Nga Julia Vrapi
Ndarja e çmimeve dhe konkurset letrare që zhvillohen në vendin tonë kanë qenë herë pas here dhe pjesë e diskimeve nga autorë dhe studiues të letërsisë. Kritikat nuk kanë munguar dhe në drejtim të institucioneve për mënyrën se si zhvillohen konkurset letrare apo dhe ndahen vlerësimet. Studiuesi i letërsisë Behar Gjoka, një nga zërat që here pas here në reagimet e tij ka sjellë në vëmendje probleme të ndryshme në sektorin e librit, çfarë ndodh me konkurset letrare në vendin tonë, etj, në një reagim të fundit të tij flet për tekstin letrar dhe autorin. Studiuesi i njohur i letërsisë Behar Gjoka thotë se kur libri bie në duart e atyre, që ai quan përfaqësues të analfabetizmit asgjësohet teksti dhe autori. “Shpërfytyrim. Kur dija dhe kinse “dijetarët”, përdorin marifetet e pushtetit, vetëm sa çelnikosin sundimin e pushtetit, që nuk ka asnjë lidhje me qytetarin. Kur libri bie në duart e sharlantanëve dhe përfaqësuesve më të zellshëm të analfabetizmit funksional, sigurisht asgjësohet teksti dhe autori”, shprehet Behar Gjoka studiues i letërsisë në një reagim të tij, të cilin e ka ndarë edhe në rrjete sociale. Kritiku dhe shkrimtari Behar Gjoka është nga intelektualët më aktiv në fushën e letërsisë. Si studiues Gjoka herë pas here i rikthehet edhe materialeve që ka shkruar ndër vite për problemet me librin, autorët apo dhe kritikën letrare, por në këtë reagim të tij ai sjell në vëmendje edhe rëndësinë që ka letërsia. “Kur shija e lodhur e mësimdhënësve, që dinë vetëm “të korrigjojnë dhe të ndajnë çmimet” simbas klaneve dhe tarafeve, merret si kriter vlerësimi, letërsia ngjan me “kënetën” e realizmit socialist…Njerëz, horrat e pushtetit, jo vetëm politik, por edhe kulturor dhe letrar, na kanë marrë peng shpirtin, sepse letërsia është e vetmja hapësirë lirie, ku ende marrim frymë…”, shprehet studiuesi Behar Gjoka.
Aktivitete për letërsinë shqipe
Si drejtues i qendrës së studimit “Pjetër Budi”, studiuesi Behar Gjoka ka zhvilluar dhe tryeza shkencore për letërsinë shqipe, problemet dhe zhvillimi i saj. Këto tryeza shkencore bëjnë bashkë autorë dhe studiues të ndryshëm, me kumtesa, pyetje dhe diskutime mbi problematikat e ndryshme të letrave shqipe. Studiuesi Behar Gjoka gjithashtu është i pranishëm në media edhe me artikuj për problematika të ndryshme politike e shoqërore. Behar Gjoka është diplomuar për kritikë letrare në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë. Në 2002 ai botoi librin e tij të parë “Poetika e Budit”, për të vijuar dhe me të tjerë tituj në vijim. Ndër botimet e tij përmendim: Poetika e Budit – 2002; Proza e Kutelit : studim – 2004; Trebeshina-ajsbergu i letrave shqipe : studim – 2005; Mashtrim i bukur : roman – 2006; Sistemi letrar piramidal : shqyrtime teorike dhe tekstologjike – 2007; Kadare i rilexuar : studim – 2008; Martin Camaj : shkrimtaria e tij – 2010; Kuteli dhe letrarja: studim – 2010; Agim Gjakova, shkrimtari i të dy anëve të kufirit – 2011. Autonomia e kritikës letrare – 2012, etj.
Tag: gjoka
-

Behar Gjoka: Kur libri bie në duart e sharlantanëve dhe përfaqësuesve më të zellshëm të analfabetizmit funksional…
-

Berisha lexon kronologjinë: Kjo është e gjithë mbrojtja që Ramaduro i bën delinkuentes Irena Gjoka
Berisha lexon kronologjinë: Kjo është e gjithë mbrojtja që Ramaduro i bën delinkuentes Irena Gjoka
Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë një prononcimi për mediat para SPAK lexoi një kronologji të detajuar të veprimeve të Irena Gjokës dhe lidhjeve të saj me institucionet e drejtësisë.
