Tag: gjithëve

  • Presidenti serb: BE do na pranojë të gjithëve si shtete të Ballkanit në një ditë!

    Presidenti serb: BE do na pranojë të gjithëve si shtete të Ballkanit në një ditë!

    Presidenti i Serbisë, Aleksnader Vucic, ka thënë se do t’i kërkojë BE-së që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të pranohen në BE bashkërisht.
    Këtë deklaratë e kanë dhënë nga zyra e Vuçiq, para udhëtimit të presidentit serb pë rnë Bruksel ku të mërkurën do të marrë pjesë në një darkë të organizuar nga Presidentja e KE, Ursula von Der Leyen bashkë me presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa.

    “Nëse pranoni një, dy, ose tre prej nesh, çfarë do të bëjmë me pjesën tjetër? Si do ta trajtojmë këtë? Si do t’i zgjidhim të gjitha çështjet e hapura?”, ka thënë Vuçiq në një panel të titulluar “Konkurrueshmëria Evropiane në një Mjedis të Fragmentuar Gjeopolitik”, të mbajtur në Forumin Beltalks të organizuar nga Globsec.

    Ai shtoi se bëhet fjalë për të ardhmen e rajonit, por edhe për të ardhmen e Evropës.

    “Nëse dikush dëshiron të kuptojë gjeopolitikën, kjo është e vetmja gjë që BE-ja mund të bëjë: të na mirëpresë të gjithëve së bashku, pa kufij midis nesh. Serbët do të ndihen më mirë, boshnjakët do të ndihen më mirë, shqiptarët do të ndihen më mirë, kroatët do të jenë mirë, shpresoj. Dhe unë shoh vetëm gjëra të mira si emërues të përbashkët të kësaj ideje. Kjo ishte ideja ime dhe do t’ia them hapur këtë nesër si Antoni Costa-s ashtu edhe Ursula von der Leyen-it”, tha Vuçiç.

  • “Yamal 2.0” iu pëlqen të gjithëve… Më qendror në lojë, vendimtar edhe në fazën mbrojtëse

    “Yamal 2.0” iu pëlqen të gjithëve… Më qendror në lojë, vendimtar edhe në fazën mbrojtëse

    8 Dhjetor 2025

    13:11

    Alfred Lleshi

    Lamine Yamal është rikthyer zyrtarisht. 18-vjeçari i Barcelonës shkëlqeu ndaj Betisit, duke treguar një dimension të ri të talentit të tij. Për herë të parë, Hansi Flick e aktivizoi si trekuartist, pas sulmuesit qendror. Një ide e paprovuar më parë, por që funksionoi. Yamal drejtoi lojën, duke kombinuar kreativitetin ofensiv me angazhimin mbrojtës dhe shfaqi pjekuri befasuese.
    Statistikat flasin qartë: 4 raste të krijuara, 4 driblime të suksesshme, 16 pasime të sakta në një të tretën e fundit të fushës dhe 7 topa të rikuperuar; më i miri i skuadrës. Gjithmonë bujar në lojë, ai shërbeu shokët dhe vendosi interesin kolektiv mbi lavdinë personale. Përtej sulmit, Yamal u dallua edhe në mbrojtje, duke i dhënë Barcelonës më shumë balancë. Mediat spanjolle e përshëndetën këtë version “Yamal 2.0”.
    “Marca” thekson gatishmërinë e tij për të luajtur si qendror, “Mundo Deportivo” flet për evolucion drejt rolit qendror, ndërsa “Sport” e përshkruan si më të pjekur, të krahasueshëm për ndikimin në lojë me Messin e epokës së Guardiolës. Kjo ndeshje mund të shënojë fillimin e një epoke të re për Yamal.

  • U shtrua në spital, si paraqitet gjendja e Brigitte Bardot?

    U shtrua në spital, si paraqitet gjendja e Brigitte Bardot?

