Tag: gjobë

  • Risitë e Kodit Penal, burg për profilet false në Facebook dhe për parakalim të gabuar

    Risitë e Kodit Penal, burg për profilet false në Facebook dhe për parakalim të gabuar

    Përdorimi i imazhit të një personi për të hapur një profil fals në rrjetet sociale do të konsiderohet si krim në Kodin e ri Penal të hartuar nga Ministria e Drejtësisë.

    Sipas draftit, që pritet të hidhet në konsultim publik, kur ky profil fals në rrjete sociale i shkakton mbajtësit të imazhit gjendje ngacmimi, përndjekje ose poshtërim, autori dënohet me gjobë ose me burg deri në tre vjet.

    Të tjera dispozita, të lidhura me zbatimin e gjerë të teknologjisë, që nuk janë në Kodin aktual, janë ato të përndjekjes dhe ngacmimeve online. Në draft parashikohen nga 2 deri në 6 vite burg për ata që ndërmarrin në mënyrë të vazhdueshme sjellje kërcënuese ndaj një personi përmes teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, të tillë që t’i bëjë ata të kenë frikë për sigurinë e tyre, apo që mbajnë nën mbikqyrje përmes teknologjisë një person, pa pëlqimin e tij.

    Në të njëjtën frymë, në rastet e sulmit në botën online të një personi, duke i shkaktuar dëmtim psikologjik një personi, parashikohet dënim nga gjobë deri në tre vjet burg. Dënim me burg deri në 4 vjet rrezikojnë edhe ata që me pa të drejtë nisin çdo komunikim elektronik, me qëllim për të frikësuar, ngacmuar ose krijuar shqetësim emocional një personi tjetër.

    Njëlloj edhe kur shpërndan foto të tij, apo të të afërmve, që e bën personin të neveritshëm apo degradues në opinionin publik.

    Në risitë e Kodit të ri Penal është edhe detajimi i gamës së shkeljeve të rënda të rregullave të qarkullimit rrugor, duke i kategorizuar jo vetëm për pasojën e ardhur. Kështu, parashikohen dënime nga gjobë deri në 3 vjet burg për shoferët që bëjnë parakalim të gabuar, për ata që kalojnë limitin e shpjejtësisë, apo që futen në rrugë në kundërvajtje, duke vënë në rrezik jetë personash apo rrezikuar seriozisht aksidentet.

    Sipas draftit, hetimi penal për secilën nga shkeljet do të fillojë vetëm në rastet kur më herët për autorin e shkeljes është marrë masë administrative për të njëjtën lloj shkeljeje.

  • FIFA ndëshkon Serbinë, ndaj Anglisë me tifozeri të reduktuar

    FIFA ndëshkon Serbinë, ndaj Anglisë me tifozeri të reduktuar

    Pas ndëshkimit të Shqipërisë mësohet se FIFA ka dënuar edhe Serbinë me gjobë e mbyllje të pjesshme të stadiumit në ndeshjen që do të luajë kundër Anglisë në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës, Grupi K.

    Komiteti Disiplinor i FIFA-s ka gjobitur Federatën e Futbollit të Serbisë për sjelljen e tifozëve gjatë ndeshjes kualifikuese të Kupës së Botës 2026 kundër Andorrës, të luajtur më 10 qershor 2025, në stadiumin Dubocica në Leskovac.

    Sanksionet, bazuar në rregulloret disiplinore, kanë të bëjnë me diskriminimin dhe fyerjet raciste (Neni 15) dhe përdorimin e gjesteve, fjalëve, objekteve ose çdo mjeti tjetër për të përcjellë mesazhe të papërshtatshme për një ngjarje sportive (Neni 17.2).

    Si rezultat, masat disiplinore janë si më poshtë:

    Një gjobë prej 50,000 frangash zvicerane;

    Ndeshja e ardhshme në garën e nivelit “A”, kundër Anglisë më 9 shtator në Beograd, do të luhet me një numër të kufizuar spektatorësh, me të paktën 15 përqind të kapacitetit të disponueshëm të stadiumit në tribunat pas portave, që arrin në 8,100, të mbyllura.

