Kushtetuta/Berisha: Çdo vendim i Irena Gjokës, që nga dita që ka mashtruar në formularët e dekriminalizimit, është i pavlefshëm
Kryetari i PD, Sali Berisha në një proncim për gazetarët pas daljes nga SPAK deklaroi se, çdo vendim i Irena Gjokës, që nga dita që ka mashtruar në formularët e dekriminalizimit, është i pavlefshëm.
“Por sigurisht që drejtësia e Soros-reformës, marionetat e Ramës, Troplini e kompani nuk mund të lëshojnë një mashë qorre si Irena Gjoka që u përdor në të gjitha proceset e montuara ndaj opozitës pa asnjë fakt penal, të ndërmarra direkt ngha armiku i egër i pluralizmit, shërbëtori mjeran i Edi Ramës, Altin Troplini.
Dy. KLGJ nuk iu përgjigj kërkesës tonë për të konstatuar përfundimin e mandatit të Irena Gjokës, por ia drejtoi Prokurorisë së Përgjithshme për të nisur hetimet nëse ekzistonte vendimin penal kundër Irena Gjokës dhe nëse ajo e kishte deklaruar atë në formularin e dekriminalizimit, pavarësisht se për këtë kishin vendimin penal të drejtësisë greke të sjellë me vulë apostile.
Prokuroria e Përgjithshme, për të dëshmuar veten se është një institucion tërësisht i kontrolluar, është një institucion që shkelmon Kushtetutë dhe ligje, nuk ka ndërmarrë asnjë masë deri sot.
Tre. Qëllimi i këtij devijimi është i qartë.
Së pari, në mënyrë të paligjshme vonon vendimmarrjen për konstatimin e mbarimit të mandatit meqenëse Irena Gjoka nuk mund të ishte gjykatëse kur ligji ia pengonte një personi të dënuar penalisht të mbante një funksion të tillë.
Së dyti, KLGJ, Uluzi Faqja e Zezë, Altin Troplini dhe marioneta të tjera të pushtetit, zvarritën me qëllim hetimin edhe mbi çështjen e shkeljes së ligjit të dekriminalizimit nga Irena Gjoka, e cila ka fshehur dhe nuk ka deklaruar në formular as dënimin penal dhe as dy ekspulset nga Greqia me qëllim të qartë kalimin e afateve të ndjekjes penale, pra parashkrimin e veprës penale.
Pra kjo është arsyeja që këta shërbëtorë të Edi Ramës apo të korruptuar të Irena Gjokës, nuk ndërmarrin veprime vetëm e vetëm që delinkuentja Irena Gjoka, që mban detyrën në kundërshtim me Kushtetutën, në kundërshtim me ligjet e vendit, të mos japë llogari para drejtësië për këto fshehje dhe shkelje të rënda.
Katër. Për sa i përket pikës së parë, pra mbarimit të mandatit sepse Irena Gjoka nuk ka pasur kriteret për të qenë gjykatëse, kjo e bën çdo procedurë gjyqësore të drejtuar prej saj, pas zgjedhjes gjykatëse në kundërshtim me ligj, procedurë të kryer nga një gjykatë jo e caktuar me ligj.
Pra, çdo vendim i Irena Gjokës, që nga dita që ka mashtruar në formularët e dekriminalizimit, është i pavlefshëm, është nul sepse është marrë nga një person që nuk mund të ishte gjykatës.
Kjo, sipas Kushtetutës, por edhe sipas Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut.
Sipas precedentit të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, Cani kundër Shqipërisë, Irena Gjoka nuk mund të jetë gjykatëse dhe proceset e ndjekura prej saj janë nul.
Rikujtoj këtu se ajo mbahet në detyrë sepse ajo mban dosjen e Ilir Metës, dosje që nuk ka asnjë fakt penal, përveç vendimit hakmarrës primitiv të Edi Ramës ndaj tij”, tha Berisha.
