Tag: gjitha

  • Si t’i lani siç duhet lugët prej druri pa kimikate

    Si t’i lani siç duhet lugët prej druri pa kimikate

    Lugët prej druri janë një element bazë në kuzhinën tonë për të gjitha arsyet e duhura. Ato mund t’i rezistojnë temperaturave të larta, janë bërë nga një material natyral dhe nuk reagojnë me ushqime acidike, ndryshe nga materiale si bakri dhe alumini. Plus, ato nuk do t’i gërvishtin tiganët dhe tenxheret tona.

    Megjithatë, për shkak se ato thithin të gjitha llojet e yndyrës dhe aromave, është e rëndësishme të jeni të qëndrueshëm me rutinën tuaj të pastrimit nëse doni që këto enë të zgjasin.
    Pra, pas çdo përdorimi, shpëlajeni me sapun dhe ujë për t’u siguruar që nuk ka mbetje ushqimi ose njolla të dukshme.

    Megjithatë, vajrat dhe aromat mund të mbeten në lugë, pavarësisht larjes me sapun të butë dhe ujë.
    Si mund ta pastroni thellë pa përdorur detergjentë të ashpër?
    Thjesht duke i zhytur në ujë të valuar. Procesi është i thjeshtë. Ziejeni ujin në tenxheren tuaj dhe vendosni lugët brenda. Lërini për 20 minuta. Pastaj do të shihni yndyrat të mbeten në muret e tenxheres.
    E njëjta gjë mund të bëhet nëse i vendosni lugët në një gotë dhe hidhni ujë të nxehtë sipër. Lërini përsëri për 20 minuta dhe do të shihni lugët tuaja të pastra në thellësi.
    Pastaj shpëlajeni me ujë të pastër dhe sapun për enët për të hequr të gjitha mbetjet. Fshijeni mirë për të hequr çdo mbetje uji dhe ruajeni.

  • ‘Raporti i KE-së, ‘nxin’ Shqipërinë te zbatimi’/ Zhulali: S’janë raportuar qëndrimet e opozitës!

    ‘Raporti i KE-së, ‘nxin’ Shqipërinë te zbatimi’/ Zhulali: S’janë raportuar qëndrimet e opozitës!

    Për eksperten e çështjeve ndërkombëtare, Ilda Zhulali, raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë është një raport i mirëfilltë, dhe si i tillë e nxin vendin tonë, sa i përket zbatimit në të gjitha fushat.

    E ftuar në ‘Task Force’ në Syri Tv, nën moderimin e Sonila Meços, Zhulali tha se nga gjithë ‘panorama e bukur’ që është përpjekur të përcillet dhe progresi që është arritur, në këtë raport, mungon.

    Sipas Zhulalin,  në raport, ana formale tregon se Shqipëria ka bërë një gjysmë progres, ndërsa sa i përket zbatimit, raporti është një gropë e madhe.

    Ndryshe nga raportet e sheqerosura të KE-së, ky raport tregon se BE ka ndryshuar metodologjinë e raportimit të punës së institucioneve tona pranë delegacionit të BE-së në Tiranë.

    Ajo që mbetet shqetësuese për Zhulalin, është fakti se në këtë raport nuk janë raportuar qëndrimet e opozitës dhe shoqërisë civile, ndryshe nga sa ka ndodhur  që në nisje të procesit të negociatave për integrimin.

    Zhulali ngre edhe një shqetësim tjetër, atë të Reformës në Drejtësi, për të cilën thotë se Komisioni Evropian është i vetëdijshëm se ka dështuar në vendin tonë. Si e tillë, nuk ka lejuar që reforma në sistemin e drejtësisë të aplikohet edhe në vendet e rajonit, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë.