    Ndër të tjera Federata e Futbollit e Serbisë i bën thirrje edhe një herë tifozëve që marrin pjesë në stadium të kujtojnë se FSS është subjekt i monitorimit të veçantë nga organet disiplinore të FIFA-s dhe UEFA-s dhe se shkeljet e rregulloreve dhe ligjeve janë tolerancë zero.

    Vazhdo leximin

  • Gjobë dhe mbyllje e pjesshme e stadiumit ndaj Letonisë, FIFA dënon Shqipërinë për ndeshjen me Serbinë

    Gjobë dhe mbyllje e pjesshme e stadiumit ndaj Letonisë, FIFA dënon Shqipërinë për ndeshjen me Serbinë

    Shqipëria ka marrë një dënim nga FIFA për ndeshjen e zhvilluar ndaj Serbisë. FSHF është njoftuar për një gjobë dhe një mbyllje të pjesshme të stadiumit, ndërsa më poshtë keni njoftimin e plotë:
    “Federata Shqiptare e Futbollit është njoftuar zyrtarisht nga FIFA për një vendim disiplinor pas ndeshjes Shqipëri–Serbi, e zhvilluar më 7 qershor 2025 në stadiumin “Air Albania”.
    Sipas vendimit, FSHF dënohet me një gjobë prej 161,500 franga zvicerane dhe detyrimin që ndeshja e radhës në shtëpi ndaj Letonisë të luhet me të paktën 20% të kapacitetit të stadiumit të mbyllur për publikun, për shkak të sjelljeve të përsëritura të papërshtatshme dhe diskriminuese të një pjese të tifozëve shqiptarë (këngë me përmbajtje diskriminuese, hedhje objektesh, ndezje fishekzjarrësh, përdorimi i gjesteve apo mesazheve të papërshtatshme për një ngjarje sportive, si dhe ndërprerje gjatë himneve kombëtare).
    Ky vendim është një penalizim serioz për gjithë komunitetin futbollistik dhe dëmton jo vetëm Federatën, por mbi të gjitha Kombëtaren. FSHF u bën thirrje të gjithë tifozëve të Kombëtares që të shmangin çdo veprim që mund të dëmtojë skuadrën tonë, të respektojnë rregullat ndërkombëtare dhe të kontribuojnë për një atmosferë dinjitoze në mbështetje të Shqipërisë.
    Vetëm të bashkuar dhe të përgjegjshëm mund ta mbështesim Kombëtaren siç ajo e meriton”, shkruhet në reagimin e FSHF. /Sport Ekspres/

  • Ndeshja Shqipëri–Serbi / FSHF dënohet nga FIFA me gjobë 161.500 franga zvicerane & mbyllje 20% të stadiumit për publikun në ndeshjen me Letoninë

    Ndeshja Shqipëri–Serbi / FSHF dënohet nga FIFA me gjobë 161.500 franga zvicerane & mbyllje 20% të stadiumit për publikun në ndeshjen me Letoninë

    Federata Shqiptare e Futbollit është njoftuar zyrtarisht nga FIFA për një vendim disiplinor pas ndeshjes Shqipëri–Serbi, e zhvilluar më 7 qershor 2025 në stadiumin “Air Albania”.
    Sipas vendimit, FSHF dënohet me një gjobë prej 161,500 franga zvicerane dhe detyrimin që ndeshja e radhës në shtëpi ndaj Letonisë të luhet me të paktën 20% të kapacitetit të stadiumit të mbyllur për publikun, për shkak të sjelljeve të përsëritura të papërshtatshme dhe diskriminuese të një pjese të tifozëve shqiptarë (këngë me përmbajtje diskriminuese, hedhje objektesh, ndezje fishekzjarrësh, përdorimi i gjesteve apo mesazheve të papërshtatshme për një ngjarje sportive, si dhe ndërprerje gjatë himneve kombëtare).

