Tag: gjoba

  • Gjoba të rreme në qarkullim, paralajmërim për mashtrim kibernetik

    Gjoba të rreme në qarkullim, paralajmërim për mashtrim kibernetik

    Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka lëshuar një thirrje për kujdes ndaj qytetarëve përballë një valë të re mashtrimi kibernetik. Një mesazh i quajtur “smishing” po qarkullon aktualisht, duke u premtuar qytetarëve gjoba të rreme për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, me qëllim që t’i mashtrojë ata.
    Ky mesazh i rrezikshëm përmban një link mashtrues dhe inkurajon marrjen e pagesave online. AKSK thekson se ky nuk është një komunikim zyrtar nga asnjë institucion shtetëror. Prandaj, çdo qytetar që merr një SMS të tillë duhet ta injorojë plotësisht, të mos klikojë në linkun e ofruar dhe të mos japë asnjë informacion personal.
    AKSK ka ndërmarrë masa të menjëhershme për të raportuar dhe bllokuar faqen mashtruese, duke synuar parandalimin e çdo dëmi të mundshëm që mund t’i shkaktohet qytetarëve.
    Udhëzime për qytetarët

    Mos hapni linqe të dyshimta. Kini kujdes nga mesazhet SMS ose email-et që vijnë nga burime jozyrtare dhe që përmbajnë linke të cilave nuk u keni besim.
    Kryeni pagesa vetëm në platforma zyrtare. Mos kryeni kurrë pagesa nëpërmjet faqeve të internetit që nuk kanë domene zyrtare dhe të verifikuara.
    Nëse hasni mesazhe të tilla, njoftoni menjëherë AKSK ose institucionet përkatëse për të ndihmuar në luftimin e këtyre veprimeve.

  • Policia Rrugore vendos gati 4 mijë gjoba për 3 ditë

    Policia Rrugore vendos gati 4 mijë gjoba për 3 ditë

    Kronikë E Martë, 16 Shtator 2025 16:40
    Policia Rrugore e Tiranës ka vendosur 3954 gjoba gjatë 72 orëve të fundit si rezultat i kontrolleve. 3900 gjoba janë vendosur për parkim të gabuar, kurse 54 të tjera për tejkalim shpejtësie. 11 shoferë janë arrestuar ose proceduar penalisht pasi u kapën duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur ose pa leje. Policia Rrugore u ka bërë thirrje shoferëve që të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të mos drejtojnë makinën nën efektin e alkoolit.
    Njoftimi i Policisë Rrugore Tiranë:

    Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës vijojnë të kryejnë kontrolle intensive në akset kryesore të kryeqytetit, me fokus parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e sigurisë për të gjithë përdoruesit e rrugës.

    Gjatë 72 orëve të fundit:

    11 drejtues automjetesh janë arrestuar/proceduar penalisht, pasi u kapën duke drejtuar automjete, në gjendje të dehur ose pa leje;
    14 automjete janë bllokuar;
    11 leje qarkullimi janë tërhequr për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor;
    3900 masa administrative për parkim të gabuar;
    54 masa administrative janë vënë ndaj automjeteve të konstatuara nga makinat inteligjente shpejtësi-matëse, në tejkalim të normave. Policia Rrugore thekson sërish se drejtimi i automjetit, në efektin e alkoolit dhe/ose pa leje drejtimi, si dhe shkeljet e tjera të rënda të rregullave të qarkullimit, përbëjnë rrezik serioz për jetën e drejtuesve të mjeteve dhe qytetarëve të tjerë.
    Autorët e tyre do të ndëshkohen me masa të menjëhershme dhe të rrepta, sipas parashikimeve ligjore. Kontrollet vijojnë pa ndërprerje, në të gjitha akset rrugore të kryeqytetit, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë rrugore. Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë çdo shkelje të rregullave të qarkullimit, duke telefonuar në 112. Policia garanton anonimat dhe reagim të menjëhershëm.

