Tag: gjithnjë

  • Merz: Marrëveshja për asetet e ngrira ruse është gjithnjë e më urgjente

    Merz: Marrëveshja për asetet e ngrira ruse është gjithnjë e më urgjente

    Duke folur së bashku me kryeministrin slloven Robert Golob, kancelarin gjerman Friedrich Merz tha se “Ukraina ka nevojë për mbështetjen e BE-së ndërsa sulmet ruse po intensifikohen”.

    Sipas tij, marrëveshja për asetet e ngrira ruse është gjithnjë e më urgjente për Ukrainën.

    “Shpresoj që të gjejmë një zgjidhje të përbashkët brenda Bashkimit Evropian”, tha ai.

    Ndërkohë, Merz shtoi se e diskutoi këtë edhe në mënyrë bilaterale me de Wever, duke thënë se mendon që argumentet e tij janë “të vlefshme”, duke shtuar se:

    “Unë besoj se kemi edhe argumente të vlefshme për të arritur qëllimin tonë të përbashkët, për të ushtruar presion maksimal mbi Rusinë për t’i dhënë fund kësaj lufte”.

    Ai tha se kërcënimet ruse, për veprime ligjore dhe të tjera, nuk janë të panjohura, por këmbënguli se përdorimi i pretendimeve të ngrira ishte ideja e duhur.

    Duke iu përgjigjur Sllovenisë, Golob tha se propozimi i fundit i diskutuar prej tij me Merz mbi asetet e ngrira është “një kompromis shumë i mirë” dhe këmbënguli që arritja e një marrëveshjeje me Belgjikën mbetet e mundur sipas tij.

  • Rekomandime leximi nga Marsela Neni

    Rekomandime leximi nga Marsela Neni

    Në rubrikën Rekomandime leximi, mysafire e ObserverKult është shkrimtarja, Marsela Neni. Ja cilat janë librat që Neni u sugjeron të pasionuarve pas leximit.

    ——————————————————-

    Për çfarë ka uri shpirti yt?

    Lexues i dashur, përqafoje këtë pyetje. Pyetjet janë shumë më të rëndësishme se përgjigjet. Mëso të jetosh si pyetje! Ji kërshëri! Përgjigjet gjithnjë vijnë pakuptuar, vetvetiu, fshehësisht… Në gjithë këtë që do të lexosh, kjo është fjalia që duhet të nënvizosh, që duhet të mbash mend, që duhet t’ia përsërisësh vetes: Për çfarë ke uri, o shpirt?Kush jam unë për të të dhënë rekomandime se ç’duhet të lexosh? Unë nuk të njoh. Jo personalisht. Nuk di ç’po ndodh tani në mendjen tënde, në zemrën tënde, në botën tënde. Nuk di në ç’ujëra lahesh, në ç’diell e ngroh shpirtin, në ç’vend të shpien ëndrrat, për kë të qan syri, për ç’kujtim s’të dhimbset fjala. Unë nuk di asgjë për ty.

    Nga Marsela NeniUnë mund të flas vetëm për veten. Mund të flas për mënyrën se si kam mësuar të bie, se si i kam besuar peshës sime, gravitetit, përjetësisë së trupëzuar në një libër, përpara se …të fluturoj.Por diçka dua të ta them: dëgjo. Askush nuk ka humbur gjë nga dëgjimi. Lexo qindra menu dhe bëhu provues! Jepu një shans librave! Hapi! Lexo dhe lëri të të lexojnë!Të lexosh një libër është si të lahesh në një lum. Deri më sot unë jam larë në shumë lumenj. Në disa edhe jam rilarë. Jam kredhur në ujërat e njohura, por si tjetërkush e kam njohur veten. Edhe vetë jam një lumë që rrjedh. Me disa libra që kam lexuar, jam përbashkuar. Jemi bërë një. Të tjerë më është dashur t’i përshkoj mes për mes. Disave u kam kaluar anash. Në disa kam peshkuar. Dhe shumë të tjerë me presin në raftet e bibliotekës sime të madhe t’i vizitoj. Blej gjithnjë shumë libra. Jam tahmaqare, e di. Por gjithnjë përfytyroj babain tim pensionist që përtypet gjatë, kur do të blejë një libër. Më mirë të kem zahire për dimrin e madh që më pret, them gjithnjë me vete.Që prej fëmijërisë librat kanë qenë gjithnjë miqtë më të mirë. Disa prej tyre më kanë ndihmuar në kohë të vështira, si: “Tre shokët” e Remarkut, “Vëllezërit Karamazov” e Dostojevskit, “Tonio Krëger” e Mannit. Disa të tjerë më kanë rritur, si: “Novelat” e Cvajgut, “Fausti” i Gëtes, “Odisea” e Homerit, “Letër humanizmit” e Hajdegerit, “Don Kishoti i Mançes” i Servantesit, “Shkretëtira e Tartarëve” e Buxatit etj. Të tjerë libra kanë zbuluar gjuhën në mua, si: “Lahuta e Malcis” e Fishtës, poezitë e Lasgushit, të Migjenit, të Camajt. Me të tjerë libra jam konfliktuar, me disa kam debatuar, të tjerë i kam neveritur, disa më kanë mërzitur. Për disa kam qarë. Me disa kam qeshur. Me ndonjë me të mbi fytyrë kam fjetur…Vetë në lexim jam kredhur në diakroni, për të njohur më të largëtat kohësi. Por kam ndryshuar, tani s’mendoj njësoj, ndaj nëse dikush merr mundimin të më pyesë, unë i them nise nga tani, njih bashkohësinë. Po ndaj me ju tri lexime që ia vlejnë. Po nuk ju pëlqyen, pa problem, ka plot libra të tjerë.

    “Albertina e zhdukur”, Marsel Prust

    Për pjatë të parë ju ofroj “Albertina e zhdukur”, libri i gjashtë i ciklit monumental të Prustit “Në kërkim të kohës së humbur”. Një vepër që qenësinë e saj e shpërshfaq përmes një stili introspektiv, ku ndjenja analitike e humbjes, xhelozisë dhe vetëvëzhgimit zbërthehen me një saktësi estetike të rrallë dhe ku mungesa kthehet në praninë më të fortë estetike, duke treguar si kujtimet e ripërpunuara janë më të fuqishme se përjetimi direkt. Lëvizja nga realja në imagjinare e bën këtë vepër një reflektim estetik mbi fuqinë e imagjinatës njerëzore për të krijuar realitete të tjera. Mbase duke e lexuar, kush e di, kupton se mund të kesh qenë dhe ti një ‘Albertinë’ në jetën e dikujt.

    “Letra një poeti të ri”, Rainer Maria Rilke

    Për pjatë të dytë do të ofroja epistolarin e Rainer Marie Rilke “Letra një poeti të ri”. Ky libër i vogël në formë, por jashtëzakonisht i thellë dhe i ndriçuar në përmbajtje, përbëhet nga dhjetë letra që Rilke ia dërgon poetit Franz Xaver Kappus, dhe që përtej këshillave poetike, përbëjnë një reflektim mbi krijimtarinë, vetminë, ndjeshmërinë dhe zhvillimin shpirtëror të njeriut krijues. Ky libër është i mbushur me ngjyrime lirike, ndjeshmëri dhe thellësi filozofike. Flet me një zë shumë personal, por trajton tema universale që prek çdo njeri që kërkon të kuptojë veten dhe artin. Është një ushqim shpirtëror që të jep forcë përballë dyshimeve, pasigurive dhe frikës.

    “E keqja e mirë”, Samanta Shveblin

    Për pjatë të tretë “E keqja e mirë”. Një vëllim me tregime të shkurtra nga shkrimtarja argjentinase bashkëkohore Samanta Shveblin (S. Schweblin). Shveblin është një përfaqësim i fuqishëm dhe origjinal i realizmit magjik në letërsinë moderne. Ajo ndërthur realitetin e zakonshëm me elemente të çuditshme, shqetësuese e surrealiste, duke i dhënë kësaj rryme një formë të re, më intime dhe psikologjike që ka në fokus marrëdhëniet e përçudnuara njerëzore, tensionet e jetës moderne, tëhuajëzimin, frikën prindërore, kontrollin dhe brishtësinë emocionale. Një tjetër libër që ia vlen të lexohet prej saj është “Kentukët”. Pasi ta lexoni, me siguri nuk do të mendoni njëlloj për inteligjencën artificiale dhe robotët.Kaq besoj se mjafton, të paktën për sot. Nëse do të më pyesni nesër, nuk do të më gjeni duke u larë në ujërat e të njëjtit lum.Ju bëftë mirë!

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    MARSELA NENI: NËNA IME KISHTE DHJETË DUAR

  • Slot: Kur luan në ekipe si Liverpool gjithnjë duhet të fitosh dhe provosh se e meriton të jesh aty

    Slot: Kur luan në ekipe si Liverpool gjithnjë duhet të fitosh dhe provosh se e meriton të jesh aty

    Skuadra e Liverpool do të luajë sot në Champions League ndaj PSV. Një ndeshje delikate për “reds”, që nuk po kalojnë një moment të mirë. Trajneri i Liverpool, Arne Slot, foli mbi çështjen e mundshme të vetëbesimit në ekip, pas zërave për një largim të mundshëm.
    “Nuk mendoj se ka pasur ndonjë problem besimi deri më tani. Ne gjithnjë krijojmë gjithnjë kaq shumë raste, por nuk shënojmë dot. Megjithatë, pashë një ekip që u përpoq shumë”, deklaroi Slot.
    “Ne duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin, më shumë në mbrojtje. Nuk po flas vetëm për vijën mbrojtëse, por për të gjithë ekipin. Gjithashtu, me topin nuk po bëjmë shumë gjëra ndryshe nga sezonin e kaluar. Dallimi i madh, padyshim, është numri i golave ​​që po pësojmë”, deklaroi trajneri holandez.
    “Kur punon në një klub të këtij niveli, duhet ta provosh vlerën tënde çdo ditë. Nuk mund të thuash: fituam kampionatin, bëmë këtë apo atë, kështu që tani mund të relaksohemi. Ndeshja tjetër është gjithmonë më e rëndësishmja dhe duhet ta provosh veten çdo herë. Kjo është e vërtetë për mua, kjo është e vërtetë për lojtarët”, shtoi Slot.
    Më tej, ai tha: “Në këtë mjedis nuk mund të ndalesh kurrë, gjithmonë duhet të shtysh përpara kur gjërat shkojnë mirë, por veçanërisht kur nuk shkojnë. Këtë gjë duhet t’ia vërtetoj vetes, lojtarëve dhe të gjithë atyre që punojnë me ekipin. E veçanërisht tifozëve tanë”.

  • Houellebecq dhe portreti i rrëzimit të një shoqërie

    Houellebecq dhe portreti i rrëzimit të një shoqërie

    Nga Agim Baçi

    Si mund ta mendojmë një botë ku Dashurisë “nuk i lejohet” më thuajse asgjë për të thënë, apo kur prej rendjes pas saj rrezikon që të mbetesh jashtë vrapit të botës? Michel Houellebeck prej më shumë se 20 vitesh ka ardhur me një prozë provokative mbi portretin e zbehur të një shoqërie që shkëputet pak nga pak hallkat e të qenurit së bashku, e që na shfaqet ulur në prehrin e një individualizmi që zëvendëson çdo ditë dashurinë me seksin, që zëvendëson familjen me thërrmimin e saj të përditshëm. Mishel Zhersinski, personazhi që bart prej autorit jo vetëm emrin, por edhe mjaft detaje nga jeta e tij familjare, sidomos në lidhje me të ëmën, është një person gati aseksual, që vrojton se si liberalizmi e ka futur seksin në treg, duke e klasifikuar si çdo biznes tjetër, ndërkohë që familja vijon të zbresë në fund të honit, me zë e gjithnjë e më të dobët për botën.I drejtpërdrejtë, gati apatik për gjithçka që pikturon deri në cepin më të fundit të dëshirave intime, Michel Houellebeck, nxjerr në pah gjithë pasojat e një çlirimi pa cak. Gjithçka ka ndryshuar sapo kufiri i së turpshmes ka shkuar në periferi, ndërkohë që ata që besojnë në Zot janë gjithmonë e më shumë pengesë e tregut, pengesë e spektaklit që reklamohet kudo. Përshkrimi i tij për Mishelin dhe gjysmëvëllain, Brunon, është një paradë e jetës që në fillim të viteve ’60, e deri në prag të mijëvjeçarit XX, ku gjithçka është tashmë një treg dëshirash dhe ku vdekja është gjithnjë e më shumë një shqetësim teknik e jo moral. “Për një perëndimor modern, edhe kur është mirë me shëndet, mendimi i vdekjes është si një zë i dobët, që i bujit në kokë sapo shuhen planet dhe dëshirat e tij. Me moshën, zëri bëhet akoma më i fortë; mund ta krahasojmë me një hungërimë të shurdhët, që shpesh shoqërohet me një cingërimë. Në kohë të vjetra, zëri ishte pritja e mbretërisë së Zotit, tani, është pritja e vdekjes”. (po aty, f.80-81)Busulla e vetme e personazheve të Houellebeck janë dëshirat intime, të trupit, i cili është gjithnjë përballë frikës së vetmisë dhe plakjes. Kalkulimi i gjithçkaje është arma moderne, me tytën jo te tjetri, por te vetja. “Erotiko-publiciteti” duket sikur përndjek këdo që dëshiron ende të thërrasë dashurinë dhe tjetrin për një copë udhë. Dhe, në fund, pasi ke kaluar një mal të tërë dëshirash të fshehta, padurimesh për humbjet, mosvëmendje ndaj asaj që duhet të në bëjë zemrën të rrahë, a ka rëndësi se sa i lexuar, apo sa shkencëtar i zoti je? Këtu Houellebeck është pa kompromis, i ashpër deri në pabesinë e fjalës që shkruhet apo thuhet. Nuk është autori që ka nevojë për terapi, ai është diagnostikuesi i përditshmërisë që na bjerr drejt diktaturës së spektaklit të përditshmërisë. Dinjitetin e së shenjtës e ka zënë televizioni, që të sugjeron pafundësisht atë që të duhet, atë që duhet të vraposh që ta kesh.

    Të dehumanizuar dhe të pafuqishëm për të lidhur një marrëdhënie të vërtetë njerëzore, personazhet e Houllebeckut janë një klithje ndaj humbjes së përditshme të njeriut. Dhe Bruno, gjysmëvëllai i Mishelit, që dëshiron të bëhet shkrimtar, është pasqyra e asaj që kishte parashikuar shkrimtari i tij i parapëlqyer, Aldous Huxley. “Ndërsa liria politike dhe ekonomike zvogëlohet, liria seksuale ka gjasë të ketë prirje të zmadhohet. Dhe diktatorët (vetëm po iu desh mish për top dhe familje që të kolonizojnë tokat bosh apo ato të pushtuara) do të inkurajojnë këtë lloj lirie. Ndërthurja e lirisë me drogat, filmat dhe radion do të ndihmojë të arrihet ëndërrimi me sytë hapur, që të arrihet nënshtrimi i individit ndaj robërisë në emër të fatit”, shkruante Huxley në romanin “Më e mira e botëve”, një parashikim që tashmë personazhet e Hoeullebeck e jetojnë çdo ditë në vetminë dhe koasin e tyre. “Erotiko-publiciteti” dhe mbretëria e dëshirave është pikërisht disheza ku e përhershmja dhe tradita shkojnë gjithnjë e më në skaje, pa patur mundësi që të jenë një udhërrëfyes. Por a mund të jemi të lirë sipas logjikës së konsumit, ku përmbushim vetëm nevojat? A mund të bëjmë diçka për veten pa pyetur kurrë se cila është udha jonë në jetë me atë që duhet të bartim ne për të nesërmen? Houllebeck ka provokuar duke nxjerrë në sipërfaqe armët e shkatërrimit, duke nxjerrë edhe thërrmijat më elementare që po shpërthejnë pranë gjithkujt nga ne.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    MICHEL HOUELLEBECQ: SHPRESOJ TË KTHEHEM SË SHPEJTI…

  • Për ata që e kanë “shkelur” moshën 60-vjeçare: Mbajeni gjallë dashurinë…

    Për ata që e kanë “shkelur” moshën 60-vjeçare: Mbajeni gjallë dashurinë…

    Për 60-vjeçarët:

    1. Është koha të përdorësh paratë që ke kursyer gjatë gjithë jetës. Përdori për vete, jo për të bërë të ndihen mirë ata që nuk i njohin sakrificat që ke bërë për ti patur, veçanërisht personat që nuk janë as të familjes.

    Kujdes: nuk është momenti për të bërë investime, të sjellin vetëm ankth dhe këtë periudhë duhet ta jetosh në paqe dhe qetësi.

    2. Ndalo së shqetësuari për gjendjen financiare të fëmijëve dhe nipërve; mos u ndje ne faj kur shpenzon paratë e tua për vete. Tani, e kanë ata përgjegjësinë.

    3. Nuk duhet të mbështetësh asnjë nga familja jote; bëhu pak egoiste. Bëj një jetë të shëndetshme, pa stërmundime fizike. Bëj gjimnastikë në mënyrë modeste dhe festo çdo ditë.

    4. Bli gjithnjë më të mirën, në fund të fundit e bën për vete. Kujto që në këtë periudhë, objektivi yt kryesor është të shpenzosh paratë për vete, për shijet dhe kapriçot e tua. Pas vdekjes paratë sjellin vetëm urrejtje dhe mllef.

    5. Mos i jepni rëndësi asgjëje. Në jetë çdo gjë kalon, si momentet e bukura që duhet të kujtohen, ashtu edhe ato të këqia që duhet harruar me shpejtësi.

    6. Pavarësisht nga mosha, mbaje gjithnjë të gjallë dashurinë.

    7. Bëj dush të përditshëm; bëhu mendjemadhe, shko shpesh tek parukierja, bëj thonjtë, shko tek dermatologu, tek dentisti dhe përdor parfume e kremëra me masë.

    Meqë tani nuk je në majë të formës tënde fizike, të paktën kujdesu në çdo drejtim.

    8. Mos u përpiq të jesh shumë moderne, përpiqu të jesh klasike. Është e trishtueshme të shohësh persona të një moshe të caktuar me krehje dhe veshje të bëra për të rinj.

    9. Lexo libra dhe gazeta, dëgjo radion, shiko programe të mira në tv, përdor internetin, nis dhe përgjigju e-mail-ve, telefonoi miqve. Qëndro gjithnjë e përditësuar.

    10. Respekto opinionet e të rinjve, megjithëse ndonjëherë mund të gabojnë.

    11. Mos e përdor kurrë shprehjen “në kohën time”, sepse koha jote është sot.

    12. Mos u josh për të jetuar me fëmijët ose nipërit megjithëse herë pas here mund të shkosh ti takosh si mikeshë. Merre më mirë një kujdestare që të shoqërojë dhe të ndihmojë me punët e shtëpisë, por vetëm nëse ke nevojë të ndihmohesh.

    13. Zhvillo një “Hobby” si të udhëtosh, të ecësh, gatuash, lexosh, kërcesh, të rritësh një mace, një qenush, kujdesu për bimët, luaj me letra, golf, përdor internetin, pikturo, bëj vullnetaren ose koleksiono diçka.

    Bëj atë që të pëlqen dhe atë që të lejojnë mundësitë e tua financiare.

    14. Prano të gjitha ftesat e pagëzimeve, diplomimeve, ditëlindjeve, martesave, konferencave. Vizito muzeume, shko në fshat… E rëndësishme është të dalësh nga shtëpia për pak.

    Por nuk duhet të ndihesh keq kur nuk të ftojnë sepse ndonjëherë nuk është e mundur. Sigurisht kur ishe e re nuk ftoje prindërit e tu gjithnjë.

    15. Fol pak e dëgjo më shumë, sepse jeta jote dhe e kaluara jote të interesojnë vetëm ty. Nëse dikush të pyet për këto, përgjigju shkurt dhe përpiqu të flasësh për gjëra të bukura dhe të këndshme.

    Mos u pendo kurrë për asgjë. Fol me ton të ulët dhe mirësjellje. Mos kritiko asgjë, prano situatat ashtu si janë. Çdo gjë është kalimtare. Kujto që shpejt do kthehesh në shtëpinë tënde dhe rutinën tënde.

    16. Dhimbjet dhe vështirësitë do jenë gjithnjë të pranishme, Mos i bëj më keq se janë, duke folur për to. Përpiqu ti zhvlerësosh. Në fund të fundit të interesojnë vetëm ty, janë probleme të tuat dhe të mjekëve të tu.

    17. Mos ji shumë besimtare tani në moshë, duke u lutur e përgjëruar gjithë kohën si një fanatike.

    18. Qesh, qesh shumë, qesh me gjithçka, je me fat, ke patur një jetë të gjatë dhe vdekja do të jetë vetëm një fazë e re e pasigurtë, kështu siç ka qenë e paqartë e gjithë jeta jote.

    19. Nëse dikush të thotë që tani nuk bën asgjë të rëndësishme, mos u shqetëso. Gjërat më të rëndësishme tashmë kanë ndodhur dhe historia jote, e bukur ose jo tashmë është shkruar.

    20. Mos hiq dorë. Ka akoma zjarr në shpirtin tënd, ka akoma jetë në ëndrrat e tua, sepse çdo ditë është një fillim i ri, sepse ky është momenti më i mirë për të jetuar e shijuar jetën.

    Si mendoni ??!!

    Është koha për të reflektuar, se vera ta mundëson këtë reflektim!

    (Postuar në Fb nga Nora Malaj)

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    50 THËNIE FRYMËZUESE NGA GËTE: SECILI TA PASTROJË DERËN E VET DHE E GJITHË BOTA DO TË JETË E PASTËR!

    Johan Volfgang von Gëte (Johann Wolfgang von Goethe) ishte jo vetëm shkrimtar, por edhe piktor, shkencëtar, biolog, fizikant teorik, dhe dijetar.

    Johan Volfgang von Gëte është konsideruar si një nga figurat më të mëdha në letërsinë perëndimore.

    “Fausti” i tij cilësohet si një nga veprat më të mëdha të letërsisë moderne evropiane.

    Në vazhdim ObserverKult ua sjell 50 thënie më frymëzuese nga Gëte:

    1- Çfarëdo mendon të bësh, apo e ke ëndërr, filloje. Guximi ka gjenialitet, pushtet dhe magji brenda.

    2- Njerëzit përçmojnë atë që s’e kuptojnë.

    3- Pasuria është diçka që mund të ndihmojë në jetë, por jeta nuk është diçka që kalohet për të grumbulluar para.

    Thëniet e tjera mund ti lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • ‘Ndihemi të gjykuar, të kontrolluar dhe të lënë pas dore nga prindërit’/ Çfarë flasin më shumë fëmijët në terapi?

    ‘Ndihemi të gjykuar, të kontrolluar dhe të lënë pas dore nga prindërit’/ Çfarë flasin më shumë fëmijët në terapi?

    Shoqëria po e njeh gjithnjë e më shumë rëndësinë e shëndetit mendor dhe shkuarja në terapi po bëhet gjithnjë e më e pranueshme. Ndërsa stigma po zhduket gradualisht, gjithnjë e më shumë fëmijë dhe të rinj kërkojnë ndihmë profesionale për të përballuar vështirësitë emocionale, raporton Index.hr.

    Megjithatë, prindërit shpesh janë kuriozë për atë që fëmijët e tyre ndajnë në këto seanca, dhe sipas ekspertëve, disa ankesa përsëriten vazhdimisht. Një prej tyre është ndjenja e gjykimit nga prindërit. Psikologia Dr. Aline Zoldbrod thekson se shumë të rinj ndihen të përjashtuar dhe të pasigurt kur prindërit kritikojnë zgjedhjet e tyre ose u imponojnë ambiciet e veta.

    “Shpesh, fëmijët zgjedhin karriera që nuk janë ëndrrat e tyre, por ëndrrat e prindërve,” thotë ajo, duke sjellë shembullin e një mjeku që në moshë të pjekur hoqi dorë nga profesioni për t’u marrë me art.

    Një tjetër temë e zakonshme është ndjenja e kontrollit të tepërt. Sipas terapistes Dr. Gloria Brame, shumë të rritur ia atribuojnë pasiguritë e tyre mënyrës autoritare me të cilën janë rritur. “Shpesh dëgjoj ankesa për nënat që qëndrojnë shumë të përfshira dhe baballarë emocionalisht të ftohtë,” shpjegon ajo. Kjo dinamikë, sipas saj, shpesh sjell probleme me vetëvlerësimin dhe marrjen e vendimeve.

    Të tjerë ndihen si të lënë pas dore, edhe pse janë rritur në familje të pranishme fizikisht. “Prindërit shpesh nuk dëgjojnë ndjenjat e fëmijëve të tyre dhe i minimizojnë ato,” shton Dr. Brame. Kjo mungesë lidhjeje emocionale sot përkeqësohet nga prania e vazhdueshme e prindërve në telefon ose rrjete sociale.

    Ekspertët theksojnë se diskutimi i hapur i këtyre përvojave në terapi ndihmon fëmijët dhe të rriturit e rinj të pranojnë se nevojat e tyre emocionale janë reale dhe të vlefshme, duke hapur rrugën për marrëdhënie më të shëndetshme dhe mirëqenie më të thellë psikologjike.

  • Birra apo Vera, cila është pija më e mirë për t’u konsumuar

    Birra apo Vera, cila është pija më e mirë për t’u konsumuar

    Froni i pijes më të mirë alkolike ka pasur gjithnjë dy kandidatë kryesorë: birrën dhe verën.

    Debati për secilën prej tyre ka vazhduar prej vitesh dhe gjithnjë është vërtitur tek mbiemri “e mirë”, ndonëse të dyja janë të mira.

    Në fund të fundit, të dyja janë subjekt preference të konsumatorit.

    Të dyja mund të përdoren në gatim dhe kanë kontributet respektive në shëndetin e njeriut. Përqendrimi i alkoolit varion sipas llojit të birrës apo verës.

    Pra,Vera apo Birra?

    Pikë së pari, birra merret nga drithërat e ndryshëm si nga gruri, misri apo edhe orizi.

    Birra përmban edhe një lloj luleje që funksion si substancë parandaluese ndaj rritjes së mikrobeve ose ndryshimeve të tjera kimike në lëng.

