Tag: gjkko

  • Akuzohen për trafik droge me Greqinë, Apeli i GJKKO-së lë në burg 3 ish-shefat e Policisë, mes tyre edhe…

    Akuzohen për trafik droge me Greqinë, Apeli i GJKKO-së lë në burg 3 ish-shefat e Policisë, mes tyre edhe…

    Apeli i Gjykatës së Posaçme la dje në masën “arrest me burg” 3 ish-policët e akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike me Greqinë. Erdit Hazizaj, Shkëlzen Ruskaj dhe Ervis Alisinanaj do të qëndrojnë në qeli me masën e izolimit, deri në një vendim tjetër, teksa mbeti në fuqi ajo e dhënë nga shkalla e parë e GJKKO-së. Tre të akuzuarit kishin kërkuar ndryshimin e masave të sigurisë nëpërmjet avokatëve, por ajo u rrëzua sot (9 prill). I arrestuari Erdit Hazizaj, ish-shef në disa komisariate në vend, ka qenë edhe kandidat i PD së Berishës për Bashkinë Roskovec, në zgjedhjet e vitit 2023. Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Florjan Kalaja, sot më 09.04.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 26 akti, datë 02.04.2025 regjistrimi, mbi ankimin e personit nën hetim E.H., Sh.R., dhe E.A., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 17, datë 28.02.2025 dhe Vendimit nr. 28, datë 03.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në njoftimin e GJKKO-së mes të tjerash.
    Masa ishte dhënë gjatë seancës së 3 marsit të këtij viti nga GJKKO, teksa ishte ankimuar më 2 prill nga të arrestuarit. Ndaj të dyshuarve rëndojnë akuzat “kultivimi i bimëve narkotike”, “grupi i strukturuar kriminal”. Të akuzuarit kanë 45 ditë kohë për rekurs në Gjykatën e Lartë. Tre shefat e policisë u pezulluan nga detyra, por vetëm 2 prej tyre janë në pranga, Ervis Alisinanaj, shef krimesh ne Lushnje dhe Shkëlzen Ruska, shef krimesh në Himarë. Ndërsa Elvis Dervishi, shef i kufirit në Sarande është në kërkim. Sipas SPAK policët e inkriminuar kanë përdorur SKY ECC dhe flisnin me grupet kriminale për t’i siguruar mbështetje, për t’i këshilluar e për t’i treguar për aksionet antidrogë, gjatë periudhës 2019-2021. SPAK zbuloi edhe grupin kriminal të trafikut ndërkombëtar të drogës të cilit i kanë shërbyer policët, por të gjithë janë në kërkim, bashkë me 2 drejtuesit e grupit kriminal në Sarandë, Kristi Qirici dhe Eldjan Allushi. Të tjerë anëtarë në kërkim të grupit, janë Benci Toska, Shkëlzen Kraja, Xhino Nebi, Luiz Bala.
    Të akuzuarit si anëtarë të trafikut të drogës

    Kristo Qirici alias Jetmir Hoxhaj aliaj Jetimir Qirici – Në kërkim
    Eldjon Alushaj alias Kosta Alushaj – Në kërkim
    Benci Toska – Në kërkim
    Shkëlzen Kraja – Në kërkim
    Xhino Nebi – Në kërkim
    Luiz Bala alias Edmond Sinanaj – Në kërkim
    Erdit Hazizaj – ish shef në disa komisariate në vend – I arrestuar
    Shkëlzen Ruska – shef krimesh në Himarë, – I arrestuar
    Elvis Dervishi, – shef i kufirit në Sarandë – Në kërkim
    Ervis Alisinanaj – shef krimesh ne Lushnje -I arrestuar

     

  • Akuzohen për trafik droge me Greqinë, Apeli i GJKKO-së lë në burg 3 ish-shefat e Policisë! Mes tyre edhe ish-kandidati i Berishës për Bashkinë e Roskovecit