  • Nga shpejtësia e lartë te parkimi i gabuar, Rrugorja ‘bën kërdinë’ me gjoba në Tiranë, mbi 3 mijë qytetarë të ndëshkuar

    Nga shpejtësia e lartë te parkimi i gabuar, Rrugorja ‘bën kërdinë’ me gjoba në Tiranë, mbi 3 mijë qytetarë të ndëshkuar

    Policia Rrugore e Tiranës ka vendosur 3954 gjoba gjatë 72 orëve të fundit si rezultat i kontrolleve.
    Kështu, 3900 gjoba janë vendosur për parkim të gabuar, kurse 54 të tjera për tejkalim shpejtësie.
    Gjithashtu, 11 shoferë janë arrestuar ose proceduar penalisht pasi u kapën duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur ose pa leje.
    Policia Rrugore u ka bërë thirrje shoferëve që të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të mos drejtojnë makinën nën efektin e alkoolit.
    Njoftimi i Policisë Rrugore Tiranë:
    Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë
    Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës vijojnë të kryejnë kontrolle intensive në akset kryesore të kryeqytetit, me fokus parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e sigurisë për të gjithë përdoruesit e rrugës.
    Gjatë 72 orëve të fundit:
    11 drejtues automjetesh janë arrestuar/proceduar penalisht, pasi u kapën duke drejtuar automjete, në gjendje të dehur ose pa leje;
    14 automjete janë bllokuar;
    11 leje qarkullimi janë tërhequr për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor;
    3900 masa administrative për parkim të gabuar;
    54 masa administrative janë vënë ndaj automjeteve të konstatuara nga makinat inteligjente shpejtësi-matëse, në tejkalim të normave.
    Policia Rrugore thekson sërish se drejtimi i automjetit, në efektin e alkoolit dhe/ose pa leje drejtimi, si dhe shkeljet e tjera të rënda të rregullave të qarkullimit, përbëjnë rrezik serioz për jetën e drejtuesve të mjeteve dhe qytetarëve të tjerë. Autorët e tyre do të ndëshkohen me masa të menjëhershme dhe të rrepta, sipas parashikimeve ligjore.
    Kontrollet vijojnë pa ndërprerje, në të gjitha akset rrugore të kryeqytetit, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë rrugore.
    Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë çdo shkelje të rregullave të qarkullimit, duke telefonuar në 112. Policia garanton anonimat dhe reagim të menjëhershëm.

  • Greqia miraton ligj drakonian për azilkërkuesit e refuzuar, burgim deri në 5 vjet dhe gjoba për ata që nuk largohen

    Greqia miraton ligj drakonian për azilkërkuesit e refuzuar, burgim deri në 5 vjet dhe gjoba për ata që nuk largohen

    Greqia ka miratuar një ligj të ri që mund të çojë azilkërkuesit e refuzuar në burg dhe t’u vendosë gjoba, duke forcuar politikën e qeverisë së qendrës së djathtë për të frenuar emigrantët pa dokumente.

    Sipas legjislacionit, ata që nuk largohen brenda 14 ditëve pas refuzimit të kërkesës për azil përballen me dënime nga dy deri në pesë vjet burg, ndërsa gjoba mund të arrijnë 10,000 euro.
    Ministri i Migracionit, Thanos Plevris, deklaroi se masa synon të mbrojë qytetarët grekë: “Mesazhi është i qartë: nëse kërkesa juaj për azil refuzohet, keni dy zgjedhje. Ose shkoni në burg ose ktheheni në atdheun tuaj. Shteti grek nuk ju pranon… Nuk jeni të mirëpritur.”
    Ligji i ri ashpërson edhe masat parandaluese: emigrantët që hyjnë pa dokumente mund të ndalohen deri në 24 muaj, ndërsa ata që kanë qenë shtatë vjet në vend nuk mund të legalizojnë statusin e tyre.
    Ky vendim vjen vetëm dy muaj pas pezullimit 90-ditor të aplikimeve për azil nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis, pas një rritjeje të mbërritjeve në ishujt e Kretës dhe Gavdos. Qeveria i përshkruan politikat e saj të migracionit si “të ashpra, por të drejta”, duke mohuar akuzat për kthime të paligjshme të emigrantëve.
    Reagimet kanë qenë të menjëhershme. Ekspertët dhe organizatat për të drejtat e njeriut kritikuan ligjin si të ashpër dhe diskriminues. Lefteris Papagiannakis nga Këshilli Grek për Refugjatët e quajti ligjin “racist dhe absurd”, duke theksuar se vendi ka nevojë për emigrantë për të përballuar mungesën e fuqisë punëtore, ndërsa popullsia greke bie.
    Disa ish-ministrave të migracionit, si Dimitris Kairidis, paralajmëruan se Athina duhet të lehtësojë edhe rrugët ligjore të migracionit, duke mos u përqendruar vetëm te parandalimi i emigrantëve pa dokumente, veçanërisht në një kohë kur ekonomia kërkon punëtorë në bujqësi, ndërtim dhe turizëm.
    Ligji shënon një epokë të re të tolerancës zero për azilkërkuesit e refuzuar, duke vendosur Greqinë në mesin e vendeve më të ashpra në Evropë për politikën e migracionit.

