Tag: gjobë

  • Seanca ndaj Qani Xhafës në GJKKO, dënohet me gjobë deputeti

    Seanca ndaj Qani Xhafës në GJKKO, dënohet me gjobë deputeti

    Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur sot seanca gjyqësore ndaj deputetit Qani Xhafa, i akuzuar nga SPAK për drejtim automjeti në gjendje të dehur. Deputeti mungoi në seancë, por u përfaqësua nga avokati i tij, Marash Logu.

    Gjatë seancës, prokurori i çështjes, Sotir Kllapi, shpalli pretencën ndaj Xhafës, duke theksuar se ai ka konsumuar veprën penale të drejtimit të parregullt të mjetit në gjendje të dehur, çka ka cënuar rëndë marrëdhëniet juridike të qarkullimit rrugor. Kllapi kërkoi deklarimin fajtor të deputetit dhe dënimin e tij me 6 muaj burg, të konvertuar në një vit shërbim prove, duke i kërkuar gjykatës të marrë në konsideratë statusin e tij si deputet dhe si familjar.

    Mbrojtja, nga ana tjetër, pranoi akuzat, duke theksuar se klienti i tij ka bashkëpunuar me drejtësinë dhe ka treguar përgjegjësi qytetare. “Ka qenë një rast i veçuar pas një feste familjare, dhe ai po kthehej në shtëpi. Sjellja e tij dëshmon se është një person i arsimuar dhe i ndërgjegjshëm”, tha avokati Logu, duke kërkuar dënimin minimal dhe aplikimin e masës së punës me interes publik.

    Në përfundim të seancës, Gjykata vendosi të dënojë deputetin me një gjobë prej 900 mijë lekësh, të cilën ai duhet ta paguajë brenda pak ditësh.

  • Aksident në gjendje të dehur, GJKKO dënon me burg deputetin e PD, Qani Xhafa, i konvertohet në gjobë

    Aksident në gjendje të dehur, GJKKO dënon me burg deputetin e PD, Qani Xhafa, i konvertohet në gjobë

    Gjykata e Posaçme e shpalli të fajshëm deputetin e Partisë Demokratike, Qani Xhafa, për “drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”. Ligjvënësi demokrat u dënua me 9 muaj burg, i ulur në 6 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar dhe përfundimisht, dënimi u konvertua në një gjobë 900 mijë lekë.
    Sipas gjykatës, detyrimi financiar duhet të paguhet brenda një afati 10 ditor pasi vendimi të marrë formë të prerë.
    Prokuroria e Posaçme i kërkoi gjykatës të deklarojë fajtor deputetin Qani Xhafa, për një aksident rrugor pa dëme në njerëz të shkaktuar prej tij në mars 2023, teksa i jepte makinës në gjendje të dehur.
    Në pretencën e lexuar të enjten SPAK kërkoi dënim me 6 muaj burg për ligjvënësin për veprën penale të “drejtimit të mjetit në mënyrë të parregullt”, por përfundimisht konvertimin e këtij dënimi në 1 vit shërbim prove.
    Avokati i tij i tha gjykatës se klienti i tij e ka pranuar ngjarjen. “Atë ditë ka patur nië festë familjare me miqtë dhe po kthehej në banesë. Kërkojmë dënimin minimum ose detyrimin me punë me interes publik, ose me gjobë”, tha ai.

  • Zaptuan plazhin publik të Çentralit në Sarandë – gjobë dhe sekuestrim të çadrave të 2 “subjekteve”

    Zaptuan plazhin publik të Çentralit në Sarandë – gjobë dhe sekuestrim të çadrave të 2 “subjekteve”

    Zaptuan plazhin publik të Çentralit në Sarandë – gjobë dhe sekuestrim të çadrave të 2  “subjekteve”
    Policia Bashkiake e Sarandës ka ndërmarrë një aksion monitorimi në plazhet publike, gjatë të cilit ka konstatuar dy subjekte private që kishin zaptuar hapësirën publike në mënyrë të paligjshme në “Plazhin e Centralit”.
     

     
    Këto subjekte kishin vendosur çadra pa leje, duke uzurpuar një pjesë të plazhit që u përket qytetarëve dhe pushuesve. Për shkeljen e konstatuar, ndaj tyre është vendosur një gjobë administrative me vlerë mbi 200 mijë lekë të vjetra 📑 dhe janë sekuestruar të gjitha çadrat e vendosura pa autorizim.
     
