Tag: gjobë

  • FIFA dënon Shqipërinë me gjobë të majme për trazirat ndaj Serbisë, nuk shpëtojnë as kundërshtarët

    FIFA dënon Shqipërinë me gjobë të majme për trazirat ndaj Serbisë, nuk shpëtojnë as kundërshtarët

    4 Shtator 2025

    19:18

    Telesport

    FIFA ka dënuar Shqipërinë me 200 mijë euro gjobë për shkak të sjelljes jo të përshtatshme të tifozëve, gjatë ndeshjes me Serbinë, e cila u luajt më 7 qershor në “Air Albania”.
    FIFA shpjegon se ka vendosur këtë masë dënimi për shkak të ndërprerjes së himnit kombëtar serb dhe shfaqjes së mesazheve të papërshtatshme nga tifozët kuqezi.
    Jo vetëm gjobë, por edhe reduktim në masën 20% të kapacitetit të tifozëve për sfidën e radhës të Shqipërsië, e cila është të martën ndaj Letonisë. Serbia po ashtu u gjobit me 50 mijë dollarë për incidentet gjatë ndeshjes kualifikuese ndaj Andorrës.
    Kujtojmë që ndeshja e mbyll me rezultatin e bardhë 0-0 dhe në fund të pjesës së parë Rei Manj humbi shansin e artë për të gjetur golin, pasi gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Ndeshja e kthimit ndaj Serbisë do të luhet më 11 tetor në Beograd.

  • Ligji i ri për emigrantët: Kthim vullnetar në shtëpi ose burg dhe gjobë deri në 10 mijë euro

    Ligji i ri për emigrantët: Kthim vullnetar në shtëpi ose burg dhe gjobë deri në 10 mijë euro

    Bota E Mërkurë, 3 Shtator 2025 20:31
    Parlamenti i Greqisë ka miratuar një ligj të ri me masa të rrepta për imigracionin. Ligji përfshin ndalim të zgjatur dhe gjoba të rënda për ata që hyjnë ilegalisht në vend, ndërsa përshpejton procesin e kthimit të emigrantëve në vendet e tyre të origjinës. Ky është një ndryshim vendimtar politik nga qeveria e Kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, në përgjigje të një rritjeje të kohëve të fundit të mbërritjeve në ishujt jugorë të vendit.
    Ndërsa flukset e emigrantëve kanë rënë në përgjithësi që kur Greqia ishte epiqendra e krizës së migracionit në Evropë gati një dekadë më parë, një rritje e mbërritjeve nga Afrika e Veriut nëpërmjet ishujve të Kretës dhe Gavdos këtë vit e shtyu shtetin të vepronte. Sipas masave të miratuara rishtazi, çdo migrant pa dokumente që hyn nga një vend që Bashkimi Evropian e konsideron të sigurt dhe që nuk kualifikohet për azil, do t’i jepet një zgjedhje: të kthehet në shtëpi vullnetarisht ose të përballet me ndalim të detyrueshëm deri në 24 muaj dhe një gjobë që mund të arrijë në 10,000 euro.

    Ky legjislacion është i fundit në një seri hapash të ndërmarrë nga administrata Mitsotakis, e cila që nga marrja e pushtetit në vitin 2019 ka zgjeruar rrethimin kufitar përgjatë kufirit verior dhe ka forcuar patrullat detare në Detin Egje për të penguar anijet që hynin. Greqia gjithashtu filloi të përdorë monitorë të kyçit të këmbës për azilkërkuesit e refuzuar për t’i parandaluar ata të iknin dhe të qëndronin më gjatë se ç’duhej në vend. Duke mbrojtur qëndrimin e qeverisë në parlament të martën, Ministri i Migracionit Thanos Plevris shpjegoi se të drejtat e grekëve ishin më të rëndësishme se të drejtat e emigrantëve, azili i të cilëve u refuzua dhe që qëndronin ilegalisht në Greqi.

