Gjatë javës së kaluar, Policia Rrugore ka vendosur 3313 gjoba në të gjithë vendin për shkelje të ndryshme rrugore.
Akset kombëtare u monitoruan me 2 dronë dhe 3 radarë poliscan.
Nga gjobat e vendosura, 765 masa administrative janë për parakalime të gabuara, 423 për tejkalim të shpejtësisë, me sanksion pezullimin e lejes së drejtimit dhe zbritje të pikëve të lejes së drejtimit; 876 gjoba për mosvendosje të rripit të sigurimit, 1121 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe 128 gjoba për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit.
Policia Rrugore thotë se do të vijojë kontrollet intensive në terren, duke përdorur mjetet teknologjike, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në rrugë.
Tag: gjoba
-

Droni “djeg” shoferët, mbi 3 mijë gjoba në një javë
-

Akset kombëtare në monitorim/ Policia Rrugore bën kërdinë, mbi 3 mijë gjoba në një javë
Gjatë javës së kaluar, Policia Rrugore ka vendosur 3313 gjoba në të gjithë vendin për shkelje të ndryshme rrugore.
Akset kombëtare u monitoruan me 2 dronë dhe 3 radarë poliscan.
Nga gjobat e vendosura, 765 masa administrative janë për parakalime të gabuara, 423 për tejkalim të shpejtësisë, me sanksion pezullimin e lejes së drejtimit dhe zbritje të pikëve të lejes së drejtimit; 876 gjoba për mosvendosje të rripit të sigurimit, 1121 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe 128 gjoba për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit.
Policia Rrugore thotë se do të vijojë kontrollet intensive në terren, duke përdorur mjetet teknologjike, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në rrugë. -

VIDEO/ Droni ‘djeg’ shoferët, 3000 gjoba në një javë
Drejtoria e Policisë Rrugore raporton se ka vendosur mbi 3000 gjoba gjatë javës së kaluar, për shkelje të ndryshme administrative, pas kontrolle intensive me dronë dhe me radarë ‘Poliscan’.
“2 dronë dhe 3 radarë Poliscan janë përdorur për të evidentuar në kohë reale sjelljet e rrezikshme gjatë drejtimit të mjeteve, si dhe për matjen e shpejtësisë në segmente me risk të lartë për aksidente.
Janë konstatuar dhjetëra shkelje të rënda, për të cilat janë marrë masa administrative, përfshirë pezullime të lejeve të drejtimit, në përputhje me Kodin Rrugor. Konkretisht:
-765 masa administrative për parakalime të gabuara;
-423 masa administrative për tejkalim të shpejtësisë, me sanksion pezullimin e lejes së drejtimit dhe zbritje të pikëve të lejes së drejtimit;
-876 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit;
-1 121 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
-128 masa për drejtim të mjetit, në efektin e alkoolit”, tha policia.
Policia Rrugore njoftoi se do të vijojë kontrollet në terren, duke përdorur mjetet teknologjike, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë për të gjithë përdoruesit e rrugës.
-

“Paguaj ose prano”, Meta rrezikon miliona gjoba çdo ditë nga BE
Meta Platforms, kompania që zotëron Facebook dhe Instagram, pritet të përballet me akuza të reja nga Bashkimi Europian dhe gjoba të përditshme të mëdha, pasi nuk ka ndërmend të bëjë ndryshime të tjera në modelin e saj të reklamimit “paguaj ose prano”.
Ky model i Metës i jep përdoruesve vetëm dy mundësi: ose të paguajnë për të përdorur rrjetin social pa reklama, ose të lejojnë që të dhënat e tyre personale të përdoren për reklama të targetuara. Sipas Bashkimit Europian, ky model nuk respekton plotësisht të drejtën e përdoruesve për privatësi dhe nuk u jep atyre një zgjedhje të vërtetë.
Kjo është arsyeja pse Meta po akuzohet për shkelje të Aktit të Tregjeve Digjitale, një ligj i ri i BE-së që ka për qëllim të kufizojë fuqinë e kompanive të mëdha teknologjike dhe të mbrojë konkurrencën dhe të drejtat e konsumatorëve.
Në prill 2025, Meta u gjobit me 200 milionë euro për këtë çështje, ndërsa tani rrezikon gjoba të përditshme që mund të arrijnë deri në 5% të fitimeve ditore të kompanisë në të gjithë botën, duke filluar nga 27 qershori.
Meta ka thënë më herët se beson se po vepron sipas ligjit dhe se po ofron më shumë zgjedhje për përdoruesit europianë se sa kërkon ligji. Ajo ka akuzuar gjithashtu Komisionin Europian se po diskriminon modelin e saj të biznesit. Komisioni nuk ka komentuar mbi zhvillimet më të fundit.
Ndërkohë menjëherë pas publikimit të lajmit, aksionet e Metës ranë me 1.7% në tregjet financiare. -

