Tag: gjithëve

  • Gimenez zbulon çfarë bëri Modric, sapo mbërriti te Milani: Iu dhuroi të gjithëve nga një iPhone

    Gimenez zbulon çfarë bëri Modric, sapo mbërriti te Milani: Iu dhuroi të gjithëve nga një iPhone

    22 Tetor 2025

    14:46

    Alfred Lleshi

    Santiago Gimenez ka zbuluar një detaj interesant për Luka Modric, gjatë një transmetimi “live” në TikTok: “Sapo mbërriti te Milani, na dhuroi të gjithëve nag një cellular të ri. Kur hymë në dhomën e zhveshjes, secili kishte një iPhone të ri në vendin e vet. Ai na e kishte blerë. Zakonisht, kur një lojtar i ri vjen, duhet të këndojë para të gjithëve, por ai zgjodhi të bëjë këtë gjest”.
    Modric, që tashmë është bërë simboli i Milanit, po shkëlqen edhe në moshë të avancuar. Ai është përshtatur në mënyrë perfekte me sistemin e Allegrit, duke ndriçuar lojën me klas, por edhe ndihmuar në mbrojtje, një cilësi thelbësore në futbollin modern.
    Kroati ka fituar gjithçka në karrierë, por nuk ka humbur kurrë përulësinë, tipar që dallon kampionët e vërtetë. Pas viteve të lavdisë te Real Madridi, tani po udhëheq një Milan që kërkon rilindjen, pas sezonit zhgënjyes dhe jashtë kupave europiane.

  • Pse thashethemet u pëlqejnë në fakt të gjithëve?

    Pse thashethemet u pëlqejnë në fakt të gjithëve?

    Gossip

    Duam apo s’duam, të gjithëve na pëlqejnë thashethemet. Informacioni privat për njerëzit e tjerë, është shumë tundues për gati të gjitha qeniet njerëzore.

    Fundi i dashurisë mes Françesko Totit dhe Ilari Blazit në Itali, ishte vetëm një nga shembujt e fundit të spikatur. Duam apo s’duam, të gjithëve na pëlqejnë thashethemet. Edhe ata pak njerëz që përpiqen të mos përfshihen në rrjetin e thashethemeve që i rrethojnë, rrezikojnë izolimin.

    Po pse ndodh kjo? Informacioni privat për njerëzit e tjerë, është shumë tundues për gati të gjitha qeniet njerëzore. Sipas antropologut Robin Danbar i Universitetit të Oksfordit, thashethemet janë një mekanizëm që shërben për të krijuar lidhje shoqërore. Kjo është e ngjashme me gjestin e heqjes e morrave tek njëri-tjetri, të praktikuar nga primatët dhe hominidët e parë.

    Gjatë këtij momenti, paraardhësit tanë mësuan të dallonin miqtë nga armiqtë, duke e bërë grupin gjithnjë e më të sigurt dhe më kompakt. Ndërsa fisi u zgjerua, nuk ishte më e imagjinueshme që të njiheshin që të gjithë. Më pas, filluam të flasim për ata që ishin shumë larg rrethit më intim.

    Vetë gjuha ka lindur për t’i bërë jehonë thashethemeve

    Dhe ata nuk identifikoheshin më nga vëzhgimi i drejtpërdrejtë, por nga thashethemet që qarkullonin për ta në komunitet. Edhe vetë gjuha, sërsh sipas Danbar, ka lindur për t’i bërë jehonë thashethemeve. Në fiset e të parëve tanë, thashethemet ishin gjithashtu të lidhura në mënyrë indirekte me inteligjencën sociale.

    Njerëzit që shfaqnin më shumë kuriozitet mbi jetën e të tjerëve, kishin gjithashtu më shumë aftësi për të ndikuar mbi sjelljen e grupit. Përzgjedhja natyrore, ka favorizuar dukshëm individët më kureshtarë. Edhe sot është e vështirë të gjesh dikë, që nuk ka një minimum interesi për një histori pikante, apo për deklarimin tatimor të një të njohuri të tij.

    Gjithsesi, ndryshe nga sa mund të mendohet, aspektet pozitive të thashethemeve janë të shumta. Ndarja e thashethemeve, është dëshmi e besimit tek tjetri, dhe i konsolidon lidhjet shoqërore. Aq sa të jesh i përjashtuar nga rrethi i besimit, nuk është një shenjë e mirë. Pasi do të thotë që nuk je i pranuar nga grupi.