    Është raport i mirëfilltë. Pas kaq kohësh kemi një raport që ka nisur të flasë disa të vërteta. Nga suksesi i madh, progresi në të gjitha fushat, ky paragraf mungon. Janë përmendur disa shqetësime kryesore. Te zbatimi, Shqipëria nxin në të gjitha aspektet, në pjesën formale disi. Në zbatim është gropë e madhe ku është zhytyr e gjithë ngrehina që merret me institucionet e zbatimit të ligjit, magjistratura, KLGJ, KLP, SPAK, etj.

    Sa kohë jemi në procesin e negociatave, BE ka nisur një metodologji për të monitoruar vendet si yni. Ndryshe nga sa më herët Komisioni Evropian bënte raporte të sheqerosura, u ndryshua metodologjia. Mënyra se si ka ecur ky raport, qeveria dhe institucionet, të gjitha kanë për detyre të raportojnë në delegacionin e BE-së në Tiranë për një sërë detyrash. Më pas delegacioni, dikur merrte një qëndrim zyrtar të opozitës dhe OJQ-ve që merreshin me këtë proces. Ka vite që s’merret një qëndrim i opozitës apo i shoqërisë civile. Është prishur mekanizimi ynë i brendshëm.

    Si rregull ka qenë një traditë e mirë e vendosur që në fillim të procesit, që më pas shkonte dhe në BE. Ky raport është thyer, delegacioni i BE, kanë detyrë të raportojnë qëndrimet e opozitës. Ato që kemi konstatuar ne si opozitë në BE, është se ka mungesë informacioni. Ne kemi dhënë fakte dhe këto raporte po vijnë te denoncimet tona gjatë gjithë kësaj kohe.

    Ëhstë një nga raportet që po thyen gjuhën e bukur e të sheqerosur të raporteve të KE dhe po zbret drejt të vërtetës në Shqipëri. Komisioni Evropian është i vetëdijshëm dhe anëtarët e saj se sa keq ka shkuar reforma në drejtësi, ndaj s’e kanë lejuar Maqedoninë e Veriut dhe kosovën ta bëjnë këtë reformë. Janë ofruar ta bëjnë këtë reformë, por ata janë ndaluar nga Komisioni Evropian për të ndërmarrë një reformë të tillë, pasi s’ka funksionuar, ka dështuar.

    Tregon përkeqësim të dukshëm në të gjitha anët raporti. S’tregon asgjë për cilësinë e drejtësisë dhe të reformës për qytetarin. S’ka qasje në drejtësi, për shkak të mungesës së gjyqtarëve, stokut, trajnimet e gjyqtarëve e prokurorëve për të hetuar çështjen e krimit financiar. Është mbrapa. Janë të paafta, s’kanë rezultate. Formaliteti, gjysmë të realizuara dhe zbatimi, që është skandaloz.  

  • “Serbia dhe Bosnja e refuzuan deklaratën e përbashkët”, Presidenti Begaj: Sanksionet e vendosura ndaj Kosovës janë të padrejta

    “Serbia dhe Bosnja e refuzuan deklaratën e përbashkët”, Presidenti Begaj: Sanksionet e vendosura ndaj Kosovës janë të padrejta

    Në përfundim të Samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), Presidenti Bajram Begaj bëri të qartë qëndrimin e Shqipërisë në lidhje me deklaratën e përbashkët të miratuar.

