Biznesmeni Pëllumb Gjoka, i pandehur në dosjen e bujshme “Metamorfoza”, ka vendosur të tërhiqet nga përfitimi i gjykimit të shkurtuar.
Sipas avokatit të tij, ndarja e çështjes dhe mënyra e administrimit të provave përbën një dëm të drejtëpërdrejtë për klientin, ndërkohë që shpresa për një qëndrim të prerë nga Gjykata Kushtetuese lidhur me vlefshmërinë e provave të siguruara përmes aplikacionit SKY ECC nuk është materializuar.
“Patëm pritshmëri që Gjykata Kushtetuese të deklaronte të pavlefshme provat e marra nga komunikimet në SKY ECC, por për fat të keq kemi një vendim ‘as mish, as peshk’,” u shpreh avokati.
Gjoka është një nga personazhet kryesorë të përfshirë në këtë dosje që ka tronditur opinionin publik, ku SPAK ka ngritur akuza të rënda për veprimtari të paligjshme që janë zbuluar edhe përmes përgjimeve të sistemit të koduar të komunikimit SKY ECC.
Tag: gjoka
-

“Në turizëm mbështetet Pëllumb Gjoka me të ardhurat e Sinaloas”, Berisha: Angazhimi i qeveritarëve në industrinë turistike, element jashtëzakonisht i dëmshëm
Kreu i PD, Sali Berisha hodhi akuza drejt qeverisë se ka favorizuar persona të lidhur me krimin.
Ai u shpreh se po marrin mbështetje në turizëm persona si Pëllumb Gjoka apo ndonjë tjetër se ka plot si ata, “që marrin leje për hotele, i kanë motele, ua shpallin me 5 yje hotelin, u japin dhe licenca kazinosh, atij të Sinaloas, Luftim Hysit, i cili natyrisht me të ardhurat e Sinaloas e dëmton thellë industrinë turistike”.
Berisha: Industria turistike përballet me shumë vështirësi. Nuk ka një mbështetje. Mbështetje kanë disa si Pëllumb Gjoka apo ndonjë tjetër se ka plot si ata, që marrin leje për hotele, i kanë motele, ua shpallin me 5 yje hotelin, u japin dhe licenca kazinosh, atij të Sinaloas, Luftim Hysit, i cili natyrisht me të ardhurat e Sinaloas e dëmton thellë industrinë turistike.
Nuk i ka të ardhura nga puna e tij. Narkoeuro është një monedhë toksike për industrinë turistike, për eksportet, për ekonominë shqiptare. Mirëpo në një narkoshtet, nuk ka narkoshtet pa monedhën e vet dhe narkodiktatori, i cili i ka shndërruar këto titujt strategjikë në bixhozin më të madh jo në Shqipëri, por në Europë.Se një titull i tillë shpërblehet me miliona narkoeuro.
Plus angazhimi i qeveritarëve në industrinë turistike është një element tjetër jashtëzakonisht i dëmshëm.Tani kur Olta Xhaçka shkon dhe vjedh me bashkëshortin 10 mijë metër katrorë tokë publike dhe e paraqet si tokë të veten të trashëguar, a mund të më thoni ju se çfarë i mbetet këtij operatori, këtij investitori që e blen tokën 150 euro apo 100 euro për të ndërtuar?
Edi Rama vetë shkon dhe merr 225 mijë metër katrorë tokë me emrin e nënës së vet dhe vëllait, tokë pa asnjë dokument kadastral. Tokë pa asnjë dokument që të faktojë se ka qenë e konfiskuar nga regjimi komunist.Tokë, e cila kujtdo mund t’i përkiste, por jo Kolekëve, pasi vetë Spiro Koleka thotë se nuk kishin tokë. Ai thotë nuk kishim tokë, nipi i tij bëhet me 24 hektarë se u bë kryeministër. Mirëpo kjo e vret konkurrencën e ndershme në mënyrë barbare. Vilma Nushi. Nushët më të varfrit aty. Shkon dhe ndërton fshatin turistik pa leje, pa asgjë.Në këtë aspekt, këta zotërinj që i mbijetojnë kësaj konkurrence, kësaj xhungle që ka krijuar qeveria në këtë industri, janë heronj të vërtetë sepse janë të vendosur në kushtet më të pabarabarta.