  • ‘Deri në 9 vjet burg për evazion fiskal’, Kodi i ri Penal: Kush nuk paguan tatimet në kohë…

    ‘Deri në 9 vjet burg për evazion fiskal’, Kodi i ri Penal: Kush nuk paguan tatimet në kohë…

    Bizneset që operojnë në vend duhet të jenë më të kujdesshëm në aktivitetin e tyre pasi Kodi i ri Penal i hedhur për konsultim publik vë në shënjestër çdo tentativë për evazion apo pasaktësi.
    Konkretisht referuar dokumentit voluminoz, “krijimi i skemave mashtruese lidhur me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, që zvogëlojnë detyrimin tatimor me qëllim rritjen e vlerës kreditore të rimbursueshme të tij, nëpërmjet lëshimit të faturave të falsifikuara, apo manipulimit të sistemit kontabël të llogarive, qe kane si efekt zvogëlimin e buxhetit te shtetit, dënohet me burgim nga 3-8 vjet”.
    Nga ana tjetër evazioni nëpërmjet transaksioneve të pakryera përbën vepër penale. Konkretisht “paraqitja e të dhënave të pavërteta nëpërmjet faturave të falsifikuara që u takojnë transaksioneve të pakryera, marrëveshjeve apo sjelljeve mashtruese, apo manipulimit të sistemit kontabël të llogarive, të bëra me synimin e kryerjes së evazionit tatimor, dënohet me burgim nga 4-9 vjet.
    Në draft përcaktohet gjithashtu se shkelja e detyrimit për mbajtjen e dokumentacionit të të dhënave tatimore nga ana e bizneseve dënohet me 1-5 vjet burg.
    Paraqitja e qëllimshme e dokumenteve apo kërkesave të falsifikuara, ose qëllimisht të paplota, përpara autoritetit tatimor, për të mbështetur kthimin e paligjshëm të detyrimeve tatimore të paguara më parë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në 3 vjet.
    Prishja e shenjave dalluese të vendosura nga administrata tatimore për bllokimin apo pezullimin e veprimtarisë tregtare, ose ushtrimi i veprimtarisë tregtare pas njoftimit të vendimit të administratës tatimore për bllokimin apo pezullimin e saj, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në 2 vjet.
    Mospagimi vullnetar i detyrimeve që bazohen mbi vetëdeklarimin e tyre, pjesërisht apo plotësisht, ose në afatin e caktuar në ligjin përkatës, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në 1 vit.
    Ndërhyrja në funksionimin e rregullt të pajisjeve fiskale, pajisjeve elektronike të faturimit, me qëllim mosregjistrimin e plotë të të dhënave për efekt të evazionit fiskal, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në 2 vjet.
    Po ashtu, krijimi i planeve, rrethanave apo gjetja e bashkëpunëtorëve për të kryer evazion serioz fiskal, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.

  • Franca hedh në gjyq platformën që po transmetonte live kur 46-vjeçari kishte vdekur, përgjegjësit mund të përballen me 10 vite burg dhe 1 milionë euro gjobë  

    Franca hedh në gjyq platformën që po transmetonte live kur 46-vjeçari kishte vdekur, përgjegjësit mund të përballen me 10 vite burg dhe 1 milionë euro gjobë  

    Franca është gati të padisë platformën australiane të transmetimit live, Kick për neglizhencë pas vdekjes së 46-vjeçarit, Raphael Graven gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë 10-ditor.

    Graven, i njohur gjithashtu si Jean Pormanove, vdiq më 17 gusht mbrëmje në Kontin e Nisës gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë 10-ditor në kanalin e tij. Një autopsi tregoi se ai nuk u vra nga trauma ose nga dikush tjetër.
    “Kick nuk bëri gjithçka të mundshme për të ndaluar transmetimin e përmbajtjes së rrezikshme”, tha Ministrja e Dixhitalizimit e Francës, Clara Chapaz, duke akuzuar platformën për shkelje të një ligji të vitit 2004 që rregullon përmbajtjen online.