    Gjatë një deklarate për mediat, ai konfirmoi se Serbia dhe Bosnja e Hercegovina refuzuan ta nënshkruajnë dokumentin, ndërsa të gjitha vendet e tjera pjesëmarrëse e mbështetën atë.
    “Bashkëpunimi rajonal për ne është i rëndësishëm, sepse çdo zgjidhje në mënyrë paqësore dhe bashkëpunuese nëpërmjet dialogut do të sjellë zhvillim, do të sjellë prosperitet, do të sjellë stabilitet dhe paqe për të gjithë rajonin tonë.
    Në fakt, ne sot patëm një qëndrim, ishte deklaratë e Tiranës. Patjetër që u votua nga shumica e vendeve anëtare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore. U refuzua nga Serbia dhe Bosnjë dhe Hercegovina, të cilët kanë të drejtën e tyre për të mos e miratuar deklaratën e përbashkët. Ne ramë dakord që çështja e sanksioneve të vendosura ndaj Kosovës, një çështje që unë e kam deklaruar në të gjitha daljet e mia publike, është një çështje e padrejtë, një çështje që duhej zgjidhur shumë kohë më parë, dhe nesër është shumë vonë, sepse sanksionet nuk janë vendosur për politikanët kosovarë, sanksionet janë vendosur për qytetarët e Kosovës, për të pasur shërbime të mira publike.
    Është një deklaratë shtesë, që është e shënuar në protokoll, që bëhet bazuar në të gjitha ligjet ndërkombëtare, e bërë nga Prishtina.
    Beogradi dhe Sarajeva kishin pretendimet e tyre për çështje të lidhura me sigurinë, por unë mendoj se siguria nuk është vetëm brenda shtëpisë sonë, siguria është një term dhe definicion më i përhapur, më i gjerë, dhe çfarëdo ndodh sot në botë është një rrezik për stabilitetin jo vetëm atje ku ndodh, por për të gjitha vendet e botës. Ne e kemi kuptuar shumë mirë se çfarë ndodhi me agresionin e pajustifikuar rus ndaj Ukrainës, që solli, mbi të gjitha, probleme jo vetëm për vendet e përfshira në konflikt, por po ashtu edhe për vende të tjera në prishjen e zinxhirit të furnizimeve”, tha Begaj.

    Top Channel

  • Të gjitha shenjat tregojnë drejt gjunjëzimit të Iranit!

    Të gjitha shenjat tregojnë drejt gjunjëzimit të Iranit!

    Nga Ben Manaj, Londër
    Programi i saj bërthamor është i destinuar të dështojë; ose përmes negociatave për një marrëveshje që do ta kontrollojë këtë program, ose përmes bombardimit të objekteve bërthamore me bombat amerikane që depërtojnë në bunkerë ose instalime nëntokësore iraniane, armë që nuk i ka Izraeli, por që i kanë amerikanët!

    Gjithçka varet nga opsioni që do të përzgjedhin teokratët e Teheranit: ose të negociojnë dhe, nëse duan dhe po qe se kanë sukses, t’i zhvillojnë fshehurazi armët bërthamore gjë që nuk do të jetë e lehtë; ose do të bombardohen deri në epokën e gurit, dhe Irani s’do të ketë më as drita!
    Edhe Putini, si njohës i shkëlqyer i autokracisë, me siguri po këshillon ajatollahët e Iranit! As Rusia, as Kina nuk mund të përfshihen në këtë lojë, sado që do të donin!
    Trump është arkitekti i kësaj lëvizjeje në këto momente, një lëvizje që izraelitët kanë vite, në mos dekada, që e përgatitin, ashtu siç dinë ata në mënyrë “mosadike”!
    Kjo mbrëmje duket vendimtare për formën e Iranit të nesërm!

  • “Ne nuk jemi agresorët”, presidenti iranian: Teherani nuk kërkon armë bërthamore

    “Ne nuk jemi agresorët”, presidenti iranian: Teherani nuk kërkon armë bërthamore

    Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, tha në një fjalim para parlamentit të hënën se vendi i tij nuk kërkon luftë dhe nuk është ai që e filloi atë, sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA .

    “Ne nuk jemi agresorët. Sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë për unitet dhe kohezion, dhe të gjithë qytetarët iranianë duhet të bashkohen dhe të qëndrojnë të fortë kundër atyre që na sulmojnë. Sot, ne duhet të lëmë mënjanë të gjitha dallimet dhe problemet dhe të qëndrojmë të fortë kundër këtij agresioni kriminal dhe gjenocidal”, tha presidenti iranian.
    “Bazuar në politikat e shpallura nga Udhëheqësi Suprem, nuk ishim ne që u distancuam nga fusha e negociatave dhe dialogut, por ne që filluam negociatat indirekte. Ne po negocionim dhe, bazuar në politikat e Udhëheqësit Suprem, ne nuk kërkojmë armë bërthamore, dhe ky është besimi ynë”, tha ai në një moment tjetër.

