Tag: gjobë

  • Kodi i ri Penal: Deri në 3 vite burg kush keqtrajton ose braktis kafshët

    Kodi i ri Penal: Deri në 3 vite burg kush keqtrajton ose braktis kafshët

    Drafti i Kodit të ri Penal parashikon burg deri në 3 vite për braktisjen apo keqtrajtimin e kafshëve.
    Neni 944 e konsideron braktisjen e një kafshe, nga kushdo që ka përgjegjësi mbi të, si vepër penale, kur akti i braktisjes ndodh në rrethana që rrezikojnë jetën apo shëndetin e saj.
    Për këtë shkelje, drafti parashikon dënim me gjobë ose deri në 3 vite burg.
    Ndërsa pika 1 e nenit 943 përcakton qartë se: “Shkaktimi i një dëmtimi të përhershëm ose të përkohshëm te një kafshë shtëpiake, të zbutur, të stërvitur apo që jeton përkohësisht ose në mënyrë të vazhdueshme nën kontrollin njerëzor, jashtë veprimtarive të rregulluara ligjërisht dhe me çdo mjet ose procedurë, – përfshirë aktet me natyrë seksuale – për të cilat kërkohet trajtim veterinar për rikthimin e shëndetit të kafshës, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.”
    Gjithashtu, në draft parashikohet dënim për ata që nuk kontrollojnë kafshët në publik. Nëse qeni shkakton dëmtim të lehtë ndaj një personi për shkak të mungesës së kontrollit apo mungesës së maskës mbrojtëse, pronari mund të dënohet me gjobë ose deri në 6 muaj burg.
    Dënime parashikohen edhe për organizimin e ndeshjeve ndërmjet kafshëve, si dhe për pronarët që nuk i mbajnë nën kontroll në hapësira publike.
    Neni 946 dënon me gjobë ose burgim deri në tre muaj çdokënd që promovon, organizon apo drejton ndeshje ndërmjet kafshëve që u shkaktojnë atyre vuajtje apo torturë.
    Sakaq, neni 947 përcakton se kur veprat ndaj kafshëve kryhen me egërsi, mizori apo për qëllime fitimi, ndëshkimi rëndohet me 50%.
    Dënimi shtohet me 50% edhe kur vepra kryhet gjatë një ngjarjeje publike ose shpërndahen pamje të saj nëpërmjet teknologjive të informacionit ose komunikimit.

  • Rama nuk iu ndahet lavazheve: Hiqini vetë që të mos merrni gjobë

    Rama nuk iu ndahet lavazheve: Hiqini vetë që të mos merrni gjobë

    Kryeministri Edi Rama edhe një herë u ka bërë thirrje pronarëve të Lavazheve që t’i çmontojnë ato para se të jetë vonë dhe të përballen me masa administrative.
    Teksa në profilin e tij në “Facebook”, ka shpërndarë një video ku shfaqen disa lavazhe buzë rrugës, Rama shtoi se kjo gjë nuk duhet të ndodhë më dhe se personat që duan të ushtrojnë një aktivitet të tillë, duhet të marrin leje të posaçme në një zonë të përshtatshme.
    “Çuna, respekte po e kuptoni edhe vetë që nuk ecën më kjo punë kështu apo jo Turi? Prandaj hiqini vetë këto që mos merrni edhe gjobë dhe po e patët tokën tuaj, merrni leje për një njësi shërbimi normale brenda rregullave jo për lavazh në rrugë – e deri atëherë toka do rri bosh dhe pastër në shërbim të komunitetit Po s’e patët tokën tuaj, në këto hapësira do mbillen përfundimisht pemë e do vihen stola apo lodra për fëmijët”, shkruan Rama.