    Ky vendim është një penalizim serioz për gjithë komunitetin futbollistik dhe dëmton jo vetëm Federatën, por mbi të gjitha Kombëtaren. FSHF u bën thirrje të gjithë tifozëve të Kombëtares që të shmangin çdo veprim që mund të dëmtojë skuadrën tonë, të respektojnë rregullat ndërkombëtare dhe të kontribuojnë për një atmosferë dinjitoze në mbështetje të Shqipërisë.
    Vetëm të bashkuar dhe të përgjegjshëm mund ta mbështesim Kombëtaren siç ajo e meriton.

  • Ndeshja Shqipëri–Serbi / FSHF dënohet rëndë nga FIFA, gjobë 161.500 franga…

    Ndeshja Shqipëri–Serbi / FSHF dënohet rëndë nga FIFA, gjobë 161.500 franga…

    Federata Shqiptare e Futbollit është njoftuar zyrtarisht nga FIFA për një vendim disiplinor pas ndeshjes Shqipëri–Serbi, e zhvilluar më 7 qershor 2025 në stadiumin “Air Albania”.

    Sipas vendimit, FSHF dënohet me një gjobë prej 161,500 franga zvicerane dhe detyrimin që ndeshja e radhës në shtëpi ndaj Letonisë të luhet me të paktën 20% të kapacitetit të stadiumit të mbyllur për publikun, për shkak të sjelljeve të përsëritura të papërshtatshme dhe diskriminuese të një pjese të tifozëve shqiptarë (këngë me përmbajtje diskriminuese, hedhje objektesh, ndezje fishekzjarrësh, përdorimi i gjesteve apo mesazheve të papërshtatshme për një ngjarje sportive, si dhe ndërprerje gjatë himneve kombëtare).

    Ky vendim është një penalizim serioz për gjithë komunitetin futbollistik dhe dëmton jo vetëm Federatën, por mbi të gjitha Kombëtaren. FSHF u bën thirrje të gjithë tifozëve të Kombëtares që të shmangin çdo veprim që mund të dëmtojë skuadrën tonë, të respektojnë rregullat ndërkombëtare dhe të kontribuojnë për një atmosferë dinjitoze në mbështetje të Shqipërisë.

    Vetëm të bashkuar dhe të përgjegjshëm mund ta mbështesim Kombëtaren siç ajo e meriton.

    Vazhdo leximin

  • Ndeshja me Serbinë/ FSHF dënohet nga FIFA me gjobë dhe mbyllje 20% të stadiumit në ndeshjen me Letoninë

    Ndeshja me Serbinë/ FSHF dënohet nga FIFA me gjobë dhe mbyllje 20% të stadiumit në ndeshjen me Letoninë

    Federata Shqiptare e Futbollit është njoftuar zyrtarisht nga FIFA për një vendim disiplinor pas ndeshjes Shqipëri–Serbi, e zhvilluar më 7 qershor 2025 në stadiumin “Air Albania”.
    Sipas vendimit, FSHF dënohet me një gjobë prej 161,500 franga zvicerane dhe detyrimin që ndeshja e radhës në shtëpi ndaj Letonisë të luhet me të paktën 20% të kapacitetit të stadiumit të mbyllur për publikun, për shkak të sjelljeve të përsëritura të papërshtatshme dhe diskriminuese të një pjese të tifozëve shqiptarë (këngë me përmbajtje diskriminuese, hedhje objektesh, ndezje fishekzjarrësh, përdorimi i gjesteve apo mesazheve të papërshtatshme për një ngjarje sportive, si dhe ndërprerje gjatë himneve kombëtare).
    Ky vendim është një penalizim serioz për gjithë komunitetin futbollistik dhe dëmton jo vetëm Federatën, por mbi të gjitha Kombëtaren. FSHF u bën thirrje të gjithë tifozëve të Kombëtares që të shmangin çdo veprim që mund të dëmtojë skuadrën tonë, të respektojnë rregullat ndërkombëtare dhe të kontribuojnë për një atmosferë dinjitoze në mbështetje të Shqipërisë. Vetëm të bashkuar dhe të përgjegjshëm mund ta mbështesim Kombëtaren siç ajo e meriton.

