Tag: gjithë

  • Silvinjo i kënaqur me Kombëtaren: Bëmë ndeshje të mirë

    Silvinjo i kënaqur me Kombëtaren: Bëmë ndeshje të mirë

    Fitorja 3-0 me Andorrën në Arena Kombëtare ka lënë shije të mirë te vetë trajneri brazilian i kuqezinjëve i cili pas takimit ka vlerësuar lojën e të tijëve teksa për SuperSport ka thënë:

    “Ishte strategji loje rreshtimi në Angli, këtu ishte ndeshje komplet ndryshe. Provuam të niseshim në kundërsulm ishte e vështirë. Por bëmë një ndeshje të mirë. Ishte një ndeshje ndryshe me Anglinë, këtu ishte ndryshe, kishim nevojë për lojtarë në krahun e djathtë të hapnim fushën. Edhe Shehu është lojtar shumë i fortë, që hap lojën. Kanë bërë një ndeshje shumë të mirë, jam krenar. Strategjikisht nuk është se nuk më pëlqyen me Anglinë por ishin ndeshje të ndryshme.

    Ishte e nevojshme të fitonim që të hynim përsëri në grup, nuk është e thjeshtë të shkojmë në Botëror, kemi bërë Europian për herë të dytë, në Botëror është shumë më e vështirë. Këtu nuk mund të lësh pikë, është detyrim, nuk është e thjeshtë, bëmë mirë. Tani të shohim në qershor dhe do të garojmë me të gjithë.

    Jam i lumtur me të gjithë, edhe me Brojën, vjen nga dëmtimi. Jemi shqetësuar për situatën në klub.  Është një lojtar si shumë të tjerë që stërviten e luajnë çdo javë. Ai nuk ishte gati për 90 minuta, në Angli luajti 30, këtu bëri më shumë e bëri mirë, dëshira është që të kthehen dhe të vazhdojnë të luajnë në klub. Ai është një lojtar i fortë, që ka një vit e gjysmë a dy që nuk ka një seri aktivizimi. Ka bërë mirë me ne, shpresojmë që të vazhdojë në të ardhmen dhe të mos ketë dëmtime.

    Mund të ndodhë përsëri që të luajë Broja në krah. Në aspektin strategjik Broja dhe Hoxha duhej të shfrytëzonin gjerësinë. Broja mund të luajë 9, por edhe 7, jo vetëm një kundër një, bën hyrje mes qendrave, është lojtar i shpejtë, me cilësi, Mund ta përdorim si sulmues të parë, si i dytë, apo edhe në këtë pozicion në varësi të kundërshtarit.

    Më pëlqeu mesfusha, me më shumë cilësi teknike, me shumë ndarje loje, lehtësoi që topi të shkojë te Broja, Hoxha e Manaj. Shpërndahet mirë topi, kemi mesfushorë të tjerë të fortë, Ramadani ishte titullar. Tani kanë ardhur dy nga U21, Berisha e Pajaziti që më pëlqejnë, kemi mundësi.

    Sa i përket Muçit e shumë të tjerëve, kjo është meritokraci, lojtari që është jashtë duhet të marrë vendin e atij në pankine dhe ai në pankinë, atij që luan. Në kombëtare luhet 10 ditë, vlen çdo nxemje, çdo ushtrim, çdo mbajtje topi ka rëndë. Se nuk ka kohë, ata janë pak ditë, duhet të shpejtojnë të gjithë. Ai që përshpejton, merr vendin. Por duhet të përshpejtojnë të gjithë. Varet nga lojtari. Uzuni ishte mirë në Angli, hyri mirë në lojë, shënoi. Ky është rrugëtimi natyral”

  • Shkëlqeu në debutim, Juljan Shehu: Emocione të mëdha me Kombëtaren

    Shkëlqeu në debutim, Juljan Shehu: Emocione të mëdha me Kombëtaren

    Tre edicione brilante te Laçi po aq bën te Vidzev Lodz në Poloni ndërsa sot debutoi me Kombëtaren kuqezi ndaj Andorrës fituar 3-0. Bëhët fjalë për Julian Shehun i cili nga sot mund të konsiderohet një lojtar i fituar në të gjitha dimensionet.

