Avokati i ish-presidentit Meta ka deklaruar ditën e sotme se gjyqtarja Irena Gjoka shanazhohet nga SPAK, pasi po hetohet për çështjet e saj personale. Gjatë një prononcimi për mediat Kujtim Cakrani, u shpreh se ish-presidenti Meta ka kërkuar të nihet me dy dosje. Ai tha se në seancën gjyqsore mungonte një prej avokatëve të Kryemadhit.
Avokati deklaroi se pati një tension sepse prokurorët kërkuan pezullimin e afateve të paraburgimit për Metën, i cili ishte prezent. Ai tha se nuk ishte ky shkaktari për shtyrjen e seancës gjyqësore.
“Mungonte një prej avokatëve të palëve, të zonjës Kryemadhi, gjithashtu nga gjykata u lanë disa detyra që prokurorët duhet t’i informonin në ambientet e paraburgimit të gjithë fashikujt që ai kërkoi. Gjithashtu i kërkuam të saktësonin dhe akuzën dhe të na sillnin listën e provave. Prokurorët nuk e kishin këtë detyrë, padyshim që ne kërkuam përsëri. Pati një tension sepse prokurorët kërkuan pezullimin e afateve të paraburgimit për zotin Meta, i cili ishte aty prezent dhe nuk ishte ky shkaktari për shtyrjen e seancës gjyqësore.
Pati një tension ndërmjet avokatëve, të paktën ndërmjet zotit Lima dhe unë me gjyqtaren Irena Gjoka, e cila e pranoi kërkesën, megjithëse ne nuk e vinim në dyshim që zonja Gjoka pranon çdo kërkesë të prokurorëve. Zonja Gjoka është e shantazhueshme nga zotërinjtë prokurorë pasi po hetohet nga ata për çështjet e saj personale. Ajo vazhdon të mos i marrë parasysh dhe t’i injorojë kërkesat tona. Meta ka kërkuar të njihet me 2 momente. Atë të CEZ-DIA, po jo me kontratën që nuk kanë lidhje me zotin Meta, se ai nuk ka qenë as kryeministër dhe as nuk ka patur gisht, dhe tjetra ka qenë me lobimin. Këta janë 2 dosjet që zoti Meta kërkon të njihet me to”,– tha Cakrani
Tag: gjoka
-

Dosja “Meta”/ Avokati Cakrani: Gjyqtarja Gjoka shanazhohet nga SPAK pasi po hetohet për çështjet e saj personale
-

Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike
Seanca gjyqësore ndaj ish-presidentit Ilir Meta është shtyrë sërish, ndërsa avokati i tij, Kujtim Cakrani, ka lëshuar akuza të forta ndaj gjyqtares së çështjes, Irena Gjoka, dhe Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
Në një prononcim për mediat, Cakrani deklaroi se prokuroria nuk ka përmbushur detyrat e lëna nga gjykata, duke shkaktuar tensione dhe shtyrjen e seancës.
Akuza më e rëndë e Cakranit ishte drejtuar ndaj gjyqtares Irena Gjoka. “Unë nuk kam dyshime që zonja Gjoka është një gjyqtare tashmë e shantazhueshme nga zotërinjtë prokurorë, se po hetohet nga ata për çështjet e saj personale,” tha ai.
Kujtim Cakrani: Gjithashtu, në seancën e kaluar u lanë disa detyra nga gjykata që prokurorët duhet të informonin ose më saktë duhet t’i paraqisnin në ambientet e paraburgimit zotit Ilir Meta, ish-presidentit të gjithë fashikujt që ai kërkoi. Sepse duhet të njihesh çështja është e drejtë e tij procedurale dhe të njëherë. Gjithashtu i kërkuam që të saktësonin dhe akuzën dhe të na sillnin dhe listën e provave prokurorët.
Prokurorët nuk e kishin bërë këtë, detyrë. Pa dyshim që ne ë i kërkuam, vazhduam, kërkuam përsëri. Pati një tension sepse prokurorët kërkuan pezullimin e afateve të paraburgimit për zotin Meta, të cilët, i cili ishte aty prezent, avokatët ishin aty dhe nuk ishte ky shkaktari për shtyrjen e seancës gjyqësore. Dhe kështu që pati një tension ndërmjet avokatëve, të paktën ndërmjet zotit Zhllima dhe mua dhe unë, me gjyqtaren zonjën Irena Gjoka, e cila e kishte, e pranoi kërkesën, edhe pse ne nuk e vinim në dyshim që zonja Gjoka pranon çdo kërkesë të prokurorëve. Unë nuk kam dyshime që zonja Gjoka është një gjyqtare tashmë e shantazhueshme nga zoterinjtë prokurorë se po hetohet nga ata për çështjet e saj personale. Ajo vazhdon që mos t’i marrë parasysh dhe t’i injorojë kërkesat tona.