  • “Çlirimi i madh për këmbësorët”/ Rama: Ka ende ngrehina që rezistojnë për t’u shkulur, por do ikin me një gjobë të…

    “Çlirimi i madh për këmbësorët”/ Rama: Ka ende ngrehina që rezistojnë për t’u shkulur, por do ikin me një gjobë të…

    Në një postim të ri në rrjetet sociale, Rama ka ndarë pamje nga ambjente ku janë hequr tendat prej hekuri dhe ku trotuaret janë çliruar për këmbësorët.
    Nga ana tjetër, Rama paralajmëron se ka ende ngrehina që nuk duan të shkulen, por do largohen prej aty së bashku me një gjobë të kripur.
    Postimi i Ramës:

    Çlirim i madh jo vetëm për komunitetin e për këmbësorët, po edhe për ata që ulen nëpër tavolinat jashtë dhe marrin frymë lirisht, jo mbrapa xhamave, barrikadave e ferrave, çka e rrit patjetër edhe cilësinë e shërbimit.

    Ndërkohë ka ende ngrehina që i rezistojnë më kot kërkesës për t’u shkulur vetë nga mexhelisi, se në fund të tëra do ikin po do ikin bashkë me një gjobë të kripur për ndërtuesin e pamirëkuptuar.

  • VIDEO / “Çlirim i madh për këmbësorët”, Rama: Ngrehinat që rezistojnë për t’u shkulur, do të ikin me një gjobë të kripur

    VIDEO / “Çlirim i madh për këmbësorët”, Rama: Ngrehinat që rezistojnë për t’u shkulur, do të ikin me një gjobë të kripur

    Kryeministri Edi Rama i është kthyer sërish aksionit ndaj ndërtimeve pa leje dhe bizneseve që kanë zënë trotuaret me tenda hekuri.
    Në një postim të ri në rrjetet sociale, Rama ka ndarë pamje nga ambjente ku janë hequr tendat prej hekuri dhe ku trotuaret janë çliruar për këmbësorët.
    Nga ana tjetër, Rama paralajmëron se ka ende ngrehina që nuk duan të shkulen, por do largohen prej aty së bashku me një gjobë të kripur.
    Postimi i Ramës:

    Çlirim i madh jo vetëm për komunitetin e për këmbësorët, po edhe për ata që ulen nëpër tavolinat jashtë dhe marrin frymë lirisht, jo mbrapa xhamave, barrikadave e ferrave, çka e rrit patjetër edhe cilësinë e shërbimit.

    Ndërkohë ka ende ngrehina që i rezistojnë më kot kërkesës për t’u shkulur vetë nga mexhelisi, se në fund të tëra do ikin po do ikin bashkë me një gjobë të kripur për ndërtuesin e pamirëkuptuar.

  • Mbrojtja e konsumatorit, nga reklamat mashtruese te gjobat deri në 2 milionë euro

    Mbrojtja e konsumatorit, nga reklamat mashtruese te gjobat deri në 2 milionë euro