    Kick streaming platform is under investigation after French streamer Raphaël Graven died in his sleep during a broadcast filled with extreme challenges and abuse.#KickStreaming #news #breaking #streaming pic.twitter.com/a5HSTVBKlt
    — Rumora 📰 (@Rumo_ra) August 19, 2025

    Kick përballet me gjobë deri në 1 milion euro
    Në një deklaratë të veçantë të martën, prokurorja e Parisit Laure Beccau tha se Franca kishte nisur një hetim mbi platformën për të shqyrtuar nëse Kick transmetoi me vetëdije “video me sulme të qëllimshme ndaj integritetit personal”.
    Hetuesit do të shqyrtojnë gjithashtu nëse platforma e transmetimit është në përputhje me Aktin e Shërbimeve Dixhitale të BE-së për kontrollin e përmbajtjes. Shkelësit përballen me deri në 10 vjet burg dhe një gjobë deri në 1 milion euro.
    Pas vdekjes së Graven, dega franceze e Kick tha se do të bashkëpunonte me autoritetet dhe po rishikonte përmbajtjen e saj franceze.
    “Prioriteti ynë është të mbrojmë krijuesit dhe të sigurojmë një mjedis më të sigurt në Kick. Të gjithë bashkëtransmetuesit që morën pjesë në këtë transmetim të drejtpërdrejtë janë ndaluar në pritje të hetimit në vazhdim”, shkruhej në deklaratën e platformës në X.

    ⚫ Mort en direct en plein stream, Jean Pormanove, de son vrai nom Raphaël Graven, avait 46 ans. Il faisait partie du collectif Lokal où il subissait des violences et humiliations sur la plateforme Kick, critiquée pour sa faible régulation.➡️ https://t.co/Xbv4OQE7ga pic.twitter.com/rizhDr1rrt
    — 20 Minutes (@20Minutes) August 19, 2025

    Poshtërimi i Graven në mediat sociale
    Graven kishte më shumë se 1,000,000 ndjekës në mediat sociale dhe ishte veçanërisht popullor në Kick.
    Vërehet se 46-vjeçari ishte i njohur për videot në të cilat poshtërohej dhe abuzohej së bashku me kolegët e tij. Në një skenë, atij duket se i hidhet një shishe me ujë në fytyrë ndërsa është shtrirë.
    Ky incident u përmend edhe nga vetë ministrja e Teknologjisë Dixhitale, duke deklaruar se
    Graven ishte “poshtëruar dhe abuzuar për muaj të tërë”.

    Top Channel

  • Tejkaloi shpejtësinë në rrugë, i vendoset gjobë rekord prej 110 mijë dollarësh shoferit

    Tejkaloi shpejtësinë në rrugë, i vendoset gjobë rekord prej 110 mijë dollarësh shoferit

    Një shofer në Zvicër, i cili po lëvizte me 27 kilometra në orë mbi kufirin e shpejtësisë në një rrugë në qytetin Lozana, po përballet me një gjobë prej 110,000 dollarë. Por ai mund ta përballojë atë.
    Pse gjoba kaq e lartë? Sepse është një shkelës përsëritës dhe është një nga njerëzit më të pasur të Zvicrës dhe kantonit Vaud. Në këtë rajon, gjobat vendosen bazuar në faktorë si të ardhurat, pasuria ose gjendja e përgjithshme financiare familjare. Zviceranët nuk janë të vetmit.
    Gjermania, Franca, Austria dhe vendet nordike të gjitha lëshojnë dënime bazuar në pasurinë e një personi. Gjoba e fundit nuk është as një rekord në Zvicër. Në vitin 2010, një shofer milioner i një Ferrari mori një gjobë të barabartë me rreth 290,000 dollarë për shpejtësi në kantonin lindor të St. Gallen.
    Në atë kohë, grupi zviceran i sigurisë Road Cross tha se shoferët e pasur ishin ndëshkuar lehtë duke bërë që të miratohej një rishikim i ligjit penal tre vjet më parë që lejonte gjyqtarët të jepnin gjoba bazuar në të ardhurat personale dhe pasurinë për kundërvajtje si shpejtësia dhe drejtimi në gjendje të dehur.
    Sipas rregullave të sotme, një person i varfër mund të kalojë një natë në burg në vend të një gjobe, ndërsa më i pasuri në vendin e pasur alpin mund t’i duhet të paguajë dhjetëra mijëra.
    Vincent Derouand, një zëdhënës i zyrës së prokurorit publik të Vaudit, tha se i pandehuri nuk e kundërshtoi vendimin. Ai tashmë ishte gjobitur për një shkelje të ngjashme tetë vjet më parë, dhe pagoi 10,000 franga zvicerane gjobë.
    Në Zvicër, as pilicët nuk janë imun ndaj gjobave të tilla policët. Një oficer u gjobit për kalim të kufirit të shpejtësisë nëpër rrugët e Gjenevës në vitin 2016 ndërsa ndiqte hajdutët që kishin grabitur një bankë.

  • Dodik i ‘shpëton’ burgut, gjykata jep vendim për dënim me gjobë

    Dodik i ‘shpëton’ burgut, gjykata jep vendim për dënim me gjobë

    Gjykata e Bosnjë-Hercegovinës ka vendosur të zëvendësojë dënimin me burgim ndaj ish-kreut të Republikës Sërpska, Milorad Dodik, me një gjobë monetare, në përputhje me parashikimet ligjore në fuqi.

    Vendimi është marrë pas propozimit të mbrojtjes dhe deklarimit të Prokurorisë së Bosnjë-Hercegovinës, ku Gjykata bëri të ditur të martën se “në përputhje me dispozitat ligjore, është miratuar zëvendësimi i dënimit me burg me dënim me gjobë”.

    Sipas Kodit Penal të Bosnjë-Hercegovinës, dënimet me burg deri në një vit mund të zëvendësohen me gjobë, duke llogaritur një ditë burg si ekuivalente me 100 marka (rreth 50 euro). Për dënimin prej një viti burg, Dodik do të duhet të paguajë 36.500 marka, apo mbi 18.000 euro.

    Dodik u dënua më herët me një vit burgim dhe gjashtë vjet ndalim për të ushtruar funksione publike, për shkak të moszbatimit të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë të bashkësisë ndërkombëtare në Bosnje-Hercegovinë. Pak ditë më parë, ai humbi edhe mandatin si kryetar i entitetit serb të vendit, pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

  • Katy Perry paguan gjobë për xhirime të paligjshme në këtë vend

    Katy Perry paguan gjobë për xhirime të paligjshme në këtë vend

    Këngëtarja e njohur amerikane Kay Perry dhe kompania e saj e prodhimit vendosën një gjobë pas një hetimi që filloi në korrik 2024 sepse ajo dhe ekipi i saj filmuan një videoklip për këngën hit “Lifetimes” pa leje në ishullin privat S’Espalmador, i vendosur në veri të Formenterës dhe pjesë e Parkut Natyror të mbrojtur Ses Salines, raportuan disa media të dielën, më 10 gusht.
    Ishulli i vogël ku ndodhet Parku Natyror Ses Salines, midis dy Ishujve Balearik, Ibizës dhe Formenterës, konsiderohet si një nga parqet kombëtare më interesante të Ishujve Balearik me plazhet më të mira në të gjithë rajonin.
    Përveç historisë së tij të jashtëzakonshme, dashamirësit e natyrës do ta shijojnë veçanërisht parkun, i cili është përcaktuar si një ‘zonë me interes të veçantë piktoresk dhe rural’. Bukuria natyrore e Ses Salines është e vështirë të tejkalohet për shkak të vijës së thyer bregdetare dhe kontrastit midis pyjeve dhe fushave.
    Europa Press konfirmoi se qeveria e Ishujve Balearik vendosi sanksione ndaj kompanisë përgjegjëse për xhirimet. Ekzekutivi rajonal vendosi një gjobë prej 6,001 eurosh, duke e klasifikuar incidentin si një vepër penale “serioze”, megjithëse nuk u gjetën faktorë rëndues të zbatueshëm pasi “nuk u shkaktua asnjë dëm mjedisor”.

  • UEFA gjobit ujet e Barcelonës për shkelje të rregullave në kontrollin antidoping

    UEFA gjobit ujet e Barcelonës për shkelje të rregullave në kontrollin antidoping

    Komiteti i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s (CEDB) ka njoftuar vendimet e marra pas mbledhjes së 31 korrikut 2025, ku Barcelona ka marrë disa sanksione si pasojë e mosrespektimit të rreggulave në ndeshjen e kthimit të Champions League, në “Giuseppe Meazza”, kundër Interit.

    Trajneri Hansi Flick është dënuar me një ndeshje pezullim në edicionin e ardhshëm të Champions League për shkelje të parimeve të përgjithshme të sjelljes (neni 11(1) i Rregullores Disiplinore) dhe për shkelje të rregullave bazë të sjelljes së hijshme (neni 11(2)(b) i po të njëjtës rregullore).
    Përveç kësaj, atij i është vendosur edhe një gjobë prej 20.000 eurosh. Të njëjtin dënim sportiv dhe ekonomik e ka marrë edhe Marcus Sorg, ndihmës i trajnerit gjerman.

    Gjithashtu, Robert Lewandowski dhe Lamine Yamal janë ndëshkuar, jo me pezullim ndeshjesh, por me gjobë financiare, për “mosrespektim të udhëzimeve të Zyrtarit të Kontrollit të Dopingut” (neni 21.8 i Rregullores së Antidopingut të UEFA-s) dhe për “mosparaqitje të menjëhershme në Vendin e Kontrollit të Dopingut” (neni 21.10(a) i së njëjtës rregullore). Të dy lojtarët duhet të paguajnë nga 5.000 euro gjobë secili.

  • Dodik i kërkon gjykatës në Bosnje t’ia zëvendësojë me gjobë dënimin me burgim

    Dodik i kërkon gjykatës në Bosnje t’ia zëvendësojë me gjobë dënimin me burgim

    Milorad Dodik

    BOSNJE-HERCEGOVINA- Millorad Dodik, presidenti i entitetit serb të Bosnjë e Hercegovinës, i ka kërkuar formalisht Gjykatës së Bosnje e Hercegovinës të mërkurën t’ia zëvendësojë me gjobë dënimin prej një viti burgim. Dodik u dënua në shkurt me një vit burgim dhe iu ndalua ushtrimi i detyrës për gjashtë vjet. Gjykata e Apelit e mbajti në fuqi dënimin ndaj tij këtë muaj. Dënimi me një vit burgim mund të zëvendësohet me gjobë sipas sistemit ligjor të Bosnjës.
    Sipas Kodit Penal të Bosnjës, një ditë burg kushton 50 euro. Dodik do të paguajë rreth 18.000 euro për një vit. Megjithëse Dodiku ka thënë vazhdimisht se nuk e pranon vendimin e gjykatës, kërkesa për ta shndërruar dënimin në gjobë tregon se ai e ka pranuar vendimin. Dodik u dënua për mosrespektim të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë të bashkësisë ndërkombëtare në Bosnje e Hercegovinë.
    Pasi dënimi i tij u vërtetua, të mërkurën Komisioni Qendror Zgjedhor ia hoqi atij mandatin e presidentit të entitetit serb, duke hapur rrugën për zgjedhje të parakohshme për president të Republikës Sërpska. Dodiku, i cili ka mbështetjen e Moskës, iu përgjigj Komisionit Qendror duke thënë se do të mbajë referendum në Republikën Sërpska për mandatin e tij, edhe pse Kushtetuta e Bosnjës nuk parashikon mundësinë e mbajtjes së referendumeve në entitete.
    Ndërkohë, më 7 gusht në orën 21:00, Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë konsultime të mbyllura lidhur me situatën në Bosnje dhe Hercegovinë. Nga Misioni i Panamasë, e cila aktualisht kryeson Këshillin, është thënë për agjencinë ruse RIA Novosti se Rusia ka kërkuar mbajtjen e këtij takimi. Në të njëjtën kohë, Ambasada e Rusisë ka deklaruar se për Bosnje dhe Hercegovinën “ka ardhur momenti i së vërtetës”, pas të cilit “mund të vijë pika pa kthim”.
    Në deklaratën e publikuar më 7 gusht thuhet se “ose Bosnja dhe Hercegovina do të dëshmojë se është vërtet një shtet juridik dhe demokratik, duke e hedhur poshtë aktgjykimin e politizuar ndaj presidentit Dodik – i cili u imponua nën presionin perëndimor – ose do të rreshtohet krah Moldavisë, Rumanisë, Francës, Gjermanisë, Austrisë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në thelb gjithë Perëndimit kolektiv, ku në mënyrë hipokrite dhe arrogante përdoren agjencitë ligjzbatuese për të shkatërruar kundërshtarët politikë”./REL

  • Non grata nga SHBA/ Dodik i drejtohet Gjykatës së Bosnjë-Hercegovinës, kërkon të zëvendësojë me gjobë dënimin me burg

    Non grata nga SHBA/ Dodik i drejtohet Gjykatës së Bosnjë-Hercegovinës, kërkon të zëvendësojë me gjobë dënimin me burg

    Millorad Dodik, presidenti i entitetit serb të Bosnjë e Hercegovinës, i ka kërkuar formalisht Gjykatës së Bosnje e Hercegovinës të mërkurën t’ia zëvendësojë me gjobë dënimin prej një viti burgim.
    Dodik u dënua në shkurt me një vit burgim dhe iu ndalua ushtrimi i detyrës për gjashtë vjet. Gjykata e Apelit e mbajti në fuqi dënimin ndaj tij këtë muaj.
    Dënimi me një vit burgim mund të zëvendësohet me gjobë sipas sistemit ligjor të Bosnjës.
    Sipas Kodit Penal të Bosnjës, një ditë burg kushton 50 euro. Dodik do të paguajë rreth 18.000 euro për një vit.
    Megjithëse Dodik ka deklaruar vazhdimisht se nuk e pranon vendimin e gjykatës, kërkesa e tij për ta shndërruar dënimin në gjobë tregon se, në fakt, ai e ka pranuar atë.
    Dodik u dënua për mosrespektim të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë të bashkësisë ndërkombëtare në Bosnje e Hercegovinë.
    Pasi dënimi i tij u vërtetua, të mërkurën Komisioni Qendror Zgjedhor ia hoqi atij mandatin e presidentit të entitetit serb, duke hapur rrugën për zgjedhje të parakohshme për president të Republikës Sërpska.
    Dodiku, i cili ka mbështetjen e Moskës, iu përgjigj Komisionit Qendror duke thënë se do të mbajë referendum në Republikën Sërpska për mandatin e tij, edhe pse Kushtetuta e Bosnjës nuk parashikon mundësinë e mbajtjes së referendumeve në entitete.
    Ndërkohë, më 7 gusht në orën 21:00, Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë konsultime të mbyllura lidhur me situatën në Bosnje dhe Hercegovinë. Nga Misioni i Panamasë, e cila aktualisht kryeson Këshillin, është thënë për agjencinë ruse RIA Novosti se Rusia ka kërkuar mbajtjen e këtij takimi.
    Në të njëjtën kohë, Ambasada e Rusisë ka deklaruar se për Bosnje dhe Hercegovinën “ka ardhur momenti i së vërtetës”, pas të cilit “mund të vijë pika pa kthim”.
    Në deklaratën e publikuar më 7 gusht thuhet se “ose Bosnja dhe Hercegovina do të dëshmojë se është vërtet një shtet juridik dhe demokratik, duke e hedhur poshtë aktgjykimin e politizuar ndaj presidentit Dodik – i cili u imponua nën presionin perëndimor – ose do të rreshtohet krah Moldavisë, Rumanisë, Francës, Gjermanisë, Austrisë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në thelb gjithë Perëndimit kolektiv, ku në mënyrë hipokrite dhe arrogante përdoren agjencitë ligjzbatuese për të shkatërruar kundërshtarët politikë”./REL