Tag: gjobat

  • Falja e gjobave, përfitojnë tatimpaguesit që nuk kanë shlyer gjobat dhe kamatëvonesat

    Falja e gjobave, përfitojnë tatimpaguesit që nuk kanë shlyer gjobat dhe kamatëvonesat

    Falja e gjobave dhe kamatëvonesave e parashikuar në projektligjin “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore dhe detyrimeve të pagueshme në doganë” do të përfshijë edhe tatimpaguesit që kanë pasur detyrim të deklarojnë DIVA-n, por për shkak të mosdeklarimit në kohë apo vonesës së pagesës kanë marrë gjoba dhe interesa.Kjo masë krijon hapësirë për individët që nuk kanë shlyer gjobat në afat që t’u falen penalitetet, ndërsa detyrimi kryesor tatimi që duhet paguar nuk falet dhe mbetet i detyrueshëm.
    Për ekspert fiskal përfshirja e kësaj kategorie krijon destabilitet në treg duke nxiur informalitetin.
    “Në pjesën e faljes së detyrimeve nuk po flasim për detyrimet tatimore të llogaritura nga administrata nëpërmjet kontrollit apo nga zyra, por po flasim për dënime administrative që vin për mos deklarim në kohë apo të mosdeklarohen fare apo deklarim të till që ka të bëjë me gjithë kategorinë e tatimpaguesve qe nga individët që deklarojnë DIVA-n dhe deri te ata që janë biznese që e kanë pas një obligim me një datë të caktuar për ta deklaruar dhe nuk e kanë deklaruar.
    Të gjithë sektorët padyshim përfshihen, të gjitha kategoritë e bizneseve që nga ata të vetpunësuarit dhe deri te bizneset e mëdha, po këtu edhe individët që kanë me deklarimin e të ardhurave të tyre personale. Gjithmonë atyre u falen ato gjoba pasi ata mund të mos kenë detyrime ato gjoba dhe dënimet të cilat lidhen me mosdeklarimim në kohë apo një neglizhencë ose mosdije të asaj çka duhen të raportohen dhe deklaronin, duke përfshirë këtu edhe QKB dhe institucione të tjera të cilat janë të lidhura me deklarimet e pasqyrave financiare”, shprehet Eduard Gjokutaj, ekspert fiskal.
    Pjesë e DIVA-s janë individët të cilët dorëzojnë deklaratën vjetore të të ardhurave personale janë kryesisht ata që kanë pagë bruto vjetore mbi 1.2 milionë lekë, të dy punësuarit të paktën për një periudhë tatimore brenda vitit dhe ata që realizojnë të ardhura nga burime të tjera mbi 50 mijë lekë në vit për të cilat nuk është mbajtur tatimi në burim.
    Për vitin 2024 numri i individëve që duhet të plotësonin DIVA-n ishte 144 mijë ndërsa sipas Drejtorisë së Tatimeve kjo u dorëzua vetëm nga 124 mijë.
    “Natyrisht një instrument i tillë që ka të bëjë me fshirjen e regjistrave më se shumti i ka kaluar koha, pra është më shumë një vendim politik i mirëfilltë me qëllimin që të justifikoj ato që janë bërë gabim nëpërmjet joshjes së tatimpaguesve, por në momentin që nuk ka një analizë dhe nuk ka një reagim për sa i përket përgjegjësive institucionale, natyrisht që kjo do të vazhdojë në këtë formë për arsye se nuk mjafton një ligj për të adresuar të gjithë problematikat pasi duhet dhe një qasje shumë transparente dhe shumë gjithëpërfshirëse, pasi vet tatim-paguesit e ndershëm në këtë rast ndihen të keq trajtuar, dhe nga ana tjetër i joshte ata individ që janë në mëdyshje për tu bërë pjesë e informalitetit”, shton Gjokutaj.
    Gjobat për mosplotësimin e DIVA-s variojnë nga 3-10 mijë lekë plus kamatëvonesat. Gjithsej në 2024 tatimet kanë arkëtuar nga deklarimi i të ardhurave personale individuale (DIVA) të vitit 2024 rreth 1,7 miliardë lekë apo 17,3 milionë euro, me rritje prej 1.4% me bazë vjetore, sipas DPT.