    Akuzohen për trafik droge me Greqinë, Apeli i GJKKO-së lë në burg 3 ish-shefat e Policisë! Mes tyre edhe ish-kandidati i Berishës për Bashkinë e Roskovecit

    Erdit Hazizaj, Shkëlzen Ruskaj dhe Ervis Alisinanaj do të qëndrojnë në qeli me masën e izolimit, deri në një vendim tjetër, teksa mbeti në fuqi ajo e dhënë nga shkalla e parë e GJKKO-së. I arrestuari Erdit Hazizaj, ish-shef në disa komisariate në vend, ka qenë edhe kandidat i PD së Berishës për bashkine Roskovec, në zgjedhjet e vitit 2023. Njëri prej efektivëve në kërkim. U kapën përgjimet në platformën e koduar SKY ECC

    Tiranë- Apeli i Gjykatës së Posaçme la në masën “arrest me burg” 3 ish-policët e akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike me Greqinë. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Erdit Hazizaj, Shkëlzen Ruskaj dhe Ervis Alisinanaj do të qëndrojnë në qeli me masën e izolimit, deri në një vendim tjetër, teksa mbeti në fuqi ajo e dhënë nga shkalla e parë e GJKKO-së.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Tre të akuzuarit kishin kërkuar ndryshimin e masave të sigurisë nëpërmjet avokatëve, por ajo u rrëzua sot (9 prill). I arrestuari Erdit Hazizaj, ish-shef në disa komisariate në vend, ka qenë edhe kandidat i PD së Berishës për bashkine Roskovec, në zgjedhjet e vitit 2023.

    “Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Florjan Kalaja, sot më 09.04.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 26 akti, datë 02.04.2025 regjistrimi, mbi ankimin e personit nën hetim E.H., Sh.R., dhe E.A., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 17, datë 28.02.2025 dhe Vendimit nr. 28, datë 03.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në njoftimin e GJKKO-së mes të tjerash.

    Masa ishte dhënë gjatë seancës së 3 marsit të këtij viti nga GJKKO, teksa ishte ankimuar më 2 prill nga të arrestuarit.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Ndaj të dyshuarve rëndojnë akuzat “kultivimi i bimëve narkotike”, “grupi i strukturuar kriminal”. Të akuzuarit kanë 45 ditë kohë për rekurs në Gjykatën e Lartë.

    Tre shefat e policisë u pezulluan nga detyra, por vetëm 2 prej tyre janë në pranga, Ervis Alisinanaj, shef krimesh ne Lushnje dhe Shkëlzen Ruska, shef krimesh në Himarë. Ndërsa Elvis Dervishi, shef i kufirit në Sarande është në kërkim. 

    Sipas SPAK policët e inkriminuar kanë përdorur SKY ECC dhe flisnin me grupet kriminale për t’i siguruar mbështetje, për t’i këshilluar e për t’i treguar për aksionet antidrogë, gjatë periudhës 2019-2021. 

    SPAK zbuloi edhe grupin kriminal të trafikut ndërkombëtar të drogës të cilit i kanë shërbyer policët, por të gjithë janë në kërkim, bashkë me 2 drejtuesit e grupit kriminal në Sarandë, Kristi Qirici dhe Eldjan Allushi. Të tjerë anëtarë në kërkim të grupit, janë Benci Toska, Shkëlzen Kraja, Xhino Nebi, Luiz Bala.

    Erdit Hazizaj dhe Sali Berisha, gjatë fushatës elektorale, si kandidat i PD në Roskovec

    Të akuzuarit si anëtarë të trafikut të drogës

    – Kristo Qirici alias Jetmir Hoxhaj aliaj Jetimir Qirici – Në kërkim– Eldjon Alushaj alias Kosta Alushaj – Në kërkim– Benci Toska  – Në kërkim – Shkelzen Kraja – Në kërkim – Xhino Nebi – Në kërkim – Luiz Bala alias Edmond Sinanaj – Në kërkim– Erdit Hazizaj –  ish shef në disa komisariate në vend – I arrestuar – Shkelzen Ruska – shef krimesh në Himarë, – I arrestuar – Elvis Dervishi, – shef i kufirit në Sarandë – Në kërkim -Ervis Alisinanaj – shef krimesh ne Lushnje  -I arrestuar 