  • Lirimi i hapësirave publike, Rama thirrje bizneseve: Hiqini vetë që mos merrni gjobë

    Lirimi i hapësirave publike, Rama thirrje bizneseve: Hiqini vetë që mos merrni gjobë

    31 korriku ishte afati i fundit për bizneset që të lironin vet hapsirat publike pranë rrugëve kryesore, ose në të kundërt autoritet do të ndërhyjnë për ti hequr.
    Kur data shënon 1 gusht, kryeministri Edi Rama ka postua një video në rrjetet sociale, ku shihen disa biznese që ende janë duke punuar për të liruar hapësirat publike.
    Në video shihet një lavazh që mban emrin “Lavash Turi”, për këtë arsye kreu i qeverisë shkruan me ironi; “Çuna, respekte po e kuptoni edhe vetë që nuk ecën më kjo punë kështu apo jo Turi?”.
    Rama përsërit edhe njëherë thirrjen për bizneset; “hiqini vetë këto që mos merrni edhe gjobë dhe po e patët tokën tuaj, merrni leje për një njësi shërbimi normale brenda rregullave jo për lavazh në rrugë – e deri atëherë toka do rri bosh dhe pastër në shërbim të komunitetit Po s’e patët tokën tuaj, në këto hapësira do mbillen përfundimisht pemë e do vihen stola apo lodra për fëmijët”.

  • VIDEO/ Rama ka një thirrje për lavazh ”Turi”: E kupton dhe vetë që nuk ecën më kjo punë kështu

    VIDEO/ Rama ka një thirrje për lavazh ”Turi”: E kupton dhe vetë që nuk ecën më kjo punë kështu

    Lirimi i hapësirave publike, është tema kryesore e qeverisë. Kryeministri Edi Rama në një video të postuar në Facebook, i bën thirrje pronarit të lavazh ”Turi” që të lirojnë vetë hapësirën e zaptuar, ose do të marrin gjobë. Sipas Ramës, nëse këto biznese nuk e kanë në bazë të rregullave, në këto hapësira do të mbillen pemë e do të vihen stola apo lodra fëmijësh.
    ”Çuna, respekte po e kuptoni edhe vetë që nuk ecën më kjo punë kështu apo jo Turi?

    Prandaj hiqini vetë këto që mos merrni edhe gjobë dhe po e patët tokën tuaj, merrni leje për një njësi shërbimi normale brenda rregullave jo për lavazh në rrugë e deri atëherë toka do rri bosh dhe pastër në shërbim të komunitetit.

    Po s’e patët tokën tuaj, në këto hapësira do mbillen përfundimisht pemë e do vihen stola apo lodra për fëmijët”,-shkruan Rama.