Tag: gjoka
-

Kushtetuta/Berisha: Çdo vendim i Irena Gjokës, që nga dita që ka mashtruar në formularët e dekriminalizimit, është i pavlefshëm
-
Berisha sulmon sërish Irena Gjokën nga SPAK: Duhet të ishte në burg, rri në detyrë se mban dosjen e Ilir Metës
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u paraqit këtë të hënë në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” të dhënë ndaj tij. Në dalje nga ambientet e SPAK, Berisha u ndal në një prononcim për mediat, teksa sulmoi gjyqtaren Irena Gjoka. Sipas Berishës, Gjoka nuk i plotëson kriteret për të qenë gjykatëse, pasi ka feshehur dënimin në Greqi.
Kryedemokrati vijoi akuzat, duke thënë se gjyqtarja Gjoka mbahet në detyrë për shkak të dosjes së Ilir Metës, pa asnjë fakt penal. Për këtë, sipas Berishës, ajo vepron e ndihmuar nga pushteti i Edi Ramës.
“Ky është shteti i Irena Gjokës me 5 mbiemra. Është dënuar me vendim të formës së prerë dhe vazhdon që të jetë gjykatëse. Nuk mund të jetë gjykatëse, në momentin që është dënuar dhe nuk e ka deklaruar as në formularin e dekriminalizimit. Pra, çdo vendim i Irena Gjokës, që nga dita që ka mashtruar në formularët e dekriminalizimit, është i pavlefshëm, është nul sepse është marrë nga një person që nuk mund të ishte gjykatës. Kjo, sipas Kushtetutës, por edhe sipas Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Sipas precedentit të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, Cani kundër Shqipërisë, Irena Gjoka nuk mund të jetë gjykatëse dhe proceset e ndjekura prej saj janë nul. Rikujtoj këtu se ajo mbahet në detyrë sepse ajo mban dosjen e Ilir Metës, dosje që nuk ka asnjë fakt penal, përveç vendimit hakmarrës primitiv të Edi Ramës ndaj tij”, tha Berisha.
Për Berishën, gjyqtarja Gjoka duhet të ishte në burg, për shkak të mos deklarimit në formularin e dekriminializmit.
“E para është ndjekja penale kundrejt Irena Gjokës. Mosdeklarimi në formularin e dekriminalizimit është një vepër penale për të cilën ajo duhet të ishte në burg. E dyta, mosdeklarimi e vendimit penal në formularin e dekriminalizimit sjell përsëri përfundim të mandatit që në momentin kur është kryer shkelja. Kjo është një procedurë administrative, pra jo penale, për të cilat nuk vlen asnjë afat parashkrimi i kodit penal. Nuk ka nevojë për veprim verifikues kaq kompleks.”, shtoi ai.
Në çështjen “Partizani”, Sali Berisha akuzohet për korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë, pasi SPAK pretendon se gjatë periudhës kur ishte kryeministër, ai favorizoi dhëndrin e tij Jamarbër Malltezin në përfitimin e pronës, duke i hapur rrugë përfitimeve të parregullta në vlerë prej 5.4 milionë eurosh nga një biznes ndërtimi. Përveç Berishës dhe Malltezit, të pandehur në këtë dosje janë edhe ortaku i Malltezit, Xhimi Begeja, biznesmeni Fatmir Bektashi dhe financierja Andia Pustina./ZËRI -

12 vite burg për 38-vjeçarin, u kap për vjedhje bagëtish, por u zbulua se kishte lidhje me të mitur
Gjykata e Lezhës ka dënuar me 12 vite burg Simon Gjokën, 38 vjeç nga Miloti, i cili fillimisht u arrestua për vjedhje bagëtish, ndërsa gjatë hetimeve u zbulua se kishte pasur marrëdhënie me një vajzë të mitur.
Prokuroria kërkoi dënimin e tij me 18 vite burg, por duke përfituar uljen e 1/3 së dënimit për gjykim të shkurtuar, Gjoka do të vuajë 12 vite heqje lirie për akuzat “Vjedhje e kryer në bashkëpunim” dhe “Marrëdhënie seksuale me të mitur”.