    Brigitte Bardot është duke u shëruar pas lajmit për shtrimin e saj të fundit në spital për shkak të një problemi shëndetësor. Në një deklaratë të lëshuar të dielën, më 30 nëntor nga Fondacioni Bardot, ylli 91-vjeçar i filmit francez u përpoq t’i siguronte fansat e saj në lidhje me “raportet e rreme” që kanë qarkulluar ditët e fundit në lidhje me shëndetin e saj.
    Deklarata vjen pas raportimeve të fundit se Brigitte Bardot ishte shtruar përsëri në spital në Saint-Jean në Toulon. Ajo ishte shtruar më parë në spital në tetor, gjatë së cilës iu nënshtrua një ndërhyrjeje të vogël kirurgjikale, siç njoftoi zyra e saj në atë kohë.
    Siç thuhet në njoftimin e publikuar në Instagram: “Në përgjigje të përhapjes së lajmeve të rreme ditët e fundit, Brigitte Bardot dëshiron t’u kujtojë të gjithëve se aktualisht po shërohet, se do ta vlerësonte nëse bota do të respektonte privatësinë e saj dhe u bën thirrje të gjithëve të qetësohen. Bardot dëshiron t’i qetësojë ata që janë vërtet të shqetësuar për të dhe u dërgon atyre këtë mesazh: ‘Ju dërgoj dashurinë time të gjithëve’.”
    Në tetor, Bardot u detyrua të mohonte thashethemet në internet se kishte ndërruar jetë pas përhapjes së një raporti të rremë. Në një postim në X, ajo tha: “Jam mirë. Nuk e di se cili idiot e filloi këtë lajm të rremë për zhdukjen time sonte, por dijeni që jam mirë dhe nuk kam ndërmend të largohem nga kjo jetë.”
    Edhe pse mjekët e saj nuk kanë publikuar detaje rreth shëndetit të saj, media franceze raporton se aktorja mbetet në gjendje të qëndrueshme dhe është nën mbikëqyrje të vazhdueshme mjekësore.

  • Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një mesazhi, shpreh ngushëllimet familjes, për ndarjen nga jeta të Shpat Kasapit

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një mesazhi, shpreh ngushëllimet familjes, për ndarjen nga jeta të Shpat Kasapit

    Showbiz E Diel, 30 Nëntor 2025 15:39
    Përmes një telegrami ngushëllimi, kryeministri shkroi se një ikje e tillë, e papritur dhe e parakohshme, dhemb shumë dhe vjen si e padrejtë.“Humbja e tij na ka prekur të gjithëve, pa marrë parasysh profesionet apo gjeneratat. Shumë breza të pasluftës janë rritur me figurën e tij dhe këngët emblematike. Ai ka mbajtur një vend të veçantë në zemrat e të gjithëve si një djalë punëtor, i qeshur, dhe mbi të gjitha, shumë karizmatik”, u shpreh kryeministri.Kurti theksoi se muzika e Shpat Kasapit ka arritur të bashkojë shqiptarë në mbarë botën, duke veçuar bashkimin e shqiptarëve të Kosovës, Luginës, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
    Telegrami i plotë:E nderuar familja Kasapi,Me zemër të rënduar pranova lajmin për ndarjen nga jeta të Shpatit. Një ikje e tillë, e papritur dhe e parakohshme, dhemb shumë dhe vjen si e padrejtë. Tingëllon edhe e pavërtetë, aq i ri ishte dhe gjithë atë energji e mbante dhe e rrezatonte.Humbja e tij na ka prekur të gjithëve, pa marrë parasysh profesionet apo gjeneratat. Shumë breza të pasluftës janë rritur me figurën e tij dhe këngët emblematike. Ai ka mbajtur një vend të veçantë në zemrat e të gjithëve si një djalë punëtor, i qeshur, dhe mbi të gjitha, shumë karizmatik. Komuniteti artistik ka humbur njërin nga figurat më të dashura të tij, sepse secili prej tyre ka vetëm fjalë të mira për Shpatin. Muzika e tij ka arritur të bashkojë shqiptarë gjithandej botës, por më së shumti ka bashkuar shqiptarët e Kosovës e të Luginës, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Ky kontribut i tij do të mbetet përherë i pashlyeshëm.Ngushëllime gjithë familjes Kasapi, komunitetit artistik, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Ngushëllime zonjës Gjylymser, zonjës Selvije dhe djalit Roel. Zoti u dhashtë forcën për të përballuar këtë humbje.Me respekt të thellë,Albin Kurti

  • Ndarja nga jeta e Shpat Kasapit, Albin Kurti telegram ngushëllimi për familjen

    Ndarja nga jeta e Shpat Kasapit, Albin Kurti telegram ngushëllimi për familjen

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i ka shprehur ngushëllime familjes Kasapi, pas ndarjes nga jeta të këngëtarit shqiptar, Shpat Kasapi.

    Përmes një telegrami ngushëllimi, Kurti shkroi se një ikje e tillë, e papritur dhe e parakohshme, dhemb shumë dhe vjen si e padrejtë, transmeton Klankosova.tv.

    “Humbja e tij na ka prekur të gjithëve, pa marrë parasysh profesionet apo gjeneratat. Shumë breza të pasluftës janë rritur me figurën e tij dhe këngët emblematike. Ai ka mbajtur një vend të veçantë në zemrat e të gjithëve si një djalë punëtor, i qeshur dhe, mbi të gjitha, shumë karizmatik”, u shpreh ai.

    Në letër ai shkroi se muzika e tij ka arritur të bashkojë shqiptarë gjithandej botës, por më së shumti ka bashkuar shqiptarët e Kosovës e të Luginës, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

    “Ngushëllime gjithë familjes Kasapi, komunitetit artistik, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Ngushëllime zonjës Gjylymser, zonjës Selvije dhe djalit Roel. Zoti u dhëntë forcën për të përballuar këtë humbje”, thuhet në telegramin e kryeministrit në detyrë.

    Telegrami i plotë

    E nderuar familja Kasapi

    “Me zemër të rënduar pranova lajmin për ndarjen nga jeta të Shpatit. Një ikje e tillë, e papritur dhe e parakohshme, dhemb shumë dhe vjen si e padrejtë. Tingëllon edhe e pavërtetë, aq i ri ishte dhe gjithë atë energji e mbante dhe e rrezatonte.

    Humbja e tij na ka prekur të gjithëve, pa marrë parasysh profesionet apo gjeneratat. Shumë breza të pasluftës janë rritur me figurën e tij dhe këngët emblematike. Ai ka mbajtur një vend të veçantë në zemrat e të gjithëve si një djalë punëtor, i qeshur, dhe mbi të gjitha, shumë karizmatik. Komuniteti artistik ka humbur njërin nga figurat më të dashura të tij, sepse secili prej tyre ka vetëm fjalë të mira për Shpatin. Muzika e tij ka arritur të bashkojë shqiptarë gjithandej botës, por më së shumti ka bashkuar shqiptarët e Kosovës e të Luginës, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Ky kontribut i tij do të mbetet përherë i pashlyeshëm.

    Ngushëllime gjithë familjes Kasapi, komunitetit artistik, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Ngushëllime zonjës Gjylymser, zonjës Selvije dhe djalit Roel. Zoti u dhashtë forcën për të përballuar këtë humbje”.

    Me respekt të thellë,

    Albin Kurti
    Kryeministër i Republikës së Kosovës

  • Reali kundër të gjithëve/ Florentino nuk kursehet aspak

    Reali kundër të gjithëve/ Florentino nuk kursehet aspak

    Ka qenë një asamble e zakonshme, por nga mënyra e të folurit ka qenë e jashtëzakonshme. Ka qenë hera e parë që presidenti i Realit, Florentino Perez e ka me të gjithë ose është kundër të gjithëve.
    1-Kundër UEFA-s. “Nuk është se jemi kundër gjithçkaje, por ne kundërshtojmë atë që është e paligjshme ose joetike. Nuk është as normale dhe as e ligjshme të përpiqesh të pengosh klubet të organizojnë turnetë e tyre. Nuk është normale që UEFA të përpiqet të diktojë fatin tonë dhe të na detyrojë të luajmë në formate garash që dëmtojnë tifozët. Askush nuk mund të na sanksionojë. Klubet janë të lira të vendosin. Nuk është normale që në shekullin e 21-të, të shikosh futboll po bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë”.
    2-Goditja ndaj La Ligës dhe Tebas. “Nuk është normale që presidenti i LaLigës dëshiron të na imponojë një ndeshje në Majemi, diçka që as kapiteni i Barcelonës, De Jong, nuk e mendon normale. Dhe gjithashtu nuk është normale që LaLiga mbështet dy ekipe, Barcelonën dhe Vijarrealin. Nuk është asgjë më shumë se një bast i dështuar. Dhe nuk është normale që LaLiga të kërkojë gjashtë herë më shumë se Premier League.
    3-Kritikë ndaj sistemit të arbitrimit dhe Barçës. “Niveli i arbitrimit spanjoll është gjithashtu i papranueshëm. Është turp që FIFA nuk zgjodhi asnjë nga 35 arbitrat spanjollë në fushë. Dhe sigurisht, është gjithashtu e papranueshme që Barcelona, për çfarëdo arsye, i pagoi nënkryetarit të shoqatës së arbitrave më shumë se 8 milionë euro për të paktën 17 vjet”.

  • Braçe: Nano u dha mundësinë të gjithëve të bënin karrierë dhe të zhvilloheshin në PS

    Braçe: Nano u dha mundësinë të gjithëve të bënin karrierë dhe të zhvilloheshin në PS

    Deputeti i PS, Erion Braçe mori pjesë në homazhet në nder të ish-kryeministrit dhe liderit historik të PS, Fatos Nanos.
    Në një prononcim për mediat, Braçe tha se Nano iu dha mundësinë të gjithëve, edhe atyre që dolën nga rrënojat e partisë së punës, që të bënin karrierë brenda PS.Lexo edhe :Related Posts
    “Nano i dha mundësi të gjithëve papërjashtim, edhe atyre që ishin në rrënojat e partisë së punës dhe dolën prej saj dhe të gjithë të tjerëve që iu bashkuan PS më pas. Pa i mohuar kurrkujt mundësinë për tu rritur zhvilluar dhe bërë karrierë brenda PS. I dha lirinë të bëheshin njerëz më të mirë dhe të bënin një parti edhe më të mirë se sa ajo që trashëguan”, tha Braçe./vizionplus.tv

  • “I dha mundësinë të gjithëve”/ Braçe në homazhet në nderim të Nanos: Edhe atyre që dolën nga rrënojat e partisë së punës…

    “I dha mundësinë të gjithëve”/ Braçe në homazhet në nderim të Nanos: Edhe atyre që dolën nga rrënojat e partisë së punës…

    I pranishëm në homazhet në nderim të ish-kryeministrit Fatos Nano, deputeti socialist Erion Braçe tha se ai u dha mundësi të gjithëve.

    Braçe tha se Nano, iu dha mundësinë edhe atyre që dolën nga rrënojat e partisë së punës, që të bënin karrierë brenda PS.
    “Nano i dha mundësi të gjithëve pa përjashtim, edhe atyre që ishin në rrënojat e partisë së punës dhe dolën prej saj dhe të gjithë të tjerëve që iu bashkuan PS.
    Pa i mohuar askujt mundësinë për t’u rritur zhvilluar dhe bërë karrierë brenda PS. I dha lirinë të bëheshin njerëz më të mirë dhe të bënin një parti edhe më të mirë se sa ajo që trashëguan”, tha Braçe.
     
     

    Top Channel

  • Erion Braçe përlotet në homazhet për Nanon: Na dha të gjithëve mundësinë të rriteshim

    Erion Braçe përlotet në homazhet për Nanon: Na dha të gjithëve mundësinë të rriteshim

    Deputeti i PS, Erion Braçe mori pjesë në homazhet në nder të ish-kryeministrit dhe liderit historik të PS, Fatos Nanos. Braçe tha se Nano iu dha mundësinë të gjithëve, edhe atyre që dolën nga rrënojat e partisë së punës, që të bënin karrierë brenda PS.
    “Nano i dha mundësi të gjithëve papërjashtim, edhe atyre që ishin në rrënojat e partisë së punës dhe dolën prej saj dhe të gjithë të tjerëve që iu bashkuan PS më pas. Pa i mohuar kurrkujt mundësinë për tu rritur zhvilluar dhe bërë karrierë brenda PS. I dha lirinë të bëheshin njerëz më të mirë dhe të bënin një parti edhe më të mirë se sa ajo që trashëguan”, tha Braçe.

  • “Na dha të gjithëve mundësinë”/ Braçe homazhe për Fatos Nanon: Pa i mohuar kurrkujt asgjë…

    “Na dha të gjithëve mundësinë”/ Braçe homazhe për Fatos Nanon: Pa i mohuar kurrkujt asgjë…

    Deputeti i PS, Erion Braçe mori pjesë në homazhet në nder të ish-kryeministrit dhe liderit historik të PS, Fatos Nanos. Braçe tha se Nano iu dha mundësinë të gjithëve, edhe atyre që dolën nga rrënojat e partisë së punës, që të bënin karrierë brenda PS.
    “Nano i dha mundësi të gjithëve papërjashtim, edhe atyre që ishin në rrënojat e partisë së punës dhe dolën prej saj dhe të gjithë të tjerëve që iu bashkuan PS më pas. Pa i mohuar kurrkujt mundësinë për tu rritur zhvilluar dhe bërë karrierë brenda PS. I dha lirinë të bëheshin njerëz më të mirë dhe të bënin një parti edhe më të mirë se sa ajo që trashëguan”, tha Braçe.