    Policia Bashkiake Sarandë u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të denoncojnë çdo parregullsi apo abuzim në plazhe dhe në hapësirat publike të qytetit, në numrin e telefonit 068 68 999 90.
     
     

  • UEFA “trondit” Barcelonën. Gjobë e majme dhe ulje pikësh në Champions League për katalanasit?

    UEFA “trondit” Barcelonën. Gjobë e majme dhe ulje pikësh në Champions League për katalanasit?

    4 Qershor 2025

    18:24

    Telesport

    Lajme aspak të mirë për Barcelonën nga UEFA. Siç dihet, Barcelona prej kohësh ka probleme me situatën e saj financiare dhe sipas asaj që raporton sot “The Times“, klubi katalanas ka shkelur sërish rregullin e fair-play-t financiar (FFP). Sipas raportimit në fjalë, javën e ardhshme UEFA do të publikojë listën me ekipët që kanë shkelur rregullin financiar FFP dhe në krye të lstës duket se qëndron pikërisht Barcelona.
    Në vitin 2023, për të njëjtën shkelje Barcelona u dënua atëherë me 500 mijë euro gjobë, por në rast përsëritje dënimi është më i madh. Katalanasit mund të reduktojnë numrin e lojtarëve që mund të regjistrojë për Champions League, mund të gjobiten sërish, por këtë herë me një shumë më të madhe se 500 mijë euro, ose mund t’i ulen pikë gjatë sezonit të ardhshëm të Champions League.
    Sipas “The Times“, në listë bashkë me Barcelonën për shkëljen e fair-play-t financiar janë edhe dy ekipet e Premier League si Chelsea dhe Aston Villa, por ato mund t’ia hedhin vetëm me gjobë.

  • Berisha për gjykatësen Irena Gjoka: Në 2005 është dënuar nga Janina,me burg e gjobë!

    Berisha për gjykatësen Irena Gjoka: Në 2005 është dënuar nga Janina,me burg e gjobë!

    Pas daljes nga SPAK, ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar gjyqtaren Irena Gjoka.
    Në një deklaratë për media, Berisha thotë se ka publikuar një provë, që sipas tij zbulon fytyrën e drejtësisë.
    Ai deklaroi se Irena Gjoka ka fshehur dënimin e saj në Greqi, me burg dhe gjoba.
    Sipas tij, ky fakt bën të pavlefshme absolutisht çdo vendim të saj, në përputhje me vendimet e Gjykatës së Strasburgut.
    ”Para se të paraqes para shqiptarëve një provë tronditëse që zbulon fytyrën e shëmtuar kriminale të eksponentëve të kësaj drejtësie të Edi Ramës, unë dua të informoj se lashë këtë shënim në zyrat e Skapit të partisë: Amnistia elektorale është krim i shëmtuar antikushtetues i altin dumanit, shërbëtor i Edi Ramës, i cili kërkon që të shndërrojë kushtetutën në duman kushtetutë dhe firma e Sali Berishës.
    Ju do të mësoni se, njeriu që kryesonte Gjykatën Speciale të shqiptarëve, ishte një delikuente e pafytyrë, e pa moral, e pa karakter, e dënuar me burg në vendet fqinj, dhe përdorej si skllave nga Edi Rama dhe regjimi aktual.
    Irena me 5 mbiemra, e përfolur për ryshfete gjysmë milionëshe, jo në një por në disa raste, rezulton se në vitin 2005 është dënuar nga kolegji penal i Janinës, me burg dhe gjobë.
    Kjo monstër, në vend që të vuajë dënimet, është lartësuar në kryetaren e Gjykatës Speciale, nga Edi Rama, Taulant Balla dhe është keqpërdorur në shkallë ekstreme nga Altin Dumani.
    Nga viti 2005, vit i dënimit të saj, të cilin e ka fshehur në kolektiv, bën të pavlefshme absolutisht çdo vendim të saj, në përputhje me vendimet e Gjykatës së Strasburgut…
    … Dokument zyrtar dhe me vulë dhe me firmë nga Gjykata e Janinës së Greqisë, që tregon se; Për këto arsye e dënon të pandehurën të shpallur fajtore me burgim 3 muaj dhe gjobë 1500 euro si dhe shpenzimet gjyqësore prej 73 eurosh.
    Falsifikim pasaporte a vize, por është dënuar për falsifikim dhe është dënuar nga Kolegj Penal dhe jo administrativ.
    Është turpi i turpit të Ulsi Manjës, të këtij ministri i cili në regjistrimet telefonike rezulton se përveç 500 mijë euro nga emigranti, i kërkon edhe çantë Luis Vuiton. Dhe emigranti i thotë, për kë e do atë çantë, e dua për zonjën thotë, jo, jo e dua në intimitet, por nuk po hyj në intimitete”, tha Berisha.