“Paguaj ose prano”, Meta rrezikon miliona gjoba çdo dita nga BE
Meta Platforms, kompania që zotëron Facebook dhe Instagram, pritet të përballet me akuza të reja nga Bashkimi Europian dhe gjoba të përditshme të mëdha, pasi nuk ka ndërmend të bëjë ndryshime të tjera në modelin e saj të reklamimit “paguaj ose prano”.
Ky model i Metës i jep përdoruesve vetëm dy mundësi: ose të paguajnë për të përdorur rrjetin social pa reklama, ose të lejojnë që të dhënat e tyre personale të përdoren për reklama të targetuara. Sipas Bashkimit Europian, ky model nuk respekton plotësisht të drejtën e përdoruesve për privatësi dhe nuk u jep atyre një zgjedhje të vërtetë.
Kjo është arsyeja pse Meta po akuzohet për shkelje të Aktit të Tregjeve Digjitale, një ligj i ri i BE-së që ka për qëllim të kufizojë fuqinë e kompanive të mëdha teknologjike dhe të mbrojë konkurrencën dhe të drejtat e konsumatorëve.
Në prill 2025, Meta u gjobit me 200 milionë euro për këtë çështje, ndërsa tani rrezikon gjoba të përditshme që mund të arrijnë deri në 5% të fitimeve ditore të kompanisë në të gjithë botën, duke filluar nga 27 qershori.
Meta ka thënë më herët se beson se po vepron sipas ligjit dhe se po ofron më shumë zgjedhje për përdoruesit europianë se sa kërkon ligji. Ajo ka akuzuar gjithashtu Komisionin Europian se po diskriminon modelin e saj të biznesit. Komisioni nuk ka komentuar mbi zhvillimet më të fundit.
Ndërkohë menjëherë pas publikimit të lajmit, aksionet e Metës ranë me 1.7% në tregjet financiare. -

Fiks Fare/ Masakër mjedisore dhe urbane në Parkun Kombëtar të Thethit, betonizohet pa leje e pa kriter!
Parku Kombëtar i Thethit, një nga perlat natyrore të Alpeve Shqiptare dhe një nga zonat më të mbrojtura ligjërisht në vend, përballet me një valë të paprecedentë ndërtimesh pa leje.
Bukuritë natyrore po zëvendësohen me beton, ndërsa institucionet shtetërore janë mjaftuar me letra dhe gjoba që nuk ekzekutohen.
Pamjet me dron të realizuara nga gazetarët e emisionit Fiks Fare tregojnë qartë se në çdo cep të fshatit ndërtimi ka lulëzuar si kërpudhat pas shiut. Bujtina, hotele, mure rrethues dhe struktura të tjera turistike po ngrihen me ritme të shpejta, jo vetëm në qendër të fshatit, por edhe në pyje, në zona të thella dhe të paprekura më parë.
Punimet kryhen në mënyrë të hapur, në sy të të gjithëve, pa asnjë pengesë.
Gazetarët e Fiksit takuan punëtorë të cilët refuzojnë të flasin për pronarët, por të vetëdijshëm që ndërtojnë pa leje dhe duke u arsyetuar me “kështu bëjnë të gjithë”. Aty ku punimet janë më të izoluara, në pyll në zonë të virgjëra, grupi i Fiksit konstatoi kamera sigurie nëpër pemë për të kontrolluar se kush shkon në zonë.
Pas vëzhgimit që Fiksi bëri në Parkun Kombëtar të Thethit u interesua tek institucionet.
Inspektori i Policisë së Zonës u shpreh përmes telefonit se ekzistojnë disa procedime penale për ndërtuesit pa leje, por se aktualisht janë të angazhuar me kontrolle për lëndët narkotike.
Edhe drejtori i IKMT Shkodër pranoi se janë vendosur disa gjoba dhe janë referuar raste në prokurori, por refuzoi të dërgojë inspektorë në terren. Sipas tij, çdo përgjigje do të jepet vetëm me shkresa.
Ndërkohë, nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura në Shkodër konfirmohet se në Theth aktualisht nuk ka asnjë leje ndërtimi, as për struktura klasike, as për ndërtim me dru, të ashtuquajtura “miqësore me natyrën”. Ata thonë se kanë vendosur gjoba që kapin vlerën mbi 100 milionë lekë, por asnjë prej tyre nuk është ekzekutuar, sepse subjektet i kundërshtojnë në gjykatë.
Ndërkohë që agjencitë shtetërore hartojnë akte konstatimi dhe referojnë çështje në gjykata që zgjasin me vite, në Theth po ndërtohet pa pushim. Priten pyjet për t’u hapur rrugë, ndërkohë që natyra po shkatërrohet.
Parku Kombëtar i Thethit është një pasuri kombëtare, por në mungesë të zbatimit të ligjit, po rrezikon të humbasë vlerën që e bën unik, natyrën e tij të paprekur.Top Channel
-

Vlora nën ultimatumin e Ramës/ Policia Bashkiake ‘zgjohet nga gjumi’, liron hapësirat publike, gjoba për automjetet
Vijojnë kontrollet për lirimin e hapësirave publike në qytetin e Vlorës pas kritikave të kryeministrit Edi Rama. Policia bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit, janë hequr me karrotrec dhjetëra automjete të parkuara në rrugëkalime për këmbësorë, trotuare apo segmente rrugore, si dhe janë gjobitur drejtuesit e tyre.
“Gjatë 48 orëve të fundit: Janë vendosur dhjetëra gjoba për drejtues automjetesh që kanë parkuar gabim, në rrugëkalime për këmbësorë, trotuare dhe segmente rrugore ku pengohej qarkullimi; Janë larguar me karrotrec automjete të parkuara në mënyrë të gabuar, që krijonin pengesë për lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve të tjera.”, njofton policia.
Këto kontrolle, thotë policia, do të vijojnë pa ndërprerje ndërsa apelon drejtuesit që të respektojnë rregullat, përndryshe do të përballen me gjoba. Ndërkohë, në kuadër të operacionit “Plazhi i lirë” është liruar një hapësirë publike prej 300 metrash katrorë në lagjen “Uji i Ftohtë”, ndërsa është proceduar penalisht administratori i subjektit që e kishte zënë me çadra, shezlongë dhe tavolina pa leje.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, si rezultat i kontrolleve të ushtruara në bregdet, pranë një restoranti në lagjen “Uji i Ftohtë”, konstatuan se administratori i këtij subjekti, shtetasi G. I., 62 vjeç, banues në Orikum, kishte zënë në mënyrë të paligjshme një sipërfaqe toke publike prej 300 m², në të cilën kishte vendosur çadra, shezlongë dhe tavolina plazhi, pa qenë i pajisur me leje nga autoritetet përkatëse. Për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimi penal ndaj shtetasit G. I., për veprën penale “Pushtimi i tokës”, parashikuar nga neni 200 i Kodit Penal.”, njofton policia.
Autoritetet në Vlorë janë vënë në lëvizje pas kritikave të kryeministrit Edi Rama gjatë një vizite që zhvilloi pak ditë më parë në Vlorë. Kreu i qeverisë do të rikthehet sërish të hënën për të parë nëse porositë janë zbatuar. Kreu i qeverisë ka paralajmëruar zaptuesit që të lirojnë hapësirat përndryshe do të përballen me gjoba ose hetim penal. -

Gjoba fshehurazi, kamatë dhe penalizime, kamerat në akset rrugore kthehen në kurth për qytetarët
Mbikqyrja e autostradave kryesorë në Shqipëri me kamera vëzhgimi po kthehet në një kurth për qytetarët të cilët po gjobiten pa u vendosur në dijeni dhe pa u njoftuar.
Tre muaj pas vendosjes së kamerave në autostradat kryesore të vendit, shqetësimet e qytetarëve janë rritur pasi ata penalizohen pa u njoftuar, cka krijon premisa që gjoba të mos paguhet dhe drejtuesit e mjeteve jo vetëm të jenë debitorë për shlyerjen e saj por të paguajnë edhe kamatën që nis nga dita e 15.Rasti i denoncimit të mbërritur në redaksi, është ai i një qytetari të gjobitur në Unazën e re të Tiranës, në datën 18 qershor 2025, në ora 06.22 të mëngjesit.
Plot 17 ditë më vonë, në datën 5 korrik 2025, ai rastësisht hyri në platformën e-albania për një arësye tjetër dhe u vu në dijeni të gjobës së vendosur nga policia rrugore.
Për shkak të mos shlyerjes në afat, gjoba kishte nisur të llogariste edhe kamatën me 120 lekë të reja për vetëm dy ditë!
Masa administrative e vendosur nga polici rrugor Artan Malasi, konsiderohet abuzive nga qytetari i cili thekson se është ndëshkuar me 2000 lekë, për tejkalim të shpejtësisë në Unazën Veriore të Tiranës, por fleta e gjobës në e-albania nuk ka asnjë shpjegim detajues, sa ka qenë shpejtësia me të cilën ai po lëvizte në momentin e shkeljes, dhe cila është diferenca e kësaj shpejtësie me atë të lejuarën në aksin ku është vendosur gjoba. -

