Tag: gjizë

  • Tatimet rreth 10 mln lekë gjobë për 15 kg gjizë, Braçe denoncon me dokumente: Mbaje dorën or trim! Po lëmë nam!

    Tatimet rreth 10 mln lekë gjobë për 15 kg gjizë, Braçe denoncon me dokumente: Mbaje dorën or trim! Po lëmë nam!

    Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka publikuar në rrjetet sociale faturat e gjobave që Tatimet dhe AKU i kanë vendosur një biznesi të vogël në lagjen nr.5 të Tiranës, ku sipas inspektimeve janë konstatuar 15 kilogramë gjizë pa faturë tatimore. 
    Ky denoncim vjen pas një fjalimi të Braçes dje në Kuvend, ku ai komentoi raportin e KLSH-së dhe theksoi abuzimet e drejtorive tatimore dhe të AKU-së, veçanërisht ndaj bizneseve të vogla. 
    Biznesi është gjobitur me afro 10 milionë lekë të vjetra, ku përfshihet gjoba 825.000 lekë nga Tatimet dhe 150.000 lekë nga AKU për 15.82 kilogramë gjizë, e cila sipas Braçes kushton 229 lekë për kilogram. Braçe denoncoi dje në Kuvend se inspektorët dalin ashtë sistemit elektronik të inspektimit, fikin kamerat e GPS, duke shtuar se e kanë kthyer në metodë pune për t’u sjellë keq me të dobëtin. 
    REAGIMI “MBAJE DOREN OR TRIM, MBAJE!825.000 LEKE GJOBE TATIMET + 150.000 LEKE GJOBE AKUPER 15.82 KILOGRAME GJIZE ME VLERE 229 LEKE!Kuptoni? GJIZE!E gjitha ne mes te nje lagjeje te varfer ne NJESINE 5!Jo tek restoranti i luksit, por tamam tek kjo lagjia!Natyrisht, eshte bere aq e njohur kjo historia e TVSH SE BUJQESISE DHE BLEGTORISE, AUTOFATURA SA EDHE DORDOMUZET FISKALE E KANE KUPTUAR SE KETU BEHET EDHE PLANI I “FORMALIZIMIT” EDHE HAPESIRA E KORRUPSIONIT!Tani jemi ne piken qe POLICIMI I PRODHIMIT BUJQESOR te cilin e sheh si zgjidhje vec DHIMUA, kenaq vec MUCIN e cdo Muc tjeter qe firmos ne keto letra qe jane NAM, bejne NAM dhe na bejne te LEME NAM!!” shkruan Braçe në postimin e tij. 
    DENONCIMIDeklarata e deputetit socialist Erion Braçe, i cili akuzon administratën tatimore për gjoba arbitrare dhe manipulime gjatë kontrolleve në terren, rikthen debatin për mënyrën se si funksionon realisht sistemi i mbikëqyrjes fiskale në Shqipëri. Sipas Braçes, inspektorët e Tatimeve “fiknin kamerat dhe GPS-in” gjatë kontrolleve, duke eliminuar çdo gjurmë monitorimi dhe duke i hapur rrugë abuzimeve me bizneset. Kjo sjellje e pohuar nga një deputet I maxhorancës, është shumë më tepër se një shkelje teknike është një goditje ndaj besimit publik dhe integritetit institucional. Kamera dhe GPS-i nuk janë pajisje simbolike, por garancia që çdo kontroll bëhet me transparencë dhe pa ndikime personale.Në thelb, kemi të bëjmë me kulturën e përhapur tashmë të mungesës së përgjegjshmërisë, ku pushteti i zyrtarëve në terren mbetet shpesh i pakontrolluar. Gjobat arbitrare, selektiviteti në kontrolle dhe presioni mbi bizneset janë simptoma të një sistemi që ende operon më shumë me frikë sesa me rregull. Kërkesa e Braçes që Kontrolli i Lartë i Shtetit të hetojë Drejtorinë e Tatimeve të Tiranës dhe të ashtuquajturën “Drejtoria e VIP-ave” është një thirrje për rikthimin e llogaridhënies. Sepse aty ku inspektorët fikin kamerat, duhet të ndizet alarmi i shtetit. Nëse vërtet flasim për institucione që mbrojnë ekonominë dhe jo që e shantazhojnë atë, transparenca duhet të kthehet në standard ligjor, jo në përjashtim të përkohshëm. Tatimet nuk mund të jenë mjet për të ndëshkuar, por mekanizëm për të ndërtuar besim. Dhe kjo kërkon më shumë se deklarata politike, kërkon kontroll real, përgjegjësi individuale dhe ndëshkim për abuzuesit.