  • Kodi i ri Penal, mes alarmit dhe qesharakes

    Kodi i ri Penal, mes alarmit dhe qesharakes

    Qeveria paraqiti për konsultim një draft të ri të Kodit Penal që sjell ndryshime rrënjësore, të cilat, në disa raste, shihen si alarmante e në disa të tjera si qesharake.
    Ky dokument, që Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, do ta quante penalizues dhe represiv ndaj qytetarëve, nuk synon vetëm kriminelët, por prek drejtpërdrejt edhe qytetarët e zakonshëm, gazetarët dhe lirinë e shprehjes.
    Disa nga nenet e tij kanë nxitur reagime të forta në opinionin publik e mediatik, por nga ana tjetër kanë krijuar edhe ilaritet, pasi përmbajnë përcaktime të konsideruara si absurde e deri qesharake nga juristë të ndryshëm.
    Një nen i ri, me numër 536, që s’ka ekzistuar kurrë më parë, është shtuar për të dënuar me deri në 3 vjet burg ata që mendohet se i bëjnë presion drejtësisë.
    “Bërja apo publikimi i komenteve me anë të të cilave synohet haptazi të ushtrohet ndikim në aftësinë e gjykatës për të marrë vendimet, nëpërmjet krijimit të rrethanave shtypëse ndaj pavarësisë së saj, shtrembërimit të qëllimshëm të cilësisë së provave apo paraqitjes së tyre në kundërshtim me përmbajtjen e vërtetë, imponimit për të krijuar pabesueshmërinë në publik të aftësisë së gjykatës për të qenë e pavarur, të kryera për çdo interes apo përfitim, për të dëmtuar apo favorizuar persona të veçantë, e kryer përpara dhënies së një vendimi gjyqësor, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.”
    Në këtë formë, edhe një editorial, koment apo status kritik ndaj një procesi gjyqësor mund të konsiderohet “rrethanë shtypëse”.
    Në vende të tjera, ndikimi në sistemin e drejtësisë rregullohet nga kodi i etikës për gjyqtarët dhe ngarkon me përgjegjësi gjyqtarët që ndikohen nga komentet, dhe jo ata që bëjnë komente.
    Një tjetër parashikon dënime deri në 5 vjet burg për dhënie apo publikim të informacioneve që lidhen me hetime, arrestime, vendndodhje personash e dokumentesh apo të dhëna penale. Publikimi në çdo formë i këtyre të dhënave e shton dënimin deri në një të tretën.
    “1. Dhënia e informacioneve të rëndësishme që lidhen me operacione arrestimesh, vendndodhje dokumentesh apo personash, ngjarje kriminale, rekorde kriminale, lëvizje personash, pavarësisht shkaqeve të dhënies së tij, përveçse kur ka shkaqe padënueshmërie, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.
    4. Publikimi me çfarëdolloj forme i akteve të përmendura në paragrafin e parë të këtij neni, shton dënimin deri në një të tretën e tij. Nëse kjo vepër kryhet nga personat juridikë, dënohet me gjobë ose me një nga dënimet sipas nenit 123 të këtij Kodi.”
    Ky duket si neni më shqetësues për lirinë e shtypit dhe gazetarët, pasi cenon drejtpërdrejt rolin e tyre në raportimin e çështjeve sensitive publike dhe hedh hije mbi transparencën.
    Drafti parashikon burg edhe kur nuk bën kolaudimin e makinës.
    “Moskryerja e procedurave të kontrollit teknik të mjeteve motorike, apo kryerja e tyre në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, nga personi i cili ka për detyrë ta kryejë atë, kur kanë krijuar apo përbëjnë rrezik për jetën dhe sigurinë e njerëzve gjatë qarkullimit rrugor ose, kur kanë sjellë ndotjen tej normave të lejuara të ajrit, ujërave apo tokës, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.”
    Ka dënime me burg edhe për gjymtimin e organeve gjenitale femërore.
    “1. Dëmtimi i rëndë i organeve gjenitale femërore, dënohet me burgim nga katër deri në dymbëdhjetë vjet.

    Do të vlerësohen si dëmtim i rëndë i organeve gjenitale femërore sjelljet e mëposhtme të qëllimshme:a) prerja, infibulimi ose kryerja e ndonjë gjymtimi tjetër për të tërë ose një pjesë të buzëve të mëdha, buzëve të vogla ose klitorit;b) shtrëngimi ose kërkesa ndaj një gruaje që t’i nënshtrohet ndonjë prej akteve të renditura në shkronjën “a”;c) provokimi, shtrëngimi ose kërkesa ndaj një vajze që t’i nënshtrohet ndonjë prej akteve të renditura në shkronjën “a”.”

    Edhe bigamia dënohet me burg.
    “1. Lidhja e dy ose më shumë martesash në të njëjtën kohë dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.
    2. Nëse bigamia vazhdon pas dënimit të parë, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet.
    3. Ky nen gjen zbatim edhe kur fakti është konsumuar jashtë territorit nga një shtetas shqiptar ose nga një i huaj me banim në Shqipëri, ose në dëm të një shtetasi shqiptar ose të një të huaji me banim në Shqipëri, në vende apo shtetas të vendeve që e lejojnë bigaminë.”
    Por ka edhe dënime nëse dëmton shtresën e ozonit.
    “Prodhimi, vendosja në treg, importi, eksporti, përdorimi ose lëshimi i substancave që shkatërrojnë ozonin, qofshin vetëm ose si përzierje, siç referohet në aktet e brendshme ligjore apo ato ndërkombëtare, ose prodhimi, vendosja në treg, importi, eksporti ose përdorimi i produkteve dhe pajisjeve dhe pjesëve të tyre, që përmbajnë substanca që shkatërrojnë ozonin ose funksionimi i të cilave mbështetet në ato substanca të përmendura në aktet normative vendase apo ndërkombëtare, ose prodhimi, vendosja në treg, importi, eksporti ose përdorimi i produkteve dhe pajisjeve, dhe pjesëve të tyre, që përmbajnë gazra serrë të fluoruara ose funksionimi i të cilave mbështetet në ato gaze të përmendura në ato akte, ose vënia në punë e këtyre produkteve dhe pajisjeve, dënohet me burgim nga dy deri në shtatë vjet dhe gjobë.”
    Zgjerimi i zonave që penalizohen ka ngritur pikëpyetje për balancën midis rendit publik dhe lirive themelore të njeriut.
    Tv Klan