Greqia miraton ligjin gjithëpërfshirës kundër pirjes së duhanit dhe alkoolit te të miturit: Gjobat deri në 10 mijë euro dhe burg deri në tre vjet
Parlamenti grek ka miratuar një ligj të ri gjithëpërfshirës që synon mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve nga pasojat e dëmshme të konsumit të duhanit dhe alkoolit. Projektligji vendos kufizime të rrepta për shitjen dhe përdorimin e këtyre produkteve, duke përfshirë masa ndëshkuese të forta për shkelësit – përfshirë gjoba deri në 10 mijë euro dhe deri në tre vjet burg.
Ndër masat kryesore janë ndalimi i shitjes së alkoolit dhe duhanit për të miturit, përdorimi i fëmijëve për shitje, dhe punësimi i tyre në bare. Çdo dyshim mbi moshën e blerësit do të duhet të çojë në refuzimin e shitjes, sipas ligjit. Lokalet do të detyrohen të vendosin tabela që ndalojnë hyrjen e të miturve dhe reklamimin e alkoolit ndaj tyre.
Ligji ndalon gjithashtu pirjen e duhanit në ambiente si kafenetë e internetit, qendrat e lojërave me inteligjencë artificiale, stadiume dhe vende të tjera të frekuentuara nga të miturit, duke vendosur gjoba nga 200 deri në 500 euro për duhanpirësit dhe menaxherët e ambienteve. Edhe pirja e duhanit në taksi apo transport publik sjell gjoba të rënda – nga 1,500 deri në 3,000 euro – si dhe pezullim të lejes së drejtimit për shoferët.
Në fokus të ligjit është edhe ndalimi i reklamimit të produkteve të duhanit në vende publike, përfshirë jashtë shkollave, spitaleve dhe në kinema. Shitësit nuk mund t’i vendosin më këto produkte në vitrina, ndërsa artikuj që imitojnë produktet e duhanit, si çamçakëzë në formë paketash cigaresh, do të ndalohen.
Shkelësit e dispozitave për reklamim përballen me gjoba që nisin nga 500 dhe shkojnë deri në 10 mijë euro, ndërsa bizneset që shkelin ligjin mund të humbasin licencën përkohësisht ose përgjithmonë. Ky ligj shënon një hap të madh drejt përmirësimit të shëndetit publik dhe parandalimit të varësive në moshë të re në Greqi.
-

“Gjoba e ndjekje penale”/Rama-bizneseve:Çmontoni tendat e mushamatë i hapin rrugë..
Përmes një videoje në rrjetet sociale, Kyeministri Rama ka dhënë një paralajmërim të qartë për subjektet që kanë zaptuar hapësirat publike me tenda, mushama dhe struktura të përkohshme. Sipas tij shpesh këto ambiente përdoren për të lejuar pirjen e duhanit në ambiente të mbyllura.
Ai theksoi se toleranca për këto shkelje ka përfunduar dhe u bëri thirrje të gjithë atyre që kanë vendosur tenda pa leje, të marrin masa për t’i çmontuar vetë. Nga ana tjetër kreu i qeverisë paralajmëroi masa të rënda nga gjoba deri në ndjekje penale.
“I bëj thirrje atyre që janë hapur me tenda, dhe pastaj i kanë venë dhe ato mushamatë dhe pastaj i përdorin edhe për ti rihapur rrugë pirjes së duhanit nëpër lokale, që të fillojnë ti çmontojnë vetë, sepse jo vetëm që do t’ju çmontohen, por do përballen me gjoba dhe deri me ndjekje penale për krim mjedisor dhe për zaptim dhe shkatërrim të pronës publike.”, tha Rama.