Carlos Santos, shtetas portugez, fillimisht pa një reklamë në rrjetet sociale të “International Medicare Hospital”, dhe pas një takimi në spital vendosi të bënte 3 shërbime, transplant flokësh në vlerë 980 euro, rregullim të qepallave të syve me 2200 euro dhe kirurgji për korrigjim të gushës për 2000 euro.
Shumat e parave i pagoi në 3 periudha të ndryshme, në tetor, nëntor dhe dhjetor 2024 zonjës me emrin Xhuana Liko, që sipas tij iu prezantua si drejtoresha e spitalit, para që i ka dhënë CASH dhe pa marrë kupon tatimor, përveç një mandati dore. Të gjitha këto Santos ia tha policisë në kallëzimin që bëri pasi kuptoi se mund të ishte para një mashtrimi.
Ditën që bëri pagesën e tretë portugezi priste të operohej por i është thënë se kjo ishte e pamundur pasi mjeku Aron që do të kryente ndërhyrjen, do largohej për në Turqi. Sipas spitalit operacioni zgjaste 3 deri në 6 orë dhe nuk ishte e mjaftueshme kohë, edhe për të mos rrezikuar.
Pas një periudhe rikthehet në klinikë, por këtë herë i thonë se mjeku Aron nuk punontë më aty, dhe i propozuan që operacioni të kryhej nga tjetër dorktoreshë me emrin Artiola, propozim të cilin e pranoi. Megjithatë, sipas portugezit, edhe ajo iku nga spitali dhe ndërhyrja sërish nuk u bë.
Në vijim klinika i propozoi një mjek që do të vinte nga Turqia enkas për operacionin e tij, por pasi pa foto të operacioneve që turku kishte kryer nuk i pëlqeu dhe nuk pranoi.
I kërkoi gojarisht Xhuanës, së cilës i bëri pagesën, që shumën e parave t’ia kthenin mbrapsht, pasi sipas tij, pa që ambienti ishte jo serioz, edhe pse ajo tentoi ta bindte që të vijonin.
Kur kishin kaluar 16 muaj pasi kishte bërë pagesat dhe u paraqit për herë të parë në klinikë, Carlos Santos u rikthye në “International Medicare Hospital”.,
Ishte fillimi i gushtit kur takoi sërish Xhuanën, së cilës i ka dorëzuar një letër të shkruar nga ai ku e njofton për të gjitha veprimet e kryera dhe të gjitha problematikat që ka hasur, si dhe vendimin për të mos e kryer operacionin, dhe i ka kërkuar të firmosë. Ajo e lexon por nuk pranon ta firmosë. Portugezi Santos këtë letër ia ka treguar kamerës aty dhe është larguar.
Në polici, Carlos Santos deklaroi se është mashtruar nga spitali, pasi i morën paratë dhe nuk i ofruan shërbimin duke përdorur justifikime të ndryshme.
Në lidhje me rastin, policia mori në pyetje Xhuana Likon, e cila u tha hetuesve se ishte recepsioniste e klinikës dhe jo drejtoreshë, siç Santos thotë se i është prezantuar, ndërsa çështja me pacientin portugez kishte nisur që me ish-doktoreshën Eva Lleshi, e cila nuk punonte më aty.
Pacienti nuk arriti të kryente ndërhyrjen për shkak të largimit të mjekëve dhe refuzimit të tyre për ta realizuar sipas kërkesave të tij. Sipas saj ai kërkoi kthimin e shumës, por kjo nuk iu bë menjëherë pasi spitali kërkonte shqyrtim të rastit. Për kuponin tatimor, Liko tha se kishte dhënë mandat dore sipas udhëzimeve të drejtuesve, dhe subjekti nuk hartonte kontrata, vetëm kartela mjekësore.
Pas dëshmisë së Xhuana Likos, dhe përballë të dhënave për pagesa pa kupon tatimor, polici kreu kontroll në klinikë ku gjeti ilaçe të skaduara dhe të tjera të ndaluara për shitje, të lejuara vetëm për përdorim në spitale private, rreth 100 blloqe mandatesh të shkruara me dorë dhe 7 kompjuterë dhe dhoma e serverëve të kamerave të sigurisë. Gjatë kontrollit në klinikë u gjetën 5 punonjës, të cilët u pyetën dhe rezultoi se të gjithë merrnin rrogat në dorë dhe jo në bankë, të padeklaruar.
