Tag: gjithëve

  • Ndarja nga jeta e Diego Jotas, Ronaldo i pikëlluar: Do të na mungosh të gjithëve

    Ndarja nga jeta e Diego Jotas, Ronaldo i pikëlluar: Do të na mungosh të gjithëve

    Ndarja e parakohshme nga jeta në një aksident të Diego Jotas dhe vëllait të tij, ka sjellë reagimin e shumë futbollistëve. Cristiano Ronaldo, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, i ka shprehur ngushëllime familjes.
    “Nuk ka kuptim. Vetëm pak kohë më parë ishim bashkë në ekipin përfaqësues dhe më pas ti u martove. Familjes tënde, gruas dhe fëmijë të tu, u dërgoj ngushëllimet e mia dhe ju uroj gjithë forcën e botës. E di që do të jesh gjithmonë me ta. Pushoni në paqe Diogo dhe Andre. Do të na mungoni të gjithëve”, shkruan kapiteni i ekipit kombëtar të Portugalisë Ronaldo, përfaqësuese në të cilën Jota bëri 49 paraqitje.

  • Analiza/ Artur Zheji: Dhimbje-vajtimet e opozitës që askush nuk i dëgjon. Tre arsyet pse PD humbi zgjedhjet

    Analiza/ Artur Zheji: Dhimbje-vajtimet e opozitës që askush nuk i dëgjon. Tre arsyet pse PD humbi zgjedhjet

    Një tufë e madhe të paaftësh dhe një tufë egoistësh të përçarë, kënaqen tek sodisin 80 vjeçarin “bio”, Sali Berishën që del elegant dhe arësyeton urtësisht, ekran më ekran dhe i “çjerr” maskën Edi Ramës, për “farsën” zgjedhore të 11 Majit 2025.
    Dhe mbas shpatullave të Saliut, këta të paaftë, të shumtë në të vërtetë, fshihen e tkurren dhe ndërkohë mprehin thikat e tyre kundër njeri tjetrit: gjithmonë në emër të Doktorit dhe të pastërtisë opozitare. Pamje e dhimbshme e katandisjes opozitare në këtë verë që po vonon të mbërrijë. Duhet më shumë dinjitet dreqi e mori, duhet t’i thonë në sheshin e mejdanit ato që pëshpërisin tërë ditën kafeneve.
    Opozita humbi thellë për të paktën tre arësye madhore, arsye që janë krejt para syve të të gjithëve, që kanë sy për të parë dhe pak tru për të analizuar çfarë ndodhi.
    Arësyeja e Parë. Me presion, me joshje apo me dredhi, Sali Berisha e mori përsëri Partinë Demokratike. Të përçarë e të coptuar, të dreqosur e të mallkuar nga sharjet dhe akuzat trasversale të të gjithëve kundër të gjithëve, që gjenin tradhëtarë e të shitur te Rama, në fizionominë dhe politikëbërjen e çdo disidenti antiBerisha. Shumë demokratë “historikë” ishin gati të “shqyenin” politikisht njeri tjetrin më shumë se kundërshtarin e qetë dhe me rrënjë të ngulura thellë në territor. Berisha bëri çfarë mundi e aq sa mundi me stilin e tij të sprovuar, por dhe shumë të vjetëruar njëkohësisht.
    Por humbja e zgjedhjeve, përsëri nuk ishte faji i tij, si edhe nuk ishte as faji dhe as “tradhëtia” e Lulzim Bashës, 4 vite më parë. Partia Demokratike nuk e përsërit dot fitoren e vitit 2005, pa përçarje apo pa tradhëti të brendëshme të së Majtës.
    Arsyeja e Dytë. Rama nuk lejoi faktorë të brendshëm të së Majtës apo PS, që të ngrenin krye, ndonëse nuk janë pak ata, që kujisin nga shtypja që ushtron personaliteti gjithë e më i madh, i shefit të gjatë. Çuditërisht edhe Ben Ahmetaj, s’dihet se si ndodhi, respektoi një “heshtje parazgjedhore” dy-tre mujore para 11 Majit.
    Të tjerët, nëse kishin ndonjë gjë për të thënë, domethënë ndonjë mosdakortësi ndaj Ramës dhe vijës së tij të qasjes, u janë zbrazur trimërisht grave në shtrat, nëse ishin burra, ndërsa gratë politikane e kanë artikuluar “disidencën” e tyre, maksimumi te parukierja e besuar.
    Pra, megjithë Lalin, Erion Veliajn në burg, Partia Socialiste, fitoi përsëri, madje më thellë dhe në mënyrë më metodike.
    Duke forcuar bindjen e dikurshme të veteranëve të partisë, se kur themi Partia, nënkuptojmë Rama dhe kur themi Rama, nënkuptojmë Partia.
    Arsyeja e Tretë. Partitë e reja, kandidate për të marrë stafetën politike apo për të kryer rotacion politik në Shqipëri, u shfaqën të sëmura rëndë edhe nëpër ekrane.
    U shfaqën të rinj, por të ligështuar nga sëmundja e vjetër shqiptare politike e përçarjes, e vetëpëlqimit dhe e urrjetjes personale e politike për njeri tjetrin. Të paaftë të krijojnë një Front politik, me idenë e krijimit të një Poli të Tretë.
    Dhe rezultuan ca partiza thërrime, që çertifikojnë gjithmonë e më shumë, demokraticitetin e pretenduar zgjedhor nga shumica qeverisëse. Duke u shndërruar nga kundërshtarë të Partisë Socialiste, në aleatë të Imazhit të saj ndërkombëtar.
    Dhe bashkohen të gjithë në korin: Se fajin e ka Berisha!
    I cili sëpaku, çapitet me dinjitet ekran më ekran dhe i palodhshëm “demaskon” farsën zgjedhore dhe mbron “fitoren e munguar” apo “fitoren e vjedhur”, e të tjera e të tjera…
    E dhimbshme dhe qesharake. Ndërsa këta të “rinjtë” e mplakur befas, se ku janë fshehur këto kohë dhe nuk dalin më me megafon rrugëve.
    Po pse?
    Ah, po, erdhi Vera, duhet me ju turr plazheve dhe udhëtimeve!Bravo Çuna! Jeni Njisha! Një herë jeton robi!