  • Trump ndëshkon Indinë, tarifa tregtare 25 % dhe një gjobë për blerje energjie dhe armësh nga Putini

    Trump ndëshkon Indinë, tarifa tregtare 25 % dhe një gjobë për blerje energjie dhe armësh nga Putini

    Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se SHBA-të do të vendosin një tarifë prej 25% për mallrat nga India plus një “ndëshkim” shtesë për vendin që blen armë dhe energji nga Rusia gjatë luftës në Ukrainë.

    Uashingtoni ka vendosur një afat deri më 1 gusht për vendet anembanë botës për të arritur marrëveshje mbi tregtinë, përfshirë Indinë, në mes të luftës gjithëpërfshirëse globale tarifore të presidentit të SHBA-së.

    Ndërsa tha se Delhi ishte një “mik”, Trump përdori platformën e tij Truth Social për të kritikuar politikat tregtare të Indisë dhe tha se Shtëpia e Bardhë do të vendoste një tarifë prej 25% “plus një gjobë” prej një shume të paspecifikuar.

    Ai tha se SHBA-të kishin një deficit tregtar “masiv” me Indinë, kur mallrat e importuara i tejkalonin eksportet, dhe i lidhi blerjet e saj “të mëdha” të pajisjeve ushtarake dhe energjisë nga Rusia me luftën e Vladimir Putinit në Ukrainë .

    Duke kritikuar tarifat indiane të aplikuara ndaj importeve amerikane si “shumë të larta”, ai akuzoi gjithashtu qeverinë e Narendra Modit për zbatimin e barrierave jo-monetare në tregti që ishin ndër më “të vështirat dhe të bezdisshmet” në botë.

    Trump shkroi: “Ata gjithmonë kanë blerë shumicën dërrmuese të pajisjeve të tyre ushtarake nga Rusia dhe janë blerësi më i madh i energjisë në Rusi, së bashku me Kinën, në një kohë kur të gjithë duan që Rusia të ndalë vrasjet në Ukrainë”.

    “Prandaj India do të paguajë një tarifë prej 25%, plus një gjobë, duke filluar nga 1 gushti”, njoftoi Trump.

    Shifrat e përpiluara nga Uashingtoni tregojnë se tregtia e mallrave e SHBA-së me Indinë vlerësohet në 129.2 miliardë dollarë në vitin 2024, duke e bërë atë partnerin e 10-të më të madh tregtar të SHBA-së. Deficiti tregtar i mallrave të SHBA-së ishte me vlerë 45.7 miliardë dollarë.

    Kritikat e Trump ndaj Indisë vijnë ndërsa ai rrit presionin mbi Moskën mes frustrimit në rritje me luftën e Putinit në Ukrainë. Trump kishte pohuar para inaugurimit të tij në janar se do të ishte në gjendje t’i jepte fund konfliktit brenda 24 orëve nga marrja e detyrës.

    Dhjetëra vende të mëdha anembanë botës mbeten të bllokuara në negociata me Uashingtonin, vetëm pak ditë para afatit të 1 gushtit të vendosur nga Trump për të arritur marrëveshje mbi tregtinë. Shtëpia e Bardhë ka kërcënuar të aplikojë në mënyrë të njëanshme tarifa më të larta nëse nuk mund të arrihen marrëveshje.

