Ulsi Manja bëri të ditur se gjashtë kandidatë kanë plotësuar kriterin ligjor të sigurimit të të paktën 28 firmave të deputetëve.
    Bëhet fjalë për Adriana Kalanë, e cila ka marrë 44 firma; Aranita Brahajn me 35 firma; Besim Ndregjonin me 34 firma; Endrit Shabanin me 35 firma; Skënder Halucin me 30 firma dhe Tartar Bazajn me 28 firma, të cilët u vendos që të votohen në seancën plenare të së enjtes.

  • “Ja agjentët e Ramës që firmosën për Shabanin”, Gjokutaj akuzon treçerekun e deputetëve të PD

    “Ja agjentët e Ramës që firmosën për Shabanin”, Gjokutaj akuzon treçerekun e deputetëve të PD

  • PD tërhoqi firmat për Avokatin e Popullit, Genc Gjokutaj: Duhet të shihen firmat për çdo kandidat, të ‘pastrojmë’ shtëpinë…

    PD tërhoqi firmat për Avokatin e Popullit, Genc Gjokutaj: Duhet të shihen firmat për çdo kandidat, të ‘pastrojmë’ shtëpinë…

    Avokati Genc Gjokataj ka reaguar pas vendimit të Partisë Demokratike për të tërhequr firmat për të gjithë kandidatët për Avokatin e Popullit.Gjokutaj thotë se kjo tërheqje e PD nuk erdhi vetëm si pasojë e manipulimeve të socialistëve, por edhe nga aktorë brenda PD në përzgjedhjen e kandidatëve.“Është domosdoshmëri jetike për PD që pastrimin e shtëpisë të pa inicuar deri tani ta fillojë me ketë rast”-thotë Gjokutaj.“Sot PD u tërhoq nga gara për Avokatin e Popullit pas makinacioneve të Mazhorancës në lidhje me këtë temë!Ky veprim e meriton të vlerësohet! Por kjo tërheqje e PD nuk erdhi vetëm si pasojë e manipulimeve tësocialistëve por edhe nga aktorë brenda PD në përzgjedhjen e kandidatëve. Është domosdoshmëri jetike për PD që pastrimin e shtëpisë të pa inicuar deri tani ta fillojë me ketë rast.Duhen bërë publike domosdoshmërisht firmat e deputetëve të PD për secilin kandidat të propozuar në emër të saj e më pas të kuptojmë se me kë kemi të bëjmë dhe pse demokratët vuajnë. PD e kishte kandidaten Adriana Kalaja dhe nuk kish nevojë për të tjerë. Sepse 6 kandidatë tregon se kemi të bëjmë me një pazar i tipit më i shkathti më i shpejti dhe punëmbaruar!Edi Rama nuk rrëzohet tek Pazari i Ri por në vijën e frontit nga demokratët që e duan PD dhe Demokracinë!”-shkruan Genc Gjokutaj.

  • Gjokutaj: Një KM që pret të huajt dhe përzë popullin e tij është tradhtar!

    Gjokutaj: Një KM që pret të huajt dhe përzë popullin e tij është tradhtar!

    Gjokutaj: Një KM që pret të huajt dhe përzë popullin e tij është tradhtar!
    Avokati Genc Gjokutaj ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku shprehet kundër njoftimeve për hapjen e rreth 20 qendrave të pritjes për të huajt emigrantë në Shqipëri. Në deklaratën e tij, Gjokutaj e cilëson këtë nismë si “politikë antikombëtare” të Kryeministrit dhe qeverisë.
    Sipas tij, vendimi “nuk ka në bazë humanizmin, por interesin personal të Kryeministrit për të siguruar mbështetje nga BE me qëllim mbajtjen e pushtetit”. Ai akuzon se qeveria “pret të huajt dhe përzë popullin e saj”, duke e quajtur këtë qëndrim tradhëti.
    Gjokutaj e lidh këtë çështje edhe me atë që ai e përshkruan si “projekt i Sorros”, duke përmendur figura historike serbe dhe duke e interpretuar si pjesë të një qasjeje më të gjerë politike në rajon. Në reagimin e tij, ai përmend gjithashtu marrëdhëniet mes Kryeministrit Rama dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç.
    Avokati thekson se “kombi, territori dhe gjuha janë elementë jetikë për një vend” dhe shprehet se këto janë sot në rrezik nga vetë qeveria shqiptare. Postimin e mbyll me vargje të Naim Frashërit, duke bërë thirrje ‘për të mos u bërë tradhëtorë”.
    Gjokutaj:
    Lajmi për hapjen e 20 qendrave te pritjes se te huajve emigrantë në Shqipëri është prova e cila provon politikën antikombëtare të KM dhe Qeverise që ai drejton!Ky veprim nuk ka në bazë humanizmin por interesin personal të KM dhe bandës së tij për të patur mbështetje nga BE me qëllim mbajtjen e pushtetit me çdo çmim!
    Një KM që pret të huajt dhe përze popullin e tij duke shpopulluar Shqipërinë është tradhëtar!Shpopullimi i Shqipërisë dhe popullimi i saj me të huaj është pjesë e projektit të Sorros projekt i cili është paraprirë në vitet ‘30 nga Ministri serb famëkeq Vasa Çubriloviç e gjatë luftës së Kosovës nga Vojislav Sheshelj!
    Tek ky akt antikombëtar e ka origjinën edhe miqësia e ngushtë e KM Rama me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç!Kombi, territori dhe gjuha janë elementët bazë dhe jetikë për ekzistencën e një vendi!
    Ato sot janë në rrezik jo nga të huajt por nga vete KM i Shqipërisë dhe Qeveria e tij! Sepse jemi rasti unik në botë kur një njeri ve popullin dhe shtetin kolateral vetëm për “bythën” e tij!Sa më shpejt të largohen këta shqipfolës aq më shpejt do të mëkëmbet Shqipëria!Naimi i madh pat shkruar për këtë tarikat që nuk i ka munguar Shqipërisë së pafat:
    …Hiqni dorë, hiqni dorëMblithni mënt’ e turpërohiMos u bëni trathëtorëSe pastaj do të pendohi!