    Top Channel

  • VIDEO / “Italia në krye të të gjithëve”, Rama apel-diasporës: Dorëzoni votat sa më shpejt!

    VIDEO / “Italia në krye të të gjithëve”, Rama apel-diasporës: Dorëzoni votat sa më shpejt!

    Para se të shkojë në takimin elektoral në Fushë-Krujë, kryeministri Edi Rama u bën thirrje shqiptarëve jashtë vendit që të dorëzojnë zarfet e votimit. Thotë se pavarësisht shifrave në shtete specifike, numri total i pjesëmarrjes së diasporës është i lartë dhe inkurajues.
    “Jemi në një situatë ku është vërtet inkurajuese pjesëmarrja e lartë në krahasim me një sërë vendesh të tjera. Por si herë e parë duhet te jetë më e lartë besoj unë. Kështu, do t’ju thosha shqiptarëve të Italisë që janë në krye të të gjithëve me 74%, forca! Janë edhe 24 mijë zarfa të padorëzuar. Do t’u thosha shqiptarëve të Greqisë që janë më mbrapa të gjithëve, për fajin e konfuzionit që u kurijua në ditët e para nga kompania, forca, forca, forca! Ka akoma kohë, mos prisni që të vijnë t’ua marrin, por kthejini mbrapsht në pikën përkatëse postare të DHL-së. Nga Gjermania janë 72%, por janë ende 7 mijë të padorëzuar. Bëni një përpjekje të fundit. Amerika shumë mbresëlënëse, 70%, por janë ende mbi 5 mijë pa dorëzuar. Britania e Madhe, 59% me 7 mijë të padorëzuara ende dhe të tjerat në total kanë një shifër goxha inkurajuese, 88% në total. Rezultojnë të jenë rreth 15 mijë të dorëzuara nga 17 mijë të shpërndara, por janë 1300 e ca që janë ende në duart tuaja që më ndiqni nga larg.”