  • Akuzohet për korrupsion, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për Zamira Vyshkën dhe avokatin Pashaj

    Akuzohet për korrupsion, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për Zamira Vyshkën dhe avokatin Pashaj

    Apeli i GJKKO la në fuqi dënimin për korruspion ndaj ish-gjyqtares së Elbasanit, Zamira Vyshka.
    Shkalla e parë kishte dhënë dënimin me 2 vite në shërbim prove, për akuzën e korrupsionit ndaj ish-magjistrates.
    Dënimi i shkallës së parë mbetet në fuqi edhe për avokatin Ilir Pashaj, i akuzuar dhe pandehur në të njëjtën dosje të procesit.

  • Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për Zamira Vyshkën dhe avokatin Pashaj

    Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për Zamira Vyshkën dhe avokatin Pashaj

    Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi dënimin me 2 vite shërbim prove për ish-gjyqtaren e Elbasanit Zamira Vyshka.
    Gjithashtu Vyshkajt i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë 3 vjeçare.
    Dënimi mbetet në fuqi edhe për avokatin Ilir Pashaj. Apeli vendosoi pefundimisht denimin me 2 vite burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar shkon në 1 vit e 4 muaj.
    Gjyqtarja Vyshka u arrestua në korrik te 2022 me urdhër të SPAK, bashkë me avokatin Ilir Pashaj, pasi po merrte rreth 400 mijë lekë ryshfet, për t’i ulur dënimin me 6 muaj të burgosurit Xhuliano Musai, i akuzuar për plagosje.

  • Kërkoi revokimin e masës së sigurimit, GJKKO vendos për Monika Kryemadhin

    Kërkoi revokimin e masës së sigurimit, GJKKO vendos për Monika Kryemadhin

    Monika Kryemadhi i ka kërkuar GJKKO revokimin e masës së sigurimit ndaj saj.

    Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, vendosi mospranimin e kërkesës nga Kryemadhi.
    Lajmi konfirmohet nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha.
    Kryemadhi ndodhet nën masës e sigurisë detyrim paraqitjeje, e akuzuar për korrupsion dhe fshehje pasurie.
     

    Top Channel

  • GJKKO refuzon kërkesën për revokimin e masës së sigurisë ndaj Monika Kryemadhit

    GJKKO refuzon kërkesën për revokimin e masës së sigurisë ndaj Monika Kryemadhit

    Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka rrëzuar kërkesën e Monika Kryemadhit lidhur me revokimin e masës së sigurisë.
    Kryemadhi paraqiti kërkesën më datë 2 prill 2025, ku pas shqyrtimit të çështjes, gjyqtari Erjon Çela vendosi rrëzimin e revokimit të masës së sigurisë ndaj Kryemadhit, duke lënë në fuqi masën ‘detyrim paraqitje’
    Sipas gjykatës, rezulton se Kryemadhi është tërhequr nga kërkesa për ndryshim mase përmes avokatit të saj.
    Nga ana tjetër, GJKKO sqaron se kundër këtij vendimi, mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda një periudhe 5 (pesë) ditë, afat që fillon nga dita e njoftimit të vendimit.

  • Kërkoi heqjen e masës së sigurisë, GJKKO rrëzon Monika Kryemadhin

    Kërkoi heqjen e masës së sigurisë, GJKKO rrëzon Monika Kryemadhin

    Monika Kryemadhi i ka kërkuar GJKKO revokimin e masës së sigurisë ndaj saj.
    Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, vendosi mospranimin e kërkesës nga Kryemadhi.

    Njoftimi nga GJKKO
    1.Kërkuesi Monika Kryemadhi me datë 02.04.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Revokim i masës së sigurimit”.2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, bazuar në nenet 112, 260 dhe 246/6 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 195, datë 07.04.2025, vendosi:3. Mospranimin e kërkesës së kërkueses Monika Kryemadhi.4. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brënda 5 (pesë) ditëve, afat i cili fillon nga dita e njoftimit të vendimit të gjykatës.Tiranë, më datë 07.04.2025

  • E gjitha kjo është pak si shumë qesharake (dhe e padrejtë)!

    E gjitha kjo është pak si shumë qesharake (dhe e padrejtë)!

    Nga Skënder Minxhozi/

     

    “Keni gjysmën e qeverisë në burg”, “Partia juaj doli kokë e këmbë hajdute dhe kriminele, me ju merret Spaku nga mëngjesi në darkë”, “keni krijuar grup parlamentar në burg”!

    Të gjitha këto akuza dëgjohen aktualisht nga podiumet partiake të fushatës, studiot televizive apo selitë e partive opozitare. Janë një refren i zakonshëm që e shoqëron mazhorancën socialiste nga mëngjesi në darkë, në të gjitha format e rrethanat, në kohë me diell apo me shi. Është një kompleks faji i imponuar të cilin shumica socialiste e meriton pjesërisht pas 12 viteve në qeverisje, por që shkon në absurd kur atakohet nga një palë që është edhe më në hall se ajo vetë.

    Rama po e merr të plotë koston e hetimeve që po bën ndaj qeverisjes së tij drejtësia e re. Dhe kjo është mëse e drejtë. Ndërkohë në anën tjetër kjo pozitë e pakëndshme e kryeministrit po shfrytëzohet në një mënyrë që duket sa e sforcuar, aq edhe groteske e pse jo qesharake.

    Jemi në fushatë dhe gjithçka lejohet. Ose më saktë pothuajse gjithçka lejohet! Sepse kur në mesin garës ti i thua tjetrit i korruptuar e kriminel, ndërsa ke mbi vete hetime e procedime penale konkrete nga i njëjti institucion (Spak e GJKKO), atëhere fuqia e goditjes mpaket dhe fjala e humbet forcën goditëse.

    Aktualisht tre krerët më të lartë të opozitës shqiptare Berisha-Meta-Mediu janë ose në burg, ose të pandehur e të hetuar nga SPAK e GJKKO. Kanë mbi vete akuza të rënda që në letër vlejnë shumë vite burgu. Janë të pandehur ndërsa kanë qenë 12 vjet në opozitë, larg firmave e vulave të pushtetit. Janë në këtë pozitë sepse qeverisja e tyre e dikurshme kishte jo veç korrupsion, por edhe derdhje gjaku njerëzish të pafajshëm. Të gjitha të pahetuara dhe të padënuara ende në themel nga drejtësia e re.

    E duam Spakun nga ora nëntë deri në orën dymbëdhjetë, pastaj s’e duam më! E duam ditën, por e shajmë natën!E duam kur burgos socialistët por jo kur na ve prangat në duar ne! Kjo është logjika e opozitës që ja numëron hetimet e burgosjet socialistëve një nga një, por kur vjen puna tek zullumet e veta ngre zërin e bërtet se po i bien në qafë në mënyrë tendencioze. I njëjti institucion është edhe i mirë edhe i keq njëherësh! Dhe këtu nis problemi. Ose kështu ose ashtu, në dy karrige nuk mund të ulesh dot. Kalvari i hetimeve mbi klasën politike pranohet si i tërë, jo vende-vende e kur na leverdis.

    Është qesharake të dëgjosh prej muajsh sesi Berisha numëron me një durim e kënaqësi maniakale episodet e akuzat korruptive ndaj Ramës e të tijëve, teksa fshin nga tavolina e bën shurdhmemecin për malin me akuza që ka mbi shpinë prej kohësh që s’mbahen mend. Akuzon dikë që nuk ndodhet nën hetim, kurse vetë paraqitet rregullisht në Spak si i pandehur. E gjitha kjo, pa hapur ende në themel petët e lakrorit për 21 janarin e shpërthimin e Gërdecit, apo 220 milion eurot e Rrugës së Kombit!

    Opozita po e merr të mirëqenë se 12 vite qëndrimi larg pushtetit e kanë pastruar “me votë”, siç pretendojnë, kur ju kujton të shkuarën. Epo ja që ka faje e gabime që pastrohen me dalje në opozitë, ashtu siç ka faje të tjera që pastrohen vetëm në gjykatë. Askund tjetër. Gjaku i të vrarëve nuk lahet me votë, por me hetim e gjykim nga organet e drejtësisë. Lulzim Basha mund të bëjë shaka sa të dojë në rrjetet sociale me Ramën me batutën “7 herë 7 baraz 313”, sepse e nënkupton veten të imunizuar nga fakti që ka qenë ministër i linjës edhe kur është ndërtuar Rruga e Kombit, edhe kur janë vrarë Aleks Nika me shokë në 21 janar 2011. Kjo amnezi e shpifur e kjo sjellje qesharake vjen sepse vetë qëndrimi pasiv dhe pa gojë i drejtësisë së re jua ka lejuar këtë ngrefosje publike.

    Një aspekt tjetër që buron nga një sjellje selektive që bëhet qesharake e joserioze në sytë e opinionit publik, është ajo që ka të bëjë me atë që po ndodh brënda kampit të drejtësisë së re në lidhje me trajtimit e standartet e dy proceseve hetimore ndaj dy figurave të larta politike të vendit: Sali Berishës dhe Erion Veliajt! Në fakt këtu më shumë se termi “qesharake” shkon fjala “e padrejtë”, pasi e tillë duket situata që rrethon sot disa prej hetimeve të drejtësisë së re.

    Tek binomi Berisha-Veliaj paradoksi nuk qëndron në luftë fjalësh e deklaratash, apo në qëndrime politike për hir të interesave partiake. Paradoksi këtu është i ngulitur në trajtimin konkret procedural të të dyja rasteve nga sistemi i drejtësisë së re. Sali Berisha, i mbajtur dhjetë muaj në arrest shtëpie dhe Erion Veliaj i mbajtur në paraburgim pa akuzë por vetëm i hetuar. Dhe i izoluar në një mënyrë spartane dhe shumë më drastike se kryetari i opozitës.

    Sali Berisha ka përjetuar vitin e shkuar një arrest shtëpiak nga ata që mund të konsiderohen si “taylor made”, pra i qepur sipas trupit të personit konkret. Ka mbajtur çdo natë një miting me përkrahësit që i vinin poshtë pallatit, ka dhënë intervista për media shqiptare e të huaja, ka pritur zyrtarë të partisë e të tjerë miq e shokë në shtëpi, ka drejtuar PD pa nxjerrë këmbë nga hapësira ku jeton dhe ka sharë e mallkuar çdo ditë Dumanin e gjithë të tjerët me çfarë i ka ardhur në gojë. Berisha ka shkelur me të dyja këmbët detyrimin për të mos komunikuar me të tretët ndërsa ishte i arrestuar.

    Përballë kësaj mënyre tolerante trajtimi nga ana e Spak-GJKKO për ish-kryeministrin, qëndrojnë telefonatat “diversante” që Erion Veliaj ka bërë me avokatët e familjarët nga qelia ku mbahet i izoluar. Dhe që kanë prodhuar një agresivitet krejt irracional nga ana prokurorëve e gjyqtarëve që po e hetojnë dhe e mbajnë në paraburgim. Të nxjerra në media këto telefonata po zbardhen në çdo rresht a thua se janë mesazhe të kriptuara alienësh apo formula shkrimesh të shenjta. Po i mëshohet faktit se kryetari i bashkisë ka konsumuar një gjë të mynxyrshme: është përpjekur të vetëmbrohet me aq sa ja lejon perimetri i qelisë ku e kanë mbyllur. Dhe po e bën këtë duke përdorur telefonin!

    Teksa Berisha e quante çdo ditë Spak grup të strukturuar kriminal nga arresti shtëpiak dhe i numëronte tre a katër emrat gjyqtares së GJKKO që kishte çeshtjen e tij, teksa botonte në rrjetin e tij social edhe familjarët e prokurorëve, me Veliajn ndryshon krejt puna. Ai privohet të takohet edhe me anëtarët e Kuvendit dhe çdo komunikim i konsiderohet si shkelje e gradës më të rëndë. E gjitha kjo sepse akuzohet se ka komunikuar me të tretët jashtë burgut dhe është përpjekur të ndërtojë një mbrojtje për veten e tij. Teksa Berisha e bërtiste pafajësinë e vet çdo natë me megafon nga kati i tetë, Veliaj është fajtor sepse e ka pëshpëritur atë me telefon nga qelia.

    Ndërkohë kreu i opozitës lejohet që pas izolimit në shtëpi që të zbresë në fushatë, kurse Erion Veliaj merret nga fushata e dërgohet në burg, ku vijon të rrijë prej 10 shkurtit pa akuzë. Është i paraburgosur por jo i pandehur.

    Këto situata kanë të bëjnë që të dyja me drejtësinë e re. E para e sheh të implikuar Spak dhe GJKKO pa dëshirën e tyre në një luftë politike ku i përbalturi akuzon atë që përballë se i është bërë pis xhaketa me baltë! Situata e dytë, gjithaq paradoksale e përfshin drejtësinë e re në vetë të parë, sepse ka të bëjë me nje sjellje e cila duket se fut ujë nga të gjitha anët. Njërit kalorës i lejohet të zbresë në garë “sepse ka edhe fushatën elektorale”, kurse tjetrin e plasin në burg duke i privuar lirinë në mënyra që të kujtojnë një tjetër kohë dhe sistem. Standartet e dyfishta të dy situatave e bëjnë iluzive dhe të padrejtë atë që percepton i hutuar publiku në shtëpi. Por mbi të gjitha bëjnë iluzive dhe të padrejtë kohën që jetojmë.

  • U dënua me burg nga GJKKO për drogë, arrestohet 57-vjeçari i shpallur në kërkim

    U dënua me burg nga GJKKO për drogë, arrestohet 57-vjeçari i shpallur në kërkim

    Policia ka arrestuar një 57-vjeçar të dënuar nga GJKKO me burg për prodhim dhe shitje të narkotikëve.
    57 vjeçari me iniciale V.T., banues në fshatin Gurrë, është dënuar nga Gjykata e Posaçme me 2 vjet e 4 muaj burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
    Njoftimi i policisë:
    Mat/Finalizohet operacioni policor i koduar “End”
    Kapet dhe ndalohet 57-vjeçari, i dënuar nga GJKKO me 2 vjet e 4 muaj burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të DVP Dibër, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “End”.
    Si rezultat i këtij operacioni, në Klos, u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit V.T., 57 vjeç, banues në fshatin Gurrë, Klos.
    Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e ka dënuar me 2 vjet e 4 muaj burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për veprime të mëtejshme.

  • I dënuar me 2 vite e 4 muaj burg nga GJKKO, arrestohet 57-vjeçari i shpallur në kërkim

    I dënuar me 2 vite e 4 muaj burg nga GJKKO, arrestohet 57-vjeçari i shpallur në kërkim

    Një 57-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Matit pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale ‘Prodhim dhe shitja e narkotikëve’.
    57-vjeçari V.T  banues në fshatin Gurrë të Klosit, u vendos në pranga gjatë një operacionit të koduar “End”.
    Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) kishte marrë vendimin për ta dënuar me 2 vjet e 4 muaj burg .
    Pas kapjes së tij, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Posaçme për veprime të mëtejshme.
    “Si rezultat i këtij operacioni, në Klos, u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit V.T., 57 vjeç, banues në fshatin Gurrë, Klos. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e ka dënuar me 2 vjet e 4 muaj burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, thuhet në njoftimin e policisë.