Pavarësisht mohimeve të tij gjatë procesit gjyqësor, trupi gjykues e shpalli fajtor në të dy veprat penale.
Në dëshminë e vajzës 13-vjeçare, e marrë në prani të nënës dhe psikologut, ajo ka pranuar se kishte lidhje me 38-vjeçarin dhe se gjithçka kishte ndodhur “me dëshirë”, siç është shprehur në hetim. Ajo ka shtuar se Gjoka e kishte prezantuar me persona të tjerë, çka ngriti dyshime për shfrytëzim për prostitucion, shkruan A2 CNN.
Në telefonin e të miturës u gjetën foto intime që i ishin dërguar të pandehurit, i cili kishte marrëdhënie miqësore me nënën e saj, një grua që shiste qirinj pranë kishës së Shna Ndout në Laç.
Simon Gjoka u arrestua në shkurt 2025, pasi hetimet zbuluan se ishte përfshirë në vjedhjen e bagëtive të trasha në fshatin Gajush dhe dyshohet për disa raste të tjera vjedhjesh në zonat përreth. Gjatë përgjimeve të telefonit të tij, policia konstatoi komunikime komprometuese me të miturën, çka e çoi më pas në zgjerimin e hetimeve dhe ngritjen e akuzës së dytë. -

Mbrohet nga Altin Troplini/ Berisha: Irena Gjoka qëndron në detyrë duke shkelmuar Kushtetutën
Mbrohet nga Altin Troplini/ Berisha: Irena Gjoka qëndron në detyrë duke shkelmuar Kushtetutën
Kreu i PD Sali Berisha ishte sot në SPAK në zbatim të masës së sigurisë “Detyrim Paraqitjeje”.
Duke folur jashtë ambienteve të SPAK, ish-kryeministri ka akuzuar gjyqtaren Irena Gjoka, për qëndrim të paligjshëm në detyrë dhe për shkelje të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit.
Sipas tij, Gjoka ka fshehur një vendim penal të formës së prerë dhe nuk ka pasur të drejtë të ushtrojë funksionin e magjistratit.
Në deklaratën e tij publike, Berisha tha se ka depozituar një kërkesë pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) për konstatimin e mbarimit të mandatit të gjyqtares, duke u bazuar në nenin 6/1 të Kushtetutës dhe ligjin nr. 96/2016 për statusin e magjistratëve.
“Kemi bërë kërkesë për mbarimin e mandatit të gjyqtares Irena Gjoka, por ajo qëndron në detyrë në shkelje të ligjit e Kushtetutës,” deklaroi Berisha.
Ai akuzoi Gjokën se ka qenë e dënuar në Greqi dhe nuk e ka deklaruar këtë fakt, siç kërkohet nga ligji për dekriminalizimin dhe ligji për strukturat e posaçme. Sipas tij, refuzimi për të deklaruar dënimet përbën shkak për shkarkim të menjëhershëm.
Berisha shtoi se Irena Gjoka po mbrohet në mënyrë antikushtetuese, antiligjore nga një bashkëpunëtor krimi që quhet Altin Troplini.
Pjesë nga deklarata:
Të dashur qytetarë dhe qytetare, sot unë kam këtë deklaratë para jush, me të cilën faktohet se narkoshteti është shteti i Irenës me 5 mbiemra, i Troplinit dhe Troplinëve të tjerë.
Ndaj dhe ju lutem, sipas dëshirës, të ndiqni këtë deklaratë sot.
Pra, ky është shteti i Irenës me 5 mbiemra që vazhdon detyrën në shkelje flagrante të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit.
Ne kemi bërë kërkesë pranë KLGJ-së për konstatimin e mbarimit të mandatit të Irena Gjokës pasi kur ka marrë mandatin nuk ka pasur kriteret e përcaktuara në ligj për të qenë gjykatëse pasi kishte një vendim penal që kishte marrë formë të prerë.