Në klinikë u gjet edhe Yusuf Kenan, mjek turk. I marrë në pyetje u tha hetuesve se profesionin e ushtronte prej 26 vitesh, por në Shqipëri nuk kishte kontratë të shkruar me “International Medicare Hospital”, dhe i paregjistruar në organet tatimore. Sipas tij, nga qershori 2025 ka ardhur në Tiranë 5 ose 6 herë dhe ka kryer mbi 20 operacione, për të cilët, sipas kontratës që kishte bërë me gojë me pronarin e klinikës, turkun Bilal Kara, do të merrte nga 200 euro për ndërhyrje, por gjithmonë ka marrë me pak para CASH në dorë, pasi sipas tij i thoshin se do ia jepnin kur të vinte herën tjetër. Deri më tani 1 mijë euro akoma nuk i janë dhënë.
Një tjetër skandal u zbulua gjatë hetimeve. Administratori Edmond Zaja ishte punësuar në vitin 2023 në klinikë si kuzhinier, dhe 1 vit më vonë pronari, sipas tij, ia kishte kërkuar si nder që të regjistrohej si administrator, por që të vijonte të kryente punën në kuzhinë, e gjitha sipas tij në mirëbesim.
Por i marrë në pyetje deklaron se nuk ka pasur asnjë dijeni për punonjës të padeklaruar, mungesë të kasës fiskale apo medikamente të skaduara apo kontrabandë. Në realitet nuk ka qenë kurrë administrator dhe praktikisht është paguar 40 mijë lekë në muaj si kuzhinier.
Në maj 2025 ka paraqitur dorëheqjen, por aksionerët Bilal Kara, Bexhet Kara dhe Gerjana Topi nuk ia pranuan. Sipas tij i është drejtuar QKB-së me kërkesë për heqjen e emrit, por deri më tani figuron administrator. Deklarimet e tij u konfirmuan edhe nga këqyrje e celularit, ku u gjetën bisedat me aksionerët ku u paraqet dorëheqjen.
Megjithatë, të gjitha këto Edmond Zajën nuk e shpëtuan nga prangat, të cilin gjykata e la në masë “arrest në burg”. Policia tashmë ka shpallur në kërkim 2 aksionerët, Bilal Kara dhe Gerjana Topi, të cilët rezultojnë të jenë jashtë territorit të vendit.
Tag: gjitha
-

Kallëzimi për “Medicare” në polici/ Si u mashtrua portugezi nga klinika, pagoi 5200 euro për ndërhyrje estetike
-

“Medicare” 1 mln € evazion fiskal, si u “fundos” klinika pas kallëzimit të portugezit, 16 muaj “sagë”, pagoi 5200 €…
Carlos Santos, shtetas portugez, fillimisht pa një reklamë në rrjetet sociale të “International Medicare Hospital”, dhe pas një takimi në spital vendosi të bënte 3 shërbime, transplant flokësh në vlerë 980 euro, rregullim të qepallave të syve me 2200 euro dhe kirurgji për korrigjim të gushës për 2000 euro. Shumat e parave i pagoi në 3 periudha të ndryshme, në tetor, nëntor dhe dhjetor 2024 zonjës me emrin Xhuana Liko, që sipas tij iu prezantua si drejtoresha e spitalit, para që i ka dhënë CASH dhe pa marrë kupon tatimor, përveç një mandati dore. Të gjitha këto Santos ia tha policisë në kallëzimin që bëri pasi kuptoi se mund të ishte para një mashtrimi.
Ditën që bëri pagesën e tretë portugezi priste të operohej por i është thënë se kjo ishte e pamundur pasi mjeku Aron që do të kryente ndërhyrjen, do largohej për në Turqi. Sipas spitalit operacioni zgjaste 3 deri në 6 orë dhe nuk ishte e mjaftueshme kohë, edhe për të mos rrezikuar. Pas një periudhe rikthehet në klinikë, por këtë herë i thonë se mjeku Aron nuk punonte më aty, dhe i propozuan që operacioni të kryhej nga tjetër doktoreshë me emrin Artiola, propozim të cilin e pranoi. Megjithatë, sipas portugezit, edhe ajo iku nga spitali dhe ndërhyrja sërish nuk u bë. Në vijim klinika i propozoi një mjek që do të vinte nga Turqia enkas për operacionin e tij, por pasi pa foto të operacioneve që turku kishte kryer nuk i pëlqeu dhe nuk pranoi. I kërkoi gojarisht Xhuanës, së cilës i bëri pagesën, që shumën e parave t’ia kthenin mbrapsht, pasi sipas tij, pa që ambienti ishte jo serioz, edhe pse ajo tentoi ta bindte që të vijonin. Kur kishin kaluar 16 muaj pasi kishte bërë pagesat dhe u paraqit për herë të parë në klinikë, Carlos Santos u rikthye në “International Medicare Hospital”.
Hetimet
Ishte fillimi i gushtit kur takoi sërish Xhuanën, së cilës i ka dorëzuar një letër të shkruar nga ai ku e njofton për të gjitha veprimet e kryera dhe të gjitha problematikat që ka hasur, si dhe vendimin për të mos e kryer operacionin, dhe i ka kërkuar të firmosë. Ajo e lexon por nuk pranon ta firmosë. Portugezi Santos këtë letër ia ka treguar kamerës aty dhe është larguar. Në polici, Carlos Santos deklaroi se është mashtruar nga spitali, pasi i morën paratë dhe nuk i ofruan shërbimin duke përdorur justifikime të ndryshme. Në lidhje me rastin, policia mori në pyetje Xhuana Likon, e cila u tha hetuesve se ishte recepsioniste e klinikës dhe jo drejtoreshë, siç Santos thotë se i është prezantuar, ndërsa çështja me pacientin portugez kishte nisur që me ish-doktoreshën Eva Lleshi, e cila nuk punonte më aty.
Pacienti nuk arriti të kryente ndërhyrjen për shkak të largimit të mjekëve dhe refuzimit të tyre për ta realizuar sipas kërkesave të tij. Sipas saj ai kërkoi kthimin e shumës, por kjo nuk iu bë menjëherë pasi spitali kërkonte shqyrtim të rastit. Për kuponin tatimor, Liko tha se kishte dhënë mandat dore sipas udhëzimeve të drejtuesve, dhe subjekti nuk hartonte kontrata, vetëm kartela mjekësore. Pas dëshmisë së Xhuana Likos, dhe përballë të dhënave për pagesa pa kupon tatimor, polici kreu kontroll në klinikë ku gjeti ilaçe të skaduara dhe të tjera të ndaluara për shitje, të lejuara vetëm për përdorim në spitale private, rreth 100 blloqe mandatesh të shkruara me dorë dhe 7 kompjuterë dhe dhoma e serverëve të kamerave të sigurisë. Gjatë kontrollit në klinikë u gjetën 5 punonjës, të cilët u pyetën dhe rezultoi se të gjithë merrnin rrogat në dorë dhe jo në bankë, të padeklaruar.
Në klinikë u gjet edhe Yusuf Kenan, mjek turk. I marrë në pyetje u tha hetuesve se profesionin e ushtronte prej 26 vitesh, por në Shqipëri nuk kishte kontratë të shkruar me “International Medicare Hospital”, dhe i paregjistruar në organet tatimore. Sipas tij, nga qershori 2025 ka ardhur në Tiranë 5 ose 6 herë dhe ka kryer mbi 20 operacione, për të cilët, sipas kontratës që kishte bërë me gojë me pronarin e klinikës, turkun Bilal Kara, do të merrte nga 200 euro për ndërhyrje, por gjithmonë ka marrë me pak para CASH në dorë, pasi sipas tij i thoshin se do ia jepnin kur të vinte herën tjetër. Deri më tani 1 mijë euro akoma nuk i janë dhënë. Një tjetër skandal u zbulua gjatë hetimeve.
