Është shtyrë seanca në Gjykatën e Posaçme për hetimet ndaj Erion Veliajt, për shkak se avokatët e kryebashkiakut kanë kërkuar kohë për t’u njohur me aktet.
Për shkak se kanë kaluar dy muaj nga caktimi i masave të sigurisë, në seancën e sotme prokurori i SPAK Ols Dado ka raportuar se si po vijojnë hetimet për Veliajn dhe 7 personave të tjerë në hetim.
Më pas, avokatët kanë kërkuar më shumë kohë për t’u njohur me aktet dhe GJKKO nuk e dha një vendim mbi rivlerësimin nëse ka vend për zbutje, zëvendësim apo revokim të masave të sigurisë ndaj personave nën hetim. Seanca e radhës është caktuar për t’u mbajtur të mërkurën e ardhshme, më 23 Prill.
Në seancën e sotme, Erion Veliaj nuk u paraqit në GJKKO, por zgjodhi të përfaqësohej nga avokatët e tij. Ndërkohë, ka qenë i pranishëm biznesmeni shqiptaro-belg Elman Abule.
Aktualisht, në burg në lidhje me këtë dosje ndodhet vetëm kryebashkiaku Erion Veliaj, ndërsa biznemsnei Elman Abule u la në “Arrest shtëpie” nga Apeli. Ajola Xoxa dhe biznesmenët Gentian Sula, Shkëlqim Fusha, Fatmir Bektashi, Meriman Palushi dhe Sokol Kryeziu, ndodhen nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Erion Veliaj u arrestua mesditën e 10 Shkurtit në Bashkinë e Tiranës, teksa pas një hetimi 1 vjeçar, SPAK i ka ngritur akuzat për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Pas vendimit të Apelit, Erion Veliajt iu shtua edhe akuza e futjes së sendeve të ndaluara në qelitë e paraburgimit, pasi ishte në përgjim dhe zhvilloi telefonata me celularin e një prej efektivëve të Burgjeve, teksa ishte në fugon për t’u transferuar në burg.
Nga hetimi i SPAK ka rezultuar se Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa kanë krijuar një skemë përfitimi ryshfetesh për pasurim personal përmes një numri organizatash dhe kompanish të kontrolluara prej tyre apo të afërmve të tyre dhe kanë përfituar së paku 1.1 milionë euro në nëntë raste. Veliaj akuzohet se ka përfituar tre vila në një fshat turistik në Qerret ndërsa Xoxa akuzohet se ka shpenzuar rreth 800 mijë euro në blerje online, të cilat nuk i ka deklaruar në deklaratat vjetore.
Biznesmenët Elman Abule, Gentian Sula, Shkëlqim Fusha, Fatmir Bektashi, Meriman Palushi dhe Sokol Kryeziu në këmbim të tenderave nga Bashkia e Tiranës dhe lejeve të ndërtimit, i ofronin Erion Veliajt, shuma monetare nëpërmjet blerjeve fiktive, biletave avioni, sponsorizimeve, OJF-ve të Ajola Xoxës, si dhe pasurive të paluajtshme, si disa vila në Qerret.
Aktualisht, Erion veliaj ndodhet në paraburgimin e burgut të Durrësit
Tag: gjkko
-

Shtyhet seanca në GJKKO për Veliajn, avokatët kërkuan kohë për t’u njohur me aktet
-