    Qeveria ka gati një draftligj të ri për mbrojtjen e konsumatorit i cili synon të përmirësojë kuadrin aktual duke plotësuar edhe vakumet që vijnë sot nga zhvillimi dinamik i tregut në aspektin dixhital. Zv.ministri i MEKI, Enkelejd Musabelliu, sqaron për “Monitor” se cilat janë risitë e këtij drafti të ri, nga tregtia online te reklamat mashtruese, ngritja e një Agjencie të re të posaçme e deri te gjobat 2 milionë euro në rast shkeljeje.  Nertila Maho Një draftligj i përafruar me 6 direktiva dhe një rregullore të Bashkimit Europian synon që të vendosë mbrojtjen e konsumatorit në një etapë krejtësisht në re.Drafti, i hedhur për konsultim nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, është hartuar me ndihmën e GIZ dhe synon të plotësojë ato vakume që hasen sot në treg, si efekt i zhvillimeve të tregjeve dhe teknologjisë, si dhe të përmirësojë hallkat institucionale.Parandalimi i mashtrimeve dhe abuzimeve, forcimi i besimit në treg, nxitja e konkurrencës dhe edukimi i konsumatorit janë në thelb të objektivave të këtij ligji. Mbrojtje konsumatorit, por pa e ngatërruar me sigurinë ushqimore Mbrojtja e konsumatorit, në kontekstin e këtij kuadri të ri, nuk lidhet drejtpërdrejt me sigurinë ushqimore, diçka që mund të ngatërrohet në terma por nuk e përjashton tërësisht atë.Zëvendësministri i Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Enkelejd Musabelliu, tha për “Monitor” se drafti sjell një sërë risish.“Së pari, është me rëndësi që të sqarojmë se mbrojtja e konsumatorit, në këtë rast, ka të bëjë më mbrojtjen e të drejtave ekonomike të konsumatorit, duke garantuar aksesimin e tregjeve në mënyrë të sigurt.Pra, nuk lidhet me atë që ne njohim si siguri ushqimore. Po flasim për sigurinë sa i takon asaj që teoria ekonomike e quan informacion asimetrik.Fakti që konsumatori përballë prodhuesit nuk ka asnjëherë të njëjtin informacion për cilësinë e mallit, peshën dhe të gjitha standardet teknike që duhet të plotësojë malli apo produkti.Një rol të rëndësishëm në këtë drejtim ka edhe reklama, pasi ajo është mjeti kryesor përmes të cilit prodhuesi apo shitësi komunikojnë me konsumatorin.Pra, mbrojtja e konsumatorit nga reklama që mund të jenë abuzive, mashtruese dhe që mund të mos japin informacionin e saktë ose të plotë”, – sqaron z. Musabelliu.Kuadri i ri e vendos prodhuesin përpara përgjegjësisë për të qenë sa më transparent me klientin, me etiketime të sakta, reklama të kuptueshme dhe që nuk krijojnë konfuzion apo premtojnë atë që produkti nuk zotëron apo ka si efekt.“Është e rëndësishme që konsumatorit t’i jepet informacion sa më i saktë. Dua të sjell një shembull për këtë. Sot, në Bashkimin Europian, ai që njihet si qumësht soje, nuk lejohet më që të quhet i tillë, sepse nuk është qumësht, por një produkt ushqimor me përmbajtje soje dhe kështu quhet.Termin qumësht, BE-ja e rezervon për produktin që vjen nga kafshët dhe kjo është përcaktuar me një rregullore specifike të BE-së e vitit 2013, që përcakton se termat e përdorur për qumështin dhe produktet e tij nuk mund të përdoren për produktet bimore”, sqaron ai.  Tregtia dixhitale, konsumatori do të jetë i mbrojtur nga blerjet onlineZv.ministri Musabelliu pohon se sot kemi në fuqi një ligj për mbrojtjen e konsumatorit shumë më bazik sesa ai që është në konsultim, edhe për faktin se teknologjia dhe tregjet kanë evoluar.Njëkohësisht kemi edhe institucionet që kujdesen për zbatimin e kërkesave ligjore. I pari është Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut, që merret me sigurinë e konsumatorit në lidhje me etiketën.Pra, sigurohet që informacioni i dhënë aty është i saktë dhe sasia dhe cilësia në etiketë përputhen me atë të mallit.Një tjetër hallkë është një Komision në MEKI, që është Komisioni i Mbrojtjes së Konsumatorit, i cili trajton përgjithësisht ankesat.