    Top Channel

  • ‘Përmbajtje ekstremiste’/ Gjoba nëse kërkoni në internet për opozitën, LGBT dhe disa këngë të ndryshme

    ‘Përmbajtje ekstremiste’/ Gjoba nëse kërkoni në internet për opozitën, LGBT dhe disa këngë të ndryshme

    Në Rusi ka hyrë në fuqi një ligj i ri sipas të cilit kërkimi në internet për “përmbajtje ekstremiste” dënohet me një gjobë prej rreth 50 eurosh. Kjo përfshin edhe kërkime të lidhura me opozitën, temat LGBT apo disa zhanre të caktuara muzike, duke krijuar pasiguri mbi mënyrën e zbatimit të tij.

    Ministri rus për dixhitalizimin, Makus Shadayev, raportoi në një mbledhje të Qeverisë me Presidentin Vladimir Putin se ligji nr. 281-F3 parashikon gjoba deri në 5,000 rubla (53 euro) për akses të qëllimshëm në materiale ekstremiste të regjistruara nga Ministria e Drejtësisë, të cilat aktualisht arrijnë në 5,500 raste. Ai theksoi se platformat e huaja shpesh refuzojnë t’i heqin këto përmbajtje, ndërkohë që mbi 20,000 kërkesa të Roskomnadzor mbeten pa përgjigje.

    Shadayev sqaroi se autoritetet duhet të vërtetojnë që një përdorues ka hyrë me vetëdije në materiale të tilla, duke shtuar se përdoruesit e zakonshëm nuk kanë pse të shqetësohen.

    Megjithatë, opozita paralajmëroi se ligji i shtyn qytetarët drejt përmbajtjes së ndaluar, pasi në Rusi çdo gjë mund të shpallet ekstremiste – nga librat dhe postimet e politikanëve opozitarë në rrjetet sociale, deri tek filmat dhe muzika. Për më tepër, listat përditësohen shpesh dhe është e vështirë të mbahet një pasqyrë e qartë. Rreth 40% e popullsisë ruse përdor VPN për të anashkaluar bllokimet, gjë që sipas Kremlinit i kthen në “kriminelë potencialë”.

    Ndërkohë, kryetari i Komitetit të Dumës për Politikën e Informacionit, Sergey Boyarsky, deklaroi se VPN-të mbeten të lejuara dhe përdoren për arsye të dobishme, por përdorimi i tyre për të hyrë në përmbajtje ekstremiste konsiderohet provë e qëllimit të vetëdijshëm. Reklamimi i VPN-ve është i dënueshëm dhe kushton individëve dhjetëfish më shumë sesa gjoba për kërkim ekstremist, ndërsa për personat juridikë deri 50 herë më shumë.

    Avokati Kaloj Ahilgov ngriti dyshime mbi zbatimin praktik të ligjit, duke thënë se kjo do të thotë që ofruesit e internetit duhet të monitorojnë përdoruesit. Ai kujtoi se qytetarët kanë të drejtë të refuzojnë kontrollin e telefonit nga policia, ashtu si kanë të drejtë të refuzojnë dëshminë kundër vetes. Megjithatë, ligji i ri shihet si një tjetër mjet për të shtypur lirinë e shprehjes dhe mendimet ndryshe në Rusinë e Presidentit Vladimir Putin.