  • Gati 10 mln lekë gjobë nga tatimet e AKU për 15 kg gjizë, Braçe denoncon me dokumente: Këto letra na bëjnë të lemë nam

    Gati 10 mln lekë gjobë nga tatimet e AKU për 15 kg gjizë, Braçe denoncon me dokumente: Këto letra na bëjnë të lemë nam

    Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka publikuar në profilin e tij në rrjete sociale, fatura te gjobave që tatimet dhe AKU i kanë vendosur një biznesi të vogël në lagjen nr.5 të Tiranës ku kanë konstatuar 15 kilogramë gjizë pa faturë tatimore.
    Këtë denoncim Braçe e bëri dhe ditën e djeshme nga foltorja e Kuvendit pas raportimit të KLSH-së, duke folur për abuzimet e këtyre drejtorive, kryesisht ndaj bizneseve të vogla. Afro 10 milionë lekë të vjetra është gjobitur biznesi, 825.000 lekë gjobë nga tatimet dhe 150.000 lekë gjobë nga AKU për 15.82 kilogramë gjizë që kushton 229 lekë kilogrami.
    MBAJE DOREN OR TRIM, MBAJE!
    825.000 LEKE GJOBE TATIMET + 150.000 LEKE GJOBE AKU
    PER 15.82 KILOGRAME GJIZE ME VLERE 229 LEKE!
    Kuptoni? GJIZE!
    E gjitha ne mes te nje lagjeje te varfer ne NJESINE 5!
    Jo tek restoranti i luksit, por tamam tek kjo lagjia!
    Natyrisht, eshte bere aq e njohur kjo historia e TVSH SE BUJQESISE DHE BLEGTORISE, AUTOFATURA SA EDHE DORDOMUZET FISKALE E KANE KUPTUAR SE KETU BEHET EDHE PLANI I “FORMALIZIMIT” EDHE HAPESIRA E KORRUPSIONIT!
    Tani jemi ne piken qe POLICIMI I PRODHIMIT BUJQESOR te cilin e sheh si zgjidhje vec DHIMUA, kenaq vec MUCIN e cdo Muc tjeter qe firmos ne keto letra qe jane NAM, bejne NAM dhe na bejne te LEME NAM!!” shkruan Braçe në postimin e tij.
    Ditën e djeshme Braçe tha se inspektorët dalin ashtë sistemit elektronik të inspektimit, fikin kamerat e GPS, duke shtuar se e kanë kthyer në metodë pune për tu sjellë keq me të dobëtin dhe të myllin gojën përpara të fortëve. Duke eivdentuar problematikat e Kontrollit të Lartë të Shtetit, deputeti i PS thotë se qartazi ka një mungesë të kontrolleve në drejtoritë e tatimeve.

  • ‘8.2 mln lekë gjobë për 15 kg gjizë pa faturë’ Braçe: U paguan ilaçe për njerëz të vdekur, hemodializa rrjedh para

    ‘8.2 mln lekë gjobë për 15 kg gjizë pa faturë’ Braçe: U paguan ilaçe për njerëz të vdekur, hemodializa rrjedh para

    Erion Braçe

    TIRANË-Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe gjatë fjalës së tij në Kuvend, ka risjellë gjetjet e KLSH, por edhe abuzimet në Dogana dhe Tatime. Braçe nxorri një dokument të një gjobe të vënë ndaj një biznesi të vogël në periferi të Tiranës, më konkretisht 8.2 milionë lekë të vjetra për 15 kilogramë gjizë që i gjetën pa faturë tatimore. Deputeti vlerësoi se KLSH kishte bërë gjetje të rëndësishme në shumë raste, duke nxjerrë në pah qasjen abuzive të drejtorive të caktuara. Sipas tij shpesh zyrtarët tatimorë dalin jashtë çdo sistemi kontrolli, duke shmangur kamerat apo GPS-in gjatë inspektimeve.