  • “Qeveria, politikë antikombëtare”/ Flet Gjokutaj: Një KM që pret të huajt dhe përzë popullin e tij është tradhtar!

    “Qeveria, politikë antikombëtare”/ Flet Gjokutaj: Një KM që pret të huajt dhe përzë popullin e tij është tradhtar!

  • Vendimi për Ballukun në Kushtetuese/ Gjokutaj: Rama po krijon furtunë, ka frikë

    Vendimi për Ballukun në Kushtetuese/ Gjokutaj: Rama po krijon furtunë, ka frikë

    Vendimi për Ballukun në Kushtetuese/ Gjokutaj: Rama po krijon furtunë, ka frikëAvokati Genc Gjokutaj, e ka cilësuar kërkesën e kryeministrit në Kushtetuese për pezullimin e Ballukut një presion që po bën Rama për të shpëtuar paradhomën e tij.
    I ftuar në “Studio 24”, Gjokutaj tha se as Venecia dhe as Strasburgu nuk janë shprehur, por sipas avokatit, kjo lëvizje e Ramës, është një presion, furtunë e krijuar nga vetë ai, duke dashur të bëjë viktimën.
    Sipas avokatit, nuk ka kaluar kompetencën GJKKO, por vetë Rama.
    “Ajo kërkesë do të rrëzohet, këtu nuk flitet për drejtësinë apo jo të vendimit, kemi të bëjmë me ndërgjegjen e një kryeministri, që shpjegon që dhe Venecia e Strasburgu që nuk është shprehur për këtë punë, ligji është krejt i qartë.
    Këtë kështjellë, furtunë e ka krijuar vetë kryeministri, duke dashur të bëjë viktimën.
    Sigurisht qëndrimi i tij tregon një frikë të madhe ndaj kësaj lëvizje, se kjo masë është ndaj paradhomës së tij. Po të shihni VKM që SPAK nuk i ka rënë në kokë ti vërë emrin që është korrupsion por thotë shkelje e barazisë në tender”, tha Gjokutaj.
    Genc Gjokutaj: këtu nuk flitet për drejtësinë apo jo të vendimit, kemi të bëjmë me ndërgjegjen e një kryeministri, që shpjegon që dhe Venecia e Strasburgu që nuk është shprehur për këtë punë, ligji është krejt i qartë.
    Këtë kështjellë, furtunë e ka krijuar vetë kryeministri, duke dashur të bëjë viktimën.
    Sigurisht qëndrimi I tij tregon një frikë të madhe ndaj kësaj lëvizje, se kjo masë është ndaj paradhomës së tij. Po të shihni VKM që SPAK nuk i ka rënë në kokë ti vërë emrin që është korrupsion por thotë shkelje e barazisë në tender.
    Kjo është masë për anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave jo për ministrin e kryeministrin. Atë VKM eka firmosur Rama me dorën e tij. Dhe ai kësaj radhe si asnjëherë në jetë ka marrë rolin e avokatit. Ai ka thënë se nuk mbron askënd, tani firmos për një kërkesë në Kushtetuese. E ka kthyer në poligon qitje për interesat e tij.”,- tha Gjokutaj.