Nga refuzimi i dorëheqjes për konflikt interesi nga Gjoka, tek vendimet dhe përgjigjet e KLGJ dhe KLD, si dhe publikimet e mediave të huaja dhe vendore që lidhen me dëbimin e saj nga Greqia.
“Të dashur qytetarë dhe qytetare, sot do paraqes para jush të gjithë mbrojtjen që Edi Rama apo Ramaduro i Tiranës i bën delinkuentes Irena Gjoka, e cila është personifikimi më autentik i narkoshtetit shqiptar dhe funksionimit të sistemit juridik të tij.
Kështu, me 26 tetor 2023, kërkesës së avokatëve të mi për dorëheqje për konflikt interesi, meqë ishte shkarkuar nga KLD në vitin 1996,Irena e refuzoi me pretekstin se ju nuk keni dokumente.
Pra, unë jam shkarkuar, thoshte ajo, por ju nuk e keni dokumentin.
Në nëntor të vitit 2023, KLGJ i jep avokatëve të mi vendimin e KLD për shkarkimin e Irena Gjokës në vitin 1996,por dy javë më pas ky institucion gënjen deputetët e PD duke u shkruar se gjoja nuk ka vendimmarrje të KLD në vitin 1996.
Pra, shikoni, institucion shtetëror, i cili dy javë më parë kishte dhënë vërtetimin për shkarkimin e saj, madje edhe kopjen e vendimit të shkarkimit, dy javë më vonë u përgjigjet deputetëve të PD se një vendiim i tillë nuk ekziston pasi merr urdhrin nga Edi Rama.
3.Më dhjetor 2023, kërkesës së avokatëve të mi për dorëheqje për konflikt interesi, nuk e pranoi përsëri sepse jo sepse tashmë nuk e kishte vendimin, por sepse sipas saj ky ishte një vendim kolegjial duke dëshmuar një injorancë të plotë dhe totale sepse KLD kryesohej në atë kohë nga presidenti i Republikës.
4.Gazeta greke Ta Nea boton në mars 2024 shkrimin se Irena Gjoka është dëbuar nga Grqia si falsifikatore.
5.Më 4 mars 2024, KLGJ nxjerr deklaratë në mbrojtje të Irena Gjokës, në vend që ta hetonte atë.
Pra, betohet për virgjërinë politike dhe korruptive të Irena Gjokës. Imagjinoni ju se çfarë institucioni është ky. Pra, betohej për kokën e Irenës.
Me datën 4 maj 2024, e shtuna dhe e diela e Pashkës, gazeta Prototema nxjerr vendimin e gjykatës për dëbimin e Irena Gjokës.
Me datën 7 maj 2024, prokuroria e përgjithshme deklaron se po nis hetim të thelluar.
Pra, mbi 18 muaj hetimi i thelluar mbahet në sirtar.
Me datën 2 maj të vitit 2025, Gjykata e Janinës lëshon vendimin me vulë apostile jo vetëm për dëbimet e Irenës, por edhe për vendimin penal të formës së prerë.
Me 5 maj 2025 paraqita këtu para jush dokumentin me vulë apostile, të cilin e mori vesh dhe e pa e gjithë Shqipëria.
Me 5 maj të vitit 2025, delinkuentja Irena Gjoka mohon që të jetë dënuar apo dëbuar nga Greqia në një intervistë që i dha gazetës BIRN, çka përbën një mashtrim publik dhe në terma ligjore përbën një krim në vazhdim.
Me 6 maj 2025 del prokura e vitit 2003 që Irena Gjoka kishte lëshuar për noterin në Fier për të marrë avokat për të kundërshtuar vendimin e dëbimit. Pra, bie alibia që nuk kishte dijeni.
E kuptoni se kush janë këta?
Çdo epitet meritojnë që vendosin për fajësinë apo pafajësinë e qytetarëve shqiptarë, për mbrojtjen e interesave të tyre ligjore, për ndëshkimin e kriminelëve, urdhëroni pra se çfarë ndodh me ta”, u shpreh Berisha. -

‘Personifikimi i narkoshtetit’, Berisha akuza ndaj Irena Gjokës: E dëbuar nga Greqia si falsifikatore, Rama e mbron
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha pas paraqitjes së sotme në Prokurorinë e Posaçme ka dhënë dhe një prononcim për gazetarët.