  • Kundërvajtjet në trafik: Shpesh të pandëshkuara dhe me zbutje të gjobave

    Kundërvajtjet në trafik: Shpesh të pandëshkuara dhe me zbutje të gjobave

    Foto ilustruese

    Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka identifikuar disa të meta në mënyrën se si zyrtarët policorë i shqiptojnë gjobat për kundërvajtjet në trafik, duke shtuar se këto shkelje “sjellin dyshime se mund të abuzohet gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”. IPK-ja tha se e kishte nisur këtë inspektim pasi kishte marrë informacion se zyrtarët policorë nuk i gjobisin kundërvajtësit për shkeljet që i kanë kryer.
    Dhe rezultati i inspektimit? Nga 590 raste të analizuara, në të cilët ka pasur shkelje të shpejtësisë së lejuar për të paktën 20 kilometra në orë, vetëm 35 për qind e ngasësve janë gjobitur. Për më tepër, në 40 për qind prej gjobave të shqiptuara janë vërejtur mospërputhje.
    Herë, shpejtësia e lëvizjës është shkruar në gjobë të jetë më e ulët sesa e regjistruar në radar; herë të tjera, shpejtësia e kufizuar në gjobë është shkruar të jetë ndryshe nga ajo e regjistruar në radar.

    Sipas raportit të IPK-së, kjo gjë dyshohet se është bërë me synim për të zbutur dënimin dhe për t’iu shmangur gjobave më të rënda.
    Ligji për rregullat e trafikut rrugor parasheh gjobë deri në 500 euro për ata që vozisin mbi 100 kilometra në orë mbi shpejtësinë e lejuar, deri në 300 euro për ata që vozisin nga 50 në 100 kilometra në orë mbi shpejtësinë e lejuar.

    Gjobat shkojnë duke u ulur varësisht nga tejkalimi i shpejtësisë, deri në 20 euro për tejkalimin nga 10 deri në 20 kilometra në orë. Përveç gjobave financiare, shoferët ndëshkohen edhe me pikë negative – me nëntë pikë negative, një shoferit i pezullohet patent shoferi – dhe marrje të përkohshme të lejes për vozitje.
    Që të përmirësohet mënyra e përdorimit të radarëve për matjen e shpejtësisë së lëvizjës, IPK-ja ka rekomanduar trajnime shtesë për personelin dhe kryerjen më të rregullt të kontrolleve dhe monitorimit./REL

    2jpg

    1jpg

  • Kodi i ri penal, burg kush bën komente kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve, dënohen edhe gazetarët që publikojnë…

    Kodi i ri penal, burg kush bën komente kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve, dënohen edhe gazetarët që publikojnë…

    Një nen që pritet të shkaktojë debat është neni 536, i cili ka të bëjë me pavarësinë e drejtësisë. Qeveria synon të ndalojë kritikat apo sulmet ndaj sistemit të drejtësisë.
    Nuk e dimë nëse qëllimi është të ndalet presioni që Berisha, Meta e shumë të tjerë i bëjnë drejtësisë, apo do të bëhet për të kufizuar median të komentojë vendime të caktuara gjyqësore.
    “Bërja apo publikimi i komenteve me anë të së cilave synohet haptazi të ushtrohet ndikim në aftësinë e gjykatës për të marrë vendimet, nëpërmjet krijimit të rrethanave shtypëse ndaj pavarësisë së saj, shtrembërimit të qëllimshëm të cilësisë së provave apo paraqitjes së tyre në kundërshtim me përmbajtjen e vërtetë, imponimit për të krijuar pabesueshmërinë në publik të aftësisë së gjykatës për të qenë e pavarur, të kryera për çdo interes apo përfitim, për të dëmtuar apo favorizuar persona të veçantë, e kryer përpara dhënies së një vendimi gjyqësor, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet”, shkruhet në draftin e ri të Kodit Penal.
    Po ashtu janë dhe disa nene të tjera që duket se kanë si qëllim të kufizojnë lirinë e medias. Në Kod janë futur disa përcaktime që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me publikimin e të dhënave sekrete apo hetimore dhe kushdo që i publikon rrezikon gjobë.
    Aktualisht ka vetëm një nen në Kodin Penal, por që nuk është specifik për publikimin e të dhënave sekrete. Mirëpo tani është futur ekzaktësisht termi “publikim”, që duket se kufizon punën e gazetarëve. Një tjetër element është se do të ketë burg për këdo zyrtar që u jep gazetarëve të dhëna mbi operacione apo çështje të tjera.
    Përcaktimet në Kod
    517- Zbulimi i akteve ose i të dhënave sekrete të procedimit penal

