Tag: gjobë

  • LAJM I FUNDIT/ Komisioni i Disiplinës merr vendimin për dhunën në ndeshjen Iliria-Skënderbeu, ja vendimi për Ilirin

    LAJM I FUNDIT/ Komisioni i Disiplinës merr vendimin për dhunën në ndeshjen Iliria-Skënderbeu, ja vendimi për Ilirin

    Komisioni i Disiplinës ka marrë vendimet zyrtare sa i përket ndeshjeve që lamë pas këtë javë në futbollin shqiptar, në të gjitha divizionet. Ajo që kishte vëmendjen kryesore ishte padyshim situata e ndodhur në ndeshjen Iliria-Skënderbeu ku për shkak të dhunës, nuk u zhvillua takimi. Sipas vendimit të marrë, Iliria është dënuar me gjobë dhe njëkohësisht që të gjitha ndeshjet e mbetura të sezonit të mos i zhvillojë në shtëpi, por t’i luajë në fushën asnjanëse. Njëkohësisht edhe disa lojtarë të Ilirisë janë penalizuar me katër ndeshje pezullim.
    1. KF Teuta, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të lojës, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.2. AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.3. KF Iliria, për mos përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, duke shkaktuar mos zhvillimin e ndeshjes kundër KF Skënderbeu, për shkak të akteve të dhunës ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 6/3/d, 8, 13/2, 16/1, 17/1 dhe 77 të KDE-së, dënohet me gjobë në masën 500.000 (pesëqind mijë) lekë, si dhe me zhvillimin e pjesës së mbetur të ndeshjeve të sezonit futbollistik 2025–2026 në fushë asnjanëse, e ndodhur të paktën 50 km larg stadiumit “Redi Maloku”. Sipas nenit 76/1/a të KDE-së, gjoba aplikohet në masën 50%.Në zbatim të nenit 6/3/k të KDE, ndeshja midis KF Iliria dhe KF Skënderbeu do të riluhet në stadiumin “Elbasan Arena” në datën 17.12.2025 ora 13.30.4. Lojtari i KF Iliria, Adolf Selmani, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.5. Lojtari i KF Iliria, Brajan Selmani, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.6. Lojtari i KF Iliria, Bruno Arrabal, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.7. Zyrtari i KF Iliria, Jonels Selmani, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.8. Lojtari i KF Oriku, Enkelajdo Kamberaj, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.9. Zyrtari i Luzi i Vogël 2008, Albert Lusha, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 6/2/b të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes dhe ambientet e brendshme të stadiumit, deri në përfundim të dënimit.10. Zyrtari i KF Skënderbeu U-19, Edi Cajku, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.11. Lojtari i KF Skënderbeu U-19, Charles Oppong, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.12. KF Shënkolli U-17, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Parë U-17, kundër AF Luftëtari U-17, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.13. Zyrtari i TR 19 Akademi, Blendi Hushe, për kërcënim të zyrtarëve të ndeshjes si dhe për mosrespektim të vendimit nr. 11, datë 05.11.2025, në bazë të nenit 14/1/k të KDE, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritëKohës së re të dënimit i shtohet periudha e pashlyer e dënimit të mëparshëm të vendimit nr. 11, datë 05.11.2025.14. AP Dinamo B, U-11, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë Grupi B, zona Rajonale Tiranë, kunder Football Republic B, U-11, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.15. Durrah City B, U-11, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, zona Rajonale Tiranë, kundër Astiri U-11, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.16. Durrah City C, U-11, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë Grupi B, zona Rajonale Tiranë, kunder Astiri A, U-11, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.17. AF Burreli U-11, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, zona Rajonale Tiranë, kundër Don Bosko B, U-11, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.18. Kamza Sport C, U-13, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, zona Rajonale Tiranë, kundër Dinamo BD U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.19. Bulqiza U-13, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë Grupi B, zona Rajonale Tiranë, kunder BS East Park U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.20. Pranimin e kërkesës së zyrtarit të KF Shkumbini, Florent Hasbajrami, bazuar në Nenin 67 dhe 74 të KDE, rishikimin e vendimit Nr.12 datë 21.11.2025 të KDE, për pikën 7, duke vendosur dënimin e zyrtarit me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë, në bazë të nenit 14/1/b të KDE. Periudha e pezullimit me kusht për pjesën e mbetur të dënimit, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.21. Pranimin e kërkesës së lojtares së KF Teuta Femra, Isabela Da Paixao De Souza, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.22. Pranimin e kërkesës së lojtares së KFF Gramshi, Kenza Hafsia Allaoui, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.23. Rrëzimin e kërkesës së KF Skënderbeu, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