    Viktimat e preferuara të thashethemeve janë individët me të cilët ndihemi në konkurrencë

    Nga na tjetër, sulmi ndaj reputacionit të dikujt që është më lartë se ne. Na bën të ndihemi mirë. Sipas një studimi të Universitetit të Kalifornisë në SHBA, paralajmërimi që na bëjnë miqtë dhe të njohurit mbi pandershmërinë e të tjerëve, na e lehtëson stresin e përditshëm. Ndërkohë thashethemet, janë një pengesë e shkëlqyer për ata që shkelin ose nuk respektojnë rregullat dhe vlerat e grupit të cilit i përkasin. Ose kush “merr” nga komuniteti, pa dhënë asgjë në këmbim. Psikologët dhe studiuesit e sjelljes, thonë se ndryshimi i pjesshëm ose i plotë i roleve, dhe rivendosja e përkohshme e ekuilibrit të pushtetit, peshojnë shumë tek thashethemet.

    Ata që ndihen të pa favorizuar nga fati, mund të lëndojnë ata që kanë më shumë fat ose mund të shohin poshtërimin e tyre. Ata që janë të shëmtuar, do të mëshirojnë ata që janë të bukur por budallenj. Ata që janë të varfër, do të gëzohen nga problemet gjyqësore ose financiare të të pasurve e kështu me radhë, duke rivendosur një barazi të përkohshme tek gjërat e botës dhe, duke e ndjerë këtë si një akt drejtësie.

    Nëse dikur objektiv ishin të plotfuqishmit, sot objekt thashethemesh janë edhe yjet e spektaklit dhe personazhet publik. Për antropologun Zheromn Barkou, studiues i thashethemeve në Universitetin Dalhauzi (Kanada), përveç figurave “superiore”, viktimat e preferuara të thashethemeve janë individët me të cilët ndihemi në konkurrencë, apo që nga pikëpamja evolucionare, kanë një potencial konkurrues./bota.al

    ObserverKult

    —————

    Lexo edhe:

    BAUMAN: A NUK QE VALLË MODERNITETI NJË PROCES ‘’LËNGËZIMI’’ QYSH…

  • Rabiot thur lavde nga Modric: Ai na mahnit të gjithëve, kur shoh atë që ai bën mbetem pa fjalë

    Rabiot thur lavde nga Modric: Ai na mahnit të gjithëve, kur shoh atë që ai bën mbetem pa fjalë

    Mesfushori francez i Milan, Adrien Rabiot, ka folur për “Le Figaro”, ku ka vlerësuar shumë praninë e Luka Modric te Milan. Ata të dy janë kolegë të një reparti, nga të cilët pritet shumë këtë sezon.
    “Luka na mahnit të gjithëve, jo vetëm mua. Të shohësh atë të stërvitet me një saktësi, profesionalizëm, intensitet dhe përkushtim të tillë në moshën 40-vjeçare është vërtet mbresëlënëse”, tha Rabiot.
    Më tej, mesfushori francez, duke folur për kroatin, shtoi: “Ai është i përulur, i përkushtuar, jep gjithmonë 100% në fushë. Kur e shoh atë që bën, ndërkohë që është 10 vjet më i madh se unë, mbetem pa fjalë.”
    “Unë shpresoj shumë të bëj gjëra të mëdha këtu, të fitoj tituj në një klub historik dhe legjendar. Dua të lë gjurmën time. Kemi një grupo të mirë që shpresojmë të shkojmë sa më larg”, deklaroi Rabiot.

  • “Do ju hedh të gjithëve në erë”, si e paralajmëroi Gjon Shkambi  krimin në media  (VIDEO)

    “Do ju hedh të gjithëve në erë”, si e paralajmëroi Gjon Shkambi krimin në media (VIDEO)

    Një ngjarje e rëndë u regjistrua pasditen e djeshme, ku u ekzekutua në krye të detyrë gjyqtari Astrit Kalaja në sallën e gjyqit në Gjykatën e Apelit të Përgjithshëm. Autori i krimit është Elvis Shkambi, i cili e kreu aktin, pasi humbi gjyqin për një çështje pronësie në Shkodër.
    Bëhet fjalë për një godinë në lagjen “Skënderbeg” të ndërtuar nga shteti dhe që në vitin 1992 ishin strehuar me vendim të Këshillit Bashkiak 31 familje, por truallin ku ishte ndërtuar godina e fitoi më vonë me vendim gjykate familja Shkambi.
    Të dyja palët, fiks më 6 tetor të vitit të kaluar, janë përplasur edhe në rubrikën “Shihemi në gjyq”, në emisionin “E diell”, ku një fragment është bërë virale në rrjet që tregon se si Gjon Shkambi, xhaxhai i autorit të sotëm, kërcënon publikisht palën tjetër.
    Ai thotë se do i hedhë të gjithë në erë, duke e minosur godinën në të katërt qoshet e saj.
    “E gjej unë formën si me e liru, se e minoj në të katërta qoshet, se është prona jeme, e kam me dokumente të rregullta, e kam me certifikatë. Të gjithëve në erë do t’iu hedh. Po ju paralajmëroj, të gjithëve në herë kam me ju hedh.” – shprehej Gjon Shkambi.