    Zbulimi i akteve sekrete ose i të dhënave, që përmbajnë aktet sekrete, nga prokurori ose oficeri i policisë gjyqësore, gjyqtari apo sekretari gjyqësor, avokati ose çdo subjekt që vjen në dijeni për to për shkak të detyrës gjyqësore, si dhe mosrespektimi i detyrimeve të përcaktuara në nenin 103 të Kodit të Procedurës Penale, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.
    Zbulimi i akteve sekrete ose i të dhënave, që përmbajnë aktet sekrete, nga cilido, që është paralajmëruar nga prokurori ose oficeri i policisë gjyqësore për moszbulimin e tyre, e shton dënimin e parashikuar në paragrafin e parë deri në një të tretën e tij. Nëse kjo vepër kryhet nga personat juridikë dënohet me gjobë ose me një nga dënimet e tjera parashikuar në nenin 123 të këtij Kodi.
    Publikimi i akteve sipas paragrafit të parë të këtij neni, që sigurohen nga nëpunës apo burime zyrtare, që synojnë shfrytëzimin e tyre për interesa të çfarëdoshme të publikuesit duke u sjellë dëm interesave publike që lidhen me hetimin apo gjykimin e çështjeve, dënohet me gjobë ose me burgim deri në katër vjet. Nëse kjo vepër kryhet nga personat juridikë dënohet me gjobë ose me një nga dënimet sipas nenit 123 të këtij Kodi.

    Neni 516- Zbulimi i bashkëpunëtorit të drejtësisë

    Zbulimi i të dhënave sekrete apo konfidenciale, që kanë lidhje me identitetin, procesin e bashkëpunimit, të mbrojtjes ose për vendndodhjen e dëshmitarëve e të bashkëpunëtorëve të drejtësisë, të cilët përfitojnë mbrojtje të veçantë sipas ligjeve në fuqi, dënohet me burgim nga dy deri në gjashtë vjet.
    Zbulimi që ka sjellë si pasojë vdekjen, plagosjen e rëndë ose ka rrezikuar seriozisht jetën apo shëndetin e dëshmitarëve ose të bashkëpunëtorëve të drejtësisë, të familjarëve të tyre apo të punonjësve të policisë, të ngarkuar me mbrojtjen e tyre dënohet sipas dispozitës penale të posaçme bazuar në llojin e pasojës së ardhur dhe, konkurron me paragrafin një të këtij neni.

     

    Publikimi me çfarëdolloj forme i akteve të përmendura në paragrafin e parë të këtij neni, shton dënimin deri në një të tretën e tij. Nëse kjo vepër kryhet nga personat juridikë dënohet me gjobë ose me një nga dënimet sipas nenit 123 të këtij Kodi.

    Neni 517- Dhënia e informacioneve

    Dhënia e informacioneve të rëndësishme që lidhen me operacione arrestimesh, vendndodhje dokumentesh apo personash, ngjarje kriminale, rekorde kriminale, lëvizje personash, pavarësisht shkaqeve të dhënies së tij, përveçse kur ka shkaqe padënueshmërie, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.
    Nëse informacioni është dhënë në shërbim të personave të organizuar në bashkëpunim të veçantë, dënimi sipas paragrafit të parë rritet deri në një të dytën e tij.
    Kur informacioni jepet nga zyrtari publik që mban informacionin apo bie në kontakt me të ngaqë ka dijeni për arsyet e kërkimit të tij, vepra konkurron me krimin që kryhet me ndihmën edhe të informacionit të dhënë autorëve të tyre.
    Publikimi me çfarëdolloj forme i akteve të përmendura në paragrafin e parë të këtij neni, shton dënimin deri në një të tretën e tij. Nëse kjo vepër kryhet nga personat juridikë dënohet me gjobë ose me një nga dënimet sipas nenit 123 të këtij Kodi.

     
     
     
     
     

  • Kodi i ri Penal, burg për këdo që kritikon vendimet e gjykatave dhe publikon të dhëna hetimore

    Kodi i ri Penal, burg për këdo që kritikon vendimet e gjykatave dhe publikon të dhëna hetimore

    Qeveria ka vendosur të ndryshojë në mënyrë rrënjësore Kodin Penal, duke futur një gamë të gjerë nenesh të reja. Por edhe pse ka shumë elemente që janë të nevojshëm, pritet që ky Kod të shfrytëzohet për të rritur autokracinë e qeverisë, por jo vetëm. Nëse shohim në detaje, ka disa nene që duket se godasin lirinë e shprehjes.
    Një nen që pritet të shkaktojë debat është neni 536, i cili ka të bëjë me pavarësinë e drejtësisë. Qeveria synon të ndalojë kritikat apo sulmet ndaj sistemit të drejtësisë.
    Nuk e dimë nëse qëllimi është të ndalet presioni që Berisha, Meta e shumë të tjerë i bëjnë drejtësisë, apo do të bëhet për të kufizuar median të komentojë vendime të caktuara gjyqësore.
    “Bërja apo publikimi i komenteve me anë të së cilave synohet haptazi të ushtrohet ndikim në aftësinë e gjykatës për të marrë vendimet, nëpërmjet krijimit të rrethanave shtypëse ndaj pavarësisë së saj, shtrembërimit të qëllimshëm të cilësisë së provave apo paraqitjes së tyre në kundërshtim me përmbajtjen e vërtetë, imponimit për të krijuar pabesueshmërinë në publik të aftësisë së gjykatës për të qenë e pavarur, të kryera për çdo interes apo përfitim, për të dëmtuar apo favorizuar persona të veçantë, e kryer përpara dhënies së një vendimi gjyqësor, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet”, shkruhet në draftin e ri të Kodit Penal.
    Po ashtu janë dhe disa nene të tjera që duket se kanë si qëllim të kufizojnë lirinë e medias. Në Kod janë futur disa përcaktime që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me publikimin e të dhënave sekrete apo hetimore dhe kushdo që i publikon rrezikon gjobë.
    Aktualisht ka vetëm një nen në Kodin Penal, por që nuk është specifik për publikimin e të dhënave sekrete. Mirëpo tani është futur ekzaktësisht termi “publikim”, që duket se kufizon punën e gazetarëve. Një tjetër element është se do të ketë burg për këdo zyrtar që u jep gazetarëve të dhëna mbi operacione apo çështje të tjera.
    Përcaktimet në Kod
    517- Zbulimi i akteve ose i të dhënave sekrete të procedimit penal
    1. Zbulimi i akteve sekrete ose i të dhënave, që përmbajnë aktet sekrete, nga prokurori ose oficeri i policisë gjyqësore, gjyqtari apo sekretari gjyqësor, avokati ose çdo subjekt që vjen në dijeni për to për shkak të detyrës gjyqësore, si dhe mosrespektimi i detyrimeve të përcaktuara në nenin 103 të Kodit të Procedurës Penale, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.
    2. Zbulimi i akteve sekrete ose i të dhënave, që përmbajnë aktet sekrete, nga cilido, që është paralajmëruar nga prokurori ose oficeri i policisë gjyqësore për moszbulimin e tyre, e shton dënimin e parashikuar në paragrafin e parë deri në një të tretën e tij. Nëse kjo vepër kryhet nga personat juridikë dënohet me gjobë ose me një nga dënimet e tjera parashikuar në nenin 123 të këtij Kodi.
    3. Publikimi i akteve sipas paragrafit të parë të këtij neni, që sigurohen nga nëpunës apo burime zyrtare, që synojnë shfrytëzimin e tyre për interesa të çfarëdoshme të publikuesit duke u sjellë dëm interesave publike që lidhen me hetimin apo gjykimin e çështjeve, dënohet me gjobë ose me burgim deri në katër vjet. Nëse kjo vepër kryhet nga personat juridikë dënohet me gjobë ose me një nga dënimet sipas nenit 123 të këtij Kodi.
    Neni 516- Zbulimi i bashkëpunëtorit të drejtësisë
    1. Zbulimi i të dhënave sekrete apo konfidenciale, që kanë lidhje me identitetin, procesin e bashkëpunimit, të mbrojtjes ose për vendndodhjen e dëshmitarëve e të bashkëpunëtorëve të drejtësisë, të cilët përfitojnë mbrojtje të veçantë sipas ligjeve në fuqi, dënohet me burgim nga dy deri në gjashtë vjet.
    2. Zbulimi që ka sjellë si pasojë vdekjen, plagosjen e rëndë ose ka rrezikuar seriozisht jetën apo shëndetin e dëshmitarëve ose të bashkëpunëtorëve të drejtësisë, të familjarëve të tyre apo të punonjësve të policisë, të ngarkuar me mbrojtjen e tyre dënohet sipas dispozitës penale të posaçme bazuar në llojin e pasojës së ardhur dhe, konkurron me paragrafin një të këtij neni.
    3. Publikimi me çfarëdolloj forme i akteve të përmendura në paragrafin e parë të këtij neni, shton dënimin deri në një të tretën e tij. Nëse kjo vepër kryhet nga personat juridikë dënohet me gjobë ose me një nga dënimet sipas nenit 123 të këtij Kodi.
    Neni 517- Dhënia e informacioneve
    1. Dhënia e informacioneve të rëndësishme që lidhen me operacione arrestimesh, vendndodhje dokumentesh apo personash, ngjarje kriminale, rekorde kriminale, lëvizje personash, pavarësisht shkaqeve të dhënies së tij, përveçse kur ka shkaqe padënueshmërie, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.
    2. Nëse informacioni është dhënë në shërbim të personave të organizuar në bashkëpunim të veçantë, dënimi sipas paragrafit të parë rritet deri në një të dytën e tij.
    3. Kur informacioni jepet nga zyrtari publik që mban informacionin apo bie në kontakt me të ngaqë ka dijeni për arsyet e kërkimit të tij, vepra konkurron me krimin që kryhet me ndihmën edhe të informacionit të dhënë autorëve të tyre.
    4. Publikimi me çfarëdolloj forme i akteve të përmendura në paragrafin e parë të këtij neni, shton dënimin deri në një të tretën e tij. Nëse kjo vepër kryhet nga personat juridikë dënohet me gjobë ose me një nga dënimet sipas nenit 123 të këtij Kodi.
     
     

  • Gjobë 200 mijë lekë për zhurmën në Dhërmi, muzika e lartë në “beach bar” kushton shtrenjtë

    Gjobë 200 mijë lekë për zhurmën në Dhërmi, muzika e lartë në “beach bar” kushton shtrenjtë

    Një “beach bar” në zonën turistike të Dhërmit është ndëshkuar me një gjobë prej 200 mijë lekësh, pasi gjatë kontrolleve të policisë rezultoi se muzika e transmetuar kishte tejkaluar kufijtë e lejuar ligjorë për ndotjen akustike.
    Ngjarja u konstatua më 26 korrik, kur shërbimet e Stacionit të Policisë Dhërmi, në kuadër të masave të shtuara për ruajtjen e qetësisë publike dhe kontrollin e ndotjes akustike në sezonin turistik, kryen kontrolle në disa lokale përgjatë vijës bregdetare.
    Sipas njoftimit zyrtar të Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, gjatë verifikimeve në një prej lokaleve të natës, u konstatua se niveli i zërit tejkalonte normat e lejuara me ligj, çka çoi në vendosjen e një gjobe administrative për administratorin e lokalit, me inicialet E. P.
    Autoritetet theksojnë se kontrollet do të vijojnë në mënyrë intensive në të gjitha zonat turistike të qarkut Vlorë, me qëllim garantimin e qetësisë për pushuesit dhe mbrojtjen nga ndotja akustike, një shqetësim i përsëritur gjatë sezonit veror.
    Policia u bën thirrje të gjithë operatorëve turistikë, pronarëve të bareve, restoranteve dhe ambienteve të argëtimit “që të respektojnë nivelin dhe orarin e lejuar për muzikën që gjenerojnë nga aktivitetet në subjektet e tyre”, për të shmangur masa ndëshkuese dhe për të siguruar një ambient të qetë për turistët.