“Bota ka ecur me ritme të shpejta dhe tregu sot është bërë global. Legjislacioni në fuqi për mbrojtjen e konsumatorit nuk ka të përfshirë në asnjë pikë të tij fusha që sot kanë marrë peshë të madhe, siç mund të jetë për shembull mbrojtja e konsumatorit nga tregtia dixhitale.Një pjesë e mirë e transaksioneve sot nuk bëhet më fizikisht dhe kjo ka një peshë në rritje.Me ligjin e ri, që është një kod më vete, voluminoz dhe i rifreskuar me kërkesat e kohës, garantohet që tregtia dixhitale, edhe përtej Shqipërisë, të mbrohet dhe konsumatori të ketë të drejta shumë të zgjeruara krahasuar me atë çfarë ka sot.Ndër të tjera, ofrohet mbrojtje në atë që njihet si “dark patterns” që ka të bëjë me reklama mashtruese që bazohen në opinione të rreme e që synojnë ta shtyjnë konsumatorin drejt sjelljeve të caktuara.Kemi mbrojtje dhe nga kostot e fshehura, pra kur reklamohet një produkt që ka një çmim të caktuar, por që faturohen edhe 2-3 kosto të tjera që nuk bëhen transparente.Sa i takon tregtisë dixhitale, ligji ka rregulluar pikën që lidhet me periudhat e tejzgjatura të heqjes dorë nga kontrata. Nuk jemi më në kushtet që nëse klienti e merr produktin duhet ta mbajë, pavarësisht nëse e pëlqen apo jo.Lehtësohet procedura e kthimeve apo riparimeve. Çdo mall i blerë online duhet të ofrojë gjithmonë të drejtën e kthimit dhe rimbursimit të plotë, sepse klienti nuk e ka parë mallin dhe mund të ketë rënë pre e paqartësisë”, – nënvizon zv.ministri Musabelliu.Ligji ka përfshirë, për herë të parë, edhe “addictive behavior” apo sjellje varësie që janë ato reklama që konceptohen si gjysmë lojëra dhe të nxisin vazhdimisht që të blesh.  Krijohet Agjenci e posaçme për mbrojtjen e konsumatoritQeveria synon të ngrejë një agjenci të re të posaçme për mbrojtjen e konsumatorit që në draftligjin e ri emërtohet si Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes së Konsumatorit (AKMK).“Një nga aspektet më të rëndësishme të këtij kuadri të ri ligjor është ajo e zëvendësimit të Komisionit Ad-Hoc, që kemi në ministri me një agjenci të mirëfilltë, që do të ketë staf të ri.Kemi më shumë burime njerëzore në funksion të qëllimit që ka ligji. Kjo është një hallkë e re që nuk i eliminon të tjerat, siç është në këtë rast ISHMT-ja që ka edhe përgjegjësi të tjera, por forcon kapacitetet për mbrojtjen e konsumatorit.Agjencia, përveç pjesës deri diku inspektuese, do të trajtojë ankesat që vijnë në adresë të saj, do të zhvillojë fushata informuese në edukimin e konsumatorit dhe rritjen e ndërgjegjësimit të të gjithë palëve në treg, si dhe do të mbikëqyrë reklamat”, sqaron zv.ministri.Aktualisht ministria është në diskutime me Bashkimin Europian për të vendosur nëse kjo agjenci do të jetë e pavarur dhe me vetëfinancim apo do të ketë varësi buxhetore.Vetëfinancimi synohet që të arrihet nëpërmjet të ardhurave që kjo e fundit do të gjenerojë nga masat administrative.