  • Sulmoi ushtarët e KFOR-it dhe policinë e Kosovës në Zveçan, dënohet me burg dhe gjobë autori

    Sulmoi ushtarët e KFOR-it dhe policinë e Kosovës në Zveçan, dënohet me burg dhe gjobë autori

    Gjykata Themelore e Prishtinës e ka dënuar të enjten me burgim dhe gjobë një burrë, pasi ai e pranoi fajësinë për dhunën e ushtruar ndaj ushtarëve të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, si dhe pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dy vjet më parë.
    Lubisha Millkoviq u dënua me dy vjet burgim dhe 14.000 euro gjobë për sulm ndaj ushtarëve te KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në protestën e 29 majit 2023 në Komunën e Zveçanit.
    Millkoviq e pranoi fajësinë në një marrëveshje me Prokurorinë Speciale, e cila akuzoi atë për veprat penale, sulm ndaj personit zyrtar dhe pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi.

    Avokati mbrojtës i Milkoviqit, Millosh Deleviq, tha se marrëveshja për pranimin e fajësisë është arritur me vullnet të plotë, raporton “Betimi për Drejtësi“.
    Millkoviq u arrestua më herët këtë vit dhe gjykata tha se ai do të mbahet në paraburgim derisa aktgjykimi ta ketë marrë formën e prerë.
    Më shumë se 90 pjesëtarë të KFOR-it kishin pësuar lëndime – disa prej tyre lëndime të rënda – pas përleshjes me protestuesit serbë majin e atij viti.
    Të lënduar nga kjo përplasje pati edhe në anën e protestuesve.
    Dhuna në Zveçan shpërtheu pasi serbët lokalë kundërshtuan hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – komuna në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, pas zgjedhjeve lokale të mbajtura më herët po atë vit, që u bojkotuan nga serbët.
    Autoritetet kosovare kanë arrestuar dhe akuzuar dhjetëra të dyshuar për dhunën në Zveçan vitin e fundit.
    Deri tani, disa persona janë dënuar me burgim pas marrëveshjeve me prokurorinë për pranimin e fajësisë në lidhje me dhunën në Zveçan.
    Për dhunën në Zveçan, Kosova e ka fajësuar Serbinë, duke thënë se pas dhunës qëndruan “grupe kriminale të afërta me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
    Por, Beogradi e ka hedhur poshtë këtë akuzë, duke thënë se Qeveria e Kosovës po synonte që të shtynte serbët “drejt një konflikti të ri me NATO-n”.
    NATO-ja vazhdimisht ka kërkuar që autorët e dhunës të mbahen përgjegjës./rel

  • Hyri me forcë në shtëpinë e ministres belge/ Shqiptari dënohet me 1 vit burg dhe 1600 euro gjobë, shenjat e gishtave e nxjerrin zbuluar

    Hyri me forcë në shtëpinë e ministres belge/ Shqiptari dënohet me 1 vit burg dhe 1600 euro gjobë, shenjat e gishtave e nxjerrin zbuluar

    Një shqiptar është dënuar me 1 vit burg dhe gjobë prej 1600 eurosh për hyrjen me forcë në shtëpinë e ministres belge Zuhal Demir janar të 2023-it.

    Ai u zbulua falë gjurmëve të ADN-së të gjetura në një kuti kursimi parash, ndërsa ngjarja ka ndodhur më 7 janar 2023, ku shqiptari hyri me forcë përmes një dritareje në shtëpinë e Ministres së Arsimit, Drejtësisë dhe Punësimit Zuhal Demir në Genk, edhe pse banesa ishte e rrethua me një gardh.
    Sipas mediave lokale, ai  kontrolloi shtëpinë , por në fund iku duke marrë vetëm 50 euro nga një kuti parash, ndërsa u dënua me 1 vit burg dhe gjobë prej 1600 eurosh.