    “Shqetësim është ligjshmëria në fushën e të ardhurave dhe KLSH sjell në vëmendje dy elementë: e para klientizimin që funksionon ende në dogana, veçanërisht në metodat për vlerësimin e transaksioneve sae nuk sjell vetëm evasion fiskal por cenon edhe konkurrueshmërinë në treg. E njëjta gjë vlen edhe për tatimet por ajo që vjen në evidencë ka të bëjë me borxhin sepse do të kemi një ligj. KLSH sjell  në vemndje që borxhi i akumuluar po rritet më shesjt sesa masa e arkëtimit të këtij borxhi në harkun e një viti. Por më i madh bëhet shqetësimi kur inspektorëtr dalin jashtë sistemit elektronik të inspektimit, fikin kamerat e GPS dhe kjo evidentohet në raportin e KLSH. Organet fiskale e kanë këtë qasje dhe sjellje, që sillen egër me të dobëtin dhe mungojnë në kontrolle në dy drejtoritë më të rëndësishme edhe në Tatim paguesit e mëdhenj dhe në të Tiranës. Dhe nuk kam se si të mos sjell në vëmendje këtë akt konstatimi apo gjobe, vendosur në një biznes në Tiranë, në periferi dhe më ka bërë përshtypje. Thuhet se në momentin e kontrollit u vërtetua se nuk lëshon faturë tatimore, autofaturim për gjizën, me çmim 229 lekë për njësi, në sasinë 15.82 kg dhe gjoba është 820 mijë lekë të reja ose 8.2 milionë lekë të vjetra për 15 kg gjizë. Ndërkohë që kontrolli në dy drejtoritë më të rëndësishme të tatimeve mungon”, tha ai.
    Braçe u ndal edhe tek Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH), për të cilin tha se duhet të shkrihet. Ashtu si në Komisionet Parlamentare deputeti socialist evidentoi gjetjet e KLSH-së për abuzimet në shëndetësi dhe konkretisht ilaçet e rimbursueshme. Braçe thotë se koncesioni për hemodializën rrjedh para, jo gjak, dhe pagesat nga buxheti i shtetit bëhen për shërbime të pakryera. Ai zbulon se i ka kërkuar KLSH-së të auditojë plotësisht këto kontrata në shëndetësi pasi janë në fund të afateve dhe të ndihmojë vendimmarrësit.
    “Gjetjet e KLSH që janë paguar ilaçe të rimbursueshme për njerëz të vdekur, është një element që skema është korruptuar. Gjetja e KLSH të një lidhjeje në këtë skemë midis mjekëve duke përdorur pacientët, recetat e tyre, farmacive për brande të caktuara të ilaçeve është gjetje që sjell në vëmendje që skema është korruptuar duke bërë të pavlerë politikën e rimbursimit të ilaçeve. Kjo politikë të ndryshojë që vërtet njerëzit që janë në nevojë të marrin ilaçe të rimbursura 100% dhe ata që korruptojnë skemën të mos jenë pjesë e saj. Mos ka ardhur koha që ndryshimi i kësaj skeme të shoqërohet nga përjashtimi i kompanive që korruptojnë skemën. Kontratat e PPP-ve janë duke përfunduar dhe gjetjet e KLSh-së duhet të vlejnë si evidencë për fundin e këtyre kontratave. Një koncesion që vjen vit për vit nga KLSh është ai i hemodializës, që ka brenda një trajektore jo gjaku, por para, që shkojnë nga njëra dorë në tjetrën dhe në fund janë pagesa nga buxheti i shtetit për një shërbim të padhënë,”-tha Braçe.

  • “Tatimorët bëjnë ‘të fortin’ me të dobëtin”, Braçe në Kuvend: Gjobë 8.2 milionë lekë për 15 kg gjizë

    “Tatimorët bëjnë ‘të fortin’ me të dobëtin”, Braçe në Kuvend: Gjobë 8.2 milionë lekë për 15 kg gjizë

    Deputeti socialist Erion Braçe solli në Kuvend një sërë shembuj konkretë nga raporti vjetor i Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2024, duke denoncuar sjelljen abuzive dhe klienteliste të disa zyrtarëve në Drejtoritë e Doganave dhe Tatimeve.