Ne do vazhdojmë betejën tonë dhe kështu që seancën e ardhshme që do u caktua në datën 22 dhjetor, nëse prokurorët do ta kenë informuar dhe njohur zotin Meta me të gjithë aktet që ai ka kërkuar, por dhe avokati, kolegu do njihet me 70.000 faqet ose 134 fashikujt, që ka prokuroria për gjykim dhe besoj se dhe në datën 22, sipas gjasave të mia, seanca nuk ka për t’u zhvilluar jo për fajin tonë, por për faj të neglizhencës, të paaftësisë, merreni si ta doni të anës të prokurorëve.
Ne nuk kemi dyshime fare po fare që kjo çështje vazhdon të jetë çështje politike dhe vazhdojmë t’i qëndrojmë atyre që kemi thënë që në fillim. Ne jemi këtu për betejë ligjore bashkë me kolegun, zoti Meta është në betejë politike, foli gjatë aty, i kërkoi prokurorëve ç’prova donte ai të administronte, të shikonte dhe të studionte dhe padyshim tashmë jemi në pritje… -

FOTO / Dhunë në Fushë-Krujë, sulmohen lojtarët e Skënderbeut dhe trajneri Gjoka
Tre lojtarë të Skënderbeut dhe trajneri Ernest Gjoka janë dhunuar në Fushë-Krujë, para ndeshjes me Ilirinë.
Siç shihet nga pamjet futbollistët korçarë kanë pësuar dëmtime.
Sipas njoftimit zyrtar të klubit korçar, incidenti ka ndodhur para se skuadra të hynte në dhomat e zhveshjes.
Skënderbeu deklaron se dhuna është ushtruar nga persona të stafit dhe futbollistë të Ilirisë. Klubi thekson se situata e krijuar është e papranueshme dhe se në kushte të tilla nuk mund të zhvillohet futboll.
Në reagimin e tij, Skënderbeu nënvizon se ky episod nuk përfaqëson vlerat e sportit. Klubi kujton se në Korçë mikpritja konsiderohet traditë dhe se e njëjta qasje pritet edhe nga kundërshtarët.REAGIMI I KLUBIT:
Dhunohen futbollistët e KF Skënderbeu dhe trajneri Gjoka nga stafi dhe futbollistët e KF Iliria përpara sesa të futen në dhomat e zhveshjes.
Ky nuk është futboll.
Në këto kushte nuk mund të luhet futboll.
Në Korçë mikrpritja është kult, ndaj të njëjtën gjë presim dhe ne nga ekipet kundërshtare. -

SKANDAL/ Shpërthen dhuna para ndeshjes Iliria–Skënderbeu: Goditen trajneri Gjoka dhe tre futbollistë (EMRAT)
Iliria-Skënderbeu është një prej ndeshjeve më të rëndësishme, që luhet sot në kuadër të javës së 14-të të Kategorisë së Parë. Para ndeshjes në stadiumin “Redi Maloku” janë sulmuar lojtarët e Skënderbeut dhe trajneri Ernest Gjoka.
Episodi i dhunshëm ka ndodhur në dhomat e zhveshjes. Të dhunuar përveç Gjokës janë edhe Saleh Nasr, Altin Ukiçi dhe Mario Gjata.
Ky takim ishte karakterizuar nga tensioni edhe në Korçë. Skënderbeu e fitonte 2 me 0 atë përballje me pretendentët për ngjitjen në Superiore.
Skënderbeu kryeson i pashqetësuar renditjen e Kategorisë së Parë. Iliria me 16 pikë më pak ndodhet në vendin e pestë. -

E rëndë në Fushë-Krujë/ Futbollistët e Ilirisë dhunojnë ata të Skënderbeut dhe trajnerin Gjoka para ndeshjes
Këtë të mërkurë në orën 13:30 në stadiumin ‘Redi Maloku’ të Fushë-Krujës është në program sfida mes Ilirisë dhe Skënderbeut, e vlefshme për raundin e 14-të në Kategorinë e Parë.
