Tag: gjoba

  • Falja e gjobave prek edhe “Diva”, ja çfarë parashikon projektligji

    Falja e gjobave prek edhe “Diva”, ja çfarë parashikon projektligji

    Falja e gjobave dhe kamatëvonesave e parashikuar në projektligjin “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore dhe detyrimeve të pagueshme në doganë” do të përfshijë edhe tatimpaguesit që kanë pasur detyrim të deklarojnë DIVA-n, por për shkak të mosdeklarimit në kohë apo vonesës së pagesës kanë marrë gjoba dhe interesa.

    Kjo masë krijon hapësirë për individët që nuk kanë shlyer gjobat në afat që t’u falen penalitetet, ndërsa detyrimi kryesor tatimi që duhet paguar nuk falet dhe mbetet i detyrueshëm.
    Për ekspert fiskal përfshirja e kësaj kategorie krijon destabilitet në treg duke nxiur informalitetin.
    “Në pjesën e faljes së detyrimeve nuk po flasim për detyrimet tatimore të llogaritura nga administrata nëpërmjet kontrollit apo nga zyra, por po flasim për dënime administrative që vin për mos deklarim në kohë apo të mosdeklarohen fare apo deklarim të till që ka të bëjë me gjithë kategorinë e tatimpaguesve qe nga individët që deklarojnë DIVA-n  dhe deri te ata që janë biznese që e kanë pas një obligim me një datë të caktuar për ta deklaruar dhe nuk e kanë deklaruar.
    Të gjithë sektorët padyshim përfshihen, të gjitha kategoritë e bizneseve që nga ata të vetpunësuarit dhe deri te bizneset e mëdha, po këtu edhe individët që kanë me deklarimin e të ardhurave të tyre personale. Gjithmonë atyre u falen ato gjoba pasi ata mund të mos kenë detyrime ato gjoba dhe dënimet të cilat lidhen me mosdeklarimim në kohë apo një neglizhencë ose mosdije të asaj çka duhen të raportohen dhe deklaronin, duke përfshirë këtu edhe QKB dhe institucione të tjera të cilat janë të lidhura me deklarimet e pasqyrave financiare”, shprehet Eduard Gjokutaj, ekspert fiskal.
    Pjesë e DIVA-s janë individët të cilët dorëzojnë deklaratën vjetore të të ardhurave personale janë kryesisht ata që kanë pagë bruto vjetore mbi 1.2 milionë lekë, të dy punësuarit të paktën për një periudhë tatimore brenda vitit dhe ata që realizojnë të ardhura nga burime të tjera mbi 50 mijë lekë në vit për të cilat nuk është mbajtur tatimi në burim.
    Për vitin 2024 numri i individëve që duhet të plotësonin DIVA-n ishte 144 mijë ndërsa sipas Drejtorisë së Tatimeve kjo u dorëzua vetëm nga 124 mijë.
    “Natyrisht një instrument i tillë që ka të bëjë me fshirjen e regjistrave më se shumti i ka kaluar koha, pra është më shumë një vendim politik i mirëfilltë me qëllimin që të justifikoj ato që janë bërë gabim nëpërmjet joshjes së tatimpaguesve, por në momentin që nuk ka një analizë dhe nuk ka një reagim për sa i përket përgjegjësive institucionale, natyrisht që kjo do të vazhdojë në këtë formë për arsye se nuk mjafton një ligj për të adresuar të gjithë problematikat pasi duhet dhe një qasje shumë transparente dhe shumë gjithëpërfshirëse, pasi vet tatim-paguesit e ndershëm në këtë rast ndihen të keq trajtuar, dhe nga ana tjetër i joshte ata individ që janë në mëdyshje për tu bërë pjesë e informalitetit”, shton Gjokutaj.
    Gjobat për mosplotësimin e DIVA-s variojnë nga 3-10 mijë lekë plus kamatëvonesat. Gjithsej në 2024 tatimet kanë arkëtuar nga deklarimi i të ardhurave personale individuale (DIVA) të vitit 2024 rreth 1,7 miliardë lekë apo 17,3 milionë euro, me rritje prej 1.4% me bazë vjetore, sipas DPT.