Berisha tha se ditën e sotme do të paraqiste para gazetarëve mbrotjen që sipas tij kryeministri Edi Rama i ka bërë gjyqtares, Irena Gjoka. Këtë të fundit, Berisha e cilësoi si “personifikimi i narkoshtetit”
“Sot do paraqes para jush të gjithë mbrotjen që Edi Rama i bën delikuentes Irena Gjoka. E cila është personifikimi më autentik i narkoshtetit shqiptar dhe funksionimit të sistemit jurudik të tij. Më 26 tetor 2023, kërkesës së avokatëve të mi për dorëheqje për konflikt interesi, meqë ishte shkarkuar nga KLD në vitin 1996,Irena e refuzoi me pretekstin se ju nuk keni dokumente. Pra, unë jam shkarkuar, thoshte ajo, por ju nuk e keni dokumentin.Në nëntor të vitit 2023, KLGJ i jep avokatëve të mi vendimin e KLD për shkarkimin e Irena Gjokës në vitin 1996,por dy javë më pas ky institucion gënjen deputetët e PD duke u shkruar se gjoja nuk ka vendimmarrje të KLD në vitin 1996. Pra, shikoni, institucion shtetëror, i cili dy javë më parë kishte dhënë vërtetimin për shkarkimin e saj, madje edhe kopjen e vendimit të shkarkimit, dy javë më vonë u përgjigjet deputetëve të PD se një vendiim i tillë nuk ekziston pasi merr urdhrin nga Edi Rama.
Më dhjetor 2023, kërkesës së avokatëve të mi për dorëheqje për konflikt interesi, nuk e pranoi përsëri sepse jo sepse tashmë nuk e kishte vendimin, por sepse sipas saj ky ishte një vendim kolegjial duke dëshmuar një injorancë të plotë dhe totale sepse KLD kryesohej në atë kohë nga presidenti i Republikës. Gazeta greke Ta Nea boton në mars 2024 shkrimin se Irena Gjoka është dëbuar nga Grqia si falsifikatore. Më 4 mars 2024, KLGJ nxjerr deklaratë në mbrojtje të Irena Gjokës, në vend që ta hetonte atë.
Pra, betohet për virgjërinë politike dhe korruptive të Irena Gjokës. Imagjinoni ju se çfarë institucioni është ky. Pra, betohej për kokën e Irenës. Me datën 4 maj 2024, e shtuna dhe e diela e Pashkës, gazeta Protothema nxjerr vendimin e gjykatës për dëbimin e Irena Gjokës. Me datën 7 maj 2024, prokuroria e përgjithshme deklaron se po nis hetim të thelluar. Pra, mbi 18 muaj hetimi i thelluar mbahet në sirtar. Me datën 2 maj të vitit 2025, Gjykata e Janinës lëshon vendimin me vulë apostile jo vetëm për dëbimet e Irenës, por edhe për vendimin penal të formës së prerë.
Më 5 maj 2025 paraqita këtu para jush dokumentin me vulë apostile, të cilin e mori vesh dhe e pa e gjithë Shqipëria. Më 5 maj të vitit 2025, delinkuentja Irena Gjoka mohon që të jetë dënuar apo dëbuar nga Greqia në një intervistë që i dha gazetës BIRN, çka përbën një mashtrim publik dhe në terma ligjore përbën një krim në vazhdim.
Më 6 maj 2025 del prokura e vitit 2003 që Irena Gjoka kishte lëshuar për noterin në Fier për të marrë avokat për të kundërshtuar vendimin e dëbimit. Pra, bie alibia që nuk kishte dijeni. E kuptoni se kush janë këta? Çdo epitet meritojnë që vendosin për fajësinë apo pafajësinë e qytetarëve shqiptarë, për mbrojtjen e interesave të tyre ligjore, për ndëshkimin e kriminelëve, urdhëroni pra se çfarë ndodh me ta”, tha Berisha. -

Irena Gjoka “heq dorë” nga “Gërdeci”, pritet vendimi i kreut të GJKKO, nëse pranohet
fatmir mediu-irena gjoka
TIRANË- Gjyqtarja e Posaçme Irena Gjoka ka kërkuar të largohet nga procesi i gjykimit të dosjes së tragjedisë së Gërdecit. Kërkesa e saj ka ardhur pasi të martën Gjykata e Posacme, i rrëzoi kërkesën ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga procesi. Po në të njëjtën seancë, Gjoka deklaroi se do t’i paraqesë kërkesën për heqje dorë nga gjykimi i çështjes, kryetarit të GJKKO-së Erion Bani.