Klubi i Skënderbeut bën me dije se disa nga futbollistët e tyre, si edhe trajneri Ernest Gjoka janë dhunuar nga futbollistët dhe stafi i Ilirisë, me të mbërritur jashtë stadiumit. Korçarët duket se do tërhiqen nga kjo ndeshje. Të dhunuar, veç trajnerit Ernest Gjoka janë edhe Saleh Nasr, Altin Ukiçi dhe Mario Gjata.
Reagimi i Skënderbeut:
Dhunohen futbollistët e KF Skënderbeu dhe trajneri Gjoka nga stafi dhe futbollistët e KF Iliria përpara sesa të futen në dhomat e zhveshjes.
Ky nuk është futboll.
Në këto kushte nuk mund të luhet futboll.
Në Korçë mikrpritja është kult, ndaj të njëjtën gjë presim dhe ne nga ekipet kundërshtare. -

A do ta njohë kreun e ri të SPAK? Berisha ‘bën detyrën’, zbaton masën ‘detyrim paraqitje’
sali berisha ne spak
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme, për masën e detyrimit, ndërsa ka vijuar me akuzat në drejtim të Altin Dumanit. Sipas Berishës, Dumani është shndërruar në avokatin e gjyqtares Irena Gjoka, për të cilën dhe më herët ka deklaruar se ka fshehur një dënim të marrë në shtetin grek. Kreu i PD, deklaroi se “Irena Gjoka jo vetëm që është dëbuar dy herë nga Greqia dhe ka lëshuar prokurë për të kundërshtuar, por ka dënim penal të formës së prerë, ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit, ka gënjyer dhe ka falsifikuar vetingun, megjithatë ajo vazhdon detyrën e mbrojtur gjoja në hetim paraprak nga Poja i Skapit”.
I pyetur se a do ta njohë kreun e ri të SPAK, që do të zgjidhet gjatë këtij muaji, Berisha tha se uron që ai të mos jetë i kapur nga krimi.
“Nuk kam anatemuar asnjeri unë, as Krajën e as Dumanin. Kam paraqitur dokumente, qoftë për Arben Krajën, qoftë për Altin Dumanin. Kraja nuk duhet të jetë në detyrë, sepse është bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit. Ka qenë kandidat për deputet i Partisë së Punës. Unë jam këtu dhe njoh institucionet e vendit. Nuk kam asnjë lidhje, asnjë dijeni për asnjë nga ata që zgjidhet. Uroj mos të jetë i kapur nga krimi. Unë zbatoj çdo gjyqtar, çdo polic, çdo prokuror, që zbaton ligjin”, tha ai.
Deklarata e Berishës
Berisha: Tani, përsëri do kthehemi tek ikona e drejtësisë të Troplinëve dhe Altin Troplinit, Irena Gjoka. Në mars të vitit 2024, gazeta Ta Nea boton shkrimin se Irena Gjoka është dëbuar nga Greqia. Me 4 mars 2024, KLGJ nxjerr deklaratë në mbrojtje të Irena Gjokës, fytyra e vërtetë e qeverisë së drejtësisë.
Kush ishte kjo?
Në atë kohë ka qenë Llagami mos gabohem.
Llagami, e cila për qytetarët deklaron se nuk ka drejtësi,kurse për vete merr me procese të shpejtuara 3 milionë euro shpërblimin për pronat e veta.
Natyrisht pronat kanë qenë të familjes, nuk mojohet, por që t’i marrësh ato me një shpejtësi të rrufeshme, vetëm ajo e ka bërë këtë.
Ndaj dhe bënte deklaratë në mbrojtje të Irenës. Me 4.5.2024, gazeta Protothema nxjerr vendimin e gjykatës për dëbimin e Irena Gjokës. Me 7 maj 2024, pra para 20 muajsh, prokuroria deklaron se po nis hetim të thelluar. Pra, prej 18 muajsh e mban në sirtar hetimin pa asnjë rezultat. E ka futur në turshi. Ky është ligji për këta.
Këta janë njerëzit e ligjit, që i paguani ju o qytetarë me rrogat më të lartat në Europë. Ne nuk i kemi votuar kurrë këta. Këta nuk i kemi votuar. Unë po bëj fjalë për persona, sepse këtu meqenëse doni, absolutisht ka njerëz të ndershëm, njerëz punëtorë, njerëz që kanë dëshirë të bëjnë ligjin.
Do ishte gabim të mendohej se janë të gjithë Troplinë apo Irena Gjokë, por ky është një binom. Troplini mendon Gjokën, vetëm një si Altin Troplini mund të bëjë një gjë të tillë, të pranojë një delinkuente si Irena Gjoka, duke e ditur se diskrediton cdo ditë gjyqtarin, prokurorin, por duke qenë peng që të dy, nuk kanë interesa të tjera, përveç interesave të tyre personale.
Me një fjalë, janë dy faqezinj, që kërkojnë t’u nxijnë faqen të tjerëve.
Por të tjerët nuk janë si ata. Të jemi realistë sepse do ishte gabim të mendonim se të gjithë ata punonjës aty kanë moralin e Pojës së Skapit apo të Irena Gjokës.
Me datën 2 maj 2025, gjykata e Janinës lëshon vendimin me vulë apostile jo vetëm për dy dëbimet për Irenës, por edhe për dënimin e saj penal të formës së prerë.
Me datën 5 maj, paraqita këtu para jush vendimin me vulë apostile. Para dyerve të Skapit.
Me datën 5 maj 2025, Irena Gjoka mohon që të jetë dënuar. Pra, a ka më faqezezë se kjo?
Gjykatësja është një figurë jashtëzakonisht e rëndësishme për një shtet. Një grua, një nënë, që heq çdo lloj cipe dhe u thotë medieve që nuk ka qenë kurrë e dënuar.
Unë besoj se nuk ka njeri të ndershëm që mund të pajtohet me një person si kjo, që nuk ka normë, nuk ka standard moral, por mbrohet nga Altin Troplini.
Ajo mohohet që të jetë dënuar apo dëbuar nga Greqia në një intervistë për portalin BIRN.
Mos harroni se ky mohim do të thotë dyfishim i krimit të kryer.
Sepse fshehja në formularin e vetingut dhe të dekriminalizimit, fshehja tek ILDKPKI, të gjitha këto përbëjnë krime në vetvete secili prej tyre.
Pardje, siç e dëgjuat, një ministër i qeverisë rumune, vend anëtar i BE, dha dorëheqjen vetëm e vetëm se nuk kishte pasqyruar një ndodhi të tij në formularin e deklarimeve në ILDKPKI.
Por natyrisht ai është një ministër, një njeri i qytetëruar që merr përgjegjësi për gabime apo fajin që ka kryer, kurse këtu kemi të bëjmë me kriminelë që fshihen prapa krimeve të tyre dhe mbrohen nga njeriu që paguhet për të mbrojtur qytetarët e tjerë nga krimi.
Pra, nga prokuror, Altin Troplini është shndërruar në avokatin e shpërfytyruar të Irenës me 5 mbiemra.
Me 6 maj 2025 del prokura e vitit 2003, pra një ditë pasi kishte mohuar, pasi kishte thënë që nuk kam qenë kurrë e dënuar, doli prokura të cilën Irena me shumë mbiemra e kishte lëshuar për të marrë avokat në Fier që të kundërshtonte vendimin e dëbimit nga Greqia.
Pra, bie absolutisht alibia që nuk kishte dijeni.
Për të gjithë ju, për të gjithë shqiptarët, por jo për Altin Troplinin, i cili skllav i veprave të tij, është i detyruar të sillet në këtë mënyrë, të poshtërojë veten dhe të shndërrohet nga prokuror në avokat.
Me 7 maj 2025, Altin Troplini, Poja e Skapit, deklaron fillimin e hetimeve paraprake, hetimit mburojë për të mos lejuar shkarkimin e saj. Për të mos lejuar veprimet administrative ndaj saj, pasi thotë se unë po e hetoj këtë.
A ka akt më të turpshëm?
A ka akt më kriminal se sa ky?
Duke qenë para të gjithë këtyre dokumenteve, shpall hetim paraprak siç shpalli për McGonigal, Olsi Ramën, për Kreshnik Farrukun, pasi sipas qytetarit dixhital, u pagua me 5 milionë euro që të falsifikojë identitetin e tij për vëllain e tij.
Tani, a ka paguar Irena qindra mijëra euro Altin Farrukut, apo e bën se e ka urdhëruar Edi Rama, këtë unë nuk mund ta them.
Por pozicioni i tij është pozicioni më i shëmtuar i një njeriu pa dinjitet, pa personalitet dhe zbaton ose urdhrin e parave ose urdhrin e Edi Ramës.
Me 8 maj i kërkova KLGJ-së shpalljen e mbarimit të mandatit të Irenës me 5 mbiemra.
Maj-qershor 2025, ndonëse ligji e detyron KLGJ-në të vendosë për 15 ditë për mbarimin e mandatit, vijon loja e kungulleshkave.
KLGJ i kërkon Prokurorisë së Përgjithshme të shprehet, ajo fshihet pas Ministrisë së Drejtësisë dhe nuk ka asnjë konkluzion. Turp i dheut.
Qershor 2025, del se Irena Gjoka jo vetëm pra është dëbuar dy herë nga Greqia dhe ka lëshuar prokurë për të kundërshtuar, ka dënim penal të formës së prerë, ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit, ka gënjyer dhe ka falsifikuar vetingun, megjithatë ajo vazhdon detyrën e mbrojtur gjoja në hetim paraprak nga Poja i Skapit.
Nuk ka figura më të diskredituara sot se këto dy figura. -

Berisha në SPAK: Nga prokuror, Altin Troplini është shndërruar në avokatin e shpërfytyruar të Irenës
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë paraqitjes së tij në SPAK, u shpreh se ky institucion nuk ishte pushim sot.
“Aty nuk ishte pushim. Aty ishte Poja, kishte Elvis Doçin në zyrë. Ai është në kërkim, por ata aty po jepnin fitimin e ngarkesave të fundit. Por kishte aty edhe Kreshnik Farrukun, dy të fundit, të cilët i detyrohen Troplinit lirinë ku janë dhe fshehjen e mandat-arresteve. Ju e morët vesh që operacioni i fundit kishte në epiqendër përsëri Troplinin, Elvis Doçin. Pra, ka 4 vite që në portin kryesor të vendit, që administrohet nga Troplinët, nuk kapet asnjë kg kokainë, ndërkohë që nga ky port nisin drejt Italisë dhe vendeve të tjera tonelata dhe tonelata”, tha Berisha, shkruan A2.
“Javën e kaluar, operacioni në Breshia, që kishte në epiqendër Elvis Doçin, rezultoi se kishin nisur nga Durrësi 1.3 ton kokainë”, shtoi kreu demokrat.
Më tej, Berisha foli për gjyqtaren Irena Gjoka.
“Tani, përsëri do kthehemi tek ikona e drejtësisë të Troplinëve dhe Altin Troplinit, Irena Gjoka. Në mars të vitit 2024, gazeta Ta Nea boton shkrimin se Irena Gjoka është dëbuar nga Greqia. Me 4 mars 2024, KLGJ nxjerr deklaratë në mbrojtje të Irena Gjokës, fytyra e vërtetë e qeverisë së drejtësisë. Kush ishte kjo? Në atë kohë ka qenë Llagami mos gabohem. Llagami, e cila për qytetarët deklaron se nuk ka drejtësi, kurse për vete merr me procese të shpejtuara 3 milionë euro shpërblimin për pronat e veta. Natyrisht pronat kanë qenë të familjes, nuk mohohet, por që t’i marrësh ato me një shpejtësi të rrufeshme, vetëm ajo e ka bërë këtë. Ndaj, dhe bënte deklaratë në mbrojtje të Irenës. Me 4.5.2024, gazeta Protothema nxjerr vendimin e gjykatës për dëbimin e Irena Gjokës. Me 7 maj 2024, pra para 20 muajsh, prokuroria deklaron se po nis hetim të thelluar. Pra, prej 18 muajsh e mban në sirtar hetimin pa asnjë rezultat. E ka futur në turshi. Ky është ligji për këta. Këta janë njerëzit e ligjit, që i paguani ju o qytetarë me rrogat më të lartat në Europë. Ne nuk i kemi votuar kurrë këta. Këta nuk i kemi votuar. Unë po bëj fjalë për persona, sepse këtu meqenëse doni, absolutisht ka njerëz të ndershëm, njerëz punëtorë, njerëz që kanë dëshirë të bëjnë ligjin. Do ishte gabim të mendohej se janë të gjithë Troplinë apo Irena Gjokë, por ky është një binom. Troplini mendon Gjokën, vetëm një si Altin Troplini mund të bëjë një gjë të tillë, të pranojë një delinkuente si Irena Gjoka, duke e ditur se diskrediton cdo ditë gjyqtarin, prokurorin, por duke qenë peng që të dy, nuk kanë interesa të tjera, përveç interesave të tyre personale”, tha Berisha.
“Me një fjalë, janë dy faqezinj, që kërkojnë t’u nxijnë faqen të tjerëve. Por, të tjerët nuk janë si ata. Të jemi realistë sepse do ishte gabim të mendonim se të gjithë ata punonjës aty kanë moralin e Pojës së Skapit apo të Irena Gjokës. Me datën 2 maj 2025, gjykata e Janinës lëshon vendimin me vulë apostile jo vetëm për dy dëbimet për Irenës, por edhe për dënimin e saj penal të formës së prerë. Me datën 5 maj, paraqita këtu para jush vendimin me vulë apostile. Para dyerve të Skapit. Me datën 5 maj 2025, Irena Gjoka mohon që të jetë dënuar. Pra, a ka më faqezezë se kjo? Gjykatësja është një figurë jashtëzakonisht e rëndësishme për një shtet. Një grua, një nënë, që heq çdo lloj cipe dhe u thotë medieve që nuk ka qenë kurrë e dënuar. Unë besoj se nuk ka njeri të ndershëm që mund të pajtohet me një person si kjo, që nuk ka normë, nuk ka standard moral, por mbrohet nga Altin Troplini. Ajo mohohet që të jetë dënuar apo dëbuar nga Greqia në një intervistë për portalin BIRN. Mos harroni se ky mohim do të thotë dyfishim i krimit të kryer. Sepse fshehja në formularin e vetingut dhe të dekriminalizimit, fshehja tek ILDKPKI, të gjitha këto përbëjnë krime në vetvete secili prej tyre. Pardje, siç e dëgjuat, një ministër i qeverisë rumune, vend anëtar i BE, dha dorëheqjen vetëm e vetëm se nuk kishte pasqyruar një ndodhi të tij në formularin e deklarimeve në ILDKPKI. Por natyrisht ai është një ministër, një njeri i qytetëruar që merr përgjegjësi për gabime apo fajin që ka kryer, kurse këtu kemi të bëjmë me kriminelë që fshihen prapa krimeve të tyre dhe mbrohen nga njeriu që paguhet për të mbrojtur qytetarët e tjerë nga krimi. Pra, nga prokuror, Altin Troplini është shndërruar në avokatin e shpërfytyruar të Irenës me 5 mbiemra”, shtoi kreu i PD-së. -

Nuk ka kthim pas për dosjen e “Gërdecit”, GJKKO nuk pranon largimin e Irena Gjokës dhe mbyll derën e çdo…
Gjyqi i masakrës së Gërdecit nuk do të nisë nga fillimi. Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka rrëzuar ditën e djeshme kërkesën e gjyqtares Irena Gjoka për tu larguar nga gjykimi i ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu. Seancën e kaluar, 11 nëntor, ishte vetë Gjoka që kërkoi largimin nga gjykimi me argumentin se ka qenë gjyqtare e seancës paraprake dhe se çështjen e mori pasi i pandehuri kërkoi fillimisht gjykim të shkurtuar. Por, zëvendëskryetari i GJKKO Erion Bani pasi shqyrtoi kërkesën e gjyqtares Gjoka, e rrëzoi me argumentin se nuk ndodhet në kushtet e papajtueshmërisë. Vendimin e relatoi vetë gjyqtarja Irena Gjoka në seancën e djeshme. Ndërkohë, prokurori Klodian Braho relatoi një pjesë të provave shkresore që kërkoi të bëhen pjesë e shqyrtimit gjyqësor dhe seanca u shty në datë 9 dhjetor për të vijuar me këtë moment procedural. Më herët, GJKKO ka rrëzuar edhe kërkesën e avokatëve të Fatmir Mediut për përjashtimin e Irena Gjokës. Më pas ishte vetë gjyqtarja që kërkoi të largohej nga çështja me argumentin se ka shqyrtuar në fazë paraprake të njëjtën dosje.
Çfarë ka ndodhur?
Kujtojmë gjithashtu se në seancën e 30 tetorit të procesit gjyqësor për çështjen “Gërdeci”, u shënua një përplasje e fortë mes avokatit Ardian Visha dhe familjarëve të Erison Durdës, 7-vjeçarit që humbi jetën në shpërthimin tragjik të vitit 2008. Gjatë fjalës së tij, avokati Visha u shpreh se legjitimimi i palëve të viktimave në proces është bërë në shkelje të ligjit, duke vënë në dyshim rolin e përfaqësuesit ligjor të tyre. “Përfaqësuesi i viktimave është drejtues i një shoqate të financuar nga Soros, konkretisht ‘ResPublica’, ndërkohë që klienti im përfaqëson një subjekt politik që ka shprehur qëndrime të hapura kundër Soros. Kjo organizatë, që prej krijimit të saj në vitin 2010, ka ushtruar ndikim të dukshëm për të hapur këtë çështje”, deklaroi Visha. Në këtë moment ndërhyri vëllai i viktimës Erison Durda, i cili ofendoi avokatin, duke shkaktuar tension në sallë. Visha kërkoi nga gjyqtarja Irena Gjoka përjashtimin e palës së viktimave nga seanca për shkak të fjalorit të papërshtatshëm, por kërkesa nuk u pranua. Nga ana e tij, ish-ministri Fatmir Mediu u ankua se prej më shumë se një viti e gjysmë avokatët e tij depozitojnë kërkesa që nuk marrin përgjigje, duke e cilësuar procesin si të politizuar. “Ka një qasje politike në raport me çështjen. Një strukturë e ndërtuar politikisht që nga viti 2010, vetëm për këtë rast, nuk mund të jetë pjesë e këtij procesi. Këtë fakt nuk mund ta injoroni. Ju kërkoni të vijojmë sikur çdo gjë është normale”, tha Mediu. Avokatët e tij, mes tyre Henrik Ligori, kërkuan përjashtimin e gjyqtares Gjoka dhe ndërprerjen e procesit gjyqësor deri në marrjen e një vendimi mbi kërkesat e paraqitura. “Këtu është fyer drejtësia, jo vetëm kjo trupë gjykuese që ndodhet sot këtu. Është e pamundur të vijojmë procesin në këto kushte”, deklaroi Ligori.
Çfarë ndodhi në 15 mars 2008?
15 mars 2008, mesditë ora 12:05 një shpërthim i fuqishëm tronditi Tiranën, ndërsa krateri i tij u shënua pak kilometra më tutje në fshatin Gërdec në Vorë. Teksa minutat kalonin ajo çka kishte ndodhur ishte e paimagjinueshme, 26 të vdekur e mbi 300 të plagosur dhe me 100 shtëpi të rrafshuara. Këto ishin pasojat e shpërthimit në punishten e demontimit të municioneve shtetërore në pronësi të biznesmenit Mihal Delijorgji. Sot 17 vite më pas, ai shpërthim është ende i freskët në memorien e të gjithë. Kjo ngjarje përfundoi dhe në dyert e gjykatave shqiptare, por sot për 26 të vdekur e 300 të plagosur nuk ka asnjë person pas hekurave. Pati persona që ndërruan jetë në mënyrë të pashpjegueshme, pati dëshmitarë që u arratisën, ushtarak që morën azil politik, por për familjarët asnjëherë nuk u vendos drejtësi. -

Gjykimi për ‘Gërdecin’/ Irena Gjoka kërkoi të dorëhiqet nga çështja e Mediut, GJKKO nuk pranon
Fatmir Mediu dhe Irena Gjoka
TIRANË- GJKKO ka rrëzuar kërkesën e gjyqtares Irena Gjoka për tu larguar nga gjykimi i ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu. Seancën e kaluar, 11 nëntor, Gjoka kërkoi largimin nga gjykimi me argumentin se ka qenë gjyqtare e seancës paraprake dhe se çështjen e mori pasi i pandehuri kërkoi fillimisht gjykim të shkurtuar.
Zëvendëskryetari i GJKKO-së, Erjon Bani, pasi shqyrtoi kërkesën e gjyqtares Gjoka, e rrëzoi me argumentin se nuk ndodhet në kushtet e papajtueshmërisë.
Prokurori Klodian Braho relatoi një pjesë të provave shkresore që kërkoi të bëhen pjesë e shqyrtimit gjyqësor, ndërkohë seanca u shty në datën 9 dhjetor për të vijuar me këtë moment procedural.
Gjyqi për masakrën e Gërdecit ka nisur në prill 2023. Mediu akuzohet për shpërdorim detyre, pasi, sipas SPAK, janë shkelur procedurat e ngritjes së fabrikës së demontimit në Gërdec, pranë një zone të banuar si dhe ato të municioneve. Vetë Mediu i ka kundërshtuar akuzat e ngritura dhe gjetjet e ekspertëve.