  • Elseid Hysaj dënohet nga gjykata, detyrohet të paguajë 40 mijë euro gjobë te Napoli

    Elseid Hysaj dënohet nga gjykata, detyrohet të paguajë 40 mijë euro gjobë te Napoli

    Pas pesë vitesh e gjysmë dhe tre shkallësh gjyqësore, Gjykata e Lartë italiane (Cassazione) ka vendosur përfundimisht për çështjen e braktisjes së grumbullimit më 5 nëntor 2019 në ekipin e Napolit, duke dënuar mbrojtësin Elseid Hysaj (aktualisht pjesë e Lazios) me një gjobë prej 40 mijë eurosh, si dhe detyrimin për të paguar shpenzimet gjyqësore.
    Lajmi është bërë i ditur nga “Corriere dello Sport”, që shkruan se Gjyakat e Lartë ka konfirmuar se futbollistët nuk kishin të drejtë të braktisnin grumbullimin e detyruar të vendosur nga klubi pas barazimit kundër Salzburgut në Ligën e Kampionëve.
    Ky vendim i klubit u kundërshtua nga disa prej liderëve të skuadrës në atë kohë, si Lorenzo Insigne dhe Dries Mertens, të cilët bashkë me lojtarë të tjerë u përballën me masa disiplinore nga klubi. Pas vendimit të Kolegjit Arbitral në nëntor 2021, shumica e lojtarëve gjetën marrëveshje me Napolin. I vetmi që vijoi betejën ligjore ishte Hysaj, i cili e çoi çështjen fillimisht në Gjykatën e Napolit dhe më pas në Gjykatën e Lartë, por përfundimisht drejtësia i dha të drejtë klubit.

  • Refuzoi konferencën për shtyp pas ndeshjes, trajneri i Dinamos Ilir Daja gjobitet me shumën e lartë…

    Refuzoi konferencën për shtyp pas ndeshjes, trajneri i Dinamos Ilir Daja gjobitet me shumën e lartë…

    Komisioni i Disiplinës ka vendosur të gjobitë me një shifër shumë të lartë trajnerin e Dinamos, Ilir Daja, pasi ky i fundit ka refuzuar që të paraqitet para kamerave pas ndeshjes së fundit të kampionatit që skuadra e tij humbi përballë Laçit. Daja është ndëshkuar me një gjobë 100 mijë lekë për këtë vendim të tijin, por njëkohësisht, Disiplina ka saktësuar se është klubi përgjegjës për këtë detyrim të teknikut.
    Sigurisht, nuk kanë munguar as gjobat për klube të tjera të Superiores ku janë shfaqur probleme me sjelljen e tifozëve si Bylis e Laçi, ashtu si edhe Apoloni a Lushnja në Kategorinë e Parë.
    Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 23.04.2025
    1. FK Bylis, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
    2. KF Laçi për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
    3. Zyrtari i FC Dinamo City, Ilir Daja, për refuzimin e dhënies së intervistës në mënyrë të përsëritur, pas ndeshjes KF Laçi kundër FC Dinamo City, në bazë të neneve 3/c dhe 6/1/c të KDE, si dhe nenit 77 të Rregullores së Aktivitetit, dënohet me gjobë në shumën prej 100,000 (njëqind mijë) lekë.
    Në zbatim të nenit 6/5 të KDE, FC Dinamo City ka përgjegjësi solidare për mbulimin e detyrimeve monetare të zyrtarëve të klubit.
    4. FK Apolonia, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
    5. KF Lushnja, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
    6. FC Vlora Femra U-17, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit U-17 Femra, kunder Lushnja U-17 Femra, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/d të KDE, gjoba të aplikohet në masën 5%.
    7. KF Erzeni U-17, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të kampionatit Kategoria e Parë U-17, kunder Shkëndija Tiranë U-17, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
    8. Flamurtari FC U-14, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të kampionatit Kategoria e Parë U-14, kunder KF Vora U-14, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
    9. Loris B U-15, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të kampionatit Kategoria e Dytë U-15, Zona Rajonale Gjirokastër, kunder AS Luftëtari U-15, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
    10. AS L. Millo U-15, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të kampionatit Kategoria e Dytë U-15, Zona Rajonale Gjirokastër,kunder AF Memaliaj U-15, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
    11. AF Brians U-11, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të kampionatit Kategoria e Dytë U-11, Zona Rajonale Lezhë, kunder KF Laçi U-11, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
    12. SC Porto U-13, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të kampionatit Kategoria e Dytë U-13, Zona Rajonale Lezhë, kunder Kukësi G U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
    13. AF Brians U-11, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të kampionatit Kategoria e Dytë U-11, Zona Rajonale Lezhë, kunder Mirdita-IBGR U-11, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
    14. FK Kukësi U-17, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, duke lejuar hyrjen e personave të paautorizuar në fushën e lojës dhe cënuar sigurinë e lojtarëve të ekipit kundërshtarë, duke sjellë si pasojë ndërprerjen e ndeshjes kundër Akademia Etien U-17, në bazë të neneve 6/3/j, 8, 13/2, 17/2/a, 17/2/h dhe 77 të KDE, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe gjobë në masën 500.000 (pesëqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
    15. Zyrtari i Etien Akademi U-17, Benard Pjetra, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
    16. Zyrtari i FK Kukësi U-17, Agim Belaj, për sjellje josportive ndaj lojtarëve dhe zyrtarëve të ekipit kundërshtarë duke shkelur rregullat themelore të sjelljes së mirë, në bazë të nenit 13/2/a dhe 14/1/b të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
    17. Lojtari i FK Kukësi U-17, Leonard Ademaj, për sjellje josportive dhe sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtarë, në bazë të neneve 14/1/b dhe 14/1/i të KDE, dënohet me 1 (një) vit pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organituara nga FSHF.
    18. Pranimin e kërkesës së lojtarit të Fushë Kruja U-17, Angelos Berhami, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • Vendimet e Disiplinës, tifozët i sjellin gjoba klubeve

    Vendimet e Disiplinës, tifozët i sjellin gjoba klubeve

    Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka zbuluar vendimet e marra në lidhje me ngjarjet e ndodhura në javën e fundit.Nga klubet e elitës, Bylis dhe Laçi janë dënuar me gjobë, për sjellje të gabuar të tifozëve në ndeshjet e tyre.
    Të njëjtin fat kanë edhe Apolonia me Lushnjën në Kategorinë e Parë. Bie në sy dënimi me gjobë për trajnerin e Dinamos, Ilir Daja, për refuzimin e dhënies së intervistës pas ndeshjes me Laçin.VENDIMET E DISIPLINËS:

    FK Bylis, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

    2. KF Laçi për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

    Zyrtari i FC Dinamo City, Ilir Daja, për refuzimin e dhënies së intervistës në mënyrë të përsëritur, pas ndeshjes KF Laçi kundër FC Dinamo City, në bazë të neneve 3/c dhe 6/1/c të KDE, si dhe nenit 77 të Rregullores së Aktivitetit, dënohet me gjobë në shumën prej 100,000 (njëqind mijë) lekë.

    Në zbatim të nenit 6/5 të KDE, FC Dinamo City ka përgjegjësi solidare për mbulimin e detyrimeve monetare të zyrtarëve të klubit.

    FK Apolonia, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
    KF Lushnja, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
    FC Vlora Femra U-17, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit U-17 Femra, kunder Lushnja U-17 Femra, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/d të KDE, gjoba të aplikohet në masën 5%.
    KF Erzeni U-17, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të kampionatit Kategoria e Parë U-17, kunder Shkëndija Tiranë U-17, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
    Flamurtari FC U-14, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të kampionatit Kategoria e Parë U-14, kunder KF Vora U-14, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
    Loris B U-15, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të kampionatit Kategoria e Dytë U-15, Zona Rajonale Gjirokastër, kunder AS Luftëtari U-15, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
    AS L. Millo U-15, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të kampionatit Kategoria e Dytë U-15, Zona Rajonale Gjirokastër,kunder AF Memaliaj U-15, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
    AF Brians U-11, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të kampionatit Kategoria e Dytë U-11, Zona Rajonale Lezhë, kunder KF Laçi U-11, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
    SC Porto U-13, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të kampionatit Kategoria e Dytë U-13, Zona Rajonale Lezhë, kunder Kukësi G U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
    AF Brians U-11, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të kampionatit Kategoria e Dytë U-11, Zona Rajonale Lezhë, kunder Mirdita-IBGR U-11, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
    FK Kukësi U-17, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, duke lejuar hyrjen e personave të paautorizuar në fushën e lojës dhe cënuar sigurinë e lojtarëve të ekipit kundërshtarë, duke sjellë si pasojë ndërprerjen e ndeshjes kundër Akademia Etien U-17, në bazë të neneve 6/3/j, 8, 13/2, 17/2/a, 17/2/h dhe 77 të KDE, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe gjobë në masën 500.000 (pesëqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
    Zyrtari i Etien Akademi U-17, Benard Pjetra, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
    Zyrtari i FK Kukësi U-17, Agim Belaj, për sjellje josportive ndaj lojtarëve dhe zyrtarëve të ekipit kundërshtarë duke shkelur rregullat themelore të sjelljes së mirë, në bazë të nenit 13/2/a dhe 14/1/b të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
    Lojtari i FK Kukësi U-17, Leonard Ademaj, për sjellje josportive dhe sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtarë, në bazë të neneve 14/1/b dhe 14/1/i të KDE, dënohet me 1 (një) vit pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organituara nga FSHF.
    Pranimin e kërkesës së lojtarit të Fushë Kruja U-17, Angelos Berhami, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

  • Komisioni i Disiplinës nuk fal, e pëson trajneri Daja, gjobiten klubet e elitës

    Komisioni i Disiplinës nuk fal, e pëson trajneri Daja, gjobiten klubet e elitës

    Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë FSHF-së ka marrë vendimet sa i takon ngjarjeve të fundit sportive në të gjitha kategoritë e futbollit shqiptar. Për shkak të tifozëve, nuk kanë shpëtuar pa u gjobitur klube të Superiores, si Laçi dhe Bylis. Gjobitet trajneri i Dinamos, Ilir Daja, pasi nuk respektoi rregulloren, e cila e bën të detyrueshme daljen në intervistë.
    VENDIMET:
    1.FK Bylis, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.2. KF Laçi për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.3. Zyrtari i FC Dinamo City, Ilir Daja, për refuzimin e dhënies së intervistës në mënyrë të përsëritur, pas ndeshjes KF Laçi kundër FC Dinamo City, në bazë të neneve 3/c dhe 6/1/c të KDE, si dhe nenit 77 të Rregullores së Aktivitetit, dënohet me gjobë në shumën prej 100,000 (njëqind mijë) lekë.Në zbatim të nenit 6/5 të KDE, FC Dinamo City ka përgjegjësi solidare për mbulimin e detyrimeve monetare të zyrtarëve të klubit.
    4. FK Apolonia, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.5. KF Lushnja, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.6. FC Vlora Femra U-17, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit U-17 Femra, kunder Lushnja U-17 Femra, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/d të KDE, gjoba të aplikohet në masën 5%.7. KF Erzeni U-17, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të kampionatit Kategoria e Parë U-17, kunder Shkëndija Tiranë U-17, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.8. Flamurtari FC U-14, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të kampionatit Kategoria e Parë U-14, kunder KF Vora U-14, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.9. Loris B U-15, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të kampionatit Kategoria e Dytë U-15, Zona Rajonale Gjirokastër, kunder AS Luftëtari U-15, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.10. AS L. Millo U-15, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të kampionatit Kategoria e Dytë U-15, Zona Rajonale Gjirokastër,kunder AF Memaliaj U-15, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.11. AF Brians U-11, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të kampionatit Kategoria e Dytë U-11, Zona Rajonale Lezhë, kunder KF Laçi U-11, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.12. SC Porto U-13, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të kampionatit Kategoria e Dytë U-13, Zona Rajonale Lezhë, kunder Kukësi G U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.13. AF Brians U-11, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të kampionatit Kategoria e Dytë U-11, Zona Rajonale Lezhë, kunder Mirdita-IBGR U-11, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.14. FK Kukësi U-17, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, duke lejuar hyrjen e personave të paautorizuar në fushën e lojës dhe cënuar sigurinë e lojtarëve të ekipit kundërshtarë, duke sjellë si pasojë ndërprerjen e ndeshjes kundër Akademia Etien U-17, në bazë të neneve 6/3/j, 8, 13/2, 17/2/a, 17/2/h dhe 77 të KDE, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe gjobë në masën 500.000 (pesëqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.15. Zyrtari i Etien Akademi U-17, Benard Pjetra, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.16. Zyrtari i FK Kukësi U-17, Agim Belaj, për sjellje josportive ndaj lojtarëve dhe zyrtarëve të ekipit kundërshtarë duke shkelur rregullat themelore të sjelljes së mirë, në bazë të nenit 13/2/a dhe 14/1/b të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.17. Lojtari i FK Kukësi U-17, Leonard Ademaj, për sjellje josportive dhe sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtarë, në bazë të neneve 14/1/b dhe 14/1/i të KDE, dënohet me 1 (një) vit pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organituara nga FSHF.18. Pranimin e kërkesës së lojtarit të Fushë Kruja U-17, Angelos Berhami, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

  • Vendimet e Disiplinës…

    Vendimet e Disiplinës…

     FK Bylis, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.2. KF Laçi për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.3. Zyrtari i FC Dinamo City, Ilir Daja, për refuzimin e dhënies së intervistës në mënyrë të përsëritur, pas ndeshjes KF Laçi kundër FC Dinamo City, në bazë të neneve 3/c dhe 6/1/c të KDE, si dhe nenit 77 të Rregullores së Aktivitetit, dënohet me gjobë në shumën prej 100,000 (njëqind mijë) lekë.

    Në zbatim të nenit 6/5 të KDE, FC Dinamo City ka përgjegjësi solidare për mbulimin e detyrimeve monetare të zyrtarëve të klubit.4. FK Apolonia, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.5. KF Lushnja, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.6. FC Vlora Femra U-17, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit U-17 Femra, kunder Lushnja U-17 Femra, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/d të KDE, gjoba të aplikohet në masën 5%.7. KF Erzeni U-17, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të kampionatit Kategoria e Parë U-17, kunder Shkëndija Tiranë U-17, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.8. Flamurtari FC U-14, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të kampionatit Kategoria e Parë U-14, kunder KF Vora U-14, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.9. Loris B U-15, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të kampionatit Kategoria e Dytë U-15, Zona Rajonale Gjirokastër, kunder AS Luftëtari U-15, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.10. AS L. Millo U-15, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të kampionatit Kategoria e Dytë U-15, Zona Rajonale Gjirokastër,kunder AF Memaliaj U-15, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.11. AF Brians U-11, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të kampionatit Kategoria e Dytë U-11, Zona Rajonale Lezhë, kunder KF Laçi U-11, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.12. SC Porto U-13, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të kampionatit Kategoria e Dytë U-13, Zona Rajonale Lezhë, kunder Kukësi G U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.13. AF Brians U-11, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të kampionatit Kategoria e Dytë U-11, Zona Rajonale Lezhë, kunder Mirdita-IBGR U-11, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.14. FK Kukësi U-17, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, duke lejuar hyrjen e personave të paautorizuar në fushën e lojës dhe cënuar sigurinë e lojtarëve të ekipit kundërshtarë, duke sjellë si pasojë ndërprerjen e ndeshjes kundër Akademia Etien U-17, në bazë të neneve 6/3/j, 8, 13/2, 17/2/a, 17/2/h dhe 77 të KDE, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe gjobë në masën 500.000 (pesëqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.15. Zyrtari i Etien Akademi U-17, Benard Pjetra, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.16. Zyrtari i FK Kukësi U-17, Agim Belaj, për sjellje josportive ndaj lojtarëve dhe zyrtarëve të ekipit kundërshtarë duke shkelur rregullat themelore të sjelljes së mirë, në bazë të nenit 13/2/a dhe 14/1/b të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.17. Lojtari i FK Kukësi U-17, Leonard Ademaj, për sjellje josportive dhe sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtarë, në bazë të neneve 14/1/b dhe 14/1/i të KDE, dënohet me 1 (një) vit pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organituara nga FSHF.18. Pranimin e kërkesës së lojtarit të Fushë Kruja U-17, Angelos Berhami, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

    Vazhdo leximin