  • Falja e gjobave prek edhe “Diva”, përfitojnë tatimpaguesit që nuk kanë shlyer gjobat dhe kamatëvonesat

    Falja e gjobave prek edhe “Diva”, përfitojnë tatimpaguesit që nuk kanë shlyer gjobat dhe kamatëvonesat

    Falja e gjobave dhe kamatëvonesave e parashikuar në projektligjin “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore dhe detyrimeve të pagueshme në doganë” do të përfshijë edhe tatimpaguesit që kanë pasur detyrim të deklarojnë DIVA-n, por për shkak të mosdeklarimit në kohë apo vonesës së pagesës kanë marrë gjoba dhe interesa.

    Kjo masë krijon hapësirë për individët që nuk kanë shlyer gjobat në afat që t’u falen penalitetet, ndërsa detyrimi kryesor tatimi që duhet paguar nuk falet dhe mbetet i detyrueshëm.
    Për ekspert fiskal përfshirja e kësaj kategorie krijon destabilitet në treg duke nxiur informalitetin.
    “Në pjesën e faljes së detyrimeve nuk po flasim për detyrimet tatimore të llogaritura nga administrata nëpërmjet kontrollit apo nga zyra, por po flasim për dënime administrative që vin për mos deklarim në kohë apo të mosdeklarohen fare apo deklarim të till që ka të bëjë me gjithë kategorinë e tatimpaguesve qe nga individët që deklarojnë DIVA-n  dhe deri te ata që janë biznese që e kanë pas një obligim me një datë të caktuar për ta deklaruar dhe nuk e kanë deklaruar.
    Të gjithë sektorët padyshim përfshihen, të gjitha kategoritë e bizneseve që nga ata të vetpunësuarit dhe deri te bizneset e mëdha, po këtu edhe individët që kanë me deklarimin e të ardhurave të tyre personale. Gjithmonë atyre u falen ato gjoba pasi ata mund të mos kenë detyrime ato gjoba dhe dënimet të cilat lidhen me mosdeklarimim në kohë apo një neglizhencë ose mosdije të asaj çka duhen të raportohen dhe deklaronin, duke përfshirë këtu edhe QKB dhe institucione të tjera të cilat janë të lidhura me deklarimet e pasqyrave financiare”, shprehet Eduard Gjokutaj, ekspert fiskal.
    Pjesë e DIVA-s janë individët të cilët dorëzojnë deklaratën vjetore të të ardhurave personale janë kryesisht ata që kanë pagë bruto vjetore mbi 1.2 milionë lekë, të dy punësuarit të paktën për një periudhë tatimore brenda vitit dhe ata që realizojnë të ardhura nga burime të tjera mbi 50 mijë lekë në vit për të cilat nuk është mbajtur tatimi në burim.
    Për vitin 2024 numri i individëve që duhet të plotësonin DIVA-n ishte 144 mijë ndërsa sipas Drejtorisë së Tatimeve kjo u dorëzua vetëm nga 124 mijë.
    “Natyrisht një instrument i tillë që ka të bëjë me fshirjen e regjistrave më se shumti i ka kaluar koha, pra është më shumë një vendim politik i mirëfilltë me qëllimin që të justifikoj ato që janë bërë gabim nëpërmjet joshjes së tatimpaguesve, por në momentin që nuk ka një analizë dhe nuk ka një reagim për sa i përket përgjegjësive institucionale, natyrisht që kjo do të vazhdojë në këtë formë për arsye se nuk mjafton një ligj për të adresuar të gjithë problematikat pasi duhet dhe një qasje shumë transparente dhe shumë gjithëpërfshirëse, pasi vet tatim-paguesit e ndershëm në këtë rast ndihen të keq trajtuar, dhe nga ana tjetër i joshte ata individ që janë në mëdyshje për tu bërë pjesë e informalitetit”, shton Gjokutaj.
    Gjobat për mosplotësimin e DIVA-s variojnë nga 3-10 mijë lekë plus kamatëvonesat. Gjithsej në 2024 tatimet kanë arkëtuar nga deklarimi i të ardhurave personale individuale (DIVA) të vitit 2024 rreth 1,7 miliardë lekë apo 17,3 milionë euro, me rritje prej 1.4% me bazë vjetore, sipas DPT.
     

    Top Channel

  • “Paqja Fiskale”/ Falen gjobat dhe kamatvonesat, përjashtim bën…

    “Paqja Fiskale”/ Falen gjobat dhe kamatvonesat, përjashtim bën…

    Të gjitha detyrimet tatimore dhe doganore të krijuara deri në 31 dhjetor të vitit 2014 do të fshihen me përjashtim të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Projektligji për fshirjen e borxheve tatimore dhe doganore tashmë është gati dhe ka nisur të konsultohet me institucionet dhe grupet e interesit.
    “Fshihen plotësisht detyrimet tatimore të papaguara, direkte apo indirekte, të papaguara, që i përkasin periudhave tatimore deri 31 dhjetor 2014, të cilat rezultojnë të regjistruara në llogaritë tatimore të tatimpaguesve apo të regjistruara në kontabilitetin e administratës tatimore, përveç kontributit të sigurimeve shoqërore e shëndetësore, si dhe rasteve kur parashikohet ndryshe në këtë ligj”, thuhet në projektligj.
    Në nenin 5 të projektligjit që po diskutohet me grupet e interesit “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore dhe detyrimeve të pagueshme në doganë”, thuhet se tatimpaguesve që kanë sigurime shoqërore dhe shëndetësore të papaguara deri në 31 dhjetor 2024, do tu falen vetëm gjobat dhe kamatëvonesat.
    Shuhen dënimet administrative (gjobat dhe kamatëvonesat) për sigurimet shoqërore e shëndetësore që i përkasin periudhave tatimore deri 31 dhjetor 2014, që rezultojnë të regjistruara në llogarinë e tatimpaguesit, përfshirë të vetëpunësuarit në bujqësi, por pa përfshirë kontributin”, thuhet në pikën 2 të këtij neni.
    Nga ‘Paqja Fiskale’ nuk do të përfitojnë të gjithë. Në projektligj është parashikuar që të gjithë bizneset që janë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë ose janë në proces gjyqësor apo hetimi për vepra penale në fushën tatimore ose doganore nuk do të përfitojnë nga fshirja e detyrimeve.

  • Fushata permanente/ Rama fal detyrimet tatimore e doganore një ditë pas ‘shuplakës’ nga KLSH

    Fushata permanente/ Rama fal detyrimet tatimore e doganore një ditë pas ‘shuplakës’ nga KLSH

    Qeveria e Edi Ramës ka përgatitur një projektligj për faljen e detyrimeve doganore dhe tatimore.

    Vendimi vjen në një kohë kur Edi Rama është akuzuar se vepron sikur është në fushatë permanente zgjedhore.

    Nga ana tjetër, vetëm një ditë më parë, Kontrolli i Lartë i Shtetit paralajmëroi në Kuvend se realizimi i të ardhurave në vend është nën plan kryesisht për shkak të mosrealizimit të të ardhurave doganore dhe granteve, ndërkohë që në raportimin e tyre vijojnë të përfshihen arkëtime për parapagime të palidhura me një detyrim tatimor apo dhe zëra të tjerë jotatimorë.

    Projektligji, i hartuar nga Ministria e Financave dhe dërguar për mendim Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, parashikohet të hyjë në fuqi më 1 janar 2026 dhe do të zbatohet deri më 31 dhjetor 2026.

    Projektligji përcakton se tatimpaguesit apo subjektet me dënime të formës së prerë për shkelje tatimore apo doganore, ose që janë në proces hetimi apo gjykimi për këto çështje, nuk do të përfitojnë nga falja.

    Ndërkohë, përfitues do të jenë subjektet që kanë detyrime të prapambetura tatimore ose doganore, sipas kritereve dhe afateve të përcaktuara në projektligj.

    Në relacionin e projektligjit përcaktohet se për të gjitha detyrimet tatimore direkte apo indirekte të papaguara deri më 31 dhjetor 2014, parashikohet fshirja e plotë e tyre, me përjashtim të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Për këto të fundit do të fshihen vetëm gjobat dhe kamatëvonesat, por jo kontributet.

    Po ashtu, në rastet kur është paguar principali, falja do të përfshijë edhe gjobat dhe kamatëvonesat.

    Për detyrimet që i përkasin periudhës 1 janar 2015 – 31 dhjetor 2019, tatimpaguesit mund të përfitojnë shuarje të pjesshme: nëse paguajnë 50% të detyrimit deri më 30 qershor 2026, pjesa tjetër fshihet; ose, nëse paguajnë 75% deri më 31 dhjetor 2026 me këste mujore, 25% e mbetur fshihet automatikisht. Në të dy rastet, gjobat dhe kamatëvonesat për periudhat përkatëse fshihen plotësisht.

    Për detyrimet e krijuara nga 1 janar 2020 deri më 31 dhjetor 2024, fshirja e gjobave dhe kamatëvonesave është e mundur vetëm nëse paguhet plotësisht principali deri më 31 dhjetor 2026.

    E njëjta skemë zbatohet edhe për kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore, përfshirë vetëpunësuarit në bujqësi, me kusht që të paguhet 100% e kontributit brenda afatit të përcaktuar.

    Projektligji përcakton se shuhen dënimet administrative (gjobat dhe kamatëvonesat) për sigurimet shoqërore e shëndetësore që i përkasin periudhave tatimore nga 1 janar 2015 deri më 31 dhjetor 2024, që rezultojnë të regjistruara në llogarinë e tatimpaguesit, përfshirë të vetëpunësuarit në bujqësi me kushtin që të paguhet 100% kontributi, brenda datës 31.12.2026.

    Projektligji parashikon gjithashtu fshirjen e detyrimeve për tatimpaguesit që janë çregjistruar nga QKB apo administrata tatimore deri në fund të vitit 2024.

    Do të fshihen gjithashtu gjobat e krijuara automatikisht nga sistemi për deklarime të vonuara, mosdorëzime deklaratash apo pasqyrash financiare, si dhe gjobat që burojnë nga ndryshime në listëpagesa me efekt prapaveprues.

    Për detyrimet doganore parashikohen të njëjtat parime si për tatimet: fshirje e plotë për periudhat deri në fund të vitit 2014; mundësi fshirjeje të pjesshme për vitet 2015–2019, nëse paguhet 50% ose 75% e detyrimit; falje të gjobave e kamatëvonesave në rast pagesash të plotësuara deri më 31 dhjetor 2026.

     

  • Paketa fiskale/ Do të falen detyrimet tatimore e doganore të papaguara deri më 31 dhjetor 2014

    Paketa fiskale/ Do të falen detyrimet tatimore e doganore të papaguara deri më 31 dhjetor 2014

    Me paketën fiskale 2026 qeveria ka propozuar miratimin nga Kuvendi të një projektligj të ri “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore dhe detyrimeve të pagueshme në doganë” që parashikon faljen dhe shuarjen e një sërë detyrimesh tatimore e doganore për tatimpaguesit, me qëllim lehtësimin financiar të bizneseve dhe individëve.
    Projektligji, i hartuar nga Ministria e Financave dhe dërguar për mendim Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, parashikohet të hyjë në fuqi më 1 janar 2026 dhe do të zbatohet deri më 31 dhjetor 2026. Sipas projektligjit nga zbatimi parashikohet të arkëtohen rreth 3.7 miliardë lekë gjatë vitit 2026.
    Kush përfiton dhe kush përjashtohet
    Projektligji përcakton se tatimpaguesit apo subjektet me dënime të formës së prerë për shkelje tatimore apo doganore, ose që janë në proces hetimi apo gjykimi për këto çështje, nuk do të përfitojnë nga falja.
    Ndërkohë, përfitues do të jenë subjektet që kanë detyrime të prapambetura tatimore ose doganore, sipas kritereve dhe afateve të përcaktuara në projektligj.
    Fshirja e detyrimeve deri në vitin 2014
    Në relacionin e projektligjit përcaktohet se për të gjitha detyrimet tatimore direkte apo indirekte të papaguara deri më 31 dhjetor 2014, parashikohet fshirja e plotë e tyre, me përjashtim të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Për këto të fundit do të fshihen vetëm gjobat dhe kamatëvonesat, por jo kontributet.
    Po ashtu, në rastet kur është paguar principali, falja do të përfshijë edhe gjobat dhe kamatëvonesat.
    “Neni 5, parashikon fshirjen e plotë të detyrimeve tatimore direkte apo indirekte të papaguara që i përkasin periudhave deri më 31 dhjetor 2014, përveç kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Për këto të fundit, parashikohet fshirja ose shuarja e dënimeve administrative dhe kamatëvonesave për periudhat deri më 31 dhjetor 2014, duke përfshirë edhe të vetëpunësuarit në bujqësi, por pa përfshirë kontributin. Po ashtu, ky nen parashikon faljen e gjobave dhe kamatëvonesave në rastet kur është paguar principali”, sqarohet në relacion.
    Lehtësime për periudhën 2015–2019
    Për detyrimet që i përkasin periudhës 1 janar 2015 – 31 dhjetor 2019, tatimpaguesit mund të përfitojnë shuarje të pjesshme:
    nëse paguajnë 50% të detyrimit deri më 30 qershor 2026, pjesa tjetër fshihet;
    ose, nëse paguajnë 75% deri më 31 dhjetor 2026 me këste mujore, 25% e mbetur fshihet automatikisht. Në të dy rastet, gjobat dhe kamatëvonesat për periudhat përkatëse fshihen plotësisht.
    Detyrimet e krijuara nga 2020–2024
    Për detyrimet e krijuara nga 1 janar 2020 deri më 31 dhjetor 2024, fshirja e gjobave dhe kamatëvonesave është e mundur vetëm nëse paguhet plotësisht principali deri më 31 dhjetor 2026.
    E njëjta skemë zbatohet edhe për kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore, përfshirë vetëpunësuarit në bujqësi, me kusht që të paguhet 100% e kontributit brenda afatit të përcaktuar.
    Projektligji përcakton se shuhen dënimet administrative (gjobat dhe kamatëvonesat) për sigurimet shoqërore e shëndetësore që i përkasin periudhave tatimore nga 1 janar 2015 deri më 31 dhjetor 2024, që rezultojnë të regjistruara në llogarinë e tatimpaguesit, përfshirë të vetëpunësuarit në bujqësi me kushtin që të paguhet 100% kontributi, brenda datës 31.12.2026.
    Tatimpaguesit e çregjistruar dhe gjobat automatike
    Projektligji parashikon gjithashtu fshirjen e detyrimeve për tatimpaguesit që janë çregjistruar nga QKB apo administrata tatimore deri në fund të vitit 2024.
    Do të fshihen gjithashtu gjobat e krijuara automatikisht nga sistemi për deklarime të vonuara, mosdorëzime deklaratash apo pasqyrash financiare, si dhe gjobat që burojnë nga ndryshime në listëpagesa me efekt prapaveprues.
    “Neni 7, parashikon fshirjen/shuarjen e detyrimeve tatimore të tjera të cilat janë për;
    -tatimpaguesit persona fizikë ose juridikë që rezultojnë të çregjistruar në QKB ose me vendim gjykate apo që janë të çregjistruar në administratën tatimore deri në datën 31.12.2024;
    -dënimet administrative (gjobat) tatimore të llogaritura automatikisht nga sistemi për deklarim të vonuar, sipas ligjit nr. 9920/2008, “Për procedurat tatimore në R.SH”, të ndryshuar, deri më 31.12.2024, përfshirë edhe dënimet që lidhen me afatin e deklarimit të të punësuarve;
    -dënimet administrative (gjobat) për mosdeklarim në afat për deklarata të padorëzuara, që ju përkasin periudhave deri më 31.12.2024, me kusht që çdo deklaratë e padorëzuar të dorëzohet deri në datën 30.06.2026;
    -dënimet administrative (gjobat) për dorëzim të vonuar të vendimit për destinimin e rezultatit dhe dorëzim me vonesë të pasqyrave financiare;
    -gjobat dhe interesat e gjeneruara në sistem, nga ndryshimi i listëpagesave për periudhat e kaluara, që rrjedhin nga zbatimi i një akti ligjor apo nënligjor me efekt prapaveprues apo zbatimit të një vendimi gjykate të formës së prerë.Kompensimi me tepricat e TVSH-së
    Nëse një tatimpagues ka tepricë kreditore të TVSH-së ose të një tatimi tjetër, ai mund të përfitojë nga falja vetëm pas kompensimit të kësaj teprice me detyrimet e papaguara. Kjo dispozitë nuk zbatohet për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore”, përcaktohet në relacion.
    Fshirja për detyrimet e doganave
    Për detyrimet doganore parashikohen të njëjtat parime si për tatimet: fshirje e plotë për periudhat deri në fund të vitit 2014; mundësi fshirjeje të pjesshme për vitet 2015–2019, nëse paguhet 50% ose 75% e detyrimit; falje të gjobave e kamatëvonesave në rast pagesash të plotësuara deri më 31 dhjetor 2026.
    “Neni 9 dhe neni 10 parashikojnë, shuarjen e detyrimeve pagueshme në doganë, duke aplikuar të njëjtat parime si për detyrimet tatimore. Kështu për detyrimet e papaguara deri më 31 dhjetor 2014, parashikohet fshirja/shuarja e plotë e detyrimit, ndërsa ofrohet mundësia për fshirje/shuarje të pjesshme të detyrimeve për periudhën 1 janar 2015 deri në 31 dhjetor 2019, me kusht që tatimpaguesi të paguajë një pjesë të përcaktuar të detyrimit brenda afateve të përcaktuara në projektligj.
    Për këtë periudhë, nëse paguhet 50% e detyrimit njëherësh brenda datës 30.6.2026, pjesa tjetër fshihet/shuhet; ndërsa nëse zgjidhet pagesa me këste mujore të barabarta brenda datës 31.12.2026 të 75% të detyrimit, përfitohet fshirja/shuarja e 25% të detyrimit. Në të dy rastet, gjobat dhe kamatëvonesat për periudhat përkatëse fshihen plotësisht. Për detyrimet e periudhës nga 1 janar 2020 deri në 31 dhjetor 2024, fshirja e gjobave dhe kamatëvonesave është e kushtëzuar me pagesën e plotë të detyrimit brenda datës 31.12.2026”.
    Sipas projektligjit tatimpaguesit që kanë detyrime në proces gjyqësor ose ankim administrativ mund të përfitojnë nga ligji vetëm nëse heqin dorë nga ankimi apo padia, në çdo fazë të procesit.
    Zbatimi i projektligjit do të bëhet nga administrata tatimore qendrore dhe vendore, administrata doganore, si dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Ministri i Financave do të nxjerrë udhëzimin përkatës për zbatimin e detajuar të dispozitave./Marrë nga Monitor

  • Tremben bizneset, ja si do funksionojnë gjobat për ndotësit

    Tremben bizneset, ja si do funksionojnë gjobat për ndotësit

    Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, është shprehur gjatë fjalës së tij në Komisionin për Burimet Natyrore se gjobat që do t’u vendosen atyre që shkaktojnë ndotje mund të jenë të rënda për sektorin privat, por janë të domosdoshme. Ai specifikoi se gjobat do të vendosen në varësi të nivelit të ndotjes që shkakton një individ apo biznes.
    “Në lidhje me gjobat që vijojnë, ne kemi prezantuar një seri gjobash që mund të duken të rënda për sektorin privat, por ia kemi borxh mjedisit. Ka një diferencë gjoba, teksa bizneset e ndotin ambientin. Gjobat prezantohen sepse ndotja që ndodh nga një kompani që nuk paguan tarifën te trau për mbetjet e shkarkon një kamion të lumi Shkumbin. Dhe më pas shkon etiketa ‘Made in Albania’ në bregun kroat dhe kështu Kroacia si anëtare e BE-së, thotë se Shqipëria nuk i plotëson kushtet për anëtarësim. Gjobat duhet të qëndrojnë dhe do të ndahen sipas individëve, bizneseve të vogla ose bizneseve të mëdha”, u shpreh ministri.

  • Projektligji për mbetjet/ Ministri i Mjedisit: Do rriten gjobat për ndotjen

    Projektligji për mbetjet/ Ministri i Mjedisit: Do rriten gjobat për ndotjen

    Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Sofjan Jaupaj, në mbledhjen e Komisionit për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm këtë të martë, u shpreh se në projektligj është vendosur dhe shqyrtimi për rritjen e gjobave kundrejt ndotjes ndaj mjedisit.
    Sipas tij, gjobat që parashikohen mund të duken të larta, por nuk janë të tilla në krahasim me dëmet e parikuperueshme që i shkaktohen mjedisit.
    “Ato gjoba që mund të konsiderohen të larta, lidhen me persona fizikë dhe juridikë që ushtrojnë funksione të lidhura me menaxhimin e mbetjeve. Ata duhet të ndjekin një proces të qartë dhe një protokoll për mënyrën se si i menaxhojnë mbetjet. Në disa raste, dëmet kanë qenë të parikuperueshme dhe kërkojnë vite për t’u riparuar.”- u shpreh Jaupaj.
    Ministri sqaroi gjithashtu se do të ketë ndarje mes individëve dhe subjekteve juridike në përcaktimin e nivelit të gjobave.
    “Gjobat për individët do të jenë më të ulëta, sepse ndryshimi i kulturës mjedisore është më i rëndësishëm. Megjithatë, për ruajtjen e mjedisit dhe shëndetit publik, gjobat janë një nga mënyrat më efektive për të parandaluar shkeljet. Metodologjia për përcaktimin e gjobave është hartuar duke u bazuar në praktikat dhe legjislacionin ekzistues në fuqi në fusha të tjera”, tha ai.

  • Mbrojtja e të dhënave personale –  Kujdes Gjobat!

    Mbrojtja e të dhënave personale – Kujdes Gjobat!

    Prej fillimit të këtij viti, Shqipëria ka një kuadër të ri ligjor për mbrojtjen e të dhënave personale, i cili në përafrim të plotë me direktivën e BE-së, parashikon një sërë risish dhe detyrimesh për subjektet kontrolluese dhe përpunuese. Po kështu, parashikon masa administrative deri në 20 milionë euro. Por, teksa po punohet me grupe interesi për t’i mirinformuar, paralelisht kanë filluar gjobat…

  • Si u mashtrua me faljen e gjobave të Policisë së Shtetit!

    Si u mashtrua me faljen e gjobave të Policisë së Shtetit!

    Emisioni “Fiks Fare” denoncoi mbrëmjen e së mërkurës një “mashtrim” me vendimet dhe ligjet për “faljen” e gjobave të Policisë së Shtetit gjatë 10 viteve të fundit.
    Para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, doli një VKM që falte gjobat e ndërtimeve, atyre në bujqësi dhe gjobat e policisë deri më 30 nëntor 2024.
    Qytetarët iu drejtuan policisë që t’u hiqeshin nga sistemi gjobat. Por, drejtuesit e policisë i informuan se janë falur vetëm gjobat e COVID 19. Pas denoncime e të shumta, Fiksi shfletoi VKM në dhe ligjin me numër 127 të vitit 2024 dhe rezulton se ka shumë interpretime.
    Në nenin 1 shkruhet se “masat administrative që shfuqizohen” përfshinin edhe masat administrative nga policia e Shtetit dhe ajo Bashkiake. Ndërkohë, në nenin 2, “përfituesit” janë ata që kanë ndërtuar për qëllime banimi, për qëllime blegtorale dhe “individët që nuk kanë zbatuar rregullat e COVID”.
    VKM-ja dhe konfuzioni para zgjedhjeve! Në datën 9 maj 2025 doli një Vendim i Këshillit të Ministrave që falte gjobat, ndër të tjera edhe të Policisë së Shtetit. Vendimi përcaktonte edhe se Drejtoritë Vendore të Policisë duhet të bënin listat e përfituesve. Pas hyrjes në fuqi, qytetarët vërshuan në godinat e policisë pasi mësuan se faleshin gjobat nga janari 015 deri më 30 nëntor 2024.
    Por, aty kanë mësuar se do hiqen gjobat e COVID!
    Në redaksinë e emisionit investigativ mbërriti një ankesë nga një qytetare. “Kam një ankesë për Vendimin e Këshillit të Ministrave, ku thuhet se falen gjobat e makinave nga viti 2015 deri më 30 nëntor 2024, ku janë falur gjobat e makinave për shkelje të ndryshme dhe gjobat e COVID 19, gjobat për ndërtimet pa leje etj, etj. Dje më kanë bllokuar lejen e qarkullimit të makinës se kam 10 gjoba pa paguar nga viti 2024. Shkova dhe u ankova dhe më thanë se janë falur vetëm gjobat e periudhës së COVID 19, kur njerëzit dilnin me makinë vetëm gjatë COVID.
    Gjobat e tjera nuk janë falur! Kjo është absurde, sepse në vendim shkruhet ndryshe!” ishte njëra nga ankesat. Pas kësaj ankese, gazetarët e Fiks Fare u interesuan në Policinë Rrugore të Tiranës. Punonjësit e policisë i thonë gazetarit të Fiksit se janë falur vetëm gjobat e COVID. Sipas tyre, ka një paqartësi me atëvendim, por ata veprojnë pas një shkrese të drejtorisë vendore. Polici thotë se kanë ardhur shumë por ata veprojnë vetëm ça u thonë nga drejtoria vendore.
    Fiksi shkon edhe te Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës, ku një polic thotë se janë falur vetëm gjobat e policisë në COVID. Ai thotë se ka ardhur një shkresë dhe ia tregon edhe gazetarit të Fiksit vetëm për gjobat gjatë pandemisë!
    Fiksi ka shfletuar VKM-në e datës 9 maj 2025, ku në këtë vendim përcaktohet se kush përfiton nga falja e këtyre gjobave. Ata që kanë marrë gjoba nga inspektoratet e mbrojtjes së territorit, ata që kanë marrë gjoba nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, Inspektorati Shtetërore Shëndetësor dhe, ata që kanë marrë gjobë nga Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake.
    Në pikën 5 të këtij vendimi, janë procedurat që zbatohen nga Policia e Shtetit. Sipas saj, drejtoritë vendore, brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi, përgatisin listat. Më pas, këto lista dërgohen për miratim në Policinë e Shtetit. Menjëherë pas miratimit të këtij vendimi, mediat i kanë bërë një jehonë. Por, asnjë ministër,zv.ministër, drejtor apo edhe vetë Policia e Shtetit nuk ka bërë asnjë koment e kush përfiton!
    Në atë kohë, pati edhe një reagim nga Partia Demokratike, ku akuzonte qeverinë për faljen e gjobave, ndër të tjera edhe të Policisë së Shtetit dhe Policisë Bashkiake? Por, a e kishin lexuar VKM-në dhe ligjin me numër 127, të vitit 2024?
    Ky ligj është shumë i shkurtër dhe përcakton se përfitojnë nga falja e gjobave të Policisë së Shtetit ata që i kanë marrë gjatë pandemisë COVID 19!

  • Nuk mori mandatin për pak vota, kandidati i Berishës kallëzim në SPAK: Rama fali gjobat…

    Nuk mori mandatin për pak vota, kandidati i Berishës kallëzim në SPAK: Rama fali gjobat…

    Kandidati i PD për deputet në listën e hapur në Durrës, Aulon Kalaja është paraqitur mëngjesin e së martës në ambientet e Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion.
    Sipas të dhënave, Kalaj ka bërë një kallëzim penal në SPAK për vendimin e qeverisë për të falur gjobat, pak ditë para zgjedhjeve.
    Kalaja ishte pjesë e listës së hapur të PD dhe nuk arriti të marr mandatin për pak vota.