Rihapja e çështjes ndaj Mediut u vu në lëvizje pas 12 vitesh me iniciativën e familjes së një prej viktimave të shpërthimit në mars 2008 në ambientet e ish “Brigadës së Tankeve”, me 26 humbje jete e qindra të plagosur. Sipas kërkuesve dhe SPAK, pas ndryshimeve ligjore të vitit 2012 dhe 2017, deputeti nuk ka më imunitet parlamentar për ndjekjen penale apo gjykimin e tij dhe për rrjedhojë nuk ekziston me asnjë pengesë për hetimin dhe gjykimin e Mediut, i cili akuzohet për “shpërdorim detyre”./ZËRI -

Irena Gjoka kërkoi të dorëhiqet nga çështja e Famir Mediut, GJKKO merr vendimin
GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Irena Gjokës për t’u dorëhequr nga çështja penale në ngarkim të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu.
Zëvendëskryetari i GJKKO-së, Erjon Bani, pasi shqyrtoi kërkesën e gjyqtares Gjoka, e rrëzoi me argumentin se nuk ndodhet në kushtet e papajtueshmërisë.
Vendimin e relatoi vetë gjyqtarja Irena Gjoka në seancën e kësaj të mërkure. Prokurori Klodian Braho relatoi një pjesë të provave shkresore që kërkoi të bëhen pjesë e shqyrtimit gjyqësor, ndërkohë seanca u shty në datën 9 dhjetor për të vijuar me këtë moment procedural.
Më herët, GJKKO ka rrëzuar edhe kërkesën e avokatëve të Fatmir Mediut për përjashtimin e Irena Gjokës. Pas kësaj, vetë Gjoka kërkoi të largohej nga çështja me argumentin se ka shqyrtuar në fazë paraprake të njëjtën dosje.
GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Irena Gjokës për t’u dorëhequr nga çështja penale në ngarkim të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu.
Zëvendëskryetari i GJKKO-së, Erjon Bani, pasi shqyrtoi kërkesën e gjyqtares Gjoka, e rrëzoi me argumentin se nuk ndodhet në kushtet e papajtueshmërisë.
Vendimin e relatoi vetë gjyqtarja Irena Gjoka në seancën e kësaj të mërkure. Prokurori Klodian Braho relatoi një pjesë të provave shkresore që kërkoi të bëhen pjesë e shqyrtimit gjyqësor, ndërkohë seanca u shty në datën 9 dhjetor për të vijuar me këtë moment procedural.
Më herët, GJKKO ka rrëzuar edhe kërkesën e avokatëve të Fatmir Mediut për përjashtimin e Irena Gjokës. Pas kësaj, vetë Gjoka kërkoi të largohej nga çështja me argumentin se ka shqyrtuar në fazë paraprake të njëjtën dosje.
GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Irena Gjokës për t’u dorëhequr nga çështja penale në ngarkim të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu.
Zëvendëskryetari i GJKKO-së, Erjon Bani, pasi shqyrtoi kërkesën e gjyqtares Gjoka, e rrëzoi me argumentin se nuk ndodhet në kushtet e papajtueshmërisë.
Vendimin e relatoi vetë gjyqtarja Irena Gjoka në seancën e kësaj të mërkure. Prokurori Klodian Braho relatoi një pjesë të provave shkresore që kërkoi të bëhen pjesë e shqyrtimit gjyqësor, ndërkohë seanca u shty në datën 9 dhjetor për të vijuar me këtë moment procedural.
Më herët, GJKKO ka rrëzuar edhe kërkesën e avokatëve të Fatmir Mediut për përjashtimin e Irena Gjokës. Pas kësaj, vetë Gjoka kërkoi të largohej nga çështja me argumentin se ka shqyrtuar në fazë paraprake të njëjtën dosje.
GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Irena Gjokës për t’u dorëhequr nga çështja penale në ngarkim të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu.
Zëvendëskryetari i GJKKO-së, Erjon Bani, pasi shqyrtoi kërkesën e gjyqtares Gjoka, e rrëzoi me argumentin se nuk ndodhet në kushtet e papajtueshmërisë.
Vendimin e relatoi vetë gjyqtarja Irena Gjoka në seancën e kësaj të mërkure. Prokurori Klodian Braho relatoi një pjesë të provave shkresore që kërkoi të bëhen pjesë e shqyrtimit gjyqësor, ndërkohë seanca u shty në datën 9 dhjetor për të vijuar me këtë moment procedural.
Më herët, GJKKO ka rrëzuar edhe kërkesën e avokatëve të Fatmir Mediut për përjashtimin e Irena Gjokës. Pas kësaj, vetë Gjoka kërkoi të largohej nga çështja me argumentin se ka shqyrtuar në fazë paraprake të njëjtën dosje.