  • Zgjerohet dosja e aferës “Bankers”, agjentët e BKH zbarkojnë te Ministria e Financave, si ish-ministrja i fali 120…

    Zgjerohet dosja e aferës “Bankers”, agjentët e BKH zbarkojnë te Ministria e Financave, si ish-ministrja i fali 120…

    Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) kanë mësyrë ditët e fundit në Ministrinë e Financave, për të marrë nga arkivat e këtij institucionin, dokumentin zyrtar për faljen e gjobës 120 milionë euro, që ish-ministrja Anila Denaj u bëri kinezëve të “Bankers” në vitin 2019. Dosja e “Bankers Petroleum Albania” ka kaluar prej muajsh në SPAK dhe në kuadër të hetimeve, është kërkuar dhe dokumentacioni zyrtar që është mbajtur nga shteti shqiptar për këtë masë administrative, si dhe procedura e ndjekur për faljen e saj. Kompania “Bankers Petroleum” është gjobitur nga 3 inspektorë të Hetimit Doganor, pas Akt-Kontrollit Nr. 290345 Prot., datë 13.12.2016 dhe Akt Kontrollit e Proces-Verbalit të datës 22.09.2017, sepse refuzoi të lejonte kontrollin në depot doganore.
    Vendimi për gjobë, është marrë i mbështetur në prova për evazion fiskal e kontrabandë, nëpërmjet fshehjes së prodhimit dhe import-eksporteve fiktive, që “Bankers Petroleum” bënte e vazhdon të bëjë me depot doganore. Pas ankimesh e trajtimesh gjyqësore, gjoba, ka qëndruar në fuqi si “Titull ekzekutiv” deri më 16 korrik 2019, por pa u paguar nga “Bankers Petroleum”, për shkak se institucionet ligj-zbatuese nuk janë lejuar të vepronin me masa shtrënguese (sekustro bankare). Më 2019, nga regjistri doganor, në rubrikën “Debitorët dhe gjobat”, rezultoi se ishte hequr gjoba 104 milionë Euro, detyrim i pashlyer nga kompania “Bankers”, pa dhënë asnjë sqarim publik.
    Reagimi i Murrizit
    Ish-deputeti Myslym Murrizi akuzon se Denaj ia fali gjobën Bankers me porosi të kryeministrit Rama.  “Kjo është gjoba 120 milionë euro që ish-ministrja e Financave Anila Denaj ia “fali” BANKERS-it më 31 maj 2019 me porosi të “palloshit”. Për këtë gjobë kam folur në Parlament në vitin 2020 dhe ia kam lënë në dorë KM Ramës, ose siç e thërrasin “koleget” me përkëdheli, Palloshit, dhe nuk reagoi”, shkruan Murrizi. Ish-deputeti ka nxjerrë dhe dokumentin.

     
    Gjoba e vendosur ndaj Bankers, që iu fal nga ish-ministrja Denaj
    “Meqenëse dosja e Bankers-it ka kaluar në SPAK dhe pashë nëpër portale që agjentë të BKH-së kanë kërkuar dokumentacionin në Ministrinë e Financave për këtë gjobë, po ua jap unë që të mos lodhen kot. Në atë kohë SPAK-u, i drejtuar nga enveristi Kraja, nuk kishte kohë të merrej me gjëra të “vogla” si kjo gjoba 120 milionë euro, se kishte hallin e autokombajer Bektashit nga Kozare dhe të Prof. Edvin Priftit, që ishte kundër vaksinave Covid-19 që sajuan qelbesirat e Sorrosit me në krye një fëlliqësirë si Fauci. Por më duket se ky lajm për kontroll në Ministrinë e Financave mund të jetë shoë për të humbur vëmendjen nga ngjarjet e ditëve të fundit, dhe nuk besoj që SPAK-u e ka seriozisht hetimin e BANKERS-it, sa kohë që gjyqtari i GJKKO-së Erjon Çela liroi nga burgu njërin nga dy ish-administratorët e BANKERS-it që ishte arrestuar nga gjykata e Fierit.
    Ndoshta pasi të gjejnë këtë gjobë që është “falur” apo të transkriptojnë telefonat BQ, SKY, ECRO, ku gojët e liga thonë se Anila thotë “më ka urdhëruar Palloshi”, mund t’i rrasin një të liruar edhe administratorit tjetër që është kinez prej vërteti, jo “kinez” si ai që kanë liruar. Dhe për çudi, të gjitha mediat dhe portalet u “trodhën” e nuk belbëzuan asnjë fjalë si lajm për lirimin nga burgu dhe daljen në arrest shtëpie të ish-administratorit me afat të gjatë të BANKERS PETROL, hajdutëve të politikës shqiptare prej vitit 2004”, shkruan ndër të tjera Murrizi.