Kudo industria është delikate. Kudo hoteleria është delikate. Kudo sistemi i restoranteve është delikat dhe kërkon një menaxhim të zotin, por kërkon edhe rregulla të ndershme. Kurse këta përballen me një xhungël të vërtetë që udhëhiqet nga qeveritarët.Top Channel
-

Renis Gjoka dhe Noizy: Kush është modeli më i mirë për të rinjtë?
‘Artistët nuk janë vetëm krijues muzike-ata janë udhërrëfyes të heshtur për brezat që vijnë.’
Sali Berisha dhe Edi Rama kanë hyrë në përballjen më të rëndësishme mes tyre ndër vite.
Ndërsa Berisha rikthehet në politikë me një program zhvillimor për Shqipërinë, me staturën dhe stofin e një politikani të regjur që u jep besim njerëzve, Edi Rama vjen pas 12-vishtesh dështim e degradim.
Janë dy modele krejtësisht të kundërta me njëri-tjetrin dhe si të tillë kanë zgjedhur edhe modelet e tyre të artit si pjesë e rëndësishme e fushatës elektorale.
Rama ka zgjedhur si imazh të fushatës reperin e njohur, Noizy. Një personazh kontrovers, agresiv, model i dhunës, promovimi i antivlerave, narkotikëve tek të rinjtë…Sali Berisha ka zgjedhur Renis Gjokën. Një artis fin që përçon moral, edukatën e punës e jo të dhunës te rinia dhe larg alkolit e drogës. Renisi është vazhdimësi (nipi) e ikonës së artit shqiptarë, që i dha shpresë rinisë në fillim vitet ‘90, të mirënjohurit, Aleksandër Gjoka.
Në një realitet ku të rinjtë konsumojnë më shumë muzikë se kurrë më parë dhe ndjekin figurat publike me intensitet të lartë, bëhet gjithnjë e më e rëndësishme të analizojmë ndikimin e këtyre figurave.
Dy prej tyre, Renis Gjoka dhe Noizy, përfaqësojnë dy botë të ndryshme të muzikës dhe ndikimit kulturor. Por cili prej tyre mund të shërbejë si ‘model i shëndetshëm për të rinjtë’, sidomos në ‘art, moral dhe qëndrueshmëri personale’?
Arti dhe muzika: Thellësia përballë tregut
Renis Gjoka është një artist që i përkushtohet thellësisht krijimit. Muzika e tij karakterizohet nga tekste të ndjeshme, melodi të pasura dhe një ndjenjë autentike që e bën atë të veçantë. Ai qëndron besnik ndaj vetes artistikisht dhe nuk ndjek thjesht prirjet e tregut, por krijon për të shprehur, jo për të ndjekur klikime.
Noizy, nga ana tjetër, është një figurë e ndjekur dhe komerciale e skenës shqiptare. Muzika e tij fokusohet kryesisht te suksesi personal, fama, pasuria dhe jeta e rrugës. Edhe pse shumë frymëzues për një pjesë të rinisë, muzika e tij shpesh nuk bart të njëjtën thellësi emocionale ose mesazh moral.
Sjellja publike dhe morali: Qetësi kundër kontrastit
Renis Gjoka ka një prani publike të matur dhe me dinjitet. Ai është i rezervuar, qëndron larg konflikteve, skandaleve apo shfaqjes mediatike të tepruar. Sjellja e tij reflekton përmbajtje, pjekuri dhe etikë-tipare që janë thelbësore për një figurë publike me ndikim të shëndetshëm tek të rinjtë.
Noizy ka ndërtuar imazhin e një njeriu të suksesshëm dhe të fortë. Ai nuk shmang përplasjet, dhunën fizike e verbale ndaj kujtdo.
Mesazhi i tij moral është bashkëjetesa e vetëbesimit me forcën dhe suksesi glorifikohet përmes pasurisë dhe imazhit të të fortit.