Administratori Edmond Zaja ishte punësuar në vitin 2023 në klinikë si kuzhinier, dhe 1 vit më vonë pronari, sipas tij, ia kishte kërkuar si nder që të regjistrohej si administrator, por që të vijonte të kryente punën në kuzhinë, e gjitha sipas tij në mirëbesim. Por i marrë në pyetje deklaron se nuk ka pasur asnjë dijeni për punonjës të padeklaruar, mungesë të kasës fiskale apo medikamente të skaduara apo kontrabandë. Në realitet nuk ka qenë kurrë administrator dhe praktikisht është paguar 40 mijë lekë në muaj si kuzhinier. Në maj 2025 ka paraqitur dorëheqjen, por aksionerët Bilal Kara, Bexhet Kara dhe Gerjana Arapi nuk ia pranuan. Sipas tij i është drejtuar QKB-së me kërkesë për heqjen e emrit, por deri më tani figuron administrator. Deklarimet e tij u konfirmuan edhe nga këqyrje e celularit, ku u gjetën bisedat me aksionerët ku u paraqet dorëheqjen. Megjithatë, të gjitha këto Edmond Zajën nuk e shpëtuan nga prangat, të cilin gjykata e la në masë “arrest në burg”. Policia tashmë ka shpallur në kërkim 2 aksionerët, Bilal Kara dhe Gerjana Arapi, të cilët rezultojnë të jenë jashtë territorit të vendit. -

Pica më e shtrenjtë e të gjitha kohërave që fsheh një histori të pabesueshme
A e dini se cila është pica më e shtrenjtë në botë? Jo, nuk është ajo me fletë ari në restorantet luksoze të Nju Jorkut apo Tokios. Historia e saj lidhet me një porcion të zakonshëm nga një zinxhir ushqimi të shpejtë në Florida – por me një detaj të jashtëzakonshëm: pagesën me bitcoin.
Në maj të vitit 2010, zhvilluesi Lazlo Hanjez postoi në një forum online një ofertë të pazakontë – ai premtoi 10,000 dollarë në bitcoin kujtdo që do t’i sillte dy pica. Në atë kohë, kriptomonedha ishte ende në hapat e parë dhe shuma kishte një vlerë modeste prej rreth 41 dollarësh. Një përdorues pranoi ofertën, porositi pica dhe kështu u realizua blerja e parë në botë me bitcoin.
Askush nuk mund ta imagjinonte se më vonë ato 10,000 BTC do të kapnin vlerën e mbi 1 miliard dollarëve, duke e bërë këtë transaksion një nga më të famshmit në historinë e ekonomisë moderne.
Sot, 22 maji njihet si “Dita e Pizzës Bitcoin”, një përvjetor që kujton momentin kur dy pica të zakonshme ndryshuan përgjithmonë perceptimin e parave digjitale.
Ndërsa shumë njerëz mund të pendoheshin për një “humbje” të tillë, Hanjez thotë se nuk ka keqardhje – për të, kjo ishte prova e parë se Bitcoin mund të kishte vlerë reale në treg.
Pra, herën tjetër që dikush të paguan për një pica, kujto këtë histori: ndoshta po përgatit darkën më të shtrenjtë të të gjitha kohërave.
-

“Fshati ku çdo burrë shkon me të gjitha gratë e fshatit”/ Çfarë po sheh Berisha në mes të seancës plenare?
E teksa në Kuvend po votohej për kreun e ri të Kuvendit, Sali Berisha zgjodhi të kalonte kohën duke parë meme në rrjetet sociale.
Kamerat kanë kapur në një moment kreun e demokratëve duke parë një meme ku shkruhej me shkronja të mëdha.
“O Zot çfarë po dëgjojmë, fshati ku çdo burrë shkon me të gjitha gratë e fshatit”. -

“Fshati ku çdo burrë shkon me të gjitha gratë”, çfarë po sheh Berisha në tablet?
E teksa në Kuvend po votohej për kreun e ri të Kuvendit, Sali Berisha zgjodhi të kalonte kohën duke parë meme në rrjetet sociale.
Kamerat kanë kapur në një moment kreun e demokratëve duke parë një meme ku shkruhej me shkronja të mëdha.
“O Zot çfarë po dëgjojmë, fshati ku çdo burrë shkon me të gjitha gratë e fshatit” -

Kandidati i PD për Tiranën/ Julian Deda ironizon Flamur Nokën: Mjek i niveleve europiane, ka eksperiencë në qendisje letrash
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Julian Deda, me ironi propozon që demokrati Flamur Noka të kandidojë për Bashkinë e Tiranës, duke e përshkruar atë si një personalitet të shquar që plotëson të gjitha kriteret e nevojshme.