    Në fjalën e tij, Braçe përmendi një rast të pazakontë gjatë një kontrolli tatimor në periferi të Tiranës, ku një biznes i vogël ishte gjobitur me 8.2 milionë lekë të vjetra për 15 kilogramë gjizë të gjetura pa faturë tatimore.
    “Në momentin e kontrollit, rezulton se nuk kishte faturë për gjizë me çmim 229 lekë për kilogram. Dhe gjoba është 822 mijë lekë të reja. Për 15 kile gjizë! Ky është abuzim,” – u shpreh Braçe, duke lexuar dokumentin zyrtar të raportit nga foltorja e Kuvendit.
    Sipas tij, raporti i KLSH-së ka zbuluar problematika të theksuara në prokurimet publike, klientelizëm në Dogana, si dhe vonesa në arkëtimin e borxheve tatimore. Deputeti theksoi se shpesh zyrtarët tatimorë dalin jashtë çdo sistemi kontrolli, duke shmangur kamerat apo GPS-in gjatë inspektimeve.
    “KLSH ka bërë një punë të mirë, sepse evidenton raste ku organet fiskale sillen egër me të dobëtin dhe bëjnë sikur nuk shohin kur bëhet fjalë për të mëdhenjtë,” – shtoi ai.
    Në vijim, Braçe iu përgjigj edhe akuzave të opozitës, sipas të cilave “janë vjedhur 900 milionë euro në nëntë muaj”, duke i cilësuar këto deklarata si “gënjeshtra patologjike”.
    “KLSH është institucion që punon mbi bazë faktesh, jo thashethemesh. Në raport nuk ekziston asnjë shifër e tillë. Të thuash se u vodhën 900 milionë euro në një vit është lajthitje ose mashtrim i qëllimshëm,” – tha Braçe.
    Deputeti theksoi se të gjitha rastet e evidentuara nga KLSH janë përcjellë për hetim në SPAK, ndërsa kërkoi që raportet e institucionit të përdoren për të ndërtuar një administratë më të drejtë dhe më transparente, e jo për qëllime politike.

    Top Channel

  • “Tatimorët bëjnë ‘të fortin’ me të dobëtin”, Braçe denoncon në Kuvend: Gjobë 8.2 milionë lekë për 15 kg gjizë

    “Tatimorët bëjnë ‘të fortin’ me të dobëtin”, Braçe denoncon në Kuvend: Gjobë 8.2 milionë lekë për 15 kg gjizë

    Deputeti socialist Erion Braçe solli në Kuvend një sërë shembuj konkretë nga raporti vjetor i Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2024, duke denoncuar sjelljen abuzive dhe klienteliste të disa zyrtarëve në Drejtoritë e Doganave dhe Tatimeve. 
    Në fjalën e tij, Braçe përmendi një rast të pazakontë gjatë një kontrolli tatimor në periferi të Tiranës, ku një biznes i vogël ishte gjobitur me 8.2 milionë lekë të vjetra për 15 kilogramë gjizë të gjetura pa faturë tatimore. 
    “Në momentin e kontrollit, rezulton se nuk kishte faturë për gjizë me çmim 229 lekë për kilogram. Dhe gjoba është 822 mijë lekë të reja. Për 15 kile gjizë! Ky është abuzim,” – u shpreh Braçe, duke lexuar dokumentin zyrtar të raportit nga foltorja e Kuvendit. 
    Sipas tij, raporti i KLSH-së ka zbuluar problematika të theksuara në prokurimet publike, klientelizëm në Dogana, si dhe vonesa në arkëtimin e borxheve tatimore. Deputeti theksoi se shpesh zyrtarët tatimorë dalin jashtë çdo sistemi kontrolli, duke shmangur kamerat apo GPS-in gjatë inspektimeve. 
    “KLSH ka bërë një punë të mirë, sepse evidenton raste ku organet fiskale sillen egër me të dobëtin dhe bëjnë sikur nuk shohin kur bëhet fjalë për të mëdhenjtë,” – shtoi ai. 
    Në vijim, Braçe iu përgjigj edhe akuzave të opozitës, sipas të cilave “janë vjedhur 900 milionë euro në nëntë muaj”, duke i cilësuar këto deklarata si “gënjeshtra patologjike”. 
    “KLSH është institucion që punon mbi bazë faktesh, jo thashethemesh. Në raport nuk ekziston asnjë shifër e tillë. Të thuash se u vodhën 900 milionë euro në një vit është lajthitje ose mashtrim i qëllimshëm,” – tha Braçe. 
    Deputeti theksoi se të gjitha rastet e evidentuara nga KLSH janë përcjellë për hetim në SPAK, ndërsa kërkoi që raportet e institucionit të përdoren për të ndërtuar një administratë më të drejtë dhe më transparente, e jo për qëllime politike. 

  • Patëllxhanë të Mbushur me Gjizë – Shije dhe Shëndet i Mirë

    Patëllxhanë të Mbushur me Gjizë – Shije dhe Shëndet i Mirë

    Patëllxhanët janë ndër perimet fantastike që pavarësisht mënyrës apo recetës së përgatitjes të tërheqin përherë oreksin.

    Vlerat fantastike të patëllxhanit vijnë kryesisht nga vitaminat dhe mineralet. Patëllxhani është i mbushur me vitamina C, K, B6, magnez, fosfor, bakër, fibër, acid folik, potas dhe mangan.
    Të përgatitur në gjellë e tava të ndryshme, sallata apo edhe turshi, patëllxhanët të mrekullojnë me shijen e tyre fantastike në çdo recetë gatimi.
    Agroweb.org ju sugjeron më poshtë përgatitjen e patëllxhanëve të pjekur me gjizë, një recetë e thjeshtë dhe shumë e shijshme.
    Kjo recetë kërkon pak kohë në përgatitje dhe është një kombinim i shkëlqyer i patëllxhanëve dhe gjizës, vezëve dhe erëzave.
    Përgatitja e Patëllxhanëve me Gjizë
    Përbërësit

    5-6 patëllxhanë mesatarë
    4 vezë
    400- 500 gr gjizë pa kripë
    4-5 lugë miell
    Kripë
    Piper
    Majdanoz

    Përgatitja
    Patëllxhanët i lajmë, u presim bishtat dhe më pas i vendosim në një tenxhere me ujë për t’i zierë 10-15 minuta. Mund t’i provoni me një pirun, nëse janë zbutur mjaftueshëm, piruni do të depërtojë lehtësisht.
    Më pas, AgroWeb.org ju udhëzon që të hiqni tenxheren nga zjarri, t’i kulloni patëllxhanët dhe t’i vendosni në një pjatë për t’u ftohur.
    Kur të jenë ftohur i presim në mes (për së gjati) dhe me ndihmën e një luge heqim tulin por jo plotësisht.
    Në një tas tulin e patëllxhanit, e përziejmë me vezët, gjizën, majdanozin e prerë hollë, kripën piperin dhe miellin. Duke e trazuar me kujdes, deri sa masa të jetë homogjene.
    Në zjarr kemi vendosur një tigan ku kemi hedhur me vaj ulliri, patëllxhanët i mbushim me masën që përgatitëm dhe i vendosim për t’i skuqur në fillim nga ana e lëkurave të patëllxhanit dhe kur të kenë marr pak formë kthehen dhe nga ana tjetër. Në këtë mënyrë ruhet forma që duam.
    Pasi i heqim nga tigani i vendosim në një pjatë me letër kuzhine për të thithur yndyrën e tepërt.
    Nëse preferoni patëllxhanët pasi i zjerë mund të vijoni me mbushjen dhe t’i piqni në furrë.
    Shoqërohet me kos të freskët apo dhallë si dhe sallata të freskëta të stinës./AgroWeb.org

  • Tavë me Speca të Pjekur të Shtruar në Gjizë

    Tavë me Speca të Pjekur të Shtruar në Gjizë

    Specat me gjizë janë ndër gatimet më të preferuara të verës.

    Plot aromë dhe shije të mirë, specat i japin fërgesës një pamje krejt tjetër kësaj recete tradicionale.
    Të gjithë e kemi provuar dhe jemi mrekulluar me këtë pjatë klasike.
    Sot AgroWeb.org ju tregon një variant pak ndryshe të specave me gjizë.
    Receta që ju sugjerojmë të provoni pikën e saj të fortë e ka tek shija e specave të pjekur.
    Ndiqni hapat e thjeshtë dhe përgatiteni këtë pjatë fantastike për të dashurit tuaj.
    Përbërësit

    7-8 speca që përdorni për mbushje
    400 g gjizë e freskët
    Vaj ulliri
    3 thelpinj hudhër
    Kripë
    Piper i zi
    50g gjalpë

    Përgatitja
    Si fillim AgroWeb.org ju këshillon që të lani me ujë të bollshëm specat dhe t’i thani me një pecetë të pastër.
    Specat duhet të jenë të fryrë dhe me tul, si ata që zgjidhni për t’i përgatitur të mbushur me oriz.
    Merrni një tavë dhe vendosni mbi të një letër pjekjeje.
    Rendisni specat që duhet të jenë të tharë mbi tavë dhe spërkatini lehtë me vaj ulliri.
    Futeni tavën në furrë të ngrohur me 180 gradë dhe lërini specat të piqen.
    Kur të shihni që njëra faqe është pjekur, AgroWeb.org ju këshillon që me kujdes t’i ktheni nga ana tjetër.
    Ndërkohë që specat piqen në një tigan hidhni gjalpin dhe pak vaj ulliri.
    Hudhrat pritini në feta dhe skuqini lehtë duke treguar kujdes që të mos digjen.
    Tani shtoni edhe gjizën dhe skuqeni edhe atë duke i dhënë shije me kripë dhe piper të zi.
    Pasi të largoni specat nga furra mos e fikni atë.
    Kalojini specat në një pjatë dhe hiqni letrën e pjekjes nga tava.
    Hidhni gjizën e përgatitur në tavë dhe përhapeni mirë në mënyrë që të krijoni një shtresë.
    Shtroni sipër specat dhe spërkatini me pak vaj ulliri dhe pak kripë.
    Futeni tavën përsëri në furrë për 10-15 minuta, ose derisa lëngu i gjizës të ketë avulluar.
    Pasi tava të jetë gati mund ta shërbeni si një pjatë shoqëruese gjatë drekave në familje.
    Por gjithashtu kjo tavë mund të jetë edhe pjata kryesore duke u kombinuar me sallata të ndryshme./AgroWeb.org

  • Gjizë me Hudhra dhe Vaj Ulliri – Mrekulli për Shijen dhe Shëndetin

    Gjizë me Hudhra dhe Vaj Ulliri – Mrekulli për Shijen dhe Shëndetin

    Është një recetë e thjeshtë, shumë e shijshme dhe e mrekullueshme.

    Gjizën e përdorim në shumë receta të përditshme. Gjiza shkon mirë me speca të skuqur, me vezë, me spinaq, vaj ulliri e hudhër.
    Ajo është antipasta e preferuar e burrave që e shoqërojnë atë me raki.
    Vështirë të gjesh një ushqim të shpejtë, të shijshëm dhe plot vlera siç është gjiza.
    Por nuk është vetëm shija e saj, e mjaftueshme për t’iu dorëzuar kënaqësisë që të ofron ky produkt bulmeti, po aq të rëndësishme janë edhe vlerat shëndetësore që organizmi përfiton kur e konsumojmë atë.
    Më poshtë, AgroWeb.org ju sjell përgatitjen e gjizës me vaj ulliri dhe hudhra, një pjatë thjeshtë fantastike.
    Gjizë me Vaj Ulliri të Freskët dhe Hudhra 
    Përbërësit
     (Përbërësit për 4-5 persona)

    500 gr gjizë me kripë
    4-5 thelpinj hudhra të shtypura
    3-4 lugë gjelle me vaj ulliri
    Piper i zi
    Spec djegës (sipas dëshirës)

    Përgatitja
    Si fillim, AgroWeb.org ju këshillon që të parangrohni furrën në temperaturë maksimale 200 gradë celcius.
    Hidhni vajin e ullirit në një tigan, vendoseni në zjarr shtoni aty gjizën dhe përzjeheni përreth 5 minuta. Në fund shtojini hudhrat e shtypura dhe pëzjeini bashkë.
    Të gjithë masën që keni në tigan, transferoheni në një tavë të vogël dhe futeni të piqet për 5 minuta në furrë.
    Në fund spekateni me piper të zi dhe pak spec djegës dhe është gati.
     Vlerat ushqyese të gjizës 
    Profili i saj ushqimor është i pasur por në varësi të llojit të qumështit dhe kripës së përdorur.
    Në një sasi prej 226 gramë gjizë të prodhuar nga qumësht me pak yndyrë do të gjeni:

    163 kalori
    28 gramë proteinë
    6.1 gramë karbohidrate
    2.3 gramë yndyrë
    30% të dozës së rekomanduar ditore të fosforit
    30% të dozës së rekomanduar të sodiumit
    29 % të dozës së rekomanduar të seleniumit
    24% të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës B12
    22% të dozës së rekomanduar ditore të riboflavinës
    14% të dozës së rekomanduar ditore të kalçiumit
    7% të dozës së rekomanduar ditore të acidit folik

    Ekspertët e AgroWeb.org theksojnë se gjiza përmban sasi të mjaftueshme të vitaminave B1, B3, B6, A por edhe hekur, magnez, zink dhe bakër.
    Ajo duhet konsumuar rregullisht, së bashku me ushqime të tjera të shëndetshme./AgroWeb.org