    Nga ana tjetër, vera është një pije alkolike që vjen nga rrushi, ose më saktë, lëngu i fermentuar i rrushit.

    Në aspektin historik, birra konsiderohet si lëngu më i lashtë alkolik në botë.

    Ekzistenca e birrës është provuar deri në vitin 9,000 para Krishtit ndërkohë që vera është prodhuar për herë të parë diku rreth vitit 6,000 para Krishtit.

    Rrjedhimisht vera, është një produkt relativisht i ri alkoolik në krahasim me birrën.

    Në aspektin shoqëror, vera është zgjedhja e preferuar alkoolike për raste speciale siç janë dasmat, mbrëmjet gala, ballot e të tjera si këto.

    Birra është më e zakontë, është pije standarde për masat, është për mbledhjet e rastësishme jo formale, por gazmore.

    Në botë ka dashamirës të pijeve alkolike që pijnë edhe verën edhe birrën në varësi të varietetit.

    Vera ka një shije dhe aromë më të mirë, por gjithnjë të ndryshme dhe të përditësuar, ndërsa birra shijon pak a shumë njësoj duke qenë se vjen nga lloje të pakëta drithi.

    Vera nga ana tjetër është një kurorë e mirëfilltë shijesh dhe nuancash aromatike.

    Mijëra lloje rrushi, metoda fermentimi dhe ekstrakte unike krijojnë së bashku vera të ndryshme, unike në të njëjtën kohë dhe të shumëllojshme.

    Për ta përmbledhur

    1. Birra është pija më e lashtë alkoolike në botë.

    2. Birra vjen nga drithërat ndërsa vera nga rrushi i fermentuar.

    3. Birra konsiderohet një pije më pak zyrtare në krahasim me verën.

    4. Vera ka më shumë variacione, aroma dhe shije në krahasim me birrën. 

  • Humbisni kilogramët e tepërt me një zakon fare të lehtë

    Humbisni kilogramët e tepërt me një zakon fare të lehtë

     

    Për problemet me peshën dhe mbi peshën kemi folur shumë, por sigurisht jo pa arsye.

    Ndër sheqtesimet më të mëdha të shoqërive moderne sot janë edhe kilogramët e tepërt.
    Për shkak të vështirësive dhe problemeve që shkaktojnë në jetën e përditëshme.

    Nuk ka shumë rëndësi nëse jeni në prag të periudhës së plazhit ose jo, një trup i hollë është gjithnjë i shëndetëshëm e në modë.
    Me disa këshilla të lehta do të arrini jo vetëm të nxirrni toksinat nga trupi, por edhe të humbisni peshë.
    Më poshtë AgroWeb.org ju zbulon një nga proceset që do t’ju zgjidhë një nga shqetësimet më të zakonshme të shëndetit dhe dukjes bukur.

    Çfarë të konsumoni
    Më shumë ujë, më pak peshë do të ishte përgjigjja e saktë e kësaj pyetje.
    Një studim të cilit i referohet AgroWeb.org, nga Frontiers in Nutrition shpjegon se sasitë e mëdha të ujit mund të ulin peshën trupore.

    Kjo pasi konsumimi i ujit në mënyrë periodike dhe sidomos para konsumimit të vakteve rrit ndjesinë e ngopjes.

    Në të njëjtën kohë ky proçes do të stimulojë konsumimin e kalorive të duhura për prodhimin e energjisë trupore.
    Ekpsertët e lidhin mungesën e ujit në trup me shtimin e shpejtë në peshë ndaj nëse doni të hiqni kilet e tepërta kujtohuni të pini shumë ujë.
    Si e ndihmon uji organizmin
    Konkretisht ekspertët flasin për proçesin e termogjenezës që është proçesi i djegies së kalorive nga organet.
    Ky proçes përshpejtohet kur në trup futen edhe substanca të tjera të cilat ndihmojë metabolizmin.
    Uji duket se është një ndër substancat që funksionon më shpejt dhe më mirë në djegien e këtyrë kalorive.
    Nga të dhënat e ekspertëve rreth 2 gota ujë, përafërsisht 500 ml në temperaturë ambienti rrit djegien e kalorve në trup me 30%.
    Këto të dhëna vijnë të njëjta si për burrat ashtu edhe gratë duke i ndihmuar të djegin dhjamin dhe karbohidratet.
    E rëndësishme është që uji të jetë në temperaturë ambienti rreth 22 gradë celcius në mënyrë që ky proçes të kryhet në maskimum.
    Vlerat që i dhuron një gotë me ujë organizmit janë të shumta, por më e rëndësishmja është nxjerrja jashtë e toksinave të dëmshme.
    Ky proçes është i vështirë për t’u arritur ndaj disa gota ujë në ditë janë miqtë tuaj më të mirë.
    Sa herë duhet të pini ujë
    Nuk ka rëndësi nëse jeni në dietë strikte ose jo gjithnjë konsumoni shumë ujë.
    Sipas dietologëve uji ka aftësinë të frenojë ndjenjën e urisë dhe t’ju lërë të ngopur më shpejt.
    Një zakon i mirë i të qëndruarit në formë është të mos pini uji vetëm kur ju merr etja.
    Bëjeni këtë vazhdimisht gjatë gjithë ditës.
    Përgjithësisht rekomandohen 8 gota ujë në ditë për të pastruar totalisht organizmin tuaj.
    Bëni gjithnjë kujdes me ndjesinë e urisë dhe të etjes pasi të dyja janë ngushtë të lidhura me njëra tjetrën.
    Ndonjëherë në vend të urisë ajo që realisht po përjetoni është nevoja për një gotë ujë pasi trupi ndihet i dehidratuar.
    Uji para vakteve
    Për të humbur deri në dy kilogramë në një kohë të shkurtër pini ujë para konsumimit të vakteve tuaja.
    Një stadium i vitit 2010 i publikuar në revistën Obesity të cilit i referohet AgroWeb.org e vërteton edhe një herë këtë.
    Sipas ekspertëve përsonat që konsumojnë ujë para se të hanë ushqim kanë tendencën të humbasin deri në 2 kilogamë.
    Ky proçes ndodh më shpejt se personat që nuk e konsumojnë ujin apo e konsumojnë pak.
    Gjithësesi krahas konsumimit të ujit e rëndësishme është të keni një regjim ushqimor të pasur me fibra.