  • FOTO – AKU dhe Tatimet Shkodër aksion në terren, vendosen 8 gjoba dhe sekuestrohen 839 kg produkte

    FOTO – AKU dhe Tatimet Shkodër aksion në terren, vendosen 8 gjoba dhe sekuestrohen 839 kg produkte

    Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) në Shkodër, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, ndërmorën të premten një aksion të posaçëm inspektimi në tregun agro-ushqimor me shumicë në qytet. Qëllimi i këtij operacioni ishte garantimi i sigurisë ushqimore për konsumatorët, rritja e formalitetit në tregti dhe mbrojtja e konkurrencës së ndershme mes operatorëve ekonomikë.
    Në terren u angazhuan dy ekipe të përbëra nga inspektorë të të dy institucioneve, të cilët realizuan gjithsej katër verifikime në pika të ndryshme të tregtimit. Gjatë inspektimeve u konstatuan shkelje të konsiderueshme, si në aspektin fiskal, ashtu edhe në atë ushqimor.
    Nga kontrollet, u vendosën gjithsej tetë masa administrative, të ndara si më poshtë:
    Katër gjoba për tregtim të produkteve pa faturë tatimore, duke shmangur kështu detyrimet ligjore ndaj shtetit;
    Katër gjoba për moslëshim të autofaturës, një tjetër shkelje e rregullave fiskale.
    Në bashkëpunim me inspektorët e AKU-së, u sekuestruan 839 kilogramë produkte ushqimore të cilat po qarkullonin pa dokumentacionin e nevojshëm tatimor dhe në kundërshtim me ligjin. Këto produkte do të trajtohen sipas procedurave ligjore, për të garantuar që të mos arrijnë në tryezën e konsumatorëve në mënyrë të paligjshme.
    Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka bërë të ditur se ky aksion është pjesë e një plani më të gjerë kontrollesh, të cilat do të zhvillohen me intensitet të shtuar jo vetëm në tregjet me shumicë, por edhe në ato me pakicë, në të gjithë qarkun e Shkodrës. Qëllimi është formalizimi i aktivitetit ekonomik, mbrojtja e shëndetit publik dhe krijimi i një tregu të ndershëm për të gjithë operatorët që respektojnë ligjin.
    Autoritetet u bëjnë thirrje bizneseve të tregtojnë vetëm produkte me dokumentacion të rregullt dhe të zbatojnë rregullat e sigurisë ushqimore, ndërsa qytetarët inkurajohen të denoncojnë çdo rast abuzimi apo tregtimi të paligjshëm të ushqimeve.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Tejkaloi shpejtësinë në rrugë, i vendoset gjobë rekord prej 110 mijë dollarësh shoferit

    Tejkaloi shpejtësinë në rrugë, i vendoset gjobë rekord prej 110 mijë dollarësh shoferit

    Një shofer në Zvicër, i cili po lëvizte me 27 kilometra në orë mbi kufirin e shpejtësisë në një rrugë në qytetin Lozana, po përballet me një gjobë prej 110,000 dollarë. Por ai mund ta përballojë atë.
    Pse gjoba kaq e lartë? Sepse është një shkelës përsëritës dhe është një nga njerëzit më të pasur të Zvicrës dhe kantonit Vaud. Në këtë rajon, gjobat vendosen bazuar në faktorë si të ardhurat, pasuria ose gjendja e përgjithshme financiare familjare. Zviceranët nuk janë të vetmit.
    Gjermania, Franca, Austria dhe vendet nordike të gjitha lëshojnë dënime bazuar në pasurinë e një personi. Gjoba e fundit nuk është as një rekord në Zvicër. Në vitin 2010, një shofer milioner i një Ferrari mori një gjobë të barabartë me rreth 290,000 dollarë për shpejtësi në kantonin lindor të St. Gallen.
    Në atë kohë, grupi zviceran i sigurisë Road Cross tha se shoferët e pasur ishin ndëshkuar lehtë duke bërë që të miratohej një rishikim i ligjit penal tre vjet më parë që lejonte gjyqtarët të jepnin gjoba bazuar në të ardhurat personale dhe pasurinë për kundërvajtje si shpejtësia dhe drejtimi në gjendje të dehur.
    Sipas rregullave të sotme, një person i varfër mund të kalojë një natë në burg në vend të një gjobe, ndërsa më i pasuri në vendin e pasur alpin mund t’i duhet të paguajë dhjetëra mijëra.
    Vincent Derouand, një zëdhënës i zyrës së prokurorit publik të Vaudit, tha se i pandehuri nuk e kundërshtoi vendimin. Ai tashmë ishte gjobitur për një shkelje të ngjashme tetë vjet më parë, dhe pagoi 10,000 franga zvicerane gjobë.
    Në Zvicër, as pilicët nuk janë imun ndaj gjobave të tilla policët. Një oficer u gjobit për kalim të kufirit të shpejtësisë nëpër rrugët e Gjenevës në vitin 2016 ndërsa ndiqte hajdutët që kishin grabitur një bankë.

  • Policia aksione blic në qytetin bregdetar, gjoba të majme dhe konfiskim makine për parkimet e gabuara në rrugë

    Policia aksione blic në qytetin bregdetar, gjoba të majme dhe konfiskim makine për parkimet e gabuara në rrugë

    Ditën e sotme Drejtoria e policisë së Vlorës ka vijuar kontrollet në të gjitha rrugët e qytetit bregdetar për evidentimin dhe ndëshkimin e parkimeve të parregullta që pengojnë lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve.
    Mësohet se përveç gjobave të majme për shoferët e mjeteve, policia ka bërë dhe konfiskimin e mjeteve me karrotrec, ndërsa shoferët rrezikohet të ndiqen edhe penalisht.Burimet për mediat bëjnë me dije se gjatë katër ditëve të fundit janë vendosur mbi 200 gjoba, si edhe heqja e makinave me karrotrec ku pronari i makinës duhet te kryejë pagesën e gjobës dhe më pas mund te marre makinën.

  • Mbi 200 gjoba në 4 ditë, policia e Vlorë vijon aksionin për parkimet e gabuara

    Mbi 200 gjoba në 4 ditë, policia e Vlorë vijon aksionin për parkimet e gabuara

    Drejtoria e Policisë së Vlorës ka vijuar me intensitet të lartë kontrollet në të gjitha rrugët e qytetit, me fokus të veçantë ndaj parkimeve të paligjshme që pengojnë qarkullimin e lirë të automjeteve dhe këmbësorëve.
    Aksioni është zhvilluar çdo ditë, pa toleruar asnjë shkelje, dhe ka përfshirë vendosjen e masave administrative (gjobave) si dhe tërheqjen e automjeteve me karroatrec. Përveç kësaj, drejtuesit e mjeteve që shkaktojnë bllokim të qarkullimit rrezikojnë edhe ndjekje penale, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

    Sipas të dhënave zyrtare, gjatë katër ditëve të fundit janë vendosur mbi 200 gjoba, ndërsa shumë automjete janë bllokuar dhe dërguar në pikat e grumbullimit. Pronarët mund t’i tërheqin vetëm pas shlyerjes së gjobës.
    Kontrollet po ushtrohen jo vetëm në rrugët kryesore, por edhe në brendësi të lagjeve të qytetit të Vlorës, me qëllim garantimin e një qarkullimi të sigurt dhe të rregullt për të gjithë qytetarët. Policia e Vlorës njofton se aksioni do të vijojë pa ndërprerje dhe u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

  • Policia Rrugore bën kërdinë, mbi 3 mijë gjoba në një javë

    Policia Rrugore bën kërdinë, mbi 3 mijë gjoba në një javë

    Gjatë javës së kaluar, Policia Rrugore ka vendosur 3313 gjoba në të gjithë vendin për shkelje të ndryshme rrugore. Akset kombëtare u monitoruan me 2 dronë dhe 3 radarë poliscan.
    Nga gjobat e vendosura, 765 masa administrative janë për parakalime të gabuara, 423 për tejkalim të shpejtësisë, me sanksion pezullimin e lejes së drejtimit dhe zbritje të pikëve të lejes së drejtimit; 876 gjoba për mosvendosje të rripit të sigurimit, 1121 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe 128 gjoba për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit.

    Policia Rrugore thotë se do të vijojë kontrollet intensive në terren, duke përdorur mjetet teknologjike, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në rrugë.