“Është e rëndësishme të përmendim këtu që edhe niveli i gjobave në kuadër të përafrimit me direktivat e BE për mbrojtjen e konsumatorit është shumë më i lartë.Pra mund të arrijnë në tavane deri në 2 milionë euro, por gjithmonë duke mbajtur parasysh elemente të tjera si madhësia e ndërmarrjes në kuptimin e xhiros, masat e mara për rikuperimin e dëmit, përsëritja, përhapja gjeografike e shkeljeve në më shumë se një vend të BE-së, etj.”, – nënvizon z. Musabelliu. Zv.ministri Enkelejd Musabelliu“Është e rëndësishme të përmendim këtu që edhe niveli i gjobave në kuadër të përafrimit me direktivat e BE për mbrojtjen e konsumatorit është shumë më i lartë. Pra mund të arrijnë në tavane deri në 2 milionë euro, por gjithmonë duke mbajtur parasysh elemente të tjera si madhësia e ndërmarrjes në kuptimin e xhiros, masat e mara për rikuperimin e dëmit, përsëritja, përhapja gjeografike e shkeljeve në më shumë se një vend të BE-së, etj.” Mbrojtja nga çmimet abuzive në raste të veçanta Çmimet vendosen nga tregu dhe ky është një parim që e respekton çdo ligj, por duket se në raste të veçanta, qeveria mund të ndërhyjë për të shmangur abuzimet ndaj konsumatorëve.Zv.ministri Musabelliu nënvizon se për herë të parë, edhe pse në formë jo përfundimtare, siç e ka Autoriteti i Konkurrencës, ligji i ri parashikon që të ofrohet mbrojtje edhe nga çmimet abuzive.“Kjo është për raste të veçanta kur aplikohen çmime jashtë logjikës. Për ta kuptuar, dua të sjell si shembull atë që ndodhi me çmimin e naftës në vendin tonë, kur nisi lufta Rusi-Ukrainë.Në atë kohë, pasi u panë zhvillimet në treg, qeveria e pa të arsyeshme të ndërhynte duke ngritur një organ që në atë kohë u emërtua si Bordi i Transparencës dhe që përcaktonte çmimin tavan që mund të aplikohej.Dua të theksoj që ne nuk mund të ndërhyjmë në çmime, por në raste specifike kur shihet që ka devijim nga sjellja korrekte në treg, mund të ngrihet si problem.Agjencia që do të ngrihet e ka këtë tagër që të ndërhyjë në raste të caktuara te çmimet.Agjencia ka të drejtë tashmë të nisë edhe procese hetimore pa u bazuar tek ankesat, por nga vetë konstatimet, që mund të bëjë ajo gjatë procesit standard të monitorimit” shprehet ai.  Sfidat që lidhen me mbrojtjen e konsumatorit Ofrimi i një mbrojtjeje sa më të mirë ndaj konsumatorëve nuk mund të arrihet vetëm nga një ligj i mirë apo nga gjobat e kripura që shërbejnë si parandalim më shumë sesa si qëllim në vetvete.Për z. Musabelliu, ndërgjegjësimi dhe aktivizimi duhet të jetë nga të gjithë palët.“Ligji është bërë me asistencën e GIZ nëpërmjet një konsultimi të gjerë dhe me kohë të gjatë ku janë përfshirë shumë palë.Me ligjin e ri, ne kemi detyrimin që të fuqizojmë shoqatat për mbrojtjen e konsumatorit.Ky është një kusht që na ka vënë Bashkimi Europian për përmbylljen e Kapitullit 28, që është Mbrojtja e Konsumatorit dhe kjo shihet si një formë për të rritur numrin e referimeve.Po shohim edhe mundësitë që të ngremë ura bashkëpunimi me shoqatat e mbrojtjes së konsumatorit, për më shumë interaktivitet dhe rritje kapacitetesh, në mënyrë që të rritet edhe edukimi i konsumatorëve.Sfida më e madhe në Shqipëri për mbrojtjen e konsumatorit është ajo që quhet tregti informale. Ne edhe sot na vijnë shumë ankesa nga njerëz që blejnë në faqe të ndryshme, siç është për shembull Instagram-i.Por nuk i trajtojmë dot për sa kohë nuk kemi një faturë.Pra, duhet të jetë në mes një transaksion i rregullt mes palëve, që ta trajtojmë. Kur ky nuk ekziston, autoritetet ku mund të drejtohet ankimuesi janë Policia dhe Prokuroria, pasi jemi në kushtin e mashtrimit.Njerëzit duhet të edukohen dhe të blejnë gjithmonë nga shitës të autorizuar dhe me faturë.Ligji i ri, madje përfshin mbrojtjen e konsumatorit edhe për mallrat që përdorur që s’ka qenë më parë si pikë”, – shprehet z.Musabelliu. Kundërvajtjet mund të dënohen me gjoba deri në 2 milionë euro Përafrimi me direktivat e Bashkimit Europian i ligjeve shqiptare automatikisht përshtat edhe nivelin e gjobave që aplikohen.Konkretisht me ligjin e ri të mbrojtjes së konsumatorit, tavanet e aplikueshme të kundërvajtjeve mund të shkojnë deri në 200 milionë lekë apo 2 milionë euro.Në nenin 232 detajohen edhe kundërvajtjet në dëm të interesave dhe të drejtave kolektive të konsumatorëve. Por çfarë parashikon ky nen?