Modeli për të rinjtë: Vlerat që frymëzojnë
Renis Gjoka është një model i qartë për të rinjtë që duan të ndërtojnë një jetë mbi vlerat, thellësinë dhe integritetin. Ai tregon se nuk ke nevojë për zhurmë për të qenë i vlerësuar, dhe se arti i pastër dhe sjellja e qetë kanë fuqinë për të frymëzuar në mënyrë të qëndrueshme.
Noizy, në anën tjetër, është një figurë që mund të motivojë të rinjtë që ndihen të pafuqishëm të ngrihen përmes dhunës e antivlerës. Por ky mesazh kërkon një filtër të pjekur, pasi jo gjithmonë përputhet me vlerat që duam t’u mësojmë brezave të rinj.
Përfundim
Nëse fokusohemi në ‘artin e vërtetë, moralin dhe qëndrueshmërinë personale’, atëherë Renis Gjoka del si modeli më i mirë për të rinjtë shqiptarë. Ai përfaqëson një mënyrë të të bërit art që frymëzon nga brenda dhe që nuk ndikohet nga presioni i jashtëm.
Noizy ka padyshim rolin e tij si figurë motivuese, por ndikimi i tij është më kompleks dhe shpesh i diskutueshëm nëse merret si shembull i pakushtëzuar. Ashtu si vetë Rama që jo rastësisht e ka zgjedhur.
Shoqëria shqiptare ka nevojë për figura të balancuara, ndoshta është koha t’i japim më shumë zë atyre që flasin më pak-por thonë më shumë.
Shoqëritë e ngritura mbi modele dhune dhe antivlerash nuk mbijetojnë dot dhe nuk i sjellin qëndrueshmëri e zhvillim shoqërisë, janë modele të përkohëshme.
-

Tarifa doganore 10%, eksportuesit në “panik” kërkojnë mbështetje financiare nga buxheti i shtetit, frikë për…
Në Singapor, Kinë e deri në Australi. Këto janë tregjet e reja që synon të arrijnë eksportuesit e bimëve mjekësore pas tarifës doganore 10% që vendosi SHBA për produktet Shqiptare. Si një nga sektorët që preket direkt dhe më së shumti nga kjo masë, Industria e Bimëve Mjekësore dhe Aromatike kërkon ndihmë nga qeveria, pasi siç thotë kreu Filip Gjoka punëson me mijëra banorë të zonave rurale, që bimët i kanë burim kryesor të ardhurash. “Përballë kësaj takse të vendosur nga SHBA është koha që qeveria të kthej sytë nga kjo industri pasi i siguron shumë vende punë, dhe bimët mjekësore zë vendin e dytë për vlerën e eksporteve nga Shqipëria drejt SHBA.
Kjo tarifë është një goditje e dytë për sektorin tonë. Kërkojmë nga qeveria që 10% TVSH-së të shkojë tek fermeri për ndihmë, duke u bazuar në fatura. Lekët të hidhen në llogari bankare”, u shpreh në konferencë Filip Gjoka kryetar i shoqatës së Bimëve Mjekësore dhe Aromatike. Filip Gjoka thotë se kontratat aktuale që ka ky sektor nuk do të preken nga tarifa doganore, por çdo porosi pas 5 prillit është bërë me kushte të reja. Ai gjithashtu evidenton faktin se spekulimet në treg kanë nisur, dhe po ulet çmimi i bimëve nga grumbulluesit kur shkojnë ta blejnë tek fermeri. “Është edhe presioni i kompanive evropiane që ushtrojnë trysni për të ulur çmimet, apo edhe për të abuzuar”, pohon Filip Gjoka. Indirekt goditet edhe sektori i manifakturës nga lufta tarifore e Donald Trump, thotë sipërmarrësi i biznesit fason Florjan Zekja.