  • DW publikon studimin: Një në shtatë shpikje në Gjermani vjen nga emigrantët

    DW publikon studimin: Një në shtatë shpikje në Gjermani vjen nga emigrantët

    Sipas një studimi të IW, një në shtatë shpikje në Gjermani vjen nga njerëz me prejardhje emigrantësh. Regjistrimet e patentave nga emigrantët me origjinë indiane në veçanti janë në rritje.

    Sipas Institutit të Ekonomisë Gjermane (IW), një numër gjithnjë e në rritje i patentave në Gjermanivijnë nga njerëz me rrënjë të huaja. Në vitin 2022, afërsisht një në shtatë aplikime për patentë u paraqitën prej tyre (14%), raportuan studiuesit të hënën (13.10).
    Në vitin 2000, ishte vetëm një në njëzet (4.9%). Prandaj, emigrantët janë “gjithnjë e më të rëndësishëm” për ekonominë gjermane, shpjegoi IW.
    Evropa Lindore dhe Jugore kryesojnë
    Për studimin, IW i grupoi emrat e të gjithë shpikësve që nga viti 2000 në njërën nga 24 zonat gjuhësore. Në këtë mënyrë, “rajoni i origjinës së individit në fjalë mund të përcaktohet me gjasa të mëdha”.
    Sipas studimit, shpikësit nga Evropa Lindore dhe Juglindore kontribuojnë më shumë në regjistrimet e patentave në Gjermani, me një pjesëmarrje prej gati 3%. Në vendin e dytë janë zonat gjuhësore të Evropës Jugore dhe Amerikës Latine.
    Në vendin e tretë është hapësira arabe, përfshirë Turqinë, me rreth 2%. Pjesëmarrja e saj është katërfishuar që nga viti 2000. Rritja është veçanërisht e fortë midis njerëzve me origjinë indiane: që nga fillimi i mijëvjeçarit, regjistrimet e patentave prej tyre janë rritur dymbëdhjetëfish, duke arritur aktualisht në 1.2%.
    “Nevojiten procedura të shpejta dhe jo burokratike”
    “Sukseset në Indi tregojnë si duhet vepruar, edhe në vende të tjera me një nivel të lartë arsimimi dhe një shoqëri të re, që, në koordinim me vendin përkatës të origjinës, të tërhiqen gjithnjë e më shumë studiues dhe profesionistë të kualifikuar”, thuhet në studim. Megjithatë, vetëm përpjekjet për rekrutim dhe informim nuk janë të mjaftueshme.
    Ashtu si vendet e tjera të industrializuara, Gjermania mbështetet në imigrimin e njerëzve të arsimuar mirë. “Për të qenë në gjendje të konkurrosh për trurin më të mirë, nevojiten procedura të shpejta dhe jo burokratike për hyrjen në Gjermani dhe njohjen e kualifikimeve”, deklaroi studiuesja e IW, Alexandra Köbler.
    Një frymë e hapur është gjithashtu thelbësore për të tërhequr ekspertë me njohuritë e tyre dhe për të mbetur tërheqëse për talentet e huaja, theksoi ajo. Në përgjithësi, Gjermania është vendi i dytë në botë për sa i përket numrit të patentave të regjistruara, pas vetëm Shteteve të Bashkuara. Në total, studiuesit në Republikën Federale regjistruan rreth 25.000 patenta vitin e kaluar.Përqindje më e lartë e shpikëseve femra midis emigrantëve
    Përqindja e shpikëseve femra midis emigrantëve, me pothuajse 9%, është pothuajse dyfishi i asaj të gjermanëve. Konkretisht, kjo përqindje është më e lartë në të gjitha zonat e tjera gjuhësore sesa në hapësirën gjermanishtfolëse, veçanërisht në zonat gjuhësore të Evropës Lindore, si çekishtja (13.6%), polonishtja (13.2%) dhe rumanishtja (12.7%), por edhe në koreanisht dhe spanjisht-portugalisht (11.1 secila), sipas IW.
    “Këto rezultate mbështesin tezën e paradoksit të barazisë gjinore, domethënë vëzhgimin empirik se gratë në vendet me nivele të larta mirëqënieje dhe barazi të lartë të të drejtave u shmangen karrierave dhe profesioneve teknike dhe shkencore”, thuhet në studim.
    Gratë në vendet me nivele më të ulëta mirëqënieje ose më pak barazi shfrytëzojnë studimet MINT për të “arritur një punë të paguar mirë, pavarësi dhe prosperitet”.
    MINT do të thotë matematikë, shkencë kompjuterike, shkenca natyrore dhe teknologji. Kjo fushë në përgjithësi gjeneron një numër veçanërisht të lartë patentash.
    Shkurt, sipas IW, përqindja e shpikëseve femra në numrin e përgjithshëm të patentave të regjistruara në Gjermani është rritur ndjeshëm, nga 3.7% në vitin 2000 në 6.0% sot, dhe migrimi po kontribuon në një sektor inovacioni gjithnjë e më të dominuar nga femrat në Gjermani.
    /dw

    Top Channel

  • Një në shtatë shpikje në Gjermani vjen nga emigrantët

    Një në shtatë shpikje në Gjermani vjen nga emigrantët

    Sipas Institutit të Ekonomisë Gjermane (IW), një numër gjithnjë e në rritje i patentave në Gjermanivijnë nga njerëz me rrënjë të huaja. Në vitin 2022, afërsisht një në shtatë aplikime për patentë u paraqitën prej tyre (14%), raportuan studiuesit të hënën (13.10).

    Në vitin 2000, ishte vetëm një në njëzet (4.9%). Prandaj, emigrantët janë “gjithnjë e më të rëndësishëm” për ekonominë gjermane, shpjegoi IW.

    Evropa Lindore dhe Jugore kryesojnë

    Për studimin, IW i grupoi emrat e të gjithë shpikësve që nga viti 2000 në njërën nga 24 zonat gjuhësore. Në këtë mënyrë, “rajoni i origjinës së individit në fjalë mund të përcaktohet me gjasa të mëdha”.

    Sipas studimit, shpikësit nga Evropa Lindore dhe Juglindore kontribuojnë më shumë në regjistrimet e patentave në Gjermani, me një pjesëmarrje prej gati 3%. Në vendin e dytë janë zonat gjuhësore të Evropës Jugore dhe Amerikës Latine.

    Në vendin e tretë është hapësira arabe, përfshirë Turqinë, me rreth 2%. Pjesëmarrja e saj është katërfishuar që nga viti 2000. Rritja është veçanërisht e fortë midis njerëzve me origjinë indiane: që nga fillimi i mijëvjeçarit, regjistrimet e patentave prej tyre janë rritur dymbëdhjetëfish, duke arritur aktualisht në 1.2%.

    “Nevojiten procedura të shpejta dhe jo burokratike”

    “Sukseset në Indi tregojnë si duhet vepruar, edhe në vende të tjera me një nivel të lartë arsimimi dhe një shoqëri të re, që, në koordinim me vendin përkatës të origjinës, të tërhiqen gjithnjë e më shumë studiues dhe profesionistë të kualifikuar”, thuhet në studim. Megjithatë, vetëm përpjekjet për rekrutim dhe informim nuk janë të mjaftueshme.

    Ashtu si vendet e tjera të industrializuara, Gjermania mbështetet në imigrimin e njerëzve të arsimuar mirë. “Për të qenë në gjendje të konkurrosh për trurin më të mirë, nevojiten procedura të shpejta dhe jo burokratike për hyrjen në Gjermani dhe njohjen e kualifikimeve”, deklaroi studiuesja e IW, Alexandra Köbler.

    Një frymë e hapur është gjithashtu thelbësore për të tërhequr ekspertë me njohuritë e tyre dhe për të mbetur tërheqëse për talentet e huaja, theksoi ajo. Në përgjithësi, Gjermania është vendi i dytë në botë për sa i përket numrit të patentave të regjistruara, pas vetëm Shteteve të Bashkuara. Në total, studiuesit në Republikën Federale regjistruan rreth 25.000 patenta vitin e kaluar.

    Përqindje më e lartë e shpikëseve femra midis emigrantëve

    Përqindja e shpikëseve femra midis emigrantëve, me pothuajse 9%, është pothuajse dyfishi i asaj të gjermanëve. Konkretisht, kjo përqindje është më e lartë në të gjitha zonat e tjera gjuhësore sesa në hapësirën gjermanishtfolëse, veçanërisht në zonat gjuhësore të Evropës Lindore, si çekishtja (13.6%), polonishtja (13.2%) dhe rumanishtja (12.7%), por edhe në koreanisht dhe spanjisht-portugalisht (11.1 secila), sipas IW.

    “Këto rezultate mbështesin tezën e paradoksit të barazisë gjinore, domethënë vëzhgimin empirik se gratë në vendet me nivele të larta mirëqënieje dhe barazi të lartë të të drejtave u shmangen karrierave dhe profesioneve teknike dhe shkencore”, thuhet në studim.

    Gratë në vendet me nivele më të ulëta mirëqënieje ose më pak barazi shfrytëzojnë studimet MINT për të “arritur një punë të paguar mirë, pavarësi dhe prosperitet”.

    MINT do të thotë matematikë, shkencë kompjuterike, shkenca natyrore dhe teknologji. Kjo fushë në përgjithësi gjeneron një numër veçanërisht të lartë patentash.

    Shkurt, sipas IW, përqindja e shpikëseve femra në numrin e përgjithshëm të patentave të regjistruara në Gjermani është rritur ndjeshëm, nga 3.7% në vitin 2000 në 6.0% sot, dhe migrimi po kontribuon në një sektor inovacioni gjithnjë e më të dominuar nga femrat në Gjermani./DW