  • Dy shenjat e horoskopit që “vdesin” të reklamojnë jetën e luksit në rrjet

    Dy shenjat e horoskopit që “vdesin” të reklamojnë jetën e luksit në rrjet

    Të gjithëve na pëlqen jeta e shtrenjtë, por janë dy shenja të cilat duan ta ndajnë çdo detaj me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale.
    Luani jeton atë që ne e quajmë jetë të gjatë. Ajo dëshiron të veshë vetëm rroba të stilistëve dhe në veçanti ajo zgjedh shtëpitë e mëdha të modës. Sa më e madhe të jetë logoja e shtëpisë, aq më mirë për Luanin. Kjo është ajo që ai dëshiron. Dhe kuptohet se kudo që të qëndrojë dhe kudo që është, ai poston “story” në rrjetet sociale për të treguar se ku ha, çfarë pi, çfarë vesh dhe në cilën zonë të saktë ndodhet.
    Edhe Peshorja ndjek hapat e Luanit. Ajo ha në restorantet më të shtrenjta, drejton makinën më të mirë dhe vishet vetëm me rroba të stilistëve. Gjithë këtë stil jetese, Peshorja zgjedh t’ua tregojë ndjekësve edhe në rrjetet e saj sociale. Sigurisht që ajo dëshiron t’u tregojë të gjithëve se sa shumë argëtohet dhe sa e shtrenjtë është jeta e saj. Psikika e saj forcohet duke ditur se të tjerët e kanë zili për atë që ka.

     

  • Kandidati për Tiranën, Shehaj i vendos kusht Berishës: Nuk bëjmë negociata nëse vini me emër nga PD

    Kandidati për Tiranën, Shehaj i vendos kusht Berishës: Nuk bëjmë negociata nëse vini me emër nga PD

    Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, është shprehur se ka një kusht për kandidatin e opozitës në zgjedhjet lokale për Tiranën, të mos jetë emër nga Partia Demokratike.

    Agron Shehaj: PD nëse do negociata me ne, duhet ta ndajë mendjen. Ne nuk bëjmë negociata nëse kërkese e tyre është do me mbështesni apo jo një emër cilido qofte ai i Partisë Demokratike. Në këtë gjë nuk ka negociata, nuk bëjmë pazare.
    Ne ulemi dhe flasim vetëm nëse marrim një përgjigje nga PD, e cila zotohet dhe a gazhohet qe po do dalim me një kandidat jashtë partive politike.Kjo ka qenë pengesa pse ne nuk jemi ulur me PD.
    Unë mendoj që nëse duam të zgjedhim një kandidat jo te korruptuar ne Bashkinë e Tiranës duhet tu shtrime dorën të gjithëve. Edhe nuk e shoh absolutisht te arsyeshme këta jo, këta po.
    Nuk jemi në këto kushte. Duhet ti shtrimë dorën të gjithëve, Qorrit, Lapaj, Shabanit, te gjithëve pa përjashtim. Opozita nuk ka luksin te vendosi  veto.
     

    Top Channel

  • Gara për Tiranën/ Shehaj, kusht Berishës: Nuk bëjmë negociata nëse vini me emër nga PD

    Gara për Tiranën/ Shehaj, kusht Berishës: Nuk bëjmë negociata nëse vini me emër nga PD

    Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj në një prononcim ka folur rreth garës për kreun e Bashkisë së Tiranës, ku është shprehur nuk do të hyjë në negociata nëse shkohet me një emër nga Partia Demokratike. 
    Agron Shehaj: PD nëse do negociata me ne, duhet ta ndajë mendjen. Ne nuk bëjmë negociata nëse kërkese e tyre është do mbështesni apo jo një emër cilido qofte ai i Partisë Demokratike. Në këtë gjë nuk ka negociata, nuk bëjmë pazare. 
    Ne ulemi dhe flasim vetëm nëse marrim një përgjigje nga PD, e cila zotohet dhe angazhohet qe po do dalim me një kandidat jashtë partive politike. Kjo ka qenë pengesa pse ne nuk jemi ulur me PD. 
    Unë mendoj që nëse duam të zgjedhim një kandidat jo te korruptuar ne Bashkinë e Tiranës duhet tu shtrime dorën të gjithëve. Edhe nuk e shoh absolutisht te arsyeshme këta jo, këta po. 
    Nuk jemi në këto kushte. Duhet ti shtrimë dorën të gjithëve, Qorrit, Lapaj, Shabanit, te gjithëve pa përjashtim. Opozita nuk ka luksin te vendosi veto. 