“1. Për kundërvajtjet e këtij ligji, të cilat kanë shkaktuar, shkaktojnë ose ka të ngjarë të shkaktojnë dëm në interesat dhe të drejtat kolektive të konsumatorëve me banim në të paktën dy shtete anëtare të tjera, tregtari – person juridik dënohet me gjobë nga 0.5% deri në 4% të xhiros totale të realizuar në vitin e kryerjes së kundërvajtjes, sipas pasqyrave financiare zyrtare të vitit përkatës.Në mungesë të pasqyrave financiare për vitin përkatës, merret pasqyra më e fundit vjetore.Nëse të dhënat financiare nuk janë të disponueshme, gjoba përcaktohet nga 15 000 000 deri në 200 000 000 lekë.2.Për kundërvajtjet e këtij ligji që ndodhin në të paktën dy të tretat e shteteve anëtare, duke përfaqësuar së bashku të paktën dy të tretat e popullsisë së Bashkimit Europian, gjoba është nga 2% deri në 5% e xhiros totale.Në mungesë të pasqyrave, merret pasqyra më e fundit vjetore; në të kundërt, gjoba është nga 65 000 000 deri në 200 000 000 lekë.3.Personi përgjegjës i personit juridik dënohet:a) me gjobë nga 200 000 deri në 700 000 lekë për kundërvajtjet e parashikuara në paragrafinb) me gjobë nga 700 000 deri në 2 000 000 lekë për kundërvajtjet e parashikuara në paragrafin 2.4.Tregtari – person fizik dënohet:a) për kundërvajtjet e parashikuara në paragrafin 1, me gjobë nga 0.1% deri në 4% të xhiros, ose, në mungesë të pasqyrave, me gjobë nga 200 000 deri në 200 000 000 lekë;b) për kundërvajtjet e parashikuara në paragrafin 2, me gjobë nga 1% deri në 4% të xhiros, ose, në mungesë të pasqyrave, me gjobë nga 700 000 deri në 200 000 000 lekë”Në çdo rast, kompanitë e gjobitura do të duhet të shlyejnë këtë gjobë brenda 30 ditëve. Një tjetër nen i ligjit përcakton se janë një seri elementesh që do të merren parasysh në përcaktimin e kësaj gjobe që mund të jenë lehtësues ose rëndues.Kështu agjencia e re dhe Inspektorati i tregut do të konsiderojnë në përllogaritje:a) natyrën e shkeljes;b) rëndësinë e shkeljes;c) përmasat dhe kohëzgjatjen e shkeljes;ç) çdo veprim të ndërmarrë nga tregtari për të zbutur ose për të riparuar dëmin;d) çdo shkelje të mëparshme;dh) përfitimet financiare të realizuara ose humbjet e shmangura të tregtarit;e) gjobat e vendosura për të njëjtën shkelje në shtete të tjera, në rastet ndërkufitare, sipas Rregullores (BE) 2017/2394 (OJ L 345, datë 27.12.2017).ë) çdo rrethanë tjetër rënduese ose lehtësuese që është e aplikueshme për rastin konkret. GJOBATPër kundërvajtjet e këtij ligji që ndodhin në të paktën dy të tretat e shteteve anëtare, duke përfaqësuar së bashku të paktën dy të tretat e popullsisë së Bashkimit Europian, gjoba është nga 2% deri në 5% e xhiros totale.Në mungesë të pasqyrave, merret pasqyra më e fundit vjetore; në të kundërt, gjoba është nga 65 000 000 deri në 200 000 000 lekë.3.Personi përgjegjës i personit juridik dënohet:a) me gjobë nga 200 000 deri në 700 000 lekë për kundërvajtjet e parashikuara në paragrafinb) me gjobë nga 700 000 deri në 2 000 000 lekë për kundërvajtjet e parashikuara në paragrafin 2.4.Tregtari – person fizik dënohet:a) për kundërvajtjet e parashikuara në paragrafin 1, me gjobë nga 0.1% deri në 4% të xhiros, ose, në mungesë të pasqyrave, me gjobë nga 200 000 deri në 200 000 000 lekë;b) për kundërvajtjet e parashikuara në paragrafin 2, me gjobë nga 1% deri në 4% të xhiros, ose, në mungesë të pasqyrave, me gjobë nga 700 000 deri në 200 000 000 lekë”Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.