    “Ne kemi të drejtë të përfitojmë nga energjia bërthamore dhe kërkimet që i sjellin dobi kësaj shoqërie, dhe askush nuk mundet t’ia heqë këtë të drejtë sistemit dhe Republikës Islamike. Ne jemi të vendosur ta realizojmë këtë të drejtë dhe nuk kemi frikë nga askush”, shtoi Pezheskian, duke vazhduar: “Ata ulen dhe thonë se Irani nuk duhet të sigurojë armë bërthamore, ndërsa ne nuk kemi ndërmend t’i sigurojmë këto armë.”
    “Amerika përdor forcën dhe, në kundërshtim me rregullat ndërkombëtare, lejon Izraelin të pushtojë dhe sulmojë vendin tonë. Ne nuk kërkuam luftë dhe nuk e filluam ne luftën. Nuk ishim ne që vramë komandantët dhe shkencëtarët e vendit, por terroristët. Çfarë mëkati ka bërë një shkencëtar që dikush nga ana tjetër e botës të vijë dhe ta shkatërrojë dhe shfarosë familjen e tij dhe atë vetë?”, theksoi Pezeshkian.
    “Ne nuk kërkojmë pushtet, dhunë apo frikësim, por kemi shpallur vëllazëri me të gjitha vendet islamike dhe ne jemi vëllezër. Izraeli dëshiron të vrasë myslimanët një nga një dhe pastaj t’u imponojë myslimanëve çfarëdo qëllimi të keq që ka. Bazuar në këtë, sot të gjitha vendet islamike duhet të bashkojnë forcat. Dje, Senati pakistanez miratoi se do të qëndrojë pranë Iranit në përgjigje të politikave të këqija të Izraelit dhe do të jetë me ne në të gjitha pozicionet e nevojshme”, tha presidenti iranian./vizionplus.tv 

  • “Nuk duam të sigurojmë armë bërthamore”, presidenti iranian: Luftën nuk e filluam ne

    “Nuk duam të sigurojmë armë bërthamore”, presidenti iranian: Luftën nuk e filluam ne

    Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian tha në një fjalim para parlamentit se vendi i tij nuk kërkon luftë dhe nuk është ai që e filloi atë.

    “Ne nuk jemi agresorët. Sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë për unitet dhe kohezion, dhe të gjithë qytetarët iranianë duhet të bashkohen dhe të qëndrojnë të fortë kundër atyre që na sulmojnë. Sot, ne duhet të lëmë mënjanë të gjitha dallimet dhe problemet dhe të qëndrojmë të fortë kundër këtij agresioni kriminal dhe gjenocidal”, tha presidenti iranian.
    “Bazuar në politikat e shpallura nga Udhëheqësi Suprem, nuk ishim ne që u distancuam nga fusha e negociatave dhe dialogut, por ne që filluam negociatat indirekte. Ne po negocionim dhe ne nuk kërkojmë armë bërthamore, kjo është qasja jonë”, tha ai.
    “Ne kemi të drejtë të përfitojmë nga energjia bërthamore dhe kërkimet që i sjellin dobi kësaj shoqërie, dhe askush nuk mund t’ia heqë këtë të drejtë sistemit dhe Republikës Islamike. Ne jemi të vendosur ta realizojmë këtë dhe nuk kemi frikë nga askush. Ata ulen dhe thonë se Irani nuk duhet të sigurojë armë bërthamore, ndërsa ne nuk kemi ndërmend t’i sigurojmë këto ato”, tha presidenti iranian.
    “Amerika përdor forcën dhe në kundërshtim me rregullat ndërkombëtare, lejon Izraelin të pushtojë dhe sulmojë vendin tonë. Ne nuk kërkuam luftë dhe nuk e nisëm luftën. Nuk ishim ne që vramë komandantët dhe shkencëtarët e vendit, por terroristët. Çfarë mëkati ka bërë një shkencëtar që dikush nga ana tjetër e botës të vijë dhe ta shkatërrojë dhe shfarosë familjen e tij dhe atë?”, theksoi Pezeshkian.
    “Ne nuk kërkojmë pushtet, dhunë apo frikë, por kemi shpallur vëllazëri me të gjitha vendet islamike. Izraeli dëshiron të vrasë myslimanët një nga një dhe pastaj t’u imponojë çfarëdo qëllimi të keq që ka. Bazuar në këtë, sot të gjitha vendet islamike duhet të bashkojnë forcat. Dje, Senati pakistanez tha se do të qëndrojë pranë Iranit në përgjigje të politikave të këqija të Izraelit dhe do të jetë me ne në të gjitha pozicionet e nevojshme”, përfundoi presidenti.