Gjoka pretendon se nuk mundet të vijojë shqyrtimin e dosjes penale, pasi ka qenë gjyqtare e seancës paraprake. Sipas ligjit, dejtuesi i Gjykatës së Posaçme do të shqyrtojë kërkesën dhe nëse pranohet, atëherë gjyqi pritet të rinsi nga e para me një tjetër trupë gjykuese.
Ish-ministri i Mborjtjes, Fatmir Mediu akuzohet për shpërdorim detyre, pasi sipas SPAK, janë shkelur procedurat e ngritjes së fabrikës së demontimit në Gërdec, pranë një zone të banuar si dhe ato të municioneve. Rihapja e çështjes ndaj Mediut u vu në lëvizje pas 12 vitesh me iniciativën e familjes së një prej viktimave të shpërthimit në mars 2008 në ambientet e ish “Brigadës së Tankeve”, me 26 humbje jete e qindra të plagosur. Sipas kërkuesve dhe SPAK, pas ndryshimeve ligjore të vitit 2012 dhe 2017, deputeti nuk ka më imunitet parlamentar për ndjekjen penale apo gjykimin e tij dhe për rrjedhojë nuk ekziston me asnjë pengesë për hetimin dhe gjykimin e Mediut, i cili akuzohet për “shpërdorim detyre”./ZËRI -

“Gërdeci”, Gjoka kërkon të largohet nga gjykimi i çështjes: Kam qenë gjyqtare e seancës paraprake
Gjyqtarja Irena Gjoka kërkon të largohet nga gjykimi i çështjes “Gërdeci”. Ditën e djeshme në datë 11 nëntor, ajo i është drejtuar zv/kryetarit të GJKKO-së Erion Bani, të cilit i kërkon të largohet nga procesi.
Gjyqtarja pretendon se është në kushtet kur nuk mund të jetë pjesë e gjykimit, pasi ajo ka qenë gjyqtare e seancës paraprake në këtë çështje dhe e mori gjykimin se i pandehuri kërkoi fillimisht gjykim të shkurtuar. Por në kushtet kur i pandehuri ndryshoi qëndrim dhe pranua kërkesa e gjykimit me procedurë të zakonshme, Irena Gjoka thotë se ndodhet në kushte papajtueshmërie që të vijojë këtë gjykim.
E pyetur nga avokatët e Fatmir Mediut në seancën e djeshme, Gjoka tha se mori shkas për kërkesën e saj të largimit, edhe nga vetë kërkesa e të pandehurit që kërkoi përjashtimin e saj, por për shkaqe të tjera, që u rrëzua nga gjyqtarja Etleva Deda.
Pritet që në lidhje me kërkesën e Gjokës të shprehet drejtuesi i GJKKO-së Erion Bani. Megjithatë seanca e djeshme vijoi me kundërshtimet e Mediut mbi deklarimet e ekspertëve. Procesi ndodhet në fazën ku kanë përfunduar paraqitja e provave të SPAK, dhe pritet të nisë pyetja e dëshmitarëve të kërkuar nga mbrojtja. -

Çfarë ndodhi? Irena Gjoka kërkon të largohet nga gjykimi i çështjes ‘Gërdeci’: Kam qenë…
Pas rrëzimit të kërkesës së Fatmir Mediut dhe avokatëve të tij nga gjyqtarja e posaçme Etleva Deda, për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga gjykimi i dosjes “Gërdeci”, tashmë është vetë gjyqtarja Gjoka që kërkon të largohet nga gjykimi i kësaj çështje. Ditën e djeshme në datë 11 nëntor, ajo i është drejtuar zv/kryetarit të GJKKO-së Erion Bani, të cilit i kërkon të largohet nga procesi.
Gjyqtarja pretendon se është në kushtet kur nuk mund të jetë pjesë e gjykimit, pasi ajo ka qenë gjyqtare e seancës paraprake në këtë çështje dhe e mori gjykimin se i pandehuri kërkoi fillimisht gjykim të shkurtuar. Por në kushtet kur i pandehuri ndryshoi qëndrim dhe pranua kërkesa e gjykimit me procedurë të zakonshme, Irena Gjoka thotë se ndodhet në kushte papajtueshmërie që të vijojë këtë gjykim.