  • Skandali/ Nënkontraktorët afro 2 milionë euro gjobë për 218 raste mashtrimi pune në ‘Camp Nou’

    Skandali/ Nënkontraktorët afro 2 milionë euro gjobë për 218 raste mashtrimi pune në ‘Camp Nou’

    Nënkontraktorët e Spotify në Camp Nou përballen me gjoba prej gati 2 milionë eurosh për 218 mashtrime të vazhdueshme sindikale.

    Camp Nou i ri pritet të rikthehet me kapacitet të reduktuar mirpo së fundi raportohet se pavarësisht impiantit modern që po shkon drejt rikonstroksionit madhor ka patur shkelje evidente nga ndërtuest.

    Kompanitë e implikuara në operacionet e Camp Nou grumbullojnë raste deri në dy milionë euro në gjoba dhe pretendime për mashtrim në punë. Inspektimi i Punës i Generalitatit të Katalonjës ka gjetur gjithsej 218 parregullsi që nga fillimi i rimodelimit të stadiumit Blaugrana në qershor 2023, shkruan spanjollja ‘elPeriodico’.

    Dhe, në të njëjtën mënyrë, autoriteti i punës ka zbuluar një sërë pasaktësish në rregulloret e punës, të tilla si paga të papaguara, orë të tepërta pune, persona me origjinë të huaj që punojnë pa dokumentacion sipas rregulloreve ose mangësi në mekanizmat e sigurisë në punë.

    Ky informacion vjen nga një kërkesë e paraqitur nga EL PERIÓDICO te Generalitat (qeveria katalanase) përmes portalit të saj të transparencës, duke konfirmuar raportet që kjo gazetë ka publikuar në lidhje me abuzimet e përsëritura të kryera nga nënkontraktorët në Camp Nou.

    Sipas dokumentacionit të paraqitur përmes mekanizmit të transparencës së qeverisë katalanase, janë hetuar gjithsej 77 kompani të përfshira në rinovimin e stadiumit të FC Barcelona, ​​një projekt që po kryhet nga kompania e ndërtimit Limak. Këto kompani punësojnë ose kanë punësuar 1,516 persona./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • (VIDEO) Policia e Tiranës intensifikon kontrollet rrugore: 59 gjoba për shkelje në rrethrrotullime dhe parakalime të rrezikshme

    (VIDEO) Policia e Tiranës intensifikon kontrollet rrugore: 59 gjoba për shkelje në rrethrrotullime dhe parakalime të rrezikshme

    Gjatë 72 orëve të fundit, Policia Rrugore e Tiranës ka kryer kontrolle të përqendruara në hyrje-daljet e autostradave dhe rrugëve interurbane, me qëllim garantimin e sigurisë dhe disiplinës në qarkullim.
    Gjatë verifikimeve janë vendosur 59 gjoba ndaj drejtuesve që nuk respektuan radhën në rrethrrotullimet e Selitës dhe Liqenit të Thatë, kryen parakalime të rrezikshme në Rrugën e Arbrit apo parkime të gabuara.
    Në një rast, një automjet rezultoi me 40 masa administrative të papaguara dhe u shoqërua nga mjet ngritës.
    Policia njofton se kontrollet do vijojnë për të parandaluar aksidentet dhe për të garantuar një lëvizje të sigurt në kryeqytet. Drejtuesit e mjeteve u bëhen thirrje të respektojnë rregullat dhe të bashkëpunojnë me autoritetet.

  • Vrau 8 këlyshë qensh, Gjykata e Lartë në Greqi dënon ashpër pensionistin, burg dhe gjobë

    Vrau 8 këlyshë qensh, Gjykata e Lartë në Greqi dënon ashpër pensionistin, burg dhe gjobë

    Gjykata e Lartë Administrative e Greqisë ka konfirmuar dënimin me 5 muaj burg dhe gjobë ndaj një pensionisti nga Larisa, i cili në gusht të vitit 2013 vrau me kazmë 8 këlyshë të sapolindur dhe keqtrajtoi një tjetër, të lindur nga qeni i fqinjit të tij.

    Pasi i vrau, ai i futi në një qese plastike, e lidhi, vendosi gurë sipër dhe e hodhi në një përrua. Ngjarja u denoncua nga pronari i qenit dhe pas hetimeve, 8 këlyshë rezultuan të ngordhur ndërsa një u shpëtua.
    Autoritetet bashkiake i vendosën gjobë për secilin akt keqtrajtimi, ndërsa ai u arrestua dhe pranoi krimin.
    Fillimisht u dënua me 18 muaj burg, por në apel dënimi u ul në 5 muaj me kusht dhe gjoba penale u anulua. Pensionisti kundërshtoi gjobën administrative, duke pretenduar se ishte dënuar dy herë për të njëjtën vepër, por gjykatat administrative dhe më pas Këshilli i Shtetit i hodhën poshtë pretendimet e tij.
    U theksua se dënimi penal ishte shumë i butë dhe gjoba ishte e nevojshme, jo vetëm si ndëshkim administrativ por edhe si mjet për të parandaluar raste të tilla.
    Gjykata konfirmoi se gjoba është në përputhje me Kushtetutën dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, pavarësisht gjendjes financiare të autorit.

    Top Channel

  • Rama nuk kursen tonet e forta për Policinë e Shtetit: U kanë vënë gjoba fshatarëve, shteti është më i madh se ju

    Rama nuk kursen tonet e forta për Policinë e Shtetit: U kanë vënë gjoba fshatarëve, shteti është më i madh se ju

    Kryeministri Edi Rama prezantoi sot zyrtarisht ministren e re të Brendshme, Albana Koçiu, në një fjalim ku nuk munguan as tonet e forta ndaj Policisë së Shtetit dhe rolit të saj në kontrollin e territorit.
    Në fjalën e tij, Rama u ndal veçanërisht te ndërhyrjet e fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje, duke theksuar se tashmë Policia ka një përgjegjësi të drejtpërdrejtë në këtë proces, ndërsa nuk kurseu as kritikat për të kaluarën.
    “Kontrolli i territorit në kuptimin e ndërtimeve ka filluar tashmë dhe policia ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë,” deklaroi Rama. “Është vendosur në njëfarë rruge ky kontroll, edhe falë angazhimit të drejtorit të policisë në këtë rast. Deri dje policia ishte pjesë e problemit, jo e zgjidhjes.”
    Kryeministri ironizoi situatat absurde ku qytetarë të thjeshtë, madje edhe të moshuar, janë ndëshkuar për ndërtime minimale, ndërkohë që ndërtues të mëdhenj kanë vepruar për vite të tëra pa pengesa.
     
     
    “Sikur të mblidheshin gjithë fshatarët që policia u ka vënë gjoba personale apo shtetërore për një avlli, do bëhej mitingu më i madh pas atij për pritjen e Zhou Enlait,” u shpreh ai me sarkazëm. “Një burrë 90 e kusur vjeç përfundoi në prokurori e gjykatë si ndërtues pa leje për një riparim matanë Dajtit. Ndërkohë në mes të Tiranës, Syri i Tiranës ka 4 a 5 kate pa leje.”
    Sipas Ramës, mesazhi i qartë që po përcillet sot është se askush nuk është mbi ligjin, pavarësisht emrit apo fuqisë në sektorin e ndërtimit.
    “Sado të madh ta kesh emrin në botën e ndërtimit dhe sado të madh ta kesh pallatin me shkelje, shteti është më i madh se ty dhe nuk e gëzon dot më atë ndërtim,” theksoi ai.

  • “U vënë gjoba personale fshatarëve”, Rama ‘shkund’ Policinë: Syri i Tiranës ka 4-5 kate pa leje, policia shkon…

    “U vënë gjoba personale fshatarëve”, Rama ‘shkund’ Policinë: Syri i Tiranës ka 4-5 kate pa leje, policia shkon…

    Kryeministri Edi Rama prezantoi sot zyrtarisht ministren e re të Brendshme, Albana Koçiu, në një fjalim ku nuk munguan as tonet e forta ndaj Policisë së Shtetit dhe rolit të saj në kontrollin e territorit.
    Në fjalën e tij, Rama u ndal veçanërisht te ndërhyrjet e fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje, duke theksuar se tashmë Policia ka një përgjegjësi të drejtpërdrejtë në këtë proces, ndërsa nuk kurseu as kritikat për të kaluarën.
    “Kontrolli i territorit në kuptimin e ndërtimeve ka filluar tashmë dhe policia ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë,” deklaroi Rama. “Është vendosur në njëfarë rruge ky kontroll, edhe falë angazhimit të drejtorit të policisë në këtë rast. Deri dje policia ishte pjesë e problemit, jo e zgjidhjes.”
    Kryeministri ironizoi situatat absurde ku qytetarë të thjeshtë, madje edhe të moshuar, janë ndëshkuar për ndërtime minimale, ndërkohë që ndërtues të mëdhenj kanë vepruar për vite të tëra pa pengesa. Ai u shpreh se
    “Sikur të mblidheshin gjithë fshatarët që policia u ka vënë gjoba personale apo shtetërore për një avlli, do bëhej mitingu më i madh pas atij për pritjen e Zhou Enlait,” u shpreh ai me sarkazëm. “Një burrë 90 e kusur vjeç përfundoi në prokurori e gjykatë si ndërtues pa leje për një riparim matanë Dajtit. Ndërkohë në mes të Tiranës, Syri i Tiranës ka 4 a 5 kate pa leje.”
    Sipas Ramës, mesazhi i qartë që po përcillet sot është se askush nuk është mbi ligjin, pavarësisht emrit apo fuqisë në sektorin e ndërtimit.
    “Sado të madh ta kesh emrin në botën e ndërtimit dhe sado të madh ta kesh pallatin me shkelje, shteti është më i madh se ty dhe nuk e gëzon dot më atë ndërtim,” theksoi ai.

  • Nard Ndoka: SPAK si gogol! Të burgos pa prova, vendos edhe gjoba! S’të falin këta

    Nard Ndoka: SPAK si gogol! Të burgos pa prova, vendos edhe gjoba! S’të falin këta

    Ndërkohë që sot Këshilli i Lartë i Prokurorisë hapi garën për kreun e ri të SPAK, pasuesin e Altin Dumanit, kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka ngritur akuza të forta ndaj këtij institucioni. Në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN, Ndoka tha se ky SPAK është përdorur politikisht si një instrument goditës dhe me standard jo të drejtë. 
    “SPAK për fat të keq është kthyer si gogol si dikur që vendosje një surrat  në arë për të trembur zogjtë. Kjo është ka një terror e frikë tek administrata për faktin se të marrin edhe kot të fusin edhe brenda dhe të mbajnë pa prova, vënë dhe gjoba e veprime të ndryshme. Nuk ka standard të drejtë. Se unë nuk jam kundër të hetohet çdo politikan dhe i vetmi lajm i mirë është që politika nuk e ka këtë imunitet. Çdo politikan që ka pas lidhje me taksat e shqiptarëve të hetohet”. 
    Vërejtjet thelbësore ndaj SPAK-ut Ndoka i ka për mënyrën sesi ka vepruar me Sali Berishën dhe Ilir Metën. 
    “Unë që kam vërejtje thelbësore është ky standard; që Berisha e Meta duhet të jenë o në burgim, o të lirë. Kjo në paraburgim pa prova e fakte është kulmi me e keqpërdor SPAK-un në mënyrë vulgare. Nëse ka prova bindëse është normale jo të mbahet një vit dhe pastaj të kontrollohet shtëpia. Nëse e ndalon dhe ke prova duhet ta dënosh në 3 mujorin e parë dhe jo një vit arrest shtëpie e zvarritje. Me Veliajn ndryshon puna. Nuk jam kundra hetimit të politikanëve se prandaj e kemi votuar por jo të përdoret si instrument politik, goditës”. 
     

  • Mesazhe me gjoba të rreme, AKSK apelon qytetarët: Bëni kujdes

    Mesazhe me gjoba të rreme, AKSK apelon qytetarët: Bëni kujdes

    Kronikë E Mërkurë, 17 Shtator 2025 17:25
    Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka ngritur alarmin për një fushatë mashtruese që po qarkullon përmes SMS-ve të rreme, e cila synon të mashtrojë qytetarët me gjoba të pavërteta për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Sipas AKSK, mesazhi përmban një link mashtrues, i cili kërkon nga qytetarët të kryejnë pagesa online për gjoba të supozuara.
    Autoriteti ka ndërmarrë menjëherë hapat e nevojshëm për të raportuar dhe bllokuar faqen mashtruese, në mënyrë që të minimizohet rreziku për qytetarët dhe të parandalohet çdo dëm i mundshëm.

    Ndërkohë, AKSK i bën thirrje publikut që të tregojë kujdes të shtuar dhe të ndjekë këto këshilla:

    -Mos hapni linqe të dyshimta të dërguara përmes SMS-ve ose email-eve të panjohura.

    -Mos kryeni pagesa online përmes faqeve që nuk janë të konfirmuara si domaine zyrtare shtetërore.
    -Raportoni menjëherë pranë AKSK apo institucioneve përkatëse nëse merrni mesazhe të ngjashme mashtruese.
    Po ashtu për çdo rast të dyshuar, qytetarëve u kërkohet që të kontaktojnë AKSK përmes kanaleve zyrtare.

  • “Jeni gjobitur me…”, mesazhe me gjoba të rreme, AKSK paralajmëron qytetarët: Kujdes, mund të rrezikoni të…

    “Jeni gjobitur me…”, mesazhe me gjoba të rreme, AKSK paralajmëron qytetarët: Kujdes, mund të rrezikoni të…

    Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka ngritur alarmin për një fushatë mashtruese që po qarkullon përmes SMS-ve të rreme, e njohur si “smishing”, e cila synon të mashtrojë qytetarët me gjoba të pavërteta për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
    Sipas njoftimit zyrtar të AKSK-së, mesazhi përmban një link mashtrues, i cili kërkon nga qytetarët të kryejnë pagesa online për gjoba të supozuara. Më tej sqarohet se ky nuk është një komunikim zyrtar nga institucionet shtetërore dhe qytetarët paralajmërohen të mos klikojnë në asnjë link të dyshimtë dhe të mos japin të dhëna personale.
    Autoriteti ka ndërmarrë menjëherë hapat e nevojshëm për të raportuar dhe bllokuar faqen mashtruese, në mënyrë që të minimizohet rreziku për qytetarët dhe të parandalohet çdo dëm i mundshëm.
    Ndërkohë, AKSK i bën thirrje publikut që të tregojë kujdes të shtuar dhe të ndjekë këto këshilla:
    · Mos hapni linqe të dyshimta të dërguara përmes SMS-ve ose email-eve të panjohura.
    · Mos kryeni pagesa online përmes faqeve që nuk janë të konfirmuara si domaine zyrtare shtetërore.
    · Raportoni menjëherë pranë AKSK apo institucioneve përkatëse nëse merrni mesazhe të ngjashme mashtruese.
    Po ashtu për çdo rast të dyshuar, qytetarëve u kërkohet që të kontaktojnë AKSK përmes kanaleve zyrtare.