    Top Channel

  • Vodhi 50 € nga ‘derrkuci’ i ministres belge, shqiptari rrezikon burg dhe gjobë

    Vodhi 50 € nga ‘derrkuci’ i ministres belge, shqiptari rrezikon burg dhe gjobë

    Një shtetas shqiptar rrezikon një vit burg dhe një gjobë prej 1.600 eurosh në Belgjikë, pasi akuzohet për thyerje shtëpie në banesën e ministres flamande, Zuhal Demir, në Genk, më 7 janar 2023. Sipas prokurorisë, ai kishte kaluar mbi rrethim dhe kishte hyrë në shtëpi përmes një dritareje, ku kontrolloi ambientet dhe vodhi 50 euro nga një “derrkuc kursimesh”. Hetuesit e identifikuan përmes gjurmëve të ADN-së të gjetura në vendngjarje.
    I pandehuri është i njohur nga autoritetet belgë për vepra të ngjashme; më herët kishte kryer vjedhje në janar dhe shkurt 2024, për të cilat ishte dënuar me tre vite burg. Ai njihet gjithashtu nga autoritetet në Gjermani dhe Spanjë.
    Prokurori i Tongerenit kërkon një dënim prej një viti burg dhe një gjobë prej 1.600 eurosh, duke theksuar se vjedhja në shtëpinë e dikujt cenon ndjeshëm ndjenjën e sigurisë. Ndërkohë, shqiptari u lirua muajin e kaluar me kusht dhe është kthyer në Shqipëri. Për shkak të ndalimit të hyrjes në BE, ai nuk ishte i pranishëm në gjykatë gjatë shqyrtimit të dosjes.
    Avokatja e tij ka kërkuar që dënimi i ri të shkrihet me atë të mëparshëm ose të pranohet një deklarim fajësie, duke argumentuar se klienti i saj ka rregulluar jetën në Shqipëri, jeton me familjen dhe punon, dhe se nuk është në interesin e askujt që ai të kthehet në Belgjikë për një dënim shtesë. Ministrja Demir nuk është paraqitur si palë civile. Vendimi i gjykatës pritet më 5 janar.

  • Ish-ministrja i fali 120 milionë euro gjobë Bankers me porosi të Ramës

    Ish-ministrja i fali 120 milionë euro gjobë Bankers me porosi të Ramës

    Ish-deputeti Myslim Murrizi ka publikuar në rrjetet sociale një gjobë prej 120 milionë euro që ish-ministrja Financave Anila Denaj i ka falur Bankers-it me porosi të kryeministrit Edi Rama.
    Murrizi tha se edhe më herët në parlament ka folur për këtë gjobë duke ia lënë Ramës në dorë dhe kryeministri nuk ka reaguar.
    Ish-deputeti ka hedhur akuza se prej 5 vitesh Gent Gazheli drejtor i Doganës nuk ka patur kohë të merrej me këtë gjobë se ishte shumë i “zënë” me gjoba të tjera.
    Murrizi thekson se Meqënëse dosja e BANKERS-it ka kaluar në SPAK dhe agjentët e BKH-së kanë kërkuar dokumentacionin në Ministrinë e Financave për këtë gjobë, ai është shprehur se është i gatshëm t’ua vendosë në dispozicion.
    “Kjo është gjoba 120 milionë euro që ish-ministerja e financave Anila Denaj i “ fali” BANKERSIT në 31 maj 2019 me porosi të “palloshit”
    Për këtë gjobë kam folur në Parlament në vitin 2020 dhe ia kam lënë në dorë KM Rama ose siç e thërrasin “kolegët” me përkedheli PALLOSHIT dhe nuk reagoi.
    Prej 5 vitesh Gent Gazhel Palloshi drejtor i Doganës nuk ka patur kohë të merrej me këtë gjobë se ishte shumë i “zënë” me gjoba të tjera.
    Meqënëse dosja e BANKERSIT ka kaluar në SPAK dhe pashë nëpër portale që agjentë të BKH-së kanë kërkuar dokumentacionin në Ministrinë e Financave për këtë gjobë, po ja jap unë që të mos lodhen kot.
    Ndër të tjera Murrizi thotë se lajmi për kontroll në Ministrinë e Financave mund të jetë shou për të humbur vëmendjen nga ngjarjet e ditëve të fundit dhe nuk beson që SPAKU e ka seriozisht hetimin e BANKERS-it sa kohë që gjyqtari i GJKKO Erjon Çela liroi nga burgu njërin nga dy ish administratorët e BANKERSIT që ishte arrestuar nga gjykata e Fierit.
    Në atë kohë SPAKU i drejtuar nga enveristi Kraja nuk kishte kohë të merej me gjëra të “vogla” si kjo gjoba 120 milionë euro se kishte hallin e autokombajer Bektashit nga Kozare dhe të Prof Edvin Priftit që ishte kundër vaksinave Covid-19 që sajuan qelbësirat e Sorosit me në krye një fëlliqësirë si Fauci.
    Por më duket se ky lajm për kontroll në Ministrinë e Financave mund të jetë shou për të humbur vëmendjen nga ngjarjet e ditëve të fundit dhe nuk besoj që SPAKU e ka seriozisht hetimin e BANKERSIT sa kohë që gjyqtari i GJKKO Erjon Çela liroi nga burgu njerin nga dy ish administratorët e BANKERSIT që ishte arrestuar nga gjykata e Fierit.
    Ndoshta pasi të gjejnë këtë gjobën që është “ falur” apo të transkriptojnë telefonat BQ, SKY, ECRO ku gojët e liga thonë se Anila thotë më ka urdhëruar “ PALLOSHI” mund t’i rrasin një të liruar edhe administratorit tjetër që është KINEZ prej vërteti jo KINEZ si ai që kanë liruar.
    Dhe për çudi të gjitha mediat dhe portalet u “ trodhën” e nuk belbëzuan asnjë fjalë si lajm për lirimin nga burgu dhe daljen në arrest shtëpie të ish-administratorit më afatgjate të BANKERS PETROL HAJDUTËVE TË POLITIKËS SHQIPTARE PREJ VITIT 2004”, shkruan Murrizi.

  • Adeyemi dhe partnerja e tij shqiptare shmangin burgun, super gjobë për armë të paligjshme

    Adeyemi dhe partnerja e tij shqiptare shmangin burgun, super gjobë për armë të paligjshme

    17 Nëntor 2025

    10:42

    Alfred Lleshi

    Karim Adeyemi, sulmuesi i Borussia Dortmund dhe i kombëtares së Gjermanisë, dhëndrri shqiptar (bashkëjeton me Loredana Zefi) është dënuar me 450.000 euro gjobë për posedim të paligjshëm të armëve, duke shmangur burgun, pasi nuk kishte precedent penal.
    Me të është dënuar edhe e dashura e tij, reperja shqiptaro-zvicerane Loredana Zefi. Rasti ka ndodhur mbi një vit më parë, kur në apartamentin e Adeyemit u gjetën armë, një dorezë grushti prej hekuri dhe një neuroparalizues elektrik. Gjykata ia lejoi pagesën e gjobës me 60 këste nga 7.500 euro secila.
    Agjenti i tij, Jorge Mendes, deklaroi se armët vinin nga një porosi misterioze në TikTok. Borussia Dortmund njoftoi se “klubi i merr seriozisht akuzat penale dhe i trajton si mundësi për të diskutuar me punonjësit, në respekt të konfidencialitetit”, pa dhënë detaje të tjera mbi ngjarjen.

  • 6 mln lekë gjobë për një kotec pulash, qyterari: Dy persona të lidhur me IMT duan të më grabisin tokën

    6 mln lekë gjobë për një kotec pulash, qyterari: Dy persona të lidhur me IMT duan të më grabisin tokën

    Një banor i fshatit Mnik në Tiranë është përballur me një gjobë marramendëse prej gati 6 milionë lekësh për ndërtimin e një koteci pulash. Ilir Pojana, i cili jeton prej 34 vitesh në këtë zonë, denoncon masën administrative si një sulm të qëllimshëm me prapavijë interesash për pronën. Sipas rrëfimit të tij, toka në fjalë ka qenë dikur shtrat lumi, të cilën ai e ka kthyer në tokë të punueshme me shpenzimet e tij, pasi lumi u devijua vite më parë. Mbi këtë sipërfaqe, ai ndërtoi një kotec për të mbajtur shpendë, si një mjet jetese për familjen e tij prej 12 anëtarësh.
    Problemi nisi rreth dy muaj më parë, kur në pronën e tij mbërritën inspektorët e IMT-së së Bashkisë Tiranë, të cilët kryen matje të kotecit dhe një gardhi rrethues. Pojana tregon se nuk e mendoi se situata do të përshkallëzohej, duke e konsideruar një strukturë të parëndësishme. Por pak kohë më vonë, ai mori me postë një faturë gjobe me vlerën 5,870,000 lekë për ndërtim pa leje.
    Banori shprehet i indinjuar, duke e quajtur absurd faktin që gjobitet për një kotec pulash, ndërkohë që në Tiranë ka pallate pa leje.
    Përtej masës administrative, Pojana hedh akuza të forta, duke pretenduar se pas kësaj lëvizjeje fshihen dy persona, Bledar dhe Bension Meniku. Sipas tij, këta individë kanë lidhje me IMT-në dhe kanë paguar për të ushtruar presion mbi familjen e tij, me qëllim final marrjen e tokës.
    Ai thekson se gjobat janë vendosur në mënyrë selektive, pasi nga familja e tij e madhe, vetëm katër anëtarë janë penalizuar. Kjo, sipas tij, dëshmon se nuk bëhet fjalë për zbatim të ligjit, por për një skemë presioni për t’i larguar nga prona që e kanë shndërruar nga zhavorrishte në tokë prodhuese.
    “Quhem Ilir Pojana. Jam banor i fshatit Mnik. Lindur dhe rritur këtu. Më përpara kemi qenë me shtëpinë në kodrat lart. Kemi marrë tokë mbas ligjit. Jemi vendosur këtu prej 34 vitesh. Aty ku kam tokën me ligj, unë dhe vëllai, kemi këtë pjesën që ka qenë shtrat lumi.
    Ka qenë pjesë zhavori. E kam bërë, e kam kthyer në jetë, tokë me lekët e mia. Kam blerë makinat e dheut, e kam mbushur gradualisht pak nga pak edhe e kam bërë atë pjesë, e kam bërë tokë. Aty kam ndërtuar dhe një kotec pulash. Aty kam dhe një objekt të vjetër që e kam paguajt shtetit. Kam një objekt të vjetër që e kam paguar shtetit. E kam paguajt në kohën kur nuk ishte shtet. Kam paguajt lekët.
    Ndërtova një kotec pulash. Vjen bashkia, IMT-ja para dy muajve, kërkoi kartën një inspektor, Hamarildo Susaj. Emrin ka se inspektor nuk është, ai po nejse. Kalon krahën mal ai për mua. Për mua, logjika ime, se s’merrte vesh nga puna. Vij nga puna i gjej duke matur kotecin e pulave.
    Po. Kotec mo vëlla, Marino, po e maste. Kush po ti këtu? Unë jam punonjësi i IMT-së, Bashkisë Tiranë. Se e kam përmendur dhe herë të tjera po… Tha quhet ndërtim pa leje. Ndërtim pa leje koteci i pulave? Ndërkohë thashë në Tiranë ti ke lënë pallate. Pallate pa leje, kotec pulash? Turp për faqe të zezë.
    Unë s’e kam bërë gjë këtë thashë. Unë kam 34 vjet që jetoj këtu. Ju lutem më jep kartën tha, mund tha, thjesht për verifikim tha. Unë e besova, tha, thashë kotec pulash, e neglizhova, si ta them, nuk më besoj se do më presi gjobë për kotec pulash. Se turp për faqe të zezë.
    Kur më erdhi gjoba me postë. 5 milion e 870 mijë lekë. Rreth 6 milionë lekë gjobë. Vetëm për kotecin e pulave dhe një gardh rrethues aty. Ky person, këta persona janë të shtyrë nga Bledar Meniku. Ta marri vesh prapë ai, se e ka marrë vesh dhe e ka pa shumë mirë. Bension Meniku. Këta janë të dy të lidhur me IMT-në e Bashkisë Tiranë, kanë paguar lekë që na kanë prurë IMT-në këtu.
    Ata e kanë urdhëruar këtë masakër. Pse? Duan të marrin tokat. Kjo nuk ka qenë një herë tokë e shfrytëzuar nga kooperativa, ish-kooperativa bujqësore. Kjo ka qenë shtrat lumi, këtu ka qenë lumi. Këtu devijimin e lumit e ka bërë ura kur është ndërtuar pacarela. Bëri devijimin e lumit, pacarela, ne e mbushëm me dhe. Dhe e bëmë tokë, për të mbajtur bagëtitë. Mbajmë bagëtitë me këtë. Jemi 12 pjesëtarë”- denoncon ai për SyriTv.

  • Gati 10 mln lekë gjobë nga tatimet e AKU për 15 kg gjizë, Braçe denoncon me dokumente: Këto letra na bëjnë të lemë nam

    Gati 10 mln lekë gjobë nga tatimet e AKU për 15 kg gjizë, Braçe denoncon me dokumente: Këto letra na bëjnë të lemë nam

    Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka publikuar në profilin e tij në rrjete sociale, fatura te gjobave që tatimet dhe AKU i kanë vendosur një biznesi të vogël në lagjen nr.5 të Tiranës ku kanë konstatuar 15 kilogramë gjizë pa faturë tatimore.
    Këtë denoncim Braçe e bëri dhe ditën e djeshme nga foltorja e Kuvendit pas raportimit të KLSH-së, duke folur për abuzimet e këtyre drejtorive, kryesisht ndaj bizneseve të vogla. Afro 10 milionë lekë të vjetra është gjobitur biznesi, 825.000 lekë gjobë nga tatimet dhe 150.000 lekë gjobë nga AKU për 15.82 kilogramë gjizë që kushton 229 lekë kilogrami.
    MBAJE DOREN OR TRIM, MBAJE!
    825.000 LEKE GJOBE TATIMET + 150.000 LEKE GJOBE AKU
    PER 15.82 KILOGRAME GJIZE ME VLERE 229 LEKE!
    Kuptoni? GJIZE!
    E gjitha ne mes te nje lagjeje te varfer ne NJESINE 5!
    Jo tek restoranti i luksit, por tamam tek kjo lagjia!
    Natyrisht, eshte bere aq e njohur kjo historia e TVSH SE BUJQESISE DHE BLEGTORISE, AUTOFATURA SA EDHE DORDOMUZET FISKALE E KANE KUPTUAR SE KETU BEHET EDHE PLANI I “FORMALIZIMIT” EDHE HAPESIRA E KORRUPSIONIT!
    Tani jemi ne piken qe POLICIMI I PRODHIMIT BUJQESOR te cilin e sheh si zgjidhje vec DHIMUA, kenaq vec MUCIN e cdo Muc tjeter qe firmos ne keto letra qe jane NAM, bejne NAM dhe na bejne te LEME NAM!!” shkruan Braçe në postimin e tij.
    Ditën e djeshme Braçe tha se inspektorët dalin ashtë sistemit elektronik të inspektimit, fikin kamerat e GPS, duke shtuar se e kanë kthyer në metodë pune për tu sjellë keq me të dobëtin dhe të myllin gojën përpara të fortëve. Duke eivdentuar problematikat e Kontrollit të Lartë të Shtetit, deputeti i PS thotë se qartazi ka një mungesë të kontrolleve në drejtoritë e tatimeve.

  • Disiplina godet në të gjitha nivelet, ndëshkohen Elbasani, Flamurtari e Vllaznia

    Disiplina godet në të gjitha nivelet, ndëshkohen Elbasani, Flamurtari e Vllaznia

    Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 31.10.2025

    1. Zyrtari i AF Elbasani, Klaudio Allkja, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

    2. Flamurtari FC, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike si dhe për mosrespektimin e masave organizative duke shkaktuar vonesa gjatë lojës, në bazë të neneve 17/2/c të KDE dhe 8/3 të Regullores së Aktivitetit, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

    3. KF Vllaznia, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Flamurtari” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

    4. Zyrtari i KF Iliria, Nazmi Selmani, për kërcënim të zyrtarëve të ndeshjes në mënyrë të përsëritur si dhe për mosrespektim të vendimit nr. 14, datë 07.11.2024, në bazë të neneve 14/1/h, 14/1/k, 29/1/d dhe 33 të KDE, dënohet me pezullim nga çdo veprimtari e organizuar nga FSHF për një periudhë prej 1 (një) viti.

    Kohës së re të dënimit i shtohet periudha e pashlyer e dënimit të mëparshëm të vendimit nr. 14, datë 07.11.2024.

    Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit Nazmi Selmani i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet dhe në çdo veprimtari sportive të organizuar nga FSHF, deri në përfundim të afatit të plotë të dënimit.

    5. KF Teuta B, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Tretë U-15, kundër KF Turbina, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

    6. FK Shënkolli, për mosrespektimin e masave organizative duke shkaktuar vonesa gjatë lojës, në bazë të neneve 8/1 të KDE dhe 8/4 të Regullores së Aktivitetit, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/c të KDE, gjoba të aplikohet në masën 10%.

    7. Zyrtari i AF Triumph U-19, Julian Prifti, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

    8. Lojtari i AF Triumph U-19, Martin Hasani, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

    9. AF Elbasani U-17, për mungesë të rregullit dhe disiplinës nga spektatorët, në bazë të neneve 8/1 dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

    10. Lojtari i Albanet U-16, Luejs Kusi, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

    11. Lojtari i Albanet U-16, Leart Lamnica, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

    12. Lojtari i KF Vora U-16, Xhei Kurti, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

    13. Lojtari i TR 19 Akademi U-16, Ajni Dërvishi, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë

    14. Lojtari i FC Dinamo City U-14, Enea Baba, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

    15. Lojtari i KF Vora U-14, Enea Baba, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

    16. FC Kinostudio U-13, për mosrespektimin e masave organizative duke shkaktuar vonesa përpara fillimit të ndeshjes, në bazë të neneve 8/1 të KDE dhe 8/3 të Regullores së Aktivitetit, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

    17. Pranimin e kërkesës së zyrtarit të KF Burreli, Arjan Lleshaj, bazuar në Nenin 67 dhe 74 të KDE, rishikimin e vendimit Nr.9 datë 28.10.2025 të KDE, për pikën 3, duke vendosur dënimin e zyrtarit me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë, në bazë të nenit 14/1/b të KDE.

    18. Lojtari i Legjendat, FSHF Sunday League, Ledio Hima, për kërcënim ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 14/1/k të KDE, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

    19. Lojtari i Coca Cola (CCBS), FSHF Sunday League, Olsi Hylli, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

    20. AF Lefter Millo U-15, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-15, Zona Rajonale Gjirokastër, kunder AF Shehu U-15, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

    21. TR 19 Akademi U-7, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-7, kunder Holle U-7, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

    22. AF Triumph U-13, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-13, kunder AF Peza Sport U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

    23. Zyrtari i Drini Sport U-13, Sokol Koldashi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

    24. Football Republic D, U-13, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar mos zhvillimin e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-13, kunder Akademia e Futbollit A, U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

    25. Akademia e Futbollit A, U-13, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar mos zhvillimin e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-13, kunder Football Republic C, U-13, në bazë të neneve 6/3/g dhe 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe i zbriten tre pikë nga klasifikimi. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

    26. Football Republic C, U-13, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar mos zhvillimin e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-13, kunder Akademia e Futbollit B, U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

    27. Akademia e Futbollit B, U-13, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar mos zhvillimin e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-13, kunder Football Republic C U-13, në bazë të neneve 6/3/g dhe 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe i zbriten tre pikë nga klasifikimi. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

    28. Football Republic A, U-13, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar mos zhvillimin e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-13, kunder Pro Talents Tirana U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

    29. Football Republic B, U-13, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar mos zhvillimin e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-13, kunder Pasioni U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

    30. Sea Academi U-14, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar mos zhvillimin e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-14, kunder Etien Academy U-14, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

    31. Titans U-14, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar mos zhvillimin e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-14, kunder Olympic Junior U-14, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

    32. Football Republic U-14, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar mos zhvillimin e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-14, kunder Olympic Junior B, U-14, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

    33. KF Burreli U-14, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar mos zhvillimin e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-14, kunder AF Dajti B, U-14, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

    34. Akademia e Futbollit U-14, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar mos zhvillimin e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-14, kunder Don Bosko Academy U-14, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

    35. AP Dinamo Junior U-15, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar mos zhvillimin e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-15, kunder Kamza Sport U-15, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

    36. KF Burreli U-16, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar mos zhvillimin e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-16, kunder YA Albania U-16, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

    37. AP Dinamo Junior U-16, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar mos zhvillimin e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-16, kunder Don Bosko Academy U-16, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

    38. Football Republic U-16, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar mos zhvillimin e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-16, kunder Holle U-16, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

    39. Don Bosko Academy U-13, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar mos zhvillimin e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-13, kunder AF Kashari U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

    40. AF Kashari, U-13, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar mos zhvillimin e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-13, kunder Don Bosko Academy U-13, në bazë të neneve 6/3/g dhe 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe i zbriten tre pikë nga klasifikimi. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

    41. Fushë Kruja U-13, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar mos zhvillimin e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-13, kunder KSP Junior C U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

    42. FC Lura U-9, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar mos zhvillimin e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-9, kunder Pro Talent B, U-9, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

    43. SG Tirana U-13, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar mos zhvillimin e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-13, kunder Olympic Junior U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

    44. Multi 21 Sport Tirana U-13, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar mos zhvillimin e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-13, kunder AP Dinamo Junior U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

    45. Zyrtari i Nacionali U-13, Luan Biba, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

    46. KF Vora U-14, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar mos zhvillimin e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-14, kunder Don Bosko Academy U-14, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

    47. Kamza 07, U-14, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar mos zhvillimin e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-14, kunder Multisport 21, U-14, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

    48. Multisport 21, U-14, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar mos zhvillimin e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-13, kunder Kamza 07, U-14, në bazë të neneve 6/3/g dhe 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe i zbriten tre pikë nga klasifikimi. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

    49. National SP U-15, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar mos zhvillimin e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-15, kunder Don Bosko Academy U-15, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

    50. Don Bosko Academy U-15, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar mos zhvillimin e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-13, kunder National SP U-15, në bazë të neneve 6/3/g dhe 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe i zbriten tre pikë nga klasifikimi. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

    51. Korabi U-15, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar mos zhvillimin e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-15, kunder Pasioni U-15, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

    52. Korabi U-17, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar mos zhvillimin e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-17, kunder FC Dinamo City U-15, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

    53. Kamza Junior B U-13, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar mos zhvillimin e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-13, kunder Viking Tirana A, U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

    54. Kamza Junior A, U-13, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar mos zhvillimin e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-13, kunder Viking Tirana B, U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

    Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

    Vazhdo leximin

  • ‘Edhe kriminel të isha…’/ Banori i Thethit në lot pas prishjes së ndërtesës: 300 mijë euro dëm, 70 mln lekë gjobë dhe asnjë paralajmërim

    ‘Edhe kriminel të isha…’/ Banori i Thethit në lot pas prishjes së ndërtesës: 300 mijë euro dëm, 70 mln lekë gjobë dhe asnjë paralajmërim

    Një në intervistë në edicionin e lajmeve të paradites në Syri TV, Dedë Kola, banor në Theth, shprehet i tronditur dhe i indinjuar pas prishjes së godinës së ndërtuar nga familja e tij, për të cilën pretendon se nuk ka pasur asnjë njoftim paraprak nga autoritetet. Sipas tij, dëmi i shkaktuar i kalon 300 mijë eurot, ndërsa familja përballet edhe me një gjobë prej rreth 70 milionë lekësh për ndërtim pa leje, e cila ende nuk është komunikuar zyrtarisht nga gjykata.

    Dedë Kola: Rreth 300 mijë euro është dëmi i shkaktuar në familjen tonë. Ne na kanë thënë të paguajmë dhe gjobën në Gjykatë. Ne nuk dimë çfarë vendi është gjykata, ende nuk na ka thirrur gjykata. Janë edhe rreth 70 milionë lekë gjobë për ndërtim pa leje.

    Ndërtimi ka nisur në vitin 2021, ka përfunduar në vitin 2023. Çatia iu vu këtë vit. Asnjë institucion nuk na tha gjë. Asnjë lloj paralajmërimi. Kjo ishte goditja më e rëndë e fatale që na ka ndodhur. Kur kam dalë në mëngjes jashtë e kemi qenë të rrethuar, i kam thënë vetes: As kriminel të isha, nuk bëhet kështu…

    Unë do pretendoj të marr ndonjë avokat që ka potencial. Pretendoj ta çoj në gjykatë. Do ta çoj deri në gjykatën evropiane, sepse këtu nuk gjen drejtësi.