Tag: gjoba

  • Gjoba, pezullime dhe humbje në tavolinë/ Disiplina dënon edhe Ilir Dajën

    Gjoba, pezullime dhe humbje në tavolinë/ Disiplina dënon edhe Ilir Dajën

    Komisioni i Disiplinës në FSHF ka publikuar një sërë vendimesh që prekin si ekipet e Superiores ashtu edhe ato të kategorive të moshave. Katër klube, Bylis, Laçi, Apolonia dhe Lushnja  janë dënuar me gjoba për sjellje të pahijshme të tifozëve, konkretisht për hedhjen e sendeve në fushën e lojës. Në të gjitha rastet, gjoba është vendosur në masën 50 mijë lekë, me Apoloninë dhe Lushnjën që përfitojnë aplikimin me 50% të shumës.
    Në fokus ka qenë edhe trajneri i Dinamos, Ilir Daja, i cili është ndëshkuar me një gjobë prej 100 mijë lekësh për refuzimin e dhënies së intervistës pas ndeshjes me Laçin. Klubi i Dinamos mban përgjegjësi solidare për këtë gjobë, sipas rregullores në fuqi.
    Ndërkohë, vendime të shumta janë marrë edhe për ekipet e moshave. Një numër i madh skuadrash janë penalizuar me gjobë dhe humbje në tavolinë për shkak të braktisjes së ndeshjeve. Mes tyre janë FC Vlora Femra U-17, KF Erzeni U-17, Flamurtari FC U-14, Loris B U-15, AS L. Millo U-15, AF Brians U-11, SC Porto U-13, si dhe FK Kukësi U-17, i cili ka marrë një dënim të rëndë për shkak të hyrjes së personave të paautorizuar në fushën e lojës dhe ndërprerjes së takimit kundër Akademia Etien. Klubi është dënuar me humbje në tavolinë dhe një gjobë prej 500 mijë lekësh.
    Përveç klubeve, dënime kanë marrë edhe zyrtarët dhe lojtarët. Benard Pjetra nga Akademia Etien U-17 dhe Agim Belaj nga Kukësi U-17 janë pezulluar me nga katër ndeshje për sjellje josportive. Ndërsa lojtari i Kukësit U-17, Leonard Ademaj, është ndëshkuar me pezullim njëvjeçar për sulm ndaj kundërshtarëve. Në të njëjtën kohë, FSHF ka pranuar kërkesën e lojtarit të Fushë-Krujës U-17, Angelos Berhami, për pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit, duke vendosur një periudhë prove prej gjashtë muajsh.
    Ky vendimarrje pasqyron një qëndrim të prerë të FSHF-së ndaj disiplinës dhe sjelljes në të gjitha nivelet e garës, duke përfshirë edhe kampionatet e moshave.

  • Rama: Gjoba do vijë në iPhone me fytyrën e secilit, kamerat në çdo aks do zëvendësojnë policët në rrugë

    Rama: Gjoba do vijë në iPhone me fytyrën e secilit, kamerat në çdo aks do zëvendësojnë policët në rrugë

    Kryesocialisti Edi Rama ka prezantuar programin për infrastrukturën dhe lehtësimin që do të vijë si rrjedhojë e ndërtimit të ”Qendrës së Monitorimit të Trafikut”. Sipas tij të gjithë drejtuesve do u vijë gjoba në telefonin e tyre, e shoqëruar dhe me fytyrën e secilit. Nga ana tjetër, theksoi se kamerat e vendosura nga investimi i ri, do të heqin nga akset kombëtare policët që rrinë në rrugë.
    ”Edhe një gjë tjetër me atë qendrën e monitorimit të trafikut, sepse ajo është pjesë e gjithë kësaj. Përsëri është e paplotë. Qendra e Monitorimit të Trafikut është gati dhe po bëhet një punë për të trajnuar stafin.

    Do lidhet me projektin që ne kemi nënshkruar me Emiratet e Bashkuara, për të pasur gjithë territorin, spitalet, shkollat, institucionet publike dhe akset kombëtare në një sistem kamerash inteligjente, i cili do jetë dhe do shohë gjithë Shqipërinë në kohë reale.
    Sistemi është i tillë dhe do sinjalizojë këtu për një rritje shpejtësie, do sinjalizohet këtu, nuk do ketë më policë në rrugë. Punonjësit e policisë do jenë të organizuar në një mënyrë tjetër. Sistemi i kontrollit në kohë reale të shpejtësisë do bëjë që gjobat të jenë të menjëhershme dhe ajo që po bëjmë ne është që gjoba të vijë në telefonin tënd në një kohë reale”,-tha Rama.

  • Rama: S’do ketë më policë në rrugë, gjoba do të vijë direkt në celular kur ti ke akoma gëzimin në faqe për tejkalimin e shpejtësisë

    Rama: S’do ketë më policë në rrugë, gjoba do të vijë direkt në celular kur ti ke akoma gëzimin në faqe për tejkalimin e shpejtësisë

    Kryeministri Edi Rama, teksa foli për projektet e reja, premtoi skemë të re të kontrolleve për respektimin e rregullave të qarkullimit në rrugë.
    Sipas tij, nuk do të ketë më policë në çdo rrugë për të kontrolluar shoferët, por kjo do të bëhet përmes teknologjisë.
    “Jo të rrinë policët atje dhe të thonë ndalo pak, sistemi i kontrollit në kohë reale të shpejtësisë do të bëjë që jo vetëm të jenë të menjëhershme (gjobat), por të të vijë në telefon bashkë me gëzimin që ke në faqe për tejkalimin e shpejtësisë. Bashkë më një mesazh kujdes deri në shtëpi, mos e përsërit më se të vjen gjoba prapë. Do të ndikojë në uljen e aksidenteve sepse do t’u shkojë shumë shtrenjtë adrenalina”.
    Po ashtu, vijoi Rama, do të ketë një sistem për identifikimin e personave problematik.
    “Jo vetëm të atyre në kërkim, por edhe në raport me mossigurimin e makinës, se e pasiguruar nuk do dalë dot në rrugë makinë”’, tha kryesocialisti.

  • Vlorë – 25-vjeçari nga Fieri tenton të korruptojë policinë pasi kapet duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur

    Vlorë – 25-vjeçari nga Fieri tenton të korruptojë policinë pasi kapet duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur

    Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 3 drejtues automjetesh, pasi u kapën duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Njëri prej tyre, shtetasi N. Sh., 25 vjeç, banues në Fier, jo vetëm që rezultoi nën efektin e alkoolit, por edhe tentoi të korruptonte efektivët e Policisë Rrugore duke u ofruar një shumë prej 4000 lekësh, me qëllim shmangien e ndëshkimit.

    Gjithashtu, janë arrestuar edhe shtetasit A. B., 44 vjeç, dhe S. Sh., 34 vjeç, të dy banues në Vlorë, për të njëjtën shkelje. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Sipas Policisë Rrugore të Vlorës, gjatë 10 ditëve të para të muajit prill janë intensifikuar kontrollet në akset urbane dhe interurbane në Vlorë dhe Sarandë, duke çuar në:Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    arrestimin e 9 drejtuesve mjetesh,

    pezullimin e 6 lejeve të drejtimit,

    vendosjen e 2525 masave administrative.

    Shkeljet më të shpeshta përfshijnë:

    314 gjoba për parakalime të gabuara,

    171 gjoba për mosvendosje të rripit të sigurimit,

    124 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit,

    51 gjoba për drejtim nën efektin e alkoolit,

    51 gjoba për tejkalim të shpejtësisë.

    Policia Rrugore i bën thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, duke shmangur shpejtësinë, alkoolin dhe çdo shkelje që rrezikon jetën e tyre dhe të të tjerëve.

    Respekto rregullat, mbro veten dhe të tjerët!Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Komisioni i Disiplinës jep vendimet: Pezullim njëvjeçar për Koço Kokëdhimën, gjoba për disa klube

    Komisioni i Disiplinës jep vendimet: Pezullim njëvjeçar për Koço Kokëdhimën, gjoba për disa klube

    Komisioni i Disiplinës dhe Etikës së Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) ka marrë një sërë vendimesh për shkeljet e ndodhura në futbollin shqiptar, duke ndëshkuar klube dhe zyrtarë të ndryshëm për sjellje të pahijshme dhe shkelje të rregulloreve.

    Një nga vendimet më të rëndësishme është pezullimi për një vit i presidentit të FK Apolonia, Koço Kokëdhima, për sulm ndaj zyrtarëve të ndeshjes. Atij i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes dhe ambientet e brendshme të stadiumit deri në përfundim të dënimit. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Ndërkohë, edhe zyrtari i FK Apolonia, Kiri Mundija, është pezulluar me të njëjtën masë për të njëjtën shkelje. Po ashtu, Maringlen Kule, zyrtar i FK Apolonia Femra, është dënuar me 8 ndeshje pezullim për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Gjoba për klubet

    Komisioni ka vendosur gjithashtu masa financiare për disa klube. KF Egnatia dhe KF Vllaznia janë ndëshkuar me nga 50.000 lekë secila për sjellje të gabuar të tifozëve, të cilët hodhën sende në fushë. KF Bylis është gjobitur me 100.000 lekë për vonesa në ndeshje, ndërsa një zyrtar i klubit, Besnik Kapllanaj, është pezulluar me 4 ndeshje për sjellje të pahijshme ndaj zyrtarëve të ndeshjes.

    Dënime edhe për ekipet e moshaveReklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Në futbollin e femrave dhe atë të moshave, KF Bylis U-17 Femra, KF Shkumbini U-19 dhe KF Turbina U-19 janë ndëshkuar me gjoba prej 100.000 lekësh secili për braktisje të ndeshjeve, duke humbur ndeshjet në tavolinë me rezultatin 3-0.

    Ndërsa, lojtari i KF Devolli, Agudelo Gaviria Juan Diego, është pezulluar me 3 ndeshje për provokim të spektatorëve.

    Komisioni ka paralajmëruar edhe disa ekipe, si KF Teuta dhe Akademia e Futbollit U-15, për mosrespektimin e rregulloreve, duke u vënë në dijeni se në rast përsëritjeje do të përballen me masa më të ashpra disiplinore.

    Ky vendim vjen në një periudhë kur FSHF po përpiqet të forcojë disiplinën dhe etikën në futbollin shqiptar, duke vendosur standarde më të rrepta për sjelljen e klubeve dhe zyrtarëve të tyre.

  • APK thirrje zyrtarëve ta deklarojnë pasurinë, paralajmëron për gjoba dhe kallëzime penale nëse se bëjnë

    APK thirrje zyrtarëve ta deklarojnë pasurinë, paralajmëron për gjoba dhe kallëzime penale nëse se bëjnë

    Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit u ka bërë thirrje të gjithë zyrtarëve që ende s’e kanë deklaruar pasurinë që ta bëjnë këtë, duke u rikujtuar se mund të përballen me pasoja ligjore, gjoba dhe kallëzime penale. Procesi përfundon më 31 mars.
    Në njoftimin e APK-së bëhet me dije se deri tani 6 mijë e 420 zyrtarë kanë deklaruar pasurinë, e 1 mijë e 714 janë në proces e sipër.
    “Procesi i deklarimit të pasurisë ka filluar, më 1 dhe përfundon më 31 mars. Deri tani, 6420 zyrtarë kanë deklaruar pasurinë, ndërsa 1714 janë në proces. Apelohen të gjithë zyrtarët që ende nuk kanë përfunduar deklarimin ta bëjnë sa më shpejt, pasi mosdeklarimi sjell pasoja ligjore, gjoba dhe kallëzime penale”, thuhet në njoftim.

    FACT CHECK:
    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

    KLIKO PËR TË VOTUAR