  • “Na ke të gjithëve në krah”, Balluku bën daljen e parë me Manastirliun si kandidate e PS: Tiranën do e fitosh siç ti gjithmonë di

    “Na ke të gjithëve në krah”, Balluku bën daljen e parë me Manastirliun si kandidate e PS: Tiranën do e fitosh siç ti gjithmonë di

    Drejtuesja politike për Tiranën në zgjedhjet e pjesshme që do të zhvillohen për Bashkinë, Belinda Balluku ka bërë daljen e parë në publik me kandidaten socialiste, Ogerta Manastirliu.

    Në një status në faqen e saj në facebook, Balluku shkruan se e gjithë skuadra socialiste do të jetë në krah të ish ministres, teksa shprehet e sigurtë për fitoren në zgjedhjet e ardhshme.
    Statusi i Ballukut
    Prej vitesh kemi ndarë beteja, miqësi, ëndrra dhe plane për fëmijët tanë, biseda të pafundme dhe momente që nuk harrohen…
    Sot e shoh me zemrën plot, tek merr një hap të guximshëm për të kandiduar si kryetare e Bashkisë Tiranë, lokomotivës së Shqipërisë.
    E njoh mirë, e di sa shumë punon, sa shumë i do njerëzit dhe sa sinqerisht kujdeset për çdo gjë që merr përsipër. Jam krenare për ty @manastirliu.ogerta dhe nuk ka nevojë të të them, që na ke të gjithëve në krah, në këtë betejë të re që do e fitosh siç ti gjithmonë di.

    Top Channel

  • U zgjodh kryeparlamentar, Dimal Basha: Kemi dallime, por Kosova është e të gjithëve

    U zgjodh kryeparlamentar, Dimal Basha: Kemi dallime, por Kosova është e të gjithëve

    Dimal Basha, në fjalën e tij të parë si kryetar i Kuvendit të Kosovës, falenderoi deputetët që e votuan ndërsa iu bëri thirrje partive politike për bashkëpunim, teksa tha se kanë dallime por Kosova është e të gjithëve. Ai tha se duhet të ndjekin shembujt e Skërnderbeut, Ibrahim Rugovës dhe UÇK-së.
    “E ndjej nderin për votën dhe mbështetjen tuaj, njëkohësisht e ndjej edhe përgjegjësin që më është dhënë. Ky institucion është zemra e demokracisë tonë, vendi ku përfaqësohen zërat e të gjithë qytetarëve tanë. Republika jonë është e ndërtuar mbi sakrifica, liria dhe shteti ynë janë më të mëdha se çdo interes i përveçëm”, tha ai.
    Serbisë i kërkoi që të sillet në mënyrë demokratike dhe të njohë Kosovën. Ai tha se janë pro urave të bashkëpunimit që lidhin dy komunitetet. Një koment e pati edhe për bllokadën disa mujore në Kuvend.
    “Ka disa muaj që ky Kuvend është ballafaquar me një sfidë që nuk e kemi parë më herët. Por, mos harroni që me gjithë betejat, unë besoj fuqishëm që ka qenë një shkollë që i ka shërbyer demokracisë, por edhe emancipimit tonë si shoqëri. Në emër të kryetarit të Kuvendit ju bëj thirrje për bashkëpunim dhe unifikim, është koha të dëshmojmë se pavarësisht dallimeve politike, ne kemi guximin dhe mençurinë të punojmë së bashku për të ardhmen e vendit tonë, që u sakrifikuan gjenerata të shumta”, deklaroi Basha.

  • Rama në konferencën për Ukrainën: Motra ime e dashur Giorgia Meloni i kujtoi të gjithëve sot se të gjitha rrugët të çojnë në Romë

    Rama në konferencën për Ukrainën: Motra ime e dashur Giorgia Meloni i kujtoi të gjithëve sot se të gjitha rrugët të çojnë në Romë

    Në fjalimin e tij në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, që u zhvillua në Romë, kryeministri Edi Rama u shpreh se kishte premtuar të fliste “në mënyrë të pazakontë shkurt”, ndërsa falënderoi Kryeministren italiane Giorgia Meloni për organizimin, duke e quajtur atë “motrën e tij të dashur”.
    “Motra ime e dashur Giorgia Meloni i kujtoi të gjithëve sot se të gjitha rrugët të çojnë në Romë. I dashur Antonio, ka qenë një përvojë e shkëlqyer, një udhëkryq gëzimplotë, kaotik dhe i paqtë që keni organizuar këtu për t’i treguar të gjithëve se nuk ka një vend më të sigurt se Italia”, u shpreh Rama.
    Ai shtoi se të gjitha protokollet e sigurisë janë të pakuptimta në një vend si Italia, duke iu referuar edhe pranisë së Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky:
    “Jam i sigurt që edhe Volodymiri e ka shijuar morinë e humanizmit këtu, ku të gjithë truprojat e tij për herë të parë që prej luftës janë ndjerë të padobishëm.”