  • “Masa ndaj Ballukut është masë për…”/ Avokati Gjokutaj: Kryeministri e ka kthyer Kushtetuesen në poligon qitjeje

    “Masa ndaj Ballukut është masë për…”/ Avokati Gjokutaj: Kryeministri e ka kthyer Kushtetuesen në poligon qitjeje

    Avokati Genc Gjokutaj, e ka cilësuar kërkesën e kryeministrit në Kushtetuese për pezullimin e Ballukut një presion që po bën Rama për të shpëtuar paradhomën e tij.
    Gjokutaj tha se as Venecia dhe as Strasburgu nuk janë shprehur, por sipas avokatit, kjo lëvizje e tij, është një presion, furtunë e krijuar nga vetë ai, duke dashur të bëjë viktimën. Sipas avokatit, nuk ka kaluar kompetencën GJKKO, por vetë Rama.
    “Ajo kërkesë do të rrëzohet, këtu nuk flitet për drejtësinë apo jo të vendimit, kemi të bëjmë me ndërgjegjen e një kryeministri, që shpjegon që dhe Venecia e Strasburgu që nuk është shprehur për këtë punë, ligji është krejt i qartë.
    Këtë kështjellë, furtunë e ka krijuar vetë kryeministri, duke dashur të bëjë viktimën. Sigurisht qëndrimi i tij tregon një frikë të madhe ndaj kësaj lëvizje, se kjo masë është ndaj paradhomës së tij. Po të shihni VKM që SPAK nuk i ka rënë në kokë ti vërë emrin që është korrupsion por thotë shkelje e barazisë në tender”, tha Gjokutaj.
    Genc Gjokutaj:
    Këtu nuk flitet për drejtësinë apo jo të vendimit, kemi të bëjmë me ndërgjegjen e një kryeministri, që shpjegon që dhe Venecia e Strasburgu që nuk është shprehur për këtë punë, ligji është krejt i qartë.
    Këtë kështjellë, furtunë e ka krijuar vetë kryeministri, duke dashur të bëjë viktimën.
    Sigurisht qëndrimi I tij tregon një frikë të madhe ndaj kësaj lëvizje, se kjo masë është ndaj paradhomës së tij. Po të shihni VKM që SPAK nuk i ka rënë në kokë ti vërë emrin që është korrupsion por thotë shkelje e barazisë në tender.
    Kjo është masë për anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave jo për ministrin e kryeministrin. Atë VKM eka firmosur Rama me dorën e tij. Dhe ai kësaj radhe si asnjëherë në jetë ka marrë rolin e avokatit. Ai ka thënë se nuk mbron askënd, tani firmos për një kërkesë në Kushtetuese. E ka kthyer në poligon qitje për interesat e tij.

  • GJK, shtyn seancën ndaj Ballukut/ Avokati Gjokutaj: Kjo kërkesë do t’i kalojë Mbledhjes së Gjyqtarëve e cila…

    GJK, shtyn seancën ndaj Ballukut/ Avokati Gjokutaj: Kjo kërkesë do t’i kalojë Mbledhjes së Gjyqtarëve e cila…

    Avokati Genc Gjokutaj reagoi sot pas njoftimit se Kolegji prej tre gjyqtarësh të Gjykatës Kushtetuese nuk arriti dot të marrë një vendim për kalimin ose jo në seancë plenare të kërkesës së Kryeministrit për heqjen e pezullimit të zv/kryeministres Belinda Balluku.
    Sipas Gjokutajt, mungesa e konsensusit brenda Kolegjit ka bërë që çështja t’i kalojë automatikisht Mbledhjes së Gjyqtarëve, organi që tashmë do të vendosë nëse kërkesa e kryeministrit plotëson apo jo kriteret e pranueshmërisë për t’u shqyrtuar në një seancë plenare të Gjykatës Kushtetuese.
    Reagimi i avokatit Genc Gjokutaj:
    Të nderuar Miq!
    Sot Kolegji prej 3 gjyqtarësh të Gjykatës Kushtetuese nuk ka arritur dot në konsensus për vendimmarrjen e kalimit ose jo në seancë plenare të kërkesës se Kryeministrit në lidhje me pezullimin e Zv/Kryeministres Balluku!
    Në këto kushte kjo kërkesë do ti kalojë Mbledhjes së Gjyqtarëve e cila tashmë do të vlerësojë nëse plotësohen kriteret e nevojshme të pranueshmërisë së saj (kërkesës së KM) për të kaluar ose jo në Seancë Plenare!
    Pra shkurt Kolegji sot nuk ka një vendimmarrje për dërgimin ose jo të çështjes në Seancë Plenare gjë të cilën do ta vendosë Mbledhja e Gjyqtarëve me minimumin prej 5 votash pavarësisht numrit të Gjyqtarëve pjesëmarrës në atë Mbledhje!

  • Gjokutaj: Bllokohet vendimi në Kushtetuese për Balluku, kërkesa e Ramës i kalon Mbledhjes së Gjyqtarëve