    Top Channel

  • Ndalohet përkohësisht tregtimi i bagëtive të imta

    Ndalohet përkohësisht tregtimi i bagëtive të imta

    Autoriteti Kombëtar i Ushqimit informoi dje se ka marrë të gjitha masat për monitorimin e shtuar dhe rritjen e kontrollit përgjatë gjithë kufirit të gjelbër të territorit shqiptar për ndalimin e importit të bagëtive të imta nga të gjitha vendet për të cilat ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, ka urdhëruar ndalim të hyrjes së tyre në territorin e Republikës së Shqipërisë.

    Në një njoftim për shtyp, AKU tha se “po inspekton dhe në të gjitha pikat e inspektimit kufitar (PIK) si dhe është në gatishmëri të plotë bashkëpunimi ndër-institucional me Agjencinë Kombëtare të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave dhe Policinë Kufitare”.
    Po ashtu, AKU bën të ditur se në bazë të urdhrit të ministres së MBZHR ndalohet lëvizja e përkohshme si edhe tregtimi i bagëtive të imta brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

    Sipas AKU-së ky hap është ndërmarrë për të parandaluar përhapjen e sëmundjes së murtajës që ka kapur ferma të caktuara ruminantësh të vegjël në territorin shqiptar.
    Në bazë të urdhrit të Ministrit të MBZHR, lëvizja e bagëtive të imta lejohet vetëm nëse destinacioni i lëvizjes është për në thertore, shoqëruar me certifikatën shëndetësore zyrtare veterinare të lëshuar nga veterineri zyrtar.

  • Udhëheqësit evropianë “të alarmuar”, thirrje Izraelit dhe Iranit: Qetësoni situatën

    Udhëheqësit evropianë “të alarmuar”, thirrje Izraelit dhe Iranit: Qetësoni situatën