Shtyhet seanca në GJKKO për Erion Veliajn, avokatët kërkuan kohë për t’u njohur me aktet
Është shtyrë për në 23 prill seanca ndaj kryebashkiakut të arrestuar në Tiranës, Erion Veliaj. Prokurori Olsi Dado ka prezantuar veprimet hetimore të kryera.
Gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene mëson se seanca e radhës në GJKKO do të zhvillohet në orën 13:30 të 23 prillit dhe shkak për shtyrjen është përë kërkesa e avokatëve, të cilët kanë kërkuar kohë për tu njohur me aktet hetimore.
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili prej më shumë se dy muajsh mbahet në masën e sigurisë “arrest në burg” nën dyshimin se ka kryer dy vepra penale, kërkon të lirohet nga qelia.Veliaj ka kërkuar revokim ose zëvendësim të masës së sigurisë, si dhe informacion dy mujor nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion lidhur me hetimet që po kryhen ndaj tij sa i përket veprës penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave.
Kryebashkiaku i Tiranës më herët apeloi masën e GJKKO-së në Apelin e Posaçëm, por shkalla e dytë e gjyqësorit vendosi të rrëzojë kërkesën e tij duke lënë në fuqi vendimin e dhënë nga Erjon Bani në seancën e vlerësimit të masave të sigurisë që u mbajt në Gjykatën e Posaçme në 12 shkurt./vizionplus.tv
-

Shtyhet seanca në GJKKO për Kryebashkiakun Veliaj/ Avokatët kërkojnë kohë për njohjen me aktet, ja kur vendoset data…
Në seancë, Prokuroria e Posaçme (SPAK) paraqiti veprimet hetimore 2 mujore të bëra ndaj Erion Veliajt dhe avokatët kërkuan kohë për shqyrtimin e akteve. Për këtë aryse seanca u shty për datën 23 prill. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj akuzohet “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Gjithashtu akuzohet për “futjen e sendeve të ndaluara në qelitë e paraburgimit”. Në këtë seancë të GJKKO është e mundur qe gjykata të vendosë dhe për zëvendësimin apo zbutjen e masës. -

Shtyhet seanca në GJKKO për Erion Veliajn
Ditën e sotme (16 prill) në Gjykatën e Posaçme u zhvillua seancë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Në seancë, Prokuroria e Posaçme (SPAK) paraqiti veprimet hetimore 2 mujore të bëra ndaj Erion Veliajt dhe avokatët kërkuan kohë për shqyrtimin e akteve. Për këtë aryse seanca u shty për datën 23 prill.Në këtë seancë të GJKKO është e mundur qe gjykata të vendosë dhe për zëvendësimin apo zbutjen e masës.
-

Sot seancë në GJKKO për Erion Veliajn
Mbahet mesditën e sotme seancë në Gjykatën e Posaçme për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.
Gjatë seancës prite të që Prokuroria e Posaçme të njoftojë gjykatën në lidhje me hetimet 2 mujore të bëra ndaj Veliajt.Kryebashkiaku kërkon revokimin ose zbutjen e masës së sigurisë.
-

Padia për “shpifje”, mbahet sot në GJKKO seanca e radhës për Albana Vokshin dhe Vilma Nushin
Paraditen e sotme në GJKKO po mbahet seanca për Vilma Nushin dhe deputeten e PD-së, Albana Vokshin, kjo e fundit e paditur për shpifje. Vokshi mungoi seancën e kaluar, por sot mësohet se ajo është paraqitur në GJKKO.
Vilma Nushi dhe Shoqëria 3P Life Logistic sh.p.k, që ka fituar koncesionin e Check Up, kanë kallëzuar Albana Vokshni për veprën penale të “Shpifjes”. Koncensionari thotë se në 10 vite vlera e projektit është 63 milionë euro në total, dhe jo 130 milionë euro, sa është akuzuar nga ana e deputetes. -

Kërkoi heqjen e sekuestros së celularit, Apeli i GJKKO ‘rrëzon’ Ajola Xoxën
Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për heqjen e sekuestrimit të celularit të saj. Me këtë vendim, Apeli ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë, duke konfirmuar sekuestrimin e pajisjes, që është pjesë e hetimeve të nisura nga SPAK.
Me vendim të GJKKO, me 6 dhjetor, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) mori autorizimin dhe kërkonte të kontrollonte telefonin e Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Prokuroria e Posaçme lëshoi 8 masa sigurie më (10 Shkurt), ku ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj u caktua “arrest me burg”, ndërsa ndaj bashkëshortes së tij “arrest shtëpie”. Gjatë seancës në GJKKO, më 12 Shkurt, për rivlerësimin e masës së sigurisë, togat e zeza zëvendësuan masën për Ajola Xoxën nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje. -