Konkretisht, Kushtetuta në nenin 6/1, parashikon se një person, integriteti publik i të cilit është cenuar, nuk mund të vijojë funksionet në organet kushtetuese.
Ndalohet, thotë neni, zgjedhja, emërimi apo ushtrimi i një funksioni publik në një nga organet e parashikuara në këtë Kushtetutë, ose të krijuara me ligj, pavarësisht përcaktimeve të bëra në dispozita të tjera.
Nëse verifikohen rrethana që cenojnë integritetin publik të funksionarit publik, sipas kushteve të miratuara me ligj, të miratuara me tre të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.
Ky pra është përcaktimi i Kushtetutës, ligji i miratuar me tre të pestat në vitin 2016, ligji 96 i vitit 2016, parashikon në nenin 28/D për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve parashikon se nuk mund të ketë statusin e magjistratit një shtetase që është dënuar me vendim penal të formës së prerë, në rastin konkret pra, Irena Gjoka.
Po ky ligj parashikon në nenin 66/3, detyrimin e çdo magjistrati për të njoftuar KLGJ-në menjëherë për ekzistencën e një kushti që çon në mandatin e mandatit.
Po ky ligj parashikon se gjyqtarët e Gjykatës së Krimeve të Rënda, ku ishte gjykatëse Irena Gjoka, do vazhodnin të qëndronin në pozicionin e tyre me përjashtim të rastit kur kishte shkaqe përmbarimin e statusit të magjistratit.
A e kuptoni pra miqtë e mi se kjo delinkuente që fshihet nga Altin Troplini, nga prokurori i përgjithshëm, nga kryeinspektori i përgjithshëm që thotë se nuk na kanë njoftuar, por duket se punonjësit e tij ia kanë fshehur dokumentet, pra kjo qëndron në detyrë duke shkelmuar Kushtetutën e vendit, duke shkelmuar ligjet me tre të pestat, që i diktojnë asaj largimin e menjëhershëm.
Sipas ligjit të dekriminalizimit, të miratuar me tre të pestat, fshehja, refuzimi për të deklaruar dënimet qoftë edhe jo të formës së prerë- Irena me 5 mbiemra e ka të formës së prerë- shkakton ndërprerjen e menjëhershme të funksionit të gjyqtarit dhe Irena Gjoka nuk ka deklaruar një gjykim, një dënim dhe dy dëbime, por mbrohet në mënyrë antikushtetuese, antiligjore nga një bashkëpunëtor krimi që quhet Altin Troplini. -

Është dënuar apo jo me vendim të formës së prerë? Irena Gjoka shkakton debat në Komisionin e Ligjeve
Deputetët e opozitës i kërkuan Prokurorisë së Përgjithshme llogari për mos dërgimin në KLGJ të konstatimit të shkeljeve të gjyqtares Irena Gjoka.
“Si shpjegohet që kjo zonjë vijon të jetë në detyrë dhe vazhdimisht i caktohen çështjet që kanë të bëjnë me liderët e opozitës”, tha deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi.
“Sot që ne flasim, personi në fjalë ka çështje shumë sensitive, jo vetëm me politikën, por edhe me krimin e organizuar. Ne momentin që do të merret vendimi për t’u larguar nga sistemi kjo zonjë, mundet që çështjet të çohen në Strasburg dhe t’i shkaktohet shtetit dëm i madh”, tha Belind Këlliçi.
“Ju thatë se ajo është e dënuar me vendim të formës së prerë. Unë nuk kam arritur në konkluzion që është dënuar me vendim të formës së prerë”, u përgjigj përfaqësuesi i Prokurorisë, Kostaq Beluri.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar një dokument të prezantuar si një vendim i Gjykatës së Janinës në Greqi, sipas së cilit tregon se gjyqtarja Irena Gjoka e Gjykatës së Posaçme është e dënuar me 3 muaj burg dhe gjobë për falsifikimin e një pasaporte dhe një vize në mesin e viteve 2000.
