Tag: gjirokastrës

  • “Po rilind nga themelet për t’u shërbyer mbi 60 mijë banorëve”, Rama publikon video nga rikonstruksioni i spitalit në Gjirokastër

    “Po rilind nga themelet për t’u shërbyer mbi 60 mijë banorëve”, Rama publikon video nga rikonstruksioni i spitalit në Gjirokastër

    Këtë të dielë më 24 gusht, kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga punimet për rikonstruksionin e Spitalit Rajonal të Gjirokastrës.
    Në tekstin që shoqëron këtë video, Rama thekson se kjo ndërtesë po rilind nga themelet për të përmirësuar shërbimin shëndetësor në rajon.

    “Spitali Rajonal i Gjirokastrës po rilind nga themelet, për t’u shërbyer mbi 60 mijë banorëve të zonës dhe qindra mijëra turistëve që vizitojnë qytetin e gurtë.“, shkruan Rama në postimin e tij në rrjetet sociale.
    Sipas qeverisë, godina e spitalit po transformohet në një strukturë moderne katërkatëshe që do të përfshijë të gjitha specialitetet kryesore mjekësore, si urgjenca, kirurgjia, pediatria, infektivi, radiologjia dhe patologjitë. Ky investim është projektuar për të përmbushur nevojat e popullsisë së qarkut të Gjirokastrës, që numëron mbi 60 mijë banorë.

  • Ministrja Kumbaro ndan pamjet: Kthim në identitet i rrugëve me kalldrëm të Gjirokastrës

    Ministrja Kumbaro ndan pamjet: Kthim në identitet i rrugëve me kalldrëm të Gjirokastrës

    Në qytetin e Gjirokastrës vijon puna për kthimin në identitet të rrugëve me kalldrëm, një ndër vlerat përfaqësuese të qytetit të gurtë. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro thotë se edhe në këto ditë gushti, kur të gjithë pushojnë, mjeshtrat e gurit në Gjirokastër po restaurojnë kalldrëmet mes lagjeve Granicë e Palorto.
    “Ky projekt i mbështetur nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit forcon identitetin dhe lehtëson lëvizjen për banorët e lagjeve dhe turistët që gjithnjë e më shumë po e zbulojnë Gjirokastrën përtej zonës tradicionale historike”, u shpreh Kumbaro.

    Gjatë punimeve, mjeshtrat gurskalitës respektojnë traditën ndërtimore të kalldrëmeve, duke i dhënë vlera edhe për turizmin. Ndërkohë, bashkia e Gjirokastrës po investon gjithnjë e më shumë për rijetësimin e resurseve të traditës.

  • Pasojat e zjarreve në shëndet, në urgjencën e Gjirokastrës trajtohen zjarrfikës e banorë të zonave të djegura

    Pasojat e zjarreve në shëndet, në urgjencën e Gjirokastrës trajtohen zjarrfikës e banorë të zonave të djegura

    Këtë periudhë kur vatrat e zjarreve vazhdojnë të jenë aktive në rajonin jugor, urgjenca e spitalit të Gjirokastrës u ka ardhur në ndihmë si banorëve të zonave të prekura ashtu edhe punonjësve të aktivizuar për shuarjen e tyre.
    Rastet kanë qenë të përditshme bëjnë të ditur burime nga ky shërbim, por deri tani kanë kaluar pa problematika madhore.
    “Kemi pasur një fluks qoftë nga persona që jetojnë në zonat e prekura nga zjarri, qoftë personeli që kanë shkuar atje për shuar zjarrin ose për të asistuar banorët që janë në situata emergjente. Një pjesë e tyre kanë ardhur në urgjencë. Nuk kemi pasur raste të rënda, kryesisht raste që kanë qenë në kontakt me tymrat, me një ulje të oksigjenit”, tha mjeku Bledar Çela.
    Shërbimi u është dhënë si në spital ashtu edhe në terren ku dhe ambulancat kanë qenë të pranishme pranë zonave problematike.
    “Me ambulanca dhe shërbim të shtuar kemi vajtur edhe në terren. Një pjesë e ambulancave kanë qëndruar atje për të qenë në çdo situatë” thotë ai.
    Po çfarë rekomandojnë bluzat e bardha kryesisht për punonjësit që janë përfshirë për eleminimin e vatrave të zjarrit.
    “Duhet të marrin masat për të cilat janë trajnuar për t’u mbrojtur në kushte të zjarrit, por edhe të uljes së oksigjenimit. Në probleme që lidhen me tymrat, duhet të jenë të mirë hidratuar. Të kenë kujdes kur janë të ekspozuar për një kohë të gjatë atje”, apelon mjeku.
    Fundi i korrikut dhe gushti e kanë çuar në mbi 70 numrin e vizitave në urgjencën e Gjirokastrës.

  • “Iso mbi kalldrëm”, aktiviteti i fundit të gushtit sjell polifoninë në rrugët e Gjirokastrës

    “Iso mbi kalldrëm”, aktiviteti i fundit të gushtit sjell polifoninë në rrugët e Gjirokastrës

    Në qytetin e Gjirokastrës ka nisur edicioni i dytë i ciklit kulturor “Iso mbi kalldrëm”, një aktivitet që do të zhvillohet gjatë çdo fundjave të muajit gusht.

    Ky event synon prezantimin e vlerave të isopolifonisë shqiptare, e shpallur nga UNESCO më 25 nëntor 2005 pjesë e trashëgimisë gojore të njerëzimit.
    Performancat mbahen në sheshet dhe rrugicat me kalldrëm të pazarit karakteristik, si dhe në hapësirën muzeale. Grupet polifonike nga Gjirokastra dhe Jugu interpretojnë këngë të trashëguara ndër breza por dhe krijime të reja. Artistët shpesh përfshijnë në interpretim edhe vizitorët dhe turistët, duke i udhëzuar ti shoqërojnë me ison ,pjesën karakteristike shumëzërëshe të polifonisë. Eventi po tërheq vëmendjen edhe për kostumet tradicionale të risjella dhe të plotësuara me elementë pothuajse të zhdukur, duke i dhënë një dimension të veçantë vizual performancave.
    “Është kënaqësi që marrim pjesë dhe me këngë dhe me trashëgimi; është i veçantë ky aktivitet. Uroj, falënderoj të gjithë që e duan këtë këngë dhe po e përcjellin në Gjirokastër”, shprehet  Arjan Shehu.
    “Kjo përcjell traditën; është një kënaqësi për ne dhe për turistët që na ndjekin me vëmendje. Ne përpiqemi të japim maksimumin tonë, që të ngelen të kënaqur jo vetëm qytetarët e Gjirokastrës por edhe turistët”, thotë Xhevahir Sinani.
    Sipas bartësve të traditës, ruajtja e isopolifonisë kërkon më shumë vëmendje dhe mbështetje. Ata theksojnë rëndësinë e përfshirjes së të rinjve dhe të ruajtjes së autenticitetit të kostumeve, në mënyrë që kjo trashëgimi shpirtërore të mbetet gjallë për brezat e ardhshëm. “Iso mbi kalldrëm” është kthyer në një festë kulturore që lidh turizmin me trashëgiminë muzikore shqiptare.

    Top Channel

  • Rama: Falenderim i posaçëm dhe mirënjohje për Forcat Komando që luftuan me zjarret mes Delvinës e Gjirokastrës

    Rama: Falenderim i posaçëm dhe mirënjohje për Forcat Komando që luftuan me zjarret mes Delvinës e Gjirokastrës

    Në një tjetër reagim për zjarret, kryeministri Edi Rama shpreh mirënjohje për forcat Komando, duke thënë se ishin një vlerë e shtuar “në pastrimin nga çdo vatër mes Delvinës dhe Gjirokastrës
    “Një FALENDERIM i posaçëm me MIRËNJOHJE për Forcat Komando, të cilat gjatë gjithë natës deri në mëngjes u bënë një vlerë e shtuar në pastrimin nga çdo vatër të të gjithë vijës së Sopotit, mes Delvinës dhe Gjirokastrës, 10km front zjarri që tanimë është qetësuar plotësisht”, shkruan Rama në një reagim në Facebook.

  • Vijon operacioni mbi Lazarat, ndalet përparimi i zjarrit drejt Gjirokastrës (VIDEO)

    Vijon operacioni mbi Lazarat, ndalet përparimi i zjarrit drejt Gjirokastrës (VIDEO)

    Skuadra e Shërbimit Zjarrfikës të Gjirokastrës po vijon operacionin për shuarjen e flakëve në Sopot mbi fshatin Lazarat. Falë ndërhyrjes profesionale ndonëse në një terren shumë të vështirë, duket se tashmë gjendja është disi më nën kontroll dhe ritmi i përhapjes së flakëve është ngadalësuar. Megjithatë vijon puna në terren për shuarjen e plotë të zjarrit. Shihni pamjet më poshtë.

  • VIDEO/ Zjarri nga Delvina përhapet drejt Gjirokastrës, rrezikohet qyteti dhe fshati Lazarat

    VIDEO/ Zjarri nga Delvina përhapet drejt Gjirokastrës, rrezikohet qyteti dhe fshati Lazarat

    Flakët që nisën nga Bashkia e Delvinës kanë përfshirë malin e Sopotit dhe tashmë kanë hyrë në territorin e Bashkisë Gjirokastër. I favorizuar nga era e thatësira, zjarri kërcënon seriozisht qytetin e Gjirokastrës dhe fshatin Lazarat, duke rrezikuar territorin dhe banorët e zonës.

    Forcat zjarrfikëse të Gjirokastrës po punojnë me intensitet për të ndalur përhapjen e zjarrit, duke u mbështetur edhe nga banorët e fshatit Lazarat. Situata mbetet alarmante, pasi flakët kanë mbuluar një zonë të gjerë dhe çdo minutë konsiderohet kritike për kontrollin e zjarrit.

  • “Luftë” në malin e Sopotit/ Zjarri po përhapet nga Delvina, rrezikohet Lazarati dhe Gjirokastra

    “Luftë” në malin e Sopotit/ Zjarri po përhapet nga Delvina, rrezikohet Lazarati dhe Gjirokastra

    Foto ilustruese

    GJIROKASTËR- Flakët që nisën nga Bashkia e Delvinës po përhapen edhe në Bashki të tjera. Tashmë, zjarri ka prëfshirë malin e Sopotit duke ngjallur frikën se do të hyjë edhe në territorin e Bashkisë së Gjirokastrës. Duke marrë parasysh këndin e erës, zjarrfikësit në terren thonë se zjarri paraqet një kërcënim serioz për qytetin e Gjirokastrës, por edhe për fshatin Lazarat.
    Forcat zjarrfikëse të Gjirokastrës po luftojnë për ta ndalur përhapjen e flakëve, ndërkohë që po ndihmohen në terren edhe nga banorët e Lazaratit. Të gjithë po mundohen që të ndalojnë flakët në majën e Sopotit, ndryshe fshati i tyre është i radhës që do të përfshihet nga flakët. Aktualisht, po punohet për neutralizimin e zjarrit, por situata mund të ndryshojë nga momenti në moment./ZËRI 

  • ALARM/ Flakët nga Delvina përparojnë drejt Gjirokastrës, rrezikon Lazarati (VIDEO)

    ALARM/ Flakët nga Delvina përparojnë drejt Gjirokastrës, rrezikon Lazarati (VIDEO)

    Vatra e zjarrit në Delvinë po zhvendoset ndërkohë edhe drejt Gjirokastrës. Lazarati është fshati më i rrezikuar për momentin. Forcat zjarrfikëse të Gjirokastrës kanë nisur operacionin për shuarjen e zjarrit bashkë me disa banorë të fshatit. Situata vlerësohet si kritike dhe nuk dihet deri ku do të ndalen flakët.

  • “Iso mbi kalldrëm”, fundjavat me këngë polifonike në Gjirokastër

    “Iso mbi kalldrëm”, fundjavat me këngë polifonike në Gjirokastër

    Gjatë muajit gusht, qyteti i kalldrëmtë i Gjirokastrës do të jetë skenë e performancave të grupeve polifonike që do të këndojnë në fundjavë, duke promovuar trashëgiminë e pasur të isos polifonike. Ky aktivitet synon jo vetëm të tërheqë vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj, por edhe të shtyjë përpara përçimin dhe perfeksionimin e traditës ndër breza.Cikli i eventeve me titull “Iso mbi kalldrëm” zhvillohet përgjatë fundjavave të muajit gusht, ku ansamble të këngës popullore performojnë në komplekset muzeale dhe në rrugët karakteristike të Pazarit në Gjirokastër, duke kthyer këto hapësira në skena artistike të gjalla.Përveçse është një atraksion i veçantë për vizitorët, ky aktivitet është një mënyrë e fuqishme për të promovuar dhe ruajtur vlerat e polifonisë, një nga thesaret më të vyera të folklorit shqiptar. Tradita dhe kultura e pasur muzikore e Gjirokastrës konsiderohen sot një nga pikat më të forta për tërheqjen e vizitorëve dhe zhvillimin e turizmit në rajon.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Gjatë muajit gusht, qyteti i kalldrëmtë i Gjirokastrës do të jetë skenë e performancave të grupeve polifonike që do të këndojnë në fundjavë, duke promovuar trashëgiminë e pasur të isos polifonike. Ky aktivitet synon jo vetëm të tërheqë vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj, por edhe të shtyjë përpara përçimin dhe perfeksionimin e traditës ndër breza.Cikli i eventeve me titull “Iso mbi kalldrëm” zhvillohet përgjatë fundjavave të muajit gusht, ku ansamble të këngës popullore performojnë në komplekset muzeale dhe në rrugët karakteristike të Pazarit në Gjirokastër, duke kthyer këto hapësira në skena artistike të gjalla.Përveçse është një atraksion i veçantë për vizitorët, ky aktivitet është një mënyrë e fuqishme për të promovuar dhe ruajtur vlerat e polifonisë, një nga thesaret më të vyera të folklorit shqiptar. Tradita dhe kultura e pasur muzikore e Gjirokastrës konsiderohen sot një nga pikat më të forta për tërheqjen e vizitorëve dhe zhvillimin e turizmit në rajon.