    Krerët e Bashkimit Evropianë po shprehin alarm për sulmet ushtarake të nisura gjatë natës midis Izraelit dhe Iranit dhe po bëjnë thirrje për qetësim të menjëhershëm të situatës për të shmangur një luftë të përgjithshme që mund të përhapet në të gjithë Lindjen e Mesme dhe më gjerë.
    Kryeministri britanik Keir Starmer ishte një nga krerët e parë të qeverive që reagoi, duke u bërë thirrje “të gjitha palëve të tërhiqen dhe të ulin tensionet urgjentisht”.
    “Përshkallëzimi nuk i shërben askujt në rajon. Stabiliteti në Lindjen e Mesme duhet të jetë përparësi dhe ne po angazhojmë partnerë për të ulur tensionet. Tani është koha për përmbajtje, qetësi dhe kthim në diplomaci,”-tha Starmer.
    Homologu i tij holandez, Dick Schoof, lëshoi një mesazh të ngjashëm.
    “Sulme alarmuese në Lindjen e Mesme. Holanda u bën thirrje të gjitha palëve të qëndrojnë të qeta dhe të përmbahen nga sulme dhe hakmarrje të mëtejshme. Në interes të stabilitetit në rajon, është i nevojshëm një deeskalim i menjëhershëm”,-tha Schoof.
    Kancelari gjerman Friedrich Merz mblodhi kabinetin e tij të sigurisë pasi foli në telefon me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, i cili e informoi atë rreth objektivave të operacionit ushtarak.
    Programi bërthamor iranian “shkel dispozitat e Traktatit për Mospërhapjen Bërthamore dhe përbën një kërcënim serioz për të gjithë rajonin, veçanërisht për Shtetin e Izraelit”, tha Merz në një deklaratë, ndërsa paralajmëroi kundër paqëndrueshmërisë rajonale.
    Merz përmendi përfundimin e fundit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) që zbuloi se Irani nuk po i përmbushte detyrimet e tij bërthamore për herë të parë në 20 vjet.
    Gjermania është e gatshme “të ushtrojë ndikim mbi palët në konflikt duke përdorur të gjitha mjetet diplomatike në dispozicion. Qëllimi duhet të mbetet parandalimi i Iranit nga zhvillimi i armëve bërthamore”, shtoi kancelari.
    Nga Brukseli, udhëheqësit e institucioneve të Bashkimit Evropian dhanë gjithashtu mendimin e tyre mbi ngjarjet që ndryshojnë me shpejtësi.
    “Evropa u bën thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë vetëpërmbajtje maksimale, të ulin menjëherë tensionet dhe të përmbahen nga hakmarrja”, tha Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Evropian, duke e quajtur lajmin “thellësisht alarmant”.
    “Një zgjidhje diplomatike është tani më urgjente se kurrë, për hir të stabilitetit të rajonit dhe sigurisë globale”, shtoi von der Leyen.
    Përfaqësuesja e Lartë Kaja Kallas e përshkroi situatën si “të rrezikshme” dhe tha se “diplomacia mbetet rruga më e mirë përpara”.
    Vende të tjera ofruan reagimet e tyre fillestare përmes ministrive të tyre të punëve të jashtme.
    “Situata në Lindjen e Mesme është thellësisht shqetësuese dhe cikli i përshkallëzimit ushtarak duhet të marrë fund”, tha Elina Valtonen e Finlandës, duke vënë në dukje se stafi i ambasadës finlandeze në Teheran ishte “i sigurt” dhe vazhdonte të vepronte “normalisht”.
    Jean-Noël Barrot i Francës tha se ishte “thelbësore që të mobilizohen të gjitha mjetet diplomatike” për të ulur tensionet në rritje, ndërsa Simon Harris i Irlandës paralajmëroi se “përshkallëzimi i mëtejshëm do të sillte një rrezik shumë real të përhapjes rajonale”.
    “Kjo do të ishte katastrofike për të gjithë popujt në rajon”, tha Harris.
    Konflikti i ripërtërirë midis Izraelit dhe Iranit vjen dy ditë përpara se udhëheqësit e Grupit të Shtatë (G7) të takohen për një samit dy-ditor në Kanada. Axhenda e samitit kishte për qëllim të përqendrohej në luftën e Rusisë ndaj Ukrainës dhe sistemin tregtar ndërkombëtar, por zhvillimet e fundit mund ta transformojnë lehtësisht atë axhendë.