    Mesfushori 26 vjeçar u soll në fushë si një ekspert i vertetë pa çeduar në 90′ duke ‘shkelur’ gjithë mesfushën, thyer aksione të miqëve, organizuar, vertikalizuar me mjaft siguri…

    Pas ndeshjes për SuperSport tiranasi tha:

    “Emocionet ishin të mëdhaja. Falenderoj çunat që ma bënë të lehtë debutimin. Jam shumë i lumtur për fitoren, për të arritur ëndrrën që ne kemi. Unë do të bëj maksimumin për Kombëtare sa herë që të thirrem. Emocionet janë normale, më pas fillon lirohesh.  

    Për mua ka qenë ëndërr e bërë realitet ardhja në Kombëtare. E kam pritur këtë ditë gjithë jetën. Do të jap shpirtin për Kombëtaren. Dy orë para ndeshjes e mora vesh që do të isha titullar”.

  • Sa do të jetë bonusi për pensionistët në pranverë? Zbardhet vendimi i Qeverisë: Nga 5 mijë, deri në 10 mijë lekë

    Sa do të jetë bonusi për pensionistët në pranverë? Zbardhet vendimi i Qeverisë: Nga 5 mijë, deri në 10 mijë lekë

    Qeveria ka ndryshuar për të tretën herë buxhetin e vitit 2024.
    Përmes një deklarate për mediat, ministri i Financave, Petrit Malaj, ka bërë të ditur se në pranverë do të përfitojnë bonus në masën 10 mijë lekë ose 100 euro të gjithë ata pensionistë, pensioni mujor i të cilëve është nën 20 mijë lekë dhe 5 mijë lekë ose 50 euro të gjithë ata pensionistë, vlera e pensionit mujor të të cilëve është mbi 20 mijë lekë.
    Po ashtu, bëhet e ditur se do të jenë përfitues të bonusit prej 15,000 lekësh të gjitha familjet që trajtohen me ndihmë Ekonomike, personat me aftësi të kufizuar (PAK), si dhe kujdestarët e tyre.

    Deklarata për shtyp e ministrit të Financave 
    Këshilli i Ministrave në një mbledhje të posaçme ditën e djeshme, miratoi Aktin Normativ, për disa ndryshime në Buxhetin e Shtetit për vitin 2024.

    Ministria e Financave, propozoi disa masa, pas një analize të kujdesshme të ecurisë së ekonomisë dhe treguesve fiskalë për periudhën janar – nëntor 2024.
    Në këtë prag fundviti, e gjithë vëmendja jonë shkon në mbështetje të shtresave më në nevojë, kryesisht pensionistëve dhe familjeve me të ardhura të ulëta.

    •             Do të shpërndajmë 2.2 miliardë lekë në formën e shpërblimeve të menjëhershme për disa nga kategoritë sociale më vulnerabël.
    •             Konkretisht do të jenë përfitues të bonusit prej 15,000 lekësh të gjitha familjet që trajtohen me Ndihmë Ekonomike, Personat me Aftësi të Kufizuar (PAK), si dhe kujdestarët e tyre.
    •             Nga ana tjetër do të vëmë në jetë premtimin për garantimin e bonusit të Pranverës, duke siguruar krijimin e një llogarie speciale në Bankën e Shqipërisë, në mbështetje të pensionistëve në të cilën do të transferohet një fond prej 6.3 miliardë lekësh.
    •             Në pranverë do të përfitojnë bonus në masën 10 mijë lekë ose 100 Euro të gjithë ata pensionistë, pensioni mujor i të cilëve është nën 20 mijë lekë dhe 5 mijë lekë ose 50 Euro të gjithë ata pensionistë, vlera e pensionit mujor të të cilëve është mbi 20 mijë lekë .
    Me një fond shtesë në masën 1.4 miliardë lekë do të mbështesim fermerët, duke siguruar investim të vazhdueshëm për një nga sektorët më prioritarë të ekonomisë, bujqësinë.
    Gjithashtu do të alokojmë një fond shtesë prej rreth 1.6 miliardë lekë për për të mbështetur bashkitë për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura, si dhe për të përmirësuar ofrimin e shërbimeve publike ndaj qytetarëve.

    Angazhimi i Minstrisë së Financave mbetet i pandryshuar për të siguruar edhe në vijim trajektoren rënëse të nivelit të borxhit publik në raport me PBB-në, si dhe për të garantuar konsolidimin fiskal e qëndrueshmërinë e ekonomisë në tërësi.