Një gjykatë e apelit në Nju Jork ka hequr gjobën prej 500 milionë dollarësh që Presidenti Donald Trump ishte urdhëruar të paguante vitin e kaluar në një proces civil për mashtrim.
Gjykatësi Arthur Engoron kishte vendosur gjobën për shkak të vlerësimit të tejskajshëm të pasurive të Trump Organization për të marrë kredi të favorshme. Në vendimin e gjatë të publikuar të enjten, gjykatësit e Divizionit të Apelit të Gjykatës Supreme të Nju Jorkut thanë se ndërsa Trump ishte përgjegjës për mashtrimin, gjoba e afro 500 milionë dollarëve ishte e tepruar dhe mund të shkelte të drejtat kushtetuese kundër dënimeve të ashpra.
Trump, në një postim në rrjetin e tij social Truth Social, e quajti vendimin “fitore totale”.
“Respektoj shumë faktin që Gjykata pati guximin të rrëzonte këtë vendim të paligjshëm dhe turpërues që po dëmtonte biznesin në të gjithë Nju Jorkun”, shkroi ai.
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Nju Jorkut, e cila kishte ngritur çështjen, e cilësoi vendimin gjithashtu një fitore, pasi gjykatësit konfirmuan përgjegjësinë e Trump për mashtrim dhe nuk hoqën dënimet e tjera jo-financiare. Zyra planifikon të apelojë vendimin për gjobën te gjykata më e lartë e shtetit.
Në procesin kundër Trump, dy djemve të tij të rritur dhe Trump Organization, gjykatësi Engoron gjithashtu e ndaloi Trump të shërbente si drejtor i kompanisë ose të merrte kredi nga bankat në shtet për tre vjet. Ky dënim dhe të tjerët jo-financiarë mbeten në fuqi pas vendimit të enjtes.
Vendimi i gjatë prej 323 faqesh tregoi mosmarrëveshje mes pesë gjykatësve në panel. Ata ishin të ndarë kryesisht mbi meritën e padisë origjinale të ngritur nga Letitia James, e cila kishte akuzuar Trump dhe djemtë e tij për “mashtrim të përsëritur dhe të vazhdueshëm”.
Në shtator 2023, gjykatësi Engoron kishte vendosur se Trump ishte përgjegjës për mashtrim biznesi, duke konstatuar se ai kishte paraqitur pasurinë e tij me qindra miliona dollarë më shumë se realiteti. Një gjykim tjetër u mbajt në 2024 për të përcaktuar gjobën.
Vendimi i fundit është konsideruar nga ekspertët si një mënyrë për të shtyrë vendimin përfundimtar te gjykata më e lartë e Nju Jorkut, duke lënë të hapur zhvillimet e mëtejshme të çështjes James kundër Trump.
Tag: gjobën
-

Gjykata e Apelit i “shpëton” 500 milionë dollarë Donald Trumpit
-

Pas lokaleve në trotuare, Rama paralajmëron lavazhet: Hiqini vetë, ndryshe do paguani gjobën
Pamje nga një lavazh postuar nga kryeministri
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar lavazhet që ushtrojnë aktivitetin në mënyrë të paligjshme brenda zonave të banuara, mes lagjeve dhe nëpër trotuara. Përmes një video-je në rrjetet sociale, kreu i qeverisë bën thirrje për të gjithë pronarët e këtyre bizneseve që t’i heqin vetë që të mos paguajnë edhe gjobën e krimit mjedisor.
“Asnjë lavazh nuk do të qëndrojë mes lagjeve për të larë makinat nëpër trotuare apo nëpër platforma betoni ku duhet të jetë lulishtja e lagjes, prandaj kush i ka t’i heqë vetë që të mos paguajë edhe gjobën e krimit mjedisor”, shkruan Rama në postimin e tij.Aksioni i lirimit të hapësirave publike ka nisur pothuajse në të gjithë vendin me urdhër të kryeministrit Edi Rama. Fenomeni “tokë e xanun”, sipas Ramës, nuk do të ekzistojnë më. Lidhur me këtë, ai ka bërë thirrje për të gjitha bizneset apo individët të cilët kanë zaptuar padrejtësisht hapësirat publike, t’i lirojnë menjëherë. Sakaq, kryeministri ka paralajmëruar se do të përballen me ligjin kushdo që e kundërshton aksionin./ZËRI
-

Rama u shpall luftë edhe lavazheve: Asnjë mes lagjeve
Kryeministri Edi Rama po sillet si një “mbret” duke marrë vendime ekstreme.
Teksa publikon një video në rrjetin e tij social Facebook, Rama paralajmërkon se do t’i zhdukë të gjithë lavazhevt e makinave të vendosura në mes të lagjeve në Tiranë.
Rama thotë se ata që kanë lavazhe në trotuara duhet t’i heqin vetë në mënyrë që të mos paguajnë gjobën për krim mjedisor.
“Asnjë lavazh nuk do të qëndrojë mes lagjeve për të larë makinat nëpër trotuare, prandaj kush i ka t’i heqë vetë që të mos paguajë edhe gjobën e krimit mjedisor”, shkruan Rama në Facebook. -

Lirimi i hapësirave publike/ ‘Ultimatumi’ Rama urdhëron sërish: Asnjë lavazh nuk do qëndrojë mes lagjeve, kush i ka…
Rama thotë se ata që kanë lavazhe të tilla duhet t’i heqin vetë, në mënyrë që të mos paguajnë gjobën për krim mjedisor.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një postim në rrjetin e tij social Facebook, përmes të cilit paralajmëron pronarët e lavazheve të vendosura në mes të lagjeve, që lajnë makina në trotuare.
“Asnjë lavazh nuk do të qëndrojë mes lagjeve për të larë makinat nëpër trotuare, prandaj kush i ka t’i heqë vetë që të mos paguajë edhe gjobën e krimit mjedisor”-shkruan Rama krahas pamjeve të ndara.
-

Tani radhën e kanë lavazhet, Rama: Hiqini vetë, që të mos paguani edhe gjobën e krimit mjedisor
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale ku në fokus ka lavazhet. Kreu i qeverisë thotë se asnjë prej tyre nuk do të qëndrojë mes lagjeve për të larë makinat nëpër trotuare.
“Prandaj kush i ka t’i heqë vetë që të mos paguajë edhe gjobën e krimit mjedisor”, shkruan Rama.
Kujtojmë se së fundmi kanë nisur disa aksione për lirimin e hapësirave publike. Ato filluan nga Vlora, aty ku kryeministri bëri kritika të forta. Më pas nisi verifikimi në të gjithë territorin, ku në Theth pati edhe shembje të ndërtesave pa leje.
Kreu i qeverisë është shprehur se nuk do të ketë më tokë të zëna dhe ka paralajmëruar një reformë në territor për t’u dhënë fund ndërtimeve abuzimeve, zaptimeve të hapësirave publike dhe rregullimit të hapësirave të përbashkëta.