  • Izrael-Iran, Papa: askush të mos e kërcënojë jetën e tjetrit, të mbrohet paqja

    Izrael-Iran, Papa: askush të mos e kërcënojë jetën e tjetrit, të mbrohet paqja

    Në audiencën e sotme jubilare, në Bazilikën e Shën Pjetrit, Papa shprehu shqetësim për situatën në Lindjen e Mesme dhe ftoi një angazhim kolektiv për ta çliruar botën nga “kërcënimi bërthamor”, përmes “një takimi respektues dhe një dialogu të sinqertë”. Thirrje drejtuar të gjitha vendeve që ta “mbështesin kauzën e paqes, duke nisur rrugë pajtimi dhe duke favorizuar zgjidhje që garantojnë siguri dhe dinjitet për të gjithë”
    Askush nuk duhet ta kërcënojë kurrë jetën e tjetrit. Është detyrë e të gjitha vendeve të mbështesin kauzën e paqes, duke nisur nga rrugët e pajtimit dhe duke favorizuar zgjidhje që garantojnë siguri dhe dinjitet për të gjithë!

    Bie në një çast historik, audienca e sotme jubilare e Papës Leoni XIV, përplot “me lajme që shkaktojnë shumë shqetësim”, e para pas ndërprerjes për shkak të sëmundjes dhe vdekjes së Françeskut. Domethënë, bie disa orë pas shpërthimit të tensioneve ndërmjet Izraelit dhe Iranit, pas sulmeve izraelite dy ditë më parë në zemër të Republikës Islamike dhe përgjigjes pasuese iraniane kundër Tel Avivit e, pjesërisht, kundër Jeruzalemit. Ndodh në mëngjes, pas një nate të tronditur nga raketa, shpërthime, alarme dhe shtylla tymi si dhe nga kërkesat për t’i dhënë fund sulmeve, nga njëra anë, dhe kërcënimet për përgjigje të armatosura, nga ana tjetër. Bie në një kohë, thënë shkurt, në të cilën ndjehet fillimi i një konflikti të tretë me përmasa ndoshta të pakontrollueshme.
    Përgjegjësi dhe arsye“Situata në Iran dhe Izrael është keqësuar seriozisht” – deklaroi Papa në fund të përshëndetjeve në gjuhë të ndryshme pas katekizmit, në Bazilikën e Shën Pjetrit përplot me rreth 6,000 besimtarë. Sytë ngulën në fletën e bardhë të letrës, flet goja, por shumë më tepër zemra, e shqetësuar nga ky shkallëzim. Papa shqipton dy fjalë shumë prekëse në thirrjen e tij: “përgjegjësi”, ndaj popullit tënd e botës, dhe “arsye” për të mos iu dorëzuar tërbimit të verbër.
    Në një çast kaq delikat, do të doja të ripërtërija një thirrje për përgjegjësi dhe arsye.
    Bota e lirë nga kërcënimi bërthamorAngazhimi për të cilin bën thirrje Papa Leoni, në gjurmët e paraardhësve të tij dhe qëndrimeve të shprehura shumë herë nga Selia e Shenjtë, është ai i “ndërtimit të një bote më të sigurt të lirë nga kërcënimi bërthamor”. Kjo – pohon ai – “duhet të ndiqet përmes takimit respektues dhe dialogut të sinqertë për të ndërtuar një paqe të qëndrueshme, të bazuar mbi drejtësinë, vëllazërinë dhe të mirën e përbashkët”.
    Prej këndej, ftesa e Ipeshkvit të Romës – i cili në katekizmin e tij nxiti të “ndërtohen ura, aty ku sot ka mure” – u drejtohet “të gjitha vendeve” të botës që të bashkohen jo në aleanca dhe fraksione, por për të mbështetur “kauzën e paqes”.Ajo që duket gjithnjë e më shumë si mirazh, në epokën e luftës së tretë botërore nuk është më as shumë “copa-copa”.
    R.SH. / Vatikan