E pyetur nga avokatët e Fatmir Mediut në seancën e djeshme, Gjoka tha se mori shkas për kërkesën e saj të largimit, edhe nga vetë kërkesa e të pandehurit që kërkoi përjashtimin e saj, por për shkaqe të tjera, që u rrëzua nga gjyqtarja Etleva Deda.
Pritet që në lidhje me kërkesën e Gjokës të shprehet drejtuesi i GJKKO-së Erion Bani. Megjithatë seanca e djeshme vijoi me kundërshtimet e Mediut mbi deklarimet e ekspertëve. Procesi ndodhet në fazën ku kanë përfunduar paraqitja e provave të SPAK, dhe pritet të nisë pyetja e dëshmitarëve të kërkuar nga mbrojtja. -

Mashtronte qytetarët nën logon e Bankës Kombëtare Tregtare, arrestohet 21-vjeçari (Emri) – Skema
Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik ka finalizuar operacionin policor të koduar Smart Bank Phishing duke arrestuar autorin kryesor. U vu në pranga Orlando Gjoka 21 vjeç banues në Laç si dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasit D G 23 vjeç dhe E Gj 21 vjeç
Gjoka, sipas hetimeve, kishte krijuar një profil të rremë në rrjetet sociale duke përdorur logon dhe emrin e Bankës Kombëtare Tregtare BKT.
Ai kontaktonte qytetarët online duke u ofruar kredi të rreme
Me akses të paautorizuar Gjoka arrinte të boshatiste fondet e llogarive të qytetarëve.
Në raste kur llogaritë ishin bosh ai shtynte viktimat të depozitonin shuma nga 750 deri në 1500 euro me premtimin e rremë të një kredie prej 15000 eurosh.
Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të skemës dhe identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprat penale Falsifikimi kompjuterik Mashtrim kompjuterik Ndërhyrje kompjuterike dhe Keqpërdorimi i thirrjeve telefonike, njoftoi policia.
***
Njoftimi i policisë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Smart Bank Phishing”, për goditjen e një rasti të mashtrimit kompjuterik.Vihet në pranga autori kryesor i rastit, si dhe procedohen 2 shtetas.Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe në koordinimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, zhvilloi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Smart Bank Phishing”. Në kuadër të operacionit u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i shtetasit Orlando Gjoka, 21 vjeç, banues në Laç, si dhe u proceduan penalisht, në gjendje të lirë, shtetasit D. G., 23 vjeç dhe E. Gj., 21 vjeç. Shtetasi O. Gj. kishte krijuar një profil të rremë në rrjete sociale, duke përdorur logon dhe emrin e Bankës Kombëtare Tregtare, me qëllim mashtrimin e qytetarëve. Ai kontaktonte qytetarët, përmes platformave të ndryshme online, duke iu ofruar kredi të rreme pranë bankës, ndërsa nëpërmjet aksesit të paautorizuar në llogaritë e tyre bankare, arrinte të boshatiste fondet.
Në rastet kur llogaritë nuk kishin para, ai i shtynte qytetarët të depozitonin shuma nga 750 deri në 1 500 euro, me premtimin e rremë të një kredie prej 15 000 eurosh. Falë bashkëpunimit të ngushtë mes ekspertëve të Krimit Kibernetik dhe Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, u bë i mundur ndalimi i autorit kryesor dhe ndërprerja e veprimtarisë së paligjshme. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të skemës dhe identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të mundshëm. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Falsifikimi kompjuterik”, “Mashtrim kompjuterik”, “Ndërhyrje kompjuterike” dhe “Keqpërdorimi i thirrjeve telefonike”. -

Me profilin e një banke iu vodhi miliona qytetarëve, arrestohet 21-vjeçari nga Laçi
Policia ka finalizuar operacionin e koduar “Smart Bank Phishing”, në kuadër të luftës kundër mashtrimeve kompjuterike dhe krimeve kibernetike.
Si rezultat i operacionit, është arrestuar 21-vjeçari Orlando Gjoka, banues në Laç, ndërsa janë proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe dy persona të tjerë, D. G. (23 vjeç) dhe E. Gj. (21 vjeç).
Sipas njoftimit zyrtar, Orlando Gjoka kishte krijuar një profil të rremë në rrjete sociale, duke përdorur logon dhe emrin e Bankës Kombëtare Tregtare (BKT), me qëllim mashtrimin e qytetarëve. Ai kontaktonte persona të ndryshëm përmes platformave online, duke iu ofruar kredi të rreme në emër të bankës.
Nëpërmjet aksesit të paautorizuar në llogaritë bankare, i riu arrinte të boshatiste fondet e viktimave. Në rastet kur llogaritë nuk kishin para, ai i bindte qytetarët të depozitonin shuma nga 750 deri në 1 500 euro, me premtimin e rremë për një kredi 15 000 euro.
I riu akuzohet për veprat penale “Falsifikimi kompjuterik”, “Mashtrim kompjuterik”, “Ndërhyrje kompjuterike” dhe “Keqpërdorimi i thirrjeve telefonike”.
Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të skemës së mashtrimit dhe identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të mundshëm. -

DOSJA ‘Meta’, kërkohet përjashtimi i gjyqtares Gjoka, Kryemadhi: Të kthehet për hetim, nuk ka prova nga SHBA
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi
TIRANË-Seanca gjyqësore në Gjykatën e Posaçme të Apelit, ku do të shqyrtohej kërkesa e Ilir Metës për shuarjen e masës së sigurisë është shtyrë. Seanca e radhës do të mbahet më 14 nëntor. Mësohet se shkak për shtyrjen e seancës u bë kërkesa e paraqitur nga mbrojtja për përjashtimin e gjyqtares Saida Dollani. Sipas avokatit të Ilir Metës, Kujtim Cakrani, gjyqtarja nuk mund të gjykojë të njëjtin person për dy kërkesa të ndryshme, pasi muajin e kaluar ka qenë po ajo që ka shqyrtuar çështjen për revokimin e masës së sigurisë, ku vendosi mospranimin e kërkesës.
Pas daljes nga ambjentet e GJKKO, avokati Cakrani tha se së pari gjykata duhet të shprehet për kërkesën e tyre për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga çështa. Sipas tij, ajo është në konflikt interesi për shkak se ndaj saj ka nisur një hetim pas akuzave të vazhdueshme të Sali Berishës se ajo ka fshehur një dënim për falsifikim dokumentesh në Greqi.
Avokati Kujtim Cakrani: Unë vij këtu për të bërë proces të rregullt ligjor, Nëse çmenden prokurorët bashkë me gjyqtarët dhe japin e marrin prova me njëri-tjetrin që nuk ekzistojnë dhe janë të paligjshme…unë s’e kuptoj. Unë i kërkova gjykatës që të mos pranojë asnjë kërkesë të Prokurorisë që të pranojë prova të reja në këtë moment procedurial por të kthejë dosjen për hetimeve të mëtjeshme dhe prokuroia të bëjë procedurën. Ne të njoftohemi dhe përsëri dosja le të vijë në gjykatë, ne kemi mënyrën e marrjes së provave nga ana e gjykatës. Unë u largova nga procesi se pres që të shprehet gjykata për përjashtimin e zonjës Gjoka. Unë do të vij në seancë. Unë nuk mungoj, madje edhe në tjetrën do të vij edhe kolegu im. Nuk ka shanse që Irena gjoka të gjykojë këtë çështje, për shumë arsye nuk mund ta gjykojë, është në konflikt interesi, zoti duman është ndër tre prokurorëqt që ka firmosur kërkesën për kalimin e dosjes për gjykim. E ka thënë Dumani se ndaj zonjës Gjoka është regjistruar një procedim penal dhe Olsian Çela ka thënë para kuvendit i kemi ktyer verifikimet dhe rezulton se Gjoka ka probleme me drejtësinë në shtetin grek. Si mundet Gjoka të japë një vendim kundër Altin Dumanit. Ne kërkojmë që të zëvendësohet me një gjyqtar tjetër. Nuk mund të mendoj se si do të ngrihet zonja Gjoka në mëngjes….Unë nuk po bojkotoj, kam bërë një kërkesë, po pres vendimarrjen e gjykatës se çfarë do të vendosë me zonjën Gjoka.
Ndërkohë deputetja Monika Krymadhi tha se do të kërkojë që dosja të kthehet për hetime në SPAK. Të njëjtën kërkesë parashtroi edhe avokati i Metës më herët për gazetarët. Kryemadhi kërkoi në seancë që të saktësohet se nuk bëhet fjalë për prova të reja të ardhura nga Amerika por për kthim përgjigje për një letër porosi të drejtuar nga SPAK në vitin 2024.
Monika Kryemadhi: Avokati im kundërshtoi dorëzimin e letërporosisë për të pasur një qartësi se pati informacion të gabaur për opinionin publik. Nuk ka asnjë provë të reja, por është kthimi i përgjigjes së letërporosisë të bërë nga SPAK, prokuroria ka shkelur procedurën duke çuar dosjen për gjykim pa mbyllur hetimet. Nuk dha asnjë argument, materialet e reja do të nxjerrë në pah se kush janë keqdashësit ose sabotuesit nuk po quaj falcifikator. Llogaritë bankare të GSIS tregojnë se janë paguar aq para sa ka deklaruar LSI. Por, sigurisht kjo dosje do të kthehet përsëri mbrapsht, që do të vendosë përpara drejtëisë GSIS, SPAK apo kushdo që ka bërë analizimin e kësaj dosje. Do të kërkojmë rikthimin se vetë letërporosia nga SHBA ka sjellë informacionin e saktë dhe zbardh përfundimisht se çfarë ka ndodhur me GISIS. Duke e lexuar me ekspertë financiarë, është e faktuar që LSI ka paguar aq fatura saç ka deklaruar dhe aq janë derdhur në llogarinë bankare të GSIS. Ose me paaftësinë e lexusit financiar të SPAK ose me keqdashësi.
Në seancën e kaluar SPAK njoftoi për një provë të re, një letërporosi e ardhur nga SHBA që lidhet me pagesa në çështjen e lobimit.
SPAK mbylli hetimet për Kryemadhin dhe Metën më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim në fund të gushtit, e cila përfshiu tre hetime në një aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror. Kreu i PL-së, Ilir Meta ndodhet në paraburgim që prej 21 tetorit të vitit të kaluar, pasi akuzohet nga SPAK për “korrupsion”, “shpërdorim të detyrës” dhe “fshehje e mosdeklarim të pasurisë”. SPAK mbylli hetimet më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim në fund të gushtit, e cila përfshiu tre hetime në një aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror. Ish-presidenti Meta dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi janë marrë të pandehur nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë. Ilir Meta ndodhet në burg që prej 21 tetorit të kaluar, ndërsa Monika Kryemadhi është në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Çifti tashmë i divorcuar ligjërisht akuzohet se kanë ushtruar pushtetin e tyre ndër vite për të përfituar pasuri në mënyrë të paligjshme, si dhe për fshehjen e burimit të këtyre pasurive, duke përfshirë edhe familjarët në skemat e dyshuara./ZËRI -

Do kalojë apo jo për gjykim? GJKKO vendos sot për Ilir Metën
GJKKO do të vendos ditën e sotme nëse dosja “Meta”, do të kalojë ose jo për gjykim. Gjyqtarja Irena Gjoka do të vendosë nëse çështja do të kalojë për gjykim apo do të kthehet për rishqyrtim. Gjoka vendosi seancën e kaluar pezullimin e afateve të paraburgimit për Ilir Metën, ndërsa seanca paraprake u shty, pasi avokati mbrojtës i Monika Kryemadhit nuk ishte prezent.
Avokati i ish-presidentit Meta ka akuzuar gjyqtaren Gjoka, se po e gjykon këtë rast nën presionin e prokurorëve të SPAK. Kjo pasi sipas tij, Gjoka po hetohet për dënim të fshehur dhe falsifikim dokumentesh në shtetin grek. Akuza të cilat janë ngritur ndaj saj nga Kreu i PD-së, Sali Berisha. Më herët ish-presidenti Meta ka reaguar nga burgu lidhur me një letërporosi të ardhur nga SHBA, e cila lidhet me pagesa për çështjen e lobimit, të cilën prokurorët e SPAK e ka njoftuar më parë si provë. Meta e ka quajtur këtë si gënjeshtër të SPAK.
Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t’i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.
Konkretisht, deputetja Kryemadhi po hetohej nga SPAK për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Kryemadhit, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash.
Ndërkohë ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, iu zëvëndësua masa e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK.