Tag: gjoba

  • Rama: Hiqni trarët për parkime dhe tendat në lokale, do hani gjoba e ndjekje penale

    Rama: Hiqni trarët për parkime dhe tendat në lokale, do hani gjoba e ndjekje penale

     
    Rama ultimatum për hapësirat publike: Hiqini trarët dhe tendat brenda 2 javësh, ndryshe gjoba dhe ndjekje penale 
     
    Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh të prerë dhe të qartë për të gjithë ata që kanë zaptuar hapësira publike, qofshin biznese apo individë: kanë vetëm dy javë kohë për t’i liruar, përndryshe do të përballen me masa të ashpra administrative dhe penale.
     

     
    Deklarata u bë gjatë një takimi me deputetët në Tiranë, pjesë e një serie mbledhjesh në qarqet kryesore të vendit, përfshirë Vlorën, Durrësin, Fierin dhe Elbasanin, ku qeveria po adreson shqetësimet e qytetarëve me fokus të veçantë te hapësirat publike.
    “Është bërë e padurueshme për komunitetet urbane, sidomos në qytetet e mëdha, zaptimi dhe uzurpimi i hapësirave publike nga bizneset me tenda dhe individët me trarë për parkim. Ky është një abuzim i hapur që duhet të marrë fund,” tha Rama.
     
    Ai theksoi se strukturat vendore kanë dështuar në zbatimin e ligjit dhe paralajmëroi se periudha e mosveprimit ka përfunduar. “Ka ardhur koha që të hiqen të gjitha pengesat që pengojnë lirinë e lëvizjes dhe jetën komunitare në blloqet e banimit,” u shpreh kryeministri.
     
    Një vëmendje të veçantë Rama i kushtoi edhe abuzimit nga ndërtuesit dhe pronarët e bizneseve që, pas ndërtimit të pallateve apo hapjes së lokaleve, kanë zënë edhe ambientet përreth si pronë private. “Nuk mund të lejohet që hapësira publike të trajtohet si pronë private për përfitime personale, duke vendosur trarë për parkim dhe duke i marrë para banorëve,” theksoi ai.
     
    Kryeministri paralajmëroi gjoba të menjëhershme dhe ndjekje penale për shkelësit që nuk reagojnë brenda afatit dyjavor. Ai gjithashtu bëri apel për rikthimin e autoritetit të pushtetit vendor në menaxhimin e hapësirave publike dhe përfundimin e abuzimeve që cënojnë jetën urbane dhe dinjitetin qytetar.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • “Spektakël dhe rrezik në rrugë!” Policia vendos gjoba deri në 1 milion lekë për drejtuesit e motorëve

    “Spektakël dhe rrezik në rrugë!” Policia vendos gjoba deri në 1 milion lekë për drejtuesit e motorëve

    Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar kontrollet në terren për të garantuar rendin dhe sigurinë rrugore, duke vënë në fokus mjetet që, përmes modifikimeve të paligjshme, krijojnë zhurma të larta dhe shqetësojnë komunitetin.
    Gjatë kontrolleve të zhvilluara në disa zona të kryeqytetit janë konstatuar një sërë shkeljesh nga drejtues mjetesh që kryenin manovra të rrezikshme apo shkelje të tjera që cenojnë qetësinë dhe sigurinë në trafik.

    Bilanci i kontrolleve:
    23 motomjete të bllokuara
    12 automjete të bllokuara
    Gjoba që shkojnë deri dhe mbi 1 milion lekë
    Në një video të publikuar nga policia shfaqet një motor teksa bën veprime të rrezikshme në rrugë, duke lëvizur për dhjetëra metra me një rrotë.

  • Policia kontrolle në bare dhe disko për ndotjen akustike në Vlorë, gjoba deri në 4 milionë lekë për shkelësit

    Policia kontrolle në bare dhe disko për ndotjen akustike në Vlorë, gjoba deri në 4 milionë lekë për shkelësit

    Policia e Vlorës ka zhvilluar kontrolle në disa lokale nate dhe ambiente të muzikës në qytet, në kuadër të masave për parandalimin e ndotjes akustike.

    Aksioni është ndërmarrë nga efektivë të Komisariatit të Policisë Vlorë dhe është përqendruar kryesisht në baret dhe diskot që ndodhen në zonat turistike dhe përgjatë Lungomares.

    Gjatë kontrolleve janë verifikuar nivelet e zhurmës, respektimi i orareve të lejuara për muzikë si dhe pajisja e subjekteve me aparatura matëse të zhurmës, siç e kërkon ligji.

    Policia njoftoi se qëllimi i këtij operacioni është ruajtja e rendit publik dhe mbrojtja e qetësisë së banorëve dhe pushuesve, sidomos në këtë sezon veror kur qyteti pret mijëra vizitorë.

    Kontrollet do të vijojnë edhe në ditët në vijim, ndërsa subjektet që rezultojnë në shkelje të ligjit do të përballen me masa administrative apo penale, sipas rasteve.

    Policia u bën thirrje pronarëve të respektojnë ligjin dhe të garantojnë një ambient argëtues, por të sigurt dhe pa ndotje akustike.

    Gjate kontrolleve nuk u konstatua ndotje akustike megjithatë policia sensibilizoi pronarët për normën e lejuar që është 85-110 Decibel. Nëse kalon këtë norme do të ketë gjoba që vajojnë nga 200 mijë lekë deri në 400- mijë lekë të rinj.

  • ”Bilanc lufte”/ 20 viktima në 145 aksidente në muajin maj. 12 mijë gjoba për shpejtësi

    ”Bilanc lufte”/ 20 viktima në 145 aksidente në muajin maj. 12 mijë gjoba për shpejtësi

    Ne muajin që sapo lamë pas pothuajse çdo ditë një person ka humbur jetën nga aksidentet rrugore.

    Top Channel mëson referuar statistikave të policisë së shtetit se gjatë muajit maj janë shënuar 145 aksidente në të cilat kanë humbur jetën 20 persona.  Në shumicën e këtyre aksidenteve shkak kanë qenë shkelje të rënda të kodit rrugor.
    Ndër shkeljet më të rrezikshme si për drejtuesit e mjeteve ashtu edhe për përdoruesit e tjerë të rrugës është shpejtësia tej normave të lejuara ku vetëm këtë maj janë evidentuar 180 raste ku policia u ka hequr lejet e drejtimit shkelësve nga të cilët 140 kanë përfunduar edhe në pranga pasi përtveç shpejtësisë janë konstatuar edhe nën efektin e alkoolit.
    Vetëm gjatë muajit maj  blutë kanë vendosur rreth 12 mijë gjoba për tejkalim shpejtësie si edhe u janë ulur 6- 12 pikë nga patentat.
    Por pavarësisht kësaj panorame krahasuar me një vit më parë numri i aksidenteve ka rënë.  Të dhënat e INSTAT tregojnë se në 4 muajt e parë të vitit 2025, aksidentet rrugore kanë rënë me 17%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më pare , ku rezulton të jenë shënuar 87 aksidente më pak.
    Në 88% të rasteve, shkaku kryesor i aksidenteve rezulton të jetë sjellja e drejtuesit të mjetit, çka tregon nevojën për respektim më të madh të rregullave të qarkullimit dhe një kulturë më të lartë rrugore, që dukshëm mungon.

    Top Channel

  • Arrestime, bllokime makinash dhe mbi 14 mijë gjoba nga Policia Rrugore gjatë javës së fundit

    Arrestime, bllokime makinash dhe mbi 14 mijë gjoba nga Policia Rrugore gjatë javës së fundit

    Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar ndjeshëm kontrollet në akset kryesore të kryeqytetit, duke përdorur drone, radarë, kamera inteligjente dhe prani fizike të shtuar të shërbimeve, për të garantuar rend dhe siguri në qarkullimin rrugor.
    Në bilancin e javës që lamë pas, autoritetet njoftojnë për 49 shtetas të arrestuar ose proceduar penalisht, për shkelje të rënda të Kodit Rrugor. 15 prej tyre janë ndaluar për drejtim mjeti në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi, duke përbërë një rrezik të shtuar për sigurinë në rrugë.
    Po ashtu, 4 persona në kërkim për vepra të ndryshme penale janë ndaluar gjatë kontrolleve. 40 automjete janë bllokuar, ndërkohë që janë vendosur 14,495 masa administrative, përfshirë gjoba për tejkalim shpejtësie, përdorim celulari gjatë drejtimit të automjetit, mungesë dokumentacioni dhe parakalim të gabuar.
    Gjithashtu, janë pezulluar 21 leje drejtimi, për shkelje të rënda që lidhen me sigurinë rrugore.
    Policia Rrugore e Tiranës përsërit apelin për respektim të rregullave të qarkullimit, duke kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për të denoncuar çdo shkelje.

  • Turqi/ Gjoba për pasagjerët që shkelin rregullat gjatë zbritjes nga avioni

    Turqi/ Gjoba për pasagjerët që shkelin rregullat gjatë zbritjes nga avioni

    Autoriteti i Aviacionit Civil në Turqi ka vendosur masa të reja për të rritur sigurinë gjatë udhëtimeve ajrore, duke vendosur gjoba për pasagjerët që shkelin rregullat gjatë uljes së avionit.

    Sipas rregulloreve të përditësuara, të cilat hynë në fuqi që prej majit, pasagjerët që heqin rripat e sigurimit para se avioni të ndalet plotësisht, që hapin dollapët e bagazheve ose që zënë korridorin para se të ketë sinjalin për zbritje, do të ndëshkohen me gjoba.

    Kjo masë vjen pas një rritjeje të evidentuar të shkeljeve të sigurisë gjatë fazës së taksisë pas uljes së avionit, sipas Drejtorisë së Aviacionit Civil Turk.

    Linjat ajrore që operojnë në territorin turk janë të detyruara të përditësojnë njoftimet e tyre standarde për pasagjerët, duke theksuar nevojën për respektim të rregullave dhe ulje në vendet e tyre deri në ndalesën përfundimtare të avionit.

    Stafi i avionit do të paralajmërojë pasagjerët për rreziqet dhe do të regjistrojë shkeljet, të cilat më pas do të raportohen zyrtarisht.

    Gjithashtu, pasagjerët do të duhet të zbresin me radhë, duke eliminuar ngutjen dhe garën për të qenë të parët që dalin nga avioni.

    Edhe pse qarkorja nuk përmend konkretisht shumën e gjobës, mediat lokale raportojnë se shkelësit mund të dënohen me gjoba deri në 2,500 lira turke, rreth 56 euro.

    Kjo nismë synon të sigurojë një përvojë më të sigurt dhe të qetë për të gjithë udhëtarët dhe stafin gjatë uljeve dhe zbritjeve në aeroportet turke. Syri.net-Protothema

  • Radarët e Monitorimit të Trafikut bëjnë kërdinë me gjoba të paligjshme

    Radarët e Monitorimit të Trafikut bëjnë kërdinë me gjoba të paligjshme

    Radarët e monitorimit të trafikut janë duke bërë kërdinë me gjoba masive, ligjshmëria e të cilave është më shumë se e dyshimtë.

    Edhe pse investimi për monitorimin e Trafikut në akset kryesore kombëtare nuk ka përfunduar ende dhe nuk është marrë në dorëzim nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, radarët kanë vendosur gjoba masivisht, për shumicën dërrmuese të të cilave drejtuesit e mjeteve nuk janë në dijeni fare.

    ‘Kur ndodh një shkelje rrugore, kamerat inteligjente regjistrojnë automatikisht të dhënat dhe fotot përkatëse. Më pas, këto informacione analizohen nga operatorët dhe i transmetohen Policisë së Shtetit. Kjo e fundit verifikon rastin dhe liron gjobën përkatëse, e cila i shkon drejtpërdrejt drejtuesit të mjetit në sistemin elektronik të gjobave,’ thotë Marin Bezhani, Drejtor i Qendrës Kombëtare të Monitorimit të Trafikut (QKMT).

    Por cilat janë pikat që monitorohen aktualisht?

    ‘Monitorimi po kryhet në fazë testimi në disa pika të zgjedhura strategjike, përfshirë: Golemin pranë stacionit të trenit, mbikalimin e Spillesë 1 dhe Spillesë 2, zonën e njohur si ‘Zham Sektor’, si dhe në Bishtin e Zhurit dhe Rrogozhinë. Përveç këtyre, testime po zhvillohen edhe në disa akse të tjera rrugore kryesore në vend.’

    Projekti për monitorimin e trafikut në autostradat kombëtare është tenderuar për një vlerë prej rreth 20 milionë eurosh. Ai parashikon vendosjen e kamerave të trafikut fillimisht për 200 kilometra rrugë kombëtare, të cilat monitorojnë dhe përcjellin në kohë reale çdo shkelje. /Kapitali.al

     

  • Trump “shënjestron” emigrantët me gjoba, 1.8 mln Dollarë i vendos vetëm njërës

    Trump “shënjestron” emigrantët me gjoba, 1.8 mln Dollarë i vendos vetëm njërës

    Administrata e Presidentit amerikan Donald Trump ka vijuar me një strategji tjetër për të larguar nga vendi emigrantët e paligjshëm.
    Së fundmi, mësohet se autoritetet për emigracionin kanë gjobitur me shuma të majme personat që nuk pranojnë të ikin.
    Wendy Ortiz, 32 vjeçe, tha për agjencinë e lajmeve Reuters se ka mbetur e habitur nga kjo gjobë. Ajo merr 13 Dollarë në orë me punën që bën në një fabrikë përpunimi mishi në Pennsylvania.
    Prej 10 vitesh ka jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi u largua nga El Salvadori për t’i shpëtuar dhunës së ish-partnerit dhe kërcënimeve të bandave. Rroga mezi i mbulon shpenzimet për djalin 6-vjeçar me nënshtetësi amerikane.
    “Nuk është e drejtë. Ku do i gjej kaq shumë para?”, tha ajo në një intervistë.
    Javët e fundit, Presidenti Trump ka futur në aksion një plan për të gjobitur emigrantët që nuk e lenë territorin e SHBA-ve edhe pasi ndaj tyre ka vendim përfundimtar për t’ dëbuar.
    Të paktën 4500 emigrantëve u kanë shkuar ndëshkime, vlera totale e të cilave arrin në 500 milionë dollarë, sipas burimeve të Reuters nga një zyrtar i lartë i administratës Trump.
    Agjencia e lajmeve konfirmoi nga tetë avokatë që merren me çështjet e emigrantëve se klientët e tyre janë gjobitur nga mijëra dollarë deri në 1.8 milionë Dollarë.
    Ata janë njoftuar se kanë 30 ditë kohë për ta kundërshtuar atë.
    Këto gjoba të majme janë pjesë e përpjekjes agresive të Donald Trump për të larguar emigrantët e paligjshëm vullnetarisht, ose siç e përshkruajnë mediat, “të vetëdëbohen”.
    Sipas planit të tij, gjoba për emigrantët që nuk ikin edhe pas urdhrit të dëbimit mund të arrijnë në 998 Dollarë në ditë dhe t’i lëshojnë për një periudhë deri në 5 vite.
    Kjo do të çojë që maksimumi i ndëshkimit të jetë në 1.8 milionë Dollarë dhe nëse edhe në këtë moment gjoba nuk paguhet, qeveria mund të konsiderojë sekuestrimin e pronës së emigrantit.
    Megjithatë, siç shkruan Reuters mbetet e paqarë sesi administrata Trump do t’i mbledhë gjobat dhe sekuestrojë pronat.

  • Qeveria fal gjobat e 10 viteve të fundit, ja kush përfiton

    Qeveria fal gjobat e 10 viteve të fundit, ja kush përfiton

    Qeveria shqiptare ka miratuar një vendim që fal një sërë gjobash dhe masash administrative të vendosura ndër vite ndaj qytetarëve dhe bizneseve.
    Vendimi i miratuar këtë të premte parashikon shfuqizimin e të gjitha masave administrative të paekzekutuara që janë vendosur gjatë periudhës 1 janar 2015 deri më 30 nëntor 2024.
    Falja përfshin gjoba të vendosura nga një sërë institucionesh publike, përfshirë Policinë e Shtetit, Policinë Bashkiake, Inspektoratet vendore të mbrojtjes së territorit, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe Inspektorati Shtetëror Shëndetësor.
    Të gjitha këto institucione janë të detyruara të hartojnë dhe dërgojnë brenda 30 ditëve listat e gjobave të paekzekutuara përkatëse pranë drejtorive të taksave, me qëllim heqjen e tyre nga sistemi.
    Gjobat që do të falen përfshijnë, ndër të tjera, masat administrative të vendosura ndaj qytetarëve për shkelje të masave kufizuese gjatë pandemisë së COVID-19, si dhe gjoba të dhëna për ndërtime apo ndërhyrje pa leje për qëllime banimi apo bujqësie në zonat rurale.
    Po ashtu përfitojnë nga falja edhe subjektet që ushtrojnë aktivitet bujqësor apo blegtoral në këto zona.
    Sipas vendimit, falen edhe gjobat e Policisë për parkime të gabuara apo shpejtësi tej normave të lejuara.
    Falja e gjobave pritet të prekë mijëra familje, pasi sipas relacionit që shoqëroi nismën në Kuvend, vetëm në një vit janë vendosur 1,492 masa për tipologji ndërtimesh pa leje si shtëpi, mure rrethues, çati apo magazina.
    Nëse pas këtij afati ndonjë qytetar apo subjekt rezulton ende me gjoba që përfshihen në këtë falje, ai ka të drejtë të paraqesë kërkesë për fshirje dhe, nëse kjo kërkesë refuzohet, mund të ankimojë vendimin në gjykatë.

  • 2 ditë para zgjedhjeve, qeveria fal gjobat e 10 viteve të fundit

    2 ditë para zgjedhjeve, qeveria fal gjobat e 10 viteve të fundit

    Qeveria ”Rama 3” ka miratuar dy ditë përpara zgjedhjeve një vendim që fal një sërë gjobash dhe masash administrative të vendosura ndër vite ndaj qytetarëve dhe bizneseve. Vendimi i miratuar këtë të premte parashikon shfuqizimin e të gjitha masave administrative të paekzekutuara që janë vendosur gjatë periudhës 1 janar 2015 deri më 30 nëntor 2024.
    Falja përfshin gjoba të vendosura nga një sërë institucionesh publike, përfshirë Policinë e Shtetit, Policinë Bashkiake, Inspektoratet vendore të mbrojtjes së territorit, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe Inspektorati Shtetëror Shëndetësor. Të gjitha këto institucione janë të detyruara të hartojnë dhe dërgojnë brenda 30 ditëve listat e gjobave të paekzekutuara përkatëse pranë drejtorive të taksave, me qëllim heqjen e tyre nga sistemi.

    Gjobat që do të falen përfshijnë, ndër të tjera, masat administrative të vendosura ndaj qytetarëve për shkelje të masave kufizuese gjatë pandemisë së Covid-19, si dhe gjoba të dhëna për ndërtime apo ndërhyrje pa leje për qëllime banimi apo bujqësie në zonat rurale. Po ashtu përfitojnë nga falja edhe subjektet që ushtrojnë aktivitet bujqësor apo blegtoral në këto zona.
    Nëse pas këtij afati ndonjë qytetar apo subjekt rezulton ende me gjoba që përfshihen në këtë falje, ai ka të drejtë të paraqesë kërkesë për fshirje dhe, nëse kjo kërkesë refuzohet, mund të ankimojë vendimin në gjykatë.