GJKKO shtyn sërish seancën për dosjen “Partizani”
Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona
-

Afera ‘Partizani’/ GJKKO pritet të marrë vendimin, Sali Berisha sot në gjykatë në ditën e parë të fushatës elektorale
Tiranë- Gjykata e Posaçme pritet të zhvillojë ditën e sotme (11 prill) seancën e caktuar paraprake për aferën e dosjes “Partizani”, ku i pandehur dhe nën akuzë është marrë nga SPAK prej më shumë se një viti kryetari i PD-së, Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, dy ortakët në biznes, noterja dhe zyra noteriale e familjes.
Ky proces formal procedurial në GJKKO po zvarritet tej çdo limiti ligjor, duke thyer edhe të gjitha rekordet e seancave paraprake ndër tre dekada, pasi prej muajsh gjyqtarja nuk po merr dot një vendim për ta kaluar ose jo dosjen në gjykim. Ekspertët thonë se ky është një zhvillim i paprecedentë juridik, sepse këto lloj seancash nuk marrin më shumë nga një muaj procedura. Madje afatet e tij po shkojnë njëlloj si një gjyq themeli, teksa sot, pikërisht në ditën e hapjes së fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, do pritet nëse seanca do zvarritet përsëri për shkak të saj, apo dosja do kalojë për gjykim.
Si proces juridiko-ligjor, GJKKO ka edhe dy opsione të tjera për çështjen; pushimin e saj, ose kthimin për plotësim hetimesh, me një afat shtesë për SPAK-un. Opsioni shtesë është që seanca të shtyhet përsëri për një datë tjetër dhe mundësisht pas fushatës elektorale, pikërisht me këtë motiv. Seancat shtyhen pa fund që prej fillimit të këtij viti, herë për shkak të mungesës së avokatëve dhe herë të tjera në faktorë ekstra procedurialë. E premtja e sotme shënon fiks edhe 7-mujorin e marrjes të pandehur të Sali Berishës, në akuzë për korrupsion pasiv, të kryer në bashkëpunim me dhëndrin, i cili akuzohet edhe për pastrim parash.
Nëse të pandehurit nuk vijojnë me të njëjtën strategji shtyrjeje dhe zvarritjeje, siç kanë bërë për rreth 6 muaj, pritet që më në fund vendimi të merret nga gjyqtarja Flojera Davidhi. Procesi vjen në këtë pikë pas gati 4 vite e gjysmë nga nisja e hetimeve dhe pasi Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe 3 të tjerë u morën të pandehur, ndërsa seanca e parë paraprake u zhvillua që më 24 tetor. Kalimin në gjyq e vonuan kërkesa pa fund të avokatëve mbrojtës të palëve, që morën dhe kohë për t’u njohur me materialet. Kohë e cila u zgjat me lexim të qindra faqeve pretendime po nga avokatët, si një tendencë e qartë për ta zvarritur një proces që duket sikur po e çonin në “kalendat greke”.
Berisha dhe Malltezi vijojnë të jenë në masë sigurie, i pari “detyrim paraqitje” dhe i dyti “arrest shtëpie”, ndërsa kalimi në gjyq do të ishte përballja e parë e vërtetë e të dyve me sistemin e drejtësisë. Me Berishën e Malltezin të pandehur janë edhe bashkëpunëtorët e tyre, biznesmeni Fatmir Bektashi, i pandehur për “korrupsion aktiv” dhe “pastrim parash”. Akuza e “pastrimit të parave” i është komunikuar edhe ortakut të Malltezit, Xhimi Begeja, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i ‘Homeplan’, si dhe Andia Pustinës, financieres që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan. Paralelisht SPAK ka vënë në sekuestro preventive pasuri të shumta që i përkasin Jamarbër dhe Argita Malltezit, sekuestro e konfirmuar deri në Gjykatë Kushtetuese, ku përfshihen dhjetëra apartamente, vila, troje dhe llogari bankare, të cilat do të qëndrojnë të sekuestruara deri në përfundim të gjykimit.
Ndërkohë një tjetër hetim vazhdon me fraksion të kësaj dosjeje për pasurinë e ish-kryeministrit dhe verifikime nëse familjarët e tij kanë përfituar nga vendimet e tij si me rastin marrjes së truallit të Kompleksit Partizani dhe ndërtimin e 19 kullave nga dhëndri i tij. -
Pas cilësimit si grup i strukturuar kriminal dhe helmues, Veliaj reagon i dëshpëruar nga burgu: Më janë ndaluar…
Pas zbardhjes së vendimit të Apelit të GJKKO-së pre 114 faqesh dhënë më 13 mars, ku Erion Veliaj, Ajola Xoxa dhe Elman Abule cilësohen si grup i strukturuar kriminal, Veliaj ka reaguar përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ku duket qartë dëshpërimi që e ka kapluar dhe lëshimi që i kanë bërë të gjithë shokët e partisë me në krye Edi Ramën.
Sot bëhen dy muaj që nga arrestimi i Veliajt, arrestim i cili u pasua nga një lojë spektakolare e Ramës në dy ditët e para, kur bëri sikur nuk ishte darkord dhe më pas, pasi i mori frenat e bashkisë, dha urdhër që askush nga rilindja mos guxojë të dalë ta mbrojë.
LEXO EDHE: SKANDALI/ Veliaj në burg për 1.1 mln euro transaksione, por përfitimet nuk ndalen! Skema korruptive vijon
Më tej urdhëroi edhe Ulsi Manjën për ta përgjuar në burg dhe që iu bë fakt i kryer Veliajt se kush ishte dirigjuesi dhe porositësi i arrestimit të tij.
Në reagimin e sotëm Veliaj duket qartë i dëshpëruar dhe mundohet të mbaje me kurajo ato pak njerëz që mund t’i kenë mbetur si mbështetës të heshtur.
Kujtojmë se sipas vendimit të Apelit të GJKKO-së gjakdershja financiare nga skema e ngritur nga Veliaj-Xoxa-Abule vijon edhe pas burgosjes së tij. Në vendim thuhet gjithashtu se Veliaj është përpjekur të prishë provat, intimidojë dëshmitarët dhe ka dirigjuar sulme ndaj prokurorit Dado dhe gjyqtarit Bani përmes njerëzve të tij në media, Carlo Bollino dhe Mero Baze.
Në postimin e tij, Veliaj shpreh mirënjohjen edhe për ata që kanë ndihmuar dhe i kanë qëndruar pranë familjes së tij.
Postimi i Erion Veliajt:
Të dashur miq,
Sot mbushen 2 muaj nga burgimi im pa gjyq – larg familjes, gruas, djalit të vogël dhe nënës. Por, edhe larg punës në bashki e fushatës, dy pasioneve të jetës sime.Doja vetëm t’ju falenderoja për mirësinë e mbështetjen ndaj Kait dhe Ajolës, si dhe dy nënave tona – 3 gra pa burrat e tyre, por me kurajo e dinjitet falë jush që u jeni gjendur pranë! Jam ende pa akuzë prej një anonimi që nuk ekziston. S’ka dalë askush që të kem korruptuar. Ende askush që të më ketë korruptuar.
LEXO EDHE: ‘Veliaj i rrezikshëm, ka pushtetin të zhdukë provat dhe para të arratiset!’ Detaje të reja nga vendimi i Apelit të GJKKO-së
Kush më njeh e di që në çdo ditë të punës time kam ndihmuar këdo, kudo e kurdo me ndershmëri. Ndaj, meqë më janë ndaluar opinionet mbi këtë proces grotesk, atyre që i janë gjendur familjes sime, iu them nga zemra “Faleminderit”! Nuk do t’ua harroj kurrë! Bekime dhe mall për ju të gjithë.