    Duke e cilësuar 11 Majin moment historik, apelon që emigrantët shqiptarë të nxitojnë sepse e Diela është shumë pranë.
    “Do ju lutesha shumë të ecim sa më shpejt, është një votë historike, moment historik. Do ishte gjynah që mbasi jeni regjistruar, të mos dorëzoni fletët e votimit. Në total jemi në 65%, fluksi vijon e rritet, por ditët po shkurtohen. Deri të Premten gjtihçka duhet të jetë përfunduar, kështu që forca, forca, forca për Shqipërinë me BE-në! Për pasaportën europiane, por mbi të gjitha për identitetin europian jo vetëm me zakon se atë e kemi pasur që kur na vuri Zoti këtu, por edhe me ligj e dokumente. Për statusin e ri të qytetarisë të shqiptarëve në botë.”

  • Pritet të dënohet me mbyllje sezoni para kohe pasi e teproi me arbitrin, Rudiger reagon menjëherë: Më falni të gjithëve, iu zhgënjeva 

    Pritet të dënohet me mbyllje sezoni para kohe pasi e teproi me arbitrin, Rudiger reagon menjëherë: Më falni të gjithëve, iu zhgënjeva 

    Barcelona mbrëmë arriti të fitojë Kupën e Mbretit për herë të 32-të në histori, duke mposhtur Real Madridin 3-2 pas kohës shtesë. Ndeshja finale u luajt në stadiumin Cartuja të Seviljes dhe përveç futbollit të shkëlqyer, ishte e pamundur  të mos shihje shkëndija në fushë.
    Në qendër të vëmendjes është Antonio Rudiger, i cili mori kartonin e kuq direkt në minutën e 120-të pasi u çmend në pankinë pas vendimit të arbitrit, madje hodhi një top akulli drejt arbitrit të kësaj ndeshjeje. Lojtari gjerman u përjashtua me të drejtë dhe shokët e ekipit mezi arritën ta qetësonin. Është e sigurt se ai do të përballet me një dënim të rëndë që do të shpallet në ditët në vijim.
    Mediat spanjolle shkruajnë se sezoni i Rudigerit mund të përfundojë, pasi ai ka të ngjarë të marrë një pezullim nga katër deri në 12 ndeshje dhe nuk e ndihmon as raporti i arbitrit, i cili nuk e kurseu lojtarin e Real Madridit. Pas gjithçkaje, mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale u deklarua edhe Rudiger që kërkoi falje për sjelljen e mbrëmshme. 
    “Padyshim që nuk ka asnjë justifikim për sjelljen time mbrëmë. Më vjen shumë keq për këtë. Bëmë një lojë shumë të mirë nga pjesa e dytë dhe pas 111 minutash nuk arrita të ndihmoja më ekipin tim në fushë. Para përfundimit të lojës bëra një gabim të madh. E theksoj sërish se i kërkoj falje arbitrit dhe të gjithëve që zhgënjeva mbrëmë”, tha Rudiger. /Sport Ekspres/ 

  • Edi Rama me “teatrin e kukullave”…

    Edi Rama me “teatrin e kukullave”…

    “Me Teatrin e Kukullave të së dielës, ju uroj të gjithëve një ditë të bukur”- shkruan Edi Rama këtë të dielë.
    Rama risjell në këtë serial humori personazhe të politikës në vend nën titullin “Bufi dhe Tiku drejt bashkimit”.

    Video bën fjalë për një skenar satirik dhe ironik të tre opozitarëve, kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, kryetarin e Nismës Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj si edhe drejtuesin politik të Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha.