Tag: gjobë

  • Formularët në KQZ / Berisha deklaron masat për ‘Partizanin’, Meta arrestin me burg! PD kandidon shoferë me shkelje. Në PS, armëmbajtje pa leje…

    Formularët në KQZ / Berisha deklaron masat për ‘Partizanin’, Meta arrestin me burg! PD kandidon shoferë me shkelje. Në PS, armëmbajtje pa leje…

    4 vite më parë askush nuk do ta mendonte se Sali Berisha dhe Ilir Meta, dy prej shtetarëve në të lartë në vend, ish-kryeministra e ish-presidentë, do të futeshin në zgjedhje me ngarkesën e çështjeve penale dhe akuza konkrete nga drejtësia e re për korrupsion e shpërdorim detyre.
    Kryetarët e dy partive më të mëdha opozitare në vend, njëri me detyrimin për t’u paraqitur e tjetri në arrest me burg, në zgjedhjet e 11 majit, për herë të parë janë detyruar që të plotësojnë, në formularin e dekriminalizimit, edhe pjesën që ka të bëjë me problemet me ligjin.
    Ndaj Sali Berishës nuk ka ende një vendim gjyqësor. Megjithatë, ai nuk ka mundur të shmangë dosjen e privatizimit të ish Klubit Partizani. Sepse në formular është parashikuar dhe pasqyrimi i të dhënave për masa të mundshme sigurie. Dhe në fakt Berisha, ka plotësuar tabelën, duke treguar të gjitha masat e marra ndaj tij, përfshirë ato të cilat u revokuan më pas, nga detyrimi për paraqitje, ndalimi i lëvizjes jashtë vendit, e më pas arrestin në shtëpi.
    Arrestimin që prej tetorit për llogari të SPAK pasi dyshohet për 3 vepra penale “Korrupsion Pasiv”, pastrim të produkteve penale dhe mos-deklarim pasurie e ka deklaruar edhe kreu i PL Ilir Meta.
    Por jo vetëm Berisha e Meta! Lista e kandidatëve me “njollë” është më e gjatë se kaq.
    Edi Paloka ka deklaruar vendimin e formës së prerë për shpifje të vitit 2015 dhe atë të organizimit të tubimeve të paligjshme në 2001.
    Luçiano Boçi drejtuesi politik i PD në Shkodër ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit dënimin me gjobë për shpifje ndaj ish ministres së Arsimit Lindita Nikolla dhe kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.
    Shpërdorimi i detyrës është njolla e disa kandidatëve të tjerë demokratë.
    Salvador Kacaj ka deklaruar detyrimin për t’u paraqitur për shkak se akuzohej për “Shpërdorim Detyre” në 2014. Çështja është pushuar nga Prokuroria e Lezhës. Xhelal Mziu ka deklaruar dënimin nga shkalla e parë të shpërdorimit të detyrës në 2015, dënim që më pas është prishur nga gjykata e apelit. Adriana Kalaja ka deklaruar masën sigurie arrest në shtëpi në 2010 për falsifikim e shpërdorim detyre për të cilën sqaron se vendimi “është prishur”
    Pjesa më e madhe e të hetuarve, ndaluarve apo dënuarve nga radhët e demokratëve janë për protestat që opozita ka organizuar ndër vite, dhe kryesisht për përplasjet që i kanë shoqëruar ato.
    Grigels Muçollari, ka deklaruar një ndalim të 2016 në protestë. Bardh Spahia deklaron masën “arrest në shtëpi” në 2019 për shkak të përplasjeve në zgjedhjet vendore në Bashkinë e Shkodrës. Çështja ndaj tij është pushuar. Ndaj Aurel Bylykbashit për thirrje publike për veprime të dhunshme, çështja vijon në Apel.
    Ka mes tyre që kanë preferuar të dëshmojnë shpirtin e tyre opozitar dhe në plotësimin e formularit. Muçollari, ndalimin në një protestë në vitin 2016 e ka shoqëruar me mbishkrimin “arrest politik” në kutinë ku i kërkohet të japë arsyen.
    Ndërsa, për një masë sigurie arrest në shtëpi për 20 ditë në vitin e largët 1995, Myslym Murrizi, si arsye, nuk jep vepër penale por shkruan se “Nuk kam qenë spiun i SHIKUT”.
    Demokratët rezultojnë të mos jenë as shoferë të mirë. Të paktën 3 prej tyre kanë një dënim të formës së prerë për shkelje që lidhen me drejtimin e automjetit.
    Shkëlqim Shehu, sipas deklarimit të tij, rezulton i dënuar me vendim të formës së prerë me burgim 1 vit për shkak të një aksidenti rrugor.
    Ilirjan Alliu, në 2014 është dënuar me punë publike për drejtim të automjetit në mënyrë të parregullt, ndërsa në 2002 ndaj tij është caktuar masë sigurie arrest për largim nga vendi i aksidentit. Më pas çështja është pushuar.
    Shofer jo i bindur duket të ketë qenë edhe kandidati tjetër i PD Lisandër Hoxha i cili është ndaluar për drejtim të pa-rregullt të mjetit në 2021 dhe dënuar me 50 orë punë në interes publik.
    Socialistët me njollë në formularin e dekriminalizimit duket të jenë më të pakët në numër, por me vepra më të rënda penale: nga armëmbajtja pa leje, falsifikim dokumentesh, e po ashtu shkelje të rregullave të qarkullimit apo kundërshtim të punonjësve të policisë.
    Ish-deputeti i PD Alban Zeneli, aktualisht kandidat nën logon e Partisë Socialiste në Kukës ka deklaruar 6 muaj burg për shkelje të rregullave të qarkullimit dhe gjobë për kundërshtim të punonëjsit të rendit dhe prishje të qetësisë publike.
    Halil Koloshi, kandidati për deputet në qarkun e Tiranës ka deklaruar një gjobë prej 50 mijë lekësh në 2010 për mosbindje ndaj efektivëve të policisë.
    Gjobë dhe falsifikim dokumentesh ka deklaruar kandidati tjetër i Tiranës Ylli Shehu. Deklaron gjobë në 2007, neni 174 pa specifikuar kodi penal apo rrugor. Nëse është kodi penal është “kontrabandë mallrash” dhe në 2008 gjobë për falsifikim dokumentesh.
    Kryetari i Bashkisë së Tepelenës për tre mandate, aktualisht kandidat për deputet në Gjirokastër, Tërmet Peçi, rezulton i gjobitur për përdorim të dokumenteve të falsifikuara në 2007-ën.
    Për armëmbajtje pa leje dhe kanosje është ndaluar kandidati i Shkodrës Ervin Doda, por vendimi gjykatës së Pukës e ka shpallur atë të pafajshëm.
    Ndërsa me 10 muaj burg rezulton kandidati i Dibrës Agron Malaj, për veprën e armëmbajtjes pa leje në 1999-ën dhe masën “Detyrim paraqitje” në 2011-ën për shpërdorim detyre.
    Rast interesant është ai i Deputetit aktual të Shkodrës, Frrok Gjini që ka deklaruar masën e arrestit me burg dhe atë në shtëpi për dy vepra të ngjashme pjesëmarrje në protestën e Partisë Demokratike të 14 shtatorit 1998, ndërsa 8 vite më vonë në protestën e socialistëve kundër qeverisë demokrate.
    Një tjetër kandidat i Shkodrës, Shkëlqim Stërkaj deklaron masën e detyrimit të paraqitjes për një vepër të pa specifikuar qartë, për të cilën ka fituar pafajësi në 2009-ën.
    Masën detyrim paraqitje e ka deklaruar kandidati i Fierit Avdi Snalla në 1997, pa specifikuar veprën, çështje tashmë e pushuar nga prokuroria.
    Blendi Klosi, drejtuesi politik i qarkut të Dibrës rezulton i ndaluar nga autoritetet në vitin 1994 për një vepër të paspecifikuar, e cila në fakt është shfuqizuar në Kodin Penal të miratuar më 27 janar 1995.

     
    Formulari i dekriminalizimit të Ilir Metaj dhe Sali Berishës
    Formulari i dekriminalizimit të Ilir Metaj
    Formulari i dekriminalizimit të Sali Berishës

  • Berisha: Do të falet çdo gjobë për dritat, ujin, ndërtimet dhe kamatat

    Berisha: Do të falet çdo gjobë për dritat, ujin, ndërtimet dhe kamatat

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me banorët e degës nr. 2 në Tiranë, ka premtuar se me ardhjen e PD në pushtet, do të ketë amnisti për gjobat ndaj qytetarëve.
    Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se do falet çdo gjobë që është vendosur për dritat, për ujin, ndërtimet në fshatra në qytet si dhe për kamatat.

    Ai u shpreh se kamatat ndaj qytetarëve merren me në mënyrë të paligjshme, pasi sipas tij s’ka ligj, pasi ato janë falur njëherë.
    “Këta ndërtojnë pallate dhe nuk paguajnë gjoba, kurse atë që ngre çatinë e tij në fshat e marrin dhe e rrasin në burg, është reale kjo që po them. Kjo merr fund, do falet çdo gjobë që është vendosur për dritat, për ujin, ndërtimet në fshatra në qytet, kamatat. Kamatat e marrin në mënyrë të paligjshme s’ka ligj, se ato janë falur njëherë. Drejtori i OSHEE, ish-drejtori, merr dhe punëson qindra patronazhistë dhe pastaj vërsulet se si e si të marr gjoba, kamata e fatura false nga qytetarët, marrin fund këto, e kam deklaruar, do ketë amnisti për gjobat dhe për biznesin e vogël, jo vetëm për qytetarët”, tha Berisha.

  • Berisha takim me banorët e degës 2 në kryeqytet: Për pensionistët transporti interurban do jetë me gjysmë çmimi

    Berisha takim me banorët e degës 2 në kryeqytet: Për pensionistët transporti interurban do jetë me gjysmë çmimi

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me banorët e degës numër 2 në Tiranë.Në fjalën e tij, kryedemokrati premtoi transport urban falas, ndërsa për çdo pensionist transporti interurban do të jetë me gjysmë çmimi.
    “Sa i përket transportit, transporti urban do të jetë falas sic është premtuar, ndërsa transporti interuban do të jetë me gjysmë çmimi për çdo pensionist”, tha Berisha.Po ashtu Sali Berisha tha se do të falin çdo gjobë dhe kamatëvonese për dritat, ujin dhe ndërtimet.
    “Çdo gjobë dhe çdo kamatë do të amnistohet me javën e parë të qeverisë së PD. E keni premtim absolut.  Këta ndërtojnë pallate, jo vetëm që nuk paguajnë gjoba, por ja shesin me çmime më të lira. Kurse atij që ka ngritur në fshat çatinë në shtëpinë e tij e fusin në burg. Kjo do marrë fund. Asnjë gjobë. Do falet cdo gjobë që është vendosur për dritat, për ujin, për ndërtimet në fshatra apo qytet, kamatat. Kamatat këta i marrin në mënyrë të paligjshme”, tha Sali Berisha.

  • Gjykata vendos 250 euro gjobë për Kryeministrin Albin Kurti. Nëse e përsërit arrestohet

    Gjykata vendos 250 euro gjobë për Kryeministrin Albin Kurti. Nëse e përsërit arrestohet

    250 euro gjobë Albin Kurtit për mosparaqitje në Prokurorinë Speciale të Kosovës për të dëshmuar në lidhje me rastin e rezervave shtetërore, pas tri ftesave të Prokurorisë.
    Kryeministri Kurti u thirr për herë të parë më 10 dhjetor 2024, por ai nuk u paraqit. Pas kësaj, më 19 shkurt 2025, Prokuroria Speciale kërkoi nga Gjykata Themelore që ta detyronte kryeministrin të dëshmojë duke shkuar në Prokurori. Albin Kurti iu përgjigj se “ejani në zyrën time për pyetje”.

    Ndërkohë gjykata e ka dënuar me 250 euro gjobë. Nëse ndodh që prokuroria e kërkon prapë dhe ai nuk paraqitet, atëhere gjykata e ka të detyruar ta marrë forcërisht me polici. Nëse prapë refuzon, atëhere arrestohet.
    I pyetur për dënimin nga Gjykata e Prishtinës, Kurti me ironi tha se “ndonjëherë ai dënohet, por se gazetarët nuk duhet të mërziten për këtë gjë’.

  • Albin Kurti dënohet me 250 euro gjobë

    Albin Kurti dënohet me 250 euro gjobë

    Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 250 euro gjobë kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për refuzimin e paraqitjes për të dhënë dëshmi në Prokurorinë Speciale për një rast penal të korrupsionit.
    Paparaci ka dërguar të mërkurën pyetje në drejtim të Gjykatës Themelore në Prishtinë, por nuk ka pranuar ende përgjigje në lidhje me dënimin e raportuar të kryeministrit.
    Gjykata e kishte urdhëruar Kurtin që të dëshmonte për rastin penal të Rezervave Shtetërore.
    Sipas urdhëresës së nxjerrë nga gjykata, Kurti obligohej të paraqitej në Prokurorinë Speciale më 4 mars në orën 10:00.
    Kurti, kishte refuzuar.
    Për herë të parë, më 10 dhjetor të vitit të kaluar, kryeministri në largim ishte ftuar nga prokurorët specialë që të dëshmonte në cilësinë e dëshmitarit për lëndën me numër PPS.nr.62/2023, që ka të bëjë me kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
    Në bazë të nenit 132 të Kodit të Procedurës Penale, Kurti mund të dënohet me gjobë dhe burgim nëse refuzon të paraqitet në prokurori për të dhënë dëshminë e tij.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Marine Le Pen shpallet fajtore, përvetësoi fondet e BE, dënohet me katër vjet burg dhe gjobë

    Marine Le Pen shpallet fajtore, përvetësoi fondet e BE, dënohet me katër vjet burg dhe gjobë

    Liderja e Ekstremit të Djathtë, Marine Le Pen është shpallur fajtore për shpërdorim të fondeve evropiane për të financuar partinë e saj Tubimi Kombëtar i ekstremit të djathtë.

    Ajo është dënuar me 4 vite burg, dy prej të cilave do të jenë dënim me kusht si dhe një gjobë prej 100.000 euro.

    Lexo edhe :

    Related Posts

    Vendimi shuan  shpresat e saj për të kandiduar për presidente në vitin 2027.

    Le Pen pritet të apelojë vendimin ndërsa dy masat ndaj saj, burgimi dhe gjoba, nuk do të zbatohen deri në vendimin e formës së prerë.

    Le Pen, dhe shumë figura të tjera partiake u akuzuan për devijimin e fondeve të Parlamentit Evropian për të paguar stafin e partisë./vizionplus.tv