  • “Përpjekjet tuaja në…”/ Ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    “Përpjekjet tuaja në…”/ Ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Dashi
    Sot shënohet fillimi i një cikli të ri rritjeje për ju në lidhje me punën dhe karrierën tuaj. Kjo është një kohë e mirë për të pastruar nga rrënjët zakonet dhe modelet e vjetra që nuk ju shërbejnë më. Filloni nga e para me një qëndrim të ri dhe një qasje pozitive.
    Demi
    Mos u përpiq t’i përballosh të gjitha menjëherë. Mësimi i sotëm për ty është të jesh i duruar. Qasjuni detyrave dhe qëllimeve hap pas hapi. Mos harro se Roma nuk u ndërtua brenda një dite. E njëjta gjë vlen edhe për perandorinë tënde personale. Merre ngadalë dhe vazhdo me kujdes.
    Binjaket
    Je i motivuar për të kryer një sasi të jashtëzakonshme pune sot. Qëndrueshmëria jote është e fortë dhe ndihesh më i motivuar se zakonisht. Ke aftësinë për të arritur një status të lartë dhe do të njihesh për arritjet e tua.
    Gaforrja
    Përpjekjet tuaja në botën e karrierës do të hasen me rezistencë të madhe sot, përveç nëse jeni plotësisht të përgatitur dhe i keni të gjitha faktet të qarta. Të tjerët do të duan përgjigje të forta. Një prezantim i nxituar dhe i përciptë nuk do ta shesë idenë tuaj.
    Luani
    Të ecësh përpara me projektet sot do të jetë shumë më e lehtë nga sa mund ta kesh parashikuar. Nëse je në kërkim të një pune të re, sot është një kohë e mirë për të dalë dhe për të kërkuar. Diçka me siguri do të vijë në rrugën tënde. Fati është në anën tënde.
    Virgjeresha
    Gara sot do të fitohet me hapa të ngadaltë dhe të qëndrueshëm. Mos i anashkaloni detajet për t’u nxituar me projektin tjetër. Është më mirë të mos nxitoni dhe t’i qaseni punës me kujdes. Duke vepruar kështu, do të fitoni shumë lëvdata dhe mirënjohje.
    Peshorja
    Sot shënohet pika më e ulët e muajit për ju në lidhje me karrierën tuaj. Ka të ngjarë të ndiheni të rënduar dhe të ngadaltë. Do të keni ndjesinë sikur po ngisni automjetin me frenën e emergjencës të ndezur. Gjërat mund të përmirësohen nga këtu e tutje.
    Akrepi
    Duket se ka një konflikt të vështirë interesi në lidhje me punën sot. Taktikat konservatore të dikujt po të ngadalësojnë. Në vend që të shqetësohesh për këtë, mendo të ngadalësosh ritmin tënd. Merr kohën tënde.
    Shigjetari
    Vendosja e objektivave është e rëndësishme. Nëse nuk keni objektiva në mendje – as afatshkurtra dhe as afatgjata – atëherë si mund ta dini nëse jeni në rrugën e duhur? Sigurohuni që keni një plan të hartuar dhe se po punoni me vetëdije drejt objektivave tuaja.
    Bricjapi
    Grindjet në lidhje me punën do të jenë një gjë e zakonshme për ju sot. Megjithatë, në një përpjekje për të ruajtur paqen, mund të kafshoni gjuhën dhe ta mbani zemërimin brenda. Kjo nuk është një taktikë e shëndetshme. Është më mirë të përballeni drejtpërdrejt me personin që ju shqetëson.
    Ujori
    Humori juaj i mprehtë dhe sarkastik ka të ngjarë të lehtësojë stresin e një situate të vështirë pune. Mos kini frikë t’i lini komentet tuaja të shkojnë kot. Kjo do të nxisë shoqërinë më të mirë midis kolegëve tuaj. Kaloni bukur me njerëzit me të cilët bashkëveproni çdo ditë.
    Peshqit
    Ndiqni një qasje më konservatore ndaj punës dhe të gjitha çështjeve të karrierës sot. Do të fitoni më shumë respekt nga kolegët dhe punëdhënësit kur të zbuloni anën tuaj të qëndrueshme, të bazuar dhe praktike. Nuk ka nevojë për llafe dhe bilbila. Vetëm punë e palodhur.