Në Gjykatën e Posaçme Gjoka ka gjykuar çështjet e dy drejtuesve kryesorë të opozitës, Sali Berisha dhe Ilir Meta. -

Gjyqtarja e ‘Partizanit’ dhe ‘Metës’ shkakton debat në KLGJ, opozita insiston për shkeljet e Gjokës
FOTO ILUSTRUESE
TIRANË- Raportimi i krerëve më të lartë të Drejtësisë në mbledhjen e përbashkët të Komisionit të Ligjeve dhe Komisionit për Mbikëqyrjen Institucionale është shoqëruar nga debatet. Gjyqtarja Irena Gjoka që ka shqyrtuar çështje me rëndësi si ajo e “Partizanit” në ngarkim të Sali Berishës dhe dhëndrit të tij, ndërsa së fundmi ka në dorë edhe dosjen ndaj ish-presidentit Ilir Meta, ka qenë shkak për debate nga ana e opozitës. Deputetët opoiztarë i kërkuan Prokurorisë së Përgjithshme llogari për mos dërgimin në KLGJ të konstatimit të shkeljeve të gjyqtares Gjoka, e cila është sulmuar së fundmi edhe nga kryedemokrati Sali Berisha.
Deputeti Oerd Bylykbashi ka kërkaur llogari se pse gjyqtares Gjoka i caktohen çështjet e liderëve të Opozitës, si ajo e Berishës apo Metës.
“Si shpjegohet që kjo zonjë vijon të jetë në detyrë dhe vazhdimisht i caktohen çështjet që kanë të bëjnë me liderët e opozitës”, tha deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi.
Belind Këlliçi ka vijuar debatin me akuza ndaj gjyqtares, për të cilën thotë se çështjet që ajo ka në shqyrtim, mund të çohen në Strasburg nëse merret vendimi për ta larguar nga sistemi.
“Sot që ne flasim, personi në fjalë ka çështje shumë sensitive, jo vetëm me politikën, por edhe me krimin e organizuar. Ne momentin që do të merret vendimi për t’u larguar nga sistemi kjo zonjë, mundet që çështjet të çohen në Strasburg dhe t’i shkaktohet shtetit dëm i madh”, tha Belind Këlliçi.
Lidhur me akuzat e opozitës se Gjoka është dënuar në Greqi me vendim të formës së prerë, përfaqësuesi i Prokurorisë, Kostaq Beluri, i ka kundërshtuar me pretendimin se nuk ka arritur në këtë konkluzion.
“Ju thatë se ajo është e dënuar me vendim të formës së prerë. Unë nuk kam arritur në konkluzion që është dënuar me vendim të formës së prerë”, u përgjigj përfaqësuesi i Prokurorisë, Kostaq Beluri.
Kryedemokrati Sali Berisha pretendon se Gjoka është dënuar më herët në Greqi me 3 muaj burg dhe gjobë për falsifikim dokumentesh dhe e ka fshehur këtë fakt. Lidhur me pretendimin e tij, Berisha ka publikuar edhe një dokument të prezantuar si një vendim i Gjykatës së Janinës në Greqi.
Irena Gjoka është gjyqtarja e hetimit paraprak për dosjen “Partizani”, me të pandehur Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi. Ajo është shpesh objekt i sulmeve nga Berisha, i cili e akuzon si mashtruese. Ndërsa, pasi u zgjodh gjyqtarja e seancës paraprake për dosjen e ish-presidentit Ilir Meta dhe bashkëshortes së tij, Monika kryemadhi, gjyqtarja Gjoka u sulmua edhe nga Partia e Lirisë./ZËRI -

Irena Gjoka shkakton debat në Komisionin e Ligjeve
Deputetët e opozitës i kërkuan Prokurorisë së Përgjithshme llogari për mos dërgimin në KLGJ të konstatimit të shkeljeve të gjyqtares Irena Gjoka.
“Ju thatë se ajo është e dënuar me vendim të formës së prerë. Unë nuk kam arritur në konkluzion që është dënuar me vendim të formës së prerë”, u përgjigj përfaqësuesi i Prokurorisë, Kostaq Beluri.Sali Berisha ka publikuar një dokument të prezantuar si një vendim i Gjykatës së Janinës në Greqi, sipas së cilit tregon se gjyqtarja Irena Gjoka e Gjykatës së Posaçme është e dënuar me 3 muaj burg dhe gjobë për falsifikimin e një pasaporte dhe një vize në mesin e viteve 2000.
Në Gjykatën e Posaçme Gjoka ka gjykuar çështjet e dy drejtuesve kryesorë të opozitës, Sali Berisha dhe Ilir Meta.
-

‘Irena Gjoka u qëlluar për ta vrarë’/ Malltezi: Kjo nuk është gjuhë sulmuese, por fakte të injoruara nga shteti
Jamarbër Malltezi, i ftuar në SYRI TV me Armela Ferkon, ka folur edhe për gjuhën sulmuese ndaj trupërs së gjyqtarëve dhe prokurorëve, të dënuar në publik pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit.
Malltezi solli në vëmendje një tjetër fakt të rëndë në lidhje me të kaluarën e gjyqtares Irena Gjoka, e cila është qëlluar para 20 vitesh për ta vrarë, pasi bënte ryshfet me palët në gjyq.
‘Irena Gjoka, para 20 vitesh e kanë qëlluar për të vrarë sepse ishte delinkuente që në atë kohë. Mori plumbin roja i gjykatës që e mbrojti por ajo që në atë kohë ishte delinkuente. Gjuha e dhunës ndaj Irena Gjokës, meriton çdo gjë, pasi të vjen me vendim 2 herë nga Greqia që është e dënuar dhe nuk veprohet ndaj Irena Gjokës, çfarë mund të ketë aty? Kjo nuk është gjuhë sulmuese por fakte, ti si shtet i injoron faktet që të vijnë nga shteti grek, atëherë nuk duhe të flasim ne?’, theksoi Malltezi.
19:38-19:44
Malltezi: Irena Gjoka, para 20 vitesh e kanë qëlluar për të vrarë sepse ishte delinkuente që në atë kohë. Mori plumbin roja i gjykatës që e mbrojti por ajo që në atë kohë ishte delinkuente. Gjuha e dhunës ndaj Irena Gjokës, meriton çdo gjë, pasi të vjen me vendim 2 herë nga Greqia që është e dënuar dhe nuk veprohet ndaj Irena Gjokës, çfarë mund të ketë aty? Kjo nuk është gjuhë sulmuese por fakte, ti si shtet i injoron faktet që të vijnë nga shteti grek, atëherë nuk duhe të flasim ne?
Irena Gjokës nuk i hyri gjemb në këmbë nga kjo por i ndodhi kur vinte ryshfete me palët.
Kjo lejon vetëgjyqësinë sepse është një drejtësi e munguar.
Reforma në drejtësi u bë e njëkahshme. Drejtuese e vetingut ishte motra e Belinda Ballukut, a mund të jetë e besueshme kjo drejtësi?
Një rast tjetër. Ulsi Manja në fushatë elektorale me bluze logo të PS në 2017 në Paskuqan, dhe personi ngjitur me të, Ulsi Manja e bën hetues në BKH.
Këtë e kanë përdorur prokurorët në 90% të rasteve kundër Sali Berishës.
A mund të kemi besim te kjo drejtësi?
Tani kemi 120 milionë euro të vjedhura nga populli më i varfër i Europës. Këto dy zonjat sollën 2 anije, këto anije kanë prodhuar 0 energji, ne kemi paguar 120 milionë euro. Këta këtu prokurorët e SPAK gjoja do e hetojnë. Ku kanë shkuar 120 milionë euro, a ka ndonjë përgjigje? A jep besueshmëri kjo drejtësi?