Me ironi, Deda shprehet se Flamur Noka është një mjek me përvojë dhe nivele europiane, me eksperiencë si ministër dhe në menaxhimin e projekteve të ndryshme.
“Nisur nga rrethanat, unë mendoj se PD duhet të kandidojë në garën për Bashkinë e Tiranës Dr. Flamur Nokën. Personalitet i shquar, i cili plotëson të gjitha kriteret dhe dimensionet. Është mjek i niveleve europiane. Ka qenë ministër, pra ka eksperiencë në qendisje projektesh dhe letrash.
Organizimin e Partisë për të larguar sa më shumë demokratë e njeh shumë mirë; mund të mos njohë shumë gjëra, por partinë e njeh. Thonë se ka edhe shqisën e gjashtë; për këtë detaj ju sqaron më mirë gazetari Ç. P. Por mbi të gjitha është edhe i bukur. Vetëm kështu mund ta fitojmë betejën kundër regjimit”, shprehet Deda. -

Anëtari i Këshillit Kombëtar, Julian Deda ironizon Nokën: Është për kandidat të PD për Tiranën, i bukur dhe mjek i niveleve europiane
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Julian Deda, me ironi propozon që demokrati Flamur Noka të kandidojë për Bashkinë e Tiranës, duke e përshkruar atë si një personalitet të shquar që plotëson të gjitha kriteret e nevojshme.
Sipas Dedës, Flamur Noka është një mjek me përvojë dhe nivele europiane, me eksperiencë si ministër dhe në menaxhimin e projekteve të ndryshme. ‘Ai njeh mirë organizimin e partisë dhe është i aftë të mobilizojë demokratët’, thotë Deda.
“Nisur nga rrethanat, unë mendoj se PD duhet të kandidojë në garën për Bashkinë e Tiranës Dr. Flamur Nokën. Personalitet i shquar, i cili plotëson të gjitha kriteret dhe dimensionet. Është mjek i niveleve europiane. Ka qenë ministër, pra ka eksperiencë në qendisje projektesh dhe letrash.
Organizimin e Partisë për të larguar sa më shumë demokratë e njeh shumë mirë; mund të mos njohë shumë gjëra, por partinë e njeh. Thonë se ka edhe shqisën e gjashtë; për këtë detaj ju sqaron më mirë gazetari Ç. P. Por mbi të gjitha është edhe i bukur. Vetëm kështu mund ta fitojmë betejën kundër regjimit”, shprehet Deda.Top Channel
-

Qeveria 4/ “Skandaloze”, Baçi ‘shpërthen’ keq: Rama fshihet pas ministres së IA, Diella është Edi në versionin femër
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi në një intervistë për një emision televiziv thotë se Rama ka marrë të gjitha kompetencat e ministrave ndërsa fshihet dhe pas ministres së Inteligjencës Artificiale.
“Është situatë e vështirë për opozitën dhe e degraduar e maxhorancës. Një maxhorancë e jo vetëm e korruptuar por dhe arrogancë me tepri me mandatet që ka vjedhur më 11 maj. Seancën e parë e nisën duke mos i dhënë fjalën opozitës. Një arrogancë me një kryeministër që i ka uzurpuar të gjitha pushtetet. Do të ketë përkeqësim të situatës me një kryeministër që bën cfarë të dojë, derisa arriti të krijojë një ministër me Inteligjencë artificiale, Rama në versionin femër. Ministrat janë veç emra. Edhe Diella është Rama.Baçi thekson se Rama po shfrytëzon ‘Diellën’ për të vijuar vjedhjet galopante e tani askush nuk do të mbajë përgjegjësi.
“Duke parë vjedhjen galopante, Rama do të ndryshojë si do të vjedhë dhe shmangë përgjegjësinë. Tashmë të gjithë tenderat do të bëhen nga IA, Diella. E tani nuk do të ketë një ministër apo drejtor që do të mbajë përgjegjësinë. Nëse do të kemi një shkelje të ligjeve të tenderimeve do të shpallin përgjegjëse Diellën. Nuk do të ketë kush të mbajë përgjegjësi nëse do të ketë vjedhje e abuzime.
Deputeti i PD-së thotë se tashmë në Shqipëri nuk ka asnjë institucion të pavarur pasi Rama përmes shantazhimit, joshjes apo forma të tjera i drejton siç i intereson vetë.
“Nuk mund të presësh asgjë nga zoti Begaj. Zotit Begaj i vijnë të shkruara nga kryeministria. Madje Rama mirë do të ishte që të dekretojë dhe në vend të presidentit. Asgjë nuk presim. Rama lëviz vetë të gjitha fijet dhe nuk ka asnjë problem nga institucionet e shtetit. Në Shqipëri nuk ka institucione të pavarura. Rama gjen mënyrën për ti shantazhuar, joshur me të gjitha mënyrat e format që të bëhet ajo cfarë ai do dhe i leverdis atij në funksion të pushtetit të vet personal”. -

Berisha: Rama e rrëmbeu mandatin, por nuk do ta gëzojë, çanta e Lubisë kushton sa…
Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama e rrëmbeu mandatin e katërt.
Por theksoi Berisha, “misioni ynë është që të mos e gëzojë këtë mandat”.
Kryedemokrati lidhi situatën në vendin tonë me atë në Nepal, teksa u shpreh “U kishin nxjerrë ornamente, gjyzlykët e kushtueshme, 500 euro, këpucë 1000 euro, xhaketa 700 euro, por të gjitha ato të marra së bashku nuk kushtojnë sa çanta e Lubisë apo Elisa Spiropalit, imagjino çanta Louis Vuitton e Ulsi Manjës, të gjitha të marra nuk kushtojnë aq”.
Sali Berisha: Ne përmbushim kësaj here misionin, Edi Rama rrëmbeu mandatin e katërt, misioni ynë është që të mos e gëzojë këtë mandat.
Po shikoja sot, por edhe e postova, spote kundër korrupsionit të qeverisë komuniste të Nepalit.
U kishin nxjerrë ornamente, gjyzlykët e kushtueshme, 500 euro, këpucë 1000 euro, xhaketa 700 euro, por të gjitha ato të marra së bashku nuk kushtojnë sa çanta e Lubisë apo Elisa Spiropalit, imagjino çanta Louis Vuitton e Ulsi Manjës, të gjitha të marra nuk kushtojnë aq.
Këta nuk i fshehin por krenohen me vjedhjet e tyre. -

Një ditë pas rënies së qeverisë në Nepal, ish-gjykatësja pranon kërkesën e protestuesve për tu bërë kryeministre e përkohshme
Ish-kryetarja e gjykatës së Nepalit, e vetmja grua që mban këtë post deri më sot, tha në një intervistë se kishte “pranuar kërkesën e protestuesve të “GenZ” për të kryesuar qeverinë kalimtare të vendit.
73-vjeçarja Sushila Karki, e cila është e respektuar në vend, kishte thënë më parë se të gjitha palët duhet të “bashkohen për të gjetur një rrugëdalje nga kriza”.
Më parë, shefi i ushtrisë së Nepalit, gjenerali Ashok Raj Sigdel, zhvilloi bisedime me figura të ndryshme në vend, përfshirë përfaqësues të protestuesve që detyruan dorëheqjen e kryeministrit K.P. Sharma Oli.
“Shefi i ushtrisë ka filluar bisedime me parti të ndryshme dhe është takuar me përfaqësues të GenZ”, tha zëdhënësi i tij, Rajaram Basnet.
Që nga e marta, gjenerali Sigdel u kishte bërë thirrje “të gjitha grupeve të përfshira në protesta të qetësohen dhe të angazhohen në dialog”.
Presidenti i Nepalit Ramchandra Poudel gjithashtu i bëri thirrje “të gjithë botës të punojë së bashku” për të gjetur “një zgjidhje paqësore për këtë situatë të vështirë në vend”.
Ushtria po zbaton me rigorozitet një shtetrrethim të vendosur “deri në njoftim të mëtejshëm” për të qetësuar situatën.
Ushtarë të armatosur, me tanke dhe automjete të blinduara, janë vendosur në rrugë, midis makinave të djegura dhe dyqaneve të plaçkitura.Top Channel