“Manifaktura shqiptare eksporton gati 1 miliardë euro ku 90% shkon në BE. Në mënyrë indirekte do të impaktohet nga tarifa 20% që Trump ka vendosur për vendet e BE. Në momentin që këto ndërmarrje të mëdha evropiane do të kenë shkurtime, normal impaktohemi edhe ne sepse do të ketë ulje të prodhimit në Shqipëri”, pohon Zekja. Kjo situatë paniku thotë Zekja mund të shfrytëzohet për të orientuar biznesit drejt dyerve të reja për të mbijetuar. “Ndoshta mund të ketë një hapësirë tjetër për të parë tregje të reja apo për tu orientuar në prodhimin vendas”, pohon Zekja. Në total gjatë vitit 2024 Shqipëria eksportoi drejt SHBA, përmes partnerëve evropianë 70 milionë euro mallra, nga të cilat 30 mln euro ishin gizë e çelik ndjekur nga 16.5 milionë euro ishin bimë mjekësore. -

Dosja Shpirti/ Përse SPAK nuk nis hetimet ndaj Dritan Prençit dhe Irena Gjokës për fshehje të provave?
Dritan Prençi dhe Irena Gjoka
TIRANË-Trupa e prokurorëve dhe gjyqtarëve të posaçëm, që sipas sondazheve sot në Shqipëri gëzojnë besimin më të madh mes qytetarëve, sigurisht që nuk janë vetëm Dritan Prençi dhe Irena Gjoka.
Mes tyre ka njerëz me integritet, që të bardhës i thonë të bardhë dhe të zezës i thonë të zezë. Është pikërisht ky grup prokurorësh dhe gjyqtarësh, që sipas sondazheve sot gëzojnë besimin e 70 për qind të shqiptarëve.
Megjithatë, kur bëhet fjalë për një institucion drejtësie dhe me kompetenca pothuajse autonome brenda një shteti, askush nuk mund ta pengojë SPAK-un që të përmirësojë vetveten, duke shkuar pse jo edhe në 100 për qind të besimit qytetar.
Por, pse nuk ndodh kjo? Një arsye mund të jetë edhe mungesa e guximit të SPAK për të pastruar vetveten nga njerëz që dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën, ose kanë manipuluar, apo fshehur provat, si në rastin e prokurorit Dritan Prençi dhe gjyqtares, Irena Gjoka.
Sipas ligjit në fuqi, hetimi i prokurorëve dhe gjyqtarëve të posaçëm është kompetencë e SPAK-ut. Kjo do të thotë se SPAK dhe prokurorët e gjyqtarët e ndershëm mes tyre kanë të gjitha mjetet dhe lirinë që të hetojnë dyshimet se prokurori Dritan Prençi dhe gjyqtarja, Irena Gjoka fshehën provat që implikojnë kolegun e tyre, Ened Nakuçi në dosjen e trafikut ndërkombëtar të drogës, të koduar ‘Shpirti’.
Refuzimi për ta bërë këtë, njollos jo vetëm punën e SPAK-ut, por zbeh besimin e qytetarëve te drejtësia e re, si dhe nxit akuzat e dyshimet se në vend po zbatohet postulati i ‘Drejtësisë me regji’./Voxnews -

Dosja Shpirti/ Dritan Prençi dhe Irena Gjoka shpërdoruan detyrën, duhet të jepnin dorëheqjen pas publikimit të skandalit
Irena Gjoka dhe Dritan Prençi
TIRANË-Skandali i fshehjes së provave që tregojnë përfshirjen e një prokurori të posaçëm në bisedat e një grupi të strukturuar kriminal me veprimtari trafikun ndërkombëtar të drogës merr përmasa edhe më të mëdha, nëse kihen parasysh veprimet dhe mosveprimet e prokurorit Dritan Prençi dhe gjyqtares, Irena Gjoka.
Dosja ‘Shpirti’, ku dëshmia e Mariglen Shushës implikon prokurorin e posaçëm, Ened Nakuçi në variantin italian të saj, por nuk e implikon në variantin shqiptar është një këmbanë alarmi.
Në bashkëpunim apo jo, Dritan Prençi dhe Irena Gjoka mund të kenë konsumuar veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Pse? Kushtet për të përmbushur këtë akuzë janë veprimet dhe mosveprimet e një funksionari, që për pasojë shkaktojnë, në rastin e sistemit të drejtësisë, deformim, ose moszbardhje të plotë të të vërtetës.
Dritan Prençi, me veprimin e tij për të hequr nga dosja emrin e Ened Nakuçit ka shpërdoruar detyrën. Irena Gjoka, si gjyqtare paraprake e çështjes me mosveprimin e saj për të urdhëruar prokurorin që të hetonte edhe këtë detaj që pala italiane kishte dërguar në Shqipëri, ka shpërdoruar edhe ajo besimin.
Veprimet dhe mosveprimet e prokurorit të posaçëm dhe gjyqtares së posaçme mund të jenë rastësi, por koordinimi mes tyre ekziston, qoftë edhe nëse është i pavullnetshëm. Për këtë arsye, në lidhje me këtë dosje nevojiten hetime të thelluara, jo më shumë për të provuar apo hetuar prokurorin Ened Nakuçi se sa prokurorin Dritan Prençi dhe gjyqtaren Irena Gjoka.
Nëse kjo nuk ndodh, atëherë vendi rrezikon që të përfundojë ashtu siç ka paralajmëruar Kryeministri Edi Rama disa muaj më parë…një republikë prokurorësh e gjyqtarësh, që janë edhe zyrtarë të pazgjedhur nga populli./Voxnews -

Prokuroria nis verifikimin për Irena Gjokën, gjyqtarja rrezikon deri në 4 vite burg
Irena Gjoka
TIRANË-Këshilli i Lartë Gjyqësor ka dorëzuar në Prokurorinë e Përgjithshme dosjen e plotë të gjyqtares së posaçme, Irena Gjoka. Organi i akuzës, që ka për kompetencë verifikimin e formularëve të vetëdeklarimit në kuadër të ligjit të dekriminalizimit, ka nisur verifikimin e thelluar ndaj gjyqtares, pas publikimit të dy vendimeve të autoriteteve greke, që tregojnë dëbimin e saj në dhjetor të vitit 2002 për falsifikimin e vizës.
Vendimi i parë është marrë më 24 dhjetor 2002 nga autoritetet kufitare greke, që i ndaluan hyrjen pasi gjyqtarja është përpjekur të hyjë në Greqi me vizë të falsifikuar si minoritare me mbiemrin Shpata. Veç dëbimit, autoritetet greke i vendosën edhe ndalimin e hyrjes në zonën Shengen për 10 vite. Vendimi i dytë është marrë në 2004 nga gjykata administrative e Janinës, që rrëzoi ankimimin e gjyqtares Irena, Gjoka për shfuqizimin e dëbimit dhe shpalljes ‘non grata’ në Shengen.
Burime të Voxnews.al pohojnë se verifikimi i thelluar i prokurorisë së përgjithshme do të përqëndrohet në dy drejtime. I pari do të jetë formulari i vetëdeklarimit i plotësuar nga gjyqtarja Irena Gjoka. Formulari do të administrohet dhe verifikohen deklaratat e gjyqtares në të.
Në të njëjtën kohë, prokuroria e përgjithshme do të dërgojë një letër-porosi pranë autoriteteve greke për të tërhequr në rrugë zyrtare vendimin e gjykatës së Janinës për ndalimin e gjyqtares Irena Gjoka, që në atë kohë mbante mbiemrin Maneku.
Në rast se Prokuroria e Përgjithshme konfirmon zyrtarisht vendimin e dëbimit të Irena Gjokës, ajo jo vetëm rrezikon vendin e punës, por mund të përballet edhe me proces gjyqësor për veprën penale të “falsifikimit të formularëve”, që dënohet me 1 deri në 4 vite burgim.
Dritëhijet e vettingut dhe karrierës së gjyqtares Irena Gjoka
Irena Gjoka u emërua gjyqtare në shkallën e parë të Gjykatës së Posaçme në vitin 2019, kur ende nuk kishte kaluar në filtrat e vettingut, as në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe as në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.
Një vit më vonë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e konfirmoi në detyrë, megjithë shqetësimet e ngritura nga operacioni ndërkombëtar i monitorimit dhe Komisioneri Publik për pasurinë e saj. Në atë kohë, Komisioneri Dariel Sina kërkoi në KPA rrëzimin e vendimit të KPK-së dhe shkarkimin e Gjokës.
Shqyrtimi në KPA mori disa muaj kohë. Dariel Sina iku nga detyra e komisionerit publik dhe ankimimin e tij në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit e mori në dorë komisionerja Irena Nino. Nino u tërhoq nga kërkesa për shkarkimin e gjyqtares Gjoka dhe në qershor të vitit 2022, Irena Gjoka u konfirmua në detyrë.
Sipas vendimit të marrë nga trupa e përbërë nga Sokol Çomo, kryesues, Natasha Mulaj relatore, me anëtarë Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz dhe Albana Shtylla, Irena Gjoka kishte nivel të besueshëm në kriterin e pasurisë, nivel të besueshëm për figurën dhe nivel të mirë kualifikues.
Në dy vendimet e konfirmimit në detyrë të gjyqtares Irena Gjoka, dy shkallët e vettingut janë bazuar te dokumentacionet e dorëzuara nga vetë gjyqtarja, si dhe nga dosjet e depozituara nga institucionet e tjera të ngarkuara nga ligji për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, si Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar dhe Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë.
Ligji i vettingut ngarkon DSIK që të verifikojë nëse mes kontakteve familjare, apo shoqërore të gjyqtares Gjoka ka persona të dënuar, të proceduar, hetuar, apo akuzuar si pjesëtarë, apo të lidhur me krimin e organizuar. ILDKPI-së ligji i kërkon që të depozitojë deklaratat vjetore të pasurisë së gjyqtares që nga koha kur është përfshirë si subjekt i deklarimit të pasurisë.
Sa i takon dënimeve brenda dhe jashtë vendit, ligji i vettingut ngarkon vetë subjektin e rivlerësimit, në këtë rast gjyqtaren Irena Gjoka, që të deklarojë në formularin e plotësuar prej saj. Por, sipas formularit të depozituar nga gjyqtarja në KPK, në pikën kur pyetet nëse ka ndonjë vendim ndaj saj nga gjykatat shqiptare apo të huaja, përgjigja është jo.
Çfarë do të ndodhte në KPK nëse Irena Gjoka do të deklaronte dënimin e gjykatës greke? Vlerësimi final sërish do të ishte në dorë të organeve të vettingut dhe interpretimit që ato mund t’i bënin këtij vendimi. Por, shembulli i ish-anëtarit të KPA, Luan Daci, që u shkarkua dhe ndoq penalisht sepse fshehu një masë disiplinore në karrierën e tij, sugjeron se edhe në rastin e Irena Gjokës, shkarkimi do të ishte i pashmangshëm./VOXNEWS -

U mor peng nga 3 të rinj, zbardhet dëshmia e 35-vjeçarit
Është zbardhur dëshmia e Dodë Gjoka, 35-vjeçari i cili një ditë më parë u mor peng nga tre të rinj për t’u lënë më pas i lirë.Burime bëjnë me dije se Gjoka ka pohuar para forcave blu se ka pasur një konflikt të çastit me 3 persona, por nuk ka pranuar të japë më shumë detaje lidhur me çfarë kanë debatuar të rinjtë.
“Kam pasur një konflikt të çastit me tre persona, por më shumë nuk mund të flas”, ka thënë Gjoka, shkruan tvklan.Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në Lezhë, rreth orës 14:10, në vendparkimin e makinave të një lokali në rrugën Lezhë-Milot.
Pasi u mor peng, pas disa orësh ai u la i lirë nga pengmarrësit.
Uniformat blu kanë arritur të identifikojnë autorët e ngjarjes dhe po punon për arrestimin e tyre. -

U mor peng nga 3 të rinj, zbardhet dëshmia e 35 vjeçarit
Është zbardhur dëshmia e D.Gjoka, 35 vjeçari i cili një ditë më parë u mor peng nga tre të rinj për t’u lënë më pas i lirë.
Burime bëjnë me dije se Gjoka ka pohuar para forcave blu se ka pasur një konflikt të çastit me 3 persona, por nuk ka pranuar të japë më shumë detaje lidhur me çfarë kanë debatuar të rinjtë.
“Kam pasur një konflikt të çastit me tre persona, por më shumë nuk mund të flas”, ka thënë D.Gjoka.
Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në Lezhë, rreth orës 14:10, në vendparkimin e makinave të një lokali në rrugën Lezhë-Milot.
Pasi u mor peng, pas disa orësh ai u la i lirë nga pengmarrësit. Uniformat blu kanë arritur të identifikojnë autorët e ngjarjes dhe po punon për arrestimin e tyre.
“Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë së Lezhës kanë ngritur pika kontrolli në perimetrin rrethues dhe në akset lidhëse, me qëllim kapjen e autorëve, të cilët janë identifikuar nga Policia, konkretisht shtetasit K. P., B. V. dhe Xh. E., të tre banues në fshatin Tresh. Gjithashtu, u ngritën pika kontrolli në akset rrugore drejt Tiranës, Shkodër dhe Kukësit. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, njoftoi policia. -

U mor peng në Lezhë, Dod Gjoka: Patëm një konflikt të çastit me 3 autorët
Pamje nga vendi i ngjarjes dhe nga momenti i arrestimit të Dod Gjokës
LEZHË-Është zbardhur dëshmia e 35-vjeçarit, Dod Gjoka i cili u dhunua dhe u mor peng për rreth dy orë mesditen e së enjtes (3 prill), pranë parkingut të një lokali në aksin rrugor Lezhë-Milot. Ai ka zbuluar se ka patur një konflikt me autorët, por nuk ka treguar se konkretisht se për çfarë bëhet fjalë.
“Me tre personat kemi patur një konflikt të çasti dhe nuk jam në gjendje të flas më shumë”,-është shprehur Gjoka.
Policia ka ushtruar kontrolle gjatë gjithë natës me qëllim kapjen e autorëve të kësaj ngjarje, shtetasve me iniciale K. P., B. V. dhe Xh. E banues në Tresh, por blutë nuk kanë arritur ende të bien në gjurmët e tyre.
Pengmarrja
Pengmarrja ka ndodhur pranë një karburanti në aksin Lezhë-Milot, ku Dod Gjoka, punonjës i sigurisë në HEC-in e Kaçinarit, në Mirditë është futur me forcë në një automjet. Nga kamerat e sigurisë, Policia arriti që të identifikojë targat e automjetit dhe të rrëmbyesëve. Më shumë se një ore pas rrëmbimit, nga presioni i kontrolleve, pengmarrësit e kanë zbritur nga makina Gjokën.Kush është Dod Gjoka?
Emri i tij nuk është i panjohur për organet e ligjit në Shqipëri. Ai u vendos në pranga në vitin 2017 për shkak se i vendosi gjobë një biznesmeni nga Lezhë, duke i kërkuar 25 mijë euro në mënyrë që të mos i vriste të birin. Por, ndryshe nga sa u urdhërua, biznesmeni kërkoi ndihmën e Policisë dhe Gjoka u prangos për shkak se u fut në kurth. Bashkë më të u arresua edhe Lek Çuku nga Shkodra.
Të dy i kërkuan biznesmenit para dhe e këshillonin që të mos e njoftonte Policinë, ndryshe do të kishte pasoja të rënda për të dhe të birin.
“Nëse nuk na jep paratë, do të të vrasim djalin!,”- i thoshin ata, kështu e vendtakimin e lanë në fshatin Malecaj të Lezhës, por nuk e dinin që atje do të ishte edhe Policia. Nga të hetimet e policisë në atë kohë, bëhet e ditur se biznesmeni, të cilit i kanë kërkuar paratë, kishte pasur konflikte prej kohësh për çështje pronësie me disa persona të tretë. Kështu u zbulua se ishin këta persona, që ende nuk janë identifikuar, ata që kishin kërkuar ndërhyrjen e dy personave që u arrestuan. Në mbrojtje të tyre, si Gjoka edhe Çuku pretenduan se